Andia Ulliri kërkon mandatin, ankimon në KAS vendimin e Celibashit
Andia Ulliri nuk dorëzohet.
Kandidatja demokrate, e cila kërkon t’i marrë mandatin ish prokurorin Arian Ndoja përshkak të kuotës gjinore, ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e kryekomisionerit Celibashi që rrëzoi kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe ajo e mbyllur funksionojnë të ndara.
Por në shkresën drejtuar anëtarëve të KAS, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa thote se kryekomisioneri i ka interpretuar gabim dispozitat e kodit zgjedhor, duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës ku përcaktohet qarte se 1 në 3 deputete I përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.
Sefa thotë se kodi zgjedhor e përcakton qartë se kemi të bëjmë me një listë unikale, e cila përbehet nga dy pjesë, kandidatet në renditje të fiksuar dhe ato që I nënshtrohet votimit parapëlqyes. Për këtë sjell si shembull edhe një vendim të gjykatës kushtetuese e cila ndër të tjera thotë: “Partitë politike si subjekte zgjedhore kanë detyrimin të përmbushin kërkesat që disiplinojnë procesin zgjedhor, ndër të tjera, atë për të paraqitur listën shumëemërore me dy komponentë ( atë me renditje të fiksuar dhe atë që I nënshtrohet votimit parapëlqyes).
Pra sipas Sefes, përsa kohe edhe kodi zgjedhor dhe gjykata kushtetuese i referohen një liste unikale edhe shpërndarja e mandateve duhet të behet mbi këto parime, pasi aktualisht mandatin e deputetit nga listat e partisë demokratike në Durrës, e kanë marrë 5 burra dhe 1 grua. Dhe nën këtë arsyetim, Ulliri kërkon mandatin e Ndojës, i cili renditet I pari në listën e hapur.
Në rast se kërkesa e saj do të rrëzohet edhe nga KAS, Ulliri ka paralajmëruar padi në kolegjin zgjedhor cka do të shtynte në kohë edhe certifikimin përfundimtar të 11 majit, pasi Komisioni Rregullator duhet të presë verdiktin përfundimtar jo vetëm për të por edhe per mandatin e vetem të “Shqipëria Behet.”/abcnews.al