Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Saimir Boshnjaku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Dorëheqja i është përcjellë zyrtarisht ministrit të Brendshëm, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet që çuan në këtë vendim.

Boshnjaku ka mbajtur prej vitesh detyra të rëndësishme brenda strukturave të Policisë së Shtetit, veçanërisht në drejtimin e çështjeve të kufirit dhe migracionit.

The post Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku appeared first on Albeu.com.

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ,ka vendosur rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një apartamenti.

Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme, me ndryshimin që ka urdhëruar konfiskimin e pronës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:
– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një kioskë druri që shërben ushqime të shpejta përgjatë shëtitores në Pogradec, është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas ka shpërthyer në flakë.

Ngjitur me kioskën janë edhe disa të tjera të cilat kanë shpëtuar, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz brenda saj.

The post Përfshihet nga flakët kioska në Pogradec appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm

✇Albeu
By: V K

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar duke shprehur qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të paligjshme që prekin jetën urbane dhe komunitetin.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerren masa për të çrrënjosur bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike, në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme.

 

 

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu, masa të reja ligjore për abuzimin me ujin e pijshëm.

“Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, thekson Rama, duke e cilësuar këtë një praktikë të papranueshme, veçanërisht në kushtet kur uji i pijshëm mbetet një burim jetik që duhet mbrojtur.

Deklaratat e Ramës vijnë në kuadër të një nisme më të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e standardeve të jetesës urbane.

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Dibër/ Viktima punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë (EMRI+VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë – Peshkopi.

Gazetari Enver Doçi, raporton se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është shtetasi Bledar Spahiu.

Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë, për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

Dibër/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti i rëndë në Dibër/ Viktima punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë (EMRI+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Dibër/ Humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë, humb jetën shoferi

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, një aksident tragjik ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku një automjet ka përfunduar në humnerë, duke i marrë jetën drejtuesit të tij.

Shtetasi B. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë për transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Dibër/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti tragjik në Dibër/ Humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë, humb jetën shoferi appeared first on Albeu.com.

Donjeta Bali largohet nga drejtimi i QSUT-së, në vend të saj emërohet Florenc Spaho

✇Albeu
By: V K

Vetëm pak kohë pasi u emërua në krye të ‘Qendrës Spitalore Nënë Tereza’, Donjeta Bali, është larguar nga drejtimi i këtij institucioni shëndetësor.

Sipas Top Channel, në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho.

Mjeku Spaho, është ish-deputet dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Ai ishte në listën e hapur të kandidatëve në qarkun e Elbasannit, por nuk mundi të rizgjidhej deputet në 11 maj.

Ndërsa, Donjeta Bali, ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së, u largua nga ky pozicion.

Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.

The post Donjeta Bali largohet nga drejtimi i QSUT-së, në vend të saj emërohet Florenc Spaho appeared first on Albeu.com.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, SPAK ka marrë  zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Burime për News24, bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohet më datë 23 korrik, ditë e mërkurë.

Avokatët dhe z.Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës, do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës, për t’u përballur me Prokurorët e Posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme, apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat appeared first on Albeu.com.

Talenti i futbollit shqiptar Kevin Dodaj, prezantohet nga CSKA

✇Albeu
By: V K

“Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, 19-vjeçari Kevin Dodaj, kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë”.

Me këto fjalë, klubi i CSKA së Sofjes bëri zyrtare afrimin e sulmuesit shkodran. Në reagimin për mediat, ekipi bullgar bëri me dije se Dodaj do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22-të.

Dodaj është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, por dhe në qendër, shtoi ndër të tjera ekipi CSKA-s së Sofjes.

Kevin Dodaj, bëhet lojtari i dytë shqiptar që vesh fanellën e CSKA-s, pasi më herët ka luajtur edhe ish futbollisti i Kombëtares, Altin Haxhi.

 

 

Dodaj u largua nga klubi i Vllaznisë si hero, pasi ishte protagonist absolut në përmbysjen përballë Daugavpils, duke i dhuruar kuqebluve një biletë për në turin e dytë të Conference League.

Mësohet se Vllaznia ka përfituar afro 450 mijë euro nga shitja e Dodaj, plus arritën të ruanin edhe 15% të kartonit.

Menjëherë pasi CASKA, bëri zyrtare afrimin e Dodaj reagoi edhe klubit i Vllanzisë, duke i uruar talentin shkodran suksese në këtë aventurë të re.

 

 

Jo vetëm në radhët e Vllaznisë, të gjithë shpresojë që Kevin të rritet akoma si lojtar në një klub të madh si CASKA, pasi është pjesë e ekipeve zinxhir të ekipit përfaqësues, ku ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

The post Talenti i futbollit shqiptar Kevin Dodaj, prezantohet nga CSKA appeared first on Albeu.com.

