TIRANĂ, 8 gusht/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundĂ«r njĂ« organizate kriminale tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikimin e kokainĂ«s dhe pastrimin e parave.
Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC.
Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.
Kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.
NĂ« kontekstin e kĂ«saj organizate kriminale, Prokuroria e Posaçme  ka kryer hetime nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal nr.187/2023 pĂ«r veprat penale te âTrafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotikeâ, âPastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penaleâ, âOrganizata kriminaleâ dhe âKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminalâ parashikuar nga nenet 283/a, 287, 333/1 dhe 2 e 334/1 tĂ« Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal ndaj 16 (gjashtĂ«mbĂ«dhjetĂ«) shtetasve shqiptarĂ«, kĂ«rkesĂ« e cila Ă«shtĂ« miratuar nga Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr.82 akti datĂ« 06.08.2025, duke vendosur masĂ«n âarrest nĂ« burgâ, bazuar nĂ« nenin 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale pĂ«r 14 (katĂ«rmbĂ«dhjetĂ«) persona dhe pĂ«r 2 (dy) tĂ« tjerĂ«ve ka caktuar masĂ«n e sigurimit detyrim pĂ«r tu paraqitur ne policinĂ« gjyqĂ«sore.
Drejtoria e PĂ«rgjithshme e PolicisĂ« sĂ« Shtetit nĂ« bashkĂ«punim me ByronĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit kanĂ« ekzekutuar masat e sigurimit pĂ«r 9 tĂ« hetuar (pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ« nga drejtuesit), prej tĂ« cilĂ«ve 7 me masĂ«nâarrest me burgâ dhe 2 me masĂ«n âdetyrim paraqitjeâ, ndĂ«rsa njĂ« prej tĂ« hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar nĂ« njĂ« vend tĂ« BE â sĂ« (drejtues i organizatĂ«s). Po punohet pĂ«r ekzekutimin e masave tĂ« sigurimit pĂ«r 6 persona tĂ« tjerĂ«.
Masa âarrest me burgâ nĂ« ShqipĂ«ri: E.Ă, A.Ă, P.L, R.M, G.Ă, M.K, El.Ă dhe masa detyrim paraqitje pĂ«r D.P dhe  K.Gj dhe i arrestuari nĂ« njĂ« vend tĂ« BE-sĂ«: F.C.
Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona të cilat janë në vijim e sipër.
Sekuestrimet e sasive të kokainës:
Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:
- Shtator 2020 â Paraguaj â BelgjikĂ« (Anvers)
Grupi i drejtuar nga E.Ă. dhe F. G., nĂ« bashkĂ«punim me njĂ« shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainĂ«, fshehur nĂ« kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon âFoxâ. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbĂ«rriti nĂ« Anvers mĂ« 04.11.2020.
Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
- Dhjetor 2020 â Shkurt 2021 â Paraguaj â Gjermani (Hamburg)
E.Ă. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainĂ«, fshehur nĂ« bombola metalike me bojĂ«/kollĂ« ndĂ«rtimi dhe tĂ« stampuara me logo (âsy me rrufe tĂ« kuqeâ, âPumaâ, âshenja infinitâ), me vlerĂ« tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa kontejnerĂ«, mbĂ«rriti nĂ« Hamburg mĂ« 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane.
Tipologjia e organizatës kriminale
Hetimet e kryera nĂ« bashkĂ«punim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve tĂ« pĂ«rgjuara nĂ« aplikacionin SkyECC kanĂ« zbuluar njĂ« strukturĂ« kriminale tĂ« pĂ«rmasave ndĂ«rkombĂ«tare, e udhĂ«hequr nga shtetasit E.Ă. dhe F.G., e cila kontrollonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« zinxhirin e trafikut tĂ« kokainĂ«s â nga prodhimi, magazinimi dhe pĂ«rpunimi nĂ« laboratorĂ«t e Paraguait, transporti ndĂ«rkombĂ«tar dhe shpĂ«rndarja nĂ« tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i tĂ« ardhurave tĂ« fituara.
Ngarkesat e mĂ«dha tĂ« kokainĂ«s siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatĂ«s E. Ă. (i cili sĂ« bashku me vĂ«llanĂ« e tij A. Ă. ishin vendosur nĂ« Paraguai), magazinoheshin dhe bĂ«heshin gati pĂ«r transport nĂ« Paraguai. LĂ«nda narkotike fshihej nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sofistikuar nĂ« ngarkesa legale â kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndĂ«rtimi â tĂ« maskuara me marka tregtare si âFoxâ apo me shenja tĂ« veçanta dalluese si âPumaâ ose âsy me rrufeâ. KĂ«to ngarkesa transportoheshin me kontejnerĂ« detarĂ« nga portet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut drejt porteve tĂ« mĂ«dha evropiane, kryesisht Anvers (BelgjikĂ«) dhe Hamburgu (Gjermani), ku mĂ« pas shpĂ«rndaheshin pĂ«rmes rrjeteve tĂ« brendshme tĂ« tregut tĂ« drogĂ«s nĂ« BE.
