Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: PD, analizë të plotë për rezultatin zgjedhor

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot deklaratat e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, i cili u shpreh në një intervistë se “PD ka nevojë për riorganizim nga degët deri tek Kryesia pas humbjes së zgjedhjeve”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se PD është parti e hapur dhe transparente, por sipas tij, “gjatë kësaj periudhe është e fokusuar në paraqitjen e të vërtetave të mëdha të farsës elektorale”.

Berisha siguroi se “PD do të bëjë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj”.

“PD është parti e hapur, transparente dhe e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë  e saj në dritën e së vërtetës. Por në këtë periudhë PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale. Dhe po paraqet me dokumente zyrtare, të pakundërshtueshme, të gjitha këto nuk do të pengojnë PD të bëjë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj”, theksoi ai.

Berisha denoncoi po ashtu edhe një video, ku sipas tij, “duket një komisioner, i cili del nga qendra e votimit me fletën e votimit me vete, të cilën ia jep kryetarit dhe më pas e hedh në kutinë e votimit”.

“Denoncimi i farsës elektorale kërkon që të bëhet publik mundësisht çdo fakt, çdo dokument i dhunimit”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Berisha: PD, analizë të plotë për rezultatin zgjedhor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”Tensione për dosjen ”Partizani””, GJKKO përgënjeshtron Berishën: Nuk ka pasur asnjë përplasje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas raportimeve që aluduan për një konflikt të supozuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në kuadër të procesit penal të njohur si dosja “Partizani”. Gjykata thekson se “një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar”, duke përgënjeshtruar çdo pretendim për…

Source

“Dumani është përleshur fizikisht me një gjykatëse”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha se kreu i SPAK, Altin Dumani, është konfliktuar me një gjykatëse. Në reagimin e saj, Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Më […]

The post “Dumani është përleshur fizikisht me një gjykatëse”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës appeared first on BoldNews.al.

Berisha mbron skadimin e Kushtetueses/ Kreu i PD mbron gruan e drejtorit të Syrit. Sulmon Presidentin

Loja në Gjykatën Kushtetuese dhe koha e kryetares Holta Zaçaj dhe anëtares Sonila Bejtja po mbaron. Këtë e verteton shqetësimi i Sali Berishës që mbrojti publikisht dy gratë e Kushtetueses me mandat të skaduar.

“Këtu gjithçka bëhet që të unifikohet, të shuhet përfundimisht një mendim që gjithnjë është pakicë aty, por që është në favor të Kushtetutës, dhe që nuk arrin të mposhtin, ta blejnë, ta intimidojnë zërin e saj, mendimin e saj.”

Për Holta Zaçajn, KED ka rinisur procedurat e zëvendësimin. Si herën e parë, me kandidatë, por nuk dihet nëse Gjykata e Lartë kësaj radhe e ka seriozisht, apo një lojë të dytë. Doktori kuptohet nuk heq dorë. Lojë apo jo, ai duhet të jetë pjesë e saj.

“Konstatimi i militant Sadushit është nul, është antikushtetues, nuk ka asnjë vlerë. Fakti që ai ndërmerr një hap të tillë, ai përbën një puç kundër Gjykatës Kushtetuese, në fakt kundër shtetit.”

Por hallin më të madh, doktori dukej se e kishte jo te kryetarja Zaçaj, por anëtarja Bejtja. Ajo në fakt ka më shumë kohë, pasi Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancë interpretimi me kërkesë të Presidencës më 16 tetor. Por megjithëse Kreu i Shtetit ka qenë në rregull me procedurën, kur vjen puna për të mbrojtur gruan e drejtorit editorial të televizionit Syri, Berisha tregohet me Begajn, edhe më i ashpër se me Sadushin.

“Nuk ka aty, ku ekziston ai. Ai ekziston në letër”/abcnews.al

GJKKO përgënjeshtron Berishën/ Gjykata: Nuk kemi asnjë përplasje me SPAK

Gjykata e Posaçme ka përgënjeshtruar çdo pretendim apo aludim për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një reagim zyrtar, sqaron se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale.

