❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse po luftojnë Tajlanda dhe Kamboxhia?

Në kufirin midis Kamboxhias dhe Tajlandës është rindezur sërish një konflikt i armatosur.

Përplasjet që kanë eskaluar gjatë ditës së djeshme janë thellësisht të rrënjosura në historinë e rajonit dhe përfshijnë një ndërthurje të ndërlikuar të së kaluarës koloniale, trashëgimisë kulturore, pasioneve nacionaliste dhe paqëndrueshmërisë politike bashkëkohore.

Shkaku kryesor i kĂ«tij konflikti nuk Ă«shtĂ« as nafta, as zgjerimi territorial, por – njĂ« gur i vjetĂ«r, shkruan bbc.

Më saktë, bëhet fjalë për tempullin Prasat Ta Muen Thom dhe faltoret përreth tij, të vendosura në kodra të pyllëzuara dhe të paarritshme lehtë, pranë kufirit midis dy shteteve.

Ky tempull, i ndërtuar në shekullin XI në stilin klasik të arkitekturës khmere, ka qenë pjesë e një rruge që lidhte qytetet e mëdha të ish-perandorisë Khmere, përfshirë edhe legjendarin Angkor.

Sot, tempulli ndodhet pikĂ«risht nĂ« vijĂ«n ndarĂ«se midis provincĂ«s kamboxhiane, Oddar Meanchey dhe provincĂ«s tajlandeze, Surin. Dhe pikĂ«risht kjo vijĂ« – Ă«shtĂ« problemi.

Kufiri mes Kamboxhias së sotme dhe Tajlandës është përcaktuar në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shekullit XX-të përmes një sërë marrëveshjesh midis Francës koloniale të asaj kohe (e cila kontrollonte Kamboxhian e sotme) dhe Siamit të atëhershëm (Tajlanda e sotme). Megjithatë, shumë prej atyre hartave kanë qenë të pasakta, dhe vijat ndarëse nuk janë zbatuar në mënyrë të qëndrueshme në terren.

Vendimi i Hagës dhe tensionet e reja-vjetra

Në vitin 1962, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) vendosi që tempulli Preah Vihear, një tjetër simbol i kulturës khmere, i takon Kamboxhias.

Por, gjykata nuk u shpreh qartë për territorin që rrethon tempullin, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Tajlanda kurrë nuk e pranoi plotësisht këtë vendim, dhe çështja e tempujve si Ta Muen Thom mbeti në një boshllëk ligjor dhe politik.

Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht nga viti 2008 deri në 2011, kur konfliktet midis dy ushtrive u përsëritën disa herë, me viktima dhe të plagosur nga të dyja palët. Edhe atëherë, si tani, në qendër të mosmarrëveshjeve ishin tempujt, simbolika territoriale dhe përfitimet politike.

NĂ« fillim tĂ« vitit 2025, tensionet sĂ«rish janĂ« ndezur. NĂ« muajin shkurt, ushtarĂ«t tajlandezĂ« ndaluan turistĂ«t kamboxhianĂ« tĂ« kĂ«ndonin himnin kombĂ«tar pranĂ« tempullit Prasat Ta Muen Thom. NĂ« muajin maj ndodhi njĂ« pĂ«rplasje e shkurtĂ«r e armatosur nĂ« “TrekĂ«ndĂ«shin e SmaragdĂ«t” – pika ku takohen kufijtĂ« e TajlandĂ«s, Kamboxhias dhe Laosit. NjĂ« ushtar kamboxhian humbi jetĂ«n.

Kryeministri kamboxhian, Hun Manet ka njoftuar se do të kërkojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke theksuar se dëshiron të shmangë një konflikt më të gjerë. Megjithatë, Tajlanda nuk e njeh juridiksionin e ICJ-së në këtë rast, duke këmbëngulur në bisedime bilaterale.

Tensionet rriten pas publikimit të një audio-incizimi

Tensionet u përshkallëzuan në mes të qershorit, kur u përhap një incizim zanor i një bisede private midis ish-kryeministrit kamboxhian, Hun Sen dhe kryeministres tajlandeze, Paetongtarn Shinawatra.

Hun Sen e publikoi kĂ«tĂ« incizim pa pĂ«lqimin e palĂ«s tjetĂ«r, gjĂ« qĂ« shkaktoi krizĂ« politike nĂ« Bangkok dhe rrĂ«zimin e koalicionit qeverisĂ«s. Tajlanda akuzoi Phnom Penh pĂ«r “tradhti tĂ« besimit”, ndĂ«rsa opinioni publik reagoi me zemĂ«rim, duke pĂ«rkeqĂ«suar mĂ« tej marrĂ«dhĂ«niet.

Në muajin korrik, disa ushtarë tajlandezë u plagosën nga shpërthimi i minave, për të cilat autoritetet pretendojnë se janë mina të reja ruse PMN-2.

Bangkoku akuzoi Kamboxhian pĂ«r shkelje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare, ndĂ«rsa Phnom Penh u kundĂ«rpĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ« se minat janĂ« “tajlandeze” dhe se akuzat janĂ« tĂ« motivuara politikisht.

Dita kur pylli përpiu paqen

Në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut, gjithçka ndryshoi. Fillimisht u raportuan fluturime dronësh kamboxhianë, e më pas palët akuzuan njëra-tjetrën për hapjen e zjarrit pranë tempullit Ta Muen Thom.

Disa orĂ« mĂ« vonĂ«, Tajlanda dĂ«rgoi gjashtĂ« aeroplanĂ« luftarakĂ« F-16, tĂ« cilĂ«t bombarduan pozicionet kamboxhiane, duke pretenduar se po shkatĂ«rronin “infrastrukturĂ« ushtarake armike”. Kamboxhia reagoi duke lĂ«shuar raketa BM-21 “Grad”, qĂ« goditĂ«n njĂ« pompĂ« karburanti nĂ« provincĂ«n tajlandeze Si Saket, ku u vranĂ« tĂ« paktĂ«n tetĂ« civilĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ« fĂ«mijĂ«. MĂ« vonĂ« gjatĂ« ditĂ«s, u raportua edhe njĂ« sulm ndaj njĂ« spitali nĂ« Phnom Dongrak.

TĂ« dyja palĂ«t kanĂ« shpallur “gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« luftarake”, janĂ« evakuuar civilĂ«t, tĂ« gjitha pikat kufitare janĂ« mbyllur, ndĂ«rsa marrĂ«dhĂ«niet diplomatike u pĂ«rkeqĂ«suan edhe mĂ« tej me tĂ«rheqjen e ambasadorĂ«ve.

Tempujt qĂ« ndodhen nĂ« qendĂ«r tĂ« konfliktit nuk janĂ« thjesht monumente. Ata janĂ« simbole tĂ« identitetit kombĂ«tar. NĂ« sytĂ« e kamboxhianĂ«ve, ata pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« zemrĂ«n e qytetĂ«rimit tĂ« tyre – njĂ« dĂ«shmi materiale e fuqisĂ« sĂ« lashtĂ« dhe trashĂ«gimisĂ« kulturore. PĂ«r TajlandĂ«n, ato janĂ« prona historike, burime strategjike dhe çështje sovraniteti.

Pikërisht për këtë arsye, çdo gur i atyre rrënojave mban peshën e së kaluarës, dhe çdo plumb i qëllohet rreth tyre mund të shkaktojë një valë emocionesh dhe pasionesh nacionaliste. Edhe pse të dyja palët pohojnë se nuk duan luftë, ajo tashmë është në zhvillim. Kanalet diplomatike janë bllokuar, retorika kombëtare po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe kufiri po shndërrohet në një vijë fronti.

Njëra palë thotë se po mbron tempujt e vet, tjetra se po mbron sovranitetin. Edhe pse mund të duket si një incident i radhës në tokën aziatike, thellësia historike e konfliktit, paqëndrueshmëria e brendshme politike dhe rëndësia strategjike e territorit e bëjnë këtë krizë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Çdo gabim i mĂ«tejshĂ«m apo provokim mund ta shtyjĂ« rajonin drejt njĂ« kaosi mĂ« tĂ« madh – pĂ«r shkak tĂ« vijave tĂ« kufirit qĂ« janĂ« caktuar mĂ« shumĂ« se njĂ« shekull mĂ« parĂ«. /Telegrafi/

The post Pse po luftojnë Tajlanda dhe Kamboxhia? appeared first on Telegrafi.

Musk ia kishte ndërprerë qëllimisht internetin ukrainasve gjatë kundërofensivës ndaj Rusisë

Sipas një raportimi të agjencisë Reuters, Elon Musk urdhëroi ndërprerjen e shërbimit satelitor Starlink në jug të Ukrainës gjatë kundërofensivës së saj në vitin 2022 në rajonin e Khersonit.

Ky veprim shkaktoi ndërprerje të menjëhershme në komunikimet ushtarake dhe operacionet me dronë, duke ndikuar ndjeshëm në ecurinë e luftës.

