Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Festa e lakrorit”, specialiteti që shkon përtej kufijve të Korçës

KORÇË- Kulinaria tradicionale e Korçës me gatimet tradicionale, nuk kanë mbetur vetëm një recetë që konsumohet brenda familjes, tashmë ajo është kthyer në biznes për të gjithë që jetojnë në këtë rajon.

Byreku, i njohur në rajonin e Korçës si lakrori i pjekur në saç, është një prej këtyre specialiteteve.

Amvisat korçare këtë lloj byreku, e përgatisnin për familjet e tyre, të paktën njëherë në jave. Tradita ka qenë kryesisht në fundjavë, kur gjithë pjesëtarët e familjes ishin pushim.

Me shtimin e numrit të restoranteve, lakrori me dy petë i pjekur në saç, u bë pjesë e menusë së tyre.

Gra të rajonit të Korçës, kryesisht të zonës pranë qytetit, iu ofronin këtë specialitet restoranteve të zonës, ndërsa një pjesë e tyre u punësuan në këto restorante.

Të gjithë vizitorët që vendosnin të drekonin në Korçë, në tryezat e tyre nuk mungonte dhe lakrori me dy petë.

Një ndër fshatrat e rajonit të Korçës që këtë recetë kulinarie e ktheu në biznes janë gratë e fshatit Polenë në bashkinë e Korçës, madje prej disa vitesh ata e bënë edhe “festën e lakrorit”, pjesë të fshatit të tyre. Amvisat e Polenës reklamojnë produktet.

Ato tregojnë edhe sekretin e shijes duke i dhënë rëndësi se të gjitha produktet janë bio nga prodhimet e kopshteve të tyre. Për të shijuar lakrorin e tyre tashmë janë tejkaluar kufijtë e vendit.

Për ta mbajtur gjallë traditën familjare, amvisat tregohen të kujdesshme që ajo të mos zhduket.

Pjesë të kësaj kulinarie bëjnë dhe vajzat.

Por sekreti i shijes unike mbetet tek pjekja e këtij lakrori. Nuk përdoren furrat as ato elektrike. Pjekja është mjeshtëri më vete.

Ky lloj lakrori që të ketë këtë lloj shije, piqet vetëm me saç dhe për përgatitjen e pjekjes zakonisht kujdesen burrat.

Nëse jugu i Shqipërisë dallohet për shumëllojshmëri gatimesh, një prej tyre është pikërisht lakrori me dy petë i përgatitur në rajonin e Korçës./abcnews.al

Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa

✇Albeu
By: V K

Dokumentet zyrtare tregojnë se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës.

Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa.

Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje.

Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar deri në 100 milionë euro në vit për rimbursim TVSH-je.

Për të shpenzuar paratë që duhet t’i derdhte në buxhetin e shtetit, kompania e naftës Bankers ka sajuar lloji-lloji banaliteti, deri edhe tek organizimi i konkurseve për mësimin e gjuhës kineze, duke kaluar nga puset e naftës tek gramatika.

Për vite me radhë, Bankers ka financuar gjoja nxitjen e mësimit të gjuhës kineze, duke mbuluar me para Institutin Konfuci dhe Ambasadën e Kinës, ndërsa pagesa kanë marrë edhe mediat për të transmetuar këto aktivitete qesharake, pjesë e skemës së korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Miliona euro janë devijuar dhe pastruar përmes mësimit të gjoja gjuhës kineze për 7 vite me radhë.

Në prill të vitit 2022, Qing Fang, asokohe CEO i Bankers, i cili zbatoi aq sa qëndroi skemën e zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë, fliste për financimin nga Bankers të përhapjes së kulturës kineze në Shqipëri. “Bankers është një nga kompanitë më mëdha dhe më të rëndësishme në vend. Ne jemi shumë të lumtur që po ndihmojnë në përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, që është një nga kulturat më të lashta të njerëzimit“.

Në gusht të vitit 2002 u larguar Qing Fang dhe në vend të tij u emërua si administrator i Bankers Huanqin Xiau, një nga hajdutët e huaj më të frikshëm që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri. Huanqin Xiau, i besuar i pronarit në letra Hongping Xiao, i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë.