Po ashtu sqarohet se marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Reagimi i plotë:

Në përgjigje të interesit publik/mediatik mbi dosjen “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, “Studio Pustina”, “Studio Homeplan” dhe “Shoqëria Kontakt”, si dhe raportimeve të ditës së sotme në disa media lidhur me një konflikt institucional të supozuar, ndërmjet Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar z. Altin Dumani dhe një prej gjyqtareve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kjo gjykatë sqaron me vendosmëri dhe qartësi se një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar.

Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës.

Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Kjo gjykatë funksionon si një organ gjyqësor tërësisht i pavarur dhe i paanshëm, në përputhje me parimet themelore kushtetuese dhe ligjore të shtetit të së drejtës. Pavarësia e gjyqtarëve është e sanksionuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në legjislacionin organik për sistemin e drejtësisë, përfshirë ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjyqtarët e kësaj gjykate gjykojnë mbi bazën e provave, duke interpretuar ligjin me paanësi, profesionalizëm dhe integritet të lartë, të udhëhequr vetëm nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, të lirë nga çdo ndikim i jashtëm apo trysni politike dhe mediatike. Theksojmë se çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në punën e gjykatës përbën jo vetëm cenim të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve, por edhe shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor në vend.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbetet e palëkundur në misionin e saj për të garantuar një drejtësi të drejtë, të barabartë dhe të pavarur për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Ne do të vijojmë me vendosmëri punën tonë në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut, por pa lejuar në asnjë rast që kjo transparencë të kthehet në mjet presioni apo cënimi të integritetit të vendimmarrjes gjyqësore.

Berisha: Sistemin e ri të drejtësisë e përfaqësojnë njerëz pa moral ligjor

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot institucionet e drejtësisë për abuzim dhe për ndjekje të urdhrave politikë.

Në një prononcim për mediet pas paraqitjes në SPAK, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha hodhi sërish akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili sipas tij, “ka hapur çështje penale pa emër”.

Berisha e lidh dosjen me gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka.

Sipas tij, “njerëzit e sistemit të ri të drejtësisë nuk kanë asnjë moral ligjor, nuk zbatojnë asnjë kriter, asnjë standard”.

“Altin Troplini hapi dosjen për Irenën me 5 mbiemra pa emër. E kuptoni, ka hapur çështje penale pa emër. Ky është një krim, ky është një abuzim i madh me drejtësinë. Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër, por që ta mbajë nja dy-tre vjet se do vërtetoj këtë apo atë, paçka se vula apostile tregon se Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë nuk e ka deklaruar në dokumentet e vetingut dhe deklarimit të pasurisë”, tha Berisha.

Berisha tha se “Irena Gjoka ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron pafytyrësisht se nuk është dënuar kurrë”.

“Dhe pikërisht mbi këtë bazë, Altin Troplini hap çështje penale, por jo me emër për Irena Gjokën, se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë të vetme në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, ka mashtruar, është përzënë dhe është e dënuar me burg”, tha Berisha.

Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së për dosjen e ish-klubit sportiv “Partizani”.

SPAK e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Sistemin e ri të drejtësisë e përfaqësojnë njerëz pa moral ligjor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar Sokol Sadushit duke i thënë se ‘nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. Më tej, Berisha shprehet se Sadushi i cili vepron si mercenar i Edi Ramës, po përfshihet në mënyrë antiligjore dhe pa tagër në çështjen e zgjedhjes së anëtarit […]

The post Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot për çështjen e mandateve në Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar qeverinë dhe institucionet e drejtësisë se po veprojnë në shkelje të ligjit. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të ndërpresë mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, duke akuzuar anëtarin […]

The post Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve appeared first on BoldNews.al.

“Republika e Kryetarit Suprem, Kuvendi i Gazëve dhe Zengjineve”!

