❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – tĂ« dhĂ«nat nga ASK tregojnĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« fluturimeve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin qershor 2025.

Në bazë të dhënave, numri i fluturimeve të realizuara në muajin qershor ishte 1.227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

MĂ« poshtĂ« mund t’i gjeni tĂ« dhĂ«nat pĂ«r transportin ajror, hekurudhor, telefoni fikse dhe mobile:

Numri i fluturimeve qershor 2024 – qershor 2025

Në muajin qershor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 392 165, ose 17,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Transporti Hekurudhor

Në muajin qershor 2025, numri i udhëtarëve ishte 6 741, ose 23,0% më shume sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero.

Telefonia Fikse

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 320, ose (-0,2%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 836 862, ose (-8,9%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Telefonia Mobile

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 480 482, ose -5,56% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 315 378, ose 2,16% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – tĂ« dhĂ«nat nga ASK tregojnĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« fluturimeve appeared first on Telegrafi.

Transporti ajror rritje me 42,4% në mallra dhe 6% në pasagjerë në tremujorin e dytë

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ NĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti, sektori i transportit ajror ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme.

Volumi i mallrave të transportuar, duke përfshirë postën, ka arritur në 798,6 tonë, me një rritje prej 42,4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Nga ky total, 67,5% përbëjnë mallrat e hyrë, ndërsa 32,5% janë mallra të dalë.

Në të njëjtën periudhë, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore ka kaluar kufirin e 3 milionëve, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar, krahasuar me 2.8 milionë pasagjerë që udhëtuan gjatë periudhës përkatëse të vitit të kaluar.

Për sa i përket tregtisë ajrore, volumi i mallrave të eksportuara dhe importuara arriti 583 tonë, duke u rritur me 2,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Mallrat e importuara me ajër përbëjnë një pjesë të vogël, vetëm 0,02% të totalit të mallrave të importuara, në vend.

Në këtë tremujor, transporti ajror është operuar nga 29 shoqëri ajrore, nga të cilat 28 janë të huaja dhe vetëm një është shoqëri shqiptare.

Hapësira ajrore shqiptare ka regjistruar 110.073 fluturime, ku 83,2% e tyre përbëhen nga mbikalimet.

1 nga 4

/a.f/

The post Transporti ajror rritje me 42,4% në mallra dhe 6% në pasagjerë në tremujorin e dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Qindra fluturime tĂ« anuluara, pas problemeve nĂ« kullĂ«n e trafikut ajror

LONDËR, 31 korrik /ATSH-DPA/-  NjĂ« “problem i lidhur me radarin” shkaktoi dje  dĂ«shtimin e kontrollit tĂ« trafikut ajror (ATC) qĂ« la fluturimet nĂ« tĂ« gjithĂ« BritaninĂ« e Madhe , thanĂ« zyrtarĂ«t.

Drejtori ekzekutiv i Shërbimeve Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS), Martin Rolfe, u thirr sot për të folur me sekretaren e Transportit, Heidi Alexander, një ditë pasi mijëra pasagjerë nuk fluturuan nga problemi teknik që detyroi anulimin e më shumë se 150 fluturimeve.

Linjat ajrore po kërkojnë një shpjegim për atë që ndodhi.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i NATS tha se “ky ishte njĂ« problem i lidhur me radarin, i cili u zgjidh duke kaluar shpejt nĂ« sistemin rezervĂ«, gjatĂ« sĂ« cilĂ«s kohĂ« ne zvogĂ«luam trafikun pĂ«r tĂ« siguruar sigurinĂ«â€.

“Nuk ka prova se kjo kishte tĂ« bĂ«nte me kibernetikĂ«n. Kjo ishte njĂ« ngjarje e izoluar dhe nuk ka prova tĂ« aktivitetit tĂ« dĂ«mshĂ«m”,  shtoi ai.

Problemi ndodhi në qendrën e kontrollit të NATS në Swanwick, Hampshire, dhe preku pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.

