Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UEFA Conference League, ekipet shqiptare njohin rivalët e mundshëm në turin e tretë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku ekipet shqiptare Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Minsk, do të përballet me fituesin e duelit Olimpija (SVN) – Inter Escaldes (AND).

Vllaznia ka përballë skuadrën Víkingur Reykjavík në raundin e dytë dhe në rast kualifikimi do të luajë në turin e tretë me ekipin fitues të H. Bóltfelag (FRO) – Brøndby (DEN).

Dinamo City në rast se kalon me sukses Atletic Escaldes, do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Zire (AZE) – Hajduk Split (CRO).

Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 7 gusht, ndërsa ato të kthimit më 14 gusht.

The post UEFA Conference League, ekipet shqiptare njohin rivalët e mundshëm në turin e tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i Ligës së Konferencës/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm

Këtë të hënë është hedhur edhe shorti i turit të 3-të të Conference League. Skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm, nëse avancojnë më tej në këtë kompeticion. Nëse Egnatian kalon pengesën e Dinamos së Minskut, kampionët e Shqipërisë do të përballen me fituesin e Olimpija Ljubjana/Inter Escaldes. Vllaznia, në rast se eleminon Vikingurin, […]

The post Shorti i Ligës së Konferencës/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm appeared first on BoldNews.al.

Hidhet shorti i raundit të tretë në Champions/ Francezët përballë Benfikës, futbolistët shqiptarë i presin sfida interesante

✇Albeu
By: V K

Është hedhur shorti për raundin e tretë në Ligën e Kampioneve. Francezët e Nisë, do të presin Benfikën ndërsa Fejenordi luan kundër Fenerbahçes.

Skuadra ku luan Ardon Jashari, Klub Bryzh mund të përballet me Salcburgun ose SK Bran.

Fituesi i çiftit Rejnxhërs-Panathinaikos, mund të luajë kundër skuadrës që fiton mes Viktoria Plzen ose Servete.

SHORTI

SK Bran ose Salcburg kundër Klub Bryzh

Rejnxhërs ose Panathinaikos kundër Viktoria Plzen ose Servete

Nisë kundër Benfikës

Fejenord kundër Fenerbahçe

The post Hidhet shorti i raundit të tretë në Champions/ Francezët përballë Benfikës, futbolistët shqiptarë i presin sfida interesante appeared first on Albeu.com.

Hidhet shorti i kampionatit “Abissnet Superiore 2025/2026”, zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur sot shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2025/2026.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe përfaqësues të medias.

Ceremonia e shortit u drejtua nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, dhe java e parë premton menjëherë emocione, pasi goglat rezervuan përballjen finale të sezonit të kaluar në “Abissnet Superiore”.

Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, sezoni 2025–2026:

Partizani – Vora
Teuta – Dinamo City
Vllaznia – Egnatia
AF Elbasani – Flamurtari
Bylis – Tirana

Kampionati “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin më 23 gusht.

Më poshtë gjeni kalendarin e plotë me të gjitha sfidat:

Kalendari i kampionatit Abissnet Superiore sezoni 2025-2026

The post Hidhet shorti i kampionatit “Abissnet Superiore 2025/2026”, zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, GJKKO ka hedhur shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Nga shorti është caktuar gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të shqyrtojë çështjen e referuar nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi dosjen në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar kalimin e saj për gjykim.

Prokurori Adnan Xholi, ka ngritur tre akuza ndaj të pandehurve: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit, kryer më shumë se një herë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Ndërkohë, prokuroria ka vendosur ndarjen e dosjes në fraksione, me qëllim identifikimin e funksionarëve të tjerë publikë që dyshohet se kanë ndihmuar ish-deputetin, në marrjen dhe shpërndarjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetëror.

The post Hidhet shorti, kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e Jurgis Çyrbjas appeared first on Albeu.com.

FOTO/ U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit

✇Albeu
By: M C

Autoritetet shqiptare kanë nisur një mega-operacion sot, duke arrestuar figura kyçe në skemat e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”.

Ndër 14 urdhërarreste të lëshuara, 10 prej të cilave janë ekzekutuar, mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero – ish-bashkëshorti i moderatorës së njohur Arbana Osmani –i dyshuar për pastrim parash dhe evazion fiscal.

Edhe pse Arbana Osmani nuk ka bërë ende një reagim zyrtar përmes deklaratash apo postimesh publike lidhur me arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, mosndarja e një qëndrimi është vetë një formë reagimi. E vetmja gjë që ka ndarë në llogarinë e saj është një video në Instastory — publikuar që dje — ku nuk përmend aspak ngjarjen në fjalë.

