❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj

6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti.Instituti i stattistikave ka publikuar raportin i cili konfirmon se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e numrit të turistëve është me gati 4% ose mbi 225 mijë vizitorë më tepër.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është  mbi 1.8 milionë udhëtarë. Këto shifra konfirmojnë se turizmi edhe për këtë vit do mbetet një motor i fuqishëm për ecurinë ekonomike dhe punësimin në vend.

Turistët vijnë kryesisht nga rajoni i Evropës  në rreth 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.

Por kryesojnë  turistet nga shtete të Evropës jugore ku përmendim Italianët,Spanjollët dhe Francezët.Kjo konfirmon se Shqipëria mbetet kryesisht një destinacion rajonal dhe mesdhetar, por nuk mungojnë edhe turistë nga tregje të  largëta  si Amerika, Azia apo  Afrika që edhe pse po japin një kontribut modest,mbeten  në rritje.

Nga të dhënat e Instat konstatohet se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit në korrrik . Jannë mbi 783 mijë shtetas shqiptarë që  numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë gjatë këtij viti

Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

INSTAT – NĂ« korrik mbi 1.82 mln tĂ« huaj hynĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, hyrjet pĂ«r biznes u rritĂ«n 15.6%

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ GjatĂ« muajit korrik 2025, mbi 1,82 milionĂ« shtetas tĂ« huaj kanĂ« hyrĂ« nĂ« vendin tonĂ« me njĂ« rritje me 0,4%, duke treguar vijimĂ«sinĂ« e interesit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« si destinacion turistik.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjet e shtetasve, ku evidenton se, në Korrik 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj janë nga kontinenti Evropian.

INSTAT raporton se në 99% të rasteve, hyrjet e shtetasve të huaj kanë qenë për pushime dhe turizëm, me një rritje prej 0,2% krahasuar me Korrik 2024. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rritje domethënëse prej 15,6%, duke reflektuar rritjen e interesit për Shqipërinë edhe në aspektin ekonomik.

Ky trend konfirmon potencialin në rritje të Shqipërisë si një vend me rëndësi në hartën turistike dhe ekonomike të rajonit. Autoritetet po theksojnë rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të kësaj rritjeje për të garantuar një përvojë pozitive për vizitorët dhe përfitime afatgjata për vendin.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Korrik 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë janë regjistruar 2.663.010 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 1,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Daljet nga territori rezultojnë të kenë qenë 2.576.342, me një rritje më të lartë prej 9,6% krahasuar me Korrik 2024, duke reflektuar një dinamikë të shtuar të qarkullimit ndërkombëtar.

INSTAT raporton se, 782.849 shtetas shqiptarë kanë dalë nga territori shqiptar (rritje me 11,1%), dhe 1.793.493 shtetas të huaj kanë dalë nga vendi (rritje me 9,0%).

/e.xh//a.f/

The post INSTAT – NĂ« korrik mbi 1.82 mln tĂ« huaj hynĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, hyrjet pĂ«r biznes u rritĂ«n 15.6% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar

Deputetja e PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku, Ă«shtĂ« shprehur se emigracioni masiv Ă«shtĂ« kthyer nĂ« “dramĂ«n e vĂ«rtetĂ«â€ tĂ« ekonomisĂ« shqiptare, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt tek konsumi, shpenzimet dhe punĂ«simi. NĂ« njĂ« video tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale, Tabaku u ndal te tĂ« dhĂ«nat e fundit tĂ« INSTAT, sipas tĂ« cilave punĂ«simi i personave mbi 64 vjeç [
]

The post Tabaku: Emigracioni po varfëron shtresën e mesme, sistemi ekonomik duhet ndryshuar appeared first on BoldNews.al.

Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve

Personat nĂ« pension janĂ« duke u angazhuar gjithnjë  mĂ« shumĂ« nĂ« tregun e punĂ«s dike plotĂ«suar hendekun qĂ« po lĂ«nĂ« tĂ« rinjtĂ« e ikur nĂ« emigracion. TĂ« dhĂ«nat e INSTAT tregojnĂ« se nga viti nĂ« vit grup-mosha mbi 65  po rrit pjesĂ«marrjen nĂ« tregun e punĂ«s dhe shkallĂ«n e punĂ«simit. NĂ« vitin 2024, shkalla e [
]

The post Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve appeared first on BoldNews.al.

Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ ShkĂ«mbimet tregtare me vendet e BE-sĂ« pĂ«r shtatĂ«mujorin e kĂ«tij viti, zĂ«nĂ« 56,7 % tĂ« gjithĂ« tregtisĂ«.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme në periudhën janar-korrik 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së përbënë 51,8 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë janë: Italia me 26,9 %, Kina me 9,3 %, Greqia me 7,6 % dhe Turqia me 7,1 %.

Përtej BE-së, gjatë kësaj periudhe u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Kosovës me 72,5%, ndërsa importet nga Turqia dhe Kina vijojnë të rriten.

INSTAT bĂ«n tĂ« ditur se, nĂ« shtatĂ«mujorin janar–korrik 2025, eksportet totale arritĂ«n 239 miliardĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa importet 515 miliardĂ« lekĂ«, duke sjellĂ« njĂ« ulje tĂ« deficitit tregtar me gati 6 pĂ«r qind.

Tregtia e jashtme mbetet një nga indikatorët kyç të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të Shqipërisë.

/a.f/

The post Eksportet drejt BE-së zënë 67,3 % të totali, Italia partner kryeson appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, INSTAT pĂ«rllogarit si eksporte mallrat qĂ« kalojnĂ« transit pĂ«r nĂ« KosovĂ«.

Berisha e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si njĂ« mashtrim publik. “Mashtrimi publik pĂ«rbĂ«n krim nĂ« ligjet e vendit dhe nĂ« ligjet e çdo shteti, Ă«shtĂ« angazhuar me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetĂ«m ai, i kanĂ« lejuar vetes tĂ« mashtrojnĂ«, tĂ« gĂ«njejnĂ«, t’u paraqesin shqiptarĂ«ve njĂ« realitet tĂ« kundĂ«rt nga ai qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« raport me njĂ« sektor jetik tĂ« ekonomisĂ« siç janĂ« eksportet”, tha Berisha nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Eksportet, pĂ«r shkak tĂ« narkoeuros, shkaku madhor dhe mĂ« pĂ«rcaktues Ă«shtĂ« fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerĂ«, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete tĂ« tjera i karteleve tĂ« drogĂ«s qĂ« hyjnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, theksoi kreu i PD.

Sipas tij, “ky fluks ka rrĂ«zuar pĂ«rtokĂ« euron nĂ« ShqipĂ«ri. Ky fluks ka zhvlerĂ«suar euron nĂ« raportin me vitin 2014, 35 pĂ«rqind. Ky fluks, ndĂ«rmarrjet qĂ« punojnĂ« me euro dhe qĂ« janĂ« qĂ« tĂ« gjitha ndĂ«rmarrjet e eksportit, i ka goditur nĂ« mĂ«nyrĂ« fatale”.

Berisha shtoi se, â€œĂ«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje eksporti, pĂ«r tĂ« mos thĂ«nĂ« e pamundur, me njĂ« fitim 30 apo 35 pĂ«rqind”.

Kjo, sipas tij, ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

“Ka pasur raste nga njĂ« vit nĂ« vitin tjetĂ«r tĂ« zbresĂ« nĂ« 32 pĂ«rqind. Kjo zbritje vazhdon”, tha ai.

Berisha theksoi se “Instituti i Statistikave ka fshehur kĂ«tĂ« dramĂ« tĂ« madhe tĂ« ekonomisĂ« shqiptare, tĂ« shkaktuar nga narkoeuro”.

“Falimentimi i qindra dhe mijĂ«ra sipĂ«rmarrjeve tĂ« eksportit do tĂ« thotĂ« humbja e dhjetĂ«ra mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s”, shtoi kreu i PD.

Kjo rĂ«nie dramatike, u shpreh ai, “ka sjellĂ« shpunĂ«simin dramatik tĂ« shqiptarĂ«ve dhe largimin nga ShqipĂ«ria”.

Berisha u shpreh se ekspertët quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, shtoi ai, “importet e KosovĂ«s, naftĂ« nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, por edhe importe tĂ« tjera, tĂ« cilat shkarkohen nĂ« DurrĂ«s pĂ«r t’u transportuar me korridorin rrugor drejt KosovĂ«s, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshĂ«m, i shpall ri-eksporte”.

