Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rëndohet situata në Landfillin e Elbasanit/ Flet Drejtori i Përgjithshëm: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda

1 July 2025 at 22:01

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit, Arben Cara, ka sqaruar për mediat edhe arsyen e ardhjes së ndihmave nga bashkitë përreth Elbasanit. Ai thotë se fikja e zjarrit është i vështirë dhe për shkak të terrenit. Nga ana tjetër, i pyetur për arsyet e zjarrit, ai u shpreh se është ende herët për t’i përcaktuar.

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në landfillin e mbetjeve të Elbasanit ku forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen flakëve. Bëhet me dije se në përpjekje të izolimit të vatrës së zjarrit, kanë shkuar dhe forca zjarrfikëse nga Tirana pasi intensiteti i flakëve është i lartë.

“Për vatrën aktuale që ne jemi, kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje. Duke marrë dhe nga qarku i Tiranës dy automjete, nga Kamza kemi marrë, nga Berati kemi marrë automjete zjarrfikëse dhe gjithë bashkitë fqinje që ka qarku i Elbasanit. Po punohet intensivisht për izolimin e vatrës së zjarrit. Kuptohet, kemi të bëjmë me mbetje që janë shumë të vështirë për t’u fikur, pasi kërkohet një specificë e veçantë siç është shkuma në këtë rast.

Po përdoret shkuma nga të gjitha automjetet. Po sjellim shkumë edhe nga Tirana, edhe nga disa qytete të tjera, në mënyrë që zjarrin ta izolojmë në një kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu, bashkia vetë ka vendosur disa fadroma në lëvizje, kamionë, siç i shikoni, për të izoluar mbetjet me mbetjet e lumit të Shkumbinit, pasi nëse ne nuk përdorim shkumën në këto mbetje, zjarri do vazhdojë intensivisht. Vatra është shumë e përhapur. Kemi arritur ta izolojmë që të mos përhapet, që banesat rreth saj mos të jenë të rrezikuara.

Përtej forcave të angazhuar, edhe ushtria është e angazhuar, me dy-tre automjete të veta, për të mbajtur nën kontroll. Por, edhe pse kjo vatër fiket, riaktivizohet në pak sekonda, pasi vetë infrastruktura nuk na mundëson që të kemi mjetet non-stop me ujë dhe shkumë. Duhet të shkojnë, të rimbushen, e të kthehen.

Shkaqet… janë shumë shpejt akoma. Akoma s’kemi filluar. Ligji është shumë i ashpër. Kodi Penal është shumë i ashpër, mendoj se kërkohet zbatimi i tij më me rigozitet. Instancat shtetërore duhet të bëjnë maksimalisht që këto autorë të vendosen përpara ligjit e të vuajnë dënimin që meritojnë për dëmin që sjellin popullatës”, tha Cara.

The post Rëndohet situata në Landfillin e Elbasanit/ Flet Drejtori i Përgjithshëm: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr i madh në fushën e mbetjeve të Inceneratorit në Elbasan, Cara: E vështirë shuarja

By: redi
1 July 2025 at 20:42

Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë vatra zjarri, ku sot janë regjistruar dy zjarre në Elbasan. Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në fshatin Balëz, ndërsa tjetri është rregjistruar në fushën e mbetjeve të landfillit të qytetit. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan është i vështirë për tu shuar pasi vatra është e…

Source

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

By: Ardit
30 June 2025 at 22:45

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit Eduart Koboci, i cili është sulmuar me armë zjarri në Tiranë, ndërsa autorët e dyshuar nuk janë shpallur në kë. Lala u shpreh se bëhet fjalë për një të ri që jeton jashtë vendit dhe, sipas rrëfimit të tij, një mbrëmje kishte shoqëruar një të […]

The post “Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën appeared first on BoldNews.al.