Për qëllimet e publikut, heshtja e saj mund të interpretohet si një reagim i qartë: Arbana preferon të mos përzihet publikisht në një çështje që prek ish-bashkëshortin. Edhe pse videoja është postuar dje, ajo nuk adreson direkt temat reale që janë në qendër të lajmit sot, duke e lënë vend spekulimeve dhe duke treguar se ajo po ruan distancën në mënyrë të qëllimshme.

The post FOTO/ U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit appeared first on Albeu.com.

Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

Bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako diktojnë çdo tender e ndërtim në qytet, marrin 30% rryshfet dhe pastrojnë paratë përmes një rrjeti kompanish, ndërsa drejtësia mbyll sytë para mafies që komandon Durrësin… Mafia familjare e tenderëve në Bashkinë e Durrësit drejtohet nga dy persona: bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako. Ata janë Landi […]

The post Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ 132 familje të qytetit të Durrësit që humbën shtëpitë nga tërmeti, nga sot do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre duke hyrë në banesa të reja, me standarde bashkëkohore.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh se sot u shpërndanë çelësat e apartamenteve të reja për banorët e pallatit Kastrati, në njësinë administrative nr. 5.

Sako theksoi se me këtë hap, mbyllet me sukses procesi i rindërtimit për këto familje.

“Ky është një hap i madh përpara që kemi hedhur së bashku. Ndihemi krenarë për punën e madhe që kemi bërë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe për durimin e tyre. T’i gëzoni e të keni shëndet e plot gëzime në shtëpitë tuaja të reja”, tha Sako.

Kryebashkiakja e Durrësit tha se më në fund u finalizua një punë e gjatë dhe e vështirë, që mori pesë vite e shtatë muaj që nga tërmeti i 2019.

“Për ne është emocion i veçantë që ju merrni banesën, por ne kemi mbajtur barrën e madhe të punës dhe peshën e procesit për të cilin është bërë një ligj i veçantë që kur ra tërmeti. Falënderoj donatorët që bënë të mundur që ky financim të jepej, Qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin. Ka qenë periudhë e vështirë edhe për ne si bashki, ndërsa Kastrati Group dha një donacion prej 3000 metra katrorë”, tha Sako.

Sipas Sakos, në këtë proces mund të ketë pasur edhe familje që kanë mbetur të pakënaqura dhe mungesë dakordësie për zgjedhjen e katit, por në fund përmes shortit u finalizua procesi për dorëzimin e çelësave të apartamenteve të reja.

“Pas çelësave, do vijojmë punën me pjesën teknike. Ndërtuesit e kanë dorëzuar komplet projektin e përfunduar në bashki, edhe me kolaudimin. Sot, kur të shkoni në shtëpitë tuaja, dritat janë të vendosura, uji është i lidhur, do bëni rinovimin e kontratës me OSHEE-në etj. Ne do të marrim kohën e nevojshme për të arreduar shtëpitë për secilin prej jush”, përfundoi Sako.

/e.i//r.e/j.p/

The post Rindërtimi, Sako: Shpërndamë çelësat e apartamenteve për 132 familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i turit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm

Këtë të mërkurë u hodh shorti i turit të dytë të Conference League. Dinamo, ekip që tashmë siç dihet do nisë nga turi i dytë, do sfidojë fituesin e çiftit Atletic Escaldes – Diddeleng. Të dy kundërshtarët e mundshëm konsiderohen si të kalueshëm, me ekipin e Ilir Dajës që synon të bëjë maksimumin. Vllaznia, nëse […]

The post Shorti i turit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm appeared first on BoldNews.al.

Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Katër ekipe nga Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre për sfidat europiane që i presin në muajin korrik. Partizani, Vllaznia, Malisheva dhe Deçiq përballen me skuadra nga Estonia, Letonia, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Partizani sfidon Nomme Kalju – eliminuan Shkëndijën në 2019

Klubi i kuq nga Tirana do të masë forcat me Nomme Kalju, një ekip nga Estonia që ka rikthyer praninë e tij në Europë pas pesë vitesh mungesë. Me dy tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë të fituara në vendin baltik, Kalju ka përvojë në kompeticione ndërkombëtare dhe madje është kujtuar për eliminimin e Shkëndijës së Tetovës në turin e parë të Champions League në vitin 2019.

