❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes disa personave në një lokal në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan.

“Me tĂ« marrĂ« informatĂ«n policia, ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojĂ« e rrahjes gjashtĂ« persona janĂ« lĂ«nduar dhe tĂ« njĂ«jtĂ«ve menjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« ofruar trajtimin e nevojshĂ«m mjekĂ«sor. Dy nga personat e lĂ«nduar nĂ«n pĂ«rcjellje tĂ« policisĂ« janĂ« duke u trajtuar nĂ« QKUK, ndĂ«rkohĂ« qĂ« katĂ«r tĂ« tjerĂ« pas trajtimit mjekĂ«sor, janĂ« shoqĂ«ruar nĂ« polici pĂ«r intervistim”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo tutje tha se policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

 

The post Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital appeared first on Telegrafi.

“E mora armĂ«n kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – RrĂ«fimi i 18-vjeçarit qĂ« plagosi dy persona pasi ia rrahĂ«n babain

Një 18-vjeçar i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim për plagosje të dyfishtë me armë zjarri rrëfen se e kreu veprën pasi fqinjët ia kishin rrahur babain me trauma lufte dhe Policia nuk kishte reaguar pavarësisht kërkesave për mbrojtje.

Në një intervistë nga brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan, një 18-vjeçar i dënuar për plagosje të dyfishtë me armë zjarri rrëfen për Dukagjinin për herë të parë ngjarjen që i ndryshoi jetën.

NĂ« emisionin “Prapa Grilave” tĂ« realizuar nga gazetari Liridon Llozani, i riu pretendon se Policia nuk ndĂ«rmori masa pĂ«r mbrojtjen e familjes sĂ« tij, ndonĂ«se kishin kĂ«rkuar urdhĂ«r mbrojtjeje pas sulmit.

Disa ditë më pas, ai hasi njërin nga të përfshirët në rrahjen e babait dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi me armë zjarri, duke plagosur dy persona.

“Me tĂ« thanĂ« tĂ« drejtĂ«n unĂ« babĂ«n e kam veteran tĂ« luftĂ«s, edhe Ă«shtĂ« i sĂ«muĂ«rĂ« prej luftĂ«s me trauma edhe ka prbl shĂ«ndetĂ«sore, edhe kanjĂ«herĂ« nuk Ă«shtĂ« vetvetja por nuk Ă«shtĂ« i dhunshĂ«m, as sen por fol vet me vete me zĂ« tĂ« lartĂ«. Edhe u kanĂ« tu u lĂ«shu poshtĂ« mahalles tu shku pĂ«r spital edhe aty ka ndodh konflikti kojshija ka dalĂ« i ka thanĂ« pse po mĂ« shanĂ« para shtĂ«pisĂ« anej knej, ka ndodh konflikti ku ai bashkĂ« me djalin e tij ma kanĂ« godit babĂ«n me shufĂ«r metalike
”

“Kjo ka zgjatĂ« 10 ditĂ« se jemi shku jemi anku nĂ« Polici anej kemi lyp vetmbrojtje a pe din urdhĂ«mbrotje nuk ma kanĂ« jep urdhĂ«rin e mbrojtjes
”

“Sdi unĂ« e kam pasur gjakun e nxehtĂ« edhe mu ka dokĂ« se Ă«shtĂ« duke mĂ« kesh si pĂ«r inati e kam nxjerr revolen e kam gju e kam plagosur
 Sa pluma i ke gju? Tash njĂ« plumb e kam gju njĂ« herĂ«, ai ka hy nĂ« kerr e kam gju edhe njĂ« njĂ« xham
 a Ă«shtĂ« plagos? Po. kam ik nga vendi ngajrjes”, ka rrĂ«fyer 18-vjeçari pĂ«r Dukagjinin.

Për këtë vepër penale, ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim. Megjithëse thotë se nuk ka qenë problematik, veprimi i tij i vetëm i dhunshëm i ka kushtuar rëndë.

“Kam mĂ«su qĂ« duhet me mendu dy herĂ« para se me bo njĂ« send, duhet me menu gjatĂ«, mos me pa deri te huna po me pa ma larg
”.

The post “E mora armĂ«n kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – RrĂ«fimi i 18-vjeçarit qĂ« plagosi dy persona pasi ia rrahĂ«n babain appeared first on Telegrafi.

Rajoni i Prishtinës krijon platformë të përbashkët për arsim cilësor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bashkëpunimi mes Kryeqytetit, Lipjanit, Fushë Kosovës e Obiliqit sot mori një formë të re, jo thjesht si fqinjësi administrative, por si një rajon që ndan përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët përmes arsimit.

NĂ« njoftim thuhet se “Konferenca NdĂ«rkomunale pĂ«r Arsimin na bashkoi pĂ«r tĂ« ndarĂ« pĂ«rvoja, pĂ«r tĂ« adresuar sfida dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« platformĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme bashkĂ«punimi”.