Klodiana Lala: Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari

By: V K
26 June 2025 at 09:18

Nga; Klodiana Lala

Eduart Koboçi, 27-vjeçar nga Kukësi me kontaktoi përmes telefonit. “Dua të takoj. Do t’iu rrëfej një histori të implikimit të policisë”, më tha.

Jo pa hezitim shtoi: “Jam në kërkim”. Mesa duket kërkonte garanci për takimin. Zgjodhëm një vend të sigurt, për t`u takuar. Shumë pranë qendrës së Tiranës, por larg vëmendjes së policisë.

“Policia më kërkon për një ngjarje që nuk kam asnjë faj. Jam në të drejtën time. Autorët e krimit po amnistohen dhe mbrohen nga policia”, më thotë qetësisht.

Tentativa e vrasjes së Eduart Koboçit, nuk është raportuar thuajse fare nga media. Ose është raportuar e cunguar, me plot të pavrërteta.

“Natën që më qëlluan, darkova në zonën e Astirit. Prej andej dola në Yzberish, përmes bulevardit kryesor mora drejtimin për tek Pallati me Shigjeta, pasi zbrita një të njohurën time. Isha vetëm dhe u ndalova në anë të rrugës tek cepi i një karburanti përballë spitalit Amerikan 3. Po shkëmbeja disa mesazhe dhe do të nisesha drejt Kishës së Lacit”, rrëfen i riu. “Çdo lëvizje e imja është e fiksuar në kamera”, shton.

Një moment – tentuan më të hapnin dyert e makinës”, kujton i riu. “Dyert nuk u hapën. Makina ime është me xhama të zinj dhe mesa duket se dinin kush është brenda. Filluan të godisnin me sende të forta. I dhashë gaz. Në drejtim të makinës qëlluan me armë. 9 plumba. Për fat, nuk më preku asnjë. Teksa largohesha u bllokova në semafor. Aty erdhën me goditën nga pas. Nga forca, makina ime u spostua dhe godita një makinë para”, rrëfen Koboçi.

Një prej personave që qëlloi mbi automjetin e tij, ai e identifikon si Arnold Cara. Një emër thuajse i palakuar në botën e krimit, por me lidhje të forta në biznes e polici.

Ai rezulton kushëriri i biznesmenit Ylli Cara. Ky i fundit ish-ortak në një shoqëri me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, aq sa emri i Ylli Carës u përmend edhe gjatë vettingut të Prodës.

Koboçi pranon se e njeh Ylli Carën. Një vit më parë, ai rrëfen për një incident të ndodhur në një lokal afër Zogut të Zi.

“Një mik i imi ishte përplasur me nipin e Yllit. Ylli e thirri të uleshin për të biseduar. E preu në besë. E rrahën. I shkova në ndihmë dhe ai rrahu Carën në prezencën time”, thotë Koboci.

“Qëndroi një muaj në burg për rrahjen. Gjërat u zgjidhën më pas dhe se mendoja se isha në konflikt me ndonjë person. Por, ndodhi ngjarja”, tregon ai.

27-vjeçari është në kërkim policor për largim nga vendi aksidentit. Ndërsa personat që qëlluan me armë ndaj tij, janë të lirë, ndaj tyre nuk ka akuzë. Edhe pse faktet flasin vetë.

Shenjat e plumbave në automjetin e Koboçit. Pamjet e kamerave të sigurisë së karburantit, teksa ai largohet me vrap pasi makina ngec.

Automjeti qe e goditi thotë se ishte në X5 me targa angleze në emër të Z.Trofit, lidhje familjare e Arnold e Ylli Carës.

“Duan ta mbyllin në heshtje. Ylli Cara ka lidhje të forta në polici. Lidhje me shumë shefa policie. Unë dua të drejtën time”, shprehet 27-vjecari.

I vendosur në pafajësinë e tij, ai thotë se do ti shkojë deri në fund. “Jetoj jashtë. Nuk kam patur e nuk kam probleme me ta, por mbrohen me shtet”,– shton më tej.

