Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zhduket një i mitur në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të mitur në Drenas.

Në raportin policor bëhet e ditur se i mituri është zhdukur që nga 18 korriku.

“Fsh. Arllat, Gllogoc 18.07.2025-11:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se po heton rastin. /Telegrafi/

The post Zhduket një i mitur në Drenas appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në Kosovë/ Fëmija i mitur mbytet në pishinën familjare, dërgohet në spital pa shenja jete

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Zallç të komunës së Istogut, ku një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë familjare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 19:40.

“Një fëmijë i gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallç. Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mirëpo, sipas mjekëve, ka arritur pa shenja jete”, tha Gashi.

Ai shtoi se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe se hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar.

The post Tragjedi në Kosovë/ Fëmija i mitur mbytet në pishinën familjare, dërgohet në spital pa shenja jete appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Korçës. Autoritetet policore raportojnë se rreth orës 16:30, shtetasi i mituar K. Ç., me spektrin autik, ka tentuar të vetëdigjet në banesën e tij. Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet dhe aktualisht, teksa raportohet se […]

The post E rëndë në Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë appeared first on BoldNews.al.

15-vjeçari ‘pijedashës’/ I mituri nuk mundi të përballojë efektin e alkoolit, përfundon në spital

Policia e Tiranës bëri me dije se është paraqitur për mjekim në spital një 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte konsumuar pije alkoolike në lokal. Një i mitur ka përfunduar në spital dhe shkak nuk ka qenë ndonjë sherr që ka bërë me bashkëmoshatarët e tij, por konsumi i tepruar i alkoolit.

Djali në një moment është ndjerë keq dhe pësoi komplikacione shëndetësore, duke u nisur me urgjencë për mjekim, ku është trajtuar edhe me lavazh stomaku dhe terapi intensive.

“Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar në banesë”, informoi sot(19 qershor) policia e kryeqytetit, por pa dhënë hollësi rreth dinamikës së ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të metejshëm të rastit”.

The post 15-vjeçari ‘pijedashës’/ I mituri nuk mundi të përballojë efektin e alkoolit, përfundon në spital appeared first on Sot News | Lajme.

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 16-vjeçari shqiptar në Vicenza të Italisë. I mituri shqiptar u godit me thikë në gjoks të shtunën. Ai fatkeqësisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.

Corriere raporton se sipas një hetimi paraprak nga policia, i mituri u godit me thikë nga një i ri tjetër, ndoshta një nga bashkëmoshatarët e tij, për arsye që ende nuk janë sqaruar. Një nga hipotezat mbi të cilat po punojnë hetuesit është ajo e një tentative grabitjeje që përfundoi me gjakderdhje, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera.

Për ngjarjen nuk ka ende një version të saktë. Deklarata e të plagosurit mund të jetë e dobishme kur ai të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve. Alarmi u dha nga disa kalimtarë pasi zona ku ndodhi incidenti është e populluar dhe e ngarkuar edhe sepse ka një parking të madh. Pas thirrjeve në vendngjarje, mbërriti një ambulancë, mjekët e së cilës i dhanë të riut ndihmën e parë në vend dhe më pas e transportuan atë në spitalin e qytetit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se i riu mbërriti me një skuter në vendin ku ndodhi ngjarja. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pasur një takim me personin që e sulmoi. Pas goditjes me thikë, 16-vjeçari, megjithëse i gjakosur, arriti të ecte disa qindra metra, duke kërkuar ndihmë në një lokal. Kërkimet në park dhe zonat përreth, rinisën këtë mëngjes, pasi ende nuk është gjendur as thika e përdorur në sulm.

The post Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.

Ngjarje e rëndë në Tiranë! 14-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Yzberisht, ku një 14- vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një pallati në këtë zonë.

Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri ka rënë aksidentalisht.

The post Ngjarje e rëndë në Tiranë! 14-vjeçari bie nga lartësia, ndërron jetë në spital appeared first on iconstyle.al.

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Yzberisht. Pasi një 14- vjeçar ka rënë nga kati i 6-të i një pallati në këtë zonë, i mituri ka humbur jetën. U bë me dije se i mituri ka rënë aksidentalisht. Ndërkohë policia ende nuk ka reaguar për rastin në fjalë.

The post Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

Një adoleshent 14-vjeçar ka rënë sot nga kati i gjashtë i pallatit. U raportua se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Nuk ka ende informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit dhe rrethanat e ngjarjes.