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, biznesmeni Ergys Agasi, është paraqitur në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Më herët, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit iu kontrollua banesa si dhe iu sekustrua telefoni celular.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj biznesmenit për lidhje me grupet kriminale.

The post Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Përdornin preparate të skaduara në klinikë/ Arrestohen dy dentistët në Tiranë, procedohen 12 të tjerë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, me qëllim garantimin e sigurisë së pacientëve në klinikat dentare.

Gjatë kontrolleve në një klinikë dentare në Rrugën e Kavajës, policia zbuloi një sasi të konsiderueshme preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara, të cilat përdoreshin për shërbime si terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza dhe implante dentare.

Si rezultat i hetimeve, u arrestuan në flagrancë administratori i klinikës, Ervin Zeka, 40-vjeç, dhe një nga stomatologët, Kejdi Myzyri, 26-vjeç.

Gjithashtu, 12 punonjës të tjerë të klinikës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet u sekuestruan si provë materiale, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të arrestuarit dhe të proceduarit po përballen me akuza për “Prodhimin dhe tregtimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet në klinikat dentare do të vijojnë në të gjithë vendin, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

The post Përdornin preparate të skaduara në klinikë/ Arrestohen dy dentistët në Tiranë, procedohen 12 të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë, numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat

✇Albeu
By: V K

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, i cili nuk siguroi mandat në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur padi në SPAK duke kërkuar sekuestrimin e kutive me pretendimin se janë tjetërsuar votat.

Aulon Kalaja: SPAK të sekuestrojë kutitë, ndërkohë do e çoj në Kushtetuese. Bëhet fjalë për 3 persona që kanë bashkëpunuar, kanë marrë vota dhe i kanë dërguar tek një x kandidat. Kjo nuk diskutohet fare. Duhet bërë hetim i gjithanshëm, ky është krim zgjedhor.

Është një grup i strukturuar kriminal bëhet fjalë për bashkëpunim të një grupi numëruesish me një person të caktuar që ka përfituar vota në këtë rast.

Ka njerëz që kanë futur duart tek votat e shqiptarëve duke i marrë 42 vota një kandidati, nuk është gabim njerëzor.

I kam përcaktuar kutitë ku ka krim zgjedhor, SPAK i ka gati. Është hetim shumë i thjeshtë.

Beteja ime do të vazhdojë, kam depozituar dy kallëzime këtu. Ndërkohë do të vazhdoj edhe në Kushtetuese për të goditur Kolegjin Zgjedhor që më rrëzoi për legjitimitet dhe një vendim tjetër që Kodi Zgjedhor ua pamundëson kandidatëve procesin e numërimit të votave, është antikushtetues.

Jam në dy procese paralele, në SPAK për sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin dhe në Kushtetuese pikërisht për këtë nen.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë, numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat appeared first on Albeu.com.

Përndoqën dhe kërcënuan ish-të dashurat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e tyre.

U bë me dije se 34-vjeçari me inciale K.M., ka përndjekur ish të dashurën në rrjetet sociale dhe ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen.

Po ashtu në pranga ra edhe një 28-vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Njoftimi:

“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:

-K. M., 34-vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-E. P., 28-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Përndoqën dhe kërcënuan ish-të dashurat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Igli Tare gjen pasardhësin e Teos në Angli, Milani arrin akordin me…

✇Albeu
By: V K

Rilindja në krahët e mbrojtjes është një nga prioritetet e verës për Milanin dhe për drejtuesit Tare e Furlani nuk ka më kohë për pritje.

Krahu i majtë i mbrojtjes do t’i besohet Pervis Estupinjanit. Futbollisti nga Ekuadori është pjesë e Brajtonit në Ligën Premier. Lojtari 27-vjeçar është një nga elementet më të spikatura të klubit anglez, me të cilin ka zhvilluar paraqitje mjaft pozitive.

Eksperti i merkatos, “Fabricio Romano”, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshjen verbale mes tyre për këtë transferim.

Milani do të paguajë 17 milionë euro plus 2 milionë të tjera shtesë për kartonin e Estupinjanit. Ndërkohë vetë mbrojtësi i majtë do të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin kuqezi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

The post Igli Tare gjen pasardhësin e Teos në Angli, Milani arrin akordin me… appeared first on Albeu.com.

Saranda zgjohet në “shtetrrethim”/ RENEA kontrolle gjatë natës në qytet, operacioni i dytë brenda 3 ditësh

✇Albeu
By: V K

Saranda është kthyer muajin e fundit në epiqendër të veprimtarive kriminale, ku përplasja mes grupeve të ndryshme apo për interesa ekonomike deri edhe nëngjarje për motive të dobëta apo banale, ka shkaktuar disa persona të plagosur e deri tek shpërthime me eksploziv.