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se, nuk kam kurrësesi paragjykime personale për gjeografinë familjare, karierën partiake, hobet, orientimin seksual, etj ndaj personazhe/ëve të përmëndur në titull ose në vijim.  Kjo pasi, qëllimi i vetëm i kësaj analize, është të kontribuoj me gjetje si dhe rekomandime strategjike për tejkalimin e krizën politike, […]

The post “Republika e Kryetarit Suprem, Kuvendi i Gazëve dhe Zengjineve”! appeared first on BoldNews.al.

Berisha publikon pamjet: Ja si u manipulua votimi me “Trenin Bullgar” në 11 maj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi sot gjatë një konference për mediat disa pamje që, sipas tij, dokumentojnë manipulime në procesin zgjedhor të 11 majit, përmes asaj që ai e cilësoi si “Treni Bullgar”. Berisha pretendon se pamjet tregojnë një komisioner që del jashtë qendrës së votimit me një fletë votimi në dorë, ia […]

The post Berisha publikon pamjet: Ja si u manipulua votimi me “Trenin Bullgar” në 11 maj appeared first on BoldNews.al.

“Zvarritja e gjyqit nuk është më surprizë”/ Meçe për dosjen “Partizani”: Po tejkalohen të gjitha afatet ligjore

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë.

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “News Line” në ABC News tha se zvarritja e gjyqit të Berishës, tashmë nuk aspak surprizë. Më tej nënvizoi se me dosjen “Partizani” po tejkalohen të gjitha afatet ligjore.

“Artifica e përdorur sot është një absurditet i madh. Të arrijë një person që ka status të pandehur tashmë dhe të rrëzojë gjithë sistemin, të dali individi dhe të kundërshtojë prezencën e institucionit, çfarë mund të thuash? Kjo është një gjë që duhet dalluar mirë në pozicionin politik e ligjor. Berisha kur nuk njohu vendimin e SPAK e procedura. Berisha ka hapur një precedent tjetër që thotë nuk njoh Kushtetuesen. Të bëhen ankimime të kësaj natyre që të goditet rendi kushtetues, më duket absurde. Por mendoj që sistemi ynë i drejtësisë do të mbajë një qëndrim ndaj këtij precedenti”, tha ai.

Shtyerjen e gjyqit, Meçe e ka konsideruar një “show” të ish-kryeministrit Berisha, Gjithashtu nënvizoi se kërkesa për rrëzimin e trupës gjyqësore sipas tij është qesharake.

Berisha po mbijeton dhe të gjitha këto ngjarje në analizë, nuk janë ngjarje. Pritshmëria e Berishës është që sa më shpejt të prodhohet një ngjarje që më pas të kapet me të. Shumë funksionarë shtetërore që kanë kaluar në SPAK, fitoren më të madhe të tyre e kanë daljen në kauzë të PD. Të dalë i pandehur dhe të kërkojë rrëzimin e Gjykatës, kjo është absolutisht e paligjshme dhe e penalizueshme që në pretendim”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

Në GJKKO u zhvillua këtë të hënë seanca për “Dosjen Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit fizikisht në sallë. Përmes një shkrese drejtuar gjykatës, Berisha bëri të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. Në nisje të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake për përjashtimin e […]

The post Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca appeared first on BoldNews.al.

Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

Ka nisur në GJKKO seanca për “Dosjen Partizani”, Sali Berisha nuk është paraqitur në sallë, por përmes një shkrese drejtuar gjykatës ka bërë të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. “Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do të paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genc Gjokutaj […]

The post Nis seanca për “Dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha: Altin Troplini po mbron Irena Dumanin, i mori 60 milionë lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i PD, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Ai është pritur nga qytetarë që e mbështesin jashtë godinës.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ai sërish hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

DEKLARATA E BERISHËS NGA SPAK

Altin Troplini hapi dosjen për Irenën me 5 mbiemra pa emër. E kuptoni, ka hapur çështje penale pa emër. Ky është një krim, ky është një abuzim i madh me drejtësinë.

Irena me 3 apo 5 mbiemra është një delinkuente, e cila e ka vendin jo në drejtësi, por atje ku e meriton.

Por Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, bën çdo gjë t’i zgjasë kësaj qenie delinkuente qëndrimin në sistem duke u bërë bashkë me Altinin fytyra e vërtetë e reformës dhe sistemit.

