Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. U raportua se nga përplasja e mjeteve, dyshohet për 4 persona të plagosur, nga e njëjta familje. U bë me dije se pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të […]

The post Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës.

Këtë të shtunë, deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së.

Në terren ata janë përplasur me efektivët e policisë, përfshirë edhe drejtues të lartë të këtij institucioni.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Boçi shihet duke debatuar ashpër me një person që identifikohet si drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj.

“Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”? – dëgjohet t’i thotë ai.

Në një moment tjetër, Boçi iu drejtohet efektivëve me fjalët:Mos më kap me dorë, se ta mbështjell mirë, legen m…, e mendove mirë që më preke”?

Përplasja verbale përfshin dhe ofendime të tjera të drejtpërdrejta ndaj punonjësve të rendit.

Sipas raportimeve nga mediat, sherri ka nisur në momentin kur drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, iu është drejtuar deputetëve me fjalët: “Ju tërheq edhe ju zvarrë”, gjë që ka ndezur situatën në vend.

Banorët e Thethit, prej disa ditësh kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve pa leje, duke deklaruar se nuk kanë mundur të marrin leje ndërtimi për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

Ata kërkojnë zgjidhje institucionale dhe shtyrje të operacionit, por IKMT dhe policia kanë vijuar me ndërhyrjet.

Një ditë më parë, tensionet u përshkallëzuan pasi disa persona hodhën kokteje molotovi ndaj fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat.

Policia ndërhyri me forca të shtuara dhe sipas pamjeve filmike, efektivët kanë nxjerrë armët për të garantuar vijimin e aksionit.

 

The post Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.

Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme.

Autoritetet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla pasi ky është një nga segmentet rrugore mjaft problematike vitet e fundit.

The post Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur/ EMRI

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Fushë Krujë – Thumanë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës ku dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik ku një person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur. Burimet mediatike bëjnë me dije […]

The post Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy mjete në Pogradec, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë pasagjerë dhe po transportohen drejt spitalit të Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa priten informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

The post Përplasen dy mjete në Pogradec, plagosen tre persona appeared first on Lapsi.al.

Prishja e objekteve/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje!

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të vendit. Inspektorët e IKMT-së në plazhin e Jalës janë duke prishur disa objekte. Raportohet se inspektorët së bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur. IKMT ka paralajmëruar pronarët e objekteve […]

The post Prishja e objekteve/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje! appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi dje gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi/ Tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një situatë kaotike ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare”.

Disa tifozë janë përplasur me forcat e policisë, kjo pasin refuzuan që të shoqëroheshin.

Përplasja agravoi me tifozët që shtyheshin me efektivët, teksa disa tifozë të tjerë fluturonin gotat e kartonit.

Ende nuk dihet shkaku i fillimit të kësaj përleshjeje.

The post Çfarë ndodhi dje gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi/ Tifozët përplasen me policinë në shkallët e stadiumit appeared first on Albeu.com.

Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren…

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

“Ke filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Në sallë nuk janë më shumë se 55 deputetë. Nuk ka kuorum. Anullo seancën, kur të bëhet kuorumi, rimblidhe seancën”, tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin në “tallava parlamentar”.

Nga ana e saj, Spiropali iu përgjigj duke thënë se rregullorja nuk kërkon kuorum për zhvillimin e seancës, por vetëm në rastet kur ka votime.

“E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim në seancë”, u shpreh ajo.

Edhe Gazment Bardhi i kërkoi Spiropalit të ndalonte seancën, duke i kujtuar se për nisjen e mbledhjes së një organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e të paktën 71 deputetëve.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum kur nis parlamenti. Duhet të jenë minimumi 70 deputetë. Nuk vazhdohet kjo seancë pa kuorum”, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren që në hapje të seancës.

Përplasja u përqendrua edhe te miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtuan për të njëjtën arsye: mungesë kuorumi.

The post Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren… appeared first on Albeu.com.

