❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tahiri: 5 vrasje nĂ« 48 orĂ« – Kosova nĂ« krizĂ« sigurie, bandat kriminale tĂ« lidhura me pushtetin e kanĂ« kapur shtetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se rastet tronditëse të pesë vrasjeve të rënda në 48 orët e fundit, pas një serie tjetër të vrasjeve që ndodhën nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, janë pasqyra më e qartë e dështimit të plotë të shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Tahiri, në një konferencë për media, theksoi se Kosova po kalon nëpër një gjendje alarmante të sigurisë, ku po mbretërojnë bandat kriminale të inkurajuara dhe mbrojtura nga pushteti.

“Bandat kriminale, narkotrafikantĂ«t, fajdexhitĂ«, janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« guximshĂ«ma dhe kanĂ« lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejta me pushtetin, duke u bĂ«rĂ« pjesĂ« e njĂ« zinxhiri tĂ« rrezikshĂ«m qĂ« tashmĂ« ka lidhur krimin me politikĂ«n dhe institucione tĂ« tjera ligjzbatuese. Partia Demokratike e KosovĂ«s ju shpreh ngushĂ«llime mĂ« tĂ« thella familjeve qĂ« kanĂ« humbur mĂ« tĂ« dashurit e tyre nga kĂ«to vrasje. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, shprehim shqetĂ«simin e madh, pĂ«r dĂ«shtimin e organeve ligjzbatuese pĂ«r tĂ« vendosur rend, rregull dhe tĂ« garantojnĂ« sigurinĂ« e qytetarĂ«ve tanĂ«â€, tha ai.

Tahiri, duke theksuar tri nga rastet që faktojnë lidhjen e bandave kriminale me eksponentë të pushtetit, tha se kjo situatë është një thirrje alarmi për të gjithë.

“15 gusht 2023 – Besnik Mujeci, asamblist i VetĂ«vendosjes nĂ« PrishtinĂ«, arrestohet nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r trafikim dhe shitje tĂ« narkotikĂ«ve. U kap me 11,300 tableta ekstazi MDMA, peshĂ« mbi 5 kilogramĂ«, vlerĂ« rreth 400 mijĂ« euro. 3 qershor 2025 – NjĂ« operacion i gjerĂ« antidrogĂ« çon nĂ« arrestimin e 22 personave. Mes tyre, Shemsi Bahtiri, anĂ«tar aktiv i VetĂ«vendosjes nĂ« QendrĂ«n e PrishtinĂ«s, njĂ« nga figurat kyçe tĂ« njĂ« rrjeti tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s ku u sekuestruan qindra mijĂ«ra euro para tĂ« gatshme e tĂ« falsifikuara, armĂ«, llogari bankare, automjete luksoze dhe lĂ«ndĂ« narkotike. 10 gusht 2025 – Gjilani tronditet nga njĂ« vrasje e trefishtĂ«. Autori, Mefail Shkodra, i njohur pĂ«r veprat e shumta penale, shihet i pranishĂ«m nĂ« ahengjet e partisĂ« nĂ« pushtet”, shtoi deputeti i PDK-sĂ«.

Sipas Tahirit, vetĂ«m njĂ« qeveri e re, e vendosur, mund ta çkapĂ« shtetin nga krimi, t’i çojĂ« para drejtĂ«sisĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« gjak nĂ« duar e pasuri nga droga dhe korrupsioni, dhe do ta rikthejĂ« rendin, sigurinĂ« dhe ligjin mbi tĂ« gjithĂ«.

“Duhet tĂ« jetĂ« misioni i secilit prej nesh, çkapja e shtetit nga bandat kriminale qĂ« sot po terrorizojnĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ«. Rritja e numrit  tĂ« armĂ«ve pa leje nĂ« duart e qytetarĂ«ve tanĂ«, Ă«shtĂ« e frikshme. Sot, aktualisht kemi rreth 250 mijĂ« armĂ« janĂ« pa leje nĂ« vendin tonĂ«.  Si PDK, nĂ« legjislaturĂ«n e re, pas konsolidimit tĂ« institucioneve dhe qeverisĂ« sĂ« re, do tĂ« iniciojĂ« ndryshimin e Kodit Penal dhe legjislacionit pĂ«rkatĂ«s pĂ«r tĂ« ashpĂ«rsuar dĂ«nimet pĂ«r armĂ«mbajtjen pa leje. Kushdo qĂ« posedon apo pĂ«rdorĂ« armĂ« ilegalisht, duhet tĂ« pĂ«rballet me burg, pa pĂ«rjashtim. Kosova nuk mund tĂ« jetĂ« njĂ« vend ku jeta njerĂ«zore humb vlerĂ«n. Dhe, jo, kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« betejĂ« politike. ËshtĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r jetĂ«n, pĂ«r paqen, pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ« dhe pĂ«r tĂ« ardhmen e vendit”, pĂ«rfundoi Tahiri. /Telegrafi/

 

 

The post Tahiri: 5 vrasje nĂ« 48 orĂ« – Kosova nĂ« krizĂ« sigurie, bandat kriminale tĂ« lidhura me pushtetin e kanĂ« kapur shtetin appeared first on Telegrafi.

Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Burime nga terreni bëjnë me dije se disa banorë kanë mbetur të bllokuar dhe situata është kritike.

Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Autoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për të shmangur rreziqet e flakëve që po përparojnë me shpejtësi.

Në terren janë angazhuar 80 forca të Forcave të Armatosura së bashku me njësitë vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e zjarreve.

Autoritetet apelojnë për bashkëpunim maksimal nga banorët dhe vënë në dispozicion të gjitha burimet për menaxhimin e situatës emergjente. /Euronews.al/

The post Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet

Një grua rreth moshës 53 vjeçare është gjetur pa shenja jetë sot rrëth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “vdekje e dyshimtĂ«â€, ndĂ«rsa trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksion.

“Rreth orĂ«s 01:30 Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« rast vdekjeje tĂ« dyshimtĂ« nĂ« fshatin Beqiq tĂ« VushtrrisĂ«. NjĂ«sitet policore kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ndĂ«rsa ekipi mjekĂ«sor ka konstatuar vdekjen e viktimĂ«s. Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit tĂ« shtetit, trupi i pajetë  i viktimĂ«s femĂ«r rreth 53 vjeçare Ă«shtĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r obduksion nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar shkaqet e sakta tĂ« vdekjes”, ka thĂ«nĂ« Zahiti. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Urdhërohet evakuimi i banorëve në Gramsh për shkak të zjarreve të shumta

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhrin për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, pas përballjes me dy fronte të rrezikshme zjarri që kanë shpërthyer që prej mëngjesit në zonë.

Siç thuhet në njoftim janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë së bashku me forcat vendore për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

“ËshtĂ« dhĂ«nĂ« urdhri pĂ«r evakuimin e banorĂ«ve nĂ« tre fshatra tĂ« Gramshit: Kullollas, BletĂ«z dhe MenkollarĂ«, pĂ«r shkak tĂ« dy fronteve tĂ« rrezikshme zjarri me tĂ« cilat po pĂ«rballet zona qĂ« prej mĂ«ngjesit. NĂ« terren janĂ« dislokuar 80 trupa tĂ« Forcave tĂ« Armatosura nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« forcave vendore, tĂ« cilat po punojnĂ« pa ndĂ«rprerje pĂ«r izolimin e flakĂ«ve”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Urdhërohet evakuimi i banorëve në Gramsh për shkak të zjarreve të shumta appeared first on Telegrafi.

ShqipĂ«ria “nĂ«n flakĂ«â€, 50 vatra zjarri gjatĂ« 24 orĂ«ve – nga Ministria e Mbrojtjes thonĂ« se rreziku i lartĂ« Ă«shtĂ« nĂ«pĂ«r pyje

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive në Shqipëri.

Qarku Vlorë, në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA dhe rreth 90 forca operacionale, mbçshterur edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Sot pritet të vazhdojë puna me të njëjtat kapacitete, të ndihmuara edhe nga 1 helikopter Black hawk i Forcës Ajrore.

NĂ« parkun e “RĂ«zom” (zonĂ« e mbrojtur), te maja e “LucĂ«s”, mbi tunelin e SkĂ«rficĂ«s vazhdon zjarri i rĂ«nĂ« nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe pyje, terreni i thyer e bĂ«n tĂ« pamundur ndĂ«rhyrjen nga toka. Situata po monitorohet dhe paraqitet e qĂ«ndrueshme.

Qarku Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, Bashkia Bulqizë në zonë të mbrojtur vazhdon aktive kjo vatër zjarri, që është zhvilluar me intensitet mbi fshatin Val, larg zonave të banuara në një zonë shkëmbore ku digjen, bimë më të rralla dhe barishte.. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.

Në fshatin Xibër, bashkia Klos vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.

Qarku Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit, duke iu afruar qytetit pranë Azilit të të Moshuarve. Situata është përkeqësuar në fshatin Plirëz, Poliçan dhe po evakuohen banorët. Në vendngjarje po punojnë pesë mjete dhe rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore.

NĂ« fshatin RehovĂ«, bashkia Poliçan, zjarri ka pĂ«rparuar nĂ« afĂ«rsi tĂ« banesave. ËshtĂ« bĂ«rĂ« evakuimi i banorĂ«ve gjatĂ« dhe kanĂ« operuar forca operacionale vendore.

