Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Grabitën pikën e karburantit në Durrës dhe shkëmbyen zjarr me policinë, plagoset një nga autorët

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy të rinj të dyshuar për grabitje me dhunë u përplasën me armë me policinë. Për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur dhe përfundoi në spital, ndërsa tjetri u vu në pranga nga policia.

Policia informoi se “rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros”.

“Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës”, njoftoi policia.

Sipas policisë “si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

“Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës”, bëri të ditur policia.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, shkuan në mbështetje edhe forcat e Policisë së Tiranës.

Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

/m.q/j.p/

The post Grabitën pikën e karburantit në Durrës dhe shkëmbyen zjarr me policinë, plagoset një nga autorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas, Lushnjë, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas Policisë, shtetasi Resul Gashi, 56 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë. Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën […]

The post Grabitësit e karburantit luftë me policinë në autostradë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Kombinat, policia: U qëllua në drejtim të një mjeti

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar paraditen e sotme në zonën e Kombinatit, në rrugën “Petraq Leka”. Sipas bluve të kryeqytetit, është qëlluar me armë në drejtim të një mjeti në lëvizje, në të cilin ndodhej shtetasi me iniciale E. K., 37 vjeç. Të shtënat […]

The post Të shtënat me armë zjarri në Kombinat, policia: U qëllua në drejtim të një mjeti appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme, 22 gusht, në zonën e Kombinatit në Tiranë Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Burime nga policia bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe efektivët po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Kombinat appeared first on BoldNews.al.

I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit në autostradën Durrës-Tiranë, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes me automjetin e tij, pas një konflikti për parakalimin. Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Emiljano dhe Elton Domi, […]

The post I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, […]

The post Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna masive në ribashkimin e shkollave në Tenesi: 4 të plagosur, personi i armatosur në kërkim

Skena paniku u zhvilluan në një takim të shkollave të mesme në Tenesi, kur një person hapi zjarr, duke plagosur katër persona. Policia e Chattanooga-s nuk ka publikuar ende një përshkrim të të dyshuarit, por siguron se nuk ka kërcënim për publikun e gjerë.

Katër viktimat e të shtënave u dërguan në një spital aty pranë dhe janë jashtë rrezikut, sipas raportimeve të shumta.

“Të gjithë po kalonin mirë”, tha dëshmitari okular Jeff Herman për Local News 3. “Papritmas, të shtëna u dëgjuan kudo. Fëmijë të vegjël dhe foshnje po binin përtokë për t’u fshehur. Ishte shumë keq, shumë keq.”

Incidenti ndodhi rreth orës 3 të pasdites sipas kohës lokale dhe dëshmitarët përshkruan skena kaosi, me disa që vraponin për t’u fshehur dhe të tjerë të shtrirë përtokë për t’u fshehur. Nuk është njoftuar asnjë motiv për dhunën dhe hetimi për autorin e të shtënave është duke vazhduar.

The post Të shtëna masive në ribashkimin e shkollave në Tenesi: 4 të plagosur, personi i armatosur në kërkim appeared first on iconstyle.al.

Nata e tmerrit në Francë/ Ushtari hap zjarr ndaj civilëve në mes të qytetit, raportohet për 6 persona të plagosur

Të shtënat janë regjistruar në mbrëmje në një shesh në qytetin e Nimes, Francë. Sipas informacioneve fillestare, autori i krimit besohet të jetë një ushtarak dhe ka qëlluar mbi civilët. Mediat franceze raportojnë se të paktën gjashtë persona kanë marrë ndihmën e parë.

Forca të forta policore kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa autoritetet theksojnë se autori i krimit është arratisur dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Të shtënat janë regjistruar në një video në sheshin “Place Avogardo” në Nîmes.

 

 

 

The post Nata e tmerrit në Francë/ Ushtari hap zjarr ndaj civilëve në mes të qytetit, raportohet për 6 persona të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës/ Karamuço zbulon detajet: Jo atentat, por shantazh personal

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në një lokal në Fushë Krujë. Pronari i lokalit rezultoi të jetë Mond Voga, i cili ka qenë ish-shoferi i Arjan Ndojës, të cilit iu bë atentat në vitin 2019, në një kohë kur ishte prokuror.