Më shumë se 700 000 pasagjerëve iu anuluan fluturimet në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, në gusht 2023, kur NATS pësoi një problem teknik gjatë përpunimit të një plani fluturimi./ /Ad.Ab./

The post BM – Qindra fluturime tĂ« anuluara, pas problemeve nĂ« kullĂ«n e trafikut ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit

Sot dhe nesër në territorin e Shkupit do të kryhet dezinsektim. Për këtë njoftoi Qyteti i Shkupit.

” MĂ« (26 dhe 27 korrik 2025), nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit, do tĂ« kryhet dezinfektim ajror nĂ« zonĂ«n e Qytetit tĂ« Shkupit, kundĂ«r formave tĂ« rritura tĂ« mushkonjave.

NĂ«se kushtet e motit nuk lejojnĂ« dezinfektimin, spĂ«rkatja do tĂ« kryhet tĂ« nesĂ«rmen, kur kushtet e motit tĂ« jenĂ« tĂ« favorshme, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, shtuan autoritetet”, thuhet nĂ« njoftim.

Kujtojmë se gjatë sezonit veror procedura e dezinsektimit përsëritet disa herë në mbarë territori e vendit.

The post Sot dhe nesër do të kryhet dezinsektim ajror në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Detaje të reja tronditëse për incidentin e Air India! Piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes

Detaje shqetësuese kanë dalë nga hetimet për incidentin me një avion të Air India muajin e kaluar, ku sipas Wall Street Journal, kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ka çaktivizuar furnizimin me karburant për motorët vetëm pak sekonda pasi avioni u ngrit nga pista.

TĂ« dhĂ«nat e nxjerra nga “kutia e zezĂ«â€ tregojnĂ« njĂ« moment tensioni nĂ« kabinĂ« mes Sabharwal dhe zĂ«vendĂ«skomandantit Clive Kunder, i cili nĂ« ato çaste kishte komandĂ«n e avionit. Pasi motorĂ«t u ndalĂ«n papritur, Kunder dĂ«gjohet duke pyetur i tronditur pse ndĂ«rprerĂ«sit ishin vendosur nĂ« “cutoff”.

Raporti indian për incidentin ende nuk ka arritur në një përfundim, por hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e ndonjë defekti teknik. Ndërkohë, Air India i ka bërë thirrje stafit të mos nxjerrë përfundime të parakohshme, duke theksuar se hetimet vazhdojnë.

The post Detaje të reja tronditëse për incidentin e Air India! Piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes appeared first on iconstyle.al.

Katër viktima nga një aksident ajror në Londër

Katër persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror të ndodhur të dielën në Aeroportin Southend, në Londër, raportoi agjencia e lajmeve PA. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të pasdites, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit të vogël mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas përplasjes, mjeti fluturues shpërtheu në flakë.

Autoritetet vendase kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Policia e Essex-it dhe Shërbimi i Ambulancës reaguan menjëherë ndaj thirrjeve për ndihmë, pas raportimeve se një avion rreth 12 metra i gjatë ishte përplasur në tokë.

Kompania Zeusch Aviation, e cila operon nga Aeroporti Lelystad në Holandë, konfirmoi se fluturimi SUZ1 ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, avioni përdorej për fluturime mjekësore, duke transportuar pacientë ose organe për transplant.

Dega për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka hapur një hetim zyrtar dhe ka dërguar një ekip multidisiplinar në vendngjarje, që përfshin ekspertë nga fusha të ndryshme si operacionet ajrore, faktorët njerëzorë, inxhinieria dhe analizimi i të dhënave të regjistruara.