“NĂ« botĂ«, kjo Ă«shtĂ« e para herĂ« qĂ« dĂ«gjohet. DomethĂ«nĂ« rritet importet nĂ« KosovĂ«, ato shndĂ«rrohen nĂ« eksporte pĂ«r ShqipĂ«ri”, tha berisha.

Berisha u shpreh se “kjo Ă«shtĂ« identike me skemĂ«n e turistĂ«ve tĂ« Rinasit. VijnĂ« nga rajoni pĂ«r tĂ« marrĂ« linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe kĂ«ta Edi Rama i regjistron turistĂ«, paçka se ata maksimumi mund tĂ« pinĂ« njĂ« kafe diku nĂ« aeroport apo jashtĂ« tij dhe as nuk flenĂ« dhe as shpenzojnĂ« asgjĂ«, thjesht shkojnĂ« nĂ« destinacionet qĂ« u garantojnĂ« linjat e lira ajrore”.

Berisha shtoi se, “statistikat e INSTAT-it janĂ« statistika qĂ« nĂ« mirĂ«besim citohen nga EUROSTAT-i”.

Berisha nĂ«nvizoi se, “me kĂ«tĂ« akt, Edi Rama kĂ«rkon tĂ« mbulojĂ« me çdo kusht instalimin e narkoekonomisĂ« nĂ« narkoshtetin e parĂ« dhe tĂ« vetĂ«m nĂ« EuropĂ«. Narkoekonomia nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« dramatik i narkoshtetit. ËshtĂ« pikĂ«risht narkoekonomia, ajo qĂ« ka sjellĂ« rĂ«nie progresive tĂ« pandalshme nĂ« 3 vitet e fundit tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m industrial, tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m bujqĂ«sor dhe nĂ« veçanti tĂ« eksporteve tĂ« vendit”.

“Ekonomia shqiptare bazohet kryekĂ«put nĂ« narkondĂ«rtimin, i cili Ă«shtĂ« tre herĂ« mĂ« i lartĂ« nĂ« tregues se sa mesatarja e ndĂ«rtimit nĂ« BE dhe Ă«shtĂ« me distancĂ« mĂ« i larti nĂ« EuropĂ«â€, tha mĂ« tej Berisha.

Pra, shtoi ai, “tĂ« mashtrosh me eksportet, tĂ« cilat po t’u zbresĂ«sh importet e KosovĂ«s, qĂ« Edi Rama me ministrin e tij tĂ« financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte tĂ« ShqipĂ«risë Ri-eksporti Ă«shtĂ« kategori krejt tjetĂ«r. Ai Ă«shtĂ« transit. Shkarkohet nĂ« Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote nĂ« PrishtinĂ«. Ky Ă«shtĂ« njĂ« akt i paprecedent”.

/gj.m//a.f/

 

The post Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret. Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit. Ai tha se [
]

The post Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi i INSTAT me shifrat e eksporteve/ Berisha: Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se qeveria shqiptare po manipulon rëndë opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare përmes shtrembërimit të të dhënave ekonomike dhe statistikave zyrtare.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r media , Berisha denoncoi atĂ« qĂ« ai e cilĂ«son si “mashtrimin mĂ« banal dhe mĂ« primitiv” tĂ« qeverisĂ«, duke theksuar se eksportet e raportuara nga ShqipĂ«ria drejt KosovĂ«s nuk janĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse mallra nĂ« tranzit, qĂ« kalojnĂ« pĂ«rmes territorit shqiptar pa sjellĂ« vlerĂ« reale ekonomike.

Ai solli si shembull importimin e naftës nga Kosova nëpërmjet Portit të Durrësit dhe transportimin e saj me autobote në Kosovë, një praktikë që, sipas tij, qeveria e Edi Ramës e llogarit në mënyrë të rreme si eksport shqiptar.