Qarku TiranĂ«, vijon aktiv zjarri nĂ« vendin e quajtur “Mali i BĂ«rzhitĂ«s”, fshati IbĂ«, ku po forcat operacionale vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r shuarjen e tij.

Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh. Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.

Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.

Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.

Qarku Durrës, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë është aktivizuar një vatër zjarri në terren të vështirë, ku po veprojnë mjete dhe forca operacionale vendore.

Qarku Gjirokastër, në fshatin Turan, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder, ku u dogjën dy stalla, por me dëme minimale në bagëti. Ne terren operuan rreth 100 forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, dhe sot vijon puna, të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

Qarku Elbasan, në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me shkurre dhe ferr, ku operuan forcat operacionale punuan të MZSH Gramsh të mbështetur nga 25 efektivë të FA Elbasan.

Qarku Shkodër, është aktivizuar vatër zjarri në hyrje të qytetit Pukë, vijojnë punën forcat operacionale vendore. Situata është në kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

Në fshatin Xath, bashkia Fushë Arrëz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, që nuk e mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Përveç afro 80 forcave operacionale vendore sot po operojnë edhe 65 forca të FA, me 2 mjete zjarrfikëse.

Qarku Kukës, është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, bashkia Tropojë, pa rrezik për banesat. Janë angazhuar rreth 60 forca nga strukturat operacionale vendore dhe 5 mjete zjarrfikëse. Vatra ngelet aktive por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje. Në bashkinë Kukës, një vatër zjarri në zonë pyjore në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri vazhdon të jetë në monitorim.

Qarku Korçë, në fshatin Gërmenj, bashkia Kolonjë është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen. Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.

Mjete ajrore që kanë operuar gjatë ditës së djeshme:

– 1 Avion Canadair kroat

– 2 AvionĂ« PZL grekĂ«

– 1 Black Hawk nga Republika Çeke

– 1 Black Hawk nga Sllovakia

– 2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura te ShqipĂ«risĂ«

Pritet të operojnë sot :

– 2 Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe

– 1 Black Hawk nga Republika Çeke

– 1 Black Hawk nga Sllovakia

– 2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura te ShqipĂ«risĂ«

Sipas informacionit të IGJEO-s, sot nuk priten reshje.

Sa u pĂ«rket zjarreve nĂ« pyje, pritet nivel rrezik I “LARTË” nĂ« tĂ« gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku ShkodĂ«r (Jug), qarku LezhĂ« (Veri), qarku Elbasan (PerĂ«ndim).

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore. /Tch/

The post ShqipĂ«ria “nĂ«n flakĂ«â€, 50 vatra zjarri gjatĂ« 24 orĂ«ve – nga Ministria e Mbrojtjes thonĂ« se rreziku i lartĂ« Ă«shtĂ« nĂ«pĂ«r pyje appeared first on Telegrafi.

Europol zbulon detajet e operacionit kundĂ«r “kartelit tĂ« parĂ« shqiptar tĂ« drogĂ«s”

Europol ka dhĂ«nĂ« detaje mbi goditjen ndaj “kartelit tĂ« parĂ« shqiptar tĂ« narkotrafikut”.

Sipas Europolit, një seri bastisjesh të kryera nga 7 deri më 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në trafikimin e kokainës me shumë ton dhe pastrimin e parave.

“Zbatimi i ligjit nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« koordinim me kolegĂ«t e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, ekzekutuan kĂ«tĂ« operacion tĂ« mbĂ«shtetur nga Europol kundĂ«r rrjetit kriminal tĂ« bazuar nĂ« klan.

Hetimet kanë treguar se rrjeti ka lidhje me organizata të tjera ndërkombëtare poli-kriminale me rrezik të lartë aktive në të gjithë BE-në dhe më gjerë.

Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet shqiptare në fund të qershorit 2025, bastisjet çuan gjithashtu në sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme, duke përfshirë një hotel, prona dhe biznese të ndryshme, dhe një mori provash fizike dhe dixhitale.

15 urdhër-bastisjet e kryera çuan në:

10 arrestime

Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si një vendpushim turistik, vila, apartamente, parcela toke, si dhe automjete dhe aksione në kompani me vlerë disa milionë euro.

Sekuestrimin e 111,800 eurove, 4,000 dollarë amerikanë (rreth 3,434 euro), 880,000 lekëve shqiptarë (rreth 9,048 euro) në para të gatshme.

Edhe pse platforma e komunikimit tĂ« enkriptuar Sky ECC u çaktivizua mĂ« shumĂ« se katĂ«r vjet mĂ« parĂ«, pĂ«rmbajtja e saj ende sjell rezultate operacionale”.

