Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Potencial i madh kriminal”/ Avokati për deklaratat e Metës: Përmendi dëshmitarët me emra që këtu nis intimidimi!

Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News ka komentuar deklaratat e fundit të Ilir Metës se nuk ka asnjë rrezik për të intimiduar dëshmitarët.

Avokati tha se gjykata ka vendosur dhe arsyetuar shumë mirë që masa e arrestit i përgjigjet faktit penal.

Akuzohet për tre rate korrupsioni, dy prej të cilave në bashkëpunim. Pra gjykata ka marrë parasysh se mund të intimidohen…Që nga momenti që i ka përmendur me emra, që nga këtu nis intimidimi. Por gjykata ka thënë qartë që qëndrimet e tyre para prokurorisë nën intimidim, mund të ndryshojnë para gjykatës. Kemi raste jo të vogla të situata të tilla pra njerëzit tjetër kanë dëshmuar në polici dhe prokurori dhe më pas kanë ndryshuar qëndrimin e tyre para gjykatës”, ka thënë ai.

Gjithashtu nënvizoi se që në momentin që përmend dëshmitarët me emra, që nga kjo nis edhe intimidimi tha më tej avokati.

“Metën e marrim me të qeshur por ka potencial kriminal dhe ka mbledhur para e pushtet. Politikën e ka përdorur për të grumbulluar një pasuri të çmendur”, tha mes të tjerash ai, duke shtuar: “Zotëria është kërcënues profesionist, kërcënoi kur ishte president, kërcënoi edhe SHBA, mori një përgjigje edhe nga ambasadorja amerikane e kohës, pra e ka mjet të tij kërcënimin.

/abcnews.al/

Meta: S’kam kë intimidoj, 5 nga 6 dëshmitarët s’janë më pjesë e Partisë së Lirisë

Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Posaçme për mbajtjen e tij në qeli, nuk është pritur mirë nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Me një audiomesazh nga burgu, Meta sqaron se nuk ka asnjë rrezik për të intimiduar dëshmitarët, sepse përveç Petrit Vasilit, 5 të tjerët as nuk janë më anëtarë të partisë së tij, nga Endrit Braimllari, Eriol Braimllari, Luan Rama, ish kryefinancierja Elena Gaçe dhe ish financierja Mirela Merko.

“Ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës. “, thotë Meta.

Sa i përket rrezikimit te prishjes se provave, Meta është i bindur se nuk ka asnjë prove ndaj tij, por fillimisht pala mbrojtëse do të ruajë konfidencialitetin.

“Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.”, thotë ai.

Megjithatë, Presidenti i Partisë së Lirisë për këtë vendim nuk i kurseu akuzat për gjyqtarin dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Për Metën, më i interesuari për të mos u liruar ai, është Edi Rama.

Vllaznia, fitore dhe revansh/ Nis sezoni i ri Superiores, shkodranët mundën 2-0 Egnatian

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore mori jetë nga Shkodra, ku Vllaznia u nis me një fitore me shije revanshi ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.

Dy skuadrat u takuan pas finales së edicionit të shkuar, por këtë herë më të mirën morën shkodranët që imponuan shifrat 2-0.

Gurishta në minutën e 19-të shënoi golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë, ndërsa vendosi edhe fatin e pjesës së parë.

Përpara pushimit, trajneri Martini la pankinën me karton të kuq, ndërsa Bekim Balaj gaboi një 11-metërsh që mund të vriste përpara kohe sfidën.

Gjithsesi, shumë shpejt pas pushimit, vendasit dyfishuan shifrat me golin e dytë që mban firmën e Bajramit.

Sfida për Egnatian u bë më e vështirë pas kartonit të kuq të Votlai në minutën e 56-të.

Me forca më të shumta në fushë, Vllaznia ruajti deri në fund avantazhin e dyfishtë, duke marrë tri pikët e para në sezonin e ri, ku kërkon ta provojë sërish për titullin kampion.

Trump ultimatum Putin: Nëse nuk takohet me Zelenskyn brenda dy javësh, do të ketë pasoja!

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do t’i japë presidentit rus Vladimir Putin “dy javë” kohë, duke shtyrë edhe më tej afatin për masa të mundshme ndaj Moskës. Trump ka kërkuar që Putin të takohet me homologun ukrainas, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur nga CNN nëse ekziston mundësia që të mos ndërmarrë asnjë veprim nëse Putin nuk pranon takimin, Trump u përgjigj: “Do të shohim. Do të shoh se kush ka fajin.”