Lexo më tej: Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

Takimi i parë do të luhet në tokën estoneze më 10 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri një javë më pas, më 17 korrik. Edhe pse Partizani shihet si favorit në letër, fakti që kampionati estonez është aktualisht në zhvillim i jep njëfarë avantazhi fizik kundërshtarit.

Vllaznia ndaj një debutuesi: Daugavpils i “ndihmuar” nga skualifikimet

Shkodranët do të kenë përballë një emër të panjohur në skenën europiane: BFC Daugavpils nga Letonia. Ky ekip po merr pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare dhe madje ky debutim erdhi jo falë rezultateve të arritura në fushë, por pas përjashtimit të Valmierës për shkelje financiare.

Daugavpils e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e pestë në elitën letoneze, larg zonës së zakonshme europiane. Klubi zhvillon ndeshjet në një stadium shumë modest me kapacitet jo më shumë se 3 mijë vende. Vllaznia do ta luajë sfidën e parë në shtëpi më 10 korrik, ndërsa udhëtimi drejt Letonisë vjen më 17 korrik.

Deçiq përballet me Sileksin, Malisheva ndeshet me Vikingur

Përfaqësuesit nga Kosova nuk e patën fatin me vete. Malisheva do të përballet me Vikingur nga Ishujt Faroe, një skuadër me përvojë të konsiderueshme në garat europiane, ndërsa Deçiq do të masë forcat me Sileksin nga Maqedonia e Veriut, një emër me traditë në kampionatin e vet dhe pjesëmarrje të mëhershme në kualifikime europiane.

Dinamo dhe Ballkani presin, e nisin garën nga turi i dytë

Ndryshe nga katër ekipet e mësipërme, Dinamo e Ilir Dajës ka siguruar një kualifikim të drejtpërdrejtë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, falë përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda për arsye të licencimit. Ballkani gjithashtu do të mësojë nesër kundërshtarin e tij, pasi nis aventurën europiane nga faza e dytë kualifikuese.

Në përgjithësi, shorti i sotëm nxori sfida të përballueshme për Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa Deçiq dhe Malisheva do të përballen me ekipe më të forta në letër. Fillimi i aventurës europiane për skuadrat shqiptare dhe kosovare do të nisë më 10 korrik me ndeshjet e para, ndërsa kthimet do të zhvillohen më 17 korrik.

The post Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë appeared first on Lapsi.al.

Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

Egnatia shpreson tani të bëjë historinë, duke kaluar për herë të parë në raundin e dytë të Champions League. Shorti e ka ndihmuar për këtë, duke e vendosur përballë Breidablik në turin e parë kualifikues të turneut. Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa kthimi është programuar më 15 ose 16 korrik.

Breidablik u shpall kampion në Islandë, por nuk është një kundërshtar që mund të intimidojë rrogozhinasit. Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Conference League, e mposhtur nga Drita, fituese në të dy ndeshjet. Suksesi më i madh në histori e Breidablik është arritja në grupet e Conference League, në sezonin 2023/24.

Lexo më tejEgnatia kampion për herë të dytë: poker ndaj Vllaznisë në finale

Egnatia niset sidoqoftë favorite në këtë përballje dhe ka mundësinë që për herë të parë të shkojë në raundin e dytë të Champions. Kjo përkthehet në të ardhura të rëndësishme për kampionët e Shqipërisë, që përvec 760 mijë eurove nga Champions do të luanin në raundin e tretë të Europa League.

The post Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik appeared first on Lapsi.al.

Argumentet e KPA për rikthimin në detyrë të prokurores Eriselda Bala

KPA e rrëzoi si të pabazuar vendimmarrjen e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Bala, duke konstatuar se hetimi në shkallën e parë të vetingut nuk kishte trajtuar në mënyrë të përshtatshme çështjet mbi pagesën e çmimit të apartamentit, që kishin sjellë penalizimin e saj. KPK e shkarkoi prokuroren më 7 prill 2022 me […]

The post Argumentet e KPA për rikthimin në detyrë të prokurores Eriselda Bala appeared first on Reporter.al.

Dhunohej nga bashkëshorti, 46-vjeçarja tregon historinë e motrës së saj: E detyronin të…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar historia e një gruaje e cila kërkon ndihmë për të shpetuar nga dhuna motrën e saj. 46-vjeçarja ka rrëfyer se motra e saj është e martuar dhe ka një femije 8 vjeç, por njëkohesisht nga ana tjetër pretendon se ka disa muaj që për shkak […]

The post Dhunohej nga bashkëshorti, 46-vjeçarja tregon historinë e motrës së saj: E detyronin të… appeared first on BoldNews.al.