“Analiza e thellĂ« dhe e synuar e tĂ« dhĂ«nave nĂ« Europol u lejon autoriteteve bashkĂ«punuese tĂ« zbatimit tĂ« ligjit tĂ« mbledhin informacione tĂ« zbatueshme mbi grupet e krimit tĂ« organizuar tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« dhe anĂ«tarĂ«t e tyre.

Kjo qasje e koordinuar u lejon hetuesve të hartojnë strukturën e rrjeteve kriminale me rrezik të lartë dhe rolin e objektivave individualë me vlerë të lartë.

Ky operacion i veçantë i udhëhequr nga SPAK-u shqiptar u përqendrua rreth një objektivi të nivelit të lartë shqiptar të përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave.

Hetuesit nga Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Holanda, së bashku me ekspertët e Europol-it, analizuan të dhënat e komunikimit të koduar të Sky ECC.

Ndër episodet kriminale të rindërtuara ishin dërgesat me shumë ton kokainë të trafikuar nga Amerika Latine në portet kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Roterdamin.

Hetimet kanë treguar se vetëm në njërën nga këto dërgesa, objektivi kryesor mori më shumë se 40 milionë dollarë amerikanë për pjesën e tij.

Udhëheqësi i organizatës kriminale ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin në sasi shumë të mëdha kokainë.

Ai i koordinoi këto sipërmarrje masive kriminale edhe nga vende të largëta, duke u mbështetur në mjete komunikimi të koduara.

Përpara arrestimit të tij, ai ishte i kërkuar pas një vendimi nga një gjykatë shqiptare që njohu një dënim me 21 vjet burg të lëshuar nga një gjykatë italiane për vrasje, heqje lirie, tentativë fshehjeje të një kufome, kërcënime, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë.

Rrjeti i krimit të organizuar shqiptar nën hetim vepronte me një shtrirje vërtet globale, pasi bashkëpunonte me grupe të tjera që mund të lehtësonin transportet drejt porteve të BE-së.

Ai investoi të ardhurat e tij masive, të cilat arritën në dhjetëra miliona euro, në prona dhe biznese në të gjithë Shqipërinë dhe vendet e tjera evropiane.

Europol ofroi ekspertizë të gjerë në fushat penale nën hetim, duke mbuluar strukturat e krimit të organizuar, trafikimin e drogës në shkallë të gjerë dhe pastrimin e parave.

Bazuar në analizën e të dhënave të mëdha, raporte të shumta inteligjence dhe analitike u shpërndanë nga Europoli tek partnerët bashkëpunues, të cilët gjithashtu u takuan dhe shkëmbyen informacione në disa takime operative.

GjatĂ« ditĂ«s sĂ« veprimit, Europoli dĂ«rgoi njĂ« ekspert tĂ« krimit tĂ« organizuar nĂ« TiranĂ«, ShqipĂ«ri, i cili ofroi mbĂ«shtetje me njĂ« zyrĂ« tĂ« lĂ«vizshme dhe lehtĂ«soi bashkĂ«punimin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« zbatimit tĂ« ligjit”.

Vendet pjesëmarrëse:

Shqipëri: Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK); Byroja Kombëtare e Hetimit; Policia e Shtetit

Belgjikë: Policia Gjyqësore Federale (Federale Gerechtelijke Politie)

Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale)

Gjermani: Zyra Federale e PolicisĂ« Kriminale (Bundeskriminalamt); Zyra e PolicisĂ« Kriminale ShtetĂ«rore Baden-WĂŒrttemberg (Landeskriminalamt Baden-WĂŒrttemberg / GER Karlsruhe)

Holanda: Policia (Politie)

Itali: Policia Kombëtare (Polizia di Stato); Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Politikës (SCIP)

Empact

Platforma Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT) trajton kërcënimet më të rëndësishme të paraqitura nga krimi i organizuar dhe krimi serioz ndërkombëtar që ndikojnë në BE.

EMPACT forcon inteligjencën, bashkëpunimin strategjik dhe operacional midis autoriteteve kombëtare, institucioneve dhe organeve të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

EMPACT funksionon në cikle katërvjeçare duke u përqendruar në prioritetet e përbashkëta të krimit të BE-së. /Euronews.al/

The post Europol zbulon detajet e operacionit kundĂ«r “kartelit tĂ« parĂ« shqiptar tĂ« drogĂ«s” appeared first on Telegrafi.