“Arsimi kĂ«rkon mĂ« shumĂ« se vetĂ«m pĂ«rkushtim individual. KĂ«rkon koordinim, sinqeritet dhe vullnet tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”, theksohet tutje nĂ« komunikatĂ«./Telegrafi/

The post Rajoni i Prishtinës krijon platformë të përbashkët për arsim cilësor appeared first on Telegrafi.

Zjarri bĂ«n shkrumb depot nĂ« Lipjan – Policia e cilĂ«son “zjarrvĂ«nie”

Policia e KosovĂ«s ka konfirmuar se zjarri i mbrĂ«mshĂ«m qĂ« pĂ«rfshiu dy depo nĂ« zonĂ«n industriale tĂ« Lipjanit po hetohet si rast i “zjarrvĂ«nies sĂ« qĂ«llimshme”.

Intervenimi i zjarrfikësve zgjati për më shumë se pesë orë dhe, gjatë aksionit, një pjesëtar i Njësisë së Zjarrfikësve të Lipjanit ka pësuar lëndime.

Ngjarja ndodhi tĂ« martĂ«n nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, ku fillimisht mori flakĂ« depoja e kompanisĂ« “Kipper”, e mĂ« pas zjarri u pĂ«rhap edhe nĂ« depon ngjitur tĂ« kompanisĂ« “Gorenje”.

Përmasat e zjarrit ishin të mëdha, me re tymi që u panë nga kilometra larg dhe që, edhe një ditë më pas, vazhdojnë të jenë të pranishme në zonë.

Sadri Shabani, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, ka thënë se përhapja e shpejtë e flakëve u ndihmua nga temperaturat e larta dhe përbërja e materialeve brenda depove.

“Kam kĂ«rku ndihmĂ« nga tĂ« gjitha komunat pĂ«rreth dhe mĂ« kanĂ« ardhur nĂ« ndihmĂ«. PĂ«r pesĂ« orĂ« e kemi lokalizuar zjarrin dhe kemi arritur ta ndalojmĂ« pĂ«rhapjen”, deklaroi Shabani.

Ai po ashtu njoftoi se gjatë intervenimit, një zjarrfikës është lënduar por është liruar nga QKUK pas trajtimit.

NĂ« raportin 24-orĂ«sh tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ngjarja Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “zjarrvĂ«nie”, ndĂ«rsa Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, edhe pse e kontaktuar nga mediat, nuk ka dhĂ«nĂ« ende asnjĂ« informacion shtesĂ« lidhur me hetimet.

“ZJARRVËNIE / Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 15.07.2025 – 16:26. Raportohet se janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri dy depo tĂ« dy ankuesve meshkuj kosovarĂ«. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se dhe ekipet e zjarrfikĂ«sve. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori”, thuhet nĂ« raportin e PolicisĂ«.

Ky incident vjen në një periudhë kur rastet e zjarreve në ndërtesa dhe objekte afariste janë shtuar ndjeshëm.

VetĂ«m gjatĂ« javĂ«s sĂ« kaluar, njĂ« ndĂ«rtesĂ« banimi nĂ« rrugĂ«n “UÇK” nĂ« PrishtinĂ« u pĂ«rfshi nga flakĂ«t, ndĂ«rsa para tre javĂ«sh, zjarri pĂ«rfshiu edhe njĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« lagjen Emshir.

Hetimet për rastin e Lipjanit vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaktarët dhe motivet e mundshme të zjarrvënies.

The post Zjarri bĂ«n shkrumb depot nĂ« Lipjan – Policia e cilĂ«son “zjarrvĂ«nie” appeared first on Telegrafi.

Vetëvendosje kandidon me Ilir Qeriqin për kryetar të Lipjanit

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht Ilir Qeriqin si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

NĂ« njĂ« takim me strukturat organizative tĂ« partisĂ« nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«, nĂ« prani tĂ« Kryeministrit Albin Kurti, Ă«shtĂ« konfirmuar mbĂ«shtetja pĂ«r Qeriqin, tĂ« cilin VetĂ«vendosje e ka cilĂ«suar si “alternativa mĂ« e mirĂ« pĂ«r Lipjanin”.

“Ilir Qeriqi sjell me vete pĂ«rvojĂ«n, vendosmĂ«rinĂ« dhe pĂ«rkushtimin qĂ« i duhet njĂ« drejtuesi lokal”, thuhet nĂ« njoftimin e partisĂ«. Ai ka shĂ«rbyer mĂ« parĂ« si luftĂ«tar i UÇK-sĂ«, atashe i mbrojtjes nĂ« SHBA dhe Shef i Shtabit tĂ« FSK-sĂ«.