Trump theksoi se për dy javë do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë, duke përsëritur afatin që ka përmendur disa herë për të testuar gatishmërinë e Putinit për paqe.

Trump, i cili javën e kaluar u takua me Putinin në Alaskë dhe këtë javë priti presidentin Zelensky dhe liderë evropianë në Shtëpinë e Bardhë, ka lënë të kuptohet për një takim dypalësh, i cili mund të pasohet nga një takim trepalësh, ku ai vetë do të marrë pjesë.

Ai përsëriti disa herë afatin dyjavor: “Do të shohim çfarë do të ndodhë. Mendoj se për dy javë do ta kem të qartë në cilin drejtim do të shkoj. Dhe ata do ta kuptojnë këtë”.

Zelensky: Rusia po përpiqet të ndalojë takimin për paqe dhe të zgjasë luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po bën gjithçka që mundet për të ndaluar takimit me Vladimir Putinin, që synon  t’i japë fund luftës.

Sipas presidentit ukrainas qëllimi i Putinin është vetëm të fitojë kohë dhe jo të negociojë për t’i dhënë fund luftës.

Nga ana tjetër Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përpjekur t’i bashkojë të dy udhëheqësit, por në një deklaratë të dhënë më herët këtë të premte ai tha se marrëdhënia mes dy liderëve “është si vaji me uthullën dhe nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”. Pas një jave intensive diplomacie, në të cilën Trump takoi fillimisht Putinin në Alaska dhe më pas Zelenskyn me udhëheqësit evropianë në Uashington, presidenti amerikan tha se lufta në Ukrainë po rezultonte të ishte më e vështira që ai ishte përpjekur të ndalonte.

/abcnews.al/

VIDEO/ Makina përplaset me motorin në Ksamil, plagoset 29-vjeçari

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë të premte. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”.

Mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin turk, Demor Tunahan, 30 vjeç, i ka prerë rrugën një motorri që drejtohej nga Mario Selishta 29 vjeç, me origjinë nga Dibra.

29-vjeçari është transportuar në spitalin e Sarandës, ku i është dhënë ndihma paraprake.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës 29-vjeçari është i plagosur rëndë. Për rrjedhojë do të niset me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë.

/abcnews.al/

“Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon rivalin e saj “Apple”

“Google” po sfidon rivalin e saj “Apple “me një ofensivë të inteligjencës artificiale (IA) pak para lançimit të pritur të modeleve të reja “iPhone”.

Seria e re “Pixel 10” përmban veçori të IA-së si përkthimi i thirrjeve dhe një “trajner kamere” që ofron këshilla për kompozimin e fotove, bëri të ditur kompania të mërkurën në një njoftim për shtyp.

Në modelet më të shtrenjta “Pixel 10 Pro”, IA është e integruar drejtpërdrejt në kamera, duke krijuar detaje artificiale në nivele të larta zmadhimi.

“Google” planifikon gjithashtu të ofrojë rekomandime shëndetësore në orën inteligjente”Pixel 4″, nën markën “Fitbit” që ka blerë më parë.

“Apple” është përballur me vështirësi në fushën e IA-së, duke u detyruar të shtyjë për vitin e ardhshëm versionin e ri të asistentit Siri, i cili pritej të bëhej më i dobishëm në jetën e përditshme falë qasjes në të dhënat e përdoruesve.

Ndërkohë, “Google” po integron thellësisht softuerin e vet IA “Gemini” në pajisjet “Pixel” dhe në smartfonët e tjerë me sistemin operativ “Android”, të prodhuar gjithashtu nga vetë kompania.

Në vitet e fundit, “Apple” ka prezantuar veçori individuale të IA-së për fotot dhe përpunimin e tekstit.

Si një tjetër lëvizje kundër konkurrencës, “Google” ka shtuar një “kamerë telefoto” edhe në modelin bazë të “Pixel 10”, diçka që shpesh mungon në këtë kategori çmimi.

“Lufta”/ BE mbështet me 4 miliardë euro Ukrainën

Bashkimi Evropian ka ofruar një ndihmë të mëtejshme financiare me vlerë 4,05 miliardë euro – përpara Ditës së 34-të të Pavarësisë së Ukrainës.