Ngjarjet tragjike në vend, Rama: Koha për veprim kundër dhunës dhe fushatë për konfiskimin e armëve të paligjshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit tragjike që kanë tronditur vendin, duke ngritur alarmin për mungesën e një qeverie funksionale dhe rrezikun në rritje që i kanoset qytetarëve.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se humbja e jetëve të njerëzve nuk mund të trajtohet sot si një statistikë.

“DitĂ«t e fundit, vendi ynĂ« Ă«shtĂ« tronditur nga njĂ« varg incidentesh tĂ« dhunshme me humbje tragjike jetĂ«sh. KĂ«to nuk janĂ« thjesht numra. JanĂ« fqinjĂ«t tanĂ«, miqtĂ« tanĂ«, anĂ«tarĂ«t e familjeve tona. Dhimbja e tyre Ă«shtĂ« dhimbja jonĂ« si shoqĂ«ri, si institucione si shtet! Ajo qĂ« e bĂ«n gjendjen edhe mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« fakti se qytetarĂ«t e KosovĂ«s nuk kanĂ« sot njĂ« qeveri funksionale pas vetes, qĂ« merret seriozisht me nevojat dhe sigurinĂ« e tyre. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«r keqardhje. Populli i kĂ«tij shteti ka mbetur me institucione “nĂ« detyrĂ«â€, ndĂ«rsa rreziku çdo ditĂ« po merr jetĂ«â€, ka shkruar Rama.

Rama po ashtu ka thënë se si kryetar i kryeqytetit iu ka bërë thirrje Policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të çdo komune që të nisin menjëherë një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme.

“Veprimi duhet tĂ« jetĂ« i shpejtĂ«, i ligjshĂ«m dhe transparent. Kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« thirrje pĂ«r veprim. ËshtĂ« njĂ« detyrĂ« morale. Viktimat i nderojmĂ« jo vetĂ«m me fjalĂ«, por me ndryshim real”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

The post Ngjarjet tragjike në vend, Rama: Koha për veprim kundër dhunës dhe fushatë për konfiskimin e armëve të paligjshme appeared first on Telegrafi.

Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje

Një grua ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 18:15 në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes.

Tutje në raport bëhet e ditur se të përfshira në aksident janë gjashtë vetura, ndërsa një person që dyshohet që shkaktoi aksidentin pas trajtimit mjekësorë është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Si pasojĂ« e mospĂ«rshtatjes sĂ« shpejtĂ«sisĂ« sĂ« lĂ«vizjes kushteve tĂ« rrugĂ«s gjashtĂ« (6) automjete janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« aksident trafiku nĂ« mes veti. Si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« marra nĂ« aksident njĂ« femĂ«r kosovare ka ndĂ«rruar jetĂ«, si dhe si dhe lĂ«ndime trupore kanĂ« pĂ«suar 8 persona. TĂ« lĂ«nduarit janĂ« dĂ«rguar nĂ« tretman mjekĂ«sor nĂ« QKUK. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pajetĂ« i viktimĂ«s Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r autopsi ndĂ«rsa i dyshuari m/k qĂ« dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekĂ«sor Ă«shtĂ« arrestuar dhe dĂ«rguar nĂ« mbajtje”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

The post Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje

Dy persona (një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë) janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehtë trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“JanĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar njĂ« mashkull dhe njĂ« femĂ«r shtetas tĂ« ShqipĂ«risĂ« pasi tĂ« njĂ«jtit kishin sulmuar fizikisht viktimĂ«n mashkull kosovar. Si pasojĂ« e sulmit viktima ka pĂ«suar lĂ«ndime tĂ« lehta trupore pĂ«r çka dhe i Ă«shtĂ« ofruar tretmani mjekĂ«sor”, thuhet nĂ« raport.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku mirëpret vendimin e Kushtetueses: LVV kishte uzurpuar foltoren, Kosova humbi kohë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetues për daljen nga ngërçi të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo është një fitore e demokracisë dhe Republikës.

Ai po ashtu tha se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave të tyre dhe lëndës së hartuar nga LDK.

“Siç e kishim thĂ«nĂ«, sa e sa herĂ«, partia e parĂ« kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditĂ«s dhe me kokĂ«fortĂ«si pĂ«r plot 48 herĂ« kishte shkelur KushtetutĂ«n e KosovĂ«s duke insistuar nĂ« votimin e fshehtĂ« – para dhe pas aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese. Votimi i fshehtĂ« nuk pranohet.

Jo kushtetues i konstatuar! UrdhĂ«roheni tĂ« mundĂ«soni demokracinĂ« nĂ« RepublikĂ«n e lirĂ« tĂ« KosovĂ«s. Ky Ă«shtĂ« verdikti sot. Ky ishte qĂ«ndrim i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s nga dita e parĂ« e deri mĂ« sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, fatkeqësisht, Kosova humbi kohë.