Pjesë nga deklarata:

Nuk ka mashtrim më banal, më primitiv.
Shkarkon Kosova naftë në Durrës me cisterna për ta transportuar me autobote në Kosovë, ky quhet eksport i Shqipërisë në Kosovë. Ky transit.
Identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore.
Shikoni me çfarë zyrtarësh kemi të bëjmë, të shpëlarë nga çdo karakter, qoftë profesional, intelektual, zyrtar, se si mashtrojnë popullin e vet.
Se si mashtrojnë botën.
Mos harroni se statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i.
Me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Narkoekonomia në Shqipëri është zhvillimi më dramatik i narkoshtetit.
ËshtĂ« pikĂ«risht narkoekonomia, ajo qĂ« ka sjellĂ« rĂ«nie progresive tĂ« pandalshme nĂ« 3 vitet e fundit tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m industrial, tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m bujqĂ«sor dhe nĂ« veçanti tĂ« eksporteve tĂ« vendit.
Ekonomia shqiptare bazohet kryekëput në narkondërtimin, i cili është tre herë më i lartë në tregues se sa mesatarja e ndërtimit në BE dhe është me distancë më i larti në Europë.
Pra, tĂ« mashtrosh me eksportet, tĂ« cilat po t’u zbresĂ«sh importet e KosovĂ«s, qĂ« Edi Rama me ministrin e tij tĂ« financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte tĂ« ShqipĂ«risë 
Ri-eksporti është kategori krejt tjetër. Ai është transit. Shkarkohet në Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote në Prishtinë.
Ky është një akt i paprecedent.

Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret.

Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit.

Ai tha se kjo shumë është 30 herë më e madhe se pensioni mesatar në Shqipëri, i cili sipas të dhënave të INSTAT, arrin vetëm në 1.6 milionë lekë në vit.

“Edi Rama caktoi pĂ«r veten njĂ« pension 30 herĂ« mĂ« tĂ« madh se mesatarja e pensioneve nĂ« ShqipĂ«ri. Ky Ă«shtĂ« vendim i paprecedent, i denjĂ« vetĂ«m pĂ«r diktatorĂ« tĂ« rrallĂ«â€, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, lideri i opozitës theksoi se edhe presidenti i vendit ka një pension më të ulët, prej 3.5 milionë lekësh në muaj.

Ai akuzoi Ramën se në vend që të merrej me problemet e qytetarëve gjatë krizës së zjarreve, ishte i përqendruar tek interesat e tij personale.

Berisha: Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.

Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.

Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.

The post Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Turizmi me rritje të fortë në qershor, INSTAT: Vizitorët dhe netqëndrimet rriten me mbi 37%

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Turizmi nĂ« vendin tonĂ« ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« ndjeshme nĂ« muajin qershor 2025, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga INSTAT, duke reflektuar njĂ« sezon tĂ« suksesshĂ«m edhe pĂ«r strukturat akomoduese nĂ« vend.

Hotelet raportuan për këtë periudhë rritje të fluksit të turistëve dhe netëqendrimeve të tyre, ku kryesojnë vizitorët nga Kosova me 19% dhe Italia me 13%.

Sipas raportit të INSTAT mbi strukturat akomoduese për muajin qershor, numri i përgjithshëm i vizitorëve shënoi rritje me 37,2% krahasuar me qershorin e kaluar. Nga të cilët numri i vizitorëve jo-rezidentë (të huajt) shënuan rritje me 37,4% dhe i vizitorëve rezidentë (shqiptarë) u rritën me 36,7%.

Netqëndrimet e vizitorëve në strukturat akomoduese një tjetër tregues i rëndësishëm për aktivitetin turistik, u rritën me 38,2% në total. Ku numri i vizitorëve jo-rezidentët u rrit me 38,3% dhe i rezidentëve me 38,0%.

INSTAT bën të ditur se, zonat bregdetare kanë patur rritjen më të madhe të vizitorëve të huaj, me një rritje prej 42,4%, ndërsa hotelet dhe akomodimet e ngjashme shënuan rritje me 35%.

Në totalin e vizitorëve të huaj sipas vendeve të origjinës: Kosova kryeson me 19% të të gjithë vizitorëve të huaj; Italia me 13%; Polonia me 10%; Gjermania me 8%; Franca me 6% dhe 44% e vizitorëve vijnë nga vende të tjera të botës.

Sipas INSTAT, norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39,5%, krahasuar me 35,9% në të njëjtën periudhë të vitit 2024, një tregues i qartë i përmirësimit të performancës në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

Këto të dhëna konfirmojnë trendin në rritje të turizmit hyrës në Shqipëri, veçanërisht nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës, duke e pozicionuar vendin si një destinacion gjithnjë e më të preferuar për pushuesit.