Persona të armatosur, me precedentë të rëndë kriminalë e deri tek persona në kërkim, kanë qenë shpesh autorë të ngjarjeve të rënda.

Prej orës 03.30 të mëngjesit të sotëm , në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në këto ngjarje.

Paralelisht kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja”. Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, ndërjohë që detaje priten në orët në vijim.

Ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve, pas atij në orët e para të mëngjesit të së dielës kur kontrolle u ushtruan nga forcat operacionale të Tiranës e Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja”, por pa rezultat.

Mbrëmjen e djeshme, shpërthimi i eksplozivit shkatërroi automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, person me precedentë aktualisht në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e 17 korrikut, kur në Sarandë u plagosën me armë dy të rinj nga Kamza.

NGJARJET E MUAJIT KORRIK

7 korrik – Plagoset me armë në fshatin Markat të Sarandës, 44-vjeçari Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë. Ngjarja ende e pazbardhur.

8 korrik – Kapet në Ksamil kosovari Shkëlqim Murati, 31 vjeç, me armë zjarri pistoletë pa leje në automjetin e tij “Range Rover”

11 korrik – Policia ndalon rastësisht në rrugën “Butrinti” një automjet me 4 persona. Dy persona i ikin me vrap policisë, njeri hidhet në det. Policia arrin të kapë tre, përfshirë dhe atë që u hodh në det. Në pranga Endrit Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali. Zbulon në çantën e krahut të Dokut, 1 armë zjarri pistoletë. Ervis Cukali, rezulton i kërjuar për pjesëmarrje në një planifikim vrasjeje në Fier.

11 korrik – Sherr mes disa personash në lagjen nr. 3 të qytetit. Shpallet në kërkim D. R, 39 vjec nga fshati Gjashtë, pasi në bashkëpunim me një të mitur ja konfliktuar për motive të dobëta me 3 shtetas nga Patosi e Tepelena.

16 korrik – Plagoset me thikë në rrugën “Mitat Hoxha” Klodian Basholli nga Delvina, person me precedentë të rëndë penalë.Arrestohet autori Elvis Ndoji, edhe ky me precedentë penalë.

17 korrik – Dy grupe përolasen me armëë në mes të ditës në lagjen nr.4 në sy të pushuesve. Dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama mbeten të plagosur. 4 personat e njerit grup, Ramadan Zoto, Erjon Canaj, Klaus Jaçaj dhe Artan Murtaj, të gjithë me precedentë penalë, njeri i dënuar për vrasje. Njerit prej të plagosurve i gjendet armë zjarri gjithashtu.

19 korrik – Dhunohet biznesmeni Albert Pashaj në një plazh në Ksamil. Konflikti për administrimin e një plazhi. Ngjarja e përsëritur, pasi Pashaj ishte dhunuar edhe në 6 qershor. Policia arreston 3 autorët, mes tyre edhe biznesmenin Agim Taraj.

19 korrik – Dhunohet në rrugën “Onhezmi” 25-vjeçari I. D nga Saranda. Policia ndalon dy autorwt E. N dhe I. N, nga fshati Gjashtë, persona me precedentë penalë dhe i procedon në gjendje të lirë.

20 korrik – Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.4, rruga “Mitat Hoxha”. Në sy të dhjetëra pushuesve që frekuentojnë këtë zonwë, plagoset me qytë. e një arme zjarri ish-efektivi i policisë Adil Veli. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, E. G., 44-vjeç.

21 korrik – Hidhet në erë me eksploziv automjeti i Klaus Jaçah, person i shpallur në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”. Ngjarja dyshohet hakmarrje për plagosjen e dy personave në 17 korrik në Sarandë.

The post Saranda zgjohet në “shtetrrethim”/ RENEA kontrolle gjatë natës në qytet, operacioni i dytë brenda 3 ditësh appeared first on Albeu.com.

Aksident në Shkodër/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një biznes, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10, një aksident rrugor ka ndodhur  në aksin Shëngjin–Velipojë, në fshatin Rrjoll, ku një automjet me targa kosovare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë, automjeti është përplasur me një dyqan në anë të rrugës.

Nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë, të gjithë familjarë të tij.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

 

The post Aksident në Shkodër/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një biznes, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Tronditet Saranda/ Shpërthim me lëndë plasëse automjetit të një personi të shpallur në kërkim (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, është regjistruar një shpërthim me lëndë eksplozive .