Njerëzit e Ylli Carës, janë po ashtu të akuzuar se mbajtën peng një faturiste të OSHEE-së dhe e goditën atë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Njëri prej agresorëve është arrestuar, por tentativat janë për ta trajtuar atë si një person që ka probleme.

Ylli Cara nga ana tjetër vijon qetësisht aktivitetin e tij të biznesit. Lojëra fati e ndërtime në jug të vendit.

Garancinë në fund fare e ka. Policia është krah tij.

“Të godasin me shtet. Di që kur Ylli Cara ishte në spital, e takonin gjithë shefat”, shprehet Koboçi.

Pastaj për disa çaste hesht. Ndoshta, sepse po përballon një situatë që nuk është e tij.

“Verefikoji fjalët e mia. Çdo gjë që them është e bazuar. Mjaft të marrin kamerat e sigurisë”, – vijon.

“Dua të jap dëshmi. Të them të vërtetën e të nis jetën time”. Por sic duket nuk duan të më dëgjojnë. Sepse po i mbron shteti, policia.

Teksa largohet shton:Jam i bindur që do të merren me ty. Merren me shtet ata. Uroj të mos tërhiqesh”.

Teksa kapërcen pragun, shpreson që prokuroria e Tiranës të guxojë e të ndëshkojë, të ndëshkojë fajtorët.

Një grua e ka në duar dosjen. Është koha e saj të dëshmojë integritet, paanësi e profesionalizëm.

 

The post Klodiana Lala: Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Pukës

By: Elva
20 June 2025 at 08:36

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Ndue Cara. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë publike. Ndue Cara shërbeu si kryetar i Bashkisë Pukë në 2000-2003, ndërkohë që ishte ndër të paktët kryebashkiakë që qëndroi në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit. Prej afro 10 vitesh, Ndue Cara […]

The post Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Pukës appeared first on BoldNews.al.

Kryetarja e bashkisë Kurbin reagon për akuzat e dhunës ndaj gazetarit: Do të hetohen me seriozitet të gjitha veprimet

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara reagoi sot në lidhje me incidentin e një dite më parë pranë godinës së bashkisë, ku gazetari i emisionit “Xhadat”, Ersid Karaj ngriti pretendimin se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Kryetarja e bashkisë në një reagim publik siguroi se situatat do të analizohej me seriozitetin maksimal dhe se për këdo që provohet se ka vepruar jashtë kompetencave apo me gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme, do të merren masat përkatëse pa asnjë hezitim.

“E njohur nga publikimet në rrjete sociale në lidhje me një incident të ndodhur pranë ambienteve të Bashkisë Kurbin dhe raportimin e bërë publik nga gazetari Ersid Karaj, dëshiroj të bëj këtë reagim duke shprehur keqardhjen time të thellë për çdo keqkuptim apo përjetim të pakëndshëm që ka ndodhur gjatë kohës që përfaqësues të emisionit “Xhadat” kanë qenë pranë këtij institucioni”, thekson Cara në reagim.

Para së gjithash, vijoi ajo, respekti për median e lirinë e informacionit janë vlera thelbësore të demokracisë dhe detyrim i të gjithëve ne pa përjashtim.

“Ngjarja e bërë publike nga përfaqësuesi i medias do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe jam angazhuar personalisht që të nisë menjëherë një verifikim i plotë i sjelljes së punonjësve të Policisë Bashkiake dhe çdo personi tjetër që ka qenë prezent në ndërtesën e bashkisë në atë moment. Nëse provohet përfshirja e individëve që kanë vepruar jashtë kompetencave apo me gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme, do të merren masat përkatëse pa asnjë hezitim”, theksoi Cara.

Cara i kërkon ndjesë publike gazetarit në emër të saj dhe të institucionit që përfaqëson për ngjarjen dhe shqetësimin e krijuar.