/r.e/

The post Turizmi me rritje të fortë në qershor, INSTAT: Vizitorët dhe netqëndrimet rriten me mbi 37% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizmi me rritje të fortë në qershor, INSTAT: Vizitorët dhe netqëndrimet rriten me mbi 37%

Turizmi në vendin tonë ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajin qershor 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke reflektuar një sezon të suksesshëm edhe për strukturat akomoduese në vend.

Hotelet raportuan për këtë periudhë rritje të fluksit të turistëve dhe netëqendrimeve të tyre, ku kryesojnë vizitorët nga Kosova me 19% dhe Italia me 13%.

Sipas raportit të INSTAT mbi strukturat akomoduese për muajin qershor, numri i përgjithshëm i vizitorëve shënoi rritje me 37,2% krahasuar me qershorin e kaluar. Nga të cilët numri i vizitorëve jo-rezidentë (të huajt) shënuan rritje me 37,4% dhe i vizitorëve rezidentë (shqiptarë) u rritën me 36,7%.

Netqëndrimet e vizitorëve në strukturat akomoduese një tjetër tregues i rëndësishëm për aktivitetin turistik, u rritën me 38,2% në total. Ku numri i vizitorëve jo-rezidentët u rrit me 38,3% dhe i rezidentëve me 38,0%.

INSTAT bën të ditur se, zonat bregdetare kanë patur rritjen më të madhe të vizitorëve të huaj, me një rritje prej 42,4%, ndërsa hotelet dhe akomodimet e ngjashme shënuan rritje me 35%.

Në totalin e vizitorëve të huaj sipas vendeve të origjinës: Kosova kryeson me 19% të të gjithë vizitorëve të huaj; Italia me 13%; Polonia me 10%; Gjermania me 8%; Franca me 6% dhe 44% e vizitorëve vijnë nga vende të tjera të botës.

Sipas INSTAT, norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 39,5%, krahasuar me 35,9% në të njëjtën periudhë të vitit 2024, një tregues i qartë i përmirësimit të performancës në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

Këto të dhëna konfirmojnë trendin në rritje të turizmit hyrës në Shqipëri, veçanërisht nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës, duke e pozicionuar vendin si një destinacion gjithnjë e më të preferuar për pushuesit./atsh/KultPlus.com

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 239 miliardë lekë, ulet deficiti tregtar vjetor

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Eksportet e mallrave gjatĂ« shtatĂ«mujorit tĂ« kĂ«tij viti arritĂ«n vlerĂ«n 239 miliardĂ« lekĂ«, me njĂ« rritje prej 2,6% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar. NdĂ«rkohĂ« importet e mallrave u ulĂ«n nĂ« 515 miliardĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie prej 2,1% me bazĂ« vjetore

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për periudhën janar-korrik, ku njofton se deficiti tregtar për këtë periudhë ishte 276 miliardë lekë, me një ulje prej 5,8% krahasuar me 2024.

Sipas raportit të INSTAT, në muajin korrik 2025, eksportet e mallrave arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5,7% krahasuar me korrikun e vitit 2024, por një ulje me 0,5% krahasuar me muajin qershor 2025.

Nga ana tjetër, importet arritën në 83 miliardë lekë, duke pësuar një ulje vjetore prej 2,4%, por një rritje mujore prej 9,1%. Si rezultat, deficiti tregtar i muajit korrik u llogarit në 48 miliardë lekë, 7,5% më i ulët se një vit më parë, por 17,3% më i lartë krahasuar me qershorin.

SektorĂ«t qĂ« ndikuan nĂ« rritjen e eksporteve nĂ« korrik ishin: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” me 12,8 pikĂ« pĂ«rqindje; “Makineri dhe pajisje” me 1,2 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0,8 pikĂ« pĂ«rqindje.

NdĂ«rsa rĂ«nie e eksporteve u vu re nĂ« kategoritĂ« “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me 8,0 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 1,3 pikĂ« pĂ«rqindje.

Sa i takon importeve, u shĂ«nua ulje nĂ« grupet: “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” (-2,0 pikĂ« pĂ«rqindje), “Makineri dhe pajisje” (-1,7 pikĂ« pĂ«rqindje), ndĂ«rsa kontribuan pozitivisht grupet: “Ushqime, pije, duhan” (+0,9 pikĂ« pĂ«rqindje) dhe “Minerale dhe energji” (+0,7 pikĂ« pĂ«rqindje).