Sipas LVV-sĂ«, kandidatura e Qeriqit pĂ«rfaqĂ«son “energjinĂ« e re dhe zhvillimin qĂ« kĂ«rkojnĂ« qytetarĂ«t nĂ« çdo lagje dhe fshat tĂ« Lipjanit”./Telegrafi/

The post Vetëvendosje kandidon me Ilir Qeriqin për kryetar të Lipjanit appeared first on Telegrafi.

“Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje, por drejtĂ«si”, familjarĂ«t e Agon Zejnullahut kĂ«rkojnĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent

“Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje por drejtĂ«si”, “Jo dhunĂ«, duam paqe pĂ«r Agonin”, “Agon Zejnullahu u vra nga ata qĂ« duhet tĂ« ishin mbrojtĂ«s, e jo vrasĂ«s”, “Sot s’ka mĂ« heshtje”, “DrejtĂ«si pĂ«r Agonin”, janĂ« disa nga pankartat qĂ« po mbajnĂ« nĂ« duar familjarĂ«t dhe miqtĂ« e Agon Zejnullahut, gjatĂ« protestĂ«s nĂ« Lipjan.

Protesta ka filluar rreth orës 11:00, ku edhe po kërkohet drejtësi për 27-vjeçarin që ka vdekur në rrethana të panjohura gjatë arrestimit nga policia, transmeton Telegrafi.

Në protestë po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët tashmë janë ndaluar para stacionit të policisë.

Vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu, në fjalimin e tij tha se kërkojnë hetim të drejtë për rastin.

“Sot nuk jemi mbledhur pĂ«r urrejtje, sot jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar drejtĂ«si. Sot jemi kĂ«tu pĂ«r Agonin, njĂ« djalĂ«, njĂ« zĂ« qĂ« nuk mund tĂ« heshtet. Jemi kĂ«tu sepse drejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« privilegj por njĂ« e drejtĂ«. KĂ«rkojmĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent. Ne protestojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore”, u shpreh ai.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për jetën që nuk është dashur të shuhet.

Pas fjalimit të tij, Alban Zejnullahu ftoi qytetarët të shpërndahen në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post “Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje, por drejtĂ«si”, familjarĂ«t e Agon Zejnullahut kĂ«rkojnĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

Para stacionit të Policisë në Lipjan kanë filluar të mblidhen qytetarë, duke kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun, 27-vjeçarin që vdiq më 7 korrik.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« detyrĂ«n mĂ« themelore – mbrojtjen e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve.

“Le tĂ« jetĂ« kjo hera e fundit qĂ« njĂ« qytetar humb jetĂ«n nga dĂ«shtimi i atyre qĂ« duhet ta mbrojnĂ«,” thuhet nĂ« njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji./Telegrafi/

 

The post Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Familja e Agon Zejnullahut thĂ«rret protestĂ« me moton “DrejtĂ«si pĂ«r Agonin”

FamiljarĂ«t dhe miqtĂ« e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetĂ«n nĂ« rrethana ende tĂ« paqarta gjatĂ« orĂ«ve tĂ« para tĂ« 7 korrikut, kanĂ« thirrur njĂ« protestĂ«. Protesta do tĂ« mbahet tĂ« shtunĂ«n, mĂ« 12 korrik, nĂ« ora 11:00, para stacionit policor nĂ« Lipjan do tĂ« mbahet njĂ« protestĂ« paqĂ«sore me moton “DrejtĂ«si pĂ«r Agonin”.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë. Ai thekson se institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le tĂ« jetĂ« kjo hera e fundit qĂ« njĂ« qytetar humb jetĂ«n nga dĂ«shtimi i atyre qĂ« duhet ta mbrojnĂ«,” thuhet nĂ« njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore, zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji.

The post Familja e Agon Zejnullahut thĂ«rret protestĂ« me moton “DrejtĂ«si pĂ«r Agonin” appeared first on Lapsi.al.

Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan

Pas lirimit nga pozita e kapitenit, Argjent Gashi, komandant i Policisë së Kosovës në Lipjan, në këtë pozitë është emëruar kapiteni Brahim Shatrolli.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij. Kapiteni Argjent Gashi ka kërkuar lirimin nga pozita e komandatit pas rastit të fundit në Lipjan, ku mbeti pa shenja jete i ri Agon Zejnullahu.

“Pas rastit tĂ« fundit i cili ka ndodhur nĂ« Lipjan, komandanti i Stacionit Policor nĂ« Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kĂ«rkuar lirim nga pozita e Komandantit tĂ« Stacionit dhe kĂ«rkesa e tij Ă«shtĂ« aprovuar. NĂ« pozitĂ«n e Komandantit tĂ« Stacionit Policor ne Lipjan, Ă«shtĂ« emĂ«ruar Kapiten Brahim Shatrolli”, ka thĂ«nĂ« Kelani.

