Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërndanin kokainë dhe hashash në Tiranë, 5 të arrestuar (EMRAT)

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, duke goditur katër raste të shitjes së drogës. Të arrestuarit janë Elson Tafa, Xhulian Osmanaj, Selgi Kryemadhi, Xhuliano Hysa dhe Franci Muro. Si prova materiale u sekuestruan doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celularë dhe 1 automjet. “Specialistët e Komisariatit të […]

The post Shpërndanin kokainë dhe hashash në Tiranë, 5 të arrestuar (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

“Kam preferuar të mos flas për hir të tifozëve”, Manaj largohet me “pengje” nga Sivasspori

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ditën e djeshme është bërë me ekipi të ri, duke u transferuar nga Sivasspor te Sharjah FC. Pas dy sezonesh dhe 34 golash të shënuar, 28-vjeçari ka ndërmarrë një tjetër aventurë profesionale, atë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas zyrtarizimit te Sharjah FC, Manaj i ka shkruar një mesazh […]

The post “Kam preferuar të mos flas për hir të tifozëve”, Manaj largohet me “pengje” nga Sivasspori appeared first on BoldNews.al.

Manaj shkon në shkretëtirë/ Sulmuesi i Kombëtares kalon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Është autori i të dy golave tanë në këto eliminatore. Rej Manaj ka një statistikë impresionuese në Kupën e Botës me dy rrjeta në tri ndeshje, e ndoshta kjo ka luajtur një rol për ta bërë një nga lojtarët më të paguar të kombëtares shqiptare.

Sulmuesi 28-vjeçar braktisi Europën për ta vazhduar karrierën në Gjirin Persik, kundrejt një rroge që jepet 2.5 milionë euro në sezon.

Klubi Al Sharjah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nënkampion në fuqi I vendit, lajmëroi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me klubin turk, Sivaspor, duke e shoqëruar edhe me një video.

Sipas mediave turke dhe arabe, Al Sharjah pagoi 2 milionë euro për kartonin e Manajt, ndërsa sulmuesi ka firmosur kontratë dy vjeçare, deri në 2027.

Në këtë skuadër është edhe shqiptari tjetër, Feta Fetai, I huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit. Lojtari I Shqipërisë ishte për dy sezone radhazi në Turqi, dhe për Sivasporin pati gjithsej 34 gola e 8 asistë në 63 ndeshje, kryesisht në Superligën turke, por edhe në Kupën e Turqisë.

Në 2024, ai ishte shënuesi I tretë më I mirë I elitës turke, pra Këpuca e Bronzit pas Ikardit e Xhekos. Gjithsesi, raportet e tij me drejtuesit e klubit dhe trajnerit u përkeqësuan derisa erdhi largimi.

Më herët në karrierë, Manaj luajti për Interin, Peskarën, Kremonezen, Pizën e Specian në Itali, për Albaseten, Granadën e Barcelonën B në Spanjë, si dhe për Uatfordin në Angli.

Skuadra e tij e re, Al Sharjah, është më e mira në Emiratet e Bashkuara Arabe, me 6 tituj kampionm 10 kupa e 3 Superkupa, ndërsa këtë sezon do të marrë pjesë në Championsin e Azisë, pasi vjet fitoi Championsin e nivelit të dytë./abcnews.al

Rey Manaj prezantohet te klubi i ri, befason të gjithë

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është zyrtarizuar tashmë si lojtar i ri i klubit Sharjah FC nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Manaj ka ndryshuar kampionat, duke lënë Superligën e Turqisë, pas dy vitesh të kaluara me Sivassporin.

Sulmuesi lushnjar ka befasuar të gjithë duke zgjedhur transferimin në Emiratet e Bashkuara Arabe te skuadra e Sharjah FC për 2 milionë euro.

 

رسمــياً | ري ماناي 🔥
الهداف الألباني ينضم إلى صفوف المـ👑ـلك بعقد يمتد لموسمين 📝
قادماً من سيفاسبور التركي.. ليستكمل مسيرته التهديفية بقميص الشارقة ⚽

الجماهير الشرجاوية.. رحّبوا معنا بالنجم الجديد 👏#نادي_الشارقة pic.twitter.com/EYdDVr0zFS

— نادي الشارقة لكرة القدم (@SharjahFC) July 29, 2025

“Me një kontratë për dy sezone, sulmuesi shqiptar i bashkohet radhëve të Al-Sharjah. Vjen nga Sivasspor i Turqisë…për të vazhduar karrierën e tij si golashënues me fanellën e Sharjah”

“Tifozët e Al-Sharjah…mirëpresin me ne yllin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit arab.

