❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Makarona kremozë me kërpudha dhe file pule

Shije të buta dhe aromë të freskët për një drekë të ngrohtë familjare

Përbërësit:

‱ 400 g pasta (p.sh. penne ose tagliatelle)
‱ 300 g fileto pule
‱ 250 g kĂ«rpudha (champignon ose tĂ« pĂ«rziera)
‱ 200 ml krem gatimi (pana)
‱ 1 qepĂ« e vogĂ«l
‱ 2 thelpinj hudhre
‱ 50 g djathĂ« parmigiano i grirĂ«
‱ 2 lugĂ« gjelle vaj ulliri ose gjalpĂ«
‱ KripĂ«, piper, majdanoz i freskĂ«t

Përgatitja:

1. Ziej makaronat sipas udhëzimit në paketim (në ujë me kripë), kulloji dhe ruaj një gotë ujë nga zierja.
2. Prij qepën imët, fileton e pulës në copa të vogla dhe kërpudhat në feta.
3. Në një tigan të madh, ngroh vajin ose gjalpin, kavërdis qepën derisa të bëhet e tejdukshme, pastaj shto hudhrën e grirë.
4. Shto copat e pulës, kavërdis derisa të marrin ngjyrë të artë.
5. Shto kërpudhat dhe gatuaj derisa të zbuten.
6. Shto kremin e gatimit, pak ujë nga pasta për ta bërë salcën më të trashë dhe më kremoze. Kripë dhe piper sipas shijes.
7. Përziej pastat e ziera me sosin. Shto parmixhanin dhe majdanozin.
8. Shërbeji të ngrohta, me pak djathë shtesë sipër.

Ju bĂ«ftĂ« mirĂ«, – transmeton Telegrafi.

The post Makarona kremozë me kërpudha dhe file pule appeared first on Telegrafi.

Pulë e mbushur me spinaq dhe kajmak

Gjatë ditëve të nxehta të verës, përgatitja e drekës mund të jetë një sfidë

Kërkohet që të kalojmë sa më pak kohë në kuzhinë, por që ushqimi të jetë gjithmonë i shijshëm dhe të kënaqë jo vetëm shijen, por edhe syrin.

Sot ndajmë me ju një recetë të thjeshtë, të shijshme dhe shumë të dashur për familjen.

Përbërësit

â–Ș 3 fileto pule (mish i bardhĂ«)
â–Ș Vaj ulliri
â–Ș Spec i tymosur
â–Ș HudhĂ«r e grirĂ« imĂ«t
â–Ș KripĂ«
â–Ș Piper i zi
â–Ș ErĂ«za

Për mbushjen

â–Ș 150 g kajmak
â–Ș 1 lugĂ« majonezĂ«
â–Ș NjĂ« grusht spinaq i freskĂ«t
â–Ș KripĂ« dhe piper sipas shijes
â–Ș Parmezan i grirĂ«
â–Ș HudhĂ«r

Përgatitja

Hapi 1: Filetot e pulës lyeni me vaj ulliri dhe i kriposni duke i shtuar edhe erëzat dhe hudhrën. Fërkojini mirë që të përthithin aromat.

Hapi 2: Prijeni fileton pĂ«rgjysmĂ«, por jo deri nĂ« fund – krijoni njĂ« lloj “xhepi” nĂ« mes.

Hapi 3: PĂ«rziejini tĂ« gjithĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sit e mbushjes dhe mbushni “xhepin” e çdo filetoje.

Hapi 4: Vendoseni mishin në një tavë qelqi të lyer paraprakisht me pak gjalpë ose vaj ulliri. Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Këshillë: Kjo recetë shoqërohet me një sallatë të freskët verore ose me perime të pjekura.

Ju bëftë mirë! i transmeton Telegrafi.

The post Pulë e mbushur me spinaq dhe kajmak appeared first on Telegrafi.

“Rama hĂ«ngri pulĂ« me salmonelĂ«, u sĂ«mur”/ Berisha: Biznesmeni qĂ« i solli, eksponent i PS!