The post E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit appeared first on BoldNews.al.

“E vrava me pushkën e gjuetisë së babës”, rrëfimi i gjilanasit që përfundoi në burg si 16-vjeçar

Ishte vetëm 16-vjeç kur dera e çeliktë e burgut, e ndau nga ëndrra e tij për futbollin. Si një nxënës i shkëlqyer dhe me ëndrra të mëdha, Albin Nuhiu nga Gjilani, kurrë nuk e kishte menduar se do e shihte veten prapa grilave. Por, një moment gjaknxehtësie, i dha kthesë jetës së tij.

E diela e 19 gushtit të 2018-ës nisi normalisht për familjen Nuhiu nga Gjilani, por ajo që ndodhi më pas la shenjë në jetën e secilit prej tyre.

Ishte dita kur Albini shkrepi pushkën e gjuetisë së babit, sipas tij, për të mbrojtur veten dhe të atin nga një person i rrezikshëm, i cili mbeti i vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Në një rrëfim për Kiks Kosovën, 7 vjet pas ngjarjes tragjike, Albini thotë se ky rast mund të ishte shmangur, në qoftë se, Policia do e merrte parasysh denoncimin që ai e bëri për kërcënim dy ditë para ditës kritike.

Mirëpo, meqë institucionet nuk ndërmorën asgjë, personi që e kërcënoi dhe sulmoi fizikisht 16-vjeçarin, mori zemër dhe ia mësyu derës së familjes Nuhiu me një revole dhe një shufër metalike me vete.

Në tentim për të mbrojtur të atin dhe veten nga ky person, Albini, në atë kohë vetëm 16 vjeç mori pushkën e gjuetisë së babit dhe nga frika, e shkrepi në drejtim të mysafirit të paftuar, duke e lënë të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Nxënësi i shkëlqyeshëm që sapo kishte përfunduar vitin e parë të shkollës së mesme për Banka dhe Financa dhe me një pasion të madh për futbollin, përfundoi prapa grilave.

Për shkak të moshës së mitur dhe rrethanave të rastit, Gjykata e dënoi atë me 6 vjet e 6 muaj burgim, por aty qëndroi vetëm për 4 vjet e 4 muaj.

Ky rast dhe dënimi që mori për të, e ndanë Albinin nga ëndrra e tij jetësore.

Megjithatë, fat në fatkeqësi për të ishte se nuk e ndali shkollimin. Drejtimin të cilin e nisi sa ishte në liri, me dëshirën e tij, Albini e vazhdoi edhe gjatë qëndrimit në burg dhe për të arritur qëllimin e tij, pati përkrahje të madhe nga stafi i Shërbimit Korrektues.

Përkushtimi i tij iu shpërblye kur emri i tij figuroi i pari në listën e studentëve të pranuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. E këtë sukses të tij, ai ia atribuon të ëmës, e cila thotë se ka qenë motivi kryesor i tij.

Sidoqoftë, për vitet sa qëndroi në burg, Albini nuk ishte i kënaqur me programet e risocializimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ai pohon se ato ishin të mangëta.

E mangësitë e sistemit të risocializimit, Albini thotë se vërehen edhe më shumë kur del në liri. 23-vjeçari i cili gjatë qëndrimit në burg, diplomoi për Banka dhe Financa, ndonëse ka 3 vjet që gjendet në liri, ende nuk ka mundur të gjejë punë në drejtimin për të cilin ka kryer studimet.

Edhe më shumë riintegrimin në shoqëri një ish-të burgosuri ia vështirëson praktika që Policia për një kohë të caktuar, edhe pas daljes në liri, nuk i lëshon atij certifikatën që nuk është nën hetime, e as Gjykata atë të dënimeve penale, që janë kusht për punësim në shumë kompani.

E kjo politikë, sipas Albinit, mund të ndikojë në kriminalizimin e personave të cilët pasi e kanë kryer dënimin duan të ndryshojnë veten dhe jetën e tyre.

