Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Problematike kur një çikë i refuzon” – çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin?

Në Kosovë, titujt e lajmeve janë shpesh të ngjashëm: një tjetër rast ngacmimi apo sulmi seksual, një tjetër djalë i dyshuar. Statistikat nxisin pyetjen: Çfarë po mësojnë djemtë në Kosovë rreth pëlqimit në marrëdhënie intime?

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës u raportuan 47 raste të ngacmimit seksual, 31 raste të sulmeve seksuale dhe 52 raste të dhunimeve.

Edhe pse Radio Evropa e Lirë nuk mundi të sigurojë të dhëna për gjininë dhe moshën e të dyshuarve për kryerjen e këtyre veprave, pamja qartësohet kur analizohen raportimet në media dhe aktgjykimet e publikuara nga Gjykatat Themelore të Kosovës.

Një djalë i pamartuar tenton ta puthë me forcë një vajzë të cilën e ndjek në rrugët e një fshati të Gjakoës, një tjetër prek me forcë trupin e një vajze në Prizren pa pëlqimin e saj, një tjetër sulmon seksualisht një vajzë në Suharekë sapo ajo del nga një autobus, e një tjetër ngacmon seksualisht një vajzë në Gjilan duke i dërguar mesazhe degraduese…

Kjo nuk është e pazakontë. Në SHBA, mbi 90 për qind e kryesve të krimeve kundër integritetit seksual janë burra, ngjashëm si në Australi e Kanada.

Por, Besarta Breznica, zyrtare e programit për adresimin e dhunës në bazë gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), thotë se, në Kosovë, situata është paksa më e komplikuar.

“Fatkeqësisht, në Kosovë, burrat dhe djemtë mendojnë që mund të arrijnë çkado që ata duan, në mënyrat që ata dëshirojnë. Pa dyshim që është problematike pastaj kur një çikë apo një grua i refuzon”, thotë Breznica për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, problemi qëndron te mendësia dhe edukimi patriarkal që ndjek djemtë e rinj që nga shtëpia e shoqëria. Por, edhe shkollimi.

Çka mësohet për pëlqimin në shkollë?

Në Kosovë nuk ka një lëndë për edukatë seksuale në shkollim fillor apo të mesëm. Por, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) thotë se kurrikula i jep “hapësirë të konsiderueshme edukimit shëndetësor dhe shëndetit seksual riprodhues”.

Si është bërë kjo? Duke i ndarë ato mësime në lëndë të ndryshme, si shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi, biologjia e edukata fizike, sportet dhe shëndeti.

“Duke parë nevojën që e ka edukimi shëndetësor në formimin e një shoqërie të shëndoshë, MASHTI ka krijuar politika të përshtatshme për edukimin e te rinjve përmes një sërë dokumentesh të cilat do të mundësojnë që fëmijët dhe të rinjtë të pajisen me informata, në mënyrë që të jenë ne gjendje të marrin vendime të drejta për veten dhe të tjerët”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo, edukata seksuale është e pamjaftueshme, thotë Breznica. Aty, më shumë sesa për pëlqimin në marrëdhënie intime, të rinjtë mësojnë se si të mbrohen nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht dhe shtatzënitë e padëshiruara.

“Gratë në Kosovë janë trajtuar historikisht si objekte seksuale, vazhdojnë të trajtohen si të tilla ende. Kështu që problematika e pëlqimit… burrat e djemtë nuk janë të njohur me këtë koncept”, thotë Breznica.

Çka është pëlqimi në marrëdhënie intime?

Rrjeti Kombëtar për Shkëputjen nga Përdhunimi, Abuzimi dhe Incesti (RAINN), organizata më e madhe amerikane jofitimprurëse kundër sulmeve seksuale, e definon pëlqimin si “marrëveshje midis pjesëmarrësve për të marrë pjesë në aktivitet seksual” dhe shton se “pëlqimi duhet të komunikohet qartë dhe të jepet lirisht”.

Për më tepër, pëlqimi nuk mund të jepet nga persona të mitur, të dehur, nën ndikimin e drogës, pa gjumë, pa vetëdije, nën presion apo të kërcënuar.

“Dinamikat e pabarabarta të pushtetit, si për shembull angazhimi në aktivitet seksual me një punonjës ose student, gjithashtu nënkuptojnë që pëlqimi nuk mund të jepet lirisht”, thuhet në uebfaqen e RAINN-it.

