Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ankimi i Ullirit: Kolegji Zgjedhor pushon çështjen për ndarjen e mandateve në Durrës

Në seancën e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën Administrative të Apelit, trupa gjykuese e përbërë nga Lutfije Celami (relatore), Entela Shedula, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Iliba Bezati vendosi të linte në fuqi vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi dhe Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, duke konfirmuar Arjan Ndojën si të gjashtin e zgjedhur nga […]

The post Ankimi i Ullirit: Kolegji Zgjedhor pushon çështjen për ndarjen e mandateve në Durrës appeared first on Reporter.al.

Plazhi i Semanit/ Shtohen pushuesit në gusht, pastërti dhe çmime të favorshme

SEMAN- Dhjetëditëshi i dyte i muajit gusht, e ka gjetur plazhin e Semanit ne Fier plot me pushues. Çmimet e lira, qetësia dhe rëra kurative, janë elementët që po tërheqin gjithnjë dhe më shumë pushues në këtë plazh.

Megjithë fluksin e pushuesve, Semani me hapësirat në një vijë të gjatë bregdetare garanton atë që shumë pushues kërkojnë këtu, privatësinë.

Shoqëruar nga masivi pyjor me pisha, Semani të ofron freskinë dhe natyrën e paprekur.

Me një vijë bregdetare që përfundon në plazhin fqinj, atë të Darëzezës dhe me mes jehonës së plazheve te jugut, Semani gati u braktis deri dy vjet më parë. Por kete sezon, rikthimi i pushuesve është i dukshëm.

Në Seman dhe Darëzezë operojnë 90 bare e restorante. Vija bregdetare prej më shumë se 20 km ofron plazhe të gjera publike duke i lejuar pushuesve të zgjedhin, mes komoditetit të plazheve private dhe privatësisë se atyre publike/abcnews.al

Zbulohet laborator kokaine në Yzberisht, droga vinte nga Maqedonia, ja kush u arrestua

Është zbuluar një banesë në Yzberisht e kthyer në një laborator droge, ku lëndët narkotike përpuheshin dhe përgatiteshin në forma të ndryshme për shitje në zonë. Pronari i banesës, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi, u arrestua pasi dyshohet se siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokainë dhe i shpërndante për shitje. Sipas informacioneve, Krrashi nuk ka precedentë […]

The post Zbulohet laborator kokaine në Yzberisht, droga vinte nga Maqedonia, ja kush u arrestua appeared first on BoldNews.al.

Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi

Top Kolshi i cili po dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tani të ndjerit Enver Bajraktari, në vitin 2024 ishte dënuar nga Gjykata në Lipjan me 800 euro gjobë për akuzën se më 25 gusht 2022 në Baicë të Lipjanit i kishte shkaktuar lëndime trupore Bajraktarit, duke e goditur me gyp plastike.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të marrë më 8 tetor 2024, në të cilin thuhet se Kolshi u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua me 800 euro gjobë.

Sipas vendimit, më 25 gusht 2022 në fshatin Baicë, Komuna Lipjan, pas një mosmarrëveshje paraprake mes Top Kolshit dhe tani viktimës Enver Bajraktari, Kolshi e godet me gyp plastike në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

“Me datë 25.08.2022, rreth orës 08:30 në fshatin B. në L., pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin ndërmjet veti, i pandehuri T. K., me dashje dhe qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore e godet të

dëmtuarin E. B., me gyp të plastikës në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, mjet ky i rrezikshëm që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit”, thuhet në këtë vendim.

Në vendim thuhet se Kolshi më pas e kishte goditur Bajraktarin edhe me shuplakë, duke i shkaktuar skuqje dhe ënjte të lehtë.

“…i dëmtuari si rezultat i goditjeve ka pësuar skuqje dhe ajtje të lehtë, gjakderdhje nën lëkurore në krah, 3 hematoma në shpinë, 5 hematoma në vithe, 3 hematoma në këmbën e majtë, 2 hematoma në kokë si dhe skuqje dhe gërvishtje e veshit të djathtë, lëndime këto të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë mbretës, që si të tilla, paraqesin DËMTIME TË LEHTA TRUPORE me pasoja të përkohshme të shëndetit”, thuhet në vendim.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, Top Kolshi ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjithnjë sipas vendimit, Kolshi në shqyrtim fillestar kishte pranuar fajësinë, ishte shprehur i penduar dhe i kishte premtuar Gjykatës se nuk do t’i përsërisë ato veprime. Kishte thënë se është pajtuar me tani të ndjerin Bajraktari.