Meqë nuk gjeti dot një vend pune për profesionin e tij, sot Albini punon si elektroinstalues në biznesin e të afërmve të tij. /KlanKosova/

The post “E vrava me pushkën e gjuetisë së babës”, rrëfimi i gjilanasit që përfundoi në burg si 16-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Tentoi të përdhunonte një të mitur, Prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin nga Berati

Prokuroria e Beratit ka dhënë pretencën për pedofilin përsëritës, shtetasin me inicialet R.O., rreth 60 vjeç, i cili në nëntor të vitit të kaluar akuzohet se ngacmoi seksualisht një djalë të mitur dhe më pas i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale. Organi i akuzës kërkon shpalljen fajtor të pedofilit për veprën penale “ngacmim seksual” […]

The post Tentoi të përdhunonte një të mitur, Prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin nga Berati appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët gjejnë fëmijën në Tiranë pa praninë e prindit! I mituri dërgohet në polici

Një i mitur rreth moshës 3-4 vjeç është gjetur sot nga qytetarët në Tiranë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pa praninë e prindit. Ai ishte veshur me xhinse blu dhe bluzë po ngjyrë blu me kapuç. Fëmija i mitur u dërgua në ambientet e policisë së Tiranë, teksa policia i bën thirrje familjarëve apo të […]

The post Qytetarët gjejnë fëmijën në Tiranë pa praninë e prindit! I mituri dërgohet në polici appeared first on BoldNews.al.

Hakeroi institucionet shtetërore/ 15-vjeçari autik: E bëra për kuriozitet!

Janë zbardhur detaje të reja nga rasti i regjistruar në Vlorë, ku një i mitur u vu nën hetim, pasi akuzohet se ka hakeruar faqet online të institucioneve shtetërore. Mësohet se bëhet fjalë për një 15-vjeçar me spektrin e autizmit, i cioli sipas Policisë, dyshohet se gjatë muajit mars 2025 ka ndërhyrë në mënyrë të […]

The post Hakeroi institucionet shtetërore/ 15-vjeçari autik: E bëra për kuriozitet! appeared first on BoldNews.al.

Ndodh edhe kjo! 15-vjeçari nga Vlora hakeron institucionet shtetërore

Pavarësisht se harxhohen miliona euro, sërish mungon siguria e faqeve online të institucioneve shtetërore dhe email-et e zyrtarëve të lartë, dhe këtë gjë e tregojnë hakerimit e dhjetra rasteve. Gjithsesi, rasti i fundit nuk bën fjalë për një hakerim nga një grup i mirëfilltë hakerash, por nga një 15-vjeçar nga Vlora. Policia thotë se e ka […]

The post Ndodh edhe kjo! 15-vjeçari nga Vlora hakeron institucionet shtetërore appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ 12-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër në Tiranë, vihet nën hetim babai

Një i mitur, rreth 12 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ajër në rrugë pranë ndërtesave në zonën e Farkës së Madhe në Tiranë. Pamjet u shpërndanë fillimisht në rrjetin social Snapchat nga një bashkëmoshatar i tij dhe më pas u publikuan edhe në media. Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe Policia […]

The post VIDEO/ 12-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër në Tiranë, vihet nën hetim babai appeared first on BoldNews.al.

“Do më hiqte tutat, por…”/ U tentua të abuzohej nga 45-vjeçari, i mituri: Më tha hajde se do të jap lekë

45-vjeçarinAleks Ago nga fshati Poloskë e Devollit u arrestua nga Policia, pas denoncimit të një 15-vjeçari se ai e kishte ngacmuar seksualisht. I mituri është prononcuar për mediat, ku ka treguar se 45-vjeçari fillimisht i kishte ofruar lekë dhe më pas kishin së bashku në disa pemë qershie, ku i kishte kërkuar që të ulej […]

The post “Do më hiqte tutat, por…”/ U tentua të abuzohej nga 45-vjeçari, i mituri: Më tha hajde se do të jap lekë appeared first on BoldNews.al.

Pamje nga vendngjarja/ Sherri me thikë në Fier, 16-vjeçari me gërvishtje në këmbë

FIER- Një i mitur ka mbetur i lënduar me thikë pas një sherri në qytetin e Fierit.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se 16-vjeçari ka vetëm disa gërvishtje në këmbë.

Rreth një orë më parë ai u konfliktua me një person tjetër në lagjen “8 shkurti” ku dyshohet të jetë sulmuar me mjet prerës.

Adoleshenti nuk ka treguar asnjë detaj mbi konfliktin ku ishte përfshirë dhe autorin./abcnews.al

Vdekja e të miturit pasi shfaqi komplikacione nga gripi, reagon policia e Korçës

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me vdekjen e të miturit nga fshati Pocestë i Maliqit, i cili humbi jetën në QSUT ku po trajtohej për simptoma gripi dhe COVID-i.