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie. Ajo thotë se jetonnë të njëjtën banesë me kunatin, Gazmendin dhe familjen e tij, por ai qëndron në katin e dytë, teksa rezulton që Lavdia jeton në shtëpinë e vjetër. Në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Lavdia […]

The post “Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin

Magjistratja Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen “Partizani”, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre. Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do […]

The post Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin appeared first on BoldNews.al.

“Isha gruaja e 25″/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Më solli dashnoren në shtëpi

Një grua 39-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, e cila prej vitesh ka qenë e dhunuar dhe e poshtëruar nga bashkëshorti, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve në jetën e saj. Ajo ka treguar se është martuar me një burrë të vjetër në moshë dhe se ky i fundit e ka keqtrajtuar për vite me radhë. “Jemi […]

The post “Isha gruaja e 25″/ 39-vjeçarja rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Më solli dashnoren në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lezhës lë në masën ‘detyrim paraqitje’ bashkëshortin e Elda Hotit

Gjykata e Lezhës ka marrë sot vendimin për të lënë të lirë, duke vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshortin e deputetes së Partisë Ddemokratike Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe shokun e tij, Amarildo Jushi.

Bashkëshorti i kandidates së PD-ASHM, Elda Hotit është shoqëruar nga policia para pak ditësh për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe një tjetër vepër. Mësohet se ai ka ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë. Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia nuk ka konstatuar asgjë të jashtëligjshme e për pasojë ka shoqëruar bashkëshortin e kandidates Elda Hoti. Sipas njoftimit të policisë Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

The post Gjykata e Lezhës lë në masën ‘detyrim paraqitje’ bashkëshortin e Elda Hotit appeared first on Lapsi.al.

Shorti për ‘Final 4’ e Superligës, ja si u ndanë dy duelet

Këtë të martë (29 prill) në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të “Final 4”, mini-turneut që do vendos edhe titullin kampion në Superligë për këtë edicion. Pas shortit goglat vendosën çiftet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo. Këto përballje gjysmëfinale do luhen më 4-5 maj në […]

The post Shorti për ‘Final 4’ e Superligës, ja si u ndanë dy duelet appeared first on BoldNews.al.

Shorti i “Final 4”, Egnatia përballet me Partizanin, Vllaznia gjen Dinamo City-n

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City do të jenë dy gjysmëfinalet e fazës “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Shorti i hedhur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” vuri përballë Egnatian kryesuese pas Javës së 36-të me Partizanin e vendit të katërt, ndërsa çifti tjetër është Vllaznia – Dinamo City.

Në shortin e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidentë dhe përfaqësues të klubeve të kualifikuara në “Final Four”, si edhe përfaqësues të medias.

Në fjalën përshëndetëse të rastit, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka tha se “tani jemi në fazën finale, ku do të përcaktohet edhe kampioni i këtij sezoni. U uroj shumë suksese të katër skuadrave që janë pjesëmarrëse në fazën finale. Dhe, duke qenë se do marrin pjesë edhe në Kupat e Europës, u uroj suksese në garat europiane. I gjithë futbolli shqiptar ka shumë nevojë që të kemi rezultate dhe të gjithë bashkë do t’i mbështesim të katër skuadrat në këto kompeticione.

Të shijojmë emocionet e Final 4 dhe të kemi një garë sa më kompetitive dhe sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit”.

Ndeshja e parë gjysmëfinale, Vllaznia – Dinamo City, do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00. Ndërsa gjysmëfinalja e dytë, Egnatia – Partizani do të zhvillohet të hënën, më 5 maj, në orën 20:00.

Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë, në këtë rast Egnatia dhe Vllaznia.

Të gjitha ndeshjet e fazës “Final 4” do të luhen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

The post Shorti i “Final 4”, Egnatia përballet me Partizanin, Vllaznia gjen Dinamo City-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Habit Zhaku: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte bashkëshorti!

Zhaku, emri i vërtetë i të cilës është Inida Kreuz, ka habitur me deklaratën teksa u shpreh se nuk do e kishte problem nëse bashkëshorti i saj gjerman, Kristian do e tradhtonte. Zhaku deklaroi se marrëdhënia e tyre nuk varet nga një aks seksual apo një moment i caktuar zjarri që mund të ketë Kristiani […]

The post Habit Zhaku: S’do e kisha problem nëse do më tradhtonte bashkëshorti! appeared first on BoldNews.al.

❌