Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prishi vendimin e Shkallës së Parë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako që e ka dënuar me 4 vite burg, duke e rikthyer çështjen për rigjykim.

Bëhet fjalë për dosjen hetimore të Inceneratorit të Tiranës. Apeli i Posaçëm e dha vendimin pasi shqyrtoi ankimimin e SPAK dhe të vetë Alqi Bllakos, pas vendimit të Shkallës së Parë.

Në apelimin e vendimit të Shkallës së Parë, Alqi Bllako kishte kërkuar pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuzë e tillë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani kryesuese dhe më anëtare Miliana Muça dhe Tereza Merkaj shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimin e paraqitur nga i pandehuri Alqi Bllako ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Apeli vendosi prishjen e vendimit të 11 marsit 2025 duke u urdhëruar dërgimi i akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

The post Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur ditën e sotme vendimin për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili kishte ankimuar dënimin e tij për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që seanca u mbajt të enjten e kaluar. Apeli ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, me […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, duke e dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, dënimi i cili zbriti në 2 vite e 20 dite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Goro u dënua për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste dhe mosdeklarim pasurie.

Apeli po ashtu vendosi konfiskimin e apartamentit rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula.

Shkalla e pare e gjykimit kishte vendosur më herët t’ia kthente apartamentin firmës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese) dhe me anëtarë Dhimitër Lara dhe Miliana Muça shpalli sot vendimin në lidhje me ankimimet e të pandehurve ndaj vendimit të datës 13 mars të këtij viti të GJKKO.

Apeli urdhëroi konfiskimin e apartamentit duke mos pranuar ankimimin e shoqërisë ndërtuese.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërdorim detyre/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me burg për ish-kreun e Bashkisë Himarë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg.

Sipas SPAK, Jorgo Goro ka lejuar përmes dokumentave të falsifikuara, tjetërsimin e një prone nga tokë shtet në pronësi të privatëve. Bëhet fjalë për mbi 10 mijë m2 tokë në fshatin Gjilekë.

Vendimi i Gjykatës: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

 1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:

– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

Rreth dy orë ka zgjatur seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit, në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar dënimin e tij për inceneratorin e Tiranës. Bllako u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në […]

The post Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon appeared first on BoldNews.al.

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së dhe ka rikthyer masën e arrestit ndaj avokatit Armand Tragaj, në lidhje me operacionin “Ura”, ku u godit banda e Elvis Doçit i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”. Fillimisht Armand Tragaj u arrestua fillimisht nga SPAK duke përfunduar në qeli, […]

The post “Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj appeared first on BoldNews.al.

Lyoni fiton apelin, klubi mbetet pjesë e kampionatit elitar francez

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e marrë nga organi i kontrollit financiar të futbollit francez, që rrëzonte këtë ekip një kategori më poshtë për shkak të problemeve financiare. Pasi u mor në shqyrtim çështja, u pa e […]

The post Lyoni fiton apelin, klubi mbetet pjesë e kampionatit elitar francez appeared first on BoldNews.al.

Apeli ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve të drogës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të premten se kishte ndryshuar pjesërisht një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe kishte pranuar kërkesën e SPAK për tre prej të pandehurve, duke ashpërsuar edhe dënimet ndaj tyre. Braniol Liço, Lulzim Selimi dhe Dhimitër Nina u gjetën fajtorë […]

The post Apeli ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve të drogës appeared first on Reporter.al.

I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte ndaj popullatës civile, Apeli në Kosovë vendos për Bajroviç

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem Bajroviçin, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatra të Istogut gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-‘99. Apeli njoftoi se e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së Bajroviëit, duke e […]

The post I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte ndaj popullatës civile, Apeli në Kosovë vendos për Bajroviç appeared first on BoldNews.al.

Apeli jep 100 orë punë publike ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin lidhur me ankimimin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj, i cili ankimoi vendimin e GJKKO-së që e dënoi me gjashtë muaj burg për fshehje pasurie, dënim që iu konvertua në shërbim prove. Por Apeli vendosi ta dënojë Zenelajn me 100 orë pune në shërbim të komunitetit.

Zenelaj akuzohet për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë.

The post Apeli jep 100 orë punë publike ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj appeared first on Lapsi.al.

