Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident brenda tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur brenda tunelit të Murrizit. Mësohet se janë përplasur dy automjete.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Policia Rrugore, 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë

TIRANE, 13 prill/ATSH/ Policia Rrugore intensifikoi monitorimet e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara, 24 orë në 7 ditë të javës.

Po ashtu, policia njoftoi se në bashkëpunim me administratorët e mirëmbajtjes së tuneleve, po monitorohen 24/7 lëvizjet në tunele dhe pamjet filmike të kamerave dhe radarëve të tuneleve administrohen nga Policia Rrugore.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara, Policia Rrugore vendos masën administrative, e cila pasqyrohet menjëherë në portalin e-Albania, në adresën e drejtuesit të automjetit apo subjektit që është konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, për të cilin, krahas masës administrative, aplikohet edhe sanksioni plotësues i zbritjes deri në 15 pikë nga leja e drejtimit.
Përgjatë dy javëve të fundit, në Tunelin e Murrizit janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 40000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët, si dhe nga ata që lëvizin me biçikleta ose me monopatina.

The post Policia Rrugore, 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit

Hapja e tunelit të Murrizit për qarkullimin e mjeteve e ka bërë të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila pritet të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për veriun.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rrugëtimi i automjeteve në tunelin e Murrizit, i cili ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash.

“Pasdite nga tuneli i Murrizit”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Pas një pune sfiduese që në nisje të tij për shkak të gjeologjisë problematike të zonës nëpër të cilën kalon, Tuneli i Murrizit u hap për qarkullimin e mjeteve në 14 mars.

Tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës dhe ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit konsiderohet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm që afron qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por është po ashtu edhe një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor është rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë së Veriut Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra një rrugë lidhëse ndërkombëtare./ KultPlus.com

Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit


TIRANË, 3 prill/ATSH/ Hapja e tunelit të Murrizit për qarkullimin e mjeteve e ka bërë të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila pritet të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për veriun.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rrugëtimi i automjeteve në tunelin e Murrizit, i cili ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash.

“Pasdite nga tuneli i Murrizit”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Pas një pune sfiduese që në nisje të tij për shkak të gjeologjisë problematike të zonës nëpër të cilën kalon, Tuneli i Murrizit u hap për qarkullimin e mjeteve në 14 mars.

Tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës dhe ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit konsiderohet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm që afron qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por është po ashtu edhe një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor është rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë së Veriut Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra një rrugë lidhëse ndërkombëtare.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan pamje nga tuneli i Murrizit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama poston video: Pasdite nga Tuneli i Murrizit

”Pasdite nga Tuneli i Murrizit”,-shkruan kryeministri Edi Rama në videon e postuar për ndjekësit në Facebook. Tuneli i Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik. Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë…

Source

Parakalim i gabuar me makinën e policisë, nën hetim efektivi dhe shefi i Komisariatit të Matit

Pas denoncimit të qytetarëve se një automjet i policisë ka kryer parakalim të gabuar në tunelin e Murrizit, Policia Rrugore e Dibrës ka marrë masa, duke ndëshkuar efektivin që drejtonte automjetin e uniformave blu. “Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social “JOQ Albania”, ku shfaqet një automjet policie duke kryer parakalim brenda  […]

The post Parakalim i gabuar me makinën e policisë, nën hetim efektivi dhe shefi i Komisariatit të Matit appeared first on BoldNews.al.

Rama nuk u prit me fli në brendësi të tunelit të Murrizit

Pretendimi: Dibranët e pritën Ramën duke gatuar fli në brendësi të tunelit të Murrizit

Verdikti: E pavërtetë

Përurimi i tunelit të Murrizit në rrugën e Arbërit ishte një ngjarje e shumëpritur, e cila u transmetua në 14 mars në disa prej televizioneve kryesore. Megjithatë një prej momenteve që u kthye viral në rrjetet sociale ishte pritja e kryeministrit Rama nga një grup grash të veshura me kostume popullore të Dibrës në brendësi të tunelit. Sipas disa prej portaleve (link, link, link, link)  një prej prej zonjave dibrane po gatuante fli, një gatim tradicional i veriut, në brendësi të tunelit. Nuk mungojnë edhe komentet në video që evokojnë traditën e Dibrës dhe Veriut të vendit.

Postimet e shpërndara në mediat online

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet teksa kryeministri Edi Rama ecën brenda tunelit të Murrizit shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe një sërë zyrtarësh të tjerë publikë. Gjithashtu, pjesë e ceremonisë inauguruese ishin edhe qytetarë të shumtë, të cilët shoqëronin kryeministrin Rama gjatë inaugurimit të tunelit.