Sipas një studimi të vitit 2022 nga Fondacioni i Grave në Kanada, më pak se gjysma e kanadezëve e dinë se çka do të thotë pëlqimi. I njëjti hulumtim gjeti se mungesë më të theksuar të njohurive mbi pëlqimin shfaqnin burrat nën moshën 55 vjeçe sesa ata më të moshuar.

Të dhëna të tilla për Kosovë nuk ka, por Breznica beson se njohuritë e tilla mungojnë dukshëm.

Ajo merr një shembull që thotë se e ilustron mendësinë në shoqërinë kosovare: dhuna seksuale ndaj vajzave ende arsyetohet në bazë të veshjeve të tyre, dukjes së përgjithshme apo gjërave të tilla.

“Ne kemi probleme shumë rrënjësore që duhet të shtjellohen. Të bëhet e ditur se pse dikush po vishet në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që ti e ke të drejtën ta prekësh apo ta ngacmosh”, thotë Breznica.

Ajo shton se, në bazë të rasteve që ka trajtuar vetë Rrjeti i Grave të Kosovës, është vërejtur se as institucionet e sigurisë nuk e kanë të qartë se dhuna seksuale mund të ndodhë brenda një çifti të martuar.

“Sepse në Kosovë besohet që përderisa dikush shtë i martuar, ti duhet t’i shërbesh seksualisht personit tjetër edhe nëse ti nuk je në disponim për ta bërë një gjë të tillë”, shton Breznica.

Këto probleme, sipas Breznicës, e bëjnë të qartë që “është tejet e rëndësishme të punojmë në ndryshim të mendësive”.

Inkuadrimi i mësimeve shkollore për pëlqimin nuk mjafton, thotë Breznica, nëse mësimdhënësit nuk janë të trajnuar se si ta trajtojnë këtë tematikë.

“Gjatë shkollimit tim, kur kemi pasur të trajtojmë diçka për aspektin seksuale në shkollë fillore, arsimtari e ka tejkaluar atë kapitull. Me shumë gjasë, kjo ndodh ende”, thotë ajo, duke shtuar se kjo ndodh veçanërisht në zona rurale.

E, cila është zgjidhja? Përderisa në disa vende të botës mbahen punëtori ku djemtë mësojnë se çka është pëlqimi, Breznica beson se, në kontekstin e Kosovës, më shumë ndikim do të kishte ndonjë kampanjë në rrjete sociale.

“Mund të bëhen kampanja të shumta, sidomos në Tiktok ku ka më së shumti ndjekës. Dhe kur ti sheh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe vazhdimisht flitet për pëlqimin, ndoshta dikujt arrihet t’i ndryshohet mendësia”, shton ajo.

Vitin e kaluar, në Kosovë ishte ngjallur një debat i madh publik për tre doracakë për mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të pestën, nga e gjashta deri në të nëntën dhe nga e 10-ta deri në të 12-ën, për edukatën seksuale.

Pas disa keqintepretimeve dhe shumë kritikave, MASHTI tha se do t’i heqe nga përdorimi këta doracake dhe se ata do të rishikohen nga një komision i veçantë ekspertësh. /REL/

The post “Problematike kur një çikë i refuzon” – çka (nuk) mësojnë djemtë në Kosovë për pëlqimin? appeared first on Telegrafi.

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Në pranga është vënë shtetasi N. K., 78 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet […]

The post Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku 5 të rinj dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare. Policia e Kukësit bën më dije se ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa është shpallur në kërkim një 17-vjeçar. Të arrestuarit janë shtetasit  M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 […]

The post E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës. Gjykata e Dibrës i kishte caktuar I. R., arrest me burg për ngacmim seksual. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen […]

The post Në kërkim për ngacmim seksual, arrestohet 56-vjeçari në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Pas Fierit, një tjetër rast i dhunës seksuale në familje është raportuar në Lezhë. Policia e Lezhës, bëri me dije se një 55-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar […]

The post E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur appeared first on BoldNews.al.

Akuza tronditëse për këngëtarin e famshëm/ Ish-asistentja rrëfen sulmin seksual

Lauren Pisciotta, ish-asistentja personale e Kanye West, ka dorëzuar një padi të zgjeruar kundër reperit, duke e akuzuar për sulm seksual dhe detyrim.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista PEOPLE, Pisciotta deklaron se ngjarjet ndodhën gjatë periudhës kur ajo punonte për West, nga viti 2021 deri në 2022. Ndër akuzat përfshihen raste të ngacmimeve të përsëritura, përfshirë një episod të konsideruar si përdhunim oral, dhe situata ku ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Kjo padi e re vjen më shumë se një vit pas asaj fillestare, ku Pisciotta kishte ngritur akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale, mesazhe eksplicite dhe video të pahijshme.