Sipas burimeve paraprake nga policia, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në një automjet në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31-vjeç.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Shtetasi Klaus Jaçaj, rezulton person në kërkim, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025, ku dy persona mbetën të plagosur nga armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia po punon gjithashtu, për dokumentimin e ngjarjes në mënyrë të plotë ligjore.

Çfarë ndodhi më 17 korrik?

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 3 të qytetit nis një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve Gëzim Hajdaraj, 33-vjeç, dhe Ernest Lama, 25-vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe disa shtetasve të tjerë.

Gjatë konfliktit, Ramadan Zoto, 4-vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë të dy.

Të plagosurit Ernest Lama, 24-vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç nga Kamza u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas të përfshirë në këtë ngjarje:

Ramadan Zoto, 43-vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Erjon Canaj, 36-vjeç;

Artan Murtaj, 43-vjeç;

Klaus Jaçaj, 31-vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj njërit prej të plagosurve, Gëzim Hajdaraj, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, së bashku me një krehër me 9 fishekë. Si pasojë, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga vendngjarja janë sekuestruar si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, arma tip “Beretta” dhe krehëri me fishekë.

Hetimet

Aktualisht, po hetohen dy pista kryesore lidhur me motivin e kësaj ngjarjeje.

Pista e parë ka të bëjë me një konflikt të vjetër për një plazh, ku dy familjet dyshohet se janë përballur më parë për çështje pronësie apo shfrytëzimi të hapësirave përgjatë vijës bregdetare.

Pista e dytë lidhet me një konflikt që mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy fëmijëve të mitur, dhe më pas ka agravuar duke përfshirë të rriturit, derisa situata ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia po vijon mbledhjen e dëshmive dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

The post Tronditet Saranda/ Shpërthim me lëndë plasëse automjetit të një personi të shpallur në kërkim (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

✇Albeu
By: V K

Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin në kompaninë publike të Energjisë, KESH dhe për pasojë ka përkeqësuar bilancin nga fitime mbi 30 milionë euro në tremujorin e parë 2024 në humbje 21 milionë euro në tremujorin e parë 2025, sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave.

Sektori energjetik ka vijuar të ruajë rezultatin neto pozitiv, megjithatë trendi i periudhës tremujore gjatë tri viteve të fundit është në rënie.

Kjo performancë në nivel sektori, është ndikuar kryesisht nga aktiviteti i ulët i prodhimit të shoqërisë KESH, për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë periudhës së parë të vitit.

Nga pikëpamja hidrike, periudha e 6 mujori 2025 paraqitet me reshje të ulëta dhe me një nivel të basenit të Fierzës ndjeshëm më i ulët se kuota mesatare prej 286.5m e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, analizon Ministria e Financave.

Niveli i përgjithshëm i prodhimit vendas, ka pësuar një rënie me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KESH realizoi një nivel prodhimi neto publik prej rreth 1.38 TWh, krahasuar me 1.44 TWh realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rezultuar në një rënie me rreth 4.2%.

Të ardhurat e KESH, pësuan rritje vjetore me 12 për qind në tremujorin e parë 2025 duke arritur në 6.7 miliardë lekë, por shpenzimet pësuan rritje të fortë me rreth 200 % si rrjedhoje e shpenzimeve më të larta për blerjen e energjie.

Këto luhatje nuk janë të rastësishme KESH, dhe në përgjithësi sistemi energjetik shqiptar, është i mbështetur pothuajse tërësisht tek hidrocentralet, që do të thotë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar varet nga sasia e reshjeve dhe niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit.

Në periudha të thata, kapacitetet prodhuese bien ndjeshëm, çka detyron blerjen e energjisë në tregjet e jashtme me kosto të lartë, duke ndikuar negativisht në bilancet financiare.

Përkundrazi, në periudha të lagështa, ndonëse prodhimi rritet, ndodh që çmimi i energjisë në tregjet rajonale të jetë i ulët për shkak të ofertës së lartë, duke e kufizuar të ardhurën neto të kompanisë.

Krahas rënies se fitimeve bilanci i KESH është shoqëruar me një rritje të detyrimeve afatgjata, nga 12.3 miliardë në 17.5 miliardë lekë.

Kjo sinjalizon presion mbi qëndrueshmërinë financiare të KESH, që lidhet me borxhet për të financuar importet e energjisë.

Pavarësisht përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë sistemi energjetik shqiptar, mbetet jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kushteve natyrore./ Monitor

The post Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025 appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 22 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.2 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.3 lekë dhe shitet me 112.6 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.3 lekë, ndërsa në shitje me 61.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 22 Korrik 2025/ Vijojnë temperaturat e larta

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme në vendin tonë, i nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat jugore deri në 40 gradë Celcius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër, duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 22 Korrik 2025/ Vijojnë temperaturat e larta appeared first on Albeu.com.

❌