“Sot bĂ«hen plot 180 ditĂ« qĂ« nga mbajtja e zgjedhjeve. GjysmĂ« viti i humbur nga ata qĂ« imponimin e kanĂ« si vlerĂ« e pĂ«rçmimin si metodĂ« – gjithsesi paditurinĂ« pĂ«r tĂ« lexuar KushtetutĂ«n e vendimet e saja si mburrje. DritĂ«, megjithatĂ« do tĂ« ketĂ«.Sepse ky vend ka mjaft patriotĂ« qĂ« e ruajnĂ« atĂ«; dhe atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e vet. Dhe sado i vĂ«shtirĂ« e i mundimshĂ«m tĂ« duket ky mision, Ă«shtĂ« jetike tĂ« mos bĂ«hemi si ta. Ne, duhet tĂ« luftojmĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n – duke qenĂ« vetja! Sepse popullistĂ«t nuk fitojnĂ« kur janĂ« shumĂ«, por kur ne tĂ« tjerĂ«t bĂ«hemi si ata. AtĂ«herĂ« vdes rezistenca demokratike, pĂ«rmbyset rendi kushtetues, dhe Republika e KosovĂ«s kthehet nĂ« njĂ« projekt tĂ« dĂ«shtuar – qĂ« duket se ka qenĂ« gjithmonĂ« misioni i tyre”, ka shkruar ndĂ«r tĂ« tjera Abdixhiku.

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti e ka detyruar Avni Deharin të shkelë Kushtetutën.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas vendimit të Kushtetueses se një kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë, Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut.

“Prej ditĂ«s sĂ« parĂ« e kemi thĂ«nĂ« kĂ«tĂ« qĂ« e vĂ«rtetoi Gjykata Kushtetuese sot: Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelĂ« KushtetutĂ«n. I njĂ«jti kandidat nuk mund tĂ« votohet mĂ« shumĂ« se 3 herĂ« – Albin Kurti mĂ« nuk mund ta bllokojĂ« KosovĂ«n pĂ«r emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i Ă«shtĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se gjithçka tjetĂ«r”, ka shkruar Bajrami.

Ajo po ashtu tha se deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

“Votimi duhet tĂ« jetĂ« i hapur – Kushtetuesja mbĂ«shtetĂ« transparencĂ«n, sepse ne jemi pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« qytetarĂ«ve dhe ata kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« shohin se kush pĂ«r kĂ« voton. S’ka demokraci aty ku s’ka respektim tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« Ligjit”, ka shkruar Bajrami nĂ« Facebook. /Telegrafi/

The post Abdixhiku mirëpret vendimin e Kushtetueses: LVV kishte uzurpuar foltoren, Kosova humbi kohë appeared first on Telegrafi.

Aksident i rĂ«ndĂ« mes njĂ« kamioni dhe njĂ« veture nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova”

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur mes njĂ« kamioni dhe njĂ« veture mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova”, saktĂ«sisht nĂ« Prizren-DuhĂ«l.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Tutje bëhet e ditur se me rastin po merren njësitet relevante policore.

“Informata fillestare Ă«shtĂ« se Ă«shtĂ« raportuar njĂ« aksident trafiku nĂ« autostradĂ« drejtimi Prizren-DuhĂ«l. TĂ« pĂ«rfshira nĂ« aksident janĂ« njĂ« kamion dhe njĂ« veturĂ«. Me rastin po merren njĂ«sitet relevante policore”, ka thĂ«nĂ« Krasniqi. /Telegrafi/

The post Aksident i rĂ«ndĂ« mes njĂ« kamioni dhe njĂ« veture nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova” appeared first on Telegrafi.

Pesë persona lëndohen në një aksident mes tri veturash në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes tri veturash.

“Sot rreth orĂ«s 15:00 kemi pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n PrishtinĂ« -FushĂ« KosovĂ«, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me lĂ«ndime. NĂ« kĂ«tĂ« aksident kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira tri automjete. Si pasojĂ« e aksidentit janĂ« lĂ«nduar pesĂ« persona. Me rastin po merret njĂ«siti i trafikut rajonal”, ka thĂ«nĂ« Ahmeti. /Telegrafi/

The post Pesë persona lëndohen në një aksident mes tri veturash në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Nga kufizimi i aktivitetit fizik e lojës ping-pong tek masat e shtuara në ajrim, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

Zbardhen pretendimet  e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë  Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të  Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre.

Kjo kërkesë e komisionarëve kundër torturës vjen mbasi kanë administruar me shkrim ankesat e dy të hetuarve të  SPAK, të cilët kanë pohuar tek avokati I popullit shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore.

