Gonxhja: Masa për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore
TIRANĂ, 13 gushtATSH/ Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, reagoi sot lidhur me situatĂ«n alarmante tĂ« zjarreve qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« disa zona tĂ« vendit ditĂ«t e fundit, duke theksuar pĂ«rkushtimin maksimal tĂ« institucioneve pĂ«r tĂ« mbrojtur trashĂ«giminĂ« kulturore kombĂ«tare nga rreziku i flakĂ«ve.
Gonxhja bëri me dije se MEKI në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe drejtoritë rajonale po ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në terren dhe ka marrë masa konkrete për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore.
Sipas tij, në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht përhapjes së zjarreve në disa vatra, nuk janë raportuar dëmtime në objekte të trashëgimisë kulturore.
âNdĂ«rhyrja e shpejtĂ« e strukturave tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe e ushtrisĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur qĂ« monumente si Muzeu i KastriotĂ«ve dhe KĂ«shtjella e Fletit tĂ« mbeten tĂ« paprekura dhe jashtĂ« rrezikutâ, tha ai.
Ndërsa në qarkun e Vlorës, ministry informoi se zjarret kanë prekur zonën pranë Manastirit të Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku është dëmtuar vetëm bimësia në oborrin e pasëm të objektit, pa u cenuar struktura arkitektonike e Manastirit.
Ai vuri në dukje se situata më problematike është regjistruar në qarkun Gjirokastër, ku Kisha e Shën Ilias në fshatin Lekël, një monument kulture i kategorisë së dytë, ka pësuar dëmtime si pasojë e përhapjes së flakëve. Megjithatë, falë reagimit të menjëhershëm, pjesa më e madhe e kishës është shpëtuar dhe tashmë është në proces hartimi një projekt ndërhyrjeje për restaurim dhe rikuperim të dëmeve.
Ministri Gonxhja theksoi se të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndërmarrë masa parandaluese për të mbrojtur monumentet.
âAto kanĂ« krijuar breza sigurie pĂ«rreth objekteve, kanĂ« larguar vegjetacionin e thatĂ«, kanĂ« ngritur grupe kontakti me strukturat e zjarrfikĂ«sve dhe kanĂ« bashkĂ«punuar ngushtĂ« me autoritetet lokale, duke pajisur stafin me mjetet dhe materialet e nevojshme pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s nĂ« terrenâ, tha ai.
Gonxhja bëri thirrje për vigjilencë dhe përgjegjësi nga ana e qytetarëve, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë apo gjatë pastrimit të parcelave dhe të raportojnë menjëherë çdo sinjal tymi apo flake që mund të vënë re.
/r.e//a.f/
The post Gonxhja: Masa për të parandaluar dëmtimet në monumentet historike dhe kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.