Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vodhën cigare dhe mbi 4 mijë euro, arrestohen një burrë dhe një grua në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ndodhi në një kioskë në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit, persona të panjohur hynë me forcë në objekt dhe vodhën 141 paketa cigare dhe një shumë parash me vlerë rreth 4,700 euro.

Pas një hetimi të shpejtë, njësitë policore identifikuan dhe arrestuan dy të dyshuarit: E.H., 44 vjeç, mashkull, dhe S.M., 39 vjeç, femër.

“Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura”, thuhet në njoftim.

Të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorit, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën “vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të sigurojë rendin dhe ligjin, duke u angazhuar që çdo shkelës të marrë përgjegjësinë ligjore dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/

 

The post Vodhën cigare dhe mbi 4 mijë euro, arrestohen një burrë dhe një grua në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Dyshohet për 13 vjedhje, arrestohet “hajduti i biçikletave” në Tiranë

Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, teksa po vidhte një biçikletë në hyrje të një pallati. Bëhet fjalë për shtetasin F. B., i cili dyshohet gjithashtu si autor i 12 vjedhjeve të tjera të ngjashme të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik në zona të ndryshme të kryeqytetit. […]

The post Dyshohet për 13 vjedhje, arrestohet “hajduti i biçikletave” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit

✇Albeu
By: V K

Një 28-vjeçar, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, shtetasi A.M, më datë 17.07.2025, dyshohet se ka vjedhur në Astir, një automjet të parkuar në pronësi të një shtetaseje dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”.

Në momentin e lokalizimit nga Policia, ai nuk është bindur urdhrit për ndalim dhe ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga punonjësit e Policisë.

The post Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë, vodhi makinën në Astir dhe tenton t’i arratiset policisë në momentin e ndalimit appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Austria një personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Austria një personi të kërkuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë,sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, vijon njoftimi.

Mes tjerash thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim./Telegrafi/

 

The post Ekstradohet nga Austria një personi i kërkuar për vjedhje të rëndë appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji për të pandehurin R. M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili dyshohet për kryerjen e njëmbëdhjetë (11) veprave penale kundër pasurisë.

Sipas Prokurorisë, R. M. dyshohet se gjatë periudhës 6 deri më 15 korrik 2025, në disa fshatra dhe lagje të Komunës së Gjakovës, ka kryer një sërë veprash penale të natyrës së njëjtë, duke hyrë me forcë në shtëpi të personave që jetojnë jashtë vendit, me qëllim përvetësimi të kundërligjshëm të pasurisë.

Në disa raste, i dyshuari nuk ka arritur të vjedhë asgjë, por në shumicën e rasteve ka marrë pasuri të ndryshme, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

Në të gjitha rastet, ai ka depërtuar në hapësira të mbyllura duke thyer dritare apo dyer, ndërsa veprimet e tij janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë apo janë vërejtur nga persona që kanë qenë duke e mbikëqyrur pronën.

Prokuroria e ngarkon të pandehurin me një (1) vepër të vjedhjes në tentativë, nëntë (9) vepra të vjedhjes së rëndë dhe një (1) vepër të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikun e ikjes, rrezikun e përsëritjes së veprave penale si dhe mundësinë e ndikimit në dëshmitarë.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim për një periudhë prej një muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 16 korrik 2025, deri më 17 gusht 2025.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

The post Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

Një ngjarje e bujshme e regjistruar rreth 4-5 vite më parë në fshatin Dorëz të Librazhdit është zbuluar rastësisht nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet fjalë për vjedhjen e 200 mijë eurove në një banesë dhe marrjen peng të një personi nga autorët, me qëllim që familjarët e tij të mos njoftonte Policinë. […]

The post Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës… appeared first on BoldNews.al.

Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi theu masën e sigurisë dhe gjatë natës vodhi një automjet. Gjithashtu rezultoi se 19-vjeçari e drejtonte automjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi. “19-vjeçari theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja” dhe dyshohet se më datë […]

The post Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 29-vjeçari në Ksamil, vodhi celularë, orë dhe karta bankare/ EMRI

Policia ka arrestuar në flagrancë Andi Stërniqin, 29 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se vodhi disa sende nga një banesë në Ksamil. Më 9 korrik 2025, rreth orës 04:00, ai hyri në banesën e shtetasit E.M., 36 vjeç, dhe vodhi 4 celularë, një orë dore dhe disa karta bankare. Shtetasi u kap nga […]

The post Arrestohet 29-vjeçari në Ksamil, vodhi celularë, orë dhe karta bankare/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Emergjencë vere/ Autostrada Tiranë-Durrës do të shtrohet, për tu prishur pas 1 viti

Para një viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi punën për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës nga dy korsi, në tre korsi plus një korsi emergjence, një projekt jetik për qarkullimin më të rëndësishëm rrugor në vend, që lidh kryeqytetin me portin më të madh dhe me pjesën më të madhe të turizmit bregdetar.

