Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bujqësia sociale me tokat e konfiskuara, një mundësi e re për të rinjtë

Në një kohë kur shpesh emigrimi shihet si zgjidhje, të rinj si Klajdi dhe Anxhela kanë vendosur të qëndrojnë.

Klajdi Koka nga Peza e Tiranës, me dëshirën për t’iu kthyer rrënjëve të familjes, ka vendosur të kthejë shtëpinë e vjetër në bujtinë që ruan kujtesën dhe hap dyert për të tjerët.

Në Hamallaj të Durrësit, Anxhela Meta është frymëzuar nga të afërmit e saj bletarë për të ndërtuar idenë e një sipërmarrjeje sociale që prodhon mjaltë dhe jep mundësi për të rinjtë e zonës.

Të dy janë pjesë e programit ‘Toka Jonë” – Ripërdorimi i tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale, një iniciativë për ripërdorimin e tokave të konfiskuara në funksion të bujqësisë sociale, që mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Ajo po zbatohet nga një tërësi organizatash të udhëhequra nga “Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio Volontario” (COSV), në partneritet me Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) dhe Consorzio Nazionale della Cooperazione di solidarietà sociale Gino Matterelli (CGM).

“Mendova të bëj restaurime dhe ta kthej në shtëpi të dytë për pushime familjare. Aty lindi ideja për ta ngritur bujtinë apo agroturizëm”, tregon Klajdi për Citizens.al.

Klajdi Koka gjatë prezantimit të projektit/Citizens.al

“Kam parë gjyshin ,nënën, prindërit që kanë punuar tokën. Nga njëra anë më vjen keq se përfitimet e tyre nuk kanë qenë të mëdhaja. Por fshati ka diçka të bukur sepse të lejon të jetosh në komunitet”, thotë Anxhela.

Ajo dëshiron që në të ardhmen të investohet në këtë ide, duke krijuar një sipërmarrje sociale për prodhimin e mjaltit, propolisit dhe dyllit të bletës.

“Dua të përfshij edhe të rinj të tjerë nga zona”, rrëfen Anxhela, ndërsa shprehet se nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria, edhe pse vështirësitë janë të shumta.

Anxhela dhe Klajdi janë në mesin e 15 të rinjve që janë mentoruar nga ANRD për të përmirësuar aftësitë e tyre në krijimin dhe menaxhimin e sipërmarrjeve sociale në bujqësi.

Alba Tema, oficere projekti pranë ANRD-së tregoi se qëllimi kryesor i projektit ishte mbështetja e të rinjve dhe përfshirja e tyre në sipërmarrjet sociale në sektorin e bujqësisë.

“Është qasje e re e sipërmarrjes sociale bujqësore ashtu edhe për tokat e konfiskuara. Rritja e kapaciteteve lidhur me këtë tematikë, hartimi i ideve të biznesit për të rinj dhe përmirësimi i aftësive të tyre lidhur me hartimin e projekteve, menaxhimin dhe aksesin në fonde ishin disa nga arritjet”, u shpreh Alba.

Anxhela Meta gjatë prezantimit të projektit/Citizens.al

Saimir Bakalli, drejtues i Fondacionit “Josleyn”, i pranishëm në aktivitet, u shpreh se qëllimi është që përmes këtyre ideve, të rinjtë të përfshijnë edhe të tjerë qytetarë në pamundësi ekonomike.

“Nuk do bëhesh milioner apo biznes i madh, por nëse ke fokus social është mundësia më e mirë për t’u integruar. Keni ndërmarrë hapin, keni guximin, e keni idenë, tani ju duhet ta çoni më tej idenë tuaj”, iu drejtua ai të rinjve.

Për Evelina Azizajn, drejtuese e ANRD-së, në ndryshim nga biznesi i zakonshëm, sipërmarrja sociale nuk përqëndrohet vetëm te të ardhurat monetare, por adreson edhe probleme sociale në komunitet.

“Sipërmarrjen sociale e përdor si një mënyrë për t’u integruar qoftë në tregun e punës, qoftë për një mirëqenie më të mirë në komunitetet rurale për shembull ku ka papunësi, mungesë perspektive, është sipërmarrje që integron të gjitha dimensionet”, deklaroi Evelina Azizaj.

