Rregullore e re për ndërtimet, masa të shtuara sigurie dhe monitorim në kantierë
TIRANĂ, 5 gusht/ATSH/ NĂ« Fletoren Zyrtare Ă«shtĂ« publikuar rregullorja e re qĂ« pĂ«rcakton rregullat pĂ«r organizimin dhe funksionimin e kantiereve tĂ« ndĂ«rtimit, pajisjen e tyre me mjete te monitorimit elektronik si dhe pĂ«rcakton detyrimet e zhvilluesit, zbatuesit tĂ« punimeve, drejtuesit teknik dhe mbikĂ«qyrĂ«sit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« punimeve nĂ« pĂ«rputhje me lejet e ndĂ«rtimit, si pas projektit tĂ« miratuar nga autoriteti pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r zhvillimin e territorit.
Sipas kësaj rregulloreje, një kantier konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi përreth tij, janë instaluar sinjalistika përkatëse, kamerat e sigurisë dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues.
Ndërtuesit janë të detyruar të vendosin të paktën katër kamera sigurie, nga një në secilin kënd të kantierit, si dhe një foto të projektit në pjesën ballore të tij.
Po ashtu, duhet të vendosen tabela që përmbajnë të dhëna të plota për objektin që do të ndërtohet, përfshirë lejen e ndërtimit, sipërfaqen, intensitetin, afatin e punimeve dhe një numër telefoni kontakti për komunikim të drejtpërdrejtë.
Rregullorja e re parashikon që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit të kenë akses të drejtpërdrejtë në kamerat e sigurisë të vendosura në kantier, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nëse punimet po kryhen në përputhje me lejen e dhënë.
Gjithashtu, të gjitha mjetet që përdoren në kantier duhet të jenë të pajisura me pajisje GPS funksionale, në të cilat këto institucione do të kenë po ashtu akses të plotë për të ndjekur lëvizjen dhe përdorimin e tyre.
Zbatuesi i punimeve ka përgjegjësi të plotë për të siguruar që në kantier të jenë të pranishëm punëmarrës të pajisur me mjete mbrojtëse personale.
Duhet të sigurohet mbrojtje e detyrueshme përmes vendosjes së skelave të sigurta dhe daljeve të jashtme, si dhe mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme nga rrymat elektrike për të gjitha pajisjet dhe mekanizmat që përdoren në ndërtim.
Përveç kësaj, kërkohet mirëmbajtje dhe kontroll i rregullt i makinerive gjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit.
Në rastet kur këto masa mbrojtëse nuk garantojnë sigurinë e punëtorëve, drejtuesi teknik i kantierit është i detyruar të pezullojë punën deri në përmbushjen e kushteve të përcaktuara.
Ădo defekt i konstatuar nĂ« procesin e ndĂ«rtimit duhet tĂ« raportohet menjĂ«herĂ« nga mbikĂ«qyrĂ«si i punimeve te zbatuesi, sĂ« bashku me njĂ« afat tĂ« pĂ«rcaktuar pĂ«r korrigjimin e tij.
/a.f/
The post Rregullore e re për ndërtimet, masa të shtuara sigurie dhe monitorim në kantierë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.