Në atë periudhë, forcat ukrainase ishin në prag të një rrethimi strategjik të trupave ruse. Megjithatë, ndërprerja e papritur e shërbimit të internetit satelitor e bëri të pamundur koordinimin mes njësiteve luftarake, duke detyruar ushtrinë ukrainase të ndalojë përkohësisht avancimin dhe të rishikojë planet e saj operacionale.

Ky incident ka ngjallur shqetësime serioze në nivel ndërkombëtar lidhur me ndikimin që figura private si Elon Musk mund të kenë në konflikte globale, veçanërisht kur teknologjia që zotërojnë luan një rol kyç në fushën e betejës.

Starlink, rrjeti satelitor i kompanisë SpaceX, është bërë një element i rëndësishëm për komunikimet ushtarake të Ukrainës që prej fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022.

Veprimi i Musk nxori në pah rreziqet e varësisë nga një ofrues privat për infrastrukturë kritike në kohë lufte.

Vendimet individuale të tij, pa ndonjë kontroll institucional apo ndërkombëtar, mund të kenë pasoja të gjera për sigurinë e vendeve të përfshira dhe për balancën gjeopolitike në botë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme , Starlink nuk ka punuar rreth 3 orë. SpaceX tha se shkaku ishte një problem i brendshëm i softuerit, i cili tashmë është rregulluar. /Telegrafi/

The post Musk ia kishte ndërprerë qëllimisht internetin ukrainasve gjatë kundërofensivës ndaj Rusisë appeared first on Telegrafi.

Tragjedi nĂ« Saratov tĂ« RusisĂ« – shpĂ«rthim nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« banimi, midis viktimave Ă«shtĂ« njĂ« fĂ«mijĂ«

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin rus të Saratovit, ku një ndërtesë banimi shumëkatëshe shpërtheu papritmas, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje jetësh.

Pamjet e momentit tregojnë një shpërthim jashtëzakonisht të madh, i cili çoi në rrëzimin e menjëhershëm të një pjese të ndërtesës. Rënia e mureve dhe pjesëve të tjera të strukturës krijoi një situatë kaotike dhe dramatike për banorët dhe shërbimet emergjente që mbërritën në vendngjarje.

Raportet paraprake nga autoritetet lokale tregojnë se epiqendra e shpërthimit ishte një apartament në katin e nëntë të ndërtesës, ku dyshohet se filloi shpërthimi i gazit. Pas këtij incidenti, më shumë se 30 apartamente u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht, duke lënë shumë familje pa strehë dhe në nevojë të ndihmës urgjente.

đŸ’„ Video released of the moment a residential building exploded in Saratov

The footage shows a powerful blast and the instant collapse of part of the high-rise. Preliminary reports indicate the epicenter was an apartment on the 9th floor.

More than 30 apartments were damaged or
 https://t.co/d3ajaBfliM pic.twitter.com/O1cNJb39jE

— NEXTA (@nexta_tv) July 25, 2025

Një pjesë e tërë e ndërtesës u rrëzua, dhe ekspertët e emergjencave shprehen të shqetësuar se struktura mund të jetë ende e paqëndrueshme dhe ka rrezik të shembet edhe më shumë, ndaj zona është vënë nën kontroll të rreptë dhe banorët janë evakuuar menjëherë për shkak të sigurisë.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar me trishtim vdekjen e tre personave, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa përpjekjet për gjetjen e personave të tjerë nën rrënoja vazhdojnë me intensitet. Të gjitha ekipet e shpëtimit dhe emergjencës janë angazhuar maksimalisht për të ndihmuar banorët dhe për të kontrolluar situatën.

Sipas hetimeve të para, shkaku më i mundshëm i këtij shpërthimi tragjik është një rrjedhje gazi në apartamentin e nëntë, që ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
/Telegrafi/

The post Tragjedi nĂ« Saratov tĂ« RusisĂ« – shpĂ«rthim nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« banimi, midis viktimave Ă«shtĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« appeared first on Telegrafi.

Mbi 230 gazetarë që nga nisja e luftës në Gaza

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në vitin 2023 ka arritur në 232, sipas një deklarate të lëshuar sot nga Zyra për Media e Qeverisë së Gazës. Viktima më e fundit është fotoreporteri palestinez, Adam Abu Harbid, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës së tij për të dokumentuar zhvillimet në terren.

Në deklaratën e publikuar në platformën Telegram, Zyra për Media e dënoi ashpër vrasjen e gazetarëve, duke e cilësuar atë si një fushatë të organizuar dhe të qëllimshme nga forcat izraelite për të heshtur zërat mediatikë palestinezë dhe për të penguar shpërndarjen e informacionit nga zona e konfliktit.

“Zyra pĂ«r Media dĂ«non nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« ashpĂ«r vrasjen sistematike tĂ« gazetarĂ«ve palestinezĂ« dhe vendosjen e tyre nĂ« shĂ«njestĂ«r nga ana e okupatorit izraelit. Kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« shkelje tĂ« qartĂ« tĂ« ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar dhe tĂ« Konventave tĂ« GjenevĂ«s, qĂ« garantojnĂ« mbrojtjen e gazetarĂ«ve nĂ« zonat e luftĂ«s”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Zyra shton se vrasjet e gazetarëve nuk janë thjesht pasoja të luftës, por përfaqësojnë, sipas tyre, një strategji të qëllimshme për të fshehur të vërtetën dhe për të penguar dokumentimin e ngjarjeve që po ndodhin në Gazë.

Për këtë arsye, Zyra për Media i ka bërë thirrje të hapur organizatave ndërkombëtare të mediave, përfshirë Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Federatën Arabe të Gazetarëve, si dhe shoqatave dhe unioneve të gazetarëve në mbarë botën, që të ngrejnë zërin kundër, siç thuhet, krimeve të përsëritura dhe sistematike ndaj punonjësve të medias në Gazë.

“KĂ«rkojmĂ« njĂ« reagim tĂ« qartĂ« dhe tĂ« vendosur nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar i mediave pĂ«r tĂ« ndalur kĂ«tĂ« dhunĂ« tĂ« paprecedentĂ« ndaj gazetarĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar mbajtjen pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« autorĂ«ve tĂ« kĂ«tyre krimeve,” pĂ«rfundon deklarata.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe liritë e shtypit janë nën presion në rritje për të hetuar rastet e raportuara të sulmeve ndaj gazetarëve dhe për të kërkuar llogaridhënie nga palët e përfshira në konflikt. /Telegrafi/

The post Mbi 230 gazetarë që nga nisja e luftës në Gaza appeared first on Telegrafi.

Publikohen pamjet e fundit të gjendjes së frikshme të aeroplanit që rrëzua në Rusi

Pasagjerët që udhëtuan me këtë aeroplan të konsumuar dhe të vjetër, dhe që zbarkuan në Blagoveshchensk, regjistruan një video që flet vetë për kushtet e mjerueshme në të cilat ishte ky aeroplan.

Në pamje duket qartë se An-24 dukej jashtëzakonisht i vjetër dhe i dëmtuar, me njolla dhe shenja të përdorimit të gjatë.

Avujt e lagështirës ishin të dukshëm pranë hapësirës së bagazheve mbi kokë, gjë që tregon mungesën e mirëmbajtjes dhe rrezikun potencial për sigurinë e pasagjerëve.

Megjithatë, autoritetet e trafikut ajror e konsideruan këtë avion ende të përshtatshëm për fluturim, duke injoruar sinjalet e qarta të amortizimit të tij.

✈ Just look at the terrible condition of the An-24 plane that crashed in Russia

Passengers flying on this worn-out aircraft and disembarking in Blagoveshchensk recorded a video that speaks for itself.

The An-24 looked extremely old. Vapors were visible near the overhead
 pic.twitter.com/xIQdL7rpPT

— NEXTA (@nexta_tv) July 24, 2025

Ky aeroplan An-24 ishte pothuajse 50-vjeçar, ndërtuar në vitin 1976, dhe për një mjet fluturues kjo është një moshë shumë e madhe, që kërkon kujdes dhe mirëmbajtje të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë.

Pas zbarkimit në Blagoveshchensk, aeroplani vazhdoi udhëtimin e tij drejt qytetit të Tynda-s.

Fatkeqësisht, ne tashmë e dimë si përfundoi kjo histori tragjike. Kjo ngjarje është një kujtesë e rëndë për rëndësinë e sigurisë në aviacion dhe nevojën për kontrolle të rrepta dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të aeroplanëve, sidomos atyre të vjetër.

Në fund, kjo tragjedi tregon pasojat e përdorimit të mjeteve të vjetra dhe të dobëta pa standarde të rrepta sigurie, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. /Telegrafi/

The post Publikohen pamjet e fundit të gjendjes së frikshme të aeroplanit që rrëzua në Rusi appeared first on Telegrafi.