“Në shqyrtimin fillestar i pandehuri ka deklaruar se e ndin veten fajtor dhe e pranon fajësinë me vullnetin e tij, pa presion, me vetëdije të plote. Eshte shprehur i penduar, i vjen keq qe është ne gjykate, pas dy tri dite ka deklaruar se është pajtuar me Enverin dhe me familjen e tij. Gjykatës i ka premtuar se nuk e perserit me këtë vepër penale dhe nuk e ka perseritur dhe është duke punuar ne bujqesi per familje si dhe per veten. I ka premtuar gjykates se kjo nuk do te ndodhe më”, thuhet në atë vendim.

Për pranimin e fajësisë, në vendim thuhet se ishte pajtuar edhe avokati i Kolshit, Halim Shala, duke e lutur gjykatën që me rastin e sanksionit penal të ketë parasysh gjendjen ekonomike të të akuzuarit, pajtimin me palën e dëmtuar dhe premtimin që në të ardhmen nuk do të përsërisë veprime të tilla të cilat bien ndesh me ligjin.

Kurse, prokurorja e shtetit, Nebahate Salihu nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë, duke propozuar që Kolshi të shpallet fajtor dhe të marrë dënimin e merituar, si dhe ka propozuar që me rastin e matjes së dënimit si rrethanë lehtësuse të marrë pranimin e fajësisë, ndërsa si rrethanë rënduese shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale.

Më pas, Gjykata kishte aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga Kolshi, duke e dënuar me 6 muaj burgim e që me pëlqimin e vetë të akuzuarit dënimi me burgim i ishte zëvendësuar me 800 euro gjobë. Aty përmendet që Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh edhe faktin se i akuzuari ka qenë i dënuar edhe më parë.

Më pak se një vit pas këtij dënim, Top Kolshi dyshohet se ka vrarë dhe groposur personin të cilit akuzohej se i kishte shkaktuar lëndime trupore, Enver Bajraktarit, duke e vrarë dhe groposur në Baicë të Lipjanit mes datave 3 dhe 4 gusht 2025.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar më 18 gusht mbi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit në rastin ky dyshohet se Kolshi ka vrarë dhe pastaj groposur Bajraktarin në fshatin Baicë. Në seancë dëgjimore, ai kishte deklaruar se është penduar, nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

The post Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi appeared first on Telegrafi.

Kush është 61-vjeçari që u kap me laborator kokaine në Yzberisht (EMRI+FOTO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, uniformat blu në Tiranë, kanë zbuluar një laorator kokaine në Yzberisht, ku sipas informacioneve, lëndët narkotike përpunoheshin dhe përgatiteshin në forma të ndryshme për shitje në zonë.

Pronari i banesës, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi, u arrestua pasi dyshohet se siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokainë dhe i shpërndante për shitje.

Sipas informacioneve policore, Krrashi nuk ka precedentë penalë. Ai furnizohej me kanabis dhe vaj nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kokainën e shiste me doza të vogla, ndërsa kanabisin dhe vajin i shiste me shumicë.

Gjatë kontrollit në banesën e kthyer në laborator droge në Yzberisht, policia ka sekuestruar rreth 17 kilogramë kanabis të përgatitur në formë çokollate dhe të ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj kanabisi, që kapnin vlerën rreth 500 mijë euro, si dhe rreth 65 gramë kokainë.

Përveç lëndëve narkotike, në banesë u gjetën dhe dy armë, një pistoletë dhe një armë gjahu, që dyshohet se përdorej për mbrojtjen e laboratorit dhe aktivitetit kriminal.

 

The post Kush është 61-vjeçari që u kap me laborator kokaine në Yzberisht (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Tigres dominon dhe merr kreun e renditjes | Mario Roshi i pakalueshëm, Muçaku shënon SUPER GOL

Skuadra e Tigres ka dhuruar spektakël në përballjen kundër Elso-s, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund, ku Tigres tregoi forcë dhe superioritet në të gjitha repartet e lojës. Sulmuesi Daniel Muçaku u bë protagonist menjëherë sapo hyri në fushë, duke shënuar një gol të bukur dhe duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon te Tigres.