Për 5 kilometrat e parë, punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme dhe punimet pritet të mbarojnë rreth 5 muaj para afatit, në dhjetor të këtij viti. Por, në vend që të vazhdohet gradualisht e me planifikim në të gjithë gjatësinë e autostradës, ARRSH ka vendosur të ndryshojë qasje dhe logjikë. Në mes të verës, në kulmin e sezonit turistik dhe të trafikut më të rënduar të vitit, institucioni ka shpallur një tender emergjent për riparimin asfaltik të segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, rreth 20 kilometra gjatësi.

(Punimet për zgjerimin e 5 kilometrave të parë, nga ish-Shqiponja deri tek mbikalimi i Kasharit)

Tenderi, me një vlerë prej 77 milionë lekësh (rreth 770 mijë euro), nuk ka të bëjë me zgjerim apo zgjidhje afatgjatë, por thjesht me shtresime të reja asfalti, një ndërhyrje provizore në një segment ku vetë qeveria ka deklaruar se zgjerimi do të nisë pas një viti, sipas planit të bërë publik nga ministrja Belinda Balluku.

(Tenderi i shpallur në faqen e APP – Agjencia e Prokurimit Publik)

Pra, në vend që të ndërtohet një herë e mirë, me të njëjtën frymë si segmenti i parë, qeveria vendos të lëmojë rrugën ekzistuese, duke shkaktuar ndërkohë kaos të pashmangshëm në trafik në muajin gusht, muajin më të ngarkuar të vitit për autostradën Tiranë-Durrës. Kjo ndërhyrje kryhet me pretekstin e emergjencës (shiko përshkrimin e tenderit më lart). 

Kjo lëvizje ngre disa pyetje serioze: Pse bëhet një tender emergjent për një rrugë që pritet të prishet sërish pas një viti për zgjerim? A është kjo një mënyrë për të justifikuar fonde publike në projektime afatshkurtra? Dhe pse zgjidhet muaji gusht për të nisur punime që do të rëndojnë më tej mbi trafikun, në vend që të pritej fundi i sezonit?

Në rastin më të mirë, kjo mund të jetë një shfaqje e stisur verore për të krijuar përshtypjen se po punohet pa pushim, në një kohë kur sezoni turistik dhe fluksi i trafikut do të duhej të kërkonte më shumë kujdes dhe planifikim. Por në rastin më të keq, kjo është një skemë klasike abuzimi: një tender i nxituar në mes të gushtit, për rishtrim asfalti në një segment që shumë shpejt mund të kthehet në kantier për zgjerim. Është asgjë më pak se vjedhje e hapur me leje të parave publike, në dëm të qytetarëve shqiptarë që paguajnë taksat për t’u shërbyer, jo për t’u mashtruar.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Emergjencë vere/ Autostrada Tiranë-Durrës do të shtrohet, për tu prishur pas 1 viti appeared first on Lapsi.al.

“November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhjen e 30 mijë eurove


TIRANË, 4 korrik /ATSH/Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “November”, që çoi në kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për vjedhje me pasoja të rënda.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e shtetasit në kërkim.

Gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit A. Ç., 49 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, në nëntor të vitit 2024, shtetasi A. Ç. dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), për të kryer një vjedhje në një banesë, nga ku janë marrë 30 mijë euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të tretë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/a.f//r.e/

The post “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhjen e 30 mijë eurove appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Valë vjedhjesh/ Arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë dhe britanikia, zbulohen grabitjet me vlerë të majme

Ekipet nga Cheshire, Staffordshire, Derbyshire dhe Nottinghamshire ekzekutuan urdhër-arreste të shumta në adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham. Tre shqiptarë dhe një grua 33-vjeçare britanike u arrestuan, ndërsa u sekuestruan edhe një disa orë dhe çanta me vlerë të lartë.

Policia ka arrestuar katër persona në Midlands pas një vale vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sipas medias britanike, të katër të dyshuarit u arrestuan me dyshimin për vjedhje me forcë dhe u dërguan në paraburgim.