Irena me 3 mbiemra është një mashtruese ordinere pasi ajo është shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe këtë ua ka mohuar avoketërve të mi.

Irena me 3 mbiemra që mbrohet me të gjitha mënyrat nga Altin Troplini është një delinkuente, e cila ka mashtruar në formularët e dekriminalizimit për të cilin ajo meriton largimin nga drejtësia dhe ndjekjen penale.

Por, prisni se është interesante, Irena Dumani, t’ia shtojmë një mbiemër të mbeti bosh mbiemri Dumani nga Troplini, Irena Dumani, fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë, ka mashtruar në institucionin e deklarimit të pasurive dhe në veting origjinën e pasurisë.

Ajo për 60 milionë lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas që i ka marrë edhe burrin.

Njëherë i merr burrin, pastaj i merr edhe borxhin, a keni dëgjuar ju ndonjëherë një eveniment të tillë të ndodhë?

Le të supozojmë se ka ndodhur, pra i merr borxhin gruas që i ka marrë burrin dhe i referohet në vitin 1996 kontrata e këtij viti i referohet Kodit Civil të vitit 2015.

Kodi thotë se kjo kontratë nënshkruhet në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 kishte 200 e pak nene.

Pra kjo është kryetarja e gjykatës speciale.

Irena Dumani, ta quajmë kështu më mirë se e kuptojnë më mirë njerëzit, është e dënuar me burg nga Gjykata e Janinës dhe këtë Irena Dumani e ka fshehur dhe ka thirrur Altin Troplinin tani në mbështetje që të thotë a jam unë apo nuk jam unë.

Pra tani Altin Troplini, do thotë se kjo e dënuara, për të cilën dëshmon vula apostile e Gjykatës së Janinës, do të thotë është Irena apo nuk është Irena.

Nuk është Maneku, por është Dumani.

E kuptoni ju se çfarë horrash janë këta? Sa të pafytyrë, sa të pamoral, se si e si të mbrojnë llumin në sistemin e drejtësisë.

Si të bëhen fytyra e shëmtuar e një sistemi.

Irena, të cilën Altin Troplini nuk guxon, ndonëse është paditur me emrin e Irena Dumanit, Altin Troplini nuk guxon të hapë padinë me emër, por që ta mbajë nja dy-tre vjet se do vërtetoj këtë apo atë, paçka se vula apostile tregon se Irena është dënuar me burg 3 muaj dhe këtë nuk e ka deklaruar në dokumentet e vetingut dhe deklarimit të pasurisë.

Irena ka marrë avokat dhe ka firmosur prokurë për ta përfaqësuar para drejtësisë greke në një kohë kur deklaron pafytyrësisht se nuk është dënuar kurrë. U deklaron gazetarëve se nuk është dënuar kurrë.

Dhe pikërisht mbi këtë bazë, Altin Troplini hap çështje penale, por jo me emër për Irena Gjokën, se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë të vetme në sistemin e drejtësisë.
Ajo ka kryer një seri veprash, ka mashtruar, është përzënë dhe është e dënuar me burg.

Ka fshehur, ka falsifikuar duke iu referuar Kodit të vitit 2015, për Kodin e vitit 1996 dhe ajo që është pastaj, që nuk them se në rrafshin ligjor, por në rrafshin moral, pasi i mori burrin, shkoi dhe i mori edhe 60 milionë lekë hua.

Ju e shihni pra se cilët janë individët që përfaqësojnë sistemin e ri të drejtësisë.

Janë njerëz të cilët nuk kanë asnjë moral ligjor, nuk zbatojnë asnjë kriter, asnjë standard.

Jam këtu për t’i denoncuar dhe do i denoncoj vazhdimisht.

 

The post Sali Berisha: Altin Troplini po mbron Irena Dumanin, i mori 60 milionë lekë borxh gruas që i kishte marrë më parë burrin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.

Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi – i cili ndodhet aktualisht në arrest shtëpie – dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.