Sipas Policisë së Korçës, 14-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore në QSUT, pasi ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në lidhje me humbjen tragjike të jetës së fëmijës.

Lidhur me rastin reagoi të mërkurën edhe QSUT, ku përmes një njoftimi për media bëri me dije se i mituri u diagnostikua me miokardit akut.

Familjarët e të miturit kanë deklaruar jashtë kamerave se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Ata shprehen se djali ishte aktiv dhe merrej me aktivitete sportive.

Sipas deklaratave të familjarëve, në fund të dhjetorit, djali ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë, dhe ishte trajtuar në reanimacion. Pas përkeqësimit të gjendjes, ditën e martë ai ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku ishte shtruar në pavionin e Covid-it, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar që ai të ndiqej në reanimacion.

Ata shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, ndërroi jetë pas komplikacioneve në zemër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e të miturit pasi shfaqi komplikacione nga gripi, reagon policia e Korçës appeared first on Euronews Albania.

Viktima e katërt brenda pak kohësh, vdes një i mitur në Korçë pas atakut kardiak

Një i mitur nga Korça ka humbur jetën në ambientet e QSUT-së në Tiranë. Mësohet se viktima është një 12-vjeçar nga fshati Pocestë, i Bashkisë Maliq, teksa ishte nxënës në klasën e 7-të në shkollën e fshtatit Vashtëmi. Burime bëjnë me dije se shkaku i ndarjes nga jeta të të miturit janë problemet kardiake që […]

The post Viktima e katërt brenda pak kohësh, vdes një i mitur në Korçë pas atakut kardiak appeared first on BoldNews.al.

U denoncua pasi dëmtoi varrezat e fshatit, e pëson keq i mituri

Policia e Përmetit ka zbuluar se dëmtimet në varrezat e fshatit Kutal janë kryer nga një i mitur.

Si pasojë, policia po kryen veprimet procedurale, si dhe referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhunimi i varreve”.

Disa banorë, mëngjesin e së hënës konstatuan dëmtimin e varreve dhe fotove të njerëzve të tyre më të dashur që prehen në varrezat e këtij fshati.

Ky fenomen ripërsëritet në këtë fshat pas 2 vitesh ku edhe atëherë autorët e aktit vandal nuk u zbuluan.

The post U denoncua pasi dëmtoi varrezat e fshatit, e pëson keq i mituri appeared first on Sot News | Lajme.

Serbi: Prindërit e të miturit që vrau 10 bashkëmoshatarë dënohen me 17,5 vjet burg

Prindërit e një djali 15-vjeçar, i cili kreu një sulm të armatosur në një shkollë fillore në Beograd në maj të vitit 2023, janë dënuar me gjithsej 17,5 vjet burg, raportoi agjencia Anadolu.

Gjykata e Lartë e Beogradit shpalli fajtorë prindërit e K.K., autorit të të shtënave tragjike në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”. Babai i tij, Vladimir Keçmanoviç, u dënua me 14,5 vjet burg, ndërsa nëna, Milana Keçmanoviq, me 3 vjet burg.

Ata u akuzuan për mbajtje të paligjshme të armëve dhe për nxitjen e të birit të tyre të mitur për të kryer veprën penale. Hetimet zbuluan se arma e përdorur në sulm ishte në pronësi të babait dhe ishte mbajtur në shtëpi në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Sulmi ndodhi më 3 maj 2023, kur K.K., në atë kohë 14 vjeç, hapi zjarr ndaj një roje sigurie dhe nxënësve të shkollës “Vladislav Ribnikar”. Incidenti shkaktoi 10 viktima dhe 6 të plagosur.

Për shkak të moshës së tij, K.K. nuk mund të mbahet penalisht përgjegjës sipas ligjit serb. Aktualisht, ai ndodhet në një qendër psikiatrike dhe po trajtohet nën masa të rrepta sigurie.

Ky vendim i gjykatës shënon një precedent të rëndësishëm për trajtimin e rasteve të përfshirjes indirekte të prindërve në krime të rënda.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Serbi: Prindërit e të miturit që vrau 10 bashkëmoshatarë dënohen me 17,5 vjet burg appeared first on Euronews Albania.

❌