Sipas drejtueses së ANRD-së, fakti që ky program vë në fokus të rinjtë jep mesazhe të rëndësishme.

“Fakti që sipërmarrjet i kanë të lidhura me tokën e gjyshit, me tokën e prindërve, me komunitetin ku janë rritur, kjo tregon që rrënjët e të rinjve janë aty dhe ata po e shikojnë të ardhmen për ta ndërtuar aty”, tha Azizaj për Citizens.al

Evelina Azizaj dhe Saimir Bakalli gjatë eventit/Citizens.al

Ripërdorimi i tokave të konfiskuara duke promovuar bujqësinë sociale

Një pemëtore me agrume zuri vend në Shijak, në një nga tokat e konfiskuara nga krimi, duke u kthyer në një nismë komunitare me fokus ripërdorimin social të trojeve.

“ADAD Malore”, organizata që po zbaton këtë nismë, duke e quajtur “Fermë Sociale, e Shëndetshme dhe e Qëndrueshme” e sheh edhe një lloj fuqizimi social dhe ekonomik për zonën.

Hafuz Domi nga “ADAD Malore” thotë se sfidat kanë qenë të mëdha dhe hezitimi nga komuniteti ka qenë i pranishëm.

“Fillimisht kam qenë i rezervuar, por hap pas hapi ne arritëm që t’ia dalim me sukses”, u shpreh Domi.

Tanimë, ferma është e përshtatur me teknologji të re, me sistem ujitës me pika e shoqëruar me mulçërim me plastmas bio-degjenerues, që sipas Domit aplikohet për herë të parë në agrume dhe shërben edhe si model për fermerët e zonës.

Sipas një raporti të ANRD-së, të dhënat e AAPSK-së tregojnë se në Shqipëri deri më tani vlera e aseteve të konfiskuara ka arritur në 140 milionë lekë.

Hafuz Domi nga “ADAD Malore”/Citizens.al

Sipas Evelina Azizajt, projekti për ripërdorimin e trojeve të konfiskuara zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ndaj dhe ka nevojë të diskutohet dhe të ndahen rezultatet me të tjerët.

“…mund të replikohet në të ardhmen si instrument për zhvillimin e qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe mbi të gjitha që tregon sundimin e ligjit, që tokat e përfituara përmes krimit të mund t’i kthehen komunitetit”, u shpreh Azizaj.

Deri më tani është punuar me komunitete në Yzberisht, Durrës dhe Shijak, duke promovuar këtë lloj bujqësie që synon të adresojë problematikat sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Edukimi për tokën

“Zëri i Tokës” ishte pjesa teatrale e sjellë nga të rinjtë e Yzberishtit në Tiranë që solli përmes zërave mesazhe të rëndësishme për menaxhimin e trojeve.

Të vendosur në rolin e qytetarit, shtetit, pronarit, tokës ata sollën mes fjalëve të thjeshta një panoramë të përgjithshme se si është menaxhuar deri më sot toka në Shqipëri.

“Projekti ka punuar me grupet komunitare siç janë të rinjtë e shkollave, të cilët janë edukuar mbi sipërmarrjen bujqësore dhe mbi përdorimin e drejtë të tokës”, u shpreh Azizaj.

Çështja e pronës në Shqipëri mbetet delikate. Pas vitit 1991 u ndërmor një reformë radikale duke e shpërndarë tokën në mënyrë të barabartë me të gjitha familjet në zonat rurale, duke mos marrë parasysh pronësinë para komunizmit.

“Kjo qasje krijoi probleme me sigurinë e të drejtave pronësore dhe u krijuan konflikte midis përfituesve të rinj dhe ish-pronarëve që nuk u kompensuan për humbjen”, thuhet në dokumentin e politikave të hartuara nga ANRD.

Gjatë pjesës teatrale të sjellë nga të rinjtë e Yzberishtit/Citizens.al

Sot, edhe pse shumë vite pas reformës shqetësimet mbeten aktuale, duke çuar edhe në konflikte të rënda mes pronarëve dhe ish-pronarëve. Këto konflikte u reflektuan edhe në zbatimin e projektit në Shijak dhe Yzberisht.

AAPSK zgjati vënien në dispozicion të trojeve në 6 muaj, më shumë se sa ishte parashikuar.