Top Channel mëson se për çfarë kanë ngritur shqetësimet e tyre secili nga të paraburgosurit, nën hetim për çështje korrupsioni dhe pastrim parash.

Nga paraburgimi 313, Ilir Meta thotë se mbas dy telefonatave publike, i është kufizuar aktiviteti sportiv pasi i lejohet të luajë ping-pong vetëm një herë në javë.

Ish presidenti i marrë i pandehur prej muajit maj, thotë gjithashtu, se i janë reduktuar telefonatat, dhe njëherazi nuk trajtohet njësoj si të paraburgosurit e tjerë mbasi kur del në ajrim ka forca më të shumta policore se të tjerët.

Ndërkohë siç i pohoi një burim zyrtar TCH, kryebashkiaku Erjon Veliaj është i shqetësuar për mënyrën se si është shoqëruar nga burgu i Durrësit drejt spitalit privat në datë 17 korrik.

Praninë e forcave të konsiderueshme e ka konsideruar si jo propocionale dhe diskriminuese.

Burimet shtojnĂ« se ankesa tjetĂ«r e kryebashkiakut pĂ«r tĂ« cilin gjithashtu janĂ« mbyllur hetimet Ă«shtĂ« ajo e mos vendosjes nĂ« dispozicion tĂ« analizave tĂ« kryera, qĂ« duhet t’i ishin bĂ«rĂ« tĂ« ditura brenda 15 ditĂ«ve aq sa Ă«shtĂ« afati i caktuar me ligj.

Më tej kryebashkiaku ka shqetësim për reduktimin e telefonatave dhe të vizitave, pretendime këto që kanë detyruar Avokatin e Popullit të kërkojë shkresa për procedurat që janë të urdhëruar në rregullore për takime, telefonatat, ajrimin, aktivitetin sportive dhe trajtimin shëndetësor. /Tch/Telegrafi/

 

 

The post Nga kufizimi i aktivitetit fizik e lojës ping-pong tek masat e shtuara në ajrim, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg appeared first on Telegrafi.

Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale

NjĂ« incident ndodhi njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ«, ku njĂ« qytetar nga ShqipĂ«ria ka pĂ«rdhosur flamurin e KosovĂ«s duke e shkelur me tĂ« dy kĂ«mbĂ«t.

Personi i përfshirë në këtë akt, i identifikuar si shtetas nga qyteti i Fierit, ishte i veshur me bluzë kuq e zi dhe në duar mbante flamurin e Shqipërisë.

Veprimi i tij është regjistruar në video nga kalimtarë të rastit dhe është publikuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të ashpra.

Në lidhje më këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se rasti nuk përmban elemente të një vepre penale.

Sipas zëdhënëses Kaltrina Shala, çështja është trajtuar si kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Prokurori i shtetit ka vlerĂ«suar qĂ« nuk ka elemente tĂ« veprĂ«s penale, andaj kjo çështje ka kaluar nĂ« kundĂ«rvajtje pĂ«r prishjen e rendit tĂ« qetĂ«sisĂ« publike”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte thënë për Telegrafin se i dyshuari është ndaluar dhe është intervistuar nga autoritetet.

“Ai Ă«shtĂ« nga Fieri dhe Ă«shtĂ« duke u intervistuar nga Policia”, ishte shprehur Ahmeti. /Telegrafi/

 

 

 

The post Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale appeared first on Telegrafi.

“150 euro dhe njĂ« orĂ« dore”, grabitje nĂ« NovosellĂ« tĂ« PejĂ«s

Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nё PejĂ« mĂ« 06.08.2025 rreth orĂ«s 02:10, Ă«shtĂ« njoftuar se nĂ« rrugĂ«n “Mulla ZekĂ« Berdynaj”, nĂ« fshatin Novosell – PejĂ« ka ndodhur njĂ« grabitje.

Sipas njoftimit bĂ«het e ditur se Policia e KosovĂ«s menjĂ«herĂ« i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur rastit dhe me tĂ« arritur nĂ« vendngjarje kanё takuar dy persona viktima tĂ« rastit tĂ« cilĂ«t ishin ndaluar nga dy (2) persona tĂ« pa njohur dhe sipas deklarimit tё viktimave tё dyshuarit iu kanё grabitur 150 euro dhe njĂ« orĂ« dore (Fosil) e pastaj janĂ« larguar nĂ« drejtim tĂ« panjohur.

Tutje në njoftim thuhet se pasi viktimat kishin pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Pas njĂ« pune intensive tĂ« hetuesve SRH tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njĂ«jtit janё arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhĂ«r tĂ« prokurorit tĂ« shtetit tĂ« dyshuarit lirohen nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post “150 euro dhe njĂ« orĂ« dore”, grabitje nĂ« NovosellĂ« tĂ« PejĂ«s appeared first on Telegrafi.