SHBA-ja kritikon ashpër Francën që paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni “e kundĂ«rshton fuqishĂ«m” planin e presidentit francez, Emmanuel Macron pĂ«r tĂ« njohur shtetin palestinez, ndĂ«rsa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi se nuk do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« konferencĂ«n e ardhshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara qĂ« synon zgjidhjen me dy shtete pĂ«r palestinezĂ«t.

Rubio, tĂ« enjten vonĂ«, nĂ« rrjetin X kritikoi vendimin e Macronit, duke e quajtur atĂ« njĂ« “vendim tĂ« pamatur” dhe duke thĂ«nĂ« se ai “vetĂ«m i shĂ«rben propagandĂ«s sĂ« Hamasit dhe pengon paqen”.

The United States strongly rejects @EmmanuelMacron’s plan to recognize a Palestinian state at the @UN general assembly.

This reckless decision only serves Hamas propaganda and sets back peace. It is a slap in the face to the victims of October 7th.

— Secretary Marco Rubio (@SecRubio) July 25, 2025

Më herët, Macron kishte deklaruar se do ta formalizojë vendimin e Francës për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

“NĂ« pĂ«rputhje me angazhimin historik pĂ«r njĂ« paqe tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« Lindjen e Mesme, kam vendosur qĂ« Franca tĂ« njohĂ« Shtetin e PalestinĂ«s”, shkroi Macron nĂ« rrjetin X.

Aktualisht, tĂ« paktĂ«n 142 nga 193 shtetet anĂ«tare tĂ« OKB-sĂ« e njohin ose planifikojnĂ« tĂ« njohin shtetin palestinez. MegjithatĂ«, disa vende perĂ«ndimore me ndikim – pĂ«rfshirĂ« Shtetet e Bashkuara, MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe GjermaninĂ« – e kanĂ« refuzuar njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«.

Anëtarë të Bashkimit Evropian si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja njoftuan në muajin maj se kishin nisur procesin e njohjes së shtetit palestinez.

Por vendimi i Macronit do ta bĂ«nte FrancĂ«n – njĂ« nga aleatĂ«t mĂ« tĂ« afĂ«rt tĂ« Izraelit dhe anĂ«tare tĂ« G7-Ă«s – shtetin mĂ« tĂ« madh dhe ndoshta mĂ« me ndikim evropian qĂ« e njeh PalestinĂ«n.

FidĂšle Ă  son engagement historique pour une paix juste et durable au Proche-Orient, j’ai dĂ©cidĂ© que la France reconnaĂźtra l’État de Palestine.

J’en ferai l’annonce solennelle Ă  l’AssemblĂ©e gĂ©nĂ©rale des Nations unies, au mois de septembre prochain.
 pic.twitter.com/7yQLkqoFWC

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) July 24, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e dĂ«noi kĂ«tĂ« vendim, duke thĂ«nĂ« se njĂ« hap i tillĂ« “shpĂ«rblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e njĂ« vasali tjetĂ«r iranian”.

“Shteti palestinez nĂ« kĂ«to kushte do tĂ« ishte njĂ« platformĂ« pĂ«r shkatĂ«rrimin e Izraelit, jo pĂ«r bashkĂ«jetesĂ« paqĂ«sore me tĂ«â€, tha Netanyahu nĂ« rrjetin X.

MegjithĂ«se pozicioni zyrtar i SHBA-sĂ« tradicionalisht mbĂ«shtet njĂ« zgjidhje me dy shtete, vetĂ« presidenti Donald Trump ka shprehur dyshime pĂ«r realizueshmĂ«rinĂ« e saj. QĂ« kur u kthye nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« nĂ« janar, Trump ka sugjeruar qĂ« SHBA mund tĂ« “marrĂ« nĂ«n kontroll” GazĂ«n, tĂ« zhvendosĂ« mbi dy milionĂ« palestinezĂ« nga territori dhe ta shndĂ«rrojĂ« atĂ« nĂ« njĂ« “rivierĂ« tĂ« Lindjes sĂ« Mesme”.

Ky plan i Trumpit Ă«shtĂ« dĂ«nuar nga shumĂ« organizata pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut, vende arabe, palestinezĂ«t dhe OKB-ja, duke e cilĂ«suar si njĂ« formĂ« tĂ« “spastrimit etnik”.

We strongly condemn President Macron’s decision to recognize a Palestinian state next to Tel Aviv in the wake of the October 7 massacre. Such a move rewards terror and risks creating another Iranian proxy, just as Gaza became.

A Palestinian state in these conditions would be a


— Benjamin Netanyahu – Ś‘Ś Ś™ŚžŚ™ŚŸ Ś ŚȘڠڙڔڕ (@netanyahu) July 24, 2025

Në qershor, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, deklaroi se nuk beson se një shtet i pavarur palestinez është më një objektiv i politikës së jashtme amerikane.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e Departamentit tĂ« Shtetit, Tammy Bruce, u pĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ« se Huckabee “flet nĂ« emĂ«r tĂ« vet” dhe se vendimmarrja pĂ«r politikĂ«n i takon Trumpit dhe ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

TĂ« enjten, zĂ«vendĂ«szĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit tĂ« Shtetit, Tommy Pigott, deklaroi se SHBA nuk do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« konferencĂ«n e ardhshme tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r zgjidhjen me dy shtete. Konferenca, e cila organizohet bashkĂ« nga Franca dhe Arabia Saudite, Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« mbahet midis 28 dhe 30 korrikut dhe synon tĂ« hartojĂ« njĂ« plan pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit shumĂ«dekadĂ«sh dhe pĂ«r njohjen e shtetit palestinez.

Pigott u tha gazetarĂ«ve se nuk kishte asgjĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« shtuar, pĂ«rveç se Uashingtoni “nuk do tĂ« jetĂ« i pranishĂ«m”.

Po rritet presioni ndërkombëtar mbi Izraelin për të përfunduar luftën shkatërrimtare në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, ku u vranë rreth 1.139 persona dhe mbi 200 të tjerë u morën peng dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Përgjigjja e Izraelit, që ka zgjatur tashmë 21 muaj, ka rezultuar në vdekjen e pothuajse 60 mijë palestinezëve dhe plagosjen e mbi 144 mijë të tjerëve.

Bisedimet shumëmujore për armëpushim, me ndërmjetësim nga SHBA, Egjipti dhe Katari, ende nuk kanë sjellë një marrëveshje.

TĂ« hĂ«nĂ«n, 28 vende, pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, JaponinĂ« dhe disa shtete evropiane, publikuan njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t duke i bĂ«rĂ« thirrje Izraelit qĂ« “tĂ« ndalojĂ« menjĂ«herĂ« luftĂ«n” nĂ« GazĂ«.

NĂ« atĂ« deklaratĂ« u dĂ«nua gjithashtu “dĂ«rgimi pikĂ«-pikĂ« i ndihmave” si dhe “vrasjet çnjerĂ«zore tĂ« civilĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« fĂ«mijĂ«, qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« plotĂ«sojnĂ« nevojat bazĂ« pĂ«r ujĂ« dhe ushqim”. /Telegrafi/

The post SHBA-ja kritikon ashpër Francën që paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez appeared first on Telegrafi.

Google aksidentalisht zbuloi të gjithë linjën e Pixel 10

Google po përgatitet për prezantimin e madh të serisë së re Pixel 10 më 20 gusht, por duket se surpriza kryesore është zbuluar më herët.

Në dyqanin Google Play u shfaq aksidentalisht një fotografi promovues që zbuloi dizajnin e gjithë serisë së ardhshme të telefonave të zgjuar Pixel 10, një muaj para ngjarjes zyrtare.

Foto, e cila u vu re së pari nga gazetarët e portalit Android Authority, tregon të gjitha katër modelet e pritura.

Google just leaked its entire Pixel 10 series through the Play Store https://t.co/yYpNdBJWNo

— Android Authority (@AndroidAuth) July 23, 2025

Pixel 10 bazik shfaqet nĂ« ngjyrĂ«n Indigo, ndĂ«rsa modelet mĂ« tĂ« avancuara – Pixel 10 Pro, Pixel 10 Pro XL dhe telefoni i palosshĂ«m Pixel 10 Pro Fold – shfaqen nĂ« njĂ« nuancĂ« elegante Moonstone.

Kjo është hera e parë që shohim gjithë linjën e produkteve së bashku, pas prezantimit të pjesshëm të dizajnit të modelit Pixel 10 Pro nga Google kohët e fundit.

Përveç dizajnit, imazhi zbuloi edhe një ofertë të veçantë për blerësit e parë amerikanë. Google do të ofrojë një zbritje prej 50 dollarësh, dhe promocioni do të vlejë deri më 13 tetor 2025.

Pritet që oferta të jetë aktive menjëherë pas përfundimit të prezantimit më 20 gusht. Edhe pse Google ende nuk ka zbuluar të gjitha ngjyrat, falë imazheve të rrjedhura më herët, ekziston një ide e qartë se si do të duken pajisjet e reja në variante të ndryshme. /Telegrafi/

The post Google aksidentalisht zbuloi të gjithë linjën e Pixel 10 appeared first on Telegrafi.