The post Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO

Do të mbahet seot në orën 10:30, seanca e radhës në GJKKO për dosjen Partizani, ku janë të akuzuar kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e parë, e mbajtur më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së Sali Berishës me pretendimin se nuk kishte marrë fletëthirrjen, dhe […]

The post Dosja ‘Partizani’/ Mbahet sot seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Rikthim i bujshëm në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim

✇Albeu
By: V K

Haken eliminoi Spartak Trnavën në turin e parë të Ligës së Europës. Në fokus u kthye e ardhmja e Etrit Berishës, që po bën mjaft mirë te suedezët.

Portieri shqiptar, ka zbuluar më parë klauzolën, që e lejon të largohet nga Haken këtë verë. Për më të tepër, që për Berishën ka interes nga Italia.

“Asgjë nuk është e sigurt ende, do të shohim çfarë ndodh. Siç thashë, kemi filluar të flasim, kemi edhe pak kohë deri në fund të korrikut dhe pastaj do të shohim. Ka pasur disa kontakte në Itali, por është agjenti im që merret. Për mua është e rëndësishme të përqendrohem këtu dhe atë që ndodh në të ardhmen do ta shohim”.

Në anën tjetër, drejtori Martin Erikson, ka shprehur dëshirën për të zgjatur më tepër kontratën që përfundon në fundin e këtij viti.

“Ne do të dëshironim shumë që ai të qëndronte më gjatë sesa deri në fund të sezonit. Kemi pasur bisedime me të për këtë”, u shpreh drejtori Erikson së fundmi.

The post Rikthim i bujshëm në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim appeared first on Albeu.com.

Pas rënies së formës dhe vlerës, Mërgim Berisha kërkon të rifillojë karrierën në Bundesliga 2

Mërgim Berisha nuk po kalon momentet më të mira në karrierë dhe e ardhmja e tij duket larg Hoffenheimit.

Hertha BSC po shqyrton mundësinë për të forcuar repartin ofensiv në prag të sezonit të ri dhe ka kthyer vëmendjen nga sulmuesi i Hoffenheimit, Mërgim Berisha. 27-vjeçari ka nevojë për një fillim të ri pas një periudhe të vështirë në karrierë.

Sipas Sport Bild, klubi nga Berlini është i interesuar ta marrë Berishën në huazim. Ai së fundmi është kthyer nga një huazim te Augsburg, ku luajti vetëm 38 minuta në dy paraqitje gjatë pjesës së dytë të sezonit 2024/25 në Bundesligë.

Berisha ka pasur një të kaluar të ndritur te Augsburg. Në sezonin 2022/23, ai realizoi 9 gola dhe 4 asiste në 23 ndeshje, duke fituar ftesën për kombëtaren gjermane dhe duke trefishuar vlerën e tij në treg.

Pas atij sezoni, ai u ble përfundimisht nga Augsburg, por u shit menjëherë te Hoffenheim për 14 milionë euro. Në klubin e ri, ai nuk u përshtat me stilin e trajnerit Matarazzo dhe u godit nga dëmtime të rënda, përfshirë këputjen e ligamentit të kryqëzuar.

Si pasojë, Berisha ka pasur shumë pak minuta në fushë, duke shënuar vetëm një gol në 21 ndeshje të Bundesligës në dy sezone. Vlera e tij në treg ka rënë në 3.5 milionë euro, dhe Hoffenheim po kërkon ta largojë.

Hertha më parë refuzoi rikthimin e Haris Tabakovic për shkak të pagës së lartë, dhe rasti i Berishës paraqet një sfidë të ngjashme. Një marrëveshje për ndarjen e pagës do të ishte e domosdoshme për ta realizuar huazimin.

Një model i tillë është përdorur së fundmi nga Hoffenheim në huazimin e Tabakovic te Borussia Mönchengladbach. Nëse të dyja palët bien dakord për kushte të ngjashme, Berisha mund të transferohet në Berlin për një rilindje të re. /Telegrafi/ 

The post Pas rënies së formës dhe vlerës, Mërgim Berisha kërkon të rifillojë karrierën në Bundesliga 2 appeared first on Telegrafi.

Rikthim në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim

BK Häcken eliminoi Spartak Trnavën në turin e parë të Ligës së Europës. Në fokus u kthye e ardhmja e Etrit Berishës, që po bën mjaft mirë te suedezët. Portieri shqiptar ka zbuluar më parë klauzolën, që e lejon të largohet nga Häcken këtë verë. Për më të tepër, që për Berishën ka interes nga […]

The post Rikthim në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim appeared first on BoldNews.al.

Pas dorëheqjes, Berishës i mbaron mandati/Kreut të PD i skadon mandati pas 10 muajsh, por “Basha” s’e lejon të kandidojë

TIRANË- Afati po mbaron për Sali Berishën. Doktori po i reziston nenit Basha, por koha nuk është në favor të tij. Një pikë tjetër brenda nenit, vetëm dy reshta sipër, i kujton doktorit se mandat i tij është 4-vjeçar dhe duhet të përfundojë më 22 maj të vitit 2026.

Edhe 10 muaj kanë mbetur nga ajo datë, dhe Berisha duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar, por brenda të njëjtit nen i del dhe “BASHA” që nuk e lejon më të kandidojë pasi ka humbur zgjedhjet.

Neni 46, statuti i PD

“Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH. Mandati i kryetarit është katër vjet”, thuhet në pikën e gjashtë.

“Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”, thuhet në pikën tetë.

Doktori e ka provuar me kohë se nuk respekton statutin me të cilin premtoi rithemelimin, por tani është në kurthin qe ngriti vetë. Nëse nuk pranon nenin Basha, do të duhet as të mos bëjë zgjedhje? A mos janë kështu zgjedhjet farsë edhe brenda PD?

Pas primareve dhe karriges së tij, Berisha po mban nën frikën e mosrespektimit të statutit, edhe gjithë kupolën e PD, të vjetër e të rinj.

Kryesia pritet të spastrohet. Nga anëtarët aktualë vetëm 18 u zgjodhën deputetë, kurse të tjerët do të varen nga humori i Sali Berishës. Ferdinand Xhaferaj pas rebelizmit ka valixhen gati, kurse Edmond Spaho i mërzitur doli në pension. Në ankth është edhe Ervin Salianji, që pas lirimit të vetmin post të mbetur ka atë në Kryesi. Të tjerët do të duhet të presin verdiktin.

Por është Kryesia ajo që zgjedh edhe postet e tjera, Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe gjithë drejtuesit e tjerë.

Më në siklet është Gazment Bardhi.  Neni 51 i statutit e përcakton qartë se një prej nënkryetarëve është automatikisht dhe kreu i grupit parlamentar të PD. Bardhi i mban për momentin të dyja këto poste, por në shtator doktori me një gur mund  të vrasë një zog për të fituar dy, e ta lërë Gaz Bardhin vetëm koleg të Zegjinesë në Kuvend.

Riformatim në mandatin e katërt opozitar do të ketë edhe në parlament. Salianji pa mandat smund të jetë më nënkryetar grupi, ndërsa beteja më e madhe është tek Komisioni i Ligjeve. Dhurata Çupi si nënkryetare do të duhet të lirojë vendin, por kush do e marrë?

Konkurrenca është e fortë, nga njëra anë vetë Oerd Bylykbashi ose Ivi Kaso, në rast se Berisha nuk do i angazhoje ne Reformë te re Zgjedhore, nga ana tjetër Gazment Bardhi, por me pretendime hyjne ne parlament kesaj radhe Arian Ndoja, Gjin Gjoni apo Gent Strazimiri .

Xhaferaj ikën nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Zheni Gjergji nga Shëndetësia, por në pikëpyetje është dhe Jorida Tabaku, e cila mbajti dy poste drejtuese në Këshillin e Integrimit dhe Komisionin e Çështjeve Europiane. Nuk dihet nëse 20 mijë votat e saj, përkthehen në 2 poste te tjera drejtuese nga doktori.  Te jesh me i votuari mund të jetë shperblim, por edhe ndëshkim./abcnews.al

❌