Ndryshe, pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, mĂ« 7 korrik rreth orĂ«s 00:12, Policia kishte pranuar gjashtĂ« telefonata nga qytetarĂ« tĂ« ndryshĂ«m, qĂ« raportuan pĂ«r njĂ« person me sjellje agresive nĂ« rrugĂ«n “Haradin Bajrami” nĂ« Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

“NjĂ«sitĂ« policore reaguan menjĂ«herĂ« dhe, sipas policisĂ«, edhe nĂ« prani tĂ« tyre personi vazhdoi me sjellje tĂ« pakontrollueshme dhe tĂ« rrezikshme”.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“MbikĂ«qyrĂ«si i ndĂ«rrimit kishte thirrur edhe ndihmĂ«n e shpejtĂ«, duke vĂ«rejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shĂ«ndetĂ«sore. MegjithĂ« tentativĂ«n pĂ«r t’iu larguar policisĂ«, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbĂ«rritur pas tre minutash nĂ« vendin e ngjarjes, por ekipi mjekĂ«sor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia./Telegrafi/

The post Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisĂ« nĂ« Lipjan: Kam ofruar dorĂ«heqje – nuk jam shkarkuar

Rasti i vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu nga Lipjani gjatë ndërhyrjes nga ana e Policisë së Kosovës, ka tronditur opinionin.

Pas rastit tragjik, mbrëmë u raportua se është shkarkuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi.

Mirëpo Gashi në një prononcim për Telegrafin tha se nuk është shkarkuar, por ka ofruar dorëheqje.

“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se unĂ« kam ofruar dorĂ«heqje morale nga pozita e komandantit, nuk jam shkarkuar. Nuk ka vendim zyrtar ende, unĂ« kam ofruar dorĂ«heqje”, tha Gashi.

Ai shtoi se ende nuk ka pranuar vendim zyrtar rreth dorëheqjes së tij.

“Zyrtarisht ende nuk kam marrĂ« vendim rreth dorĂ«heqjes time, pritet. DorĂ«heqjen e kam ofruar gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme”, u shpreh Gashi.

Komandanti i policisë në Lipjan, nuk pranoi të flas rreth rastit tragjik të Agon Zejnullahut.

“Rreth rastit nuk mund tĂ« prononcohem sepse Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ«n e ProkurorisĂ«, IPK-sĂ« dhe njĂ«sisĂ« sĂ« hetimeve rajonale”, u shpreh ai.

PesĂ« zyrtarĂ« policorĂ«, Ibrahim Nela, rreshter nĂ« Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarĂ« policorĂ« tĂ« kĂ«tij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar nĂ« Stacionin Policor Ferizaj, u suspenduan dhe u dĂ«rguan nĂ« paraburgim pĂ«r ‘vrasje nga pakujdesia.

Sipas nenit 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim./Telegrafi/

The post Rasti i Agon Zejnullahut, komandanti i policisĂ« nĂ« Lipjan: Kam ofruar dorĂ«heqje – nuk jam shkarkuar appeared first on Telegrafi.

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh

Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka miratuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit prej 30 ditĂ«sh ndaj pesĂ« zyrtarĂ«ve policorĂ«, tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “vrasje nga pakujdesia” nĂ« lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, nga Lipjani.

Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Ngjarja ndodhi në natën e 7 korrikut në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën pas një ndërhyrje nga ana e policisë. Ndaj 27-vjeçarit në fjalë është përdorur sprej policor për shkak të rezistencës aktive dhe tentativës për sulm ndaj efektivëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh appeared first on Euronews Albania.

Berisha: PolicĂ«t vepruan sipas detyrĂ«s – paraburgimi po kĂ«rkohet pĂ«r shkak tĂ« tensioneve me familjarĂ«t

Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i njërit prej pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin tragjik në Lipjan, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre. Ai theksoi se zyrtarët policorë nuk kanë kontribuar e as shkaktuar vdekjen e të ndjerit dhe se deri më tani nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes.

“Sot Ă«shtĂ« kĂ«rkuar masa e paraburgimit pĂ«r pesĂ« zyrtarĂ«t policorĂ« pĂ«r njĂ« rast i cili ka tronditur secilin, por pĂ«r tĂ« cilin besoj fuqishĂ«m se zyrtarĂ«t policorĂ« as nuk i kanĂ« kontribuar e as nuk e kanĂ« shkaktuar. Policia sot po etikohet, sulmohet dhe padrejtĂ«sisht edhe po linçohet, pĂ«rderisa mjekĂ«sia nuk ka folur ende dhe nuk dihet shkaku i vdekjes apo cilat substanca kanĂ« qenĂ« nĂ« organizmin e tanimĂ« tĂ« ndjerit”, tha Berisha.

