Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara ndaj kreut të KPP, Jonaid Myzyri. Jonaid Myzyri kishte apeluar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtarja Igerta Hysi la në fuqi masën e pezullimit nga detyra e kreut të KPP dhe atë të detyrim paraqitje. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin […]

The post Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i efektivit të policisë, Rama: Përjashtim pa kthim, punonjësve të shtetit nuk do t’u tolerohen shkeljet

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pezullimit nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë.

Rama e cilësoi pezullimin vetëm si masën e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

“Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit”, theksoi Rama.

Kryeministri dha si shembull faktin që çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

The post Pezullimi i efektivit të policisë, Rama: Përjashtim pa kthim, punonjësve të shtetit nuk do t’u tolerohen shkeljet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

Pas përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grushte një kamarier, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare, është pezulluar nga detyra. Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të […]

The post Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Nuk ka pezullim të punës së AKU-së

Esmeralda Topi

Këtë fillim korriku, teksa fusha e mbetjeve në Elbasan digjej dhe tymi helmues u shpërnda përtej zonës urbane, vëmendja publike papritmas u devijua diku tjetër.

Kryeministri Edi Rama, në një tryezë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, lëshoi një deklaratë të fortë kundër Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke e quajtur një institucion që “më shumë bën dëm sesa mirë”

Me tone ultimative, ai i kërkoi ministres së Bujqësisë pezullimin e plotë të institucionit. “Ministre, duhet nxjerrë urdhri i pezullimit të AKU-së, totalisht. Nuk duhet më të dalin dhe të shkojnë askund”, deklaroi Rama.

Kjo deklaratë pati efekt të menjëhershëm mediatik. Brenda pak orësh, portale të shumta u mbushën me tituj bombastikë: “Shkrihet AKU-ja”, “Rama pezullon AKU-në”, “AKU merr fund”.

Ndërsa opinioni publik shfrytëzonte rrjetet sociale për të diskutuar mbi inspektorët e AKU-së dhe “shpërbërjen” e autoritetit, flakët në Elbasan vazhdonin të përhapeshin mbi një nga fushat më problematike të trajtimit të mbetjeve në vend, pa asnjë reagim nga autoritetet shtetërore në terren.  

Çfarë ndodhi me AKU-në?

Pavarësisht ultimatumit të kryeministrit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk është pezulluar, as ‘shkrirë’, dhe as mbyllur. Ajo që ka ndodhur në të vërtetë është pezullimi i inspektimeve të paplanifikuara si dhe ngritja e një komisioni vlerësimi për trupën inspektuese. Funksionet themelore të AKU-së, përfshirë inspektimet e planifikuara dhe miratuara, vijojnë të ushtrohen sipas planit operacional.

Pas një kërkese për informacion nga Faktoje.al, Ministria e Bujqësisë sqaroi se ky vendim është marrë si përgjigje ndaj një rritjeje të ndjeshme të ankesave nga subjektet e inspektuara, për sjellje joetike të inspektorëve dhe mungesën e transparencës në inspektime. Paralelisht, kjo masë lidhet me përgatitjet për zbatimin e Ligjit të ri për Inspektimet (nr. 99/2024).

Ligji i ri parashikon ristrukturimin e tri institucioneve ekzistuese; AKU, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA) dhe Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), duke i bashkuar funksionet e tyre inspektuese në një strukturë të vetme qendrore.

Në kuadër të kësaj reforme, është ngritur një grup pune me ekspertizë të jashtme nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, që do të merret me vlerësimin e trupës aktuale të inspektorëve dhe përzgjedhjen e kuadrove të rinj, në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat e ligjit të ri.

Ekspertët

Qeveria flet për një “ndryshim rrënjësor”, por çfarë thonë zërat që e njohin nga brenda sistemin? Prof. Abdyl Sinani, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, nuk e fsheh zhgënjimin.

“Kohët e fundit ka rënë si institucion. Nuk është ndjekur si duhet. Një nga arsyet kryesore është se i kanë dhënë përparësi agronomit dhe veterinerit, duke lënë mënjanë teknologun kimist”, argumenton ai për Faktoje.al

Por për Ilir Pilkun, ekspert i integrimit europian dhe politikave të bujqësisë, “tronditja” e AKU-së është më shumë se debat profesional, është një kërcënim institucional.

