Shqipëria në emergjencë nga zjarret
Shqipëria po përballet me një valë zjarresh të paprecedentë. Gramshi dhe Delvina janë dy zonat më të rrezikuara, me helikopterë dhe autobote që ndërhyjnë pa pushim. Ekspertët thonë se mungesa e investimeve dhe papërgjegjshmëria po shkatërrojnë pyjet dhe kullotat tona.
Esmeralda Topi
Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka përjetuar një valë të paprecedentë zjarresh, me 64 vatra të regjistruara në të gjithë vendin, nga të cilat 24 mbeten ende aktive. Mbi 10 mijë forca emergjencash, janë në terren duke punuar pa ndërprerje, por situata nuk po favorizohet për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.


Operacioni i gjerë kundër flakëve ka vijuar gjatë gjithë natës, me qëllim mbrojtjen e zonave të banuara dhe parqeve kombëtare. Ministria e mbrojtjes bën me dije se nga ajri po operojnë pesë helikopterë, tre në Gramsh dhe dy në Delvinë, ndërsa njësitë tokësore vazhdojnë ndërhyrjen në zona të vështira dhe të thella pyjore.
Aktualisht, Gramshi dhe Delvina rezultojnë zonat më problematike. Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuim në fshatrat Nartë dhe Skënderbegas të Gramshit dhe në Delvinë.
Në Gramsh, zjarri ka marrë përmasa të mëdha në Kullollas dhe Skënderbegas, duke shkaktuar edhe një viktimë dhe dëme materiale. Në Mukaj e Sojnik, situata mbetet e rrezikshme dhe ndërhyrjet nga ajri po vazhdojnë me mbështetjen e forcave vendore.
Në Delvinë, zjarri që ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, ka shkatërruar 5 shtëpi. Një avion nga Italia, njësitë zjarrfikëse, forcat e FNSH-së, Delta dhe Shqiponjat, bashkë me 7 autobote uji dhe 120 trupa të Forcave të Armatosura po ndërhyjnë me intensitet, duke e ndjekur flakën deri mbi fshatin Vllahat.
Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.
Ndërsa në Tepelenë, Shkodër, Tiranë, Dibër dhe Kolonjë, forcat e emergjencës vijojnë operacionet, duke përdorur çdo mjet të mundshëm për izolimin dhe shuarjen e vatrave.
Parashikimet meteorologjike paralajmërojnë temperatura të larta dhe erëra të forta, që rrisin rrezikun për riaktivizimin e zjarreve dhe krijimin e vatrave të reja.
Pse po digjet vendi?
Por pas çdo flake, pas çdo tymi, ka një të vërtetë më të hidhur se çdo raport operativ. Inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku e thotë qartë:
âPo e djegim ShqipĂ«rinĂ« me duart tona. E dimĂ« qĂ« ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend i vogĂ«l. NjĂ« grusht tokĂ« qĂ« pĂ«r shekuj Ă«shtĂ« mbrojtur me gjak, dhe qĂ« sot, po digjet⊠nga vetĂ« shqiptarĂ«t e saj. Zjarret qĂ« pĂ«rpijnĂ« pyje e kullota nuk janĂ« fatkeqĂ«si natyrore. JanĂ« krim kundĂ«r vendit, tĂ« vetmit qĂ« kemi nĂ« kĂ«tĂ« botĂ«.â
Diku thekson se pas çdo tragjedie nuk zhduket vetĂ«m njĂ« pyll. âĂshtĂ« toka jonĂ« qĂ« bĂ«het mĂ« e varfĂ«r, ajri mĂ« i rĂ«ndĂ«, vendi ynĂ« mĂ« i zbrazĂ«t,â thotĂ« ai.
Nga ana tjetĂ«r, Agron Haxhimali, drejtues i Institutit tĂ« Bashkive, nxjerr nĂ« pah njĂ« tjetĂ«r problem thelbĂ«sor: âShumĂ« para nĂ« âseliâ dhe pak nĂ« âfrontâ. BashkitĂ« kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« drejtpĂ«rdrejta pĂ«r emergjencat dhe zjarrfikĂ«sit, por kapacitetet operative shpesh mungojnĂ«. Nga 70 stacionet zjarrfikĂ«se pĂ«r 61 bashki, buxheti vendor pĂ«r vitin 2025 Ă«shtĂ« 21 milionĂ« euro, ndĂ«rsa Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile, me 55 milionĂ« euro, kryen kryesisht funksione koordinuese dhe mbikĂ«qyrĂ«se.â

Haxhimali thekson pabarazinë mes përgjegjësive dhe resurseve: paratë dhe kapacitetet kryesore qëndrojnë te niveli qendror, ndërkohë që emergjencat ndodhin në terren.
âKjo sjell mungesĂ« efektive tĂ« mjeteve, teknologjisĂ« dhe trajnimit lokal, duke e bĂ«rĂ« shpesh tĂ« vĂ«shtirĂ« reagimin nĂ« kohĂ«,â shprehet ai. RishpĂ«rndarja e buxhetit dhe investimi nĂ« pajisje moderne, dronĂ« monitorimi dhe sisteme alarmi tĂ« hershĂ«m janĂ« hapa tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar situatĂ«n.

Abdulla Diku paralajmĂ«ron se papĂ«rgjegjshmĂ«ria e bashkive dhe mosinvestimi nĂ« specialistĂ« pyjesh ka lehtĂ«suar shkatĂ«rrimin. âĂdo institucion duhet tĂ« nxjerrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« nga çdo kryetar bashkie qĂ« nuk investon nĂ« pajisjet bazike pĂ«r mbrojtjen nga zjarri dhe nuk ka pĂ«rgatitur planin e masave sipas ligjit,â thotĂ« ai.
NdĂ«rsa helikopterĂ«t dhe autobotet pĂ«rpiqen tĂ« shuajnĂ« flakĂ«t, debati mbi modelin e decentralizimit dhe buxhetin mbetet i hapur. A Ă«shtĂ« ky modeli qĂ« na duhet, apo duhet tĂ« rishikohet pĂ«r tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« kapacitete tek bashkitĂ«? Haxhimali e pĂ«rmbledh me njĂ« ironi tĂ« hidhur: âSot kemi shumĂ« para nĂ« zyrĂ« dhe pak nĂ« terren. Zjarret ndodhin nĂ« terren, jo nĂ« seli.â
Në këto kushte, Instituti për Bashkitë Shqiptare kërkon mbledhjen urgjente të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për të shqyrtuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe e kategorizon situatën si emergjencë civile.
Instituti shpreh solidaritet të plotë me qytetarët e komunitetet e prekura, si dhe me trupat zjarrfikëse që rrezikojnë jetën në terren. Po ashtu, theksohet nevoja për një vlerësim të plotë të dëmeve dhe zbatimin e masave ligjore për kompensimin dhe rikuperimin e tyre.
Në këtë valë zjarresh, qindra hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar. Ligji parashikon 5 deri në 20 vite burg për zjarrvënien e qëllimshme, por në dhjetë vitet e fundit, nga 253 procedime penale, vetëm 3 persona janë dënuar.
The post Shqipëria në emergjencë nga zjarret appeared first on Faktoje.al.