“Në fund dua t’i kërkoj ndjesë publike gazetarit në emrin tim dhe të institucionit që përfaqësoj për ngjarjen dhe shqetësimin e krijuar pasi për mua çdo ankesë apo kritikë është vetëm një mundësi për përmirësim dhe aspak arsye për incidente të kësaj natyre”, deklaroi Cara.

Gazetari Ersid Karaj deklaroi një ditë më parë se ai dhe ekipi i emisionit “Xhadat” në MCN TV u përballën me dhunë fizike dhe verbale gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si gazetarë në ambientet e bashkisë së Kurbinit. /j.p/

The post Kryetarja e bashkisë Kurbin reagon për akuzat e dhunës ndaj gazetarit: Do të hetohen me seriozitet të gjitha veprimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tedi Cara lojtari i momentit në Ukrainë, shënon dhe asiston në fitoren e Oleksandrisë

By: armand
4 May 2025 at 19:22

Tedi Cara është lojtari i momentit të Oleksandrija në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit asistoi dhe shënoi gol në fitoren e sotme përballë Polisia Zhytomyr. 3 pikë të arta që erdhën nga këmbët e Carës, i cili po udhëheq Oleksandrijën në luftën për titullin kampion. Aktualisht skuadra e tij ka 4 pikë më pak se Dinamo […]

The post Tedi Cara lojtari i momentit në Ukrainë, shënon dhe asiston në fitoren e Oleksandrisë appeared first on BoldNews.al.

Dhunimi i faturistes së OSHEE, arrestohet 39-vjeçari që ndihmoi autorin të arratisej

25 April 2025 at 22:01

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes autorin, i cili dhunoi me sende të forta një faturiste të OSHEE-së. Në pranga është vënë shtetasi J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë i cili akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” […]

The post Dhunimi i faturistes së OSHEE, arrestohet 39-vjeçari që ndihmoi autorin të arratisej appeared first on BoldNews.al.

‘Premtimet, të gjitha të realizueshme’, Igli Cara: Qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet reale

15 April 2025 at 16:14

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Igli Cara, e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, gjatë një takimi të mbajtur në qytet. Në një intervistë televizive, ai theksoi se ky aktivitet tregoi entuziazmin e madh të qytetarëve për ndryshim dhe gatishmërinë për të ndëshkuar keqqeverisjen.

Sipas Carës, qytetarët e Durrësit i kanë mirë të freskëta kujtimet për kontributin e PD-së në qeverisje dhe janë të lodhur nga premtimet boshe të qeverisë aktuale. Ai veçoi tri shtylla të rëndësishme të programit të PD-së në këtë qark: zgjidhje për familjet durrsake, zhvillimi i qytetit dhe ndihma për të gjithë Shqipërinë.

Duke u ndalur te problematikat konkrete, Cara përmendi gjurmët e pambyllura të procesit të rindërtimit pas tërmetit, mungesën e strehimit për mijëra familje, projektet e papërfunduara në arsim dhe mungesën e bonuseve të qirasë për familjet në nevojë. Ai akuzoi Partinë Socialiste për “asfalt elektoral” dhe përpjekje për të deformuar votën përmes investimeve të minutës së fundit dhe premtimeve të pambajtura.

“Partia Socialiste mundohet që të bëjë truke për të deformuar votën. Nuk është vetëm në aspektin e premtimeve për shtëpitë, por edhe me rrugët që ne i quajmë ‘asfalti elektoral’. Janë investime që nuk do të vlejnë, sepse do të prishen përsëri pas pak kohe,” – u shpreh Cara.

Ai gjithashtu kujtoi përvojën e tij në zgjedhjet e vitit 2023, kur kandidonte pa mbështetje të plotë strukturore dhe theksoi se tashmë PD është më e bashkuar dhe më e përgatitur për një betejë të vërtetë elektorale.