Sali Berisha, gjatĂ« njĂ« takimi me fermerĂ«t e Elbasanit nĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s pĂ«r zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar edhe skandalin me tonelata mish pule me salmonelĂ« tĂ« importuara nĂ« vendin tonĂ« nga Brazili. Berisha hodhi akuza se biznesmeni Mondi Goxha, pronari i dy kompanive “AMG” dhe “diMal” tĂ« cilat importuan dhe shpĂ«rndanĂ« nĂ« [
]

The post “Rama hĂ«ngri pulĂ« me salmonelĂ«, u sĂ«mur”/ Berisha: Biznesmeni qĂ« i solli, eksponent i PS! appeared first on BoldNews.al.

Mish pule me salmonelĂ«, hetohet nĂ« liri pronari i ”AMG FOOD”

Policia e TiranĂ«s ndaloi Arben Goxhen, pronarin e kompanisĂ« AMG Food, qĂ« importoi nga Brazili mish pule me salmonelĂ«. Ai u shpall nĂ« kĂ«rkim mĂ« 29 mars dhe akuzohet pĂ«r “Importim, prodhim, shitja dhe ruajtja e ushqimeve tĂ« rrezikshme pĂ«r shĂ«ndetin ose jetĂ«n e njerĂ«zve”. Sipas policisĂ«, pas konsultimit me prokurorin u vendos qĂ« 50-vjeçari do tĂ« hetohet nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«. Ai akuzohet se mĂ« 11 mars


Source

Salmonela, shenja si virozat/ Mjekët: Simptomat shfaqen brenda 3 ditësh, organizmi e njeh

Nëse keni konsumuar mish pule me salmonelë, nuk është nevoja për panik, pasi ky bakter sipas specialistëve nuk është i panjohur për organizmin tonë.Simptomat  sipas specialistëve shfaqen brenda 72 orëve pas  kontaktit me ushqimet e kontaminuara me salmonelë.

“Nga momenti qĂ« ne konsumojmĂ« njĂ« produktĂ« qĂ« Ă«shtĂ« i kontaminuar me salmonelĂ«, ku jo domosdoshmĂ«rishtĂ« e hasim vetĂ«m tek mishi i pulĂ«s, por, Ă«shtĂ« veza, qumĂ«shti apo krudot e peshku dhe sushi, janĂ« produkte qĂ« nĂ«se ne nuk kemi kujdes mund tĂ« kontaminohemi, na duhen 6-72 orĂ« pĂ«r tĂ« shfaqur simptomat, nĂ«se ne kĂ«to simptoma nuk i kemi shfaqur nuk ka vend pĂ«r panik”.

 Simptomat janë të ngjashme me atë të virozave. Ndaj specialistët këshillojnë mos ngelizhencë të gjendjes disa ditore, por këshillojnë konsultë me mjekun specialist

“Simptomat janĂ« tĂ« natyrĂ«s gastroiterninale, vjellje, diarre dhe temperaturĂ« mbi 39. NĂ«se kĂ«to zgjadin mĂ« shumĂ« sesa 3-4 ditĂ«, mund tĂ« ngatĂ«rrohen edhe me ndonjĂ« virozĂ«, ndaj e mira Ă«shtĂ« tĂ« shkojnĂ« tek ndonjĂ« mjek specialistĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« dallimin, nĂ«se Ă«shtĂ« virozĂ« apo salmonelĂ«â€.”

Si në çdo sëmundje apo gjendje virale, më të riskuar për tu prekur janë fëmijët e të moshuarit, kjo për shkak të imunitetit më të dobët. Në çdo rast, specialistët këshillojnë një higjienë dhe kujdes të shtuar në gatimin e produkteve të mishit