“Nuk mund të mbyllet një institucion që është pjesë e Kapitullit 12 të integrimit me BE-në, kur janë investuar miliona euro të taksapaguesve europianë. Janë zbatuar dy projekte me rreth 12 milionë euro në një dekadë”

Pilku rendit qartë se çfarë duhet të ndodhë, përtej fasadës së një reforme:

  • Shkarkim i drejtuesve jo-profesionistë në qendër dhe rrethe;
  • Testim i plotë profesional dhe çmontim i ndërhyrjes politike;
  • Përfshirje e ekspertëve realë në proces — dhe këtu del në pah një tjetër boshllëk që nuk mund të anashkalohet:

“Si ka mundësi që në komisionin e ngritur nga Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë ekspert të teknologjisë ushqimore, as profesorë të standardeve ushqimore, laboratorëve apo kimisë? Ndërkohë që UBT ka Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, me figura si Kapllan Sulaj, Anila Kopali dhe Valbona Paluka, që do ishin aset për çdo reformë serioze”, pyet ai.

Kritika e tretë, por jo më pak e fortë, vjen nga Esmeralda Gjollesha, eksperte me përvojë në sektorin e sigurisë ushqimore.

“Prej më shumë se një dekade, AKU ka qenë institucioni që duhet të garantonte sigurinë ushqimore në Shqipëri. Por në vitet e fundit, ka dështuar sistematikisht, skandalet me mish të kontaminuar, fruta me pesticide të ndaluara, ushqime me origjinë të pasigurt janë bërë normë”, vë në dukje Gjollesha.

Sipas saj, ligji i miratuar në shtator të 2024 që parashikon bashkimin e tre institucioneve është reagim ndaj një situate që ka dalë jashtë kontrollit.

“Reforma duhet të sjellë një autoritet të pavarur, me bazë shkencore, me laboratorë të certifikuar dhe pa varësi politike. Kontrolli i ushqimit nuk nis në doganë dhe nuk mbaron në treg. Duhet të ndjekësh produktin nga ferma deri në tavolinën e konsumatorit”, përfundon Esmeralda Gjollesha.

Siguria ushqimore ishte një nga kapitujt me vlerësimin më negative të Komisionit Evropian në raportin e vitit 2024 për Shqipërinë. Nga progres i limituar në fushën e sigurisë ushqimore vitin e kaluar vendi rezultoi se nuk ka bërë ‘asnjë progres’ në këtë drejtim. Ndonëse qeveria vit pas viti e shpall si prioritet, buxheti dhe investimet për sigurinë ushqimore nuk arrijnë të mbulojnë nevojat e tregut. 

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama ndaj ministrisë së Bujqësisë për të nxjerrë urdhër pezullimi total për AKU-në, e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Nuk ka pezullim të punës së AKU-së appeared first on Faktoje.al.

Denaj: Pezullohen inspektimet e paautorizuara, inspektorët e AKU do t’i nënshtrohen vlerësimit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren.

Ministrja ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Komisioni do të rivlerësojë trupën aktuale të inspektorëve të AKU-së, si dhe do të merret me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj, me synim krijimin e një profili të ri inspektues në përputhje me ligjin “Për inspektimet” dhe në mbrojtje të interesit të konsumatorit.

Në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, ministrja parashtroi nevojën e dyfishimit të kuotave për studentët që angazhohen në fushën e sigurisë ushqimore, duke i hapur rrugën kështu ndërtimit të një brezi të ri profesionistësh të formuar sipas standardeve europiane.

“Le të mos harrojmë që ky universitet shumë shpejt ka të njësuar certifikatën me një nga universitetet më prestigjioze në Evropë, që është BOKU”, tha ministrja Denaj.

Garantimi i sigurisë ushqimore është një detyrim ligjor për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për të gjitha institucionet e saj të varësisë.

Rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku, vuri në dukje bashkëpunimin e konsoliduar tashmë të MBZHR-së me UBT ndërsa e vlerësoi përfshirjen e UBT-së në procesin e vlerësimit të sftafit të AKU-së, përgjegjësi dhe angazhim të plotë.