A fitojnë emigrantët më pak se punonjësit vendas në BE?

Megjithëse afërsisht 40 për qind e qytetarëve jo-anëtarë të Bashkimit Evropian janë të mbikualifikuar për punët e tyre, ata fitojnë pothuajse 18 për qind më pak se vendasit.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature, emigrantët fitojnë mesatarisht 17.9 për qind më pak në vit se vendasit në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Hulumtimi analizoi pagat e 13.5 milionë punonjësve në nëntë vende, përfshirë Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Norvegjinë, Spanjën dhe Suedinë, gjatë periudhës 2016-2019.

Tre të katërtat e kësaj diference pagash ishin rezultat i mungesës së qasjes në punë me paga më të larta, ndërsa vetëm një e katërta e diferencës i atribuoheshin dallimeve në paga midis punëtorëve emigrantë dhe vendas në të njëjtin punë, raporton euronews.

Në Spanjë, diferenca në paga ishte mbi 29 për qind, më e larta ndër të shtatë vendet evropiane. Të huajt përbëjnë 13 për qind të fuqisë punëtore të vendit, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe shtimin e popullsisë.

 

Në Norvegji, Gjermani, Francë dhe Holandë, emigrantët fitojnë midis 15 dhe 20 për qind më pak se vendasit.

NdĂ«rsa nĂ« Suedi – njĂ« vend ku shumĂ« emigrantĂ« tĂ« punĂ«suar gjejnĂ« punĂ« nĂ« sektorin publik – diferenca ishte vetĂ«m 7 pĂ«r qind.

Vendi ku lindën emigrantët gjithashtu kishte rëndësi, transmeton Telegrafi.

Diferencat më të mëdha mesatare të pagave ishin për emigrantët nga Afrika nën-Sahariane, me 26.1 për qind, dhe nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, me 23.7 për qind.

Emigrantët nga Evropa, Amerika e Veriut dhe vendet e tjera perëndimore përjetuan një ndryshim shumë më të vogël mesatar në paga krahasuar me vendasit, vetëm 9 për qind.

Megjithatë, fëmijët e emigrantëve kishin një diferencë më të vogël të konsiderueshme në të ardhura, duke fituar mesatarisht 5.7 për qind më pak se punonjësit me prindër vendas.

Dallimet në paga brenda të njëjtit punë midis vendasve dhe fëmijëve të emigrantëve janë njëlloj shumë të vogla, nën 2 për qind në të gjitha vendet.

ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«het pĂ«r tĂ« reduktuar kĂ«tĂ« diferencĂ« pagash?

Në vitin 2023, 39.4 2 për qind e qytetarëve jo-anëtarë të BE-së ishin të mbikualifikuar për punët ku punonin, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it.

Sipas një studimi të McKinsey, përmirësimi i lëvizshmërisë sociale mund të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të vendeve evropiane me 3 2 për qind deri në 9 2 për qind dhe të mbyllë hendekun e aftësive që pritet të shfaqet deri në vitin 2030, pa pasur nevojë për trajnime të reja apo ndryshim karriere.

Një grup masash mund të zbatohet për të reduktuar në mënyrë efektive ndarjen në nivel pune, thanë kërkuesit e studimit.

Këto përfshijnë trajnime në gjuhë, trajnime profesionale, programe ndihme për kërkimin e punës që lidhin drejtpërdrejt punonjësit me punëdhënësit, përmirësimin e qasjes në arsimin vendas dhe njohjen e kualifikimeve të huaja.

Aktualisht, disa vende të BE-së kanë zbatuar iniciativa për të trajtuar këtë çështje.

Në vitin 2024, Gjermania zbatoi Ligjin për Imigracionin e Aftë, i cili lejoi diplomantët e huaj të punojnë ndërkohë që gradat e tyre po njiheshin zyrtarisht.

Franca kĂ«tĂ« vit reformoi lejen e qĂ«ndrimit “Carte Talent” – njĂ« leje qĂ«ndrimi shumĂ«vjeçare pĂ«r shtetasit e huaj nĂ« FrancĂ« – pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr profesionistĂ« tĂ« kualifikuar dhe pĂ«r tĂ« adresuar mungesat nĂ« tregun e punĂ«s, sidomos nĂ« sektorin shĂ«ndetĂ«sor.

“KĂ«to lloj politikash ndihmojnĂ« qĂ« punonjĂ«sit e lindur jashtĂ« vendit tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« kapacitetin e tyre tĂ« plotĂ«, dhe qĂ« vendet tĂ« pĂ«rfitojnĂ« plotĂ«sisht nga emigracioni nĂ« aspektin e rritjes sĂ« produktivitetit, tĂ« ardhurave mĂ« tĂ« larta nga taksat dhe zvogĂ«limit tĂ« pabarazive,” thanĂ« nĂ« studim kĂ«rkuesit Marta M. Elvira, Are Skeie Hermansen dhe Andrew Penner.

“Politika e mençur e emigracionit nuk mbaron nĂ« kufi – aty fillon”, shtuan ata. /Telegrafi/

The post A fitojnë emigrantët më pak se punonjësit vendas në BE? appeared first on Telegrafi.

Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas njoftimit të Francës se në shtator do ta njohë Palestinën.

Përmes një deklarate në platformën X, ai e dënojë fuqishëm këtë qëndrim të Parisit.

“Ne e dĂ«nojmĂ« fuqishĂ«m vendimin e presidentit Macron pĂ«r tĂ« njohur shtetin palestinez pranĂ« Tel Avivit pas masakrĂ«s sĂ« 7 tetorit. NjĂ« veprim i tillĂ« shpĂ«rblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e njĂ« ndĂ«rmjetĂ«si tjetĂ«r iranian, ashtu siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« Gaza. NjĂ« shtet palestinez nĂ« kĂ«to kushte do tĂ« ishte njĂ« trampolinĂ« pĂ«r shkatĂ«rrimin e Izraelit – jo pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« paqe pranĂ« tij. TĂ« jemi tĂ« qartĂ«: palestinezĂ«t nuk kĂ«rkojnĂ« njĂ« shtet pranĂ« Izraelit; ata kĂ«rkojnĂ« njĂ« shtet nĂ« vend tĂ« Izraelit”, tha lideri izraelit.

We strongly condemn President Macron’s decision to recognize a Palestinian state next to Tel Aviv in the wake of the October 7 massacre. Such a move rewards terror and risks creating another Iranian proxy, just as Gaza became.

A Palestinian state in these conditions would be a


— Benjamin Netanyahu – Ś‘Ś Ś™ŚžŚ™ŚŸ Ś ŚȘڠڙڔڕ (@netanyahu) July 24, 2025


Macron gjatë ditës së sotme deklaroi se Franca do ta njohë zyrtarisht Palestinën në muajin shtator, si pjesë e një iniciative në Kombet e Bashkuara.

“ËshtĂ« e domosdoshme tĂ« ndĂ«rtohet shteti i PalestinĂ«s, tĂ« sigurohet qĂ«ndrueshmĂ«ria e tij dhe t’i mundĂ«sohet qĂ«, duke pranuar demilitarizimin dhe njohjen e plotĂ« tĂ« Izraelit, tĂ« kontribuojĂ« nĂ« sigurinĂ« e tĂ« gjithĂ«ve nĂ« Lindjen e Mesme. Nuk ka alternativĂ« tjetĂ«r. Populli francez dĂ«shiron paqe nĂ« Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.

Ndryshe, deri më tani, shtetin e Palestinës e kanë njohur më shumë se 140 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara (nga gjithsej 193 vende anëtare). /Telegrafi/

The post Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu appeared first on Telegrafi.

Tronditje nĂ« ShĂ«n Petersburg – burri qĂ«llon me hark punonjĂ«set e njĂ« fabrike

Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në hyrje të një fabrike në Shën Petersburg, ku një burrë qëlloi me hark disa punonjëse të kompanisë.

Incidenti shkaktoi panik dhe alarm të madh midis punonjësve dhe banorëve përreth.

Dy gratë që u goditën nga harku pësuan lëndime serioze dhe u transportuan menjëherë me urgjencë në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm. Gjendja e tyre është e rënduar dhe mjekët po monitorojnë situatën me kujdes.

đŸčShock at the factory entrance in St. Petersburg — man shot company employees with a bow

Both women were hospitalized with serious injuries.

A 39-year-old Russian fled the scene on a bicycle and was later arrested.

Robin Hood is no longer the same! pic.twitter.com/nA26v3isfu

— NEXTA (@nexta_tv) July 24, 2025

Sipas raportimeve të para, autori i sulmit është një 39-vjeçar me shtetësi ruse, i cili pas veprës së tij u largua me një biçikletë nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të rendit, ai u kap dhe u arrestua pak më vonë, duke i dhënë fund kësaj situate alarmuese.