Tregtia e jashtme në muajin korrik reflekton një përmirësim të pozicionit tregtar të vendit në raport me një vit më parë dhe ritmet e rritjes i adresohen kryesisht sektorëve të industrisë.

/e.xh//r.e/

The post INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 239 miliardë lekë, ulet deficiti tregtar vjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Shtesë natyrore pozitive e popullsisë, 48 lindje më shumë sesa vdekje

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ GjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit, shtesa natyrore e popullsisĂ« rezultoi pozitive, me 48 lindje mĂ« shumĂ« sesa vdekje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në këtë periudhë u regjistruan gjithsej 4982 lindje, duke shënuar një rënie prej 7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu, numri i vdekjeve arriti në 4934, me një rënie prej 3,7%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Në nivel qarku, vetëm katër qarqe regjistruan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa tetë të tjerat kanë shtesë natyrore negative, duke treguar një shpërndarje të pabarabartë të dinamikës demografike në vend.

Qarku i Tiranës shënoi shtesën natyrore më të lartë, me 691 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa Korça është qarku me bilancin më negativ, ku u regjistruan 226 vdekje më shumë sesa lindje.

Lidhur me lindjet, vetëm një qark shënoi rritje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërkohë që njëmbëdhjetë qarqet e tjera shënuan rënie.

Tirana ka numrin më të lartë të lindjeve, me 1982 foshnja të lindura, ndërsa Gjirokastra qëndron në fund të listës me vetëm 74 lindje.

Kukësi është i vetmi qark që ka regjistruar rritje të lindjeve, me një përmirësim prej 6,5%, ndërsa Korça ka pësuar rënien më të madhe në përqindje, me një ulje të ndjeshme prej 26%.

Sa i përket vdekjeve, Kukësi është qarku me numrin më të ulët, me 119 vdekje, ndërkohë që Tirana ka numrin më të lartë me 1291 vdekje të regjistruara.

Gjirokastra shënoi rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, me 19,1% më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa qarku i vetëm ku është shënuar rritje e vdekjeve ka qenë Berati, me një rritje prej 4,6%. /j.p/

1 nga 2

 

The post INSTAT: Shtesë natyrore pozitive e popullsisë, 48 lindje më shumë sesa vdekje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Gjysma e shqiptarëve zotërojnë makinë, mbi 1 mln automjete në qarkullim

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to, autoveturat përbëjnë 81% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, me nga 5,9% secili. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar për herë të parë 27 mijë mjete, nga të cilat 81% ishin autovetura.

Source

Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur

✇Albeu
By: V K

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jete, kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.

Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve, shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.

Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri, tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.

NĂ« kategorinĂ« “Pa leje drejtimi”, nĂ« vitin 2024 u regjistruan 99 tĂ« plagosur, njĂ« rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 tĂ« plagosur).

Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18-vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur.

Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

PĂ«r grup-moshat me 3–6 vjet pĂ«rvojĂ« drejtimi, shifrat janĂ« disi mĂ« tĂ« stabilizuara, nga 236 tĂ« plagosur nĂ« 2023, nĂ« 300 nĂ« 2024, ndĂ«rsa viktimat ranĂ« nga 25 nĂ« 18.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, drejtuesit me 6–9 vjet pĂ«rvojĂ« drejtimi shkaktuan 326 tĂ« plagosur nĂ« 2024, njĂ« rritje krahasuar me 277 nĂ« 2023, por me njĂ« ulje tĂ« viktimave nga 34 nĂ« 24.

Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve, sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ Monitor

 

The post Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur appeared first on Albeu.com.

Mbi 1 milion mjete rrugore në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ NĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti, numri i mjeteve rrugore nĂ« qarkullim arriti nĂ« 1.002.582.

Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj shifre me 80,8%, ndërsa mjetet për transport të përzier dhe motorët zënë nga 5,9% secili.

Qarku i Tiranës mban peshën më të madhe me 34,8% të mjeteve në qarkullim, i ndjekur nga Durrësi me 13,6%.

Ndërkohë, qarku i Gjirokastrës dhe ai i Kukësit regjistrojnë përqindjen më të ulët të mjeteve në qarkullim, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.976 mjete, nga të cilat 80,9% ishin autovetura.

Edhe për regjistrimet e reja, Tirana zë vendin e parë me 44,2% të totalit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve rrugore është rritur me 9,6%, ndërsa regjistrimet e reja kanë pësuar një rënie prej 7,3%.