Ai shprehu keqardhje për humbjen e jetës, por theksoi se policët kanë vepruar në përputhje me trajnimet dhe detyrat e tyre, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“ZyrtarĂ«t nuk meritojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« pritje tĂ« njĂ« vendimi pĂ«r drejtĂ«si pĂ«rderisa ata kontribuan pĂ«r liri dhe vepruan ashtu siç janĂ« trajnuar pĂ«r pĂ«rdorimin e forcĂ«s dhe pĂ«r t’u dalĂ« nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve tĂ« Lipjanit”, shtoi ai.

Sipas avokatit Berisha, kërkesa për paraburgim është bërë kryesisht për shkak të tensioneve mes familjarëve të viktimës dhe zyrtarëve policorë, gjë që ai e konsideron shqetësuese për sistemin e drejtësisë dhe sigurinë në vend.

“Kjo nĂ« fakt Ă«shtĂ« njĂ« alarm pĂ«r sigurinĂ« nĂ« vendin tonĂ«, sepse po i bie qĂ« kushdo qĂ« ka telashe me drejtĂ«sinĂ« dhe kushdo qĂ« beson se policia i ka shkaktuar ndonjĂ« tĂ« keqe, pa njĂ« vendim tĂ« gjykatĂ«s, duhet tĂ« dĂ«rgohet nĂ« paraburgim. Ky Ă«shtĂ« njĂ« precedent i rrezikshĂ«m”, pĂ«rfundoi ai.

Ndërkohë, hetimet për rastin po vazhdojnë dhe pritet raporti zyrtar i autopsisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/

The post Berisha: PolicĂ«t vepruan sipas detyrĂ«s – paraburgimi po kĂ«rkohet pĂ«r shkak tĂ« tensioneve me familjarĂ«t appeared first on Telegrafi.

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Partia Demokratike e KosovĂ«s ka kĂ«rkuar dorĂ«heqjen e ministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla, si njĂ« akt moral tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« tij pas rastit tĂ« 27-vjeçarit Agon Fejzullahu nĂ« Lipjan, i cili vdiq mĂ«ngjesin e sĂ« hĂ«nĂ«s, pak pas arrestimit nga zyrtarĂ« policorĂ« tĂ« KosovĂ«s.

Deputeti i PDK-sĂ«, PĂ«rparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnĂ« deri nĂ« fund zbardhjes sĂ« rastit.

“KĂ«rkoj pĂ«rgjegjĂ«si nga organet e shtetit pĂ«r zbardhjen deri nĂ« fund tĂ« kĂ«saj ngjarjeje qĂ« na ka tronditur tĂ« gjithĂ«ve. NĂ« emĂ«r tĂ« PDK-sĂ«, kĂ«rkoj dorĂ«heqjen e ministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme si njĂ« akt moral i pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« tij politike dhe ligjore,” tha ai.

Këtë koment ai e bëri nga foltorja e Kuvendit, pas dështimit për herë të 44-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë.

/kosovapress/

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e pesë policëve të Kosovës.

Ai kërkoi hetim të thellë dhe të shpejtë për ngjarjen, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë tejkaluar kompetencat apo kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

NĂ« fjalĂ«n e tij gjatĂ« mbledhjes sĂ« QeverisĂ«, Kurti shprehu ngushĂ«llime familjes Zejnullahu, duke thĂ«nĂ« se lajmi pĂ«r vdekjen e Agonit “na ka tronditur tĂ« gjithĂ«ve”.

Ai bëri apel për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KĂ«rkoj dhe pres njĂ« hetim tĂ« thellĂ« qĂ« tĂ« vendoset drejtĂ«sia. Nuk do tĂ« ketĂ« strehĂ« nĂ« institucione pĂ«r askĂ«nd qĂ« ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrĂ«n zyrtare,” tha Kurti. Ai po ashtu paralajmĂ«roi se tendenca pĂ«r tĂ« nisur njĂ« fushatĂ« kundĂ«r PolicisĂ« Ă«shtĂ« e dĂ«mshme dhe jo zgjidhje, ndĂ«rsa theksoi se thirrjet pĂ«r drejtĂ«si janĂ« tĂ« drejta dhe duhet tĂ« dĂ«gjohen.

Një ditë më parë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor, do të përballet me dënimin e merituar.

Pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të përfshirë në këtë rast, u paraqitën të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione appeared first on Euronews Albania.

Avokati i familjes Zejnullahu thotë se nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën ndaj pesë policëve të dyshuar

Pesë zyrtarë policorë, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut, tashmë kanë arritur në Gjykatën Themelore, dega në Lipjan.

Avokati i familjes Zejnullahu nga Lipjani, Asdren Hoxha, ka thënë se është për keqardhje që nuk është lejuar të jetë në seancë, transmeton Telegrafi.

“Gjyqtarja e procedurĂ«s paraprake mĂ« refuzoi me marrĂ« pjesĂ« nĂ« seancĂ«, dhe me mbet i informuar si avokat i palĂ«s sĂ« dĂ«mtuar”, deklaroi avokati Asdren Hoxha.