“Solidariteti i BE-së me Ukrainën është i palëkundur”, shkroi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.

Shpërndarja e më shumë se 4 miliardë eurove tregon angazhimin e fortë të BE-së për rimëkëmbjen dhe të ardhmen e vendit. Komisioni tha se 3,05 miliardë euro vijnë nga Instrumenti i Ukrainës, një program për ndihmën – me vlerë deri në 50 miliardë euro për vitet 2024 deri në 2027. Përveç kësaj, 1 miliard euro sigurohen nga një kredi ndihme makro-financiare që është pjesë e një iniciative të G7 me një total prej rreth 45 miliardë eurosh.

Komisioni Evropian tha se zhbllokimi i fondeve ishte bërë i mundur edhe nga tërheqja e një ligji që do të kishte kufizuar pavarësinë e autoriteteve qendrore anti-korrupsion të Ukrainës.

VIDEO/ New York, autobusi përplaset me kamionin, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një autobus me turistë u përplas me një kamion në Pembroke në Nju Jork. Sipas CNN, më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë, ndodheshin në autobus

Ndërsa disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Turistët në autobus ishin kryesisht kinezë, filipinas dhe indianë.

Si pasojë e përplasjes së fortë disa pasagjerë u bllokuan në rrënoja.

Rescue efforts were underway along a highway in New York after a tour bus was involved in a crash Friday, New York Gov. Kathy Hochul announced. https://t.co/1kToTPMzSy pic.twitter.com/RDuXaX4n4n

— KFOX14 News (@KFOX14) August 22, 2025

VIDEO/ Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Shtetasi 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin  52 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 52-vjeçari dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ministri i Jashtëm holandez jep dorëheqjen, nuk gjeti mbështetje për sanksione shtesë për Izraelin

Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Feldkamp ka dhënë dorëheqjen të premten pas një takimi të dështuar të kabinetit mbi sanksionet e mundshme kundër Izraelit.

“Vërej se nuk jam në pozicion për të marrë masa të rëndësishme shtesë” për të ushtruar presion mbi Izraelin, tha ai. Në një deklaratë të enjten, Feldkamp tha se donte masa shtesë kundër Izraelit.

Ndërsa në korrik, ai i shpalli ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, “persona non grata” në Holandë.

Holanda është ndër vendet që nënshkruan një deklaratë të përbashkët të enjten duke e quajtur planin e ri të Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Zi buke në Gaza/ Arabia Saudite e shqetësuar për situatën humanitare pas raportit të OKB-së për urinë

Arabia Saudite tha se ishte jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën humanitare në Rripin e Gazës, pasi një raport i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi për herë të parë krizën e urisë në një zonë të territorit të shkatërruar nga lufta.

“Katastrofa humanitare që po përkeqësohet në Gazë është një rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së mekanizmave të parandalimit dhe llogaridhënies për krimet e përsëritura të pushtimit izraelit”, tha Ministria e Jashtme Saudite në një deklaratë.

Monarkia e pasur me naftë e quajti këtë katastrofë një stigmë për komunitetin botëror dhe bëri thirrje për një veprim të menjëhershëm ndërkombëtar për të ndryshuar situatën.

Në një raport të publikuar nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) tha se ka prova të arsyeshme se uria ka ndodhur në Guvernatoratin e Gazës, një rajon administrativ që përfshin Qytetin e Gazës, që nga 15 gushti.

Në një reagim, Autoriteti Palestinez (AP) me qendër në Bregun Perëndimor akuzoi Izraelin se po përdor urinë si armë kundër civilëve palestinezë.

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një marrëdhënie të re me Uashingtonin mbi tregtinë dhe sigurinë, deklaroi të premten kryeministri Mark Carney.

Në një konferencë për shtyp në Ottawa, pasi foli në telefon me presidentin e SHBA-së Donald Trump, Carney tha se tarifat për të gjitha produktet e mbuluara nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Shtetet e Bashkuara-Kanada-Meksikë (USMCA) do të eliminohen duke filluar nga 1 shtatori.

Kanadaja po i përgjigjet përjashtimeve të dhëna nga Uashingtoni për produktet kanadeze në fillim të gushtit. Ndërsa tarifat për makinat, çelikun dhe aluminin do të mbeten. Carney vuri në dukje se SHBA-të sqaruan së fundmi se nuk do të vendosnin tarifa për produktet kanadeze të mbuluara nga USMCA , të cilën ai e quajti një zhvillim pozitiv.

/abcnews.al/

Portugalia në betejë me zjarret prej disa ditësh, mbi 1600 zjarrfikës të angazhuar për të shuar flakët

Pavarësisht përmirësimit të situatës pas rënies së temperaturave, Portugalia ende po lufton me zjarre të ashpra, njëri prej të cilëve, është aktiv në qendër të vendit.

Të mobilizuar janë 1,600 zjarrfikës dhe gjithashtu pajisje ajrore për shuarjen e zjarreve.

“Ky është ndoshta zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në Portugali”, tha Paulo Fernandes, profesor në Departamentin e Shkencave Pyjore në Universitetin e Tras-Os-Montes, duke folur për zjarrin që filloi në Arganil dhjetë ditë më parë.

Sipas të dhënave deri më tani vlerësohet se ky zjarr ka djegur një sipërfaqe prej 600,000 hektarësh. Ashtu si Spanja fqinje, e cila është goditur rëndë nga zjarret, Portugalia ka parë një qetësi në zjarret pyjore që nga dje, falë një rënies së temperaturave që do të vazhdojë në ditët në vijim.

Që nga fundi i korrikut, zjarret kanë vrarë tashmë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë, kryesisht zjarrfikës, ndërsa kanë shkatërruar shtëpi dhe të mbjella bujqësore.

Rutte vizitë në Kiev: SHBA dhe Europa po punojnë për garanci sigurie për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ishte në një vizitë në Kiev, ku diskutoi për garancitë e sigurisë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë një konference të përbashkët me liderin ukrainas, Rutte tha se Shtetet e Bashkuara dhe Europa po punojnë së bashku për garanci sigurie, që i ndau në dy shtresa.

E para ka të bëjë me një ushtri ukrainase të fortë për të mbrojtur vendin edhe në të ardhmen dhe tjetra janë garancitë e sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Rutte tha se presidenti amerikan e ka bërë të qartë se SHBA do të përfshihen në ofrimin e garancive për Ukrainën dhe shtoi se palët po punojnë bashkë që këto garanci të jenë të një niveli të tillë që Putin të mos sulmojë sërish.

Edhe Zelensky konfirmoi gatishmërinë e SHBA për të qenë pjesë e garancive të sigurisë dhe njoftoi se çdo ditë po mbahen bisedime për të diskutuar detajet.

Kreu i shtetit ukrainas akuzoi palën ruse se po bën çdo gjë për të shmangur një takim me të, pasi nuk duan ta përfundojnë luftën.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë për NBC News tha se deri tani nuk është planifikuar asnjë takim mes dy liderëve, pasi një axhendë e detajuar nuk është përgatitur. Kjo mund ta bëjë me të vështirë arritjen e afatit për një takim Putin-Zelensky deri në fund të muajit gusht.

Një takim mes dy liderëve të vendeve në luftë u dakordësua pas zhvillimeve te fundit ne frontin diplomatik dhe pasi Donald Trump u takua si me Putin, ashtu edhe me Zelensky. Presidenti amerikan se fundmi i krahasoi dy liderët me vajin e uthullën, për të treguar se ata nuk shkojnë mirë për arsye që janë të dukshme.

Trump tha se nëse një takim mes tyre zhvillohet, ai do te preferonte të mos ishte pjese nëse nuk do të ishte nevoja.

Vizat amerikane, DASH verifikon 55 milionë persona në botë për shkelje që çojnë në deportim

Administrata e Donald Trump po kontrollon më shumë se 55 milion njerëz që kanë viza të vlefshme amerikane për çdo shkelje të mundshme që mund të çojë në deportimin e tyre.

Në një përgjigje për Associated Press, Departamenti i Shtetit tha se të gjithë ata që kanë viza amerikane, përfshirë këtu edhe ato turistike nga shumë vende, i nënshtrohen verifikimit të vazhdueshëm, të kujdesshëm ndaj çdo treguesi se ata mund të mos jenë të kualifikuar për leje për të hyrë ose qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

Nëse gjendet një informacion i tillë, viza do të revokohet dhe nëse mbajtësi i vizës është në Shtetet e Bashkuara, ai ose ajo do t’i nënshtrohet deportimit.