Sallaku tha se, UBT është institucioni i vetëm në Shqipëri që mbulon dhe përpiqet të sigurojë të gjitha kompetencat profesionale në fushën e bujqësisë dhe që janë të lidhura drejtëpërdrejtë edhe me sigurinë ushqimore.

“Do të sjellim në komisionin e ngritur për këtë çëshje, njerëzit më me përvojë dhe jashtë çdo konflikt interesi”, tha Sallaku.

/j.p/

The post Denaj: Pezullohen inspektimet e paautorizuara, inspektorët e AKU do t’i nënshtrohen vlerësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gabime që s’duhen përsëritur”/ Pas sulmit ndaj Trump: 6 agjentë të Shërbimit Sekret pezullohen

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë, ka pezulluar gjashtë punonjës. Masa erdhi pasi u gjendën përgjegjës për sulmin ndaj Donald Trump gjatë tubimi zgjedhor në Butler të Pensilvanisë, më 13 korrik 2024.

Zëvendësdrejtori i agjencisë, Matt Quinn tha në një intervistë me CBS News se masat disiplinore variojnë nga 10 deri në 42 ditë, duke specifikuar se punonjësit do të kenë “përgjegjësi të kufizuara” ose “role me një nivel të reduktuar të përgjegjësisë operacionale” pas kthimit të tyre.

Quinn më parë mbrojti vendimin për të mos pushuar askënd nga puna pas sulmit ndaj Butler, kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi nga një çati pranë skenës ku Trump po mbante fjalimin elektoral, duke e goditur presidentin në vesh.

Një person vdiq si pasojë e sulmit, ndërsa Crooks u vra nga një snajper i Shërbimit Sekret.

Gjatë intervistës, Quinn pranoi se agjencia ishte përgjegjëse për sulmin, i cili përfaqësonte “një dështim operacional”. “Ne jemi të përqendruar në adresimin e shkakut rrënjësor të problemit dhe mangësive që na vunë në atë situatë, për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë”.

The post “Gabime që s’duhen përsëritur”/ Pas sulmit ndaj Trump: 6 agjentë të Shërbimit Sekret pezullohen appeared first on Sot News | Lajme.

Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Durrësit ka vendosur të mbajë në fuqi masën ndaluese të sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika, i cili është nën hetim për veprën penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

DRAP Durrës mbulon përveç tri bashkive të qarkut Durrës edhe bashkitë Bulqizë, Dibër, Mat e Klos.
Vendimi është marrë më 28 qershor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, i cili ka konfirmuar vlefshmërinë e masës së sigurimit penal, duke vlerësuar se janë respektuar të gjitha kushtet e nevojshme ligjore për zbatimin e saj, në përputhje me nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas vendimit, pezullimi nga detyra i të pandehurit Lika konsiderohet i domosdoshëm për mbarëvajtjen e hetimeve, për të shmangur ndikimin e tij të mundshëm në procesin hetimor apo te vartësit në institucionin që drejtonte. Masa ndaluese u vendos pas verifikimeve paraprake të Prokurorisë, që dyshon se Hazbi Lika ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës në ushtrimin e funksioneve të tij si drejtues i DRAP Durrës.

Në vendimin e tij, gjyqtari Bekteshi vendosi se pezullimi nga detyra do të vazhdojë të jetë në fuqi, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës ose ndonjë ndryshim të rrethanave ligjore që do të justifikonte heqjen e masës.
Ndërkohë, hetimet për çështjen ndaj Hazbi Likës janë në vijim nga organi i akuzës mbi praktikat a vendimet e dyshuara si të paligjshme dhe që kanë çuar në ngritjen e kësaj akuze.

The post Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Tajlandës pezullon nga detyra Kryeministren e vendit/ Shkak një telefonatë me…

Klipi, në të cilin Paetongtarn e quajti atë “xhaxha” dhe kritikoi një komandant ushtarak tajlandez, shkaktoi zemërim publik dhe një peticion për shkarkimin e saj, të cilin gjykata po e shqyrton tani.

Gjykata Kushtetuese e Tajlandës ka pezulluar nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinawatra, i cila është nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen për shkak të bisedës së saj telefonike të publikuar me ish-liderin kamboxhian Hun Sen.