DĂ«shmitarĂ« okularĂ« kanĂ« rrĂ«fyer pĂ«r mediat britanike momentet dramatike tĂ« aksidentit. “Piloti u rrotullua me kokĂ« poshtĂ« dhe avioni u pĂ«rplas nĂ« tokĂ«. Ishte nĂ« ajĂ«r vetĂ«m pĂ«r disa sekonda pĂ«rpara se tĂ« shpĂ«rthente nĂ« flakĂ«. Ishte zjarr dhe tym gjithandej. FatmirĂ«sisht, vajza ime nuk po shikonte drejt avionit nĂ« atĂ« moment,” tha njĂ« dĂ«shmitar./abcnews.al

 

Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit

DhjetĂ« persona, pĂ«rfshirĂ« gjashtĂ« fĂ«mijĂ«, janĂ« vrarĂ« si pasojĂ« e njĂ« sulmi ajror izraelit nĂ« GazĂ«, teksa kanĂ« qenĂ« duke pritur pĂ«r t’i mbushur shishet me ujĂ«, kanĂ« raportuar autoritetet shĂ«ndetĂ«sore palestineze. Trupat e tyre janĂ« dĂ«rguar nĂ« spitalin Nuseirat’s al-Awda, ku janĂ« duke u trajtuar edhe 16 persona tĂ« plagosur, prej tyre shtatĂ« janĂ« [
]

The post Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit appeared first on BoldNews.al.

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bĂ«ri asgjĂ«, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte qĂ« lufta tĂ« pĂ«rfundonte dhe qĂ« ata tĂ« njoftonin sot, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« kthehej nĂ« shkollĂ«â€, tha Samah al-Nouri, duke qĂ«ndruar pranĂ« trupit tĂ« vajzĂ«s sĂ« saj qĂ« u vra nĂ« sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim nĂ« njĂ« qendĂ«r mjekĂ«sore. Pse i vranĂ«?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi mĂ« pranĂ«, ndoshta mĂ« afĂ«r se sa kemi qenĂ« prej kohĂ«sh”, tha Rubio pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« samitin e ASEAN-it nĂ« Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

NĂ«se Hamasi refuzon, “ne do tĂ« vazhdojmĂ«â€ me operacionet ushtarake nĂ« GazĂ«, tha zyrtari nĂ« kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

The post Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë appeared first on Lapsi.al.

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

Sulmet e UkrainĂ«s me dronĂ« shkaktuan kaos tĂ« madh nĂ« trafikun ajror tĂ« RusisĂ« nĂ« fundjavĂ«. Aeroportet mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« i shĂ«rbejnĂ« MoskĂ«s dhe ShĂ«n Petersburgut, ishin mes atyre qĂ« u detyruan t’i kufizojnĂ« aktivitetet gjatĂ« ditĂ«s sĂ« diel. Ministria e Transportit e RusisĂ« njoftoi se deri nĂ« orĂ«n 18:00 – sipas kohĂ«s lokale [
]

The post Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus appeared first on BoldNews.al.

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh ajror prej nisjes së luftës

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës përgjatë natës, ka thënë një zyrtar ukrainas të dielën, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Për sulmet raportohet teksa përshkallëzohet fushata e bombardimeve ruse kundër Ukrainës, çka i shuan edhe më tepër shpresat për dhënie fund të luftës trevjeçare. Rusia i ka nisur 537 armë ajrore kundër Ukrainës, përfshirë 477 dronë dhe 60 raketa, ka thënë forca ajrore ukrainase. Prej tyre, 249 janë rrëzuar.

Yuriy Ihnat, shef i komunikimeve nĂ« forcĂ«n ajrore ukrainase ka thĂ«nĂ« se sulmet e natĂ«s sĂ« mbrĂ«mshme kanĂ« qenĂ« “mĂ« masivet” nĂ« UkrainĂ«, duke marrĂ« parasysh se janĂ« nisur dronĂ« dhe disa lloje raketash.

Në sulme janë shënjestruar rajone të ndryshme, përfshirë ato në perëndim të Ukrainës, shumë larg prej vijës së frontit.

Forca ajrore polake ka thënë të dielën se Polonia dhe vendet aleate kanë ngritur në ajër avionë për të garantuar sigurinë e hapësirë ajrore të shtetit. Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin ka thënë se një person ka vdekur si pasojë e sulmit me dronë.

Në rajonin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës, një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër industriale në qytetin Drohobiç, si pasojë e një sulmi me dronë, që ka rezultuar me ndërprerje të energjisë në gjithë qytetin.