Në vitin 2023, Huanqin Xiau, i cili i kishte vënë vetes pagë 1 milionë euro në vit, komentonte konkursin e radhës për gjuhën kineze. “Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj këtu të interesuar për të mësuar Gjuhën Kineze dhe që e flasin aq mirë atë. Kina është një vend i madh plot kulturë dhe histori dhe ka një gjuhë unike që është mjaft sfiduese për t’u mësuar. I uroj shumë suksese këtyre të rinjve në përpjekjet e tyre të ardhshme”.

Skema u përsërit edhe në maj të vitit 2024, ku u shfaq sërish Huanqin Xiau, ndërsa u ndalua kur kupola zhvatëse mësoi për hetimet që kishte nisur prokuroria.

Për vite me radhë, Bankers ka bërë kërdinë me pasurinë e shqiptarëve. Vetëm gjatë vitit 2021, në kuadër të shpenzimeve për të mos paguar taksa, kupola e Bankersit ka shpenzuar 460 mijë euro për festa, dekorime dhe akomodime.

Bankers ka shpenzuar deri në 500 mijë euro në vit për të paguar mediat, që të mos denoncojnë aferat korruptive të kompanisë dhe protestat ndaj saj. Për sigurime shëndetësore në spitale private shpenzimet janë 374 mijë euro në vit.

Dhjetëra milionë euro ka shpenzuar Bankers për shërbime ligjore, konsulencë dhe udhëtime. Kupola e kompanisë ka sajuar qindra mijëra euro për ping-pong, konkurse vizatimi, dhurata, veshje sportive, kalçeto etj./ Prapaskena

 

The post Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa appeared first on Albeu.com.

Franca eliminon dy festa zyrtare për të kursyer para

Franca po shqyrton eliminimin e dy festave zyrtare, ndërsa qeveria synon shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve për të mbushur një boshllëk buxhetor, shkruan CBNC.

Kryeministri francez François Bayrou ka njoftuar një sërë shkurtime shpenzimesh , duke synuar kursime prej 43.8 miliardë eurosh (50.9 miliardë dollarë) në një përpjekje për të arritur një deficit buxhetor prej 4.6% në vitin 2026, nga deficiti prej 5.4% i këtij viti.

Ndër propozimet janë eliminimi i dy festave zyrtare, eliminimi i 3 000 vendeve të punës në sektorin publik dhe kufizimi i lehtësirave tatimore për të pasurit.

Qeveria franceze ka sugjeruar që festat publike që mund të hiqen përfshijnë të hënën e Pashkëve, e cila thotë se “nuk ka më ndonjë rëndësi fetare”, dhe 8 majin, i njohur edhe si “Dita e Fitores në Evropë”, e cila përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

”Këto festa ranë në një muaj plot me fundjava të gjata dhe heqja e tyre do të nxiste aktivitetin ekonomik në biznese, dyqane dhe administratë publike, duke përmirësuar kështu produktivitetin tonë”, theksoi qeveria.

Qeveria deklaroi gjithashtu se do të kërkohej një përpjekje e veçantë” nga ata që kanë kapacitetin për të kontribuar më shumë, duke propozuar një “kontribut solidariteti” nga më të pasurit.

“Sot po përjetojmë një moment të së vërtetës, një nga ato momente në historinë e një kombi ku të gjithë duhet të pyesin veten: çfarë roli jam i gatshëm të luaj në të ardhmen tonë kolektive?” tha Bayrou në një konferencë për shtypi. / KultPlus.com

FOKUS – Franca eliminon dy festa zyrtare për të kursyer para

NPARIS, 16 korrik /ATSH/ – Franca po shqyrton eliminimin e dy festave zyrtare, ndërsa qeveria synon shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve për të mbushur një boshllëk buxhetor, shkruan CBNC.

Kryeministri francez François Bayrou ka njoftuar një sërë shkurtime shpenzimesh , duke synuar kursime prej 43.8 miliardë eurosh (50.9 miliardë dollarë) në një përpjekje për të arritur një deficit buxhetor prej 4.6% në vitin 2026, nga deficiti prej 5.4% i këtij viti.

Ndër propozimet janë eliminimi i dy festave zyrtare, eliminimi i 3 000 vendeve të punës në sektorin publik dhe kufizimi i lehtësirave tatimore për të pasurit.