Ndryshe, pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, mĂ« 7 korrik rreth orĂ«s 00:12, Policia kishte pranuar gjashtĂ« telefonata nga qytetarĂ« tĂ« ndryshĂ«m, qĂ« raportuan pĂ«r njĂ« person me sjellje agresive nĂ« rrugĂ«n “Haradin Bajrami” nĂ« Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

“NjĂ«sitĂ« policore reaguan menjĂ«herĂ« dhe, sipas policisĂ«, edhe nĂ« prani tĂ« tyre personi vazhdoi me sjellje tĂ« pakontrollueshme dhe tĂ« rrezikshme”.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“MbikĂ«qyrĂ«si i ndĂ«rrimit kishte thirrur edhe ndihmĂ«n e shpejtĂ«, duke vĂ«rejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shĂ«ndetĂ«sore. MegjithĂ« tentativĂ«n pĂ«r t’iu larguar policisĂ«, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbĂ«rritur pas tre minutash nĂ« vendin e ngjarjes, por ekipi mjekĂ«sor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia./Telegrafi/

 

The post Avokati i familjes Zejnullahu thotë se nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën ndaj pesë policëve të dyshuar appeared first on Telegrafi.

Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve

Vdekja tragjike e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe ka vënë nën presion institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Zejnullahu kishte sjellje agresive dhe ishte raportuar nga qytetarĂ«t se po sulmonte kalimtarĂ« dhe vetura nĂ« rrugĂ«n “Haradin Bajrami”. Policia kishte marrĂ« gjashtĂ« telefonata tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme nga qytetarĂ« tĂ« shqetĂ«suar dhe kishte ndĂ«rhyrĂ« nĂ« vendngjarje rreth orĂ«s 00:12. PĂ«r shkak tĂ« rezistencĂ«s aktive tĂ« Zejnullahut dhe tentativave tĂ« tij pĂ«r tĂ« sulmuar zyrtarĂ«t policorĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«rdorur sprej mbrojtĂ«s.

Pas ndërhyrjes, Zejnullahu ndërroi jetë. Në vendngjarje u gjetën gjësende personale dhe një substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike.

Aktualisht, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar dhe suspenduar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili ka nisur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sot në orën 10:30 në Gjykatën Themelore në Lipjan pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tyre.

Rasti ka shkaktuar zemërim dhe kërkesa për transparencë dhe drejtësi. Shumë qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për përdorimin e forcës dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, për të përcaktuar nëse veprimet policore ishin të justifikuara apo tejkaluan kompetencat ligjore.

Hetimet po vazhdojnë ndërkohë që publiku pret përgjigje për një ngjarje që ka tronditur komunitetin dhe ka rikthyer debatin për përdorimin e forcës nga ana e autoriteteve.

The post Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve appeared first on Sot News | Lajme.

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Vdekja e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu nga Lipjani, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka nxitur veprime simbolike proteste.

Pamjet e publikuara në media tregojnë përdorimin e forcës joproporcionale nga ana e disa zyrtarëve policorë gjatë arrestimit të Zejnullahut.

Ngjarja ka ngjallur zemërim të madh publik dhe ka vënë në pikëpyetje mënyrën e veprimit të policisë ndaj qytetarëve.

SĂ« fundmi, nĂ« afĂ«rsi tĂ« Stacionit Policor nĂ« Lipjan janĂ« shfaqur grafitĂ« me pĂ«rmbajtje protestuese, tĂ« vendosura nga “Kolektivi pĂ«r Mendim dhe Veprim Feminist”.

NĂ« to lexohen mbishkrime si: “Policia e KosovĂ«s tĂ« ndrydh derisa tĂ« vret”, “Policia i ka duart me gjak”, “Policia tĂ« vret” dhe “Kush na mbron prej PolicisĂ«?”.

Në reagimin e Kolektivit, thuhet se vdekja e Zejnullahut nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një strukture të dhunshme dhe të institucionalizuar të ushtrimit të pushtetit nga Policia e Kosovës.

“Brutaliteti policor qĂ« e la pa frymĂ« Agonin nuk ishte shpĂ«rdorim i izoluar i forcĂ«s dhe pushtetit, por njĂ« normĂ« e cila e pĂ«rshkon raportin qĂ« institucioni i policisĂ« ka krijuar me civilĂ«t/et”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ata e cilĂ«sojnĂ« ngjarjen si njĂ« “moment kritik pĂ«r ndĂ«rgjegjen kolektive”, duke theksuar se dhuna policore nuk Ă«shtĂ« e rastĂ«sishme, por sistematike dhe duhet kundĂ«rshtuar me organizim shoqĂ«ror.