Apeli rrëzon dënimet për vrasjen e Martin Çeços, çështja kthehet për rigjykim në Korçë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë për çështjen e vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, duke e kthyer atë për rigjykim. Vendimi i Apelit u mor më 24 qershor 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga relatore Marsela Pepi dhe […]

The post Apeli rrëzon dënimet për vrasjen e Martin Çeços, çështja kthehet për rigjykim në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme e Apelit vendos të shtyjë seancën për Vangjush Dakon. Kjo për shkak se Adrian Bulku, njeri nga të pandehurit, kishte njoftuar gjykatës se sot ishte në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe kërkonte të caktohej një datë tjetër pasi dëshironte që të ishte i pranishëm. Seanca e radhës në datën […]

The post Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e sekuestros së apartamentit në “Kodrën e Diellit” në pronësi të kompanisë ndërtuese “Agikons”, por hetimet e autoriteteve dyshojnë se apartamenti është një pasuri e fshehur dhe në fakt është përdorur nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij, […]

The post Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të Erion Veliajt

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e Kodrës së Diellit, që dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e bërë nga kompania “AgiKons” sh.p.k., e cila kishte kundërshtuar vendimin e marrë në muaj majin ku ishte vendosur masa e sekuestros pasurore mbi pasurinë e paluajtshme në fjalë. Gjykata vendosi të miratojë në tërësi vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të ligjshëm sekuestrimin e apartamentit.

Gjithashtu sot në GJKKO, Prokuroria e Posaçme do të prezantojë raportin 2-mujor të hetimeve ndaj kryebashkiakut Veliaj. Prezantimi i raportit do të mbahej ditën e premte më datë 13 qershor, por u shty për shkak se në seancë mungonte biznesmeni Elman Abule, i cili është nën masën “arrest në shtëpi”.

Në seancën e sotme, Veliaj nuk është paraqitur në GJKKO, por është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij mbrojtjes. Ndërkohë që në seancën e sotme, biznesmeni Abule ka marrë pjesë.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të Erion Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të dhënë më herët ndaj tij.

Sa i përket kërkesës për zëvendësimin e masës me garanci pasurore, avokatët e Veliajt nuk ofruan një shumë të caktuar, duke ia lënë vendimmarrjen gjyqtares.

Në përfundim, gjykata nuk pranoi ndryshimin e masës dhe vendimi për “arrest me burg” mbetet në fuqi.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai po hetohet për korrupsion pasiv në 9 episode dhe për pastrim parash, për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK ka zgjeruar hetimet edhe ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila dyshohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas SPAK Veliaj së bashku me bashkëshorten dhe kompanitë në emër të saj kanë ngritur një skemë komplekse për përvetësimin e fondeve të Bashkisë Tiranë.

Po ashtu, nën akuzë janë vënë pesë biznesmenë, të cilët, sipas hetimeve, kanë paguar ryshfet për të siguruar fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn appeared first on Euronews Albania.

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, çfarë pritet të ndodhë në gjykatë të hënën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në paraburgim në Burgun e Durrësit, do të dalë këtë të hënë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Përmes avokatëve të tij, Veliaj kërkon lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës me një më të butë, duke ofruar gjithashtu garanci pasurore në mbështetje të kërkesës.

Më herët, ai ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë për të njëjtën çështje, por deri më tani nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese që do ta trajtojë.

Veliaj ndodhet në hetim nga SPAK për çështje që lidhen me shpërdorim detyre dhe korrupsion në ushtrimin e funksioneve publike. Seanca në Apelin e Posaçëm pritet të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të procesit ndaj tij.

The post Veliaj kërkon lirimin nga burgu, çfarë pritet të ndodhë në gjykatë të hënën appeared first on Lapsi.al.

Kërkesë për lirim në këmbim të pasurisë/ Veliaj nesër para Apelit për masën e sigurisë

Seanca e nesërme do të mbahet pasi ka një ankimim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vazhdimin e masës së sigurisë. Të hënën në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Objekti i kërkesës: “Ankim ndaj vendimit nr. 219 akti, datë 23.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Informacion 2 mujor për zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim Erion Veliaj lidhur me hetimet paraprake për procedimin penal Nr. 27, të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ndaj Veliajt, rëndojnë 12 akuza për 4 vepra penale:

-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë;

-Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë;

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

-Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim.

Gjyqtari i çështjes pritet të jetë sërish Engert Pëllumbi, i njëjti gjyqtar që mbajti në arrest Erion Veliajn, pas ankimimit të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërkohë, përmes avokatëve të tij, Veliaj ka kërkuar një masë sigurie më lehtësuese, kundrejt ofrimit të garancisë pasurore.

Në një kohë kur SPAK i ka komunikuar Veliajt se ka konsumuar 9 herë veprën penale të korrupsionit, Veliaj ofron para për lirim nga burgu. Me paratë e kujt do të paguajë garancinë Erion Veliaj, kur Prokuroria e Posaçme po heton pikërisht për këto para.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt. Akuza u caktuan edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë hetim: bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe biznesmenët: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

The post Kërkesë për lirim në këmbim të pasurisë/ Veliaj nesër para Apelit për masën e sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në paraburgim në Burgun e Durrësit, do të dalë këtë të hënë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Përmes avokatëve të tij, Veliaj kërkon lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës me një më të butë, duke ofruar gjithashtu garanci pasurore në mbështetje të kërkesës.