Qeveria franceze ka sugjeruar që festat publike që mund të hiqen përfshijnë të hënën e Pashkëve, e cila thotë se “nuk ka më ndonjë rëndësi fetare”, dhe 8 majin, i njohur edhe si “Dita e Fitores në Evropë”, e cila përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

”Këto festa ranë në një muaj plot me fundjava të gjata dhe heqja e tyre do të nxiste aktivitetin ekonomik në biznese, dyqane dhe administratë publike, duke përmirësuar kështu produktivitetin tonë”, theksoi qeveria.

Qeveria deklaroi gjithashtu se do të kërkohej një përpjekje e veçantë” nga ata që kanë kapacitetin për të kontribuar më shumë, duke propozuar një “kontribut solidariteti” nga më të pasurit.

“Sot po përjetojmë një moment të së vërtetës, një nga ato momente në historinë e një kombi ku të gjithë duhet të pyesin veten: çfarë roli jam i gatshëm të luaj në të ardhmen tonë kolektive?” tha Bayrou në një konferencë për shtypi. /os/

The post FOKUS – Franca eliminon dy festa zyrtare për të kursyer para appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria spanjolle hap hetime rreth festës së ditëlindjes të Lamine Yamal

Ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, po përballet me probleme të mundshme ligjore dhe me një dëm të madh për imazhin e tij, pas ngjarjeve të ndodhura në festën e ditëlindjes së tij të 18-të. Sulmuesi adoleshent festoi ditëlindjen gjatë fundjavës, me një ceremoni ku morën pjesë rreth 250 persona të shtunën […]

The post Qeveria spanjolle hap hetime rreth festës së ditëlindjes të Lamine Yamal appeared first on BoldNews.al.

“Festa e grurit” në Fier, tradita e myzeqesë që lidh brezat

“Festa e grurit”, një festë tradicionale myzeqare, ka kremtuar edicionin e 7-të të saj. Aktiviteti i zhvilluar në Pojan të Fierit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Drejtoresha e Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier, Diana Mile, pohon se kjo nuk është thjesht festë e stinës, e të korrave, por një urë mes të kaluarës e të tashmes , një urë mes brezash dhe trashëgimi mijëvjeçare.

“Një festë tradicionale, e cila vjen si një frymëzim që nga antikiteti. Festa e grurit sjell një traditë kulturore dhe bujqësore të promovimit të prodhimit vendas”, tha Diana Mile, Drejtore e Artit dhe Kulturës, në Fier.

Prodhuesit e bukës, shfrytëzuan këtë festë për të vënë në dukje se këtë vit prodhimi i grurit është i pakët dhe pa cilësi, e për këtë kërkuan që fermerët të mbështeten nga qeveria, në mënyrë që dhe ata të bazohen te prodhimi vendas.

“Prodhimi i bukë është shumë i pakët por ka probleme edhe me cilësinë. Fermerët shqiptarë kërkojnë ndihmë nga shteti”, shtoi Petro Kulas, Nënkryetar i furrave të bukës dhe pastiçerive.

Për kryebashkiakun Armando Subashi, kjo festë tashmë ka marrë përmasa kombëtare.

“Pjesëmarrja e njerëzve tregon vetë për këtë festë fantastike që ka marrë përmasa kombëtare. Ne si bashki edhe këtë vit kemi bërë përpjekje maksimale për ta mbajtur gjallë, por edhe përsosur akoma më shumë këtë festë”, tha kryebashkiaku i Fierit.

Festa u harmonizua me ekspozitën e gatimeve tradicionale, panairin me prodhime të grurit të ri , paradën e mjeteve të mekanikës bujqësore dhe muzikës të cilat u shijuan nga banorë të zonës, të ftuar , fermerë, vizitorë vendas e të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Festa e grurit” në Fier, tradita e myzeqesë që lidh brezat appeared first on Euronews Albania.

Tifozët, fituesit e vërtetë/ Atmosferë madhështore, para dhe pas ndeshjes kundër Serbisë

TIRANË- Në sheshe, rrugë dhe stadium. Para dhe pas ndeshjes, tifozët e Shqipërisë ishin fituesit e vërtetë në sfidën kundër Serbisë.