Te Sivasspori, Manaj pati një kohë shumë të mirë, pasi për dy sezone zhvilloi 63 ndeshje, duke shënuar 34 gola dhe duke dhuruar 8 asistime. /Telegrafi/

 

مهاجمنا ري ماناج يستلم القميص رقم (9) من صاحب الرقم التاريخي عبدالعزيز محمد، رمز الهجوم الشرجاوي التاريخي….

الإرث مستمر.. والطموحات تتجدد#نادي_الشارقة pic.twitter.com/9uOaBUpm7x

— نادي الشارقة لكرة القدم (@SharjahFC) July 29, 2025

 

The post Rey Manaj prezantohet te klubi i ri, befason të gjithë appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë Avdyl Osmanaj nga Istogu – ishte lënduar në vendin e punës

Kosova është goditur sot nga dy ngjarje të rënda që ndodhën në vendet e punës, ku kanë humbur jetën tre persona.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë Avdyl Osmanaj, rreth 64 vjeç, nga fshati Gurrakoc i Istogut.

Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra më 24 qershor, kur kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim në fshatin Zallq të komunës së Istogut, gjatë punës në skelë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:25, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi sot në Gjakovë, ku dy punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Ata kanë rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime fatale.

Rrethanat e këtyre ngjarjeve tragjike janë ende duke u hetuar nga autoritetet, ndërkohë që ngrihen sërish shqetësimet për sigurinë në vendin e punës në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

The post Ndërron jetë Avdyl Osmanaj nga Istogu – ishte lënduar në vendin e punës appeared first on Telegrafi.

Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT

Policia e Tiranës ka  arrestuar 2 persona, pasi grabitën dy herë gjatë natës një tabakino në Tiranë. Uniformat blu bëjnë më dije se në pranga kanë rënë Erjon Selmanaj, 22 vjeç dhe Alkeo Abedini, 19 vjeç, ndërsa dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë. “Në vijim të […]

The post Grabitën një tabakino, arrestohen 2 persona në Tiranë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet […]

The post Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet appeared first on Reporter.al.

Champions/ Dopietë e Arb Manajt në minutat e para, Drita pranë kualifikimit

Drita, po luan sonte në Luksemburg ndeshjen e kthimit te turit te pare kualifikues të Champions ndaj Differdange 03. Pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë, Drita e ka nisur vrullshëm edhe sfidën në transfertë teksa aktualisht kryeson 1-2. Kampionia e Kosovës ka shënuar dy herë në 17 minutat e para të […]

The post Champions/ Dopietë e Arb Manajt në minutat e para, Drita pranë kualifikimit appeared first on BoldNews.al.

Sulmi i paralajmëruar kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë rikthen shqetësimet për sigurinë

Në nëntor të vitit të kaluar, ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, inspektuan sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës dhe gjetën tre pika të dobëta. Përmes një emaili, ASKS i bëri me dije bashkisë se tre framework duheshin përditësuar, por paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër. “Masat nuk u morën dhe ndodhi sulmi,” […]

The post Sulmi i paralajmëruar kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë rikthen shqetësimet për sigurinë appeared first on Reporter.al.

E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës

Destinacioni i ri i Rey Manaj nuk është përcaktuar, edhe pse është mbyllur sezoni 2024-2025. E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares sonë ka marrë trajtën e një operacioni me disa “të panjohura”, por raportimet e fundit nga mediat turke ka hedhur “dritë”.

Ekipi i Samsunspor e mbylli sezonin e shkuar në Superligë në vendin e 3-të, ku do të marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Por kjo nuk është e gjitha. Ata kanë hedhur “grepat” drejt Manaj dhe janë të gatshëm të bindin sulmuesin.

Eksperienca e Rey në kampionatit turk është një “armë” shtesë, tregues se bomberi kuqezi i ka dhënë provat në këtë ligë me skuadrën e Sivasspor.