“NormalishtĂ« qĂ« kĂ«shillohet mos tĂ« konsumohet asnjĂ« lloj qumĂ«shti apo derivatet e tij, por, bukĂ« tĂ« thekur, oriz dhe ndonjĂ« frutĂ«. Ai kujdesi pĂ«r sigurinĂ« ushqimore duhet tĂ« jetĂ« gjithnjĂ« nĂ« momentin qĂ« ne gatuajm apo pastrojmĂ«, duhet tĂ« bĂ«het me ujĂ« tĂ« nxehtĂ« se edhe salmonela luftohet me temperaturĂ« mbi 70 gradĂ«, mos tĂ« pĂ«rdoret e njĂ«jta dĂ«rrasĂ« apo thikĂ« ku ndahet mishi, apo frutat qĂ« ne konsumojmĂ«.”/abcnews.al

Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit

Pas dyshimeve për praninë e salmonelës në mishin e pulës me origjinë nga Brazili në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka nisur kontrolle të rrepta për këtë produkt.

Autoritetet kanë urdhëruar testime mikrobiologjike për të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto) që vijnë nga Brazili. Deri në daljen e rezultateve, ngarkesat do të mbeten të bllokuara në pikat kufitare.

Po ashtu, janë kryer inspektime në disa pika shitjeje brenda vendit, ku janë marrë mostra për analiza të mëtejshme. Deri më tani, nuk ka pasur raportime për probleme shëndetësore të lidhura me këtë mish në Kosovë.

The post Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit appeared first on Sot News | Lajme.

Përsëritet skandali: Ngarkesë me fileto pule të kontaminuar bllokohet në Durrës

Një tjetër ngarkesë me fileto pule të importuar nga Brazili është bllokuar në portin e Durrësit, pasi analizat konfirmuan praninë e bakterit të rrezikshëm Salmonella Typhimurium. Pas zbulimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndërmori masa administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës, duke e referuar çështjen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ky incident vjen pas disa rasteve të ngjashme që kanë ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në vend. Më herët, janë raportuar raste të shpërndarjes së produkteve të kontaminuara, si akullore me oksid etileni, qumësht dhe dhallë të prishura, si dhe mish pule të infektuar me salmonelë. Në disa prej këtyre rasteve, ndërhyrja e AKU-së ka qenë e vonuar ose e pamjaftueshme, duke lejuar që produktet e rrezikshme të arrijnë te konsumatorët.

Ekspertët e sigurisë ushqimore theksojnë nevojën për masa më të rrepta kontrolli dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

The post Përsëritet skandali: Ngarkesë me fileto pule të kontaminuar bllokohet në Durrës appeared first on iconstyle.al.

Mishi i pulës me salmonelë/ AKU shmang përgjegjësinë

Nëse keni blerë fileto pule të paketuar  kopakol me datë skadencë 13 dhjetor  2026 mos e konsumoni,  por  kthejeni aty ku  e keni blerë.  Bëni kujdes gjithashtu kur porosisni  mish pule në fast foode apo restorante.

Një pjesë e ngarkesës  me fileto e ardhur  nga Brazili  në Shqipëri që  ka rezultuar  me  prani të  salmonelës  sipas   Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është shpërndarë  thuajse në të gjithë vendin dhe ende nuk është tërhequr e gjitha.

Inspektorët kanë njoftuar  subjektet dhe po vijojnë verifikimet në terren.

“ShkĂ«putja e linjes se gjurmueshmerise po verifikohet qe e gjithe ngarkesa te terhiqet Ă«shtĂ« shperndarĂ« ne disa  qarqe, pjesa me e madhe ne Tirane 
 behet fjale per biznes te madh, importuesi ka shtrirje te gjere normalisht jane produkte  qe konsumohen  ne familje, ne restorante fast food, gjurmueshmeria eshte e rendeshishme

Më  11 mars në pikën e inspektimit  kufitar në Durrës  inspektorët e AKU kanë  marrë mostra  nga kjo ngarkesë  me fileto pule  dhe I kanë dërguar  për analiza pranë Instiutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.   Më 21 mars  përgjigja e tyre ka rezultuar positive për salmonelë.   Ndërkohë  në pritje të përgjigjeve të analizave  kompania  ka nxjerr në treg një pjesë të produktit.

Specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thonë se kanë nisur inspektimet në terren menjëherë pasi në filetot e  pulës është zbuluar  prania e salmonelës.  Më herët për produktin    nuk ka pasur një urdhër bllokimi

“Nje ngarkese fileto pule e paketuar qe ka nje date skadence 13,12,2026 e cila nga moatra qe eshte marre nga pika e inspektimit kufitar ne DurrĂ«s eshte analizuar dhe per 10 dite ka dale rezultati me prani te salmonela tifimurio

Ngarkesa ka kaluar ne magazinate e biznesit, nuk eshte bllokuar se ideja nuk del direkt dhe nuk mund te bllokohet direkt keshtu qe ka kohen e vet momentin qe jemi njoftuar nga isuv jane mare masa per verifikimin ne terren te ngarkeses

Urdher nuk ka pasur qe produkti te bllokohet por produkti ka rezult nuk duhet te dale ne treg.” 

Për nxjerrje në treg të një produkti të pasigurt ushqimor  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se ka dërguar në prokurori  kompaninë që  nuk ka pritur përgjigjen e analizave.

Pas skandalit AKU kontroll në 6 biznese, konstatohet mish pule me salmonelë në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), është kujtuar vetëm pas shpërthimit të skandalit, për të ushtruar kontrolle në bizneset që tregtojnë mish pule të infektuar me salmonelë.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas kontrollit të ushtruar, në 6 subjekte në Vlorë është evidentuar se mbanin në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule me salmonelë.

MĂ«sohet se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r disa markete, por nuk kanĂ« munguar as restorante tĂ« cilat pĂ«r klientĂ«t janĂ« hallka e fundit e konsumit tĂ« produkteve, apo edhe nĂ« “fast food-e” tĂ« cilat janĂ« kryesisht afĂ«r shkollave.

Burime për mediat bëjnë me dije gjithashtu se; nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme mish pule me salmonelë të evidentuar deri më tani.

Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.

Sipas burimeve, ka dyshime qĂ« pas daljes sĂ« lajmit publikisht, shumĂ« subjekte private nĂ« VlorĂ« kanĂ« larguar prej tyre gjithĂ« sasinĂ« e pulĂ«s qĂ« kanĂ« patur, pavarĂ«sisht se ka qĂ«nĂ« ose jo me sarmonelĂ« pĂ«r t`i shpĂ«tuar rrezikut. Kjo gjĂ« ka zbehur “skandalin”, duke ulur numrin e subjekteve tĂ« evidentuara.

Mësohet se për 6 subjektet ku janë konstatuar sasi të pulës me salmonelë, janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.

KujtojmĂ« se pak ditĂ« mĂ« par, rezultoi se njĂ« sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelĂ« ishte futur pĂ«rmes Portit tĂ« DurrĂ«sit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e kishte hedhur nĂ« treg dhe Ă«shtĂ« konsumuar nga qytetarĂ«t.

PĂ«r rastin nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim pronari i komanisĂ« “diMal”, Mondi Goxha, teksa janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n hetim dhe tre inspektorĂ« tĂ« AKU-sĂ«.

Deri më tani, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe kreu i AKU-së, Manush Kulolli, nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi.

The post Pas skandalit AKU kontroll në 6 biznese, konstatohet mish pule me salmonelë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Vlorë, mish pule me salmonelë/ Zbulohet në gjashtë markete dhe restorante, gjatë kontrolleve nga AKU

Gjashtë subjekte në Vlorë janë evidentuar deri më tani që kanë patur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për  klientët pulë me Salmonelë.

Këto subjekte janë evidentuar nga kontrollet që ka kryer AKU në Vlorë. Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshëm të pulave me Salmonelë kanë qenë disa prej tyre markete por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.