Me dhjetërat mijëra prej tyre u dërdhën në rrugë disa orë përpara ndeshjes së rëndësishme dhe shumë të ndjerë, duke e kthyer kryeqytetin në një shesh të madh feste.

Atmosfera u ndez me afrimin e sfidës, ku ngjyrat kuqezi, muzika dhe boritë e makinave e kthyen atë në elektrizuese.

Nuk ishte ndryshe në tribuna, më pak më shumë se 20 mijë tifozët që kishin fatin të ndodheshin në “Air Albania”.

Sigurisht, të gjithë prisnin fitoren, por edhe barazimi nuk e zbehu aspak krenarinë për një paraqitje më shumë se dinjitoze të kombëtares në fushën e lojës. Për këtë atmosfera festive, vijoi edhe disa orë pas mbylljes së sfidës.

 

 

Festa e Amantias, traditë dhe histori! Aktiviteti në parkun arkeologjik të qytetit

Festa e Amantias një traditë mijëra vjeçare festohet edhe këtë vit në fshatin Ploç të bashkisë së Selenicës. Një traditë që jeton ndër breza dhe shërben jo vetëm si festë e zonës por edhe një takim brezash.

Për kryeplakun e fshatit Ploç, Adriatik Brahimi kjo është një traditë e vjetër e zonës e cila festohet si mijëra vite më parë. Një festë ku shpalosen tradita të zonës dhe gatime tradicionale ndërsa zhvillohen lojëra të ndryshme sportive ku nuk mungojnë as këngë të isopolifonisë.

Orgest Feimi, drejtues i drejtorisë rajonale të monumenteve dhe trashëgimisë kulturore në Vlorë thotë se një vëmendje i është dedikuar parkut arkeologjik. Sipas tij zbulimet arkeologjike të fundit kanë shtuar interesin e turistëve. Gërmimet sipas tij vazhdojnë dhe do të pasojnë në të tjera zbulime në vitet e ardhshme

Banorët e zonës vlerësojnë organizimin teksa thonë se kjo festë shërben edhe për të takuar bashkëfshatarët e tyre që janë larguar nga fshati.

Festa e Amantias festohet në parkun arkeologjikë me të njëjtin emër i cili është vendi me histori të lashtë mijëravjeçare, që deri më tani është zbuluar vetëm 10% e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festa e Amantias, traditë dhe histori! Aktiviteti në parkun arkeologjik të qytetit appeared first on Euronews Albania.

Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë dhe situata është e qetë

Disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Telegrafin bëri të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe maturantët kanë vazhduar festën pa incidente të tjera dhe pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë.

“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

 

 

The post Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë dhe situata është e qetë appeared first on Telegrafi.

Barcelona vijon festën/ Skuadra “blaugrana” humbet, por ngre trofeun në stadiumin e saj

Barcelona vijoi festën e titullit kampion. Këtë herë, trofeun e La Liga e ngriti në stadiumin e saj, në sfidën e parafundit të sezonit dhe të fundit në shtëpinë e saj.

Të dehur nga suksesi, të besuarëve të Hansi Flick dhe tifozëve “blaugrana” nuk iu bëri përshtypje humbja 3-2 përballë Vijareal, që gjithashtu kishte se çfarë të festonte me sigurimin matematikisht të pjesmarrjes në Champions edicionin e ardhshëm.

Miqtë kaluan të parët në epërsi, ndërsa në fraksionin e dytë përmbysën sërish shifrat, duke arritur objektivin më të rëndësishëm sezonal.

Nuk mund të mungonte në këtë festë Lamin Jamal, që dhuroi një tjetër “magji” të tij në golin që barazoi përkohësisht rezultatin.

Në fund, të gjithë ishin të lumtur, me Barcelonën dhe Villareal që presin vetëm mbylljen e sezonit.

Një fitore prestigji mori edhe Real Madrid.

Skuadra e drejtuar nga Karlo Anceloti kaloi 2-0 transfertën kundër Sevilla.

Por deri te suksesi madrilenët duhet të prisnin, që vendasit të mbeteshin në fushë me nëntë lojtarë, pas dy kartonëve të kuq.

Kilian Mbappe dhe Jude Bellingham shënuan golat e fitores për Real Madrid, që gjithashtu pret vetëm vërshëllimën e fundit të një sezoni pa asnjë trofe në Spanjë.