Sulmet e reja vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur të premten se Moska është e gatshme për një rund të ri të bisedimeve për paqe në Stamboll.

MegjithatĂ«, lufta nuk tregon shenja tĂ« zbehjes, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ« krye me Shtetet e Bashkuara, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit.

Dy rundet e fundit të negociatave në mes të delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, kanë qenë të shpejta dhe pa asnjë progres drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Sulmet me dronĂ« me rreze tĂ« gjatĂ« kanĂ« qenĂ« kryefjala e luftĂ«s, qĂ« ka hyrĂ« nĂ« vitin e katĂ«rt. Gara nĂ« tĂ« dyja anĂ«t pĂ«r t’i pĂ«rsosur dronĂ«t dhe pĂ«r t’i bĂ«rĂ« mĂ« vdekjeprurĂ«s, e ka kthyer konfliktin nĂ« zonĂ« testimi tĂ« armĂ«ve tĂ« reja. REL/

The post Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh ajror prej nisjes së luftës appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëzimi i avionit të Air India, Perëndimi ngre shqetësime për transparencën dhe vonesat

Autoritetet perëndimore kanë shprehur shqetësime serioze për mënyrën sesi po zhvillohen hetimet mbi rrëzimin tragjik të avionit Boeing 787 të kompanisë Air India, që ndodhi më 12 qershor në periferi të Ahmedabad-it, vetëm 30 sekonda pas ngritjes, me një bilanc tragjik prej 270 viktimash.

Edhe pse nĂ« deklarata zyrtare thuhet se kanĂ« “besim tĂ« plotĂ«â€ nĂ« hetuesit indianĂ«, burime tĂ« gazetĂ«s Corriere della Sera flasin pĂ«r frikĂ« reale se rezultatet mund tĂ« ndikohen nga presione politike tĂ« brendshme.

Dy kutitĂ« e zeza tĂ« avionit (Cockpit Voice Recorder dhe Flight Data Recorder) u gjetĂ«n pĂ«rkatĂ«sisht mĂ« 13 dhe 16 qershor, por u dĂ«rguan nĂ« laborator vetĂ«m mĂ« 24 qershor, njĂ« vonesĂ« qĂ« autoritetet perĂ«ndimore e quajnĂ« “tĂ« pashpjegueshme”.

India vendosi tĂ« analizojĂ« tĂ« dhĂ«nat nĂ« laboratorin e saj tĂ« ri nĂ« Nju Delhi, nĂ« vend qĂ« t’i dĂ«rgonte nĂ« qendra ndĂ«rkombĂ«tare me pĂ«rvojĂ« si BEA nĂ« FrancĂ« apo NTSB nĂ« SHBA. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, AAIB, organi qĂ« drejton hetimin, nuk Ă«shtĂ« i pavarur, por nĂ« varĂ«si tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Aviacionit Civil – gjĂ« qĂ« rrit shqetĂ«simet pĂ«r ndikim politik.

Stephanie Pope e Boeing dhe Russell Stokes i GE Aerospace udhĂ«tuan menjĂ«herĂ« drejt IndisĂ« pas aksidentit – njĂ« lĂ«vizje e pazakontĂ« qĂ« sinjalizon tension mes palĂ«ve. SHBA dhe Britania e Madhe, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rfshirjes si shtet prodhues dhe vendi i origjinĂ«s sĂ« shumĂ« viktimave, kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira nĂ« prapaskenĂ« pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« hetim tĂ« drejtĂ«.

Sipas burimeve, India ka refuzuar sugjerimin për të analizuar të dhënat jashtë vendit, edhe pse kjo mund të garantonte më shumë besueshmëri. Autoritetet perëndimore e kanë parë këtë si mungesë bashkëpunimi dhe sinjalizim të një procesi jo transparent.

Pas rrëzimit, janë inspektuar 26 nga 33 avionët Boeing 787 të Air India. Zyrtarët e AAIB konfirmojnë se të dhënat nga kutitë e zeza janë shkarkuar me sukses, por hetimi mund të zgjasë disa javë deri në disa muaj. Deri tani, nuk janë publikuar konkluzione paraprake.