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

Deputetë “besnikë” të Partisë Demokratike duke filluar nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe duke përfunduar tek Klevis Balliu kanë filluar të ashpërsojnë gjuhën ndaj gazetarëve të terrenit por edhe mediave të cilët i kërkojnë “llogari” opozitës për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët […]

The post E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania” appeared first on BoldNews.al.

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

Për 1 minutë e 27 sekonda, kontrollorët e trafikut ajror të Filadelfias humbën kontaktin audio dhe në radar me një duzinë avionësh që transportonin më shumë se dy mijë pasagjerë, që ishin nën mbikëqyrjen e tyre në atë kohë. Pa përmendur këtu të tjerët që po afroheshin dhe avionët privatë. Një sasi e pafundme kohe, […]

The post Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork appeared first on BoldNews.al.

Aksidentohen në ajër tre avionë të Forcave Ajrore Italiane, përfundon në spital një nga pilotët

Tre avionë të skuadrës akrobatike të Forcave Ajrore Italiane, u përfshinë në një aksident ajror në ishullin Panteleria, pas një shfaqjeje fluturimi të mbajtur në Katani të Sicilisë. Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime serioze, por sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri prej avionëve duket se ka prekur dy të tjerë gjatë fluturimit në […]

The post Aksidentohen në ajër tre avionë të Forcave Ajrore Italiane, përfundon në spital një nga pilotët appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të marte në autostradën Elbasan-Tiranë, pranë fshatit Ibe. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Audi” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetri. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me ambulancë në spital. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, […]

The post Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy makina në aksin Fier-Levan, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”. Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete, njëri tip “Volsvagen” dhe tjetri “Opel”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me […]

The post Përplasen dy makina në aksin Fier-Levan, plagosen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në bypassin Fier-Vlorë/ Reagon policia: 8 persona në spital, mes tyre një foshnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin Fier-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë 7 automjete që lëviznin në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes së fortë, tetë persona mes tyre dhe një foshnje kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për […]

The post Aksidenti në bypassin Fier-Vlorë/ Reagon policia: 8 persona në spital, mes tyre një foshnje appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy motora në Lezhë, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Kune-Shëngjin, në Lezhë. Nga informacionet paraprake mësohet se dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa […]

The post Përplasen dy motora në Lezhë, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Po iu merret uji për “strategjikët”, banorët e Tragjasit përplasen me Policinë

Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë kanë dalë sërish këtë të martë në protestë, ku kundërshtojnë projektin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve për marrjen e burimeve të ujit të fshatit për të furnizuar resortet në bregdetin e Dhërmiut. Ata janë përpjekur të ndalojnë punimet dhe kjo ka sjellë edhe përplasje verbale dhe fizike me efektivët […]

The post VIDEO/ Po iu merret uji për “strategjikët”, banorët e Tragjasit përplasen me Policinë appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Tragjasit përplasen me policinë: Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, IKMT e shoqëruar nga policia dhe FNSH, kanë shkuar në Tragjas dhe kanë rrethuar zonën, ku IKMT do të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit, që do të devijojë një pjesë të lumit Izvor për në Palasë.

Banorët e kanë kaq kohë që e kanë kundërshtuar një projekt të tillë, ata kanë kërkuar një konsultim edhe me bashkinë, pasi janë të painformuar sipas tyre për atë që po ndodh.

Ata ishin në pritje të një takimi sqarues, por që janë përballur me forcat policore dhe IKMT që ka shkuar në terren për të prishur ndërtesat.

“Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë”, kanë deklaruar banorët.

Në pamjet shihen edhe momentet ku banorët janë përplasur me efektivët.

The post Banorët e Tragjasit përplasen me policinë: Duan të na devijojnë ujin e lumit për në Palasë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Elbasan, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan – Metalurgji në Bradashesh, mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se nga aksidenti janë plagosur 3 persona, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Elbasanit. Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia ndodhet në vendin e […]

The post Aksident në Elbasan, plagosen 3 persona appeared first on BoldNews.al.

❌