Ndërkohë, artisti i njohur ligjërisht si “Ye” nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave të reja. Rasti pritet të shqyrtohet në gjykatë në muajt në vijim.

The post Akuza tronditëse për këngëtarin e famshëm/ Ish-asistentja rrëfen sulmin seksual appeared first on Sot News | Lajme.

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka pësuar një goditje të rëndë në përpjekjet e tij për të stabilizuar Partinë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës (PSOE) pas skandaleve të korrupsionit dhe akuzave të ngacmimit seksual që kanë tronditur qeverinë e tij të koalicionit. Një nga zyrtarët kryesorë të partisë, Francisco Salazar, dha dorëheqjen të shtunën pasi u akuzua për ngacmim seksual nga disa punonjëse të partisë.

Sánchez kishte shpresuar që takimi i fundjavës i komitetit federal i PSOE-së do të ndihmonte në përmirësimin e imazhit të partisë dhe të rivendoste besimin te publik, pas javëve të trazirave që rrezikonin të rrëzonin administratën e tij. Akuzat e ngacmimit seksual, të publikuara nga gazeta online elDiario, pretendonin se Salazar, i cili mbikëqyrte koordinimin institucional në pallatin Moncloa, kishte ngacmuar seksualisht punonjëset e partisë.

Në përballjen me këto akuza, Salazar njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i tij i drejtpërdrejtë dhe nga roli i tij i ri si zëvendës në sekretariatin organizativ të PSOE-së, duke theksuar se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës appeared first on Euronews Albania.

Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij të mitur

Prokuroria e Fierit, zyrtarisht ka regjistruar procedim penal për Zamir Metën për dy vepra penale, pas dyshimeve për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur.

Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës thotë se ndaj personit nën hetim Zamir Meta, ka nisur procedimi për dy vepra penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Prokuroria e Fierit thekson se, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Zamir Meta është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur.

‘Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur’, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit.

Njoftimi:

Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, Prokuroria Fier procedon penalisht babain për dy vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij të mitur appeared first on Lapsi.al.

Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Patos, ku një 36-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare. Nëna e vajzës, në një intervistë emocionale me gazetaren Luçiana Hulej, ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer përballjen e saj të parë me akuzat në komisariat.

“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë… nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë,” tha ajo.

Gruaja tregon se ka qenë e martuar për 13 vite me të dyshuarin dhe se bashkë kanë 7 fëmijë. Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë dyshim për sjelljet e bashkëshortit:
“Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen në 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë.”

Ndërkohë, për të mbrojtur fëmijët e tjerë nga e vërteta e rëndë, ajo tregon se u ka thënë se babai është larguar për në Gjermani dhe se motra do të kthehet.

“Po ta dija, do e kisha vrarë vetë me duart e mia. Do i dilja në mbrojtje vajzës. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg,” u shpreh ajo me dhimbje.

“Unë jam nënë me 7 fëmijë. Shteti të vërë dorën në zemër e të më ndihmojë.”

The post Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë appeared first on iconstyle.al.

Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare, gjykata merr vendimin për babain ‘mostër’

Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit. Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

The post Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare, gjykata merr vendimin për babain ‘mostër’ appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzoi seksualisht me te bijën për vite me rradhë/ Momenti kur 36-vjeçari hyn në gjykatë (Foto)

Këtë të mërkurë pritet të zhvllohet seanca për masën e sigurisë ndaj Zamir Metës.

Me pranga në duar, i shoqëruar nga efektivë, ai ka mbërritur në gjykatë.

Ai akuzohet nga e bija 12 vjecare se ka abuzuar seksualisht me te.

Në polici, Meta ka deklaruar se ai ka abuzuar me të bijën një herë, në makinë, kur po kthehej me vajzën nga Tirana.

The post Abuzoi seksualisht me te bijën për vite me rradhë/ Momenti kur 36-vjeçari hyn në gjykatë (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin

Këngëtarja Lizzo, ka treguar së fundmi për një periudhë shumë të vështirë që përjetoi pas padive për ngacmim seksual dhe sulm nga disa prej balerinave të saj të mëparshme në gusht të vitit 2023.

“U bëra shumë paranojake dhe e izoluar,” tha Lizzo, në një intervistë për kopertinën e revistës Women’s Health.