Motivet e sulmit nuk janë ende të qarta, dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar arsyet që çuan në këtë akt dhune.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në media dhe tek qytetarët, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në ambientet e punës dhe në komunitet në përgjithësi. /Telegrafi/

The post Tronditje nĂ« ShĂ«n Petersburg – burri qĂ«llon me hark punonjĂ«set e njĂ« fabrike appeared first on Telegrafi.

Netflix pĂ«rdor inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r seriale – njĂ« tashmĂ« e kemi parĂ« tĂ« gjithĂ«

Netflix zyrtarisht ka konfirmuar se po përdor inteligjencën artificiale gjenerative në prodhimin e saj, dhe rezultati i parë tashmë po shfaqet për shikuesit në mbarë botën.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r serialin “El Eternauta”, njĂ« adaptim shkencor-fantastik argjentinas i njĂ« komiku kult, ku njĂ« skenĂ« e shembjes sĂ« njĂ« ndĂ«rtese Ă«shtĂ« gjeneruar tĂ«rĂ«sisht nga AI.

Sipas deklaratës së Ted Sarandos, njëri prej drejtorëve ekzekutivë të kompanisë, falë inteligjencës artificiale kjo skenë është përfunduar dhjetë herë më shpejt se sa do të ishte e mundur me metodat klasike të efekteve vizuale, dhe me një buxhet më të ulët.

Ekipi i brendshëm i prodhimit i Netflixit ka punuar së bashku me krijuesit e serialit për të integruar këtë teknologji drejtpërdrejt në materialin përfundimtar. Sipas kompanisë, ky hap nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të fuqizojë autorët me mjete më të mira.

Sarandos thotë se inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në para-vizualizimin e skenave, planifikimin e kuadrove dhe efektet që më parë ishin të rezervuara për projekte shumë të kushtueshme, siç është rinia digjitale e aktorëve.

Kolegu i tij, Greg Peters, shtoi se AI po përdoret edhe jashtë vetë prodhimit. Netflix tashmë përdor kërkimin me AI, personalizimin e përmbajtjes dhe reklamimin, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit planifikon të prezantojë edhe reklama interaktive të drejtuara nga inteligjenca artificiale.

Në raportin e biznesit për tremujorin e dytë, Netflix regjistroi të ardhura prej 11.08 miliardë dollarësh, që është një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi arriti në 3.13 miliardë, dhe përdoruesit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë shikuar mbi 95 miliardë orë përmbajtje, ku titujt jo në gjuhën angleze përbënin një të tretën e të gjitha shikimeve.

Netflix tani, me ndihmĂ«n e AI-sĂ«, po krijon pĂ«rmbajtje mĂ« shpejt dhe mĂ« efikas se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Pyetja Ă«shtĂ« vetĂ«m – pĂ«r sa kohĂ« do tĂ« mund tĂ« dallojmĂ« çfarĂ« Ă«shtĂ« reale dhe çfarĂ« jo. /Telegrafi/

The post Netflix pĂ«rdor inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r seriale – njĂ« tashmĂ« e kemi parĂ« tĂ« gjithĂ« appeared first on Telegrafi.

Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarĂ«t e BE-sĂ«?

Një sondazh i fundit nga Eurobarometri tregon se 69 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian besojnë se korrupsioni është një problem i përhapur në vendet e tyre, duke reflektuar një shqetësim në rritje për këtë fenomen.

Megjithatë, vetëm 20 për qind e atyre që kanë qenë dëshmitarë ose kanë përjetuar raste korrupsioni kanë bërë denoncim zyrtar, duke nxjerrë në pah një hendek të madh mes perceptimit dhe veprimit konkret ndaj korrupsionit.

Ky sondazh përfaqëson një rritje të lehtë prej një përqindje krahasuar me vitin e kaluar, që tregon se shqetësimi për korrupsionin vazhdon të thellohet në mesin e qytetarëve të Evropës.

Në disa vende, ky problem perceptohet si më i theksuar se në të tjera. Greqia shënon nivelin më të lartë me 97 për qind të të anketuarve që e konsiderojnë korrupsionin të përhapur në shoqërinë e tyre, e ndjekur nga Kroacia me 92 për qind dhe Portugalia me 91 për qind.

Në anën tjetër të spektrit, Finlanda dhe Danimarka raportojnë perceptimin më të ulët të korrupsionit, me vetëm 21 për qind dhe 28 për qind, përkatësisht, duke treguar një situatë më të kontrolluar apo një perceptim më të ulët të këtij fenomeni në këto vende, raporton euronews.

Vendet e Bashkimit Evropian ku ka pasur rritje më të ndjeshme të perceptimit të korrupsionit gjatë vitit 2024 janë Luksemburgu dhe Irlanda, ku është regjistruar një rritje prej 9 dhe 6 për qind, respektivisht.

Kjo tregon se megjithëse disa vende historikisht janë konsideruar më të pastra, shqetësimi për korrupsionin po rritet gjithashtu edhe aty, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me qëndrimin ndaj korrupsionit, katër nga pesë evropianë shprehen të vendosur që dhënia e ryshfetit apo dhuratave për të fituar një nder apo shërbim publik është e papranueshme në çdo rast. Kjo tregon një konsensus të gjerë moral kundër praktikave korruptive.

Në këtë kontekst, Portugalia (me 98 për qind), Franca (90 për qind) dhe Spanja (90 për qind) shfaqin përqindjet më të larta të njerëzve që e shohin këtë si krejtësisht të papranueshme.

Për më tepër, mbi 70 për qind e evropianëve e konsiderojnë të papranueshme edhe situatën kur një person pranon një nder në këmbim të një përfitimi, ndërsa rreth 5 për qind shprehen se kjo praktikë është gjithmonë e pranueshme, duke reflektuar një pakicë që ka një qëndrim më tolerues ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, rreth 75 për qind e qytetarëve të BE-së shprehen kundër dhënies së dhuratave me qëllim përfitimin e përparësive, duke treguar një vetëdije në rritje për efektet negative të korrupsionit në shoqëri dhe ekonomi.

Një element interesant i sondazhit është edhe dallimi mes moshave: të anketuarit më të moshuar, mbi 55 vjeç, kanë tendencë më të madhe për të konsideruar korrupsionin si të papranueshëm krahasuar me të rinjtë në moshë 15-24 vjeç, gjë që mund të lidhet me ndryshimet në vlerat dhe përvojat e brezave.

Në nivel më specifik, në Bullgari rreth gjysma e të anketuarve identifikojnë policinë si aktorët kryesorë që përfshihen në korrupsion, përfshirë dhënien dhe marrjen e ryshfetit si dhe abuzimin me pushtetin për përfitime personale.

Në Greqi, 61 për qind e njerëzve besojnë se korrupsioni është i përhapur midis zyrtarëve që lëshojnë leje biznesi, ndërsa në Suedi dhe Danimarkë, kompanitë private janë ato që përmenden më shpesh si përfshirëse në praktika korruptive.

Kur flitet për luftën kundër korrupsionit, më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se korrupsioni është i përhapur në partitë politike, ndërsa 46 për qind shprehen se edhe politikanët në nivele lokale, rajonale dhe kombëtare nuk janë të përjashtuar nga ky fenomen.

Dy të tretat e qytetarëve mendojnë se rastet e korrupsionit në nivele të larta nuk ndiqen apo ndëshkohen sa duhet në vendet e tyre, duke theksuar një problem serioz të mungesës së llogaridhënies.

Ndërkohë, më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë besim në efektivitetin e përpjekjeve të qeverive për të luftuar korrupsionin, dhe pothuajse gjysma prej tyre janë skeptikë për mënyrën se si masat kundër korrupsionit zbatohen, duke besuar se shpesh ka mungesë transparence dhe objektiviteti, si dhe mund të ketë interesa të fshehura pas tyre.

Në nivelin e përjetuar të korrupsionit, 5 për qind e evropianëve raportojnë se gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë dëshmitarë apo kanë përjetuar personalisht një rast korrupsioni, por vetëm një në pesë prej tyre ka marrë guximin për ta raportuar atë autoriteteve përkatëse.

Problemi i mungesĂ«s sĂ« njohurive mbi vendet ku mund tĂ« raportohen kĂ«to raste Ă«shtĂ« i dukshĂ«m, pasi mĂ« pak se gjysma e tĂ« anketuarve dinĂ« se ku duhet t’i drejtohen njĂ« rasti tĂ« tillĂ«.

Në fund, dallimet gjinore tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë të njohin personalisht dikë që ka marrë ose jep ryshfet, çka mund të lidhet me faktorë socialë dhe ekonomikë, si dhe me nivelet e ndryshme të përfshirjes në situata të tilla.

Në përgjithësi, rezultatet e këtij sondazhi dëshmojnë se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për shoqëritë evropiane dhe kërkon përpjekje më të mëdha për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe atyre politike. /Telegrafi/

The post Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarĂ«t e BE-sĂ«? appeared first on Telegrafi.