MĂ«sohet gjithashtu se nga qyteti i VlorĂ«s Ă«shtĂ« tĂ«rhequr njĂ« sasi e konsiderueshme pulash me SalmonelĂ« tĂ« evidentuar deri mĂ« tani. Por edhe “fast food” tĂ« cilat janĂ« kryesisht afĂ«r shkollave dhe nĂ« qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe “fast foodeve” qĂ« kanĂ« tregtuar apo pĂ«rgatitur sasinĂ« e pulĂ«s me SalmonelĂ« Ă«shtĂ« edhe mĂ« i madh

Sipas burimeve ka dyshime qĂ« pas daljes sĂ« lajmit publikisht shumĂ« subjekte private nĂ« VlorĂ« kanĂ« larguar prej tyre gjithĂ« sasinĂ« e pulĂ«s qĂ« kanĂ« patur PavarĂ«sisht se ka qenĂ« ose jo me salmonelĂ« pĂ«r ti shpĂ«tuar rrezikut. Kjo gjĂ« ka zbehur “skandalin” duke ulur numrin e subjekteve tĂ« evidentuara

Ndërkohë konfirmohet se kontrollet vijojnë teksa çdo ditë dhe më tepër që kalon evidentohen të tjera subjekte private dhe tërhiqet nga Vlora të tjera sasi të konsiderueshme pule me salmonelë

Fileto pule me salmonelĂ«, Denaj: Çështja nĂ«n hetim, personat pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ«

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se çështja e sasisĂ« sĂ« filetove tĂ« punĂ«s me salmonelĂ« Ă«shtĂ« njĂ« rast me tĂ« cilin nuk pĂ«rballet vetĂ«m ShqipĂ«ria, por gjithĂ« rajoni edhe bota, pasi sipas Denaj “rritja e sĂ«mundjeve qĂ« kalojnĂ« nga kafshĂ«t dhe rrezikshmĂ«ria te njeriu Ă«shtĂ« njĂ« situatĂ« alerti”.

NĂ« njĂ« prononcim televiziv, Denaj theksoi se bizneset kanĂ« njĂ« detyrim ligjor pĂ«r tĂ« lajmĂ«ruar nĂ« gjurmueshmĂ«rinĂ« e produktit. “Dhe po aq duhet tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia edhe e institucioneve tĂ« varĂ«sisĂ« dhe ato qĂ« lidhen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me gjurmueshmĂ«rinĂ«â€, u shpreh ajo.

“NĂ« datĂ«n 21 mars Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«rgjigja e analizave nga ISUV, pĂ«r ekzistencĂ«n nga njĂ« ngarkesĂ«, nĂ« monstrĂ«n e marrĂ« nĂ« njĂ« sasi prej 7.2 tonĂ« pĂ«r evidencĂ«n e salmonelĂ«s, e cila ka njĂ« rrezikshmĂ«ri edhe pĂ«r sĂ«mundjet e tifos”, tha ministrja Denaj.

Sipas saj, është kërkuar që të gjurmohet gjithë zinxhiri i tregtimit.

“GjatĂ« gjurmueshmĂ«risĂ« janĂ« evidentuar disa mangĂ«si nĂ« informacion, dhe rasti Ă«shtĂ« referuar pĂ«r t’u ndjekur edhe me organe tĂ« tjera siç Ă«shtĂ« Hetimi Tatimor, apo pĂ«r tĂ« shkuar edhe nĂ« biznese tĂ« tjera me PolicinĂ« e Shtetit, por Ă«shtĂ« referuar dhe nĂ« Prokurori. Ky Ă«shtĂ« njĂ« proces nĂ«n hetim. UnĂ« do isha shumĂ« e kujdesshme sot qĂ« tĂ« pĂ«rmendja shifra pĂ«r sa kohĂ« gjurmueshmĂ«ria nuk ka pĂ«rfunduar. Mund tĂ« jetĂ« njĂ« sasi qĂ« vetĂ«m kur tĂ« dalĂ« inga institucionet qĂ« po e gjurmojnĂ« mund tĂ« dalĂ« dhe ne ta certifikojmĂ«â€, pohoi Denaj.

Ministrja Denaj, referuar rastit u shpreh se “çdo gram Ă«shtĂ« i rrezikshĂ«m”.