Në mungesë të një raporti të qartë dhe përballë refuzimit të ndihmës ndërkombëtare, hetimi për rrëzimin e avionit rrezikon të përfundojë me dyshime të forta për ndërhyrje politike dhe mungesë të transparencës, ndonëse është një nga katastrofat më të rënda ajrore në Indi në dy dekadat e fundit.

The post Rrëzimi i avionit të Air India, Perëndimi ngre shqetësime për transparencën dhe vonesat appeared first on Sot News | Lajme.

Raketa balistike iraniane godet një rrokaqiell në qendër të Tel Avivit

Një raketë iraniane goditi një rrokaqielli në rrugën Jabotinsky në Ramat Gan, afër qendrës së Tel Avivit dhe rreth 200 metra nga bursa e diamanteve të qytetit.

Vendasit thanë se një biznes picash u godit më së shumti nga forca e sulmit, por disa blloqe apartamentesh të vjetra u shkatërruan gjithashtu nga forca e shpërthimit.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Pas gjashtë ditësh lufte, banorët ishin mësuar të nxitonin drejt strehimoreve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ishte si njĂ« bombĂ« atomike. NjĂ« tĂ«rmet”, tha Asher Adiv, njĂ« 69-vjeçar qĂ« jeton nĂ« njĂ« bllok apartamentesh aty pranĂ«.

Nëna e tij ishte një hebreje iraniane nga Isfahani dhe Asher u rrit duke folur persisht. Ai kishte ide të forta për atë që duhet të ndodhte më pas.

“Populli iranian duhet tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« revolucion dhe t’i dĂ«bojĂ« ajatollahĂ«t.  Ne nuk po luftojmĂ« vetĂ«m pĂ«r Izraelin. Ne po luftojmĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« botĂ«n. I kĂ«rkojmĂ« Trump tĂ« hyjĂ« brenda dhe ta zgjidhĂ« problemin”, tha Asher.

Presidenti amerikan, i cili tani po shqyrton opsionet e tij ushtarake, ishte tema e parë që shumica e banorëve vendas donin të ngrinin, ndërsa u mblodhën pranë stacioneve të policisë për të parë ndihmësit e parë që kryenin punën e tyre midis rrënojave dhe xhamave të thyer.

Gruaja e Asherit, Anny, një emigrante nga Maroku që erdhi në Izrael në vitin 1969, tha se mendonte që Izraeli do të fitonte edhe pa ndërhyrjen e SHBA-së.

“I thoni Donald Trumpit tĂ« jetĂ« pranĂ« nesh. Ai duhet t’i bombardojĂ« ata pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar centralet bĂ«rthamore. Ne jemi qytetarĂ« tĂ« pafajshĂ«m, por ata na kĂ«rcĂ«nojnĂ« gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s dhe thonĂ« se duan tĂ« na vrasin. Nuk kishim zgjidhje tjetĂ«r. PamĂ« çfarĂ« ndodhi mĂ« 7 tetor. Populli ynĂ« Ă«shtĂ« i fortĂ« dhe elastik. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« luftojmĂ« dhe do t’i pĂ«rfundojmĂ« centralet bĂ«rthamore tĂ« Iranit ose ata do tĂ« na pĂ«rfundojnĂ«â€, shtoi ajo. /Telegrafi/

Eastern Tel Aviv suburd of Ramat Gan hit in this mornings Iranian missile barrage causing extensive damage.

This district is home to the Israel Diamond Exchange—the world’s largest diamond trading complex. pic.twitter.com/9akUDKGxC4

— Yama Wolasmal (@YamaWolasmal) June 19, 2025

The post Raketa balistike iraniane godet një rrokaqiell në qendër të Tel Avivit appeared first on Telegrafi.

Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror tĂ« “Air India” mban arkivolin e tĂ« vĂ«llait qĂ« humbi jetĂ«n

Britaniku, i cili ishte i vetmi i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi javën e kaluar, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij në një funeral në Indinë perëndimore. Vëllai i Vishwashkumar Ramesh, Ajay, ishte gjithashtu në avionin ku udhëtonin 242 persona, por nuk i mbijetoi tragjedisë. Ramesh shihet duket mbajtur arkivolin ku ndodhej trupi i vëllatit të tij që dërgohet në krematorium në qytetin Diu, me krahun dhe fytyrën ende të mbuluar me fasha të bardha.

Ai ka kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve të fundit në spital. Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner, i cili udhëtonte për në Londër, u rrëzua të enjten disa sekonda pasi u ngrit në fluturim nga qyteti perëndimor indian, Ahmedabad. Të paktën 270 persona humbën jetën, shumica prej tyre pasagjerë në avion, ndërsa pjesa tjetër e viktimave ndodhej në tokë.

VIDEO | Ahmedabad Plane Crash: Vishwas Kumar, the lone survivor of the incident, attended the last rites of his brother Ajay, who was travelling with him on the ill-fated Air India flight AI 171 from Ahmedabad to London on June 12. pic.twitter.com/Z8RrLdIeoB

— Press Trust of India (@PTI_News) June 18, 2025

The post Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror tĂ« “Air India” mban arkivolin e tĂ« vĂ«llait qĂ« humbi jetĂ«n appeared first on Sot News | Lajme.

Shkatërrohen qindra objektiva ushtarakë iranianë/ Izraeli pretendon kontroll të plotë ajror mbi Teheranin

Gjatë një deklarate për mediat, Gjeneral Brigade Effie Defrin, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, bëri të ditur se janë shkatërruar më shumë se 120 lëshues raketash iraniane, duke përbërë rreth një të tretën e kapacitetit total të regjimit iranian në këtë drejtim.

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka arritur “kontroll tĂ« plotĂ« ajror” mbi hapĂ«sirĂ«n qiellore tĂ« Teheranit, ndĂ«rsa ofensiva ndaj objektivave strategjikĂ« nĂ« territorin iranian vijon me intensitet tĂ« lartĂ«.

“VetĂ«m gjatĂ« natĂ«s sĂ« kaluar, Forcat Ajrore izraelite neutralizuan mbi 20 lĂ«shues raketash, minuta para se ato tĂ« viheshin nĂ« funksion pĂ«r tĂ« goditur territorin izraelit,” deklaroi Defrin.

Ai shtoi gjithashtu se rreth 100 objektiva ushtarakë në qytetin Isfahan, në qendër të Iranit, janë goditur nga një valë tjetër sulmesh. Sipas tij, rreth 50 avionë luftarakë morën pjesë në këto operacione, duke goditur depo armësh, qendra komanduese dhe lëshues raketash.

The post Shkatërrohen qindra objektiva ushtarakë iranianë/ Izraeli pretendon kontroll të plotë ajror mbi Teheranin appeared first on Sot News | Lajme.

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.

Avioni Boeing 787 – qĂ« po fluturonte pĂ«r nĂ« LondĂ«r – e goditi njĂ« konvikt tĂ« njĂ« kolegji mjekĂ«sor nĂ« njĂ« zonĂ« banimi nĂ« qytetin veriperĂ«ndimor tĂ« Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit nĂ« ajĂ«r tĂ« enjten, duke i vrarĂ« 241 njerĂ«z nĂ« bord dhe tĂ« paktĂ«n 29 tĂ« tjerĂ« nĂ« tokĂ«.

Një udhëtar mbijetoi.

Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

Pjesë të aeroplanit të Air India që u rrëzua të enjten shihen në majë të një ndërtese në Ahmedabad, Indi, 13 qershor 2025.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.

“Ai po pĂ«rmirĂ«sohet shpejt dhe pritet tĂ« dalĂ« nga spitali sĂ« shpejti”, tha Gameti tĂ« shtunĂ«n.

Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.

Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.