Si i shohin kompanitĂ« gjermane luftĂ«rat e ardhshme – po punojnĂ« edhe me “buburrecat spiunĂ«â€

Vendimi i qeverisë gjermane, e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, për të rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje ka hapur dyert për kompanitë gjermane të industrisë ushtarake për të marrë fonde për zhvillimin e teknologjive të reja.

KĂ«to kompani, tĂ« cilat pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« kanĂ« qenĂ« “viktima” tĂ« politikĂ«s gjermane tĂ« mbrojtjes, qĂ« mbĂ«shtetej nĂ« mbrojtjen e SHBA-sĂ«, tani po punojnĂ« nĂ« projekte tĂ« shumta.

NdĂ«r to Ă«shtĂ« edhe “buburreca spiune”, njĂ« projekt i kompanisĂ« Swarm Biotactics. Kjo kompani planifikon tĂ« krijojĂ« “buburreca kibernetikĂ«â€ tĂ« pajisur me “çanta shpine” tĂ« vogla tĂ« specializuara, qĂ« mundĂ«sojnĂ« mbledhjen e tĂ« dhĂ«nave nĂ« kohĂ« reale pĂ«rmes kamerave.

Stimulimet elektrike do t’u lejonin njerĂ«zve tĂ« kontrollojnĂ« nĂ« distancĂ« lĂ«vizjen e insekteve. QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«ta “agjentĂ« biologjikĂ«â€ tĂ« sigurojnĂ« informacione tĂ« inteligjencĂ«s nĂ« mjedise armiqĂ«sore, siç janĂ« tĂ« dhĂ«nat pĂ«r pozicionet e armikut, raporton reuters.

“BiorobotĂ«t tanĂ«, tĂ« bazuar nĂ« insekte tĂ« gjalla, janĂ« tĂ« pajisur me stimulim nervor, sensorĂ« dhe module tĂ« sigurta komunikimi. Ata mund tĂ« kontrollohen individualisht ose tĂ« veprojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« autonome nĂ« grupe”, tha drejtori Stefan Wilhelm.

Përveç këtij koncepti interesant, kompanitë gjermane planifikojnë gjithashtu të zhvillojnë robotë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale, si dhe nëndetëse të vogla të telekomanduara, ngjashëm me mënyrën si funksionojnë dronët sot.

Disa nga kĂ«to kompani mĂ« tĂ« vogla tani kĂ«shillojnĂ« qeverinĂ« krahas kompanive tĂ« mĂ«dha tĂ« njohura, tĂ« ashtuquajturat kompani “kryesore” si Rheinmetall dhe Hensoldt, tĂ« cilat kanĂ« mĂ« pak nxitje pĂ«r t’u pĂ«rqendruar nĂ« inovacione, pĂ«r shkak tĂ« porosive afatgjata pĂ«r sistemet tradicionale.

Projektligji i ri për prokurimet publike, i miratuar të mërkurën nga qeveria e Merzit, synon të ulë pengesat për kompanitë e reja me fonde të kufizuara për të marrë pjesë në tenderë, duke lejuar pagesa paraprake për këto kompani.

Ligji gjithashtu do t’u mundĂ«sonte autoriteteve qĂ« tĂ« kufizojnĂ« tenderĂ«t vetĂ«m pĂ«r ofertuesit brenda Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

The post Si i shohin kompanitĂ« gjermane luftĂ«rat e ardhshme – po punojnĂ« edhe me “buburrecat spiunĂ«â€ appeared first on Telegrafi.

Pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA-ja?

Sot është arritur marrëveshja tregtare mes SHBA-së dhe Japonisë.

Si pjesë e kësaj, Japonia ra dakord të rrisë blerjet e orizit me 75 për qind sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Japonia gjithashtu ra dakord të blejë avionë nga SHBA dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtje me kompanitë amerikane.

Por, pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA?

Orizi konsiderohet një mall thuajse i shenjtë në Japoni, i ngulitur thellë në kulturën, gjuhën dhe traditën e saj. Zakonisht, tregu është mbrojtur kryesisht nga importet përmes tarifave të larta.

Por, çmimet e orizit në Japoni janë dyfishuar që nga viti i kaluar, shkruan skynews.

Tani, me çmimet e orizit vendas kaq të larta, dërgesat nga jashtë janë në rritje.

Ky ushqim bazë është bërë një artikull luksi për shumë konsumatorë, duke shtuar presion mbi politikanët për të zgjidhur krizën.

Kjo krizë ishte pjesërisht për shkak të mungesave në furnizim që filluan në vitin 2024, duke shkaktuar një krizë kombëtare që kapën politikanët dhe konsumatorët të papërgatitur.

Në vitin paraardhës, një valë e nxehtësisë ekstreme çoi në një prodhim të pakët të korrjes.

Më pas, një tërmet i fortë që goditi jugun e Japonisë më 8 gusht 2024 shkaktoi panik tek konsumatorët, të cilët filluan të ruajnë oriz në sasi, duke zbrazur raftet e dyqaneve dhe përkeqësuar më tej problemin.

Në të njëjtin muaj kishte një mungesë prej 400 mijë tonësh metrikë oriz.

Në shkurt, qeveria liruar oriz nga stoqet e emergjencës, për të përmbajtur çmimet.

Në këtë kontekst, Japonia ka nisur të blejë më shumë oriz nga SHBA. /Telegrafi/

The post Pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA-ja? appeared first on Telegrafi.

Prezantohet laseri infra i kuq edhe më preciz

ShkencĂ«tarĂ«t nga Universiteti Teknik i VjenĂ«s dhe Universiteti i njohur amerikan Harvard kanĂ« zhvilluar njĂ« lloj tĂ« ri laseri qĂ« mund tĂ« ndryshojĂ« mĂ«nyrĂ«n e pĂ«rdorimit tĂ« dritĂ«s infra tĂ« kuqe – nga mjekĂ«sia deri te industria e gazit.

Ndryshe nga pajisjet e mĂ«parshme, ky laser i ri Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht i thjeshtĂ«, nuk ka pjesĂ« lĂ«vizĂ«se, mund tĂ« pĂ«rshtatet nĂ« njĂ« çip tĂ« vogĂ«l dhe fuqia si dhe “ngjyra” e tij mund tĂ« rregullohen me shumĂ« saktĂ«si.

NĂ« zemĂ«r tĂ« kĂ«tij shpikjeje qĂ«ndron njĂ« dizajn i zgjuar: pjesĂ« tĂ« vogla nĂ« formĂ« unazash tĂ« ndĂ«rtuara nga materiale tĂ« veçanta tĂ« quajtura gjysmĂ«pĂ«rçues. Çdo unazĂ« “prodhon” njĂ« lloj tjetĂ«r tĂ« dritĂ«s infra tĂ« kuqe. Duke rritur ose ulur rrymĂ«n elektrike, shkencĂ«tarĂ«t mund tĂ« zgjedhin se cilĂ«n unazĂ« tĂ« aktivizojnĂ«, pra cilĂ«n “ngjyrĂ«â€ tĂ« dritĂ«s infra tĂ« kuqe do tĂ« lĂ«shojĂ« laseri.

“NĂ« tĂ« kaluarĂ«n, pajisjet precize me laser kishin nevojĂ« pĂ«r pjesĂ« lĂ«vizĂ«se pĂ«r tĂ« ndryshuar ngjyrĂ«n e dritĂ«s, gjĂ« qĂ« i bĂ«nte ato komplekse, tĂ« shtrenjta dhe tĂ« ndjeshme. Tani e arrijmĂ« kĂ«tĂ« pa asnjĂ« pjesĂ« lĂ«vizĂ«se”, thotĂ« profesori Benedikt Schwarz nga Universiteti Teknik i VjenĂ«s, njĂ« nga udhĂ«heqĂ«sit e kĂ«tij projekti.

Ky lloj laseri ka potencial tĂ« madh pĂ«r pĂ«rdorime tĂ« gjera. NĂ« mjekĂ«si mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r diagnozĂ« tĂ« saktĂ«, ku matja precize Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. NĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, ai mundĂ«son zbulimin e gazrave dhe substancave tĂ« tjera tĂ« rrezikshme – veçanĂ«risht e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r industrinĂ« dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, nĂ« telekomunikacion ofron burim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m tĂ« dritĂ«s, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r transmetimin e shpejtĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave.

“FalĂ« kĂ«tij dizajni, laseri Ă«shtĂ« shumĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m, edhe kur pĂ«rdoret nĂ« mjedise me pluhur ose me kushte tĂ« paqĂ«ndrueshme, nuk e humbet saktĂ«sinĂ«â€, shpjegon doktorandi Johannes Fuchsberger, i cili mori pjesĂ« nĂ« zhvillimin e pajisjes nĂ« laboratorĂ«t e specializuar nĂ« VjenĂ«.

