Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dënimi i Dodik, Vuçiç: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i shtetit të tij do të mblidhet, pasi Gjykata në Bosnje e Hercegovinë dënoi me vendim të formës së prerë presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodikut. Sipas Vuçiçit, pas këtij vendimi të marrë nga drejtësia në Bosnje, Serbia nuk ka qenë […]

The post Dënimi i Dodik, Vuçiç: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Vjedhje spektakolare, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

Një episod që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor, por ka ndodhur realisht në Sorrento të Italisë. Një grua 36-vjeçare është arrestuar pasi vodhi 100 euro nga një bar, por ajo që çuditi më shumë karabinierët ishte zbulimi i një pajisjeje “POS contactless” aktive brenda çantës së saj. Sipas hetimeve, gruaja – e […]

The post Itali/ Vjedhje spektakolare, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët appeared first on BoldNews.al.

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë. Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të […]

The post Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia organizoi paradën e saj ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) të enjten, më 31 korrik. Ndërsa Beogradi, nga ana tjetër, po përgatit paradën e tij për datën 20 shtator. Përgjigja ndaj […]

The post Analiza: Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke appeared first on BoldNews.al.

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur

Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet. Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime […]

The post Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira, ja cilat lëngje duhen shmangur appeared first on BoldNews.al.

Zelensky: Ukraina e gatshme për samit me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar këtë të premten se vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë një samit me Rusinë, në përpjekje për të çuar përpara procesin e paqes mes dy vendeve. Deklarata e Zelenskyt erdhi pas komenteve të presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se shpreson që bisedimet për paqe […]

The post Zelensky: Ukraina e gatshme për samit me Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahu, lirohen nga paraburgimi 5 policët

Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu. Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast. “Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një […]

The post Kosovë/ Të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahu, lirohen nga paraburgimi 5 policët appeared first on BoldNews.al.

Dervishaj: Drafti i Kodi të ri Penal, i pakonsoliduar dhe me gabime

Juristi Bledar Dervishaj ka komentuar sërish draftin e Kodit të ri Penal të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Dervishaj tha se drafti për Kodin e ri Penal nuk ka qenë i konsoliduar mirë dhe se përmbajtja shpeshherë nuk përputhet me titullin që vendoset. Ai shtoi më tej se në Kodin e ri Penal mund të […]

The post Dervishaj: Drafti i Kodi të ri Penal, i pakonsoliduar dhe me gabime appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro

Një operacion ndërkombëtar i koduar “PANDORA” kundër skemës së mashtrimit me “call center”, është mbajtur nga SPAK, policia shqiptare dhe ajo gjermane. Oficeri i policisë gjermane Oliver Hoffman tha se operacioni nisi në prill të vitit të shkuar dhe u mundësua në sajë të përgjimeve intensive dhe u bë e mundur shmangia e një humbjeje […]

The post Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas

Qyteti strategjik ukrainas i Chasiv Yar ka rënë plotësisht nën kontrollin rus. Kremlini ka bërë të ditur se kishte pushtuar qytetin Chasiv Yar në Ukrainën lindore pas gati 16 muajsh luftimesh, duke hapur rrugën për përparime të mëtejshme të mundshme. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë të shkurtër se forcat e saj […]

The post Rusia pushton qytetin strategjik ukrainas appeared first on BoldNews.al.

Ilirjan Selmani u la në burg për vrasjen e Kozeta Teços, avokati i 31-vjeçarit: S’ka pranuar krimin

Pasi Gjykata e Korçës, caktoi sot masën arrest në burg për 31 vjecarin, Ilirjan Selmani, i cili masakroi me thikë të dashurën e tij, Kozeta Teço 52 vjeçe, avokati i autorit të dyshuar, Denis Mekolli, zbuloi detaje nga seanca gjyqësore. Në një prononcim për mediat , Mekolli tha se klienti i tij nuk ka pranuar […]

The post Ilirjan Selmani u la në burg për vrasjen e Kozeta Teços, avokati i 31-vjeçarit: S’ka pranuar krimin appeared first on BoldNews.al.

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD, “Continental Strategy” i ka kërkuar zyrtarisht  Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e “non gratës” për Sali Berishën. Në dokumentin që mban datën 22 korrik argumentohet se vendimi për të përfshirë Berishën nën Sekcionin 7031(c), i cili përdoret për të ndëshkuar zyrtarët e huaj të përfshirë në korrupsion ose shkelje […]

The post Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën appeared first on BoldNews.al.

Emërimi i Perlat Çullhajt në MB, Berisha: Një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar ndaj emërimit të Perlat Çullhajt në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, duke e cilësuar këtë veprim si një dëshmi të kapjes së shtetit nga kartelët e drogës. Në një deklaratë, Berisha thekson se Çullhaj, i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me trafikantë […]

The post Emërimi i Perlat Çullhajt në MB, Berisha: Një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Cërrik-Gramsh/ I moshuari humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, pak para mesnatës së 31 korrikut. Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga. “Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për […]

The post Aksident në Cërrik-Gramsh/ I moshuari humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë appeared first on BoldNews.al.

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

Adhuruesit e notit që kërkojnë vendin e përsosur për t’u larë ka shumë gjasa të jenë në ujëra të sigurta në Europë – të paktën sa i përket përmbajtjes kimike. Analiza më e fundit e Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), e cila shqyrtoi 22,127 pika bregdetare, liqenore dhe lumore, vlerësoi si “të shkëlqyera” 85% të […]

The post Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit? appeared first on BoldNews.al.

Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të enjten Millosh Plleskoviçin me 15 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte në Kosovë. Sipas aktakuzës, Plleskoviç bashkë me një grup serbësh të armatosur, i kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe i kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i […]

The post Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim informal jashtë kamerave me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë dhe mbulojnë institucionin e SPAK. Nga Kodi i ri Penal, kufizimi i konmpetencave të SPAK, apo tek çështjet e Veliajt me Gëllçit, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve për disa çështje […]

The post Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

Në një takim informal të zhvilluar këtë të enjte me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ka komentuar Kodiin e ri Penal, të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë. Dumani tha se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e draftit dhe se ende nuk e ka marrë zyrtarisht dokumentin […]

The post Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin appeared first on BoldNews.al.

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur është arrestuar nga policia. Sipas policisë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. “Si rezultat i kontrolleve […]

The post I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë se shteti që udhëheq do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit. Carney ka thënë se marrja e këtij vendimi do të varet nga […]

The post Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez appeared first on BoldNews.al.

❌