“Tani duhet të shohim përpara. Kjo forcë politike ka bërë shumë për Durrësin dhe Shqipërinë, dhe durrsakët e mbajnë mend mirë se çfarë ndodhi në 2005 dhe më pas. Por e dinë po ashtu çfarë nuk është bërë në këto 12 vitet e fundit,” – theksoi Cara.

Fjala e plotë:

Dje në Durrës u bë hapja dhe prezantimi kandidatëve të koalicionit ‘Shqipëria Madhështore. Ishte një takim i shkëlqyer, entuziast me pjesëmarrje massive kuptohet por dhe me mesazh të qartë për çdo familje të qytetit të Durrësit për vetë qytetin por dhe gjithë Shqipërinë. Mos harrojmë që në këtë garë, ose në këtë fushatë ne shkojmë së pari, të paktën me tre kolona kryesore në Durrës. Çfarë do të bëjmë për këto familje durrsake, çfarë do të bëjmë për qytetin dhe çfarë do të bëjmë pse jo, për gjithë Shqipërinë.

Premtimet janë, premtime të gjitha të realizueshme. Në takimet që kemi patur, kam vënë re që qytetarët mezi presin ndryshimin, madje shprehen shumë entuziast për një fitore sin ë vitin 2005. Mos harrojmë që në finale duhet të pranojmë faktin që PD dhe koalicioni, nuk është më si ai i viteve më parë. Tanimë gjërat kanë ndryshuar, sepse unë isha vetë kandidat në zgjedhjet e vitit 2023 dhe kuptova që çfarë do të thotë të jesh pa një forcë politike dhe pa komisionerë në ditën e zgjedhjeve.

Kuptohet, pa vulë e pa siglën e partisë që përfaqëson. Të gjitha këto ndikuan, por gjithsesi këto i takojnë të shkuarës dhe tani duhet të shohim përpara.

Kjo forcë politike ka bërë shumë për Durrësin dhe Shqipërinë, dhe durrsakët kanë memorie të qartë. E mbajnë mend mirë sesi ndryshoi në 2005-2009 e më vonë në 2010. Por kuptohet që kanë akoma të qartë se çfarë ka ndodhur në këto 12 vite. Kur çdo familje durrsake sot është më e varfër. Mos të harrojmë që gjurmët e rindërtimit janë akoma prezentë. Mos harrojmë që mijëra familje nuk janë strehuar akoma në shtëpitë e tyre.

Akoma ne kemi shumë familje që nuk janë sistemuar akoma. Mos harrojmë dhe ato blloqet e apartamenteve që janë bërë në të gjithë zonën e ish-kënetës. Kemi akoma shkolla dhe gjimnaze që nuk janë përfunduar. Kanë prej dy vitesh që nuk kanë marrë as bonusin e qirasë.

Si gjithmonë, Partia Socialiste mundohet që të bëjë truke për të deformuar votën. Dhe nuk është vetëm në këtë aspekt për premtimin e shtëpive, por mos harrojmë që kemi edhe investime në rrugë të ndryshme që ne i quajmë ‘asfalti elektoral’. Janë investime që nuk do të vlejnë se pas disa kohësh ato rrugë do të prishen përsëri dhe për më tepër kemi bërë shumë denoncime për shumë gjëra që PS i ka në program.

The post ‘Premtimet, të gjitha të realizueshme’, Igli Cara: Qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet reale appeared first on Sot News | Lajme.

Përurimi i shtatores së dëshmorit Indrit Cara, kryeparlamentarja Spiropali: Krenari e Kavajës patriote

By: redi
31 March 2025 at 17:43

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, organizuar sot në Kavajë nga bashkia e Kavajës. ”Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit…

Source

Përurimi i shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, Spiropali: Krenari e Kavajës patriote

By: Kult Plus
31 March 2025 at 17:35

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, organizuar sot në Kavajë nga bashkia e Kavajës.

“Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, krenarisë së Kavajës patriote, luftëtarit të UÇK-së, Indrit Cara-Ushtar Kavaja”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale Spiropali.