Patenta pĂ«r kĂ«tĂ« teknologji tĂ« re me laser Ă«shtĂ« tashmĂ« e paraqitur, dhe studiuesit besojnĂ« se shumĂ« shpejt mund tĂ« arrijĂ« nĂ« treg. ËshtĂ« interesante se e njĂ«jta teknologji mund tĂ« pĂ«rshtatet edhe pĂ«r pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« spektrit tĂ« dritĂ«s – jo vetĂ«m pĂ«r infra tĂ« kuqen, por edhe pĂ«r dritĂ«n e dukshme. /Telegrafi/

The post Prezantohet laseri infra i kuq edhe më preciz appeared first on Telegrafi.

Reagimi i kĂ«saj foshnje tĂ« adhurueshme kur provon lĂ«ng portokalli pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« do t’ju bĂ«jĂ« tĂ« qeshni

Aleyna GĂŒn ka bĂ«rĂ« qĂ« pĂ«rdoruesit e Instagramit tĂ« qeshin me njĂ« video shumĂ« tĂ« Ă«mbĂ«l tĂ« reagimit tĂ« djalit tĂ« saj, Ben Atlas, i cili pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« jetĂ« provoi lĂ«ng portokalli.

Pas qumĂ«shtit tĂ« nĂ«nĂ«s dhe ujit, Ben i vogĂ«l mĂ« nĂ« fund pati mundĂ«sinĂ« tĂ« shijojĂ« njĂ« nga lĂ«ngjet mĂ« tĂ« dashura pĂ«r shumĂ«kĂ«nd – dhe duket se edhe ai vetĂ« u bĂ« adhurues i tij.

Sapo piu një gllënjkë nga lëngu, në fytyrën e Ben Atlasit u shfaq një buzëqeshje dhe ai filloi të bërtasë nga gëzimi, duke i kërkuar mamasë së tij më shumë.

Reagimi i tij i ëmbël ka entuziazmuar mijëra përdorues të Instagramit, të cilët e kanë parë videon brenda katër ditësh nga publikimi, dhe shumë prej tyre kanë lënë komente pozitive. /Telegrafi/

The post Reagimi i kĂ«saj foshnje tĂ« adhurueshme kur provon lĂ«ng portokalli pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« do t’ju bĂ«jĂ« tĂ« qeshni appeared first on Telegrafi.

BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe

Bashkimi Evropian kërcënon me tarifa ndëshkuese ndaj SHBA-së nëse nuk arrihet marrëveshja tregtare

Bashkimi Evropian po pĂ«rgatit vendosjen e tarifave ndĂ«shkuese ndaj produkteve amerikane, me vlerĂ« gati 100 miliardĂ« euro – nga uiski e deri te avionĂ«t Boeing – nĂ«se presidenti amerikan, Donald Trump nuk arrin njĂ« marrĂ«veshje tregtare me BE-nĂ« deri nĂ« fund tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme.

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se do të bashkojë dy lista me produkte amerikane të përgatitura më parë, duke përfshirë mallra me vlerë 21 miliardë euro (përfshirë produkte shpendësh dhe alkool) dhe 72 miliardë euro të tjera (makina dhe aeroplanë). Nëse shtetet anëtare miratojnë propozimin në një votim që pritet së shpejti, tarifat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.

Olof Gill, pĂ«rfaqĂ«suesi tregtar i Komisionit Evropian, deklaroi se BE-ja synon ende tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje, por po pĂ«rgatitet pĂ«r çdo skenar. Ai shtoi se bashkimi i dy listave do t’i bĂ«jĂ« kundĂ«rmasat mĂ« tĂ« qarta dhe mĂ« tĂ« forta.

Pas kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« Trumpit pĂ«r tarifa prej 30 pĂ«r qind mbi tĂ« gjitha importet nga BE-ja, Brukseli po forcon qĂ«ndrimin e tij. Gjermania, qĂ« mĂ« parĂ« favorizonte njĂ« marrĂ«veshje tĂ« shpejtĂ« pĂ«r tĂ« hequr tarifat ekzistuese, tani mbĂ«shtet pĂ«rdorimin e “Instrumentit KundĂ«r Detyrimit” (ACI), i cili lejon BE-nĂ« tĂ« pĂ«rgjigjet me tarifa dhe ndalim tĂ« shĂ«rbimeve, njĂ« goditje e rĂ«ndĂ« pĂ«r sektorin amerikan tĂ« teknologjisĂ«.

Industria evropiane e makinave është goditur rëndë nga tarifat, me kompanitë Stellantis dhe Volvo që raportojnë humbje të mëdha. Presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Merz kanë kërkuar prej kohësh një reagim më të fortë të BE-së ndaj presionit amerikan.

Megjithatë, disa ekspertë kritikojnë vonesën e BE-së në përgjigje dhe sugjerojnë se situata mund të zgjidhet vetëm përmes një takimi personal midis Trump dhe liderëve evropianë.

Kërcënimi i tarifave evropiane vjen para një samiti të rëndësishëm me Kinën, ku BE-ja do të përpiqet të balancojë marrëdhëniet tregtare, ndërsa eksportet kineze drejt Evropës vazhdojnë të rriten dhe sfidat për industrinë gjermane përkeqësohen nga ndalimet e eksportit të metaleve të rralla nga Kina. /Telegrafi/

The post BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe appeared first on Telegrafi.

Vuçiç festoi me këngë çetnike hapjen e një autostrade

Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, mori pjesĂ« tĂ« martĂ«n nĂ« njĂ« festĂ« nĂ« PozhegĂ«, me rastin e hapjes sĂ« segmentit tĂ« ri tĂ« autostradĂ«s Pakovraqe – PozhegĂ«, organizuar nga tabloidi proqeveritar Informer.

Festa me trumbetarĂ«, kĂ«ngĂ« dhe shpĂ«rndarje parash shkaktoi shumĂ« reagime – jo vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« dyshimtĂ« tĂ« autostradĂ«s, por edhe pĂ«r pĂ«rmbajtjen e kĂ«ngĂ«ve qĂ« u interpretuan gjatĂ« kĂ«tij rasti.

Segmenti i autostradës u hap edhe pse, sipas informacioneve nga qarqe profesionale, inxhinierët dhe shërbimet përkatëse refuzuan të nënshkruanin lejen e përdorimit për shkak të mangësive serioze në siguri, veçanërisht në tunele.

Ne moĆŸe da ne ukrade, pa to ti je.

– Ime, daj neki dinar da platim muziku.
* Koliko!?
– Ma daj sve ơto imaơ.

Drhtavom rukom dao muzici 2000 din, ostalo u dĆŸep. Antić u čudu, ali jbg. mora da ćuti ĆĄefu, ober lopovu.

A ker DJV, tras 200 evrića, da pokaĆŸe i on koliki je lopov. pic.twitter.com/FAs0fKbOiV

— đ™đ™€đ™đ™ˆđ˜Œđ™‰ ▶ (@FermanTwitt) July 22, 2025

GjatĂ« ceremonisĂ«, nĂ« afĂ«rsi ishin tĂ« pranishme ekipe policie, zjarrfikĂ«sish dhe ndihme tĂ« shpejtĂ«, gjĂ« qĂ« tregon mĂ« tej pĂ«r rrezikshmĂ«rinĂ« e pjesĂ«s sĂ« sapohapur tĂ« rrugĂ«s. NdĂ«rkohĂ«, qytetarĂ«t e Çaçakut mbetĂ«n pa njĂ« mjek nĂ« spitalin lokal – pikĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« angazhimit tĂ« shĂ«rbimeve mjekĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje.

Ndër të pranishmit në festë ishin edhe ish-kryeministri serb, Milosh Vuçeviq, lider i Partisë Progresive Serbe dhe këshilltar i Vuçiqit, si dhe drejtori i policisë Dragan Vasiljeviq.

Momenti kryesor i festĂ«s ishte pĂ«rpjekja e Vuçiqit pĂ«r tĂ« shpĂ«rblyer trumbetarĂ«t – me njĂ« kartĂ«monedhĂ« prej 2000 dinarĂ«sh, tĂ« cilĂ«n ua zgjaste gjatĂ« dhe me ngathtĂ«si. E gjithĂ« skena u bĂ« e pakĂ«ndshme edhe pĂ«r vetĂ« Vuçiqin, gjĂ« qĂ« shihej qartĂ« nĂ« shprehjen e tij tĂ« fytyrĂ«s, dhe u regjistrua nĂ« njĂ« video qĂ« po qarkullon nĂ« rrjetet sociale.

VĂ«mendje tĂ« veçantĂ« tĂ«rhoqi edhe kĂ«nga qĂ« u dĂ«gjua nĂ« atĂ« rast – “NjĂ« varkĂ« e vogĂ«l lundron nĂ« det”, e interpretuar me mbĂ«shtetjen e publikut. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« kĂ«ngĂ« tĂ« BajĂ«s, Mali Knindzha, i njohur pĂ«r kĂ«ngĂ«t e tij nacionaliste, me vargje qĂ« lavdĂ«rojnĂ« hapur lĂ«vizjen çetnike dhe kriminelin e luftĂ«s nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore, Drazha Mihailoviq. /Telegrafi/

The post Vuçiç festoi me këngë çetnike hapjen e një autostrade appeared first on Telegrafi.