“ThĂ«rrasim nĂ« mobilizim shoqĂ«ror pĂ«r siguri tĂ« gjithĂ«secilĂ«s e secilit prej nesh, dhe pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar drejtĂ«si post-mortum pĂ«r Agonin”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Ndërkohë, pesë policët e përfshirë në incidentin tragjik janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejme hetimore.

The post Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut appeared first on Telegrafi.

Osmani bën thirrje për transparencë dhe përgjegjësi institucionale pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

PRISHTINË, 8 korrik/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r transparencĂ« tĂ« plotĂ«, pĂ«rgjegjĂ«si institucionale dhe drejtĂ«si pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes sĂ« njĂ« tĂ« riu 27-vjeçar nĂ« Lipjan, pas arrestimit nga zyrtarĂ«t policorĂ«.

Rasti ka ndodhur nĂ« orĂ«t e para tĂ« 7 korrikut, ndĂ«rsa nĂ« mbrĂ«mje janĂ« arrestuar pesĂ« zyrtarĂ«t policorĂ« qĂ« janĂ« marrĂ« me rastin, nĂ«n dyshimin se e kanĂ« kryer veprĂ«n penale “vrasje nga pakujdesia”.

Policia ka thënë se i ndjeri, i identifikuar si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

“TĂ« gjitha rrethanat e kĂ«tij rasti duhet tĂ« hetohen menjĂ«herĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar qĂ« mund tĂ« ketĂ« shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet tĂ« vihet pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ« pa asnjĂ« vonesĂ«. Askush nuk Ă«shtĂ« mbi ligjin”, Ă«shtĂ« cituar tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Osmani sipas njĂ« deklarate tĂ« lĂ«shuar nga Presidenca.

Më herët gjatë ditës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar.

Nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që është thënë se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Familja është shprehur e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

VĂ«llai i viktimĂ«s, duke folur pĂ«r disa media nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 8 korrik, ka thĂ«nĂ« se familjarĂ«t nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« sqarim nga policia, ndĂ«rsa trupi i tĂ« ndjerit “ka pasur shumĂ« shenja dhe thyerje”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren. /rel/

The post Osmani bën thirrje për transparencë dhe përgjegjësi institucionale pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e të riut, në pranga 5 policë/ Kosovë, dyshohet se e dhunuan 27-vjeçarin gjatë arrestimit

Pesë zyrtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar në Lipjan, pasi një i ri dyshohet se humbi jetën për shkak të dhunës policore, rreth mesnatës së 7 korrikut.

Ne pamjet e publikuara duket momenti kur njĂ« grup policesh ndalojnĂ« 27-vjeçarin Agon Zejnullahu dhe me pas ambulanca qe mbĂ«rrin ne rrugĂ«n “Haradin Bajrami”.

Policia e Kosovës tha për mediat lokale se 27-vjeçari dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan. Policet dyshohet se e kane goditur teksa po tentonin ta arrestonin dhe pikërisht kjo dyshohet se është shkaku i vdekjes.

Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent që ka ofruar ndihmën e parë, por është konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Vëllai i Agonit tha për KosovaPress se policia është shmangur dhe nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen. Sipas Alban Zejnullahut, 27-vjeçari kishte shenja në trup dhe ka pamje që tregojnë dhunën policore.

“Kur jemi shkuar aty na kanĂ« kumtuar mjekĂ«t qĂ« trupi Ă«shtĂ« i pajetĂ«, janĂ« shmangur dhe nuk na kanĂ« treguar detaje tjera. Faktikisht i kanĂ« thĂ«nĂ« mjekĂ«s janĂ« rreh disa persona hajde merreni, veç rrahje i kanĂ« thĂ«nĂ«. Kur ka shkuar kjo e kanĂ« gjetur tĂ« vdekur, tĂ« lidhur, me mĂ« shumĂ« se 20 shenja nĂ«pĂ«r trup. I kam fotografitĂ«, kur mjekja ka konstatuar qĂ« vdekja ka ndodhĂ« para se me ardhur nĂ« emergjencĂ«. Ne i posedojmĂ« videot prej qytetarĂ«ve qĂ« falĂ«nderojmĂ« dhe mediat. Kemi videon kur edhe pas goditjes sĂ« fundit me britma, jep frymĂ«n e fundit
Nuk qĂ«ndrojnĂ«, mĂ«nyra qysh e kanĂ« shpĂ«rfaq, nuk e kemi njoftuar as ne, si person tĂ« tillĂ«, ka persona qĂ« flasin fjalĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ«, nuk lejohet nĂ« njĂ« shtet demokratik tĂ« ushtrohet dhunĂ« deri nĂ« vdekje”, ka thĂ«nĂ« Alban Zejnullahu.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan ku vdiq një i ri

PRISHTINË, 7 korrik/ATSH/ Policia e KosovĂ«s i ka arrestuar tĂ« hĂ«nĂ«n pesĂ« zyrtarĂ« tĂ« saj nĂ«n dyshimin se kanĂ« kryer veprĂ«n penale “vrasje nga pakujdesia” kur kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« njĂ« incident nĂ« Lipjan nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mĂ«ngjesit, dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur vdekja e njĂ« burri tĂ« ri, raporton Betimi pĂ«r DrejtĂ«si – medium i specializuar nĂ« fushĂ«n e sundimit tĂ« ligjit.