VIDEO/ Fitoi trofeun e parë në karrierë, postimi i Harry Kane bëhet menjëherë viral

Sulmuesi Harry Kane ka arritur të fitojë trofeun e tij të parë të karrierës profesionale në moshën 31-vjeçare, teksa ditën e sotme u shpall kampion i Bundesligës nga divani me Bayern Mynihun. Pavarësisht se Kane ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë për vite, është e pabesueshme që ai nuk ka arritur […]

The post VIDEO/ Fitoi trofeun e parë në karrierë, postimi i Harry Kane bëhet menjëherë viral appeared first on BoldNews.al.

Festa e Shën Markut/ Lezhë, dita që bashkon banorët pa dallim feje

Në fshatin Koljakaj të Lezhës, festa fetare e Shën Markut është kthyer tashmë në një traditë që bashkon gjithë komunitetin. Pavarësisht përkatësisë fetare apo kulturore, banorët dhe shumë mysafirë marrin pjesë në këtë ngjarje, që vlerësohet si një simbol i bashkimit dhe mikpritjes.

Kol Kunora nuk e fsheh emocionin për këtë rikthim në vendlindje dhe vlerëson organizatorët që e bëjnë të mundur këtë bashkim.

I ndikuar nga dëshira për ta mbajtur fshatin të bashkuar, organizatori i festës, Kreshnik Mujeci, apelon veçanërisht tek të rinjtë për t’u angazhuar më shumë në jetën e komunitetit dhe për të mos harruar rrënjët.

Për kontributin në promovimin e vlerave etnokulturore dhe forcimin e ndjenjës së identitetit, shoqata “Sofra e Malësisë – Rrno për me tregue”, përmes kryetarit të saj Nikoll Gjoni, i ka akorduar Mujecit një certifikatë mirënjohjeje.

Festa e Shën Markut organizohet për të tretin vit radhazi në livadhet mbi Koljakaj, ku është vendosur edhe një kryq i madh simbolik. Ajo është kthyer në një manifestim të harmonisë fetare, unitetit të banorëve dhe gëzimit të përbashkët që tejkalon çdo dallim./abcnews.al

Ky është i dashuri i Danjës, shfaqen bashkë në festën pas Big Brother (Foto)

Mbrëmjen e së dielës, “Big Brother VIP Albania” organizoi një festë të madhe për të kremtuar suksesin e sezonit më të fundit, të cilës iu bashkuan të gjithë banorët e këtij edicioni si dhe numër të konsiderueshëm të ftuarish nga bota e showbiz-it. Në mes të atmosferës festive, një nga momentet më të veçanta ishte shfaqja e Danjës Koka, një nga konkurrentet më të përfolura dhe të dashura për publikun shqiptar.

Ajo ka çuar në diskutime të shumta marrëdhënien e saj me Redin, partnerin që ajo e cilëson si një njeri të rëndësishëm në jetën e saj. Modelja dhe influencuesja e njohur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother” e ka përmendur disa herë Redin, duke theksuar rëndësinë dhe dashurinë që ndjen për të.  Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, Danja dhe Redi janë përpjekur të mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së mediave dhe opinionit publik, një strategji që duket se është mjaft e suksesshme deri më tani.

Dhe të mërkurën, gjatë festës për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”, Danja u shfaq e lumtur dhe elegante, çka konfirmoi se pas një periudhe të gjatë të disa spekulimeve, ajo e ndjen veten komod me zgjedhjet e saj personale. Publiku e ka pritur me entuziazëm shfaqjen e saj dhe është përfolur njëkohësisht edhe më shumë rreth marrëdhënies së saj me Redin.

The post Ky është i dashuri i Danjës, shfaqen bashkë në festën pas Big Brother (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim për Pashkët

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë sot një urim në rrjetet sociale, me rastin e festës së Pashkëve.

“Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që festojnë në Shqipëri! Ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj një ditë të gëzuar dhe të paqtë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

Gjithashtu, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë urimin për festën e Pashkëve, bashkë me lutjen që “dita e sotme të jetë e shenjtë, dhe një mundësi për reflektim, paqe dhe më shumë dashuri mes të gjithëve”.