“Në përfundim AAPSK kaloi në përdorim tre toka bujqësore të konfiskuara duke përfshirë një parcelë prej 2930 m² në Shijak dhe dy nga 1000 m² secila në Yzberisht”, thuhet në dokumentin e ANRD-së.

Sipas zbatuesve të projektit “Toka Jonë” përdorim i tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale krijon mundësi konkrete për punësimin dhe fuqizimin e të rinjve, grave dhe grupeve vulnerabël, mirëpo ka nevojë për një seri nismash për të përmirësuar qeverisjen e mirë.

Mes të tjerash organizatat sugjerojnë forcimin e kapaciteteve të AAPSK-së, kryerjen e një analize paraprake të detajuar për asetet e konfiskuara, krijimin e një regjistri publik digjital për të aksesuar asetet e konfiskuara me të dhëna të përditësuara për vendndodhjen, statusin ligjor, sipërfaqen e tyre dhe përdoruesit aktualë.

Lexoni gjithashtu:

The post Bujqësia sociale me tokat e konfiskuara, një mundësi e re për të rinjtë appeared first on Citizens.al.

Një vit më parë iu sekuestruan rreth 2 milionë euro pasuri, fierakut i konfiskohet edhe “Lambo” luksoz

Një vit pasi iu sekuestrua pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro, ku përfshiheshin mijëra hektarë tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, një 37-vjeçari në Fier, i është konfiskuar edhe një automjet luksoz.

Prokuroria e Fierit bën me dije se Arbër Muçës i është sekuestruar një automjet tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, i cili ishte transportuar nga Dubai në Shqipëri përmes personave të tretë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M. Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë”, njofton organi i akuzës.

Sipas autoriteteve shqiptare 37-vjeçari dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Pasuritë e sekuestruara të Arbër Muçës:

2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier

3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier

Njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier

Njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier

Njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier

Apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë

1 vendparkim në Tiranë

13 automjete (1 ‘Lamborgini Urus Mansory’)

2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro. /A2 Televizion/

The post Një vit më parë iu sekuestruan rreth 2 milionë euro pasuri, fierakut i konfiskohet edhe “Lambo” luksoz appeared first on Telegrafi.

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion kombëtar për verifikimin e të gjitha objekteve në ndërtim në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni i IKMT-së në Vlorë, ku në terren ndodhej edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici.

Rama bëri të ditur se të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërsa paralajmëroi ndjekje penale ndaj punonjësve të bashkive që lejojnë ndërtimet pa leje.

“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat, sipas rastit dhe nevojës, do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike. Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme”, deklaroi kryeministri.

Rama njoftoi gjithashtu se së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, e cila parashikon masa më të rrepta dhe përgjegjësi administrative e penale për “symbyllurit” , inspektorë, shefa bashkie, punonjës e shefa policie që abuzojnë me detyrën dhe taksat e shqiptarëve.

“Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacenueshme më nga askush”, theksoi Rama.

Nga Vlora, ku IKMT po zhvillon kontrolle intensive, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici bëri me dije se aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Në vazhdën e kontrolleve, ky objekt do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ato subjekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik dhe pronën e përbashkët”, deklaroi drejtoresha e IKMT-së.

/j.p/

 

The post Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacioni “Qielli i thyer” kundër grupit kriminal, konfiskohet edhe një veturë që ishte jashtë Kosovës

Në kuadër të hetimeve për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal, posedim të substancave narkotike dhe shpëlarje parash, më 2 korrik është ndaluar dhe konfiskuar një veturë me targa vendore në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Automjeti ishte në listën e konfiskimit dhe deri tani ishte jashtë territorit të Kosovës.

Policia ka njoftuar se hetimet për rastin vazhdojnë nga autoritetet kompetente.

Kujtojmë se më 3 qershor, ishin arrestuar 22 persona në kuadër të aksionit të koduar “Qielli i thyer”.

Sipas dosjes së prokurorisë të njëjtit përmes rrugëve detare dyshohen se kishin bartur drogën e cila porositej në Iran, Turqi e Ekuador.

Dosja përshkruan se droga fillimisht u porosit në shtete të Amerikës Jugut, Iranit e Turqisë e më pas u soll në Kosovë – për t’u transportuar sërish në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Imsjali, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan MAzrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdiku, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajiç, janë të arrestuarit në aksionin policor të emëruar “Qielli i Thyer” në 45 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Viti, Suharekë e Pejë.