Në ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralleitënant Arben Kingji, ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci, Ambasadori i Kosovës Skënder Durmishi, Prefekti i Tiranës Afrim Qendro, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja,Kryetari i Komunës Suharekë, Bali Muharremaj familjarë dhe të afërm të dëshmorit të kombit Indrit Cara dhe qytetarë të Kavajës.

Spiropali dhe personalitetet pjesëmarrës vendosën kurora me lule pranë shtatores së dëshmorit Indrit Cara dhe morën pjesë edhe në veprimtaritë e tjera të organizuara me këtë rast./atsh/ KultPlus.com

Presidenti Begaj përkujton dëshmorin e UÇK Indrit Cara në Kavajë, inaugurohet monumenti në nder të tij

By: V K
31 March 2025 at 14:02

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të “Dëshmorit të Kombit” Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies së tij në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në këtë rast, u inaugurua monumenti kushtuar heroit nga Kavaja.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule në shtatoren e “Ushtar Kavajës” si shenjë respekti për sakrificën e Carës, i cili la jetën në frontin e luftës për lirinë e Kosovës.

Në fjalën e tij Begaj theksoi, vendosmërinë dhe atdhedashurinë e Indrit Carës, i cili la Anglinë për t’iu bashkuar luftës për liri, duke e cilësuar atë një simbol të guximit dhe frymëzimit për brezat e rinj.

“Ai lindi në Kavajë, por sot i takon Kosovës, i takon Shqipërisë, i përket shqiptarisë. Indrit Cara është shembull dhe simbol i guximit, një frymë e pastër atdhedashurie dhe një zemër që rrahu fuqishëm për lirinë e kombit shqiptar”, u shpreh Presidenti Begaj.

Duke e vlerësuar sakrificën e tij si një udhërrëfyes për të ardhmen, ai nënvizoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të amanetit të dëshmorëve për një komb të bashkuar dhe një Kosovë të fortë e të lirë.

Në vijim të ceremonisë, Presidenti Begaj, përmendi me nderim edhe figurat historike që udhëhoqën përpjekjet për çlirimin e Kosovës, duke përfshirë Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin dhe Adem Jasharin, ndërsa theksoi përgjegjësinë e politikës dhe shoqërisë për të ruajtur vlerat dhe idealet për të cilat ata luftuan.

Gjatë vizitës në Kavajë, Presidenti u prit nga kryetari i bashkisë, Fisnik Qosja, dhe zhvilloi një takim me të, ndërsa vizitoi edhe Muzeun Etnografik të qytetit, i cili është restauruar së fundmi.

The post Presidenti Begaj përkujton dëshmorin e UÇK Indrit Cara në Kavajë, inaugurohet monumenti në nder të tij appeared first on Albeu.com.

Përurimi i shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, Spiropali: Krenari e Kavajës patriote

31 March 2025 at 15:08

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në përkujtimoren e 26-vjetorit të rënies dhe përurimin e shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, organizuar sot në Kavajë nga bashkia e Kavajës.

“Nga sot, sheshi në qendër të Kavajës është më i bukur, më domethënës, më simbolik, i plotësuar me shtatoren e birit të qytetit, ushtarit të Kavajës dhe shqiptarisë, dëshmorit të kombit, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, krenarisë së Kavajës patriote, luftëtarit të UÇK-së, Indrit Cara-Ushtar Kavaja”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale Spiropali.

Në ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralleitënant Arben Kingji, ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci, Ambasadori i Kosovës Skënder Durmishi, Prefekti i Tiranës Afrim Qendro, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja,Kryetari i Komunës Suharekë, Bali Muharremaj familjarë dhe të afërm të dëshmorit të kombit Indrit Cara dhe qytetarë të Kavajës.

