Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Meta, kreu i organizatës kriminale”, Beqiri: Ka paguar vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime!

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke thënë se nuk janë më anëtarë të partisë së tij dhe se nuk ka kë të intimidojë.

Megjithatë avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se vendimi i gjykatës ishte i qartë dhe i saktë sepse sipas tij ish-presidenti Meta ka treguar se nuk kursen asnjë, kur vetë është në rrezik.

“Meta ka treguar që vret dëshmitarë. Mi gjeni dy dëshmitarët okularë që ngritën arkat e floririt në Krrabë, ikën ata djemtë të rinj. Ikën sepse e hëngrën kokën e verdhë nga Ilir Meta. Por drejtësia jonë e kalbur nuk i shkoi deri në fund hetimeve të disa ngjarjeve…Meta pagoi vrasës, ka paguar vrasës edhe në raste të tjera. Si mund të harrohej, ekzekutimi që do i bëhej “lepurit”…Këto janë çështje të hapura…Ai nuk funksionon si individ është tamëm organizatë kriminale. Dhe këto vrasje nuk i ka bërë me dorën e vet ai…Ai ka paguar. Po të vijë Bami në Shqipëri dhe të dëshmojë, do të thotë se kush e ka urdhëruar për të vrarë vëllain e deputetit të Lezhës…”, tha ai.

/abcnews.al/

“Berisha po përgatitet të arratiset”, Beqiri: Pritet zbërthimi i dosjeve të rënda! Mahmutaj: Famija Berisha ka blerë apartamente në europë, të hetohen

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri, foli për dosjen “Partizani”, gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Idajet Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të reja të rënda për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa paralajmëroi se ky i fundit po përgatitet që të arratiset.

“SPAK ka ndërtuar dy standarde. SPAK nuk po i përgjigjet në bazë të kodit të procedurës penale krimeve të rënda që ka kryer Berisha. Ai është person që po hetohet për një numër të rëndë krimesh. Pra janë shumë çështje. Dhe një person i tirë nuk mund të lihet i lirë. Sepse kur të duash mund të arratiset. Ai në Kosovë shkoi në Istog që është afër Serbisë, pra shkon të bëjë kontrollin ku do jetojë dhe të gjitha me radhë. Ai atje e ka kokën, në Serbi. Ose Serbia mund ta përcjellë në Rusi”, tha ai duke shtuar se Berisha po përgatitet të arratiset”, tha ndër të tjera ai.

I po të njëjtin qëndrim është shprehur edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili gjatë intervistës tha se vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane dhe se sipas tij, kanë dhënë shenja se po përgatitet për t’u arratisur.

“Vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane. Vetë ata e kanë deklaruar që kanë blerë apartamente në shumë vende europiane. Dhe këto janë për të përgatitur planin për t’i ndihmuar për azil politik. Pra familja Berisha ka marrë masa për këto. SPAK duhet të hetojë të gjitha këto apartamente”, tha gazetari Mahmutaj.

/abcnews.al/

Avokati Beqiri: Zgjedhjet e reja në Tiranë, ligjërisht s’mund të bëhen! Gazetari: Berisha, humbës serial!

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi deklaratën e nënkryetarit demokrat të këshillit bashkiak, Dorian Teliti i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës, avokati tha se Partia Demokratike nuk mund të jetë më një forcë politike dhe se sipas tij nga ana ligjore s’mund të ketë zgjedhje të reja në Tiranë.

“Kjo forcë politike, PD e ka marrë rrugën e dreqit dhe nuk mund të bëhet dot më një forcë politike fituese. Nga pikëpamja ligjore nuk mund të kërkohen këto zgjedhje sepse ligji e ka përcaktuar qartë se kur mund të bëhen këto zgjedhje për kryetar bashkie. Veliaj është në proces hetimor ende. Ende nuk është marrë i pandehur se çfarë kërkohet”, tha avokati.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Berisha nuk ka pasur asnjë herë vizion apo ide politike dhe se sipas tij, PD tashmë me Berishën në krye është e destinuar të humbë.