“Dikur hyja në dhomën e grimit dhe thoja: ‘Dëgjoni çfarë më ndodhi mbrëmë!’ Por nuk mund ta bëja më këtë. E shtyva çdo njeri larg vetes. As me terapisten time nuk flisja më. Nuk isha e pranishme. Nuk isha e hapur. Nuk isha më vetvetja.”

Këngëtarja shtoi se kishte arritur në një pikë ku ishte “lodhur nga jeta.”

“Arrita në atë pikë ku thashë: ‘Mund të vdes.’ Nuk tentova kurrë vetëvrasje dhe nuk e mendova seriozisht, por e pyeta veten: Nëse të gjithë të urrejnë dhe mendojnë se je një njeri i tmerrshëm, cili është kuptimi?”, tha ajo.

Pas muajsh të tërë vetmie dhe reflektimi, Lizzo vendosi të marrë pjesë në turneun Renaissance të Beyoncé-s.

“Isha shumë nervoze,” rrëfeu ajo, duke menduar se njerëzit do ta përbuznin. Por ndodhi e kundërta: ajo u prit me përkrahje dhe dashuri nga publiku.

“Më bëri të ndihesha sikur, wow, ndoshta nuk dua të vdes. Jeta ia vlen të jetohet. Ajo ishte pika e kthesës për mua që të thoja: ‘Okay, mblidhe veten dhe merr jetën tënde në dorë.’”

Tre prej balerinave të saj — Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noelle Rodriguez — e paditën Lizzo-n në gusht 2023, duke e akuzuar për: ngacmim seksual dhe racial, krijimin e një ambienti pune toksik dhe trajtim të pabarabartë ndaj balerinave me ngjyrë

Në një postim në Instagram, Lizzo mohoi akuzat, duke i quajtur të pavërteta.

Në qershor 2025, këngëtarja apeloi një vendim të mëparshëm që lejonte vazhdimin e procesit gjyqësor, duke thënë se padia ishte një “sulm” ndaj të drejtës së saj të shprehjes dhe përkrahjes për pozitivitetin trupor.

Sipas Billboard, disa prej pretendimeve janë hedhur poshtë nga gjykata. Megjithatë, shumica e akuzave janë ende në proces.

 

 

The post Lizzo pas akuzave për ngacmim: “Të gjithë më urrenin appeared first on Lapsi.al.

Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç. Nëna e vajzës […]

The post Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve appeared first on BoldNews.al.

“Ndodhi vetëm një herë”/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën, zbardhet dëshmia e 12-vjeçares: Që kur isha 5 vjeç…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi u akuzua nga e bija vetëm 12-vjeç, se e kishte përdhunuar.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura. Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve, 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale, në Tiranë, “Lilium”.

The post “Ndodhi vetëm një herë”/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën, zbardhet dëshmia e 12-vjeçares: Që kur isha 5 vjeç… appeared first on Sot News | Lajme.

Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë

Autoritetet australiane kanë nisur një hetim të gjerë dhe po bëjnë thirrje për testime shëndetësore ndaj rreth 1,200 fëmijëve në shtetin e Viktorias, pas akuzave tronditëse për abuzim seksual ndaj një punonjësi të kujdesit për fëmijë.

Joshua Brown, 26 vjeç, nga Melbourne, u arrestua në maj dhe është akuzuar për më shumë se 70 vepra penale, që përfshijnë tetë viktima të dyshuara. Viktimat janë fëmijë të moshës pesë muaj deri në dy vjeç, që kanë ndjekur Qendrën e Mësimit të Hershëm të Kopshtit Kreativ gjatë periudhës prill 2022 – janar 2023.

Hetimi nisi pasi autoritetet zbuluan materiale abuzimi, dhe jo si pasojë e ndonjë ankese nga viktimat. Policia ka konfirmuar se Brown ka punuar në të paktën 20 qendra kujdesi për fëmijë në Melbourne nga viti 2017 deri në maj 2025. Po hetohet gjithashtu një incident i dytë i mundshëm në një qendër tjetër në veri të qytetit.

Drejtori Ekzekutiv i Shëndetit në Viktoria, Christian McGrath, deklaroi në një konferencë për shtyp se janë njoftuar 2,600 familje dhe 1,200 fëmijë janë këshilluar të bëjnë testime për sëmundje infektive. Ai theksoi se masat janë parandaluese dhe rreziku konsiderohet i ulët.

“Ky është një zhvillim tejet shqetësues. Ne po e trajtojmë situatën me kujdes maksimal për sigurinë e fëmijëve dhe për qetësinë e prindërve,” tha McGrath.

Komisionerja e Policisë, Janet Stevenson, sqaroi se Joshua Brown nuk ishte më parë në radarët e autoriteteve dhe kishte marrë leje zyrtare për të punuar me fëmijë, leje e cila u anulua pas arrestimit. Ajo tha gjithashtu se ndalimi për publikimin e identitetit të tij u hoq me qëllim që prindërit të mund të identifikojnë çdo kontakt të mundshëm të fëmijëve të tyre me të dyshuarin.

Brown mbetet në paraburgim dhe pritet të dalë sërish përpara gjykatës më 15 shtator, ndërsa hetimet nga policia dhe shërbimet sociale vazhdojnë me intensitet. Skandali ka shkaktuar valë shqetësimi dhe zemërimi në gjithë vendin.

The post Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç Në […]

The post Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Fier/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën e mitur

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi u akuzua nga e bija vetëm 12-vjeç, se e kishte përdhunuar.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura. Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve, 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale, në Tiranë, “Lilium”.

The post E rëndë në Fier/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën e mitur appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Fier! Babai abuzon seksualisht me vajzën 12-vjeçare

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në fshatin Sheqishtë në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Fier! Babai abuzon seksualisht me vajzën 12-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim

Justin Combs akuzohet se ka  bindur një grua nga Luiziana të udhëtonte në Los Angeles për t’u përdhunuar në grup nga babai i tij, Sean “Diddy” Combs, dhe dy “burra të tjerë të maskuar”.

Sipas një padie të siguruar nga Page Six, Justin dyshohet se e ka bindur gruan e paidentifikuar të udhëtojë për në Kaliforni në prill 2017 me pretekstin se do t’i siguronte asaj një punë në industrinë e argëtimit.

Gruaja pretendoi se ishte strehuar në një shtëpi në Beverly Hills për disa ditë dhe në fund u përdhunua nga disa burra, përfshirë themeluesin e Bad Boy Records. Ajo pretendoi se kishte kontaktuar me Justin, tani 31 vjeç, në vitin 2017 nëpërmjet Snapchat dhe pretendoi se ai i kërkoi asaj foto eksplicite, të cilat ajo i dërhoi.

Sipas dokumenteve, disa ditë më vonë, pretendoi gruaja, Justin e ftoi atë në Kaliforni për një fundjavë për të diskutuar karrierën e saj të ardhshme. Ajo rrëfeu se Justin i tha se mund t’i siguronte një punë nëpërmjet lidhjeve të Diddy-t.

Kur gruaja mbërriti në Los Angeles, u mor nga një shofer dhe u dërgua në një shtëpi, ku dyshohet se qëndroi natën e parë me Justin.

Sipas padisë,  ajo dhe Justin “u relaksuan” dhe “folën”, dhe kur ajo pyeti nëse do të largoheshin nga shtëpia, ai dyshohet se tha: “Jo”.

Në njërën nga ditët, gruaja pretendoi se ai i ofroi alkool, pilula dhe marihuanë. Pasi mori drogën, tre burra mbërritën në shtëpi me maska, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte Diddy, tani 55 vjeç.

Gruaja pretendoi se e dinte se ishte reperi i “I’ll Be Missing You” nga “sjelljet” e tij, duke shtuar se Justin e quante “Pops”. Më pas u shoqërua në një dhomë gjumi dhe i thanë: “Më mirë ta lejosh këtë të ndodhë. Përndryshe.”

“Pavarësisht se sa padi ngrihen, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se Z. Combs nuk ka sulmuar seksualisht ose trafikuar kurrë askënd – burrë apo grua, të rritur apo të mitur”, tha një avokat i reperit.

“Ne jetojmë në një botë ku kushdo mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën, dhe Z. Combs është i bindur se do të fitojë në gjykatë.”

The post Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim appeared first on Lapsi.al.

Abuzuan me 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte dy persona A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i një 38-vjeçareje me aftësi të kufizuara, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga të arrestuarit.

Sipas kallëzuesit, motra e tij, e cila është e pazotë për t’u mbrojtur, ka qenë viktimë e marrëdhënieve seksuale të kryera nga dy shtetasit e sipërpërmendur. Gjithashtu, ai dyshon se 61-vjeçari A. B. e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.

Policia bën me dije se hetimet janë në vijim për të verifikuar tërësisht pretendimet e bëra në kallëzim dhe për të dokumentuar çdo provë të mundshme mbi rastin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abuzuan me 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona appeared first on Euronews Albania.

❌