“Ku janĂ« fĂ«mijĂ«t e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipĂ«rit e tĂ« cilit ndodheshin nĂ« avion. “Do tĂ« mĂ« duhet tĂ« bĂ«j pyetje. Qeveria nuk po jep pĂ«rgjigje”.

NjĂ« i afĂ«rm tjetĂ«r kĂ«rkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorĂ«zohej trupi i familjarit pĂ«r ceremoninĂ« mortore.

“Na jepni trupin”, kĂ«rkoi ai.

Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Komiteti do tĂ« fokusohet nĂ« hartimin e procedurave pĂ«r tĂ« parandaluar dhe pĂ«rballuar emergjencat ajrore nĂ« tĂ« ardhmen dhe “nuk do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« hetimet e tjera qĂ« po kryhen nga organizatat pĂ«rkatĂ«se”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Aviacionit Civil.

Hetuesit tĂ« premten gjetĂ«n regjistruesin digjital tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« fluturimit tĂ« avionit, ose tĂ« ashtuquajturĂ«n “kuti e zezĂ«â€, e cila u gjet mbi njĂ« çati pranĂ« vendit tĂ« aksidentit dhe pritet tĂ« ndihmojĂ« pĂ«r tĂ« zbuluar shkaqet e aksidentit.

Byroja Indiane pĂ«r Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punĂ«n me “fuqi tĂ« plotĂ«â€ pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« tĂ« dhĂ«nat. REL.

The post Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën

Drejtori ekzekutiv i Air India konfirmoi të premten se 241 nga 242 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit me destinacion Londrën, i cili u rrëzua të enjten, kanë humbur jetën.

Ai deklaroi se kompania mĂ«mĂ« e linjĂ«s ajrore do t’u japĂ« nga 1 crore rupie (rreth 116 mijĂ« dollarĂ«) familjeve tĂ« secilit prej viktimave.

Gjithashtu, kompania do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit, shtoi ai.

The post Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje

UdhĂ«timi ajror Ă«shtĂ« statistikisht njĂ« nga format mĂ« tĂ« sigurta tĂ« transportit, por kjo nuk i ndal udhĂ«tarĂ«t e shqetĂ«suar tĂ« pyesin: “A ka ndonjĂ« vend nĂ« aeroplan qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i sigurt se tĂ« tjerĂ«t?” Me imazhet e fundit tĂ« uljeve emergjente dhe incidenteve tĂ« pĂ«rplasjeve qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« virale, kjo pyetje Ă«shtĂ« rishfaqur.

Aksidentet ajrore janë jashtëzakonisht të rralla, me një shans 1 në 13.7 milion për të vdekur në udhëtimet ajrore komerciale. Studiuesit dhe ekspertët e aviacionit sugjerojnë se zgjedhja e vendit mund të ndikojë në shanset për mbijetesë në skenarë të caktuar përplasjesh. E11 është sedilja e famshme ku qëndroni personi i vetëm i shpëtuar nga rrëzimi i avionit në Indi. 

Seat Map and Interior Specifications: Boeing 777 300ER | Air India

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mbani rripin e sigurimit gjatë gjithë kohës gjatë fluturimit, edhe kur sinjali është i fikur. Turbulencat janë shkaku kryesor i lëndimeve gjatë fluturimit, dhe të qëndruarit të lidhur mund të parandalojë dëmtime serioze.

Pjesa e pasme e aeroplanit mund të ofrojë vende më të sigurta

NjĂ« analizĂ« e revistĂ«s “Time” nĂ« vitin 2015 zbuloi se pasagjerĂ«t nĂ« njĂ« tĂ« tretĂ«n e pasme tĂ« aeroplanit kishin shkallĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« vdekshmĂ«risĂ« nĂ« pĂ«rplasje. NĂ« pĂ«rplasjet qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga njĂ« ulje e gabuar, pjesa e pĂ«rparme e aeroplanit mund tĂ« thithĂ« peshĂ«n e forcĂ«s sĂ« pĂ«rplasjes. Kjo i bĂ«n sediljet e pasme relativisht mĂ« tĂ« sigurta. Studiuesi i sigurisĂ« sĂ« aviacionit Daniel Kwasi Adjekum e mbĂ«shtet kĂ«tĂ« dhe shpjegon se thyerja strukturore shpesh ndikon mĂ« rĂ«ndĂ« pjesĂ«n e pĂ«rparme.