Sipas ekspertit të Kriminalistikës, Ervin Karamuço, kjo ngjarja është një mesazh që kanë tentuar të japin autorët.

“Nga rrethanat në vendngjarja ajo është vetëm për kërcënim, shantazh. Apo për të dhënë një mesazh. Ngjarja me avokatin mendoj që është shumë larg dhe nuk ka lidhje me atë ngjarje. Mund të ketë lidhje me ngjarje që janë më të freskëta. Pasi avokati Ilia, ka pasur problemet që ka pasur dhe drejtësia është marrë. E mira është të mos vendosim një paralele sepse mendoj që janë gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”, tha ai.

Po ashtu theksoi se kjo ngjarje sipas tij mund të ketë në problematiken e saj situata që i përkasin individit.

“Nuk mendoj se kjo ka lidhje me zotin Ndoja. Por me probleme që lidhen me zonën, pasurinë dhe që i përkasin ati si individ. Pra duhet të jetë fokusi më shumë tek kjo pjesë. Në lidhje me motivet duhet të flasë vetë i shënjestruari, por në të tilla ngjarje duhet të shihen kamerat e sigurisë, gëzhojat, në vendngjarje, të dhëna nga dëshmitarë të ndryshëm. Janë shumë veprime që po ndërmerren nga ana e grupit hetimor”, tha më tej ai.

 

The post Të shtëna ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës/ Karamuço zbulon detajet: Jo atentat, por shantazh personal appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtënat me armë drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, reagon policia

Mondi Voga, ish-shoferi Arjan Ndojës, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij në fshatin Krastë. Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve. “Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. […]

The post Të shtënat me armë drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, reagon policia appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur drejt një lokali në Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 Qershor). Ngjarja ka ndodhur reth orës 01:10 dhe pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, teksa plumbat kanë prekur ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

The post Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë […]

The post Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Dy viktima pas të shtënave me armë në Filadelfia

SHBA- Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë të raportuara në Filadelfia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Fairmount Park në Filadelfia. Viktimat u raportua se ishin adoleshentë.

 

BREAKING UPDATE: At least 2 dead, 8 injured after mass shooting at Fairmount Park in Philadelphia, Pennsylvania. – local media

pic.twitter.com/bjfxxqh0hZ

— AZ Intel (@AZ_Intel_) May 27, 2025

Të shtënat me armë afër rrugës “B”, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjuajtjen me armë afër rrugës “B” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i tha Telegrafit se mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Bardhyl Qaushi” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me  gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar”, tha ai.

Borovci tutje shtoi se Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq, në një përgjigje për Telegrafin nga Zyra për informim e Prokurorisë bën të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas tyre, deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se në rrugën B është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigje. /Telegrafi/

 

The post Të shtënat me armë afër rrugës “B”, Policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT

Një konflikt mes dy shtetasve është regjistruar sot në ambientet pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është ngritur QV 0871, Fushë-Milot. Personat e përfshirë në përplasje janë identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur fillimisht brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit në formën e një debati […]

The post Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot. Mësohet se dy personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.

Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjale dhe ke përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a2cnn/

The post Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Esat Gjura, babai i kandidatit të PS u la i lirë edhe pasi qëlloi me armë

Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, oficer policie dhe babai i kandidatit të PS, në një ngjarje me armë, janë publikuar pamje të autorit i cili qëlloi dy herë në ajër. Megjithëse u raportua se ishte arrestuar, sot është parë i lirë duke pirë kafe te lokali i vëllait të tij, vend që, sipas […]

The post VIDEO/ Esat Gjura, babai i kandidatit të PS u la i lirë edhe pasi qëlloi me armë appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Laç. Si pasojë e të shtënave dyshohet se kanë mbetur tre persona të plagosur.

Megjithatë ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për të plagosur appeared first on Lapsi.al.

❌