Arrestimi i tyre vjen pas rekomandimit të Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK) që Policia të vendosë masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në ndërhyrje.

Policia e Kosovës ka thënë më herët gjatë ditës për mediat lokale se personi i vdekur dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan.

Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent i cili ka ofruar ndihmën e parë, por që përkundur përpjekjeve është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

NĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media tĂ« lĂ«shuar nga Inspektorati Policor i KosovĂ«s Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se ky institucion ka nisur tĂ« mbledhĂ« prova materiale dhe incizime tĂ« kamerave tĂ« sigurisĂ« dhe nga telefonat mobilĂ«, dhe qĂ« rastin do ta trajtojĂ« si “hetim mbi vdekjen”.

“Suspendimi i tyre Ă«shtĂ« masĂ« administrative e pĂ«rkohshme dhe nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk paragjykon pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e tyre ligjore apo profesionale”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« mes tjerash nĂ« komunikatĂ«.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si ka thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook se “mĂ«nyra se si pesĂ« policĂ« e menaxhuan kĂ«tĂ« situatĂ« mĂ« sĂ« paku mund tĂ« quhet pakujdesi dhe amatorizĂ«m i skajshĂ«m, 27-vjeçari vdiq nĂ« dorĂ« tĂ« shtetit”.

Ai ka kĂ«rkuar llogari nĂ«se policĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« incident kishin trajnim profesional pĂ«r tĂ« menaxhuar situata tĂ« tilla, dhe nĂ«se incidenti Ă«shtĂ« rezultat “i politikave tĂ« reja tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje qĂ« policĂ«t e rinj nga shkollat e mesme tĂ« bĂ«hen policĂ« me njĂ« trajnim prej vetĂ«m 12 javĂ«sh”.

Policia e KosovĂ«s ka konfirmuar pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« muaj mĂ« parĂ« se ka mĂ« shumĂ« se njĂ« vit qĂ« ka ndryshuar planin e trajnimit profesional tĂ« policĂ«ve tĂ« rinj – nga gjashtĂ« muaj sa ka qenĂ« mĂ« herĂ«t, kohĂ«zgjatja e tij Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« tre muaj.

Për ekspertët e sigurisë ky ndryshim ishte përshkruar si shqetësues.

Policia e KosovĂ«s pati thĂ«nĂ« vetĂ«m se vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« pĂ«rshtatje me “nevojat dhe kĂ«rkesat e saj operative”, pa ofruar mĂ« shumĂ« hollĂ«si.

Policët e rinj trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit.

Kjo akademi është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatim të Ligjit (IADLEST) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për njohësit e sistemit të sigurisë, trajnimi prej tre muajsh i policëve të rinj është larg të qenët i mjaftueshëm.

Kjo situatë, sipas tyre, është duke shkaktuar edhe probleme në terren.

Sa trajnohen policët në rajon?

Në Shqipëri, trajnimi bazë i policëve zgjat gjashtë muaj, e po aq edhe në Serbi.

NĂ« FederatĂ«n e Bosnje e HercegovinĂ«s, trajnimi pĂ«r gradĂ«n “polic” zgjat gjithsej tetĂ« muaj, nga tĂ« cilĂ«t pesĂ« muaj janĂ« mĂ«sim teorik nĂ« AkademinĂ« e PolicisĂ« sĂ« MinistrisĂ« Federale tĂ« Arsimit dhe KulturĂ«s dhe tre muaj praktikĂ« nĂ« agjencitĂ« policore.

Në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, kohëzgjatja totale e trajnimit policor dhe formimit profesional është 14 muaj, nga të cilët 36 javë mësimore në Akademinë e Policisë dhe gjashtë muaj në njësitë organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska.

Në Maqedoninë e Veriut, trajnimi për policët e rinj zgjat 12 muaj, ndërsa në Mal të Zi dy vjet.

Mosha e pensionimit të policëve është 65 vjeç.

NjĂ« projektrezolutĂ« qĂ« pĂ«rfshinte pensionimin e parakohshĂ«m tĂ« tyre – e propozuar nga Partia Demokratike e KosovĂ«s nĂ« opozitĂ« nĂ« tetor tĂ« vitit 2023 -nuk u çua pĂ«rpara nga Kuvendi i KosovĂ«s.

Policët kosovarë nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor. /rel/

The post Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan ku vdiq një i ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