Kjo mund ta bëjë Paetongtarn politikanen e tretë në klanin e fuqishëm Shinawatra i cila ka dominuar politikën tajlandeze për dy dekadat e fundit që humbet pushtetin para se të përfundojë mandatin e saj.

Koalicioni i saj qeverisës tashmë po lëkundet me një shumicë të vogël pasi një aleat kyç konservator e braktisi atë dy javë më parë. Të martën, Paetongtarn kërkoi përsëri falje, duke shtuar se qëllimi i telefonatës së saj me Hun Sen ishte më shumë për vendin.

“Nëse do ta dëgjonit me kujdes, do ta kuptonit se nuk kisha qëllime të këqija. Kjo është ajo në të cilën do të përqendrohem dhe do të shpenzoj kohë për ta shpjeguar plotësisht”, tha ajo.

Thirrja kishte të bënte me mosmarrëveshjen kufitare midis dy vendeve , megjithëse tensionet janë rritur përsëri që nga fundi i majit kur u vra një ushtar kamboxhian. Audioja e publikuar zemëroi veçanërisht ligjvënësit konservatorë, të cilët e akuzuan atë për qetësimin e Hun Sen dhe minimin e ushtrisë së Tajlandës.

The post Gjykata e Tajlandës pezullon nga detyra Kryeministren e vendit/ Shkak një telefonatë me… appeared first on Sot News | Lajme.

E drejta intelektuale, Dogana pezullon mallra sportive fallso në Kukës

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pezulloi qarkullimin e një sasi produktesh që dyshohet se cenonin të drejtën e pronësisë intelektuale.

“Në degën e Doganës Kukës janë pezulluar për qarkullim të lirë disa mallra sportive dhe etiketa përfshirë kostume dhe bluza të markave “Macron” me mbishkrimin “FSHF”, kostume “Adidas” me mbishkrimin “REAL MADRID”, kostume “Nike” me mbishkrimin “BARCELONA”, si dhe mijëra etiketa të markave “Lacoste” dhe “Polo””, bën të ditur DPD.

Administrata Doganore siguroi se do të vijojë punën për të luftuar çdo përpjekje për futjen e mallrave të palejuara në treg, dhe për të mbrojtur interesat legjitime të mbajtësve të këtyre të drejtave në Shqipëri. /j.p/

The post E drejta intelektuale, Dogana pezullon mallra sportive fallso në Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Kryetarët e bashkive të opozitës pezullohen nga detyra për shkak të hetimeve për korrupsion

STAMBOLL, 5 qershor /ATSH/- Ministria e Brendshme në Turqi ka pezulluar nga detyra pesë kryetarë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP) në opozitë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

Pezullimet vijnë pas disa urdhërarrestesh të lëshuara si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Kryetarët e pezulluar nga detyra janë nga tre rrethe të Stambollit dhe dy zona në provincën jugore të Adanas.

Ndërkohë, prokurorët kanë nisur një hetim penal kundër udhëheqësit të CHP-së, Ozgur Ozel – lidhur me kritikat e tij ndaj kryeprokurorit publik të Stambollit dje gjatë një tubimi.

Ky vendim vjen pas një vale arrestimesh që kanë synuar figurat e opozitës dhe zyrtarët bashkiakë – që nga shkarkimi dhe burgosja e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në mars.

Imamoglu u burgos për akuza për korrupsion dhe përballet edhe me akuza të lidhura me terrorizmin. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat. //a.i/

 

The post TURQI – Kryetarët e bashkive të opozitës pezullohen nga detyra për shkak të hetimeve për korrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

MADRID, 3 qershor /ATSH-AA/ – Ministria spanjolle e Mbrojtjes ka urdhëruar pezullimin e një kontrate me një kompani izraelite, me të cilën ajo kishte rënë dakord më parë për të prodhuar sistemin raketor antitank, tip ”Spike LR2” për përdorim në Komandën e Forcave Tokësore.

Sipas lajmit të shtypit spanjoll, bazuar në burime të Ministrisë së Mbrojtjes, ky institucion ka vendosur të pezullojë kontratën e shpallur më 3 tetor 2023, me vlerë afërsisht 285 milionë euro, me ”Pap-Tecnos”, dega spanjolle e kompanisë izraelite ”Rafael Advanced Defense Systems”.