Tashmë pritet se çfarë do ndodh në ditët në vijim, nëse do të ketë lëvzije konkrete. Aktualisht Manaj ndodhet në Jug të Shqipërisë, teksa po shijon pushimet.

The post E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri

Rey Manaj është padiksutim futbollisti më i komentuar kohët e fundit. Penalltia e humbur ndaj Serbisë e ka vënë në qendër të vemendjes së tifozëve.

Por gjithashtu jemi në periudhë merkatoje dhe emri i tij po lakohet shumë nga ekipe të tjera. Lushnjari ka kontratë me Sivasspor, por Samsunspor e kërkon për sezonin e ri. Te këto të fundit luan edhe Arbnor Muja.

Pavarësisht se është në qendër të merkatos, futbollisti ka preferuar të rikthehet sërish në Shqipëri. Manaj ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.

Sulmuesi nuk ka nguruar, teksa ka ndarë me njekësit një video gjatë pushimit të tij, i cili ka preferuar të rimarrë disa energji para startit të sezonit të ri.

The post VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Akuzohen për shkelje të barazisë në tendera/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 5 ish-zyrtarë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.

Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.

Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

The post Akuzohen për shkelje të barazisë në tendera/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 5 ish-zyrtarë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Rey Manaj analizoi barazimin 1-1 ndaj Letonisë në transfertë. Në prononcimin e dhënë për Tv Klan pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh se ekipi nuk ishte i përqendruar. Ai pranoi dështimin e ekipit pasi e menduan fitoren të lehtë. I pyetur për mungesën e golave, Manaj tha se ndeshjet janë të vështira, sepse “po luhet për […]

The post Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë! appeared first on BoldNews.al.

Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë

Rey Manaj analizoi barazimin 1-1 ndaj Letonisë në transfertë. Në prononcimin e dhënë për Tv Klan pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh se ekipi nuk ishte i përqendruar.

Sipas tij, pas avantazhit, ekipi e mendoi fitoren të lehtë. I pyetur për mungesën e golave, Manaj tha se ndeshjet janë të vështira, sepse “po luhet për Botërorin dhe jo në kalçeto me shokët.”

“Isha i kënaqur pasi gjetëm avantazhin, por pasi mori ndeshja, në pjesën e parë nuk ishim të përqendruar, sepse menduam se mund të fitonim lehtë. Tani duhet të ulim kokën dhe të arrijmë objektivat deri në nëntor.

Autogolo? Besoj se në fund e preka unë me gjoks topin, por nuk ka rëndësi edhe për autogolin, rendësi ka avantazhi.

Po luajmë për Botërorin, nuk po luajmë në kalçeto me shokët. Normale që nuk është e lehtë të shënosh gol. Futbolli nuk është matematikë. Mund të jetë një periudhë për shkak të ngarkesës. Kemi ardhur edhe me presion për ndeshjen me Serbinë. Penalltia e humbur po ashtu. Do stërvitemi që të shënojmë në ndeshjet e tjera.

Kemi gjuajtur shumë pak në portën. E dinim që Letonia mbrohet me forca të shumta. Është e vështirë për të gjetur portën. Do përmirësohemi, sepse e di mirë situatën”, u shpreh Manaj.

Për Shqipërinë ky është barazimi i dytë radhazi, pas atij ndaj Serbisë.

The post Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë appeared first on Telegrafi.

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video)

Shqipëria ka shënuar golin e avantazhit në transfertë përballë Letonisë. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, teksa Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit dhë përfundon në rrjetë. Goli i Shqiperise – Video  Minutat e para kanë qenë më […]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë

Shqipëria ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi me barazim (1-1) përballë Letonisë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Shpresojmë që në 45 minutat e dytë ta rikthejmë epërsinë dhe t’i marrim pikët e plota. /Telegrafi/

The post Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë appeared first on Telegrafi.

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

Shqipëria përballet me Rigan në Letoni, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën. Tekniku kuqezi deklaroi se gjithmonë ndeshja e dytë është më e vështirë, në aspektin e rikuperimit dhe menaxhimit.Sipas tij, formacioni do të vendoset […]

The post “Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër appeared first on BoldNews.al.

Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj i kërkon falje tifozëve

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas momentit të vështirë që përjetoi në ndeshjen kundër Serbisë, ku humbi një penallti vendimtare.

Pas ndeshjes, ai ka shpërndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku shpreh keqardhjen dhe iu kërkon ndjesë të gjithë shqiptarëve.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba”, shkruan Manaj.

Manaj shprehet se si sulmues gjithmonë merr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arriti të bëj atë që duhej.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarët, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqendruar dhe më i vendosur”, shkruan ai.

/m.m/a.f/

The post Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj i kërkon falje tifozëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic

Nuk ka fitues, por as humbës në derbin vullkanik të Ballkanit. Shqipëria e Serbia ndahen 0-0, me kuqezinjtë që humbën penalltinë e fitores së mundshme. Manaj gaboi nga pika e bardhë, i hipnotizuar nga Petrovic. Sylvinho ngjitet në 4 pikë dhe mban vendin e dytë përpara transfertës me Letoninë.

Pak raste e shumë intensitet

Nuk do të ishte një ndeshje e bukur për tu parë, por në planin agonistik po. Shqipëria e kërkoi presingun që në fillim e shtyrë nga një tifozeri zjarr. E megjithatë rasti i parë ishte i Serbisë. Në minutën e 6 Zivkovic provoi pa sukses, me Strakoshën vigjilent me devijimin në kënd. Replika ishte e Mitaj, por goditja nga distanca në minutën e 12 ishte qendrore për ti bërë keq Petrovic.

Pak raste e shumë faulle: Vlahovic mbi traversë me goditje dënimi, ndërsa Manaj nuk gjeti shtyllën e parë. Penalltia e humbur, shansi i artë pak ose pothuaj asgjë nga Broja, dukshëm jashtë forme. I shfaqur vetëm në dy blitze, kur ndëshkoi Pavlovic me të verdhë e në driblimin e tre kundërshtarëve me përfundim humbjen e topit. Por nuk ishte asgjë me mundësinë e shpenzuar nga Manaj. Atë penallti të fituar nga Hysaj në minutën e fundit të pjesës së parë e të pritur nga Petrovic, që mbyti festën e tifozëve.

Me Dakun e Bajrami, Shqipëri më fizike

Asnjë ndryshim në formacion për pjesën e dytë. Por në minutën e 54 ishte Strakosha që shpëtoi portën kuqezi nga goditja me kokë e Mitrovic, ndërsa e majta e Samardzic kaloi ngjitur me shtyllën. Me Dakun e Bajramin në fushë tjetër intensitet. Por në minutën e 72, klasin e tregoi vetëm sulmuesi me pasimin me takë, sepse goditja e numrit 10 ishte për tu harruar.

Lexo më tej: “Ata kishin frikë të luanin”, Hysaj i motivuar, Gjimshiti: “Mund të fitonim edhe 3-0”

Incidentet nuk munguan, fatmirësisht pa komplikuar lojën. Më shumë se një ndërprerje në minutën e 9, kur nga tribunat fluturuan sende mbi lojtarin serb që bëhej gati të kryente goditjen e këndit. Dy ndërprerje me paralajmërim nga Massa edhe në pjesën e dytë për të njëjtën arsye.

Situata në grup

Shqipëria ngjitet në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë, një mbi Letoninë që ka një ndeshje më pak. Me Letoninë do të luajë në 10 qershor në transfertë. Serbia ka 1 pikë, por ka luajtur vetëm një ndeshje.

The post Manaj humb penallti, Shqipëria ndalet 0-0 me Serbinë: Stojkovic i falet Petrovic appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë në “Air Albania”, e përqafon Laçi

✇Albeu
By: M C

Rey Manaj gaboi nga pika e bardhë duke humbur kështu mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Shqipërinë përballë Serbisë.

Pjesa e parë e ndeshjes me Serbinë në stadiumin “Air Albania” u mbyll me rezultatin 0-0 ndërsa shpresat e kuqezinjve janë në pjesën e dytë.

Në foton e siguruar, Rey Manaj duket mjaft i emocionuar pasi humbi shansin përballë sërbëve ndërsa përqafohet nga Qazim Laçi.

The post FOTO/ Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë në “Air Albania”, e përqafon Laçi appeared first on Albeu.com.

❌