Gjithashtu, në videon e shpërndarë shihen edhe një grup valltaresh, duke i rënë dajreve. Në disa momente, një prej valltareve shihet teksa ngroh dajren dhe më pas nis t’i bjerë sërish. Dajrja është një vegël muzikore e lëkurë të regjur kafshësh, e cila duhet të ngrohet, për të kumbuar më mirë.

Ky mesa duket është edhe momenti që keqintepretohet online si një gatim I flisë në brendësi të tunelit. Flia është një ushqim tradicional shqiptar. Flija gatuhet më shumë në zonat e veriut të Shqipërisë dhe piqet në saç.

Pas 6 vitesh punime, më 14 mars u hap Tuneli i Murrizit. Me dhjetëra qytetarë u mblodhën për të festuar hapjen e Tunelit të Murrizit, duke e cilësuar atë si ditë historike për dibranët.

The post Rama nuk u prit me fli në brendësi të tunelit të Murrizit appeared first on Faktoje.al.

Rama ndan përshtypjet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Murrizit


TIRANË, 16 mars /ATSH/ Tuneli i Murrizit, i konsideruar si vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit është hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve.

Pas një pune sfiduese që në nisje të tij për shkak të gjeologjisë problematike të zonës nëpër të cilën kalon, tuneli i Murrizit është tani plotësisht i aksesueshëm duke shkurtuar distancat mes qyteteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinionet e qytetarëve të ndryshëm, të cilët shprehin vlerësimin për këtë investim që i impakton në jetën e përditshme.

“Zëri i qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit”, u shpreh Rama.

Vepër madhështore që shkurton 6 orë rrugë.

Kështu e cilësojnë qytetarët këtë investim, ndërsa shprehen se tashmë ndjehen të lehtësuar.

“Jemi shumë të kënaqur na ka ndihmuar në maksimum”, u shpreh një prej tyre.

“Klosi gjysmë ore lagje e Tiranës, Burreli 50 minuta maksimumi, Peshkopia po ashtu, Bulqiza. Të gjitha mrekulli. Jashtëzakonisht mrekulli i lumtë Edi Ramës, i qoftë hallall. Super investim”, u shprehën ndër të tjera qytetarët.

Një tjetër qytetar e konsideroi tunelin e Murrizit një vepër ndërkombëtare.

“Nuk ndihmon vetëm Dibrën dhe Klosin por ndihmon gjithë Shqipërinë. Unë jam nga Tepelena iki për në Dibër të Madhe, na ndihmon të tërëve. I shërben tregtisë me Maqedoninë e Veriut, është një vepër kolosale që as më ëndërrimtari nuk e imagjinonte”, u shpreh një tjetër.

Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Veriun.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por është një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor është rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë së Veriut Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan përshtypjet e qytetarëve pas hapjes së tunelit të Murrizit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka ndarë sot pamjet nga Tuneli i Murrrizit.

“Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit”, shprehet Rama ndërsa ka ndarë edhe komentet e vendasve.

“MIRËMËNGJES dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

 

The post Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori shpirtin, por e lidhëm Rrugën e Arbrit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga Tuneli i Murrrizit.

“Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit”, shprehet Rama ndërsa ka ndarë edhe komentet e vendasve.

“MIRËMËNGJES dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

The post Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori shpirtin, por e lidhëm Rrugën e Arbrit appeared first on Telegrafi.

Hapet tuneli i Murrizit/ Drejtuesi teknik, Mark Pepkola: Vështirësitë kanë qenë të mëdha, por tuneli ka siguri të plotë

Mark Pepkola, drejtues teknik i Tunelit të Murrizit, në një intervistë në “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, foli për hapjen e Tunelit të Murrizit, i vlerësuar si vepra kryesore e Rrugës së Arbrit.

Kjo vepër synon të nxisë edhe rritje në sektorin e turizmit si edhe në ekonominë e zonës. Gjatë intervistës, Mark Pepkola theksoi se vështirësitë në këtë projekt kanë qenë të mëdha, dhe se ky është i pari tunel në Shqipëri që hapet në një lloj formacioni të tillë, ku duhet të punoje gërmim me eskavator.

“Këtu vështirësitë kanë qenë të mëdha, pasi është i pari tunel në Shqipëri që hapet në një lloj formacioni të tillë, siç i themi ne gjeologët ‘flish’, këtu është flish argjilor me shtresa të holla gëlqerore, ç’ka do të thotë se argjilat në kontakt me gëlqerorët, se argjilat janë thuajse plastike dhe në prezencë të ujit ato rrëshqasin. Pra, tuneli këtu nuk mund të avanconte siç ka ndodhur për shembull në Llogara, me mina, me plasje etj, por këtu duhet të punojë gërmim me eskavator. Pra, ritmen e avancimit këtu, duke qenë me eskavator dhe duke qenë formacion i dobët ne jemi detyruar të ecim me para ecje. Ç’ka do të thotë që në çdo metër ne kemi futur tuba, në tavan për të qenë të sigurt në mbrojtjen e njerëzve dhe të mos na lejojë që të mbarojmë ciklin dhe në rastin konkret cikli në këtë lloj formacionesh është i gjatë. Për 24 orë mund të merrnin dy-tre cikle me një hap 0.8 metra, domethënë 50 centimetra. Kishte raste edhe 60 centimetra sepse avancimi kërkonte pasi të mbaroje 0.8, duhej menjëherë të futej troket, hekur pastaj armaturë metalike në çdo 0.8 të lidhej pastaj të futej hekur mbi armaturë, të filloje betonimi dhe në çdo 6 metra pastaj ndalonte procesi dhe fillonte procesi teknologjik i injektimit me ç’pime 6 metra me sondë që injektonim argjilë të lëngshme për të mbyllur të gjitha vrimat dhe çarjet rrotull tunelit. Dhe këto formacione mbahen me një armatim metalik tub, c ka ne, në pjesën më të madhe të tunelit, sidomos në pjesën e tunelit, rreth 2 mijë metra kemi blinduar tunelin me invert dhe e kemi lidhur me armaturën tjetër metalike që e kemi kthyer në tub. Unë i garantoj të gjithë se tuneli ka siguri të plotë dhe nuk ka asnjë problem”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Hapet tuneli i Murrizit, shkurtohet distanca mes Dibrës dhe Tiranës

Prej ditës së sotme, qytetarët e verilindjes së Shqipërisë do të mund të përshkojnë të plotë “Rrugën e Arbrit”, e cila lidh Tiranën me Dibrën. Këtë të premte, Qeveria ka inaguruar tunelin e Murrizit, me gjatësi 3.8 kilometra, e cila është dhe vepra më e rëndësishme e projektit. Tuneli kryesor ka dy korsi lëvizje me […]

The post Hapet tuneli i Murrizit, shkurtohet distanca mes Dibrës dhe Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Hapet Tuneli i Murrizit, Belinda Balluku: Një vepër arti pasi është i gjithi i blinduar me hekur. Dibra një lagje e Tiranës, në distancë

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Ai shkruan: “U dorëzua më në fund edhe Tuneli i Murrizit”. Ndërkohë zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, tha se ky investim është i gjithi i blinduar me hekur. ”3.8 kilometra i gjatë, plotësisht i kompletuar. Kemi bërë testet mbrëmë natën vonë. Këtu ndodhen edhe njësitë e zjarrfikësve.

Source

Hapet tuneli i Murrizit/ Për 60 minuta, nga Tirana në Peshkopi

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, u hap Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, hapet për qarkullimin e automjeteve.

Përfundimi i rrugës së Arbrit dhe Hapja e Tunelit të Murrizit, shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë, nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim të automjeteve.

Përfundimi i punimeve në tunelin e Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga segmentet kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxis rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Tuneli i Murrizit, ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.

Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Rruga e Arbërit bëhet pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.

Një vepër komplekse e cila mori jo pak kohë për shkak të gjeologjisë. Tuneli i Murrizit, ka nisur të hapet në maj të 2019-ës, por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, si dhe rrëshqitjes së dherave. Me hapjen e tunelit të Murrizit tashmë evitohet kalimi përmes bypassit të Murrizit.

The post Hapet tuneli i Murrizit/ Për 60 minuta, nga Tirana në Peshkopi appeared first on Albeu.com.

Hapja e tunelit të Murrizit, ministri Manja: Dibra dhe Tirana më në fund janë një

Nga Ulsi Manja Dibra dhe Tirana, më në fund një! Shkrepa një foto të rastësishme mes qindra të tillave sot — nga burra në moshë që qanin nga gëzimi, deri te fëmijët e një krahine me histori, që janë rritur me ëndrrën e Rrugës së Arbërit, rrugës së karvaneve të Dibrës. Lot gëzimi dhe krenarie, një emocion që nuk do ta harroj kurrë! Shekuj me radhë, karvanët e Dibrës kaluan Qafën e Murrizit…

Source

Tuneli i Murrizit hapet nesër, Rama: Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit pritet të hapet nesër për qarkullimin e mjeteve duke shkurtuar ndjeshëm distancën mes qyteteve.

Në prag të përurimit të kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje të tunelit i cili do të jetë nesër i hapur për qarkullim.

“Gati. Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet lagjja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama krahas fotos.

Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km.

Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

/m.m//a.f/

 

The post Tuneli i Murrizit hapet nesër, Rama: Dibra bëhet lagjja e gjelbër e Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me tunelin e Murrizit, i cili do të inaugurohet ditën e nesërme.

Rama thekson se Dita e Verës mbërrin nesër në Dibër dhe ky qytet thotë kryeministri do të bëhet “lagja e gjelbër e Tiranës”.

“Gati, nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet iher e mir lagja e gjelbërt e Tironës”, shkruan Rama.

Ndërkohë pak minuta më parë një reagim pati edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cila theksoi se tuneli i Murrizit do të hapet nesër në orën 12:00.

The post Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës appeared first on Telegrafi.

Rama: Tuneli i Murrizit dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rubrikën “Sy m’Sy” pamjet nga Tuneli i Murrizit në “Rrugën e Arbrit”.

Në bashkëbisedimin live me qytetarët në platformat sociale, Rama u shpreh se, “këtë videon e postova mbrëmë vonë me thënë të drejtën i gëzuar. Ma çuan direkt nga tuneli përkatës dhe e postova duke shkruar “e gjeni dot ku është?”. Edhe pati komente interesante me sa i pashë që mblodhi skuadra që merret me “Sy m Sy”-n edhe praktikisht është bukur për ta hapur me këtë pjesë sepse përgjigjet ishin interesante”

Rama lexoi disa komente të qytetarëve.

“Disa u morën me bojaxhinjtë që ishin në fund të tunelit. “Aty ku 10 bojaxhinj e lyejnë me rula si në kohën e qepës”, edhe me të qeshur Toni Shehu ose “Aty ku i kishit vënë për të lyer me rul njerëzit “Jorgo Mulla ose “Tuneli më i shtrenjtë në tërë globin për metër që lyhet me dorë”.

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, tuneli i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur nuk e di sa vite, po shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë, por duke e pritur dhe që mendoj se e plasi syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi. Se tek ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative edhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr”, tha Rama.

“Kështu që nesër tuneli i Murrizit hapet. Hapet më 14 mars, përkon dhe me Ditën e Verës. Kështu që nesër Ditë Vere nga Elbasani në Dibër e në të gjithë Shqipërinë, patjetër natyrisht pa harruar Tiranën”, vijoi Rama.

“Çdo copë e Shqipërisë është e mrekullueshme, por ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve është që kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme deri dje të pa arritshme në mënyrë normale, se mund të arriheshin me ditë, me mushkë, me gomar, me fuoristradë”, tha Rama.

Rama bëri me dije se brenda pak javësh do hapet edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi.
Ndërsa sa i takon Tunelit të Murrizit që hapet nesër, Rama thotë se do dibranët do e kenë plumb pushke nga Dibra në Tiranë.

“Rruga e Arbrit, plumb pushke nga Tirana deri në Dibër dhe për pak javë mbyllet dhe segmenti Maqellarë-Peshkopi dhe ata që janë në bulevardin e Peshkopisë, se pa u ardhur rruga e Arbit si dibran denbabaden nuk e quajnë. Do e kenë plumb pushke, nga hoteli i legjendarit, Hotel Turizmi i Astritit deri tek hotel i Ram Gecit, i mikut tim demokrat”, tha Rama.  /j.p/

 

The post Rama: Tuneli i Murrizit dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tuneli i Murrizit hapet me 14 Mars/ Rama: Më në fund plasi syri i keq, dorëzohet për të gjithë ata që mezi e kanë pritur në vite

Tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit pritet që të hapet të premten. Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit, tha se më në fund plasi “syri i keq”, pas problematikave për shkak të gjeologjisë.

Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e kanë pritur për vite. Dhe që mendoj se e plasi syrin e keq, syri i keq më në fund plasi se te ai tunel na u mblodh energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte tmerr kështu që nesër, tuneli i Murrizit hapet.

Përkon me ditën e verës. Nesër ditë vere nga Elbasani në Dibër e në të gjithë Shqipërinë. Jam i bindur se nëse s’ke shkuar do të zbulosh një copë Shqipërie të mrekullueshme, por ajo që kemi bërë gjatë këtyre viteve, kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme.”, tha Rama./abcnews.al

Rama publikon pamjet: Tuneli i Murrizit hapet më 14 mars (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ndan pamje nga tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën. Tuneli pritet të hapet më 14 Mars.

Nga video e publikuar nga kryeministri Rama, vihet re se tuneli është gati për qarkullimin e automjeteve. “E gjeni dot ku është”? – shkruan Rama.

“Më 14 mas do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjitha automjetet, ndërkohë do të vijojë puna në tunelin ndihmës, atë të emergjencës”, deklaroi zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspektoi më 21 shkurt punimet në tunelin e Murrizit.

Hapja e tunelit të Murrizit, e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxis rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik, tashmë për Veriun.

Tuneli i Murrizit, ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

 

The post Rama publikon pamjet: Tuneli i Murrizit hapet më 14 mars (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