Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 27 janë shuar, pesë janë aktive dhe dy po mbahen në monitorim.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vatrat aktive
NĂ« fshatin TĂ«rnovĂ«, njĂ«sia administrative Zerqan, bashkia BulqizĂ«, ka vijuar puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« kurorĂ« me pyje tĂ« dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbĂ«shtetja me ndĂ«rhyrje nga ajri, janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll disa vatra. Problematike ngelet njĂ« vatĂ«r nĂ« vendin e quajtur âMaja e ShkĂ«mbitâ dhe tjetra nĂ« drejtim tĂ« fshatit ValikardhĂ« dhe Peladhi. NĂ« operacion gjatĂ« ditĂ«s u angazhuan 8 efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« BulqizĂ«, 8 forca bashkiake dhe 8 forca tĂ« ShĂ«rbimi Pyjor. NĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i ForcĂ«s Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe mĂ« sĂ« shumti brenda perimetrit tĂ« pĂ«rshkuar ditĂ« mĂ« parĂ«, shkruan TCh.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.
Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.
Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.
NĂ« vendin e quajtur âTeqeja e Dushkutâ, njĂ«sia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon tĂ« jetĂ« aktive. GjatĂ« ditĂ«s nĂ« zonĂ« u angazhuan 2 automjete zjarrfikĂ«se me 10 efektivĂ« nga MZSH Gramsh, 2 fadroma tĂ« bashkisĂ« me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarĂ«. Ka patur vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shuarjen e zjarrit pĂ«r shkak tĂ« shtresave tĂ« humusit. DitĂ«n e sotme raportohet se vatra e zjarrit Ă«shtĂ« drejt izolimit.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë nga MZSH Mirditë, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, 6 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 AdZM, 4 Shërbimi Pyjor dhe 4 forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.
Vatrat e shuara
* Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat)
* Xeth (Blerim, Fushë Arrëz)
* DurishtĂ« (PetrelĂ«), FerrajâZall HerrâBrarĂ«âPriskĂ« e VogĂ«l (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), VilĂ«-Ballaj (RrogozhinĂ«)
* Kalanjas (Skrapar)
Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve. /tch/
The post â34 vatra zjarri nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« ShqipĂ«ri, i vjen ndihmĂ« nga Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Telegrafi.