“Ne protokollet i kemi tĂ« qarta, aty ku Ă«shtĂ« thyer edhe nga institucioni ne i kemi tĂ« ekspozuar nĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«rinĂ« e tyre. VetĂ«m, nĂ« 21 mars Ă«shtĂ« konstatuar salmonela dhe ka nisur gjurmueshmĂ«ria, ku detyrimi ligjor vjen edhe nga bizneset. Sepse edhe produktet e tjera, edhe biznesi ka tĂ« njĂ«jtin detyrim, ne nuk duhet tĂ« relativizojmĂ« pĂ«r asnjĂ« gramĂ«â€, pohoi Denaj. /j.p/

The post Fileto pule me salmonelĂ«, Denaj: Çështja nĂ«n hetim, personat pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni

NĂ« nisje tĂ« emisionit “Opinion”, ku diskutohet pĂ«r sasinĂ« e mishit tĂ« pulĂ«s, qĂ« ishte i kontaminuar me salmonelĂ«, gazetari Blendi Fevziu tregoi foton e paketimit tĂ« mishit tĂ« pulĂ«s qĂ« pĂ«rmban salmonelĂ« dhe qĂ« ka qarkulluar nĂ« tregun vendas. “Kjo Ă«shtĂ« paketa qĂ« kush e ka blerĂ« tĂ« mos e konsumojĂ«. Nuk duhet konsumuar, [
]

The post KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni appeared first on BoldNews.al.

“AKU tĂ« kontrollojĂ« fast-food-et!”, ish-ministri i BujqĂ«sisĂ« ngre alarmin pĂ«r mishin me salmonelĂ«

Edmond Panariti, ish-ministĂ«r i BujqĂ«sisĂ«, nĂ« studion e emisionit “TĂ« Paekspozuarit” ngriti alarmin pĂ«r pĂ«rdorimin e mishit tĂ« pulĂ«s tĂ« dyshuar me salmonelĂ« qĂ« ka hyrĂ« nĂ« vend prej javĂ«sh. Ai i kĂ«rkoi AKU-sĂ« qĂ« tĂ« shkojĂ« nĂ« njĂ«sitĂ« e ushqimit tĂ« shpejtĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« kontrollin e e gatimit tĂ« ushqimit qĂ« frekuentohet mĂ« [
]

The post “AKU tĂ« kontrollojĂ« fast-food-et!”, ish-ministri i BujqĂ«sisĂ« ngre alarmin pĂ«r mishin me salmonelĂ« appeared first on BoldNews.al.

Skandali i mishit të pulës me salmonelë/ Denaj nuk mban përgjegjësi: Mos bëni politikë me ushqimin!

NjĂ« skandal Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« vendin tonĂ«, me pĂ«rgjegjĂ«s MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe Autoritetin KombĂ«tar tĂ« Ushqimit, teksa njĂ« sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelĂ« Ă«shtĂ« futur pĂ«rmes Portit tĂ« DurrĂ«sit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e ka hedhur nĂ« treg dhe [
]

The post Skandali i mishit të pulës me salmonelë/ Denaj nuk mban përgjegjësi: Mos bëni politikë me ushqimin! appeared first on BoldNews.al.

Importoi fileto pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë në Tiranë, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari A.G., administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, M.G., 53 vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, G.H., 38 vjeç, S.L., 42 vjeçe, dhe A.S., 46 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Çështja Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ« duart e ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, e cila po vijon hetimet pĂ«r kĂ«tĂ« rast serioz qĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve.

The post Importoi fileto pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë appeared first on Lapsi.al.

Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule

Pasiguria ushqimore Ă«shtĂ« nĂ« nivele alarmante nĂ« ShqipĂ«ri. SĂ« fundmi nĂ« skandalin ushqimor Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« kompania “diMal” e cila ka futur nga Brazili nĂ« ShqipĂ«ri 18 ton mish pule qĂ« rezultojnĂ« se janĂ« infektuar me llojin mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« bakterit salomnelĂ« e cila shkakton rrezik pĂ«r shĂ«ndetin e konsumatorit. Gazetarja Arestina Skenderi tregon pĂ«rvojĂ«n [
]

The post Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule appeared first on BoldNews.al.

Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, u shpreh se qeveria dhe ministrja Denaj duhen të largohen menjëherë, pas skandalit ku u hodhën në treg 27 ton fileto pule i kontaminuar me salmonelë.

Gjithashtu, ai shprehet se, opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

DEKLARATA:

As 32 pesticidet e dëmshme për shëndetin të ndaluara në BE, por që qarkullojnë lirisht në Shqiperi, as salmonela helmuese nuk e bëjnë qeverinë, Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe AKU të lëvizin nga vendi.

Opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

Këtë e konfirmon zyrtarisht dhe AKU. Kjo agjenci, pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganen e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm.

Pra, një pjesë e madhe e kesaj sasie ka hyrë në treg.

Ka pasur dje gjithë ditën raportime për këtë situatë. Për shkak të mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Ministres Denaj, versionet janë të ndryshme.

Por, askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve.

Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.

Meqënëse as demtimi i shëndetit të qytetarëve nuk është arsye për zonjën Denaj të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë e të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë, ne i themi sot Prokurorisë, që nëse vertetë kërkon të bëjë punën e të mbrojë qytetarët, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë.

Siguria ushqimore do të vendoset me 11 Maj me votën e qytetarëve, por ndërkohë do të kerkojmë transparencë të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien para Drejtesisë të çdo qeveritari.

Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore si çështje të Sigurisë Kombëtare.

Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produkin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërti tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standarteve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastukrurë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve.

The post Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë appeared first on Albeu.com.

Skandali me mishin e pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht fileto pule.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari Arben Goxha, administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, Mondi Goxha, 53-vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, Gezim Hushi, 38-vjeç, Sada Lufta, 42-vjeçe, dhe Aldo Sinjari, 46-vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Importuan produkte ushqimore tĂ« cilat nĂ« pĂ«rmbajtje tĂ« tyre kanĂ« bakterin e salmonelĂ«s, shpallet nĂ« kĂ«rkim administratori i kompanisĂ« si dhe procedohet penalisht vĂ«llai i tij, pĂ«r veprĂ«n penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve tĂ« rrezikshme pĂ«r shĂ«ndetin ose jetĂ«n e njerĂ«zve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorĂ« tĂ« AKU-sĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50-vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53-vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38-vjeç, S. L., 42-vjeçe dhe A. S., 46-vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Skandali me mishin e pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Tregtuan mish pule me salmonelë, procedohet administratori dhe 3 inspektorë të AKU

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Policia e TiranĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« aksion nĂ« lidhje me importin dhe hedhjen pĂ«r tregtim tĂ« mishit tĂ« pulĂ«s tĂ« kontaminuar me salmonelĂ« nga Brazili.

Policia e Shtetit njoftoi sot se Drejtoria Vendore e PolicisĂ« TiranĂ« ka shpallur nĂ« kĂ«rkim administratorin e kompanisĂ« qĂ« tentoi tĂ« fuste nĂ« ShqipĂ«ri njĂ« ngarkesĂ« prej 18,5 tonĂ«sh gjoks pule tĂ« kontaminuar si dhe ka proceduar penalisht vĂ«llai i tij, pĂ«r veprĂ«n penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve tĂ« rrezikshme pĂ«r shĂ«ndetin ose jetĂ«n e njerĂ«zve”.

Gjithashtu, janĂ« proceduar penalisht dhe 3 inspektorĂ« tĂ« AKU-sĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Tregtuan mish pule me salmonelë, procedohet administratori dhe 3 inspektorë të AKU appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mishi me salmonelë, AKU: Produkti është shpërndarë në 10 qarqe

Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, ka dhënë detaje për Report Tv për mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë që AKU ka bllokuar. Sa është sasia e mishit me Salmonela? Kur erdhi në port? Sasia e mishit të kontaminuar me salmonelë ka ardhur nga importi, nga Brazili, dhe autoriteti kombëtar i ushqimit në bazë të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave në pikat e


Source

❌