Departamenti i Shtetit tha se po kërkon tregues që deklasifikojnë këta njerëz, duke përfshirë ata që qëndrojnë përtej afatit kohor të autorizuar të përcaktuar në një vizë, aktivitet kriminal, kërcënime për sigurinë publike, përfshirje në çdo formë aktiviteti terrorist ose ofrimin e mbështetjes për një organizatë terroriste.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, vitin e kaluar në SHBA kishte 12.8 milionë mbajtës të kartës së gjelbër dhe 3.6 milionë njerëz me viza të përkohshme.

Shifra prej 55 milionësh tregon që disa njerëz që i nënshtrohen shqyrtimit janë aktualisht jashtë Shteteve të Bashkuara me viza turistike.

Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se nuk do të jepen më viza për ata që kërkojnë të punojnë si shoferë kamioni në SHBA, pasi numri i madh i këtyre të huajve, po u rrezikon jetën amerikanëve.

Që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën, administrata e tij është përqendruar në deportimin e emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara,. Në shenjestër të kanë qenë edhe ata që mbajnë viza studentore, për shkak të përfshirjes në protestat pro Palestinës në kampuset universitare.

“Berisha mbështeti humbësin Basha”/ Bejko: PD është pronë e ish-kryeministrit, duhet të ribëhet!

Analisti Roland Bejko në një intervistë në “Tirana Live” foli për zhvillimet politike, duke u ndalur tek situata në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se PD fillimisht duhet ‘që të ribëhet’, duke nënkuptuar që të ndryshojnë të gjitha, pasi sipas tij aktualisht “është pronë e Berishës”.

“Berisha ka qenë aty, në vendimet e mëdha. Sa për hapjen kemi gjithë jetën që themi për hapje në PD. Ka humbur besimi…Ndaj hape sa të duash Partinë Demokratike… Edhe gjatë kësaj kohe që Berisha u kthyer për të shpëtuar PD, por ai vetëm e thelloi krizën në PD. Berisha pas zgjedhjeve të 2021 u kthye dhe mbështeti Bashën që humbi… në atë kohë po të ndërhynte dhe të tregonte se ishte koha për PD për ta shpëtuar…Por ai e ndau e përçau, u rrahën e fyen me njëri tjetrin…Duke qenë edhe me një status non grata e bëri edhe më keq. Pra e bëri më personale dhe kjo u manifestua atje ku ai tha se nuk do ta bënte më se e kishte bërë paraardhësi i tij…”, tha Bejko.

Gjithashtu gjatë intervistës, Ilir Alimehmeti bëri edhe një koment, për zbatimin e nenit “Basha” në PD…

“Nëse dikush mendon që ky statut nuk është zbatuar mund t’i drejtohet organeve ligjore. Ndaj na lejoni në forumet e brendshme të bëjmë punën e brendshme. Por ajo që na intereson rikthimi tek meritokracia…Sa më pranë bazës shkon aq më e qartë bëhet situata…A është zbatuar apo jo statuti, unë jurist nuk jam. Ka një gjykatë aty…Por nuk di të ketë çështje që të jetë çuar nga ndonjë prej anëtarëve”, tha ai.

Nga ana e tij, Bejko, shtoi se ‘Berisha është Berishizmi’, pra konfliktuazime dhe mosrespektim i rregullave.

“Brenda partisë kanë frikë nga berishizmi…Berisha duhet të bëjë një hap pas, të bëhet një proces përbashkues…të jetë i ndershëm pa delfinin e kryetarit, por edhe me Berishës sado të riformatohen këta, nuk fitojnë dot më besim. Zotëria mori vota sepse qytetarët patën besim të ky”, tha Bejko.

Bashkëngjitur bisedës në studion e “ABC News”, në analizën e tij Ilir Alimehmeti, tha se një ndër gabimet më të mëdha si këndvështrimit të tij që ka bërë PD, është bojkotimi.

“A duhet të hyjmë në parlament, mendoj se po. Unë jam shumë i qartë me të gjithë diskutimin. Në mendimin tim këto ishin votime dhe jo zgjedhje absolute… Gabimi madhor që ka bërë PD është bojkotimi…Në fund je zgjedhur përfaqësues i njerëzve për elemente të rëndësishme dhe të paktën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore duhet të jetë e pranishme. Nëse nuk kemi një census të partisë nuk bëjmë dot një organizim pune afatgjate…”

/abcnews.al/

❌