Dosja hetimore tregon se grupi dyshohet se në një periudhë kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera me dashje dhe dijeni kanë kryer veprimtari të përgjithshme në mënyrë të organizuar për të kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

E nga kjo veprimtari grupi dyshohet se pati fitim milionësh./Telegrafi/

The post Operacioni “Qielli i thyer” kundër grupit kriminal, konfiskohet edhe një veturë që ishte jashtë Kosovës appeared first on Telegrafi.

Përmbyllet projekti “Toka Jonë” – Pasuritë e konfiskuara, në shërbim të drejtësisë sociale dhe zhvillimit rural

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në Tiranë u zhvillua sot Konferenca Përmbyllëse e projektit “Toka Jonë”, një nismë novatore për ripërdorimin social të tokave të konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri.

Projekti, i zbatuar nga COSV në partneritet me ANRD dhe CGM dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), u financua nga Komisioni Evropian dhe është zbatuar që nga viti 2022 në zona rurale të Shijakut dhe Tiranës.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rëndësinë strategjike që përfaqëson ky projekt për vetë misionin e agjencisë: “Projekti ‘Toka Jonë’ ka qenë më shumë se një ndërhyrje konkrete – ka qenë një eksperiencë e vlefshme mësimi, bashkëpunimi dhe rritjeje institucionale”.

Ajo theksoi se falë këtij bashkëpunimi, toka të konfiskuara janë kthyer në burime të punësimit, zhvillimit social dhe integrimit për grupe të margjinalizuara në zonat rurale.

Gjatë zbatimit të projektit, AAPSK është përballur edhe me sfida të rëndësishme, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar proceset e brendshme. Një prej tyre ishte përballja me problematika pronësie, e cila, sipas Xhajës, “i dha shtysë agjencisë për të forcuar standardet e vlerësimit të riskut dhe për të garantuar më shumë siguri për organizatat dhe komunitetet që ndërtojnë mbi këto pasuri”.

Xhaja theksoi gjithashtu se projekti ka ndihmuar në afrimin e AAPSK me standardet më të mira evropiane për qeverisjen e aseteve të konfiskuara, duke forcuar më tej partneritetin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Në përfundim të fjalës së saj, kryeadministratorja shprehu mirënjohjen për të gjithë partnerët e projektit dhe për Komisionin Evropian, duke ritheksuar angazhimin e AAPSK për të avancuar më tej në misionin e saj për përdorimin me qëllim social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit qytetar tek institucionet publike.

/m.q//a.f//r.e/

The post Përmbyllet projekti “Toka Jonë” – Pasuritë e konfiskuara, në shërbim të drejtësisë sociale dhe zhvillimit rural appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I dënuar në Itali për “Shfrytëzim prostitucioni”, konfiskohen 14 pasuri të një shtetasi

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskuan 14 pasuri të shtetasit M.A., i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga gjykimi në kuadër të procedimit penal nr.808, të vitit 2017, u arrit të provohej se ky shtetas ka kryer veprimtari kriminale në Itali, ku autoritetet gjyqësore të Torinos e kanë deklaruar fajtor dhe ku është dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Aktet e ardhura nëpërmjet kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, provuan faktin e dënimit të formës së prerë të të pandehurit në Itali dhe përfitimin e të ardhurave nga kjo veprimtari e paligjshme.

Nga gjykimi u evidentuan transaksione të shpeshta financiare të kryera nga ushtrueset e prostitucionit në drejtim të të pandehurit apo familjarëve të tij, si dhe u provua se të ardhurat e paligjshme pastroheshin për t’u dukur si të ligjshme nga i pandehuri nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Pasuritë e blera janë përfshirë në shitblerje të përsëritura, duke krijuar një zinxhir të rremë transaksionesh për të legjitimuar të ardhurat. Kjo veprimtari/pastrim është kryer nga i pandehuri jo vetëm si individ por edhe nëpërmjet aktivitetit ekonomik që ai ka hapur si person fizik në shitblerje-dhënie me qira automjetesh.