Sa i pĂ«rket markave mĂ« tĂ« preferuara pĂ«r regjistrimet e para, “Volkswagen” mban vendin e parĂ« me 20,1%, e ndjekur nga “Mercedes Benz” me 15,8%.

/r.e/

The post Mbi 1 milion mjete rrugore në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Oferta turistike e Shqipërisë, do orientohet drejt vizitorëve elitarë/ 6.7 miliardë nga turizmi deri në 2030

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025-2030, që është dokumenti bazë për orientimin de zhvillimin e sektorit në 5 vitet e ardhshme parashikon që vendi të ketë mbi 477 mijë shtretër deri në 2030 me një rritje prej 76%.

Po ashtu qeveria parashikon që kontributi i dhënë në punësim nga ky sektor të jetë i konsiderueshëm .Planifikohet që  deri në vitin 2030 nga sektorët dhe nën sektorët e shërbimeve të punësohen mbi 73 mijë në 2030 përkundër 42 mijë punonjësve që ishin në turizëm në 2023.

Strategjia e turizmit përfshin masa stimuluese për më shumë investime, lehtësi në taksa, por edhe një fokus të  theksuar ndaj informalitetit në sektor, ndërsa të ardhurat nga taksa e fjetjes pritet të arrijë në 70.5 mln euro deri në 2030.

Strategjia Kombëtare e Turizmit projekton gjithashtu krijimin, dhe konsolidimin e produkteve turistike duke e ndarë vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni qendror, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.

Në pjesën e parë të vitit sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka pritur mbi 4.7 milionë turistë të huaj, një rritje me gati 4.8% se kundrejt periudhës janar-qershor të vitit të shkuar.

Vizitorët nga Europa mbajnë edhe peshën kryesore me numrin më të lartë të hyrjeve në vend, teksa vërehet edhe një rritje e turistëve nga Amerika, Azia Lindore e Jugore si dhe turistëve nga Lindja e Mesme.

/abcnews.al/

INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s janar – qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore Ă«shtĂ« ulur me 17,1%, krahasuar kjo me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin qershor 2025, numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilat 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë ose të plagosur). Ndërkohë që për këtë muaj, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së martë me 6,5%.

Sipas INSTAT, numri mĂ« i lartĂ« i aksidenteve rrugore ka ndodhur pĂ«rgjatĂ« harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zĂ«nĂ« 22,4% tĂ« numrit tĂ« aksidenteve rrugore gjithsej.

/r.e/

The post INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertĂ«n tradicionale tĂ« akomodimit nĂ« DurrĂ«s

NĂ« zonat turistike tĂ« DurrĂ«sit, njĂ« model i ri akomodimi po ndryshon ekuilibrat e sezonit veror. Rritja e prenotimeve nĂ« sistemin “bed and breakfast” (B&B) ka shtyrĂ« shumĂ« familje dhe biznese tĂ« vogla qĂ« japin dhoma apo apartamente me qira drejt njĂ« modeli fleksibĂ«l dhe mĂ« fitimprurĂ«s, por edhe mĂ« tĂ« lodhshĂ«m. NĂ« vend tĂ« [
]

The post Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertĂ«n tradicionale tĂ« akomodimit nĂ« DurrĂ«s appeared first on Reporter.al.

Më shumë turistë në qershor/ INSTAT: Mbi 1.3 milionë vizitorë, rritje me 7 për qind

Mbi 1.3 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në vend vetëm gjatë qershorit, duke u rritur me mbi 7% në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, për pjesën e parë të vitit sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka pritur mbi 4.7 milionë turistë të huaj, një rritje me gati 4.8% se kundrejt periudhës janar-qershor të vitit të shkuar.

Vizitorët nga Europa mbajnë edhe peshën kryesore me numrin më të lartë të hyrjeve në vend, teksa vërehet edhe një rritje e turistëve nga Amerika, Azia Lindore e Jugore si dhe turistëve nga Lindja e Mesme.

Paralelisht, statistikat e INSTAT tregojnë edhe një rritje të shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit gjatë qershorit. Muajin e kaluar, daljet e Shqiptarëve jashtë kryesisht për pushime arritën në mbi 710 mijë, mbi 10% më shumë se qershori i vitit të kaluar.

Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.

/abcnews.al/

❌