/a.f/

The post Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim për Pashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan fotot e festës së Pashkëve në Himarë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Besimtarët e krishterë – katolikë, ortodoksë e ungjillorë – kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pashka është ndër festat më të rëndësishme të besimit të krishterë që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes. Këtë vit jubilar ekumenik Pashkët festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale, disa foto nga atmosfera e Pashkëve në Himarë, ku duken dy vajza të veshura me veshje tradicionale që mbajnë në duar shporta me vezë duke jua shpërndarë turistëve të huaj, fëmijëve, si edhe familjarëve që kanë shijuar sot festën buzë bregdetit të Himarës.

Foto nga Pashkët në Himarë
1 nga 10

/a.f/

The post Rama ndan fotot e festës së Pashkëve në Himarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katolikët dhe ortodoksët festojnë Pashkën

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës. Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit. “Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të […]

The post Katolikët dhe ortodoksët festojnë Pashkën appeared first on BoldNews.al.

Festa e Pashkëve, mbi 10.000 emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek.

Shumica prej tyre duke përfituar nga ditët pushim për të festuar Festën e Pashkës afër familjarëve të tyre në atdhe.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës po punohet me 6 sportele në hyrje, njësoj po punohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Kristapologjisë, ku paraqitet fluks i lartë por pa shkaktuar radhë të gjata.

Policia kufitare shqiptare ka komunikuar me homologët grek për rastet kur fluksi paraqitet më i lartë, për të vijuar kalimin me procedurë të përshpejtuar për emigrantët që janë të pajisur me dokumente greke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festa e Pashkëve, mbi 10.000 emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Fitër Bajrami, politika uron besimtarët myslimanë për festën e shenjtë

Besimtarët myslimanë këtë të djelë kremtojnë festën e shenjtë të Fitër Bajramit, ndërsa urimi nuk ka munguar as nga politika. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, ku në një deklaratë për mediet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, në Tiranë, Begaj tha se duhet të jemi të bashkuar në […]

The post Fitër Bajrami, politika uron besimtarët myslimanë për festën e shenjtë appeared first on BoldNews.al.

Liturgjia e parë e Kryepeshkopit Joan/ Shërbesa mbahet në Tiranë te “Ngjallja e Krishtit”

TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi ka mbajtur liturgjinë e parë, pas caktimit në krye të Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Shërbesa  u mbajt në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Të shtunën,  po në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet u mbajt ceremonia e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi.

Ceremonia u ndoq nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Të pranishëm në ceremoni ishin kreu i Shtetit, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe përfaqësues nga radhët e opozitës.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi u shpreh se forcimi i unitetit brenda kishës është nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.

Fortlumturia e tij nënvizoi se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por jo zemrat e besimit.

“Falenderojmë dhe nderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, një listë e gjatë të cilën do ta kujtojmë me nderim e mirënjohje. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX kisha u përball me persekutimin e egër komunist. E gjitha infrastruktura materiale e shpitërore u shkatërruar pjesërisht apo plotësisht. Kishat e shkatërruan nga themelet (…) Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjegjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë”, tha ai.

Më tej, Kryepeshkopi shpalosi shtatë shtylla themelore të misionit të tij të ri: ruajtjen e Traditës së Shenjtë, forcimin e unitetit brenda Kishës, ruajtjen e ekuilibrit midis “Ungjillit të Mbretërisë” dhe “Ungjillit Social”, mbrojtjen e vlerave të martesës dhe të familjes, ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, inkurajimin e të rinjve për të dashur atdheun e tyre dhe për të mos e braktisur atë, si dhe kultivimin e marrëdhënieve me të gjitha Kishat dhe bashkësitë e tjera fetare.

Sinodi i Shenjtë më 16 mars me votë unanime zgjodhi Joan Pelushin si Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Ai pason në këtë post Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare./abcnews.al

 

 

Fitër Bajrami, ja si festuan besimtarët myslimanë në qytetet e Shqipërisë

Besimtarët myslimanë pas një muaji agjërimi e sakrificash shpirtërore, festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Në Tiranë besimtarët u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e madhe në Tiranë. Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar […]

The post Fitër Bajrami, ja si festuan besimtarët myslimanë në qytetet e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

❌