Amparo Valcarce, sekretari i Shtetit për Mbrojtjen i qeverisë spanjolle, tha javën e kaluar se qeveria po “punonte mbi planet e tërheqjes për të shmangur çdo formë varësie” nga Izraeli.

Nga ana tjetër, shtypi spanjoll shkroi se sistemet raketore në fjalë, të cilat janë përdorur deri më tani në Forcat Tokësore, janë të vjetruara dhe duhet të zëvendësohen me sisteme më moderne, si ato që përdoren në ushtritë e vendeve aleate, dhe se hulumtimi i Ministrisë së Mbrojtjes përcaktoi se vetëm kompania izraelite ka kompetencën teknike.

Mësohet se afërsisht 285 milionë euro u ndanë për 5 vjet për të pajisur njësitë e këmbësorisë tokësore dhe detare me raketa Spike LR2.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të votohet në parlamentin spanjoll një projektligj për të vendosur embargo armësh ndaj Izraelit./  /os/

The post FOKUS – Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je.

Sipas tij, vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.

Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime.

The post Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi,policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit appeared first on Sot News | Lajme.

Rudiger nuk falet/ Mbrojtësi madrilen dënohet me 6 ndeshje pezullim

I shpëtoi më të keqes, por gjithsesi mori një shuplakë të fortë.

Antonio Rydiger, mbrojtësi I Realit, u dënua me 6 ndeshje pezullim nga Komiteti I Disiplinës në futbollin spanjoll, pas veprimeve të tij në finalen e Kupës së Mbretit.

Lojtari gjerman u acarua jashtë mase me arbitrin De Burgos, ndërsa ndodhej në stol, dhe mori karton të kuq për këtë sjellje.

Më pas, ai tentoi ta godiste gjyqtarin me një qese me akull, ndonëse u ndalua me vështirësi nga shokët e skuadrës.

Sipas rregullores, ai rrezikonte nga 4 deri në 12 javë ndëshkim, ndërsa mori gjashtë.

Kjo do të thotë se Rydiger e ka mbyllur këtë sezon, ndonëse mund të luajë në Kupën e Botës për klubet.

Vlen të theksohet se mbrojtësi I Gjermanisë është I dëmtuar dhe bëri operacion në gju dhe do të duhen 6 deri në 8 javë për riaftësim.

Duke iu kthyer dënimit, vlen të theksohet se 32-vjeçari nuk e ka për herë të parë një sjellje të tillë ekstreme, pasi I ndodhi edhe në festimet pas kualifikimit ndaj Atletikos së Madridit në Champions këtë sezon.

Për këtë veprim, ai vetëm u gjobit nga UEFA dhe u paralajmërua me një ndeshje pezullim.

U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret […]

The post U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së appeared first on BoldNews.al.

U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi. Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.

Pezullimi

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

“Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.

Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.

“Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës.

The post U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së appeared first on Sot News | Lajme.

Pezullohet marrëveshja për heqjen reciproke të vizave me Bjellorusinë

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot pezullimin e marrëveshjes me qeverinë e Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë.

Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Qeveria miratoi shfuqizimin e vendimit “Për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Pezullohet marrëveshja për heqjen reciproke të vizave me Bjellorusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – CONI pezullon ngjarjet sportive për shkak të funeralit të papa Françeskut

ROMË, 22 prill /ATSH-DPA/ – Komiteti Olimpik Italian (CONI) ka bërë thirrje për pezullimin e të gjitha ngjarjeve sportive të planifikuara për të shtunën në vend, për shkak të funeralit të papa Françeskut në Romë.

Presidenti i CONI-t, Giovanni Malagò kërkoi që kjo masë të miratohej, pasi qeveria shpalli pesë ditë zi kombëtare.

Malagò gjithashtu kërkoi që të mbahej një minutë heshtje përpara të gjitha ngjarjeve sportive të javës.

Tashmë janë shtyrë tre ndeshjet e Serie A të planifikuara për të shtunën si Inter-Roma, Lazio-Parma dhe Como-Genoa.

Liga ende nuk e ka konfirmuar shtyrjen.

”Zyrtarë dhe vizitorë nga e gjithë bota pritet të dynden në Romë për funeralin e papës, i cili vdiq të hënën në mëngjes pas një goditjeje dhe sulmi në zemër”, theksoi Vatikani./   /os/

The post ITALI – CONI pezullon ngjarjet sportive për shkak të funeralit të papa Françeskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – DHL pezullon dërgesat në SHBA

DYSELDORF, 21 prill /ATSH-DPA/ – Kompania logjistike me qendër në Gjermani, DHL, nuk do të dorëzojë më paketa me vlerë më shumë se 800 dollarë për individët privatë në Amerikën e Veriut dhe kjo me efekt të menjëhershëm.

Në një deklaratë kompania tha se masa, e cila është një reagim ndaj mosmarrëveshjes tregtare të vazhdueshme me SHBA-në, pritet të zgjasë vetëm disa ditë.

“Kjo është një masë e përkohshme dhe ne do të ndajmë përditësime ndërsa situata evoluon”, vazhdoi deklarata.

Arsyeja e pezullimit ishte ndryshimi i rregulloreve doganore amerikane, që uli pragun për procedurat formale të importit nga 2 500 dollarë në 800 dollarë.

Kjo rregullore ka shkaktuar rritje të ndjeshme të kostove të zhdoganimit.

Dërgesat nga bizneset drejt bizneseve do të vazhdojnë të dërgohen, ashtu si dhe dërgesat nga bizneset për individë me vlerë më të vogël se 800 dollarë.

DHL është në pronësi të ”Deutsche Post”./ a.jor.

The post GJERMANI – DHL pezullon dërgesat në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompania DHL pezullon dërgesat në SHBA/ Sqaron KQZ: Ky vendim nuk ka ndikim te fletet e votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me pezullimin e dërgesave nga kompania DHL Express për në SHBA. Kjo kompani ka marrë përsipër dhe dërgimin e kutive me fletet e votimit për diasporën shqiptare kudo në botë, përfshi dhe në SHBA. Pas një kërkesë të dërguar nga Dosja.al, KQZ sqaron se vendimi i kësaj kompanie, nuk ka ndikim te zarfet me fletet e votimit, për shkak se këto nuk kanë vlerë doganore.

Sqarimi i KQZ-së:

Ne pergjigje te kerkeses per informacion te ardhur, ju bejme me dije se dergesat me permbajtje flete votimi jane dokumente dhe nuk kane vlere doganore. Cdo mase e perkohshme qe mund te jete marre ne lidhje me ndryshimin e tarifave dhe ndryshimin e veprimeve doganore per mallrat me vlere te larte qe kerkohet nuk kane lidhje me dokumentet. Ne kete kuptim, shqetesimi i ngritur nga ana juaj, nuk ka ndikim/lidhje me dergesat e dokumentcionit zgjedhor qe eshtenisur nga KQZ drejt zgjedhesve.

Kompania DHL pezullon dërgesat në SHBA/ Sqaron KQZ: Ky vendim nuk ka

Pergjigja

Kompania DHL Express ka pezulluar dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit të ri tarifor të Donald Trump. BBC shkruan se gjigandi i dërgesave tha se do të ndalojë përkohësisht dërgesat nga kompanitë në të gjitha vendet për konsumatorët amerikanë të hënën deri në një njoftimin të dytë. Më parë, paketat me vlerë deri në 2,500 dollarë mund të hynin në SHBA me dokumente minimale, por për shkak të kontrolleve më të forta doganore që hynë në fuqi së bashku me tarifat e Trump në fillim të këtij muaji, pragu është ulur. Kompania tha se do të vazhdojë të dorëzojë paketa me vlerë më pak se 800 dollarë, të cilat mund të dërgohen në SHBA me kontrolle minimale.

The post Kompania DHL pezullon dërgesat në SHBA/ Sqaron KQZ: Ky vendim nuk ka ndikim te fletet e votimit appeared first on Sot News | Lajme.

Pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani

Me kërkesë të Prokurorisë Berat dhe me vendim gjykate është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Autoritetet bëjnë me dije se masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” është caktuar ndaj kreut të AMP-së në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar […]

The post Pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani appeared first on BoldNews.al.

❌