Rama: Prishtina i bashkohet protestĂ«s sĂ« OVL e UÇK-sĂ«, mĂ« 7 gusht autobusĂ«t urban falas

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama ka thĂ«nĂ« se pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« brenda kabinetit tĂ« tij Ă«shtĂ« krijuar njĂ« sektor i posaçëm pĂ«r çështje tĂ« kategorive tĂ« dala nga lufta e UÇK-sĂ«.

Rama pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook ka shkruar se Prishtina do t’i bashkohet protestĂ«s sĂ« OVL-UÇK-sĂ« pĂ«r drejtĂ«si pĂ«r mbrojtjen e vlerave tĂ« luftĂ«s

Ai tha se në mbështetje të kësaj protestë kanë marrë vendim që më 7 gusht transporti urban të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Parking falas prapa Pallatit tĂ« RinisĂ«, nga ora 16:00 deri nĂ« 18:00, pĂ«r autobusĂ«t e protestuesve”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

The post Rama: Prishtina i bashkohet protestĂ«s sĂ« OVL e UÇK-sĂ«, mĂ« 7 gusht autobusĂ«t urban falas appeared first on Telegrafi.

Mbytet një pushuese në Vlorë

NjĂ« grua 59‑vjeçare ka humbur jetĂ«n pasi Ă«shtĂ« mbytur nĂ« det nĂ« VlorĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja është nxjerrë nga uji nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete, shkruan A2 CNN.

Trupi i pajetë më pas është transportuar në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Shkaqet e sakta tĂ« vdekjes ende nuk dihen, por dyshohet se 59‑vjeçarja mund tĂ« ketĂ« pĂ«suar njĂ« goditje nĂ« zemĂ«r ndĂ«rsa ndodhej nĂ« ujĂ«. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Mbytet një pushuese në Vlorë appeared first on Telegrafi.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Kosova hyn nĂ« elitĂ«n botĂ«rore tĂ« qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI

Federata Kinologjike e KosovĂ«s pranohet me tĂ« drejta tĂ« plota nĂ« FCI – Federation Cynologique Internationale.

Kjo u bë e ditur nga Federata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas postimit bëhet e ditur se ky është një hap historik për zhvillimin dhe përfaqësimin e kinologjisë kosovare në arenën botërore.

“AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« mbajtur mĂ« 6 gusht 2025 nĂ« Helsinki, me pjesĂ«marrjen e anĂ«tarĂ«ve tĂ« FCI-sĂ« nga e gjithĂ« bota, Federata Kinologjike e KosovĂ«s u pranua si anĂ«tare me tĂ« drejta tĂ« plota nĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ« prestigjioze ndĂ«rkombĂ«tare. NjĂ« hap historik pĂ«r zhvillimin dhe pĂ«rfaqĂ«simin e kinologjisĂ« kosovare nĂ« arenĂ«n botĂ«rore”, thuhet nĂ« postim.

Ndërkaq, Kinologjia është shkenca që studion qentë.

Shkenca e qenve – merret me studimin e racave, sjelljes dhe edukimit tĂ« qenve, e cila pĂ«rfshin gjenealogjinĂ« – gjurmimi i prejardhjes dhe racave tĂ« pastĂ«rta.

Zhvillimi i racave – pĂ«rzgjedhja dhe shumimi pĂ«r tĂ« ruajtur ose pĂ«rmirĂ«suar karakteristikat.

PjesĂ«marrje nĂ« ekspozita – pĂ«rgatitja dhe paraqitja e qenve nĂ« gara kinologjike.

Edukimi dhe trajnimi – mĂ«simi i disiplinĂ«s dhe sjelljes sĂ« pĂ«rshtatshme.

ShĂ«ndeti dhe mirĂ«qenia – kujdesi veterinar dhe mirĂ«mbajtja e qenve.

Në thelb, kinologjia kombinon dashurinë për qentë me njohuritë shkencore dhe praktike për kujdesin ndaj tyre. /Telegrafi/

The post Kosova hyn nĂ« elitĂ«n botĂ«rore tĂ« qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI appeared first on Telegrafi.

Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i KunĂ«s nĂ« LezhĂ«, mes gjelbĂ«rimit dhe freskisĂ« sĂ« Adriatikut”, shkruan Rama nĂ« njĂ« postim tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjetet sociale, i shoqĂ«ruar me pamje nga ky destinacion turistik gjithnjĂ« e mĂ« i preferuar nga vendas dhe tĂ« huaj gjatĂ« sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre. Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur. I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës. /Telegrafi/

The post Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Telegrafi.

❌