“Nëse do flisnim për kandidatë real, mendoj që e djathta sado të mendojë se mund të nxjerrë kandidatë të mirë “i bën pis Sali Berisha”. Pra në momentin që futen në siglën e kësaj partie i heqin një numër të konsideruar votash vetes…Pra detyrimisht shkojnë drejt humbjes. Ndërsa cilido kandidat tjetër që do vendosej nga e majta, fakti që kandidon nën siglën e PS, arrin t’i veshë vetes vota të tjera, shumë e më shumë. Berisha ka treguar që nuk ide qofshin politike qofshin qeverisëse. Në lidhje me nenin Basha, nuk ka humbur vetëm një palë zgjedhje por disa zgjedhje. Pra është Berisha që e ka vendosur vetë dhe po vetë e shkel. Në lidhje me fjalën lidership, për Berishën nuk shkon është vetëm një diktatoruc i vogël”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Avokati Beqiri: Personalitet i vyer, ka bërë emër të madh në televizionin e “ABC News”

Gazetari, analisti dhe publicisti i njohur Artur Zheji, humbi jetën në moshën 64-vjeçare si pasojë e arrestit kardiak.

Zheji, drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News ishte me pushime me familjen në Sarandë, dhe pas shqetësimeve shëndetësore u transportuar në spital, por mjekët konfirmuan se arriti aty pa jetë.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Zhejit, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme dhe një personalitet të vyer që i ka dhënë shumë gazetarisë.

“Ka qenë një personalitet i vyer dhe shpreh ngushëllime të sinqerta. E konsiderojmë si një busull, sepse me të vërtetë ka bërë emër të madh. Ngushëllime sepse jemi të bindur që jeni në hidhërime sot”, tha mes të tjerash avokati Idajet Beqiri.

/abcnews.al/

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në Siri të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator.

Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”.

Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze të Sirisë – përjetoi dhunë vdekjeprurëse sektare. Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte të tensionuara me Qeverinë në Damask. Al-Daghim, duke folur për Dpa-në, nuk dha një datë të re, por tha se zgjedhjet në këto tri provinca do të mbahen kur të lejojnë rrethanat.

Më herët gjatë javës, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ratifikoi një dekret që ka të bëjë me një sistem të përkohshëm zgjedhor, sipas të cilit ai ka fuqinë të emërojë një të tretën e 210 anëtarëve të Asamblesë. Dy të tretat e mbetura do të zgjidhen nga votuesit.

Duke komanduar një aleancë të rebelëve të udhëhequr nga islamistët, al-Sharaa e rrëzoi nga pushteti al-Assadin në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti sirian u largua nga shteti drejt Rusisë.

Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit. Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh.

Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile./REL/

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhvillohet në Këln.

Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë e shërbimit sekret ttë Gjermanisë.

Zëdhënësja Linner, thotë se për shumë njerëz BND-ja është një e panjohur e madhe dhe ne duam të zbulojmë disa nga sekretet e punës sonë, në mënyrë që të thithim punonjës të rinj. Ajo vëren se mjaft të rinj që luajnë lojëra kompjuterike kanë aftësi që janë të favorshme për të shtuar efektivitetin e punës së agjencive të spiunazhit – si p.sh. aftësi digjitale, aftësi komunikimi, frymë bashkëpunimi në ekip dhe rezistencë ndaj stresit.

Për arsye të ngjashme, pra rekrutimin e të rinjve dhe të rejave për ushtrinë gjermane, i pranishëm me një stendë në Gamescom është edhe Bundeswehri. Në stendën e Bundeswehr-it vizitorët mund të drejtojnë në simulatorë tanke ose të fluturojnë helikopterë, apo të bëjnë një stërvitje të vërtetë fizike të veshur me jelekë antiplumb pranë një posteri gjigant në të cilin shkruhet: “A je gati për nivelin tjetër?”