Sediljet pranë krahëve japin një avantazh

Sipas Cheng-Lung Wu, një profesor në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor, sediljet e vendosura pranë krahëve mund të jenë të dobishme. Ky seksion i avionit është ndërtuar për stabilitet dhe ofron dizajn strukturor të përforcuar. Për më tepër, sediljet ngjitur me krahët janë zakonisht më afër daljeve të emergjencës, duke rritur shanset tuaja për të dalë shpejt, veçanërisht gjatë dritare së evakuimit prej 90 sekondash.

Rreshti i daljes ofron avantazh

Të ulesh në një rresht daljeje gjithashtu mund të rrisë shanset e mbijetesës, me kusht që të jeni mendërisht dhe fizikisht të aftë të ndihmoni në një emergjencë. Këto rreshta sediljesh ofrojnë hapësirë shtesë për këmbët dhe rrugën më të shpejtë drejt daljeve. Megjithatë, ato vijnë me përgjegjësi, pasi duhet të jeni në gjendje të ndihmoni të tjerët të evakuohen, të qëndrojnë të qetë dhe të veproni shpejt gjatë një emergjence.

Nga dritarja, në mes apo korridori?

Ka mĂ« pak tĂ« dhĂ«na mbi kĂ«tĂ« aspekt, por disa ekspertĂ« sugjerojnĂ« se sediljet e mesit mund tĂ« ofrojnĂ« pak mĂ« shumĂ« mbrojtje gjatĂ« pĂ«rplasjes sepse pasagjerĂ«t pĂ«rreth mund tĂ« zbusin forcĂ«n. Sediljet nga ana e korridorit e bĂ«jnĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« evakuimin e shpejtĂ«, por mund t’i ekspozojnĂ« pasagjerĂ«t ndaj mĂ« shumĂ« goditjeve fizike gjatĂ« turbulencave ose njĂ« pĂ«rplasjeje. Sediljet nga dritarja mund tĂ« ngadalĂ«sojnĂ« evakuimin, veçanĂ«risht nĂ« prani tĂ« tymit ose zjarrit.

Rezervuarët e karburantit dhe rreziku i zjarrit

Sediljet pranë krahut janë mbi rezervuarët e karburantit, gjë që mund të paraqesë rrezik zjarri në disa përplasje. Edhe pse karburanti zakonisht zbrazet para uljeve emergjente, çdo karburant i mbetur mund të ndizet ose të lëshojë tym. Në këto situata, evakuimi i shpejtë është kritik. Pasagjerët duhet të lënë bagazhet pas, të qëndrojnë vigjilentë dhe të lëvizin menjëherë drejt daljeve.

Faktori më i rëndësishëm: Ndërgjegjësimi për situatën

PavarĂ«sisht se ku uleni, tĂ« qenit vigjilent dhe i informuar rrit ndjeshĂ«m shanset tuaja pĂ«r mbijetesĂ«. DĂ«gjoni udhĂ«zimet e sigurisĂ«, lexoni kartĂ«n e emergjencĂ«s dhe numĂ«roni rreshtat midis sediljes suaj dhe daljes mĂ« tĂ« afĂ«rt. NĂ« situata me dukshmĂ«ri tĂ« ulĂ«t, ky hap i vogĂ«l pĂ«rgatitor mund t’ju shpĂ«tojĂ« jetĂ«n. TĂ« qĂ«ndrosh i qetĂ«, tĂ« mbash rripin e sigurimit tĂ« lidhur dhe tĂ« njohĂ«sh mjedisin pĂ«rreth mund tĂ« bĂ«jnĂ« diferencĂ«n midis panikut dhe veprimit nĂ« njĂ« krizĂ«. Edhe disa sekonda gatishmĂ«rie mund tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« