Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Incidenti në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Madrid, pas përplasjes me një zog

Një avion pasagjerësh u detyrua të kthehej dhe të ulej në aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pas një përplasjeje të fuqishme me zogj gjatë ngritjes. Fluturimi IB579 i Iberia-s, që kishte nisje të planifikuar nga Madridi drejt Parisit këtë pasdite, përjetoi dëmtime të konsiderueshme në hundën e aeroplanit, ku një pjesë e materialit të pjesës së […]

The post Incidenti në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Madrid, pas përplasjes me një zog appeared first on BoldNews.al.

Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mbajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Ambasadori shqiptar thekson në një postim në rrjetet sociale se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri”.

“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo”, deklaron Meidani.

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup nënvizon se “po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dënuar gjuhën e përdorur në Kumanovë duke theksuar se ajo që po u bëhet shqiptarëve është përbuzja, përndjekja, deri te rrezikimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë.

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite. Tetori miq, në tetor vjen dita juaj për t’i thënë njëzëri dhe masivisht mjaft më, përbuzjes, ofendimeve, nënçmimit, vazalitetit, përkuljes, shumëzimit me zero, përndjekjeve, anulimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit, largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë e Serbinë. Më 19 tetor populli do të flas shurdhueshëm zëshëm kundër eksperimenteve të vazalitetit”, deklaron Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë ndeshjes u dëgjuan thirrjet “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

The post Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar

Ricky Martin ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Billy Bush gjatë një interviste në fillim të viteve 2000, pasi ky i fundit e pyeti nëse ishte homoseksual — një moment që Bush e kujtoi së fundmi në podcast-in “Literally! With Rob Lowe”.

Në atë kohë, Bush punonte për emisionin “Access Hollywood” dhe kishte udhëtuar në Miami për të intervistuar këngëtarin latin. Sipas rrëfimit të tij, gjatë intervistës i kishte thënë Martin-it:

“Tetë persona në barin e hotelit mbrëmë donin të dinin nëse je homoseksual.”

Reagimi i Ricky Martin ka qenë i menjëhershëm dhe i fortë: Ai u shtang, më pa drejt në sy dhe tha: ‘Çfarë?!’ Pastaj më tha: ‘Ti m*t!’, hoqi mikrofonin dhe iku,” kujtoi Bush.

“Ti do titullin tënd… Ti je një copë pleh!” – thuhet se ishte fjalia që këngëtari i tha në atë moment.

Pas incidentit, Bush është rikthyer menjëherë në dhomën e intervistës për të kërkuar falje.

“I thashë: Ricky, më vjen shumë keq për atë pyetje. Nuk e di ç’më erdhi. Ishte pyetje pa vend. Të premtoj se kjo nuk do të publikohet kurrë.”

Martin, i prekur, i tha:
“Unë po përballem me këtë çështje gjithë jetën time. Do të vijë një moment dhe një vend për ta thënë. Por nuk do të jetë ky program, ndërkohë që po promovoj albumin tim. Është diçka shumë personale.”

Ai gjithashtu kishte falënderuar Bush për ndjesën dhe i kishte thënë: “Të fal.”

Pas shumë vitesh thashetheme dhe presioni nga media, Ricky Martin doli hapur si homoseksual në vitin 2010, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.
Ai shkroi:
“Jam një burrë homoseksual me fat. Vitet e heshtjes dhe reflektimit më forcuan dhe më kujtuan se pranimi duhet të vijë nga vetja.”

Në intervista të mëvonshme, Martin ka rrëfyer se ishte thellësisht i traumatizuar nga përpjekjet e gazetarëve për ta “nxjerrë” publikisht, përfshirë edhe një intervistë famëkeqe me Barbara Walters në vitin 2000, të cilën e përshkroi si “shkelje” të privatësisë së tij.

Bush, sot 53 vjeç, tha në podcast-in me Rob Lowe se më pas është pajtuar me Ricky dy vite pas incidentit:
“Më përqafoi fort. E kaluam bashkë. Dhe unë mësova një mësim shumë të rëndësishëm atë ditë.”

 

The post Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në Itali, ku një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën pasi u bllokua në një gropë rreth 1.5 metra të thellë që kishte hapur vetë në rërë.

I riu po argëtohej me vëllezërit dhe motrat më të vegjël kur ata u larguan, duke e lënë vetëm. Babai i tij ndodhej pranë, por nuk e kuptoi menjëherë çfarë kishte ndodhur. Kur u vu re mungesa e tij, familjarët nisën kërkimet dhe, falë ndihmës së fëmijëve të tjerë, gjetën vendin ku ai ishte bllokuar por ishte tepër vonë.

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por 17-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Ende nuk dihet nëse në momentin e incidentit ka pasur një roje plazhi në detyrë. Hetimet vazhdojnë.

The post Tragjedi në plazhin italian: 17-vjeçari nga Roma humb jetën pasi u bllokua në një gropë rëre appeared first on iconstyle.al.

Frikë në mes të koncertit! Beyoncé ndërpret performancën, ekipi tregon ç’ndodhi

Një incident i frikshëm ndodhi gjatë koncertit të Beyoncé në Houston, kur makina kabriolet me të cilën ajo performonte pezull mbi publik, nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme.

Këngëtarja ndërpreu performancën dhe kërkoi ndihmën e stafit duke thirrur “Ndaloni!”, ndërsa publiku reagoi me shqetësim e më pas duartrokitje. Fatmirësisht, pajisja u ul në mënyrë të sigurt dhe askush nuk u lëndua.

Beyoncé u largua për pak çaste, por u rikthye në skenë, e qetë dhe falënderuese: “Nëse ndonjëherë rrëzohem, e di që do të më kapni.”

Ekipi i saj konfirmoi se shkak ishte një defekt teknik. Pavarësisht gjithçkaje, shfaqja vazhdoi pa ndërprerje.

The post Frikë në mes të koncertit! Beyoncé ndërpret performancën, ekipi tregon ç’ndodhi appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Incident i rëndë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores, rrëzohet në pishinë

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij.

Phuket ishte mikpritës i edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Weed Boxing Championship, një promovim që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Në këtë mbrëmje u zhvilluan gjithsej tetë duele, por njëri prej tyre u bë viral për arsye që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.

Protagonist i momentit ishte Ivan Parshikov, një luftëtar rus me përvojë në disa nga organizatat më të njohura si ONE Championship, RCC dhe ACA. Parshikov hyri në ring me një rekord prej 21 ndeshjesh profesionale, 16 fitore dhe 5 humbje, teksa e mbylli duelin me një fitore bindëse me nokaut.

Drama nisi pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimit të fitores, Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.

Momenti ishte tronditës, aq sa Parshikov u shtang dhe u rrëzua jashtë ringut. Për fat të mirë, ai u ngrit menjëherë në këmbë, duke treguar se nuk kishte pësuar lëndime serioze. Në një kthesë edhe më të çuditshme, ai u drejtua menjëherë nga pishina pranë ringut dhe u hodh në të, duke notuar në drejtim të kundërt, një mënyrë krejt e pazakontë për të përmbyllur një mbrëmje sportive.

So much to unpack in this video, ex ONE Championship fighter Ivan Parshikov was fighting at a weed fighting event in Thailand.

He electrocuted himself then jumped in a pool like nothing happens.. wtf😂pic.twitter.com/4sCeKT963w

— esr0128 (@esr0128) June 27, 2025

The post VIDEO/ Incident i rëndë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores, rrëzohet në pishinë appeared first on Sot News | Lajme.

Papa Leo XIV goditet nga një lodër pelushi gjatë takimit në ‘San Damas’

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga turmat në stadiumin e San Damas për Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Drogës. Ngjarja, që bashkoi shoqata të shumta dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota, u shënua me një moment të papritur kur një lodër pelushi fluturoi nga turma dhe goditi Papën në kokë, gjatë një interaksioni me besimtarët.

Pas ngjarjes, Papa iu afrua turmës për t’u shtrënguar duar me ata që ishin pranë barrierave. Megjithatë, turma e entuziazmuar shkaktoi një shtypje të vogël, dhe disa individë u afruan shumë, duke shkaktuar frikën e një aksidenti.

The post Papa Leo XIV goditet nga një lodër pelushi gjatë takimit në ‘San Damas’ appeared first on iconstyle.al.

Rebel Wilson flet për incidentin në xhirime: Kishte gjak kudo

Aktorja Rebel Wilson, ka treguar së fundmi një incident serioz që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri, “Bride Hard”.

Në një intervistë për Access Hollywood, ajo zbuloi se gjatë një skene aksioni, një armë aksidentalisht i goditi fytyrën, duke i hapur një plagë të thellë në hundë.

“Në një skenë përleshjeje, një armë më goditi në fytyrë krejtësisht rastësisht,” tregoi Wilson. “Ishte një aksident i çuditshëm, dhe hunda m’u ça. U detyrova të largohem nga xhirimet. Ishte nata ime e fundit në set. Mendova: ‘Sa pa fat mund të jem?’”

Isha në panik,” shtoi aktorja. “Erdhi ambulanca dhe thirrën një kirurg plastik, sepse pa ndërhyrjen e tij do kisha mbetur e shëmtuar përgjithmonë. Për fat, ai bëri qepjet dhe tani nuk vihet re, vërtet, nuk dallon fare.

Por Rebel Wilson nuk është e vetmja aktor w Hollywood-it që ka pësuar lëndime gjatë xhirimeve së fundmi. Edhe aktorja fituese e çmimit Oscar, Charlize Theron, foli për një incident të ngjashëm që pësoi gjatë punës për filmin aksion “Apex”.

“Bëra disa skena rreziku pa pajisje mbrojtëse,” tha Theron gjatë prezantimit të projektit në Netflix Upfront 2025. “Mos i tregoni Netflix-it,” shtoi ajo me humor.

Theron zbuloi se ka pësuar një thyerje në këmbë dhe ende mban “pak baltë australiane” nën thonjtë, pasi xhirimet përfunduan vetëm një javë më parë.

“Është një mrekulli që jam ende gjallë,” tha ajo me ironi, duke theksuar se pavarësisht gjithçkaje, përvoja e punës në “Apex” ishte “një nga më të pabesueshmet në jetën time.”

 

The post Rebel Wilson flet për incidentin në xhirime: Kishte gjak kudo appeared first on Lapsi.al.

Kryetarja e bashkisë Kurbin reagon për akuzat e dhunës ndaj gazetarit: Do të hetohen me seriozitet të gjitha veprimet

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara reagoi sot në lidhje me incidentin e një dite më parë pranë godinës së bashkisë, ku gazetari i emisionit “Xhadat”, Ersid Karaj ngriti pretendimin se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Kryetarja e bashkisë në një reagim publik siguroi se situatat do të analizohej me seriozitetin maksimal dhe se për këdo që provohet se ka vepruar jashtë kompetencave apo me gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme, do të merren masat përkatëse pa asnjë hezitim.

“E njohur nga publikimet në rrjete sociale në lidhje me një incident të ndodhur pranë ambienteve të Bashkisë Kurbin dhe raportimin e bërë publik nga gazetari Ersid Karaj, dëshiroj të bëj këtë reagim duke shprehur keqardhjen time të thellë për çdo keqkuptim apo përjetim të pakëndshëm që ka ndodhur gjatë kohës që përfaqësues të emisionit “Xhadat” kanë qenë pranë këtij institucioni”, thekson Cara në reagim.

Para së gjithash, vijoi ajo, respekti për median e lirinë e informacionit janë vlera thelbësore të demokracisë dhe detyrim i të gjithëve ne pa përjashtim.

“Ngjarja e bërë publike nga përfaqësuesi i medias do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe jam angazhuar personalisht që të nisë menjëherë një verifikim i plotë i sjelljes së punonjësve të Policisë Bashkiake dhe çdo personi tjetër që ka qenë prezent në ndërtesën e bashkisë në atë moment. Nëse provohet përfshirja e individëve që kanë vepruar jashtë kompetencave apo me gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme, do të merren masat përkatëse pa asnjë hezitim”, theksoi Cara.

Cara i kërkon ndjesë publike gazetarit në emër të saj dhe të institucionit që përfaqëson për ngjarjen dhe shqetësimin e krijuar.

“Në fund dua t’i kërkoj ndjesë publike gazetarit në emrin tim dhe të institucionit që përfaqësoj për ngjarjen dhe shqetësimin e krijuar pasi për mua çdo ankesë apo kritikë është vetëm një mundësi për përmirësim dhe aspak arsye për incidente të kësaj natyre”, deklaroi Cara.

Gazetari Ersid Karaj deklaroi një ditë më parë se ai dhe ekipi i emisionit “Xhadat” në MCN TV u përballën me dhunë fizike dhe verbale gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si gazetarë në ambientet e bashkisë së Kurbinit. /j.p/

The post Kryetarja e bashkisë Kurbin reagon për akuzat e dhunës ndaj gazetarit: Do të hetohen me seriozitet të gjitha veprimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Dhërmi/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Mësohet se një turist gjerman është goditur nga helika e një skafi. Ngjarja ka ndodhur teksa një 27-vjeçar me iniciale K.V duke drejtuar një mjet lundrues gomone ka dëmtuar turistin gjerman.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të turistit gjerman.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

The post E rëndë në Dhërmi/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë appeared first on Albeu.com.

Rrëzimi tragjik i avionit në Indi: Konsiderohet incidenti më i rëndë në vitet e fundit, por jo i vetmi!

Një avion i kompanisë Air India, me destinacion Londrën, është rrëzuar të mërkurën në mëngjes pranë qytetit Ahmedabad në Indi, vetëm pak minuta pas ngritjes nga pista. Sipas të dhënave zyrtare, në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Sipas burimeve të shpëtimit, deri më tani janë konfirmuar të paktën 30 viktima, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagosur ose të bllokuar nën rrënoja.

Në bord ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez, përfshirë 11 fëmijë dhe 2 foshnje.

Ky incident ndodh në një moment kritik për Air India, e cila prej vitit 2022 është në pronësi të Tata Group, konglomerati që themeloi kompaninë që në vitin 1932. Nën drejtimin e ri, kompania ka qenë në një fazë rikonstruktimi dhe modernizimi, me ambicie për t’u rikthyer në skenën globale të aviacionit.

Megjithatë, siguria ajrore mbetet një temë e ndjeshme për Air India. Kompania është përballur më herët me disa ngjarje tragjike:

  • 2020: Një avion i Air India Express doli nga pista në Kerala, duke shkaktuar 18 viktima.

  • 2018: Një avion Boeing 737 goditi një mur gjatë ngritjes.

  • 2010: Një nga aksidentet më të rënda në historinë ajrore të Indisë ndodhi në Mangalore, ku 158 persona humbën jetën.

The post Rrëzimi tragjik i avionit në Indi: Konsiderohet incidenti më i rëndë në vitet e fundit, por jo i vetmi! appeared first on iconstyle.al.

Incident tjetër fatal pranë një qendre ndihmash në Rafah, 24 të vdekur

Raportime të reja nga Gaza flasin për një tjetër incident fatal pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në qytetin jugor të Rafahut, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, 24 civilë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se ka qëlluar pranë kompleksit të ndihmave pasi kishte identifikuar “disa të dyshuar”, por shton se po shqyrton raportimet për viktima civile. “Forcat qëlluan në një zonë ku u identifikuan individë të armatosur, pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash. Jemi duke shqyrtuar pretendimet për viktima”, thuhet në një deklaratë të IDF-së.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e kontrolluar nga Hamasi pretendon se forcat izraelite hapën zjarr me tanke dhe dronë ndaj mijëra njerëzve që po prisnin për ndihma, duke shkaktuar viktima dhe panik.

Drejtori i përgjithshëm i Spitalit Nasser në Khan Younis konfirmoi se spitali ka pranuar trupat e 24 viktimave dhe 37 të plagosurve, shumica prej të cilëve me plagë nga të shtënat me armë zjarri. “Të gjithë ishin civilë që prisnin ndihma humanitare”, deklaroi ai.

Ky është incidenti i dytë brenda pak ditësh pranë një qendre shpërndarjeje në Rafah. Të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 31 persona u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën në një ngjarje të ngjashme, për të cilën Izraeli mohoi çdo përgjegjësi, duke i quajtur raportimet “të pasakta”.

Ndërsa situata humanitare në Gaza përkeqësohet, tensionet ndërkombëtare rreth veprimeve të Izraelit në Rafah po rriten. Incidentet me civilë pranë qendrave të ndihmës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke shkaktuar zemërim dhe thirrje për hetime të pavarura.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Incident tjetër fatal pranë një qendre ndihmash në Rafah, 24 të vdekur appeared first on Euronews Albania.

Incidenti në Liverpul, momenti kur makina hyn mes turmës dhe plagos 50 persona, çfarë dihet deri më tani rreth ngjarjes

Autoritetet që po hetojnë rastin e automjetit që u përplas me një paradë tifozësh të Liverpulit, duke plagosur 50 persona, kanë përjashtuar skenarin e sulmit terrorit.

“Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, deklaruan autoritetet në deklaratën e tyre.

Duhet theksuar se nga 50 pjesëmarrësit që u plagosën, 27 janë dërguar në spital dhe se 4 prej tyre janë fëmijë. Një burrë 53-vjeçar britanik, i cili besohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit, është në “duart” e autoriteteve. Policia britanike po heton mundësinë që ky të ketë qenë një “sulm i qëllimshëm” i motivuar nga dhuna e tifozëve.

https://x.com/i/status/1927071793619112005

“Po kryhen hetime të gjera për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje.”

Kryeministri i vendit, Keir Starmer, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm”, ndërsa Liverpul theksoi në një deklaratë se mendimet e ekipit janë me ata që janë prekur nga incidenti, sipas Guardian.

“Skena në Liverpul është e tmerrshme, mendimet e mia janë me të gjithë të plagosurit ose të prekurit. Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës. Jam duke qëndruar në hap me zhvillimet dhe kërkoj që t’i japim policisë hapësirën që i nevojitet për të hetuar incidentin”, shtoi Starmer.

The post Incidenti në Liverpul, momenti kur makina hyn mes turmës dhe plagos 50 persona, çfarë dihet deri më tani rreth ngjarjes appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit

Shakira pësoi një incident gjatë performancës së saj në Bell Centre në Montreal javën e kaluar, si pjesë e turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Në një video të kapur nga fansat, 48-vjeçarja po kërcente me hitin e saj “Whenever, Wherever” kur humbi ekuilibrin dhe ra në skenë. Megjithatë, ajo u ngrit menjëherë dhe vazhdoi performancën.

https://x.com/shakirastuff_/status/1925237232668967205

Rrëzimi u bë viral në rrjetet sociale dhe shumë fansa e lavdëruan Shakirën për mënyrën e  si e menaxhoi situatën.

Turneu i Shakirës nisi në shkurt në Rio de Janeiro, por ka pasur disa pengesa, përfshirë shtyrjen e një koncerti në Peru për shkak të një problemi abdominal dhe anulimin e dy shfaqjeve në Kili për arsye teknike.

Ju të gjithë, që më keni shoqëruar për tridhjetë vjet, e dini më mirë se kushdo profesionalizmin tim dhe sa shumë përpiqem t’ju ofroj më të mirën,” shkroi këngëtarja më 2 mars.
Mund ta imagjinoni vetëm sa e dhimbshme është për mua si artiste, pas kaq shumë përpjekjesh, të vij në një vend që e dua dhe të detyrohem të riorganizoj shfaqjen për shkak të rrethanave që janë jashtë kontrollit tim dhe të ekipit tim të produksionit.”

Shakira shpjegoi se ekipi i saj ishte mbështetur te një “kompani produksioni e kontraktuar nga organizatori lokal,” të cilën ajo e akuzoi se nuk kishte ndjekur specifikimet e dhëna nga ekipi i saj, duke rezultuar në një skenë që ata e konsideruan “jo mjaftueshëm të qëndrueshme për të garantuar sigurinë e stafit tim, kërcimtarëve, fansave dhe timen.”

 

The post VIDEO/Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit appeared first on Lapsi.al.

Katy Perry mes incidentit dhe një “sherr” me fansin në skenë, show që nuk harrohet!

Katy Perry është përballur me një moment të sikletshëm gjatë koncertit të saj në Las Vegas, kur reçipetat iu hapën papritur në skenë, teksa performonte këngën “Part of Me”. “Oh s***, do më bie reçipeta!” u dëgjua të thoshte ajo, por me profesionalizëm vazhdoi vallëzimin deri sa një anëtar i stafit iu afrua për ta ndihmuar.

Pak më vonë, këngëtarja 40-vjeçare e ktheu vëmendjen tek një fans në publik, të cilin e “akuzoi” me shaka për dërgimin e mesazheve të shpeshta Orlando Bloom, të fejuarit të saj. “Ai nuk të do ty, Kyle. Është im, jam e tija… rri larg,” tha ajo me tone dramatike.

Por, siç rezultoi, gjithçka ishte pjesë e një skenari për të prezantuar këngën e saj “I’m His, He’s Mine”, një ndër momentet më të komentuara të turit të saj të fundit.

The post Katy Perry mes incidentit dhe një “sherr” me fansin në skenë, show që nuk harrohet! appeared first on iconstyle.al.

Britney Spears kërkon falje pas incidentit në avion

Britney Spears ka kërkuar ndjesë pasi piu duhan në një avion, por thotë se nuk është ajo përgjegjëse për ndezjen e cigareve.

“Mikesha ime ma vuri në gojë dhe e ndezi për mua, ndaj mendova ‘Qenka avion ku lejohet të pish duhan”, shkroi këngëtarja në Instagram të premten, krahas një videoje në avion.

“Me të vërtetë kërkoj ndjesë ndaj kujtdo që u ofendua, por stjuardesat gjithmonë më vendosin në fund të avionit gjithsesi !!!”

Spears e minimizoi çështjen duke e quajtur “jashtëzakonisht qesharake” në postimin e saj dhe tregoi se ka qenë në avion ku ndalohet duhani, por mendoi se ky ishte ndryshe “sepse mbajtëset e pijeve ishin jashtë sediljes.”

Ajo pranoi gjithashtu se kishte konsumuar alkool gjatë fluturimit nga Cabo San Lucas, Meksikë drejt Aeroportit të LAX në Los Angeles, dhe sipas TMZ, ajo deklaroi se ishte “hera e parë që pi VODKË!!!”

Sipas TMZ, stjuardesat menduan se Spears po sillej “vështirë” – edhe pse ajo e fiku cigaren kur ia kërkuan – ndaj u thirrën autoritetet për ta pritur kur zbriste nga avioni.

“Mendova se zyrtarët më pritën për mbështetje dhe thashë: ‘WOW, ndihem e veçantë!!!’ S’kam qenë kurrë në një aeroport ndërkombëtar !!! Jam e famshme apo diçka e tillë ???”, tha ajo me ironi.

Spears pretendoi gjithashtu se një stjuardesë në veçanti ishte sjellë keq me të dhe “nuk e linte të ngrihej nga vendi”, edhe pse në avion nuk kishte askënd tjetër për 20 minutat e para.

“Ajo sillej shumë çuditshëm për t’u siguruar që unë të ulesha dhe ishte shumë e çuditshme!!! S’më pëlqeu mënyra si ma vendosi rripin e sigurimit dhe më hyri në hapësirën personale!!!”

Postimi i Britney përfundoi me një referencë për bizhuteritë e saj, duke u pyetur fansave: “Ju pëlqen chokeri im me lule ??? ‘B tiny’ po vjen së shpejti dhe kjo është diçka që kemi shtuar!!! Është sinqerisht i adhurueshëm!!!”

Sapo zbriti nga avioni, një punonjës dogane thuhet se e la të lirë vetëm me një paralajmërim.

 

 

The post Britney Spears kërkon falje pas incidentit në avion appeared first on Lapsi.al.

Pas incidentit me fotografin në Cannes, reagon Denzel Washington

Denzel Washington ka shpjeguar pse mungoi në konferencën për shtyp në Festivalin e Filmit në Cannes për filmin e tij të ri, pas një përplasjeje me një fotograf në tapetin e kuq.

Fituesi i dy çmimeve Oscar, 70 vjeç, humbi durimin gjatë premierës së filmit, pasi një fotograf i preku krahun disa herë, gjë që e bëri aktorin të ngrinte zërin dhe t’i drejtonte gishtin në fytyrë fotografit.

Ngjarja çoi në mungesën e dukshme të Washington në aktivitetin promovues të ditës tjetër, të cilin e ndoqën regjisori i filmit, Spike Lee, dhe bashkë-aktori Jeffrey Wright.

Megjithatë, duket se aktori nuk e kishte planifikuar të merrte pjesë në këtë aktivitet që në fillim. Përfaqësuesi i Washington tha për Daily Mail se ai “kishte qenë gjithmonë i planifikuar të hynte dhe të dilte nga Cannes të hënën”.

Aktori aktualisht po interpreton në një prodhim off-Broadway të “Othello”-s, përballë Jake Gyllenhaal.

Më herët ishte raportuar se festivali ndryshoi orarin e aktiviteteve pikërisht për të siguruar që aktori të nderohej me Palmën e Artë Nderi.

Shtëpia filmike dhe festivali ishin në dijeni prej javësh më parë që ai nuk do të ishte i disponueshëm për konferencën për shtyp për shkak të angazhimeve në teatër,” tha përfaqësuesi i tij për Daily Mail.

Konferenca për shtyp u mbajt të martën në mëngjes, çka e bënte të pamundur pjesëmarrjen e aktorit.

Në event, Spike Lee, 68 vjeç, duket se iu referua mungesës së Denzel, duke thënë:
“Herën e fundit që isha në këtë sallë, më duhej të kërkoja ndjesë për një gabim, por sot nuk do të kërkoj falje për asgjë.”

Lee i referohej momentit kur në vitin 2021, ai zbuloi aksidentalisht fituesin e Palmës së Artë (“Titane”) para njoftimit zyrtar.

Pas bashkëpunimeve me Denzel në filmat Inside Man, Mo’ Better Blues, Malcolm X, He Got Game, dhe tani Highest 2 Lowest, Lee tha se nuk mendon që do të punojnë sërish bashkë.

“Ka qenë një bekim të kemi  filma që njerëzit i duan. Një tjetër bekim. Nuk e di nëse do ta bëjmë sërish,” u shpreh ai.

 

 

The post Pas incidentit me fotografin në Cannes, reagon Denzel Washington appeared first on Lapsi.al.

Incidenti viral Macron-Erdogan në samitin e Tiranës (VIDEO)

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u filmua teksa gjatë shtrëngimit të duarve i kapi gishtin presidentit francez Emmanuel Macron.

Videoja e cila ka marrë vëmendjen e mediave turke, u bë virale. Pas këtij momenti, të dy liderët qeshën.

Sipas informacioneve të publikuara nga disa media të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin. Por presidenti turk nuk e lejoi këtë. Analistët e gjuhës së trupit e cilësojnë këtë si një “përmbysje klasike”, një kundërveprim pasiv-agresiv që e nxjerr nga balanca liderin tjetër, pa thënë asnjë fjalë.

Turkish President Recep Tayyip Erdoğan spotted clamping down on French President Emmanuel Macron’s finger.

The incident took place at the European Political Community summit in Albania yesterday.

Turkish media is claiming that Macron was attempting to “establish… pic.twitter.com/nqo6eqXvCX

— Collin Rugg (@CollinRugg) May 17, 2025

The post Incidenti viral Macron-Erdogan në samitin e Tiranës (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Jennifer Lopez lëndohet në fytyrë gjatë provave për AMAs 2025

Jennifer Lopez pësoi një lëndim në fytyrë gjatë provave për American Music Awards 2025, të cilën do e prezantojë më 26 maj.

Këngëtarja 55-vjeçare ndau një foto në Instagram Story të martën, ku shihet me një pako akulli mbi hundë dhe shkroi: “Ja çfarë ndodhi…”

Në një tjetër postim, ajo tregoi një prerje në hundë dhe shpjegoi se ndodhi gjatë provave për @amas. Më pas publikoi edhe një foto me kirurgun plastik nga Beverly Hills, Dr. Jason B. Diamond, duke e falënderuar për ndihmën: “Faleminderit që më ndohmuar, Dr. Diamond. Një javë më vonë dhe jam si e re.”

Pavarësisht incidentit, Lopez është gati të ngjitet në skenën e BleauLive Theater në Las Vegas për të prezantuar për herë të dytë AMAs, pasi e kishte bërë edhe në vitin 2015.

Në këtë edicion, janë nominuar artistë si Taylor Swift, Ariana Grande, Billie Eilish, Kendrick Lamar dhe të tjerë. Spektakli do të transmetohet më 26 maj në CBS dhe në Paramount+.

The post Jennifer Lopez lëndohet në fytyrë gjatë provave për AMAs 2025 appeared first on Lapsi.al.

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

Një incident i lehtë është shënuar pak më parë në Kamëz. Siguresa e kapakut të një kutie votimi ishte e dëmtuar dhe për pasojë komisioni e cilësoi të parregullt. Pritet të vendoset nëse do të numërohen votat apo do të quhen të pavlefshme.

The post Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat appeared first on BoldNews.al.

❌