Më herët, ai ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë për të njëjtën çështje, por deri më tani nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese që do ta trajtojë.

Veliaj ndodhet në hetim nga SPAK për çështje që lidhen me shpërdorim detyre dhe korrupsion në ushtrimin e funksioneve publike. Seanca në Apelin e Posaçëm pritet të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të procesit ndaj tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën appeared first on Euronews Albania.

Apeli nuk pranon kërkesën e Ben Qimes, e do pas hekurave për kërcënimin me jetë të gjyqtarit në Fier

✇Albeu
By: M C

Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja, do të vazhdojë të jetë i shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila ka refuzuar kërkesën e tij për shfuqizimin e masë së sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet se kërcënuar me jetë një gjyqtar në Fier.

Gjyqtari Vladimir Cjapi është marrë mbrojtje të posaçme për një periudhë 6 mujore pas kërcënimeve që ka marrë nga Arben Isufaj, në muajin Shkurt 2025.

Mbi 55 vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ka qenë noteri Arben Tahiraj, i cili është mik me gjyqtarin Vladimir Cjapi, që ka treguar në polici gjithë ngjarjen.

Arben Isufaj është shpallur në kërkim për këto dy akuza, por nuk është gjetur në shtëpi gjatë bastisjes së Policisë, ndërkohë që gjykata ka caktuar për të masën paraprake të sigurisë “Arrest në burg”, që Isufaj është përpjekur ta rrëzojë në Apelin e Tiranës por më kot.

“Pasi i thashë që e njoh Ladin dhe e kam shok, Arben Isufaj mu drejtua menjëherë me fjalët kërcënuese: ‘Do tju vras të dyve’. Në këtë moment unë e pyeta; “Përse?’. Por ai më tha: ‘Ju më keni përmendur mua dhe nipat e mi’.

Në këtë moment ai u kthye nga unë duke më thënë që t’i bëj me dije Ladit që: ‘Do ta vras, do ta zhduk, do i vras fëmijët. Nuk kam dashur të vete te gjykata se do ta degjeneroja atje. S’dua tja di për njeri kush është Ladi’. Unë i thashë që:‘Nuk të ka përmendur dhe s’kam punë me ty’.Por ai vazhdoi të më thoshte që: ‘Ke qenë në një tavolinë me të, kur më ka përmendur’”, ka treguar Tahiraj.

Arben Isufaj i njohur ndryshe si “Ben Qimja” u lirua në vitin 2015 nga burgu. Gjykata e Fierit, atëkohë liroi nga akuzat Ben Qimen duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ai konsiderohej si një ndër personat më të kërkuar të Policisë italiane, ndërsa u arrestua në Shqipëri në vitin 2014, por kërkesa e tij për ekstradim u rrëzua. Ai është akuzuar gjithashtu nga Prokuroria për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, por që nuk është provuar në Gjykatë.

Në maj të 2023, Gjykata e Posaçme konfiskoi 11 pasuri Arben Isufajt. Për llogari të shtetit kaluan: një pulari, kapitalet e shoqërisë “Akili ALB SHPK”, sipërfaqe toke dhe truall si dhe gjashtë automjete. Këto pasuri janë në Fier dhe janë vendosur me të ardhura nga trafiku i drogës.

The post Apeli nuk pranon kërkesën e Ben Qimes, e do pas hekurave për kërcënimin me jetë të gjyqtarit në Fier appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se mori ryshfet, Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Roven Zeka, ndërsa ka zbutur masën për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, duke e kaluar atë në “arrest në shtëpi” për shkak të rrethanave familjare.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa dy zyrtarët policorë u arrestuan si pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK, për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Akuzat: Marrje ryshfeti për të shmangur ndalimin

Sipas SPAK, më 16 prill 2025, në Tiranë, një grua me inicialet A.V. u përfshi në një aksident rrugor, ku u plagosën pesë persona që udhëtonin në një tjetër automjet.

Shoferja, bashkëshortja e shtetasit E.V., i dyshuar për korrupsion aktiv, dyshohet se i ka dhënë ryshfet dy zyrtarëve të policisë për të shmangur ndalimin.

Hetimet tregojnë se efektivët i kanë kërkuar familjarëve të saj një shumë prej 2 mijë eurosh për të mos arrestuar A.V. Paratë janë siguruar nga bashkëshorti i saj, me ndihmën e personave të tjerë, dhe janë dorëzuar njërit prej efektivëve të policisë rrugore – fakt që, sipas SPAK, është provuar gjatë hetimeve.

Operacioni u krye nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet se mori ryshfet, Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës appeared first on Euronews Albania.

❌