Policia kreu arrestimet si pjesë e një hetimi për 37 vjedhje me dhunë të objekteve me vlerë të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar midis tetorit 2024 dhe marsit 2025. Të gjitha vjedhjet përfshinin vlera totale më shumë se 1 milion paund.

The post Valë vjedhjesh/ Arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë dhe britanikia, zbulohen grabitjet me vlerë të majme appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Kryen një sërë vjedhjesh në Angli, arrestohen tre ‘skifterët’ shqiptar

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë dhe një grua britanike në lidhje me një sërë vjedhjesh me vlerë të lartë në të gjithë Anglinë. Mediat britanike shkruajnë se detektivët e Policisë së Cheshire kontrolluan tre adresa në Walsall, Sutton Coldfield dhe Birmingham herët të mërkurën dhe vunë në pranga tre burra të moshës midis 27 […]

The post EMRAT/ Kryen një sërë vjedhjesh në Angli, arrestohen tre ‘skifterët’ shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Bashkëpunoi për vjedhjen e 30 mijë eurove në një banesë, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “November”, duke vënë në pranga shtetasin A. Ç., 49 vjeç, i shpallur në kërkim për një grabitje me pasoja të rënda të ndodhur në nëntor të vitit 2024.

Sipas hetimeve, 49 vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (tashmë i arrestuar) dhe një person tjetër ende në kërkim, kanë vjedhur një shumë prej 30 mijë eurosh dhe sende me vlerë të konsiderueshme në një banesë në Tiranë. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të kaluar dhe është cilësuar me pasoja të rënda për shkak të natyrës dhe vlerës së dëmit.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj A. Ç. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të përfshirë në këtë grabitje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkëpunoi për vjedhjen e 30 mijë eurove në një banesë, arrestohet 49-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë vjedhur në disa lokacione të ndryshme

Tre persona (njëri i mitur) janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 29.06.2025, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, dyshohet që kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë vjedhur në disa lokacione të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Pejë, arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, njofton se me datёn 02.07.2025, pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur tё arrestojnё tre persona tё dyshuar, tё cilёt ditёve tё fundit në zonën e pёrgjegjёsisё tё Stacionit Policor nё Pejё, kanё kryer disa vjedhje tё rёnda dhe vjedhje.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё kryer kontroll/bastisje në vendbanimet e personave tё dyshuar, ku janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armë e ftohtë (thikё) dhe sende të ndryshme tё cilat dyshohet se
janё vjedhur në disa lokacione tё ndryshme.

Pas intervistimit nga hetuesit, dy tё dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janё ndaluar pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i mitur ёshtё liruar në procedurё të rregullt./Telegrafi/

The post Pejë, arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje appeared first on Telegrafi.

Grabitet shtëpia në Prizren, vidhen para dhe stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Dardani të Prizrenit.

Një qytetar kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Policia është duke hetuar rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/

The post Grabitet shtëpia në Prizren, vidhen para dhe stoli ari appeared first on Telegrafi.

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një gruaje – dyshohet për vjedhje

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një gruaje, e cila dyshohet për vjedhje.

Po ashtu, policia ka shpërndarë fotografinë e të dyshuarës.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e të dyshuarës që shihet në fotografi, e cila kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia shton se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.  /Telegrafi/

 

The post Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një gruaje – dyshohet për vjedhje appeared first on Telegrafi.

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Një 38-vjeçar është proceduar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 150 eurosh një 42-vjeçari. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 42-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash prej 150 eurosh.

The post I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë appeared first on Sot News | Lajme.

Gjersa punonte si arkëtare në një dyqan në veri të Mitrovicës vidhte para, e dyshuara në kërkim policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në kërkim të një gruaje e cila derisa punonte në një market në veri të Mitrovicës dyshohet se ka vjedhur para.

Rasti është raportuar të premten në ora 15:00.

“Ankuesi mashkull kosovar, pronar i një marketi ka raportuar se e dyshuara femër kosovare gjersa punonte si arkëtare në market kishte vjedhur një shumë parash”, thuhet në raport.

E dyshuara është në kërkim policor. /Telegrafi/

 

 

The post Gjersa punonte si arkëtare në një dyqan në veri të Mitrovicës vidhte para, e dyshuara në kërkim policor appeared first on Telegrafi.

Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere

Rivaldo Rusi është 26-vjeçari shqiptar i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi tentoi t’i vidhte banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë. Rivaldo Rusi, anëtar i bandës shqiptare që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit. Ndërkohë ende mbeten […]

The post Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere appeared first on BoldNews.al.

❌