Sikurse zëdhënësja e BND-së, Linner, edhe zëdhënësi i ushtrisë, Marco Mann, thotë: “Ne jemi aty ku janë njerëzit që synojmë të bëjmë për vete”. Bundeswehr-i, i cili ka qenë i pranishëm në Gamescom që nga viti 2009, dëshiron t’u tregojë të rinjve se sa punëdhënës tërheqës është, thotë Marco Mann.

Megjithatë kritikët hedhin dyshime duke shtruar pyetjen se sa të përshtatshme janë aktivitete të tilla. Pacifistët si Jürgen Grässlin nga Shoqata Gjermane e Paqes (DFG) thonë: “Në lojërat me vrasje, lojtarët futen në role të ndryshme në të cilat simulojnë vrasjen; ata madje marrin pikë bonus për vrasjen e një kundërshtari”.

Sipas tij “Bundeswehr-i nuk ka asnjë arsye që të jetë i pranishëm në Gamescom”.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e shfrytëzoi vizitën e tij në Indonezi, për të rekrutuar infermierë dhe infermiere nga ky vend. Ndërsa të dhënat demografike tregojnë se popullsia e Gjermanisë po plaket, rreth gjysma e 284 milionë qytetarëve të Indonezisë janë nën moshën 30 vjeç.

Në kryeqytetin e Indoneziasë, Xhakarta, Wadephul vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë Budi Gunadi Sadikin një shkollë infermierie dhe foli me nxënësit dhe nxënëset për planet e tyre për të ardhmen.

Megjithatë interesin për fuqi punëtore aktualisht Gjermania lëshon çdo vit vetëm rreth 1,000 viza pune për indonezianë. Berlini thotë se pengesë për lëshimin e vizave janë mungesa e arsimimit të nevojshëm, aftësitë e pamjaftueshme gjuhësore në gjuhën gjermane dhe mungesa e njohjes së certifikatave dhe diplomave nga Indonezia në Gjermani./DW/

Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Në Ministrinë e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kanë njoftuar të shtunën se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 308 të tjerë janë plagosur nga sulmet ushtarake izraelite në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e kësaj ministrie kanë bërë të ditur se një numër i paspecifikuar i viktimave ndodhen nën rrënoja, përderisa ekipet e ambulancës dhe të agjencisë për mbrojtjen civile nuk kanë mundur ende t’i arrijnë.

Bazuar në përditësimin ditor, bilanci i përgjithshëm i të vdekurve në Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 62 mijë, që prej fillimit të luftës në tetorin e vitit 2023.

Ndërkaq, që nga momenti kur Izraeli e ka braktisur armëpushimin e mëparshëm në muajin mars, të paktën 10,778 persona janë vrarë e 45,632 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore.

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri.

Falë ndërhyrjes është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.

Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

  1. Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.
  2. Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.
  3. Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
  4. Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.
  5. Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.
  6. Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.
  7. Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.
  8. Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.
  9. Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.

Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Kina do të ishte e gatshme të dërgonte trupa paqeruajtëse në Ukrainë sipas një mandati të OKB-së.

Kjo është ajo që raporton ”Welt am Sonntag” duke cituar burime diplomatike evropiane që mësuan informacionin nga zyrtarët e qeverisë kineze.

“Qeveria kineze do të ishte e përgatitur ta bënte këtë vetëm nëse trupat do të vendoseshin sipas një mandati të OKB-së”, theksuan burimet.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini kritikoi planet e presidentit francez, Emmanuel Macron të cilat parashikojnë ”ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe të përbashkëta evropiane për të blerë raketa” për Ukrainën.

Spanjë/ U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në ishujt Balearik

Të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit rezultojnë të zhdukur pasi u hodhën në det nga një varkë që po udhëtonte drejt Ishujve Balearik. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, katërmbëdhjetë persona u shpëtuan nga varka që ndodhej 58 kilometra në jugperëndim të ishullit të Cabrerës.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 12 emigrantë u hodhën në ujë dhe nuk u gjet asnjë gjurmë.

Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar personat që rezultojnë të zhdukur. Që nga fillimi i vitit, mbërritjet e emigrantëve nga Afrika e Veriut në Ishujt Balearik janë rritur, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme Spanjolle.

Deri më 15 gusht, 4,323 persona kishin mbërritur në arkipelag, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar mbërritjet ishin 2,443, një rritje prej 77%.

Një tjetër viktimë nga zjarret në Portugali, pësoi djegie të rënda duke shuar flakët

Në Portugali është shënuar viktima e 4 nga zjarret. Një zjarrfikës humbi jetën duke u përpjekur të shuajë zjarret masive pyjore që kanë përfshirë pjesë të vendit.

”Zjarrfikësi pësoi djegie të rënda pranë qytetit të vogël Sabugal, në Portugalinë lindore dhe vdiq sot në një spital në Porto”, raportuan mediat ndërkombëtare.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 1 400 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarret  në Portugali. Përpjekjet po vazhdojnë të marrin nën kontroll zjarret në qytetin Arganil.

/abcnews.al/

VIDEO/ Hawaii, vullkani Kilauea shpërthen sërish

Vullkani Kilauea, një nga më aktivët në botë shpërtheu për herë të 31-të që nga muaji dhjetor, duke konfirmuar aktivitetin e tij të shpeshtë.

Aktiviteti ishte i kufizuar në kraterin e majës, që do të thotë se asnjë shtëpi apo zonë banimi nuk u kërcënua, raportojnë mediat e huaja.

Megjithatë, vizitorët dhe banorët e Havait patën mundësinë ta shihnin spektaklin nga afër në Parkun Kombëtar të Vullkaneve të Havait.

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Një prej zërave më aktiv!

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetari dhe analistit të njohur Artur Zheji. Begaj e ka vlerësuar si një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.”, shprehet Begaj.

Zheji humbi jetën në moshë 64 vjeçare si pasojë e arrestit kardiak. gazetar, analist i njohur dhe drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News ka një kontribut të gjatë si gazetar dhe opinionist në mediat shqiptare.

/abcnews.al/

Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Rama: Lamtumirë mik, e gjetsh matanë paqen për shpirtin

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Drejtuesi i emisionin “360 Gradë” në ABC News, u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare ndërsa ishte me pushime në Sarandë me familjes. Zheji humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Kryeministri Rama në reagimin e tij në “Facebook” shkruan: “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”

Presidenti Zelensky flet në ditën e flamurit të Ukrainës: Nuk u japim tokë pushtuesve!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë t’i dorëzojë territore Rusisë.

Në një ceremoni në ditën e flamurit të vendit, se qytetarët ukrainas në territoret e pushtuara e dinë se Kievi zyrtar nuk do ia japë tokën pushtuesve.

“Ky flamur është një qëllim, një qëllim dhe një ëndërr për shumë nga njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Ata e çmojnë këtë flamur, e çmojnë sepse e dinë se ne nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve. Ky flamur simbolizon atë që është më e çmuar për qindra mijëra ushtarë tanët, burra dhe gra nga e gjithë Ukraina, të cilët po mbrojnë gjithë vendin”, ka thënë Zelensky.

Shkëmbimi i territoreve mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit, pasi çështja u diskutua në takimin e Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska dhe më pas në takimin me Zelensky në Uashington.

Rusia ka kërkuar Krimenë dhe Donbasin, si kusht për të ngrirë konfliktin në vijën e frontit dhe për të mos nisur sulme për të marrë territore të reja.

Kreu i shtetit ukrainas e ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të dorëzojë asnjë territor, pasi kushtetuta e vendit të tij nuk ia lejon diçka të tillë.

Ndërkohë Donald Trump dhe administrata e tij e kanë bërë të qartë se as Kievi dhe as Moska nuk mund të marrin çfarë kërkojnë.

Trump i ka kërkuar Zelenskyt të jetë më fleksibël në procesin e negocimit ndërsa ka vendosur një afat dy javor për Putin, që të takohet me homologun e tij ukrainas dhe të bisedojnë për t’i dhënë fund luftës.

Ronaldo humb superkupën/ CR7 shënon me penallti, por ekipi i tij humb me 11-metërsha

Mallkimi vazhdon. Cristiano Ronaldo sërish dështoi që të fitonte një trofe në Arabinë Saudite, ku deri tani mund të mburret vetëm se është futbollisti më i paguar në botë, e ndoshta edhe ylli i sportit me rrogën më të lartë.

Legjenda portugeze u mund në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, pasi Al Ahli mposhti ekipin e tij, Al Nasr, pas gjuajtjeve të penalltive.

CR7 i dha shpresë ekipit duke shënuar golin për 1-0 gjatë lojës, me 11-metërsh në 41’, por Frank Kesi barazoi në fund të pjesës së parë.

Brozoviç i dha përsëri epërsinë Al Nasrit në 82’, veçse Al Ahli nuk u dorëzua dhe në minutën e parafundit barazoi sërish me golin e shënuar nga Ibanjez.

Tek penalltitë, Ronaldo nuk gaboi, por kjo I ndodhi shokut të tij, Al Haibari.

Al Ahli i shton edhe Superkupën e Arabisë Saudite trofeut të madh të Championsitë Azisë që e fitoi për herë të parë këtë vit.

Kristiano Ronaldo, ndërkaq, luan në vendin e madh arab që nga janari i vitit 2023, por ende nuk ka marrë asnjë trofe zyrtar, diçka që i ndodh për herë të parë në një karrierë me 36 tituj të fituar në Portugali, Angli, Spanjë e Itali si dhe me kombëtaren e Portugalisë.

Aksident në Shkodër, plagosen 3 pasagjerë, transportohen në spital

Shkodër- Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës.

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit tre pasagjerë, të gjithë familjarë. Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Burri vrasës nuk pendohet/ 40-vjeçari pas arrestimit në Greqi: E vrava se më tradhtonte

Mori fund arratia për Pandeli Nakolecin. 40-vjeçari që vrau bashkëshorten ra në prangat e policisë greke rreth 24 orë pas krimit të rëndë. Ai ishte fshehur në qendër të qytetit të Volos, në një parking, rreth 200 metra larg shtëpisë

Sipas mediave greke, fjalët e para te 40-vjecarit pas arrestimit ishin se ai nuk ishte penduar: “Gruaja po me tradhtonte, çfarë duhet te beja”, mësohet te ketë thënë ai.

Pasi goditi disa herë me thikë në qafë dhe në shpinë bashkëshorten Marjola Nakoleci, 36-vjeçe, autori u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Krimi makabër ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit, në pallatin ku ata jetonin. Debati nisi fillimisht në banesë dhe 36-vjeçarja tentoi të arratisej, por Pandeli Nakoleci e arriti te shkallët e pallatit dhe e goditi për vdekje.

Vajza e madhe e çiftit gjeti nënën e saj të mbuluar nga gjaku në hyrje të ndërtesës dhe tregoi për mediat greke se prindërit kishin konflikte, për shkak të xhelozisë së 40-vjeçarit ndaj bashkëshortes. Autori njihej gjithashtu si përdorues i lëndëve narkotike dhe familjarë të tij treguan për Abc News se ai kishte pasur probleme të shëndetit mendor.

Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar qershorin e kaluar me urdhër të prokurorit, u dërgua në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, pasi tentoi vetëvrasje.

Pandeli Koleci ishte arrestuar dy herë më parë për posedim droge në vitin 2019, ndërsa në vitin 2018 ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme. Në vitin 2020 ai u dënua me 4 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Më herët, në vitin 2013, ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në shtetin fqinj.

❌