Source

Horoskopi, 19 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar […]

The post Horoskopi, 19 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: Kontributi i aktorit Zija Grapshi, pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit , Blendi Gonxhja shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zija Grapshi.

Grapshi, i njohur nga publiku si “gjyshi i përrallave” ndërroi jetë dje në moshën 94-vjeçare.

“Një figurë e dashur e artit skenik, “Artisti i Merituar” i cili la pas një trashëgimi të çmuar përmes artit të dublimit, duke i dhënë zë shumë personazheve të filmave të animuar dhe përrallave të radios. Kontributi i tij mbetet një pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore. Pusho në paqe mjeshtër”, shkruan Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Grapshi ka interpretuar në mbi 160 shfaqje të shumta të teatrit të kukullave. Ai ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987).

Më së shumti u bë i njohur dhe i dashur si aktor i Teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe dha kontributin më të madh.

Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe përkrahja e artit të kukullave e bëri atë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar.

/k.s//a.f/

The post Gonxhja: Kontributi i aktorit Zija Grapshi, pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën, më 18 gusht, në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, duke marrë jetën e tre shqiptarëve dhe duke plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi gjatë kthimit nga një dasmë, duke shndërruar një udhëtim të gëzuar në një tragjedi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi. Emrat e viktimave dhe i të […]

The post Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika) appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Greqi, zbardhen emrat e tre shqiptarëve që humbën jetën

Pas aksidentit të rëndë në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, ku tre shqiptarë humbën jetën gjatë kthimit nga një dasmë, janë bërë të ditur emrat e viktimave: Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë. Klarenc Kacaj, 61 vjeç, banues në Dhrapecona, Athinë. Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe. Gjithashtu, Mardalena Kacaj, 49 vjeçe, ndodhet e […]

The post Aksidenti tragjik në Greqi, zbardhen emrat e tre shqiptarëve që humbën jetën appeared first on BoldNews.al.

Një trup i pajetë gjendet në veturë në Çerkolez të Istogut

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë në fshatin Çerkolez të Istogut, ku një person është gjetur i vdekur brenda një veture.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 policia ka marrë informatën për një veturë në të cilën ndodhej një person që dyshohej se ishte pa shenja jete.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku një mjek ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë kompetente”, tha Gashi./Telegrafi/

The post Një trup i pajetë gjendet në veturë në Çerkolez të Istogut appeared first on Telegrafi.

Blushi: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg

Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vë theksin tek mosekzekutimi i këtyre urdhrave, ndërsa bëri analogji me rastin e kundërt për presidentin e partisë, Ilir Meta, duke thënë se u rrëmbye në rrugë si opozitar dhe u…

Source

“Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer.

“E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi.

Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

“E kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, meqenëse kjo mase ka të bëjë me sigurinë e klientit tim për shkak të raporteve që kane me familjen e viktimës pasi që jetojnë në të njëjtin vend, le te mbetet si e tillë në këtë fazë me propozim që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik për z.Kolshi me të cilën do të vërtetohet dhe argumentohet në mënyrë objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht të vërtetohet se në kohën e kryerjes së veprës penale i njëjti a ka qenë në gjendje të kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i Shalës.

Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti ka thënë se do ta kenë parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ekzaminim psikiatik dhe kërkoi nga mbrojtja që në rast se posedojnë dokumente të mëhershme shëndetësore të kësaj natyre, t’i dorëzojnë në Prokurori.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë- Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

Prandaj për këto veprime, Kolshi dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal.

Kolshi dyshohet po ashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal. Krejt kjo pasi që në shtëpinë e tij me dashje dhe vetëdije, pa autorizim kishte mbajtur një armë të tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.

Në vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve të kamerave të sigurisë vërteton faktin se viktima ishte nisur në drejtim të vendit të quajtur “ara e misrit”, dhe lëvizjet e të pandehurit fillimisht afër shtëpisë së kushëririt të viktimës e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga deklaratat e dëshmitarëve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanë spjeguar që viktima me tani të pandehurin kanë pasur mosmarrëveshje para 2 viteve dhe se në ditën kritike ka dalë me lopë dhe nuk është lajmëruar.

Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi./BetimipërDrejtësi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

The post “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Moti për sot, reshje me intensitet të ulët

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Shërbimi meteoroligjik ushtarak njofton se dutën e hënë vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim nga orët e mesditës, në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në verilindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të lokalizuar breshër.

Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin intensitet e territor duke u lokalizuar në relievet malore në veri më intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal deri në ndërprerjen e tyre.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 6-9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 16/30 Diell re

Kukës 20/34 Diell re shi

Lezhë 22/31 Diell re shi

Dibër 15/30 Diell re shi

Durrës 19/31 Diell re

Tiranë 21/33 Diell re shi

Elbasan 19/33 Diell re shi

Berat 18/32 Diell re shi

Vlorë 22/30 Diell re shi

Korçë 15/26 Diell re shi

Gjirokastër 16/33 Diell re shi

Sarandë 19/30 Diell re shi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Moti për sot, reshje me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët pjesën të madhe të vendit. Në intervale të shkurtra kohore, në veri e […]

The post Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

✇Albeu
By: V K

DASHI

Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju kënaqur .Bëni kujdes që ti respektoni sa më shumë. E nëse ata e teljakojnë kufirin, do jetë mundësia juaj më e mirë për të kuptuar vërtet se sa ju vlerësojnë e sa të tjerë jo.

DEMI

Shqetësimet tuaja sot duhet ti lini mënjanë përndryshe ju nuk do të mundeni të jeni të qetë dhe nuk do të jeni në gjendje të merrni vendimin e duhur në lidhje me atë që është më e rëndësishme. Mos u ndikoni nga paragjykimet dhe mentaliteti në mënyrën e të bërit mjafton vetëm vullneti për ti bërë gjërat sa më shpejt.

BINJAKËT

Do ju jepet shansi për të prezantuar veten sa me mirë, duke thyer rregullat që janë nji për të gjithë. Shfrytëzoni mundësinë për të mos I shgënjyer. Do keni mjaft konkurrencë e përballja nuk është e lehtë. Nga kjo varet nëse do keni mundesinë për menaxhimin e një biznesi ose jo.

GAFORJA

Të gjitha mundësitë tuaja në këtë periudhë mund të fshihen në qoftë se ju nuk do beni asnjë lëvizje për t`u angazhuar t“i kapni ato. Në fakt ju nuk mund të justifikikoheni , nëse ju nuk jeni të përgatitur. Keni pas mjaft kohë por e keni keqpërdorur. Vlerësojini mundësitë në kohën e duhur.

LUANI

Nëse keni një punë të caktuar për këtë ditë, përfundojeni atë në mënyrë të saktë, përndryshe ju do të dëgjoni ankesat e zakonshme dhe sharjet zakonshme. Ju nuk keni shumë për të diskutuar në qoftë se ju do të përpiqeni të gjeni një temë. Paragjykimet kundër teje nuk do të fshihen menjëherë , kështu që ju duhet të jeni të gatshëm për të marrë të gjithë peshën e tyre nëse nuk vëreni me zgjuarsi për të shmangur atë.

VIRGJËRESHA

Objektivat tuaja për të ardhmen me siguri nuk janë të lehta për u arritur, por me pak sukses mund ti arrini dhe sidomos sot ju mund të mbështeteni në ata që ju kanë mbështetur gjithmonë. Ju do të gjeni edhe më shumë kuptim të atyre që nuk janë gjithmonë në dispozicion.

PESHORJA

Ndoshta ju jeni mjaft i zënë ngushtë në këtë kohë për shkak të një personi i cili ju a ka bërë jetën të pamundur, por kjo periudhë është gati për t’i dhënë fund dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të ruani qetësinë. Mundohuni të jeni sa më bindës e tia shpjegoni se nuk ka alternativë tjetër.

AKREPI

Nuk ka asgjë më të mirë se të filloni nga e para me të gjitha ose çdo gjë. Një sërë gabimesh do ju pasojnë nëse ju vazhdoni të ecni me paragjykimet që keni. Besimi duhet fituar është e vërtetë, por shumë herë kjo nuk është ajo që ju pengon, sidomos në marrëdhëniet me njerzit e afërm.

SHIGJETARI

Mundohuni të keni më shumë respekt për ata të cilët kanë treguar veten tashmë sepse nuk jeni superiore ndaj tyre, jeni të barabartë, kështu që në qoftë se tregojnë respekt, ju duhet të paktën të bëni të njëjtën gjë. Nesër mund të vijë dita të cilët do ju shërbejnë juve. Hakmarrja nuk ju takon juve.