Qarkullimi dhe menaxhimi i parave
Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur njĂ« mekanizĂ«m financiar jashtĂ«zakonisht tĂ« sofistikuar pĂ«r tĂ« qarkulluar dhe fshehur tĂ« ardhurat nga aktiviteti kriminal. NjĂ« prej metodave kryesore ka qenĂ« transporti fizik i parave âcashâ nga vendet e BE-sĂ« drejt ShqipĂ«risĂ«, duke pĂ«rdorur shoferĂ« autobusĂ«sh kryesisht shqiptar tĂ« transportit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« pasagjerĂ«ve. Kjo mĂ«nyrĂ« kishte disa pĂ«rparĂ«si pĂ«r grupin:
- Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
- Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
- Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.
Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.
Koordinimi i pagesave
Figura kyçe si  F.G., E.Ă., si dhe bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« tjerĂ«, luanin rol aktiv nĂ« organizimin e kĂ«tyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin pĂ«rmes transaksioneve tĂ« tjera tĂ« fshehta, tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« mos lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« sistemin financiar zyrtar.
PĂ«rveç transportit fizik, rrjeti pĂ«rdorte edhe sistemin informal tĂ« transfertave tĂ« njohur si âhaĂ«alaâ ose âtokenâ, ku shumat e mĂ«dha qarkullonin pĂ«rmes njĂ« zinxhiri ndĂ«rmjetĂ«sish pa asnjĂ« evidencĂ« bankare. NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt BolivisĂ«, e cila, pĂ«r shkak tĂ« nivelit tĂ« ulĂ«t tĂ« kontrollit financiar dhe pozicionit tĂ« saj strategjik, shĂ«rbente si nyje kyçe pĂ«r pĂ«rfundimin e transaksioneve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« parave.
Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.
Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
âKjo organizatĂ« kriminale mund tĂ« konsiderohet si njĂ« nga organizatat shqiptare mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« trafikun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« kokainĂ«s. Ajo kishte kapacitetin pĂ«r tĂ« ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« çmimin e kokainĂ«s nĂ« tregjet evropiane dhe pĂ«r tĂ« menaxhuar sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike nĂ« periudha tĂ« shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartĂ« e kĂ«saj organizate, strukturimi dhe organizimi i njĂ« niveli shumĂ« tĂ« lartĂ« si dhe aftĂ«sia pĂ«r tĂ« rikuperuar humbjet qĂ« vinin nga sekuestrimet e dallojnĂ« atĂ« nga grupet e tjera kriminale tĂ« hetuara nga SPAK .â
Pronat e sekuestruara
Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë:
Resorte turistike:
-
- âAâŠ.. PARKâ Resort ku pĂ«rfshihen hotele, godina shĂ«rbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, DurrĂ«s.
Vila dhe apartamente:
-
- VilĂ« dy katĂ«she tip âELYSIANâ, nĂ« bregdetin e DhĂ«rmiut, bashkia HimarĂ« (sipĂ«rfaqe totale rreth 378.2 mÂČ), me vlerĂ« tregu prej afĂ«rsisht 1.000.000 Euro.
- Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:
-
- Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
- Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
- Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
- TokĂ« arĂ« me sipĂ«rfaqe 5900 mÂČ, SharrĂ«, TiranĂ«.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:
-
- Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.
- Shoqëri tregtare, Durrës.
- Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
- Shoqëri tregtare, Durrës.
Automjete:
Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:
- Mbi 111 800 Euro Cash;
- 4000 USD
- 880.000 Lekë
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, Eurojust, agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE-së. Nga partnerët ndërkombëtarë u angazhuan Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës, Policia Kombëtare dhe SIRASCO nga Franca, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Karlsruhe nga Gjermania, Policia e Holandës, si dhe Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP) të shtetit italian. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve ishte thelbësor për suksesin e operacionit dhe goditjen e kësaj organizate kriminale me ndikim ndërkombëtar.
Një falënderim i veçantë u drejtohet hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për punën voluminoze dhe cilësore të kryer si edhe Policisë së Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e masave të sigurisë.
/k.s/a.f/
The post SPAK godet organizatën kriminale shqiptare, 17 tonë kokainë të sekuestruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.