Në përfundim të gjykimit, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Apartament në qytetin e Durrësit;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Suzuki Grand Vitara;

– Automjet Volkswagen;

– Automjet JEPP;

– Automjet Fiat Marea;

– Automjet Maserati;

– Automjet BMV;

– Automjet Mercedes Benc;

– Automjet Audi SQ7;

– Automjet Volkswagen:

– Automjet Volkswagen;.

– Motomjet Motor BMV; dhe

– Aktivitet tregtar me fushë të veprimtarisë Tregti automjetesh dhe dhënie mjetesh me qira, në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, thekson se, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit të saj për dënimin e personave që kryejnë veprën penale të pastrimit të parave dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale.

/a.f//r.e/

The post I dënuar në Itali për “Shfrytëzim prostitucioni”, konfiskohen 14 pasuri të një shtetasi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit konfiskon hotel, bar e restorant në pronësi të një të dënuari në Belgjikë

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit u konfiskua pasuria e shtetasit A.K., i dënuar në Bruksel (Belgjikë) për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi sot se “në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë”, njoftoi Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, “ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar”.

“Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë”, njoftoi Prokuroria.

/m.q//r.e//a.f/

The post Prokuroria e Elbasanit konfiskon hotel, bar e restorant në pronësi të një të dënuari në Belgjikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I dënuar në Belgjikë për prostitucion/ Prokuroria e Elbasanit i konfiskon hotelin dhe restorantin Arjan Kamamit

Prokuroria e Elbasanit i ka konfiskuar pasurinë Arjan Kamamit, i dënuar më parë për ushtrim prostitucioni në Bruksel. U konfiskuan një objekt dy-katëshe bar dhe restorant, dhe një hotel.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë”, njofton Prokuroria.

Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgim si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.

Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë./abcnews.al

AAPSK publikon katalogun e automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe informimit të publikut.

Katalogu përmban një listë të detajuar të automjeteve.

Publikimi është bërë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Katalogu i automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara është i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit: www.aapsk.gov.al.

Më herët, AAPSK ka realizuar publikimin e dy katalogëve për pasuritë e paluajtshme, prona, shtëpi, ndërtesa, toka, garazhe, duke i ndarë ato sipas kategorive, të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Përmes këtyre katalogëve, AAPSK synon të rrisë transparencën dhe aksesin publik mbi pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj, në përputhje me misionin për forcimin e sundimit të ligjit dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Katalogët e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të APPSK, ofrojnë një përshkrim të plotë të automjeteve, duke përfshirë të dhëna si marka dhe modeli i automjetit, gjendja aktuale e tij, vlerësimi referuar vendimit të gjykatës, si edhe statusi ligjor (sekuestruar/konfiskuar).

Publikimi i këtyre katalogëve synon të shërbejë si një burim referimi për institucionet përkatëse, palët e interesuara, si dhe për publikun e gjerë.

1 nga 3

 

KATALOGU-I-AUTOMJETEVE-TE-KONFISKUARA

/a.f/

The post AAPSK publikon katalogun e automjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar një pasuri të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka vendosur konfiskimin “e pasurisë të paluajtshme (apartament), me sipërfaqe 60 m2, regjistruar në emër të shtetasit L.D, të sekuestruar me vendimin nr. 08, datë 20.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kalimin e saj në favor të shtetit, duke urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi”.

Dy muaj më parë Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja me 6 muaj burg për fshehje e deklarim të rremë dhe konvertimin e masës me shërbim prove.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfaqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjas.

Dedja u deklarua dhe u dënua në Shkallën e Parë më 26 qershor 2023, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

/a.f/r.e/

The post GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO konfiskon një apartament të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka konfiskuar një apartament të ish-kryterarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, teksa bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 60 metra 2 në Durrës, i regjistruar në emër të shtetasit L.D. “Urdhërohet sekretaria e gjykatës, t’i dërgojë një kopje […]

The post GJKKO konfiskon një apartament të ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja appeared first on BoldNews.al.

Sarandë, konfiskohen pasuri me vlerë 15 milionë euro, u përfituan me dokumenta false

7 sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate. Bëhet fjalë për një nga dosjet me të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho. Në 1 qershor 2022, Llaho kërkoi arrestimin e […]

The post Sarandë, konfiskohen pasuri me vlerë 15 milionë euro, u përfituan me dokumenta false appeared first on BoldNews.al.

Vilë në Surrel, toka, kompani e para, SPAK kërkon konfiskimin e 31 pasurive të Ervis Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e 31 pasurive të “bossit” të lojrave të fatit, Ervis Martinajt. Në listën e 31 pasurive përfshihen kompani, 5 automjete, toka, një vilë në Surrel dhe llogari bankare me vlerë 1.878.299 lekë. “Prokuroria […]

The post Vilë në Surrel, toka, kompani e para, SPAK kërkon konfiskimin e 31 pasurive të Ervis Martinajt appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Ervis Martinajt.

Sipas SPAK hetimi pasuror ndaj Ervis Martinajt i nisur në vitin 2023 është kryer pasi dyshohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personit nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me të”, njofton më tej SPAK.

SPAK thekson se në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.

50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.

Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.

Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.

Subjekti “Ervis Martinaj”.

Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.

Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.

Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv

Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.

21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.

5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.

Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..

Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..

Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..

Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.

Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.

Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.

Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.

Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.

Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.

Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.

Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.

Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.

Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.

Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

/a.f/

The post SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkohet konfiskimi i pasurive të grupit të trafikut të drogës në Belgjikë

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon konfiskimin e pasurisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, i cili kryente veprimtarinë e tij në Belgjikë.

SPAK njofton se ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 08.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.9 të vitit 2023.

SPAK regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasve: Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave te lidhur, të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike në bashkëpunim si dhe pastrim të produkteve të veprës penale”.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

-Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,
-Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
-Njësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.
-Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë      në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.
-Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.
-Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
-Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë,  në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.
-Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.
-Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.
-Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
-Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.
-Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.

/a.f/

The post Kërkohet konfiskimi i pasurive të grupit të trafikut të drogës në Belgjikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apartamente, garazhe dhe biznese, kërkohet konfiskimi i 2.5 mln euro pasuri të Ndue Gjergjit

Prokuroria Tiranës kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të shtetasit Ndue Gjergji dhe të falmiljarëve të tij. Në njoftimin e saj prokuroria thotë se ato pasuri rrjedhin nga veprimtari kriminale. Biznesmeni Ndue Gjergji,ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati. Prokuroria në njoftimin zyrtar thote se i ndjeri ka qenë […]

The post Apartamente, garazhe dhe biznese, kërkohet konfiskimi i 2.5 mln euro pasuri të Ndue Gjergjit appeared first on BoldNews.al.

Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare në pronësi të Lefter Kokës dhe 4 shtetasve të tjerë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Ministrinë e Brendshme ka marrë në dorëzim 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të Lefter Kokës dhe të 4 personave të tjerë, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R.

Konkretisht janë konfiskuar 88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korresponduese 244 442 972 lekë;

1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

Pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. /j.p/

The post Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare në pronësi të Lefter Kokës dhe 4 shtetasve të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paratë e korrupsionit/ Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme

Policia ka konfiskuar 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të 5 shtetasve.

Disa prej tyre në emër të ish ministrit Lefter Koka.

Pasuritë e tjera janë në emër të, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.

Detaje nga policia: 

Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të 5 shtetasve.

Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., konkretisht:

-88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

The post Paratë e korrupsionit/ Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme appeared first on Lapsi.al.

Mik me Aldo Baren, konfiskohet pasuria me vlerë 3 mln euro e Emiljano Burbës

Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës këtë të mërkurë kanë bërë me dije se kanë konfiskuar pasuritë e Emiljano Burbës dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari të jashtëligjshme, Bëhet fjalë për 2 godina resorte, me vlerë të paktën 3 mln euro, të dyja në zonën e Vergos dhe Delvinës, në […]

The post Mik me Aldo Baren, konfiskohet pasuria me vlerë 3 mln euro e Emiljano Burbës appeared first on BoldNews.al.

Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës

Policia e Tiranës ka ekzekutuar operacionin e koduar “RESEMBLANCE” për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, partneres së tij, Kejvina Kthalla, si dhe të shtetases Marsela Çiça, të kërkuara nga SPAK. Sipas bluve të kryeqytet, këto pasuri kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, teksa për konfiskimin e tyre ka marrë vendimin Gjykata e […]

The post Policia konfiskon rreth 1 mln euro pasuri të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës appeared first on BoldNews.al.

❌