Spiropali dhe personalitetet pjesëmarrës vendosën kurora me lule pranë shtatores së dëshmorit Indrit Cara dhe morën pjesë edhe në veprimtaritë e tjera të organizuara me këtë rast. /j.p/

The post Përurimi i shtatores së dëshmorit të kombit Indrit Cara, Spiropali: Krenari e Kavajës patriote appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Parlamenti Evropian do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri’, Cara: Lajm i mirë vetëm për opozitën

26 March 2025 at 21:49

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Igli Cara, deklaroi në një intervistë televizive se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë një betejë mes partive politike, por një përballje mes opozitës dhe shtetit.

Cara e cilësoi si një zhvillim pozitiv lajmin se Parlamenti Evropian do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri, duke theksuar se kjo do të kufizojë mekanizmat manipulues të qeverisë.

“Në 12 vitet e fundit, zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithmonë të kontestuara. Fakti që këtë herë ndërhyn Parlamenti Evropian është një lajm i mirë për opozitën dhe për Shqipërinë, sepse Edi Rama nuk do të ketë të njëjtën liri për të përdorur mekanizmat që ka përdorur më parë,” u shpreh Cara.

Ai theksoi se, ndryshe nga vendet e tjera demokratike, në Shqipëri opozita nuk konkurron thjesht me partitë e tjera, por me të gjithë shtetin, i cili, sipas tij, përdor bandat dhe të gjitha mekanizmat shtetërorë kundër opozitës.

The post ‘Parlamenti Evropian do të monitorojë zgjedhjet në Shqipëri’, Cara: Lajm i mirë vetëm për opozitën appeared first on Sot News | Lajme.

Historia e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë

By: Mirgen
9 March 2025 at 20:46

Fati Cara ka lindur me nanizëm. Ajo është 56 vjeçe një grua e vogël me zemër të madhe e cila zgjodhi të mos krijojë familjen e saj, por t’i përkushtohet e t’i shërbejë nënës së sëmurë. 56-vjeçarja me trupin e një fëmije 8 vjeç është një grua që në këtë 8 Mars mund të festonte, […]

The post Historia e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë appeared first on BoldNews.al.

PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët

3 March 2025 at 15:22

Partia Demokratike në opozitë përmbylli të hënën procesin e “Primareve”, një votim për renditjen e kandidatëve për deputetë me vota nga anëtarësia. Në një njoftim për shtyp, PD tha se në primare morën pjesë rreth 51 mijë anëtarë. Ndërkohë, rezultatet e tre qendrave të votimit, dy në Tiranë dhe një në Vlorë, u shpallën të […]

The post PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët appeared first on Reporter.al.

Video/ Goli i parë me skuadrën e re, Tedi Cara shënon në miqësore

By: armand
8 February 2025 at 22:05

Ish-lojtari i Partizanit, Tedi Cara, po shfrytëzon mjaft mirë fazën përgatitore të skuadrës së tij të re, Oleksandria. Siç dihet kampionati ukrainas nuk ka nisur ende dhe skuadrat kanë përfituar nga ky pushim për të kryer fazën përgatitore. Lojtari kavajas ka gjetur golin e parë me fanellën e re në testin përballë Frajbergut, duel ky […]

The post Video/ Goli i parë me skuadrën e re, Tedi Cara shënon në miqësore appeared first on BoldNews.al.

💾

Pse po shtohen zjarret në pallatet e reja? Drejtori i shërbimit zjarrfikës flet për rastin te pallati te Komuna e Parisit: Ishte ngjarje aksidentale, ja pse ndodhi

22 January 2025 at 21:22
Arben Cara, Drejtor i shërbimit zjarrfikës foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me zjarret dhe rastet e shtuara kohët e fundit në vendin tonë. Cara u ndal te zjarri që përfshiu katin e katërt të një pallati te Komuna e Parisit pak ditë më parë në Tiranë. Zjarri shkaktoi dëme materiale, për
❌
❌