Ekrani i Galaxy Z Fold7 të Samsung do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh

Ekrani i Samsung Galaxy Z Fold7 do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh.

Samsung ka bërë një hap të madh përpara kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e smartphonet të palosshëm Galaxy Z Fold7 dhe ka njoftuar se pajisja do të mbetet plotësisht funksionale edhe pas 500 mijë palosjesh.

Kjo është dukshëm më shumë krahasuar me 200 mijë palosje, sa mund të përballonte Galaxy Z Fold6. Në praktikë, 500 mijë palosje nënkuptojnë përdorim për më shumë se dhjetë vjet për një përdorues mesatar që e palos pajisjen rreth 100 herë në ditë, ose mbi gjashtë vjet për ata që e palosin shpesh, rreth 200 herë në ditë. Edhe në këtë rast të dytë, përmirësimi është i dukshëm krahasuar me gjeneratën e mëparshme.

Nga Samsung bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se ky pĂ«rmirĂ«sim Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i mundur falĂ« njĂ« “strukture tĂ« re tĂ« zhvilluar qĂ« i reziston stresit, e cila Ă«shtĂ« frymĂ«zuar nga parimet e dizajnit tĂ« xhamit antiplumb”.

Ekrani i Galaxy Z Fold7 është testuar nga Bureau Veritas, një kompani globale për testime, inspektime dhe certifikime.

Këto shifra janë premtuese dhe me shumë gjasë nënkuptojnë që Fold7 është më i mirë se shumica e rivalëve të tij, ekranet e të cilëve janë të certifikuar për 200 mijë deri në 400 mijë palosje.

MegjithatĂ«, njĂ« rival mbetet nĂ« krye – OnePlus Open, i cili ka marrĂ« certifikatĂ«n e TÜV Rheinland pĂ«r njĂ« milion palosje. /Telegrafi/

The post Ekrani i Galaxy Z Fold7 të Samsung do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh appeared first on Telegrafi.

Kushtet mĂ« tĂ« kĂ«qija pĂ«r punĂ« nĂ« EvropĂ« – ku pozicionohet Kosova?

Një ekonomist francez ka kritikuar së fundmi kushtet e punës në vend, duke nxitur debat në Francë.

Euroverify hedh një vështrim mbi të dhënat që qëndrojnë pas këtyre pretendimeve.

PĂ«rdoruesit e rrjeteve sociale nĂ« FrancĂ« kanĂ« reaguar ndaj deklaratave tĂ« bĂ«ra sĂ« fundmi nĂ« televizion nga ekonomisti Jean-Claude DelgĂšnes, i cili tha se Franca ka “mbetur plotĂ«sisht pas pĂ«r sa i pĂ«rket kushteve tĂ« punĂ«s”.

“NĂ« njĂ« studim tĂ« realizuar nĂ« fund tĂ« vitit 2021 dhe tĂ« publikuar nĂ« 2022, Franca renditet nĂ« vendin e 36-tĂ«, nĂ« fund tĂ« listĂ«s bashkĂ« me ShqipĂ«rinĂ«, pĂ«r sa i pĂ«rket kushteve tĂ« punĂ«s”, deklaroi Delgenes pĂ«r Public Senat, kanali zyrtar televiziv i dhomĂ«s sĂ« lartĂ« tĂ« Parlamentit francez.

Deklaratat e tij kanë nxitur një lumë reagimesh në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodh në një kohë kur çështja e kushteve të jo të mira të punës është bërë një temë e nxehtë në Francë.

Gjatë dy muajve e gjysmë të fundit, pesë punëtorë të rinj dhe praktikantë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç kanë humbur jetën në aksidente në vendin e punës, duke ngritur pikëpyetje mbi kushtet e punës në vend.

Euronews hodhi një vështrim më të afërt mbi të dhënat për të verifikuar pretendimet e Delgenes.

Franca mbetet prapa shumicĂ«s sĂ« vendeve tĂ« tjera evropiane – ku gjendet Kosova?

Këto pretendime bazohen në një studim të vitit 2021 nga Eurofound, një agjenci me seli në Dublin që kryen kërkime mbi kushtet e jetesës dhe punës në vendet evropiane.

Analiza e tyre më e fundit mbi kushtet e punës në Evropë, e njohur si EWCS, daton nga viti 2021. Pritet që rezultatet e përditësuara nga terreni për vitin 2024 të publikohen më vonë gjatë këtij viti.

Kërkimi analizon kushtet e punës në 36 vende evropiane, duke përfshirë të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

NĂ« studim pĂ«rfshihet njĂ« “indeks i cilĂ«sisĂ« sĂ« punĂ«s”, qĂ« kombinon tĂ« dhĂ«na mbi aspekte tĂ« ndryshme si shĂ«ndeti, siguria, kĂ«naqĂ«sia nĂ« punĂ« dhe tĂ« tjera, pĂ«r tĂ« matur nivelin e stresit qĂ« punonjĂ«sit pĂ«rjetojnĂ« nĂ« vendin e punĂ«s.

Rezultatet sugjerojnĂ« se mĂ« shumĂ« punonjĂ«s nĂ« FrancĂ« janĂ« tĂ« ekspozuar ndaj kushteve “jashtĂ«zakonisht stresuese” ose “shumĂ« stresuese” sesa nĂ« shumicĂ«n e vendeve tĂ« tjera.

Sipas kĂ«tyre gjetjeve, vetĂ«m nĂ« Serbi, Mal tĂ« Zi, Sllovaki dhe Poloni ka mĂ« shumĂ« punonjĂ«s qĂ« punojnĂ« nĂ«n kushte “jashtĂ«zakonisht stresuese” ose “shumĂ« stresuese” sesa nĂ« FrancĂ«.

Ndërkohë, Kosova pozicionohet më mirë duke u renditur në vendin e 10.

Kosova ka njĂ« pĂ«rqindje shumĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« ngarkesĂ«s ekstreme, ashtu si shumica e vendeve tĂ« tjera tĂ« pĂ«rfshira nĂ« analizĂ«. NdĂ«rsa nĂ« segmentin e ‘ngarkesĂ«s sĂ« lartë’, vendi ynĂ« renditet proporcionalisht me shtete tĂ« tjera si Spanja, Mali i Zi, Italia dhe Suedia.

Franca nuk Ă«shtĂ« nĂ« pozitĂ«n e “njĂ«jtĂ« me ShqipĂ«rinĂ«â€

Kur marrim parasysh edhe ata qĂ« kanĂ« pĂ«rmendur kushtet “me ngarkesĂ« tĂ« moderuar”, Franca renditet para fundit, me vetĂ«m SllovakinĂ« qĂ« ka rezultat mĂ« tĂ« keq, dhe ShqipĂ«rinĂ« qĂ« paraqitet pak mĂ« mirĂ«.

KĂ«shtu, kĂ«rkimi nuk e vendos FrancĂ«n “drejt fundit, bashkĂ« me ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r sa i pĂ«rket kushteve tĂ« punĂ«s”, siç pretendon Delgenes.

Kur shikojmĂ« vetĂ«m punĂ«torĂ«t qĂ« pĂ«rmendin “ngarkesĂ« ekstreme” ose kushtet mĂ« tĂ« rĂ«nda, Franca renditet nĂ« vendin e 30-tĂ«, mbi shtete tĂ« tjera anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« si Kroacia dhe Qiproja, si dhe mbi MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar.

Kërkesat për siguri dhe shëndet

Megjithatë, të dhënat vendosin Francën prapa shumicës së vendeve të tjera evropiane kur bëhet fjalë për kushtet e punës.

Të dhënat e siguruara nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së, konfirmojnë këtë trend.

Sipas vlerësimeve të fundit, vetëm Malta renditet më keq se Franca për sa i përket numrit të aksidenteve fatale në vendin e punës.

Këto shqetësime janë rritur kohët e fundit me vdekjen tragjike të pesë punëtorëve të rinj në vendin e tyre të punës brenda vetëm dy e gjysmë muajve. Sipas vlerësimeve, dy persona vdesin çdo ditë në vendin e punës në Francë.

Qeveria franceze po shqyrton një propozim për të ndëshkuar punëdhënësit përgjegjës për problemet në vendin e punës, si përmes gjobave dhe ndjekjeve penale, sipas një dokumenti që së fundmi e kanë parë mediat franceze, përfshirë edhe Le Monde. /Telegrafi/

The post Kushtet mĂ« tĂ« kĂ«qija pĂ«r punĂ« nĂ« EvropĂ« – ku pozicionohet Kosova? appeared first on Telegrafi.

❌