BRICJAPI

Objektivat tuaja do të jenë të ndryshme gjatë ditës, por sigurisht një ide do të duhet për të përfunduar pa menduar, apo një plan që ndikon në familjen tuaj. Ju nuk mund ta shtyni

Një premtim është një premtim, veçanërisht në qoftë se bëhet për fëmijët tuaj apo nipat dhe mbesat. Me pak fjalë, ju nuk mund të zgjidhni për të qënë egoist sot do të jetë dita më e keqe, ndonjëherë në mesin e të gjithë atyre që ju mund të zgjidhni.

UJORI

Në këtë ditë ju duhet të mendoni pak për të ardhmen tuaj, pasi ka ardhur momenti. Ju nuk mund të neglizhoni e për më tepër duhet ti kushtoni rëndësinë e duhur. Keni pasur mjaft kohë për tu konsultuar me njerzit përreth , por vendimin jeni ju që do e merrni. Të tjerët mund të jenë të bindur për diçka të gabuar.

PESHQIT

Bëni kujdes sot për gjërat që jeni duke bërë në mënyrë që mos pendoheni me të vërtetë .

Nga dita në ditë do përjetoni gjëra të reja. Mundohuni të mos humbisni mëndjen dhe të përpiqeni të mos jeni të varrur nga disa situata që nuk do keni përfitime. Do të ishte qesharake të mos kuptoni se çfarë ka më shumë rëndësi për ju tani.

The post Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

DASHI Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju kënaqur .Bëni kujdes që ti respektoni sa më shumë. E nëse ata e teljakojnë kufirin, do jetë mundësia juaj më e mirë për të kuptuar vërtet se sa ju vlerësojnë e sa të tjerë jo. […]

The post Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Mario Roshi, mbrojtësi më i mirë i FSHF Sunday League

Kapiteni Mario Roshi është kthyer barrierën kryesore të mbrojtjes, duke u bërë garancia kryesore e suksesit në FSHF Sunday League. Me një mbrojtje të hekurt dhe strategji brilante, Roshi ka treguar pse konsiderohet një nga lojtarët më të fortë të kampionatit. Lider në fushë, ai udhëheq skuadrën jo vetëm me aftësi fizike, por edhe me përvojën dhe qetësinë që transmeton tek shokët e ekipit.

Source

Vdes në moshën 94-vjeçare aktori i njohur Zija Grapshi

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Zija Grapshi, i cili njihej nga publiku si “gjyshi i përrallave”.

Ai lindi në Gjirokastër dhe përfundoi Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1952.

Grapshi nisi karrierën e tij artistike në vitin 1949 në grupin filodramatik pranë Radio Tiranës. Gjatë viteve interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor.

Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite. Në mbi 160 shfaqjet e shumta të teatrit të kukullave ku mori pjesë, ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987).

Zëri i tij i veçantë, me një ngjyrim karakteristik, me aftësitë imituese, kujdesi për të qenë sa më i natyrshëm, si dhe ndjesia e vërtetësisë në marrëdhëniet me partnerët, kanë qenë disa nga cilësitë e tij interpretative më të zëshme në krijimin e figurave.

Më së shumti u bë i njohur dhe i dashur si aktor i Teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe dha kontributin më të madh.

Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe përkrahja e artit të kukullave e bëri atë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar./atsh/KultPlus.com

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur Zija Grapshi

TIRANË, 17, gusht /ATSH/ Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Zija Grapshi, i cili njihej nga publiku si “gjyshi i përrallave”.

Ai lindi në Gjirokastër dhe përfundoi Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1952.

Grapshi nisi karrierën e tij artistike në vitin 1949 në grupin filodramatik pranë Radio Tiranës. Gjatë viteve interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor.

Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite. Në mbi 160 shfaqjet e shumta të teatrit të kukullave ku mori pjesë, ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987).

Zëri i tij i veçantë, me një ngjyrim karakteristik, me aftësitë imituese, kujdesi për të qenë sa më i natyrshëm, si dhe ndjesia e vërtetësisë në marrëdhëniet me partnerët, kanë qenë disa nga cilësitë e tij interpretative më të zëshme në krijimin e figurave.

Më së shumti u bë i njohur dhe i dashur si aktor i Teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe dha kontributin më të madh.

Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe përkrahja e artit të kukullave e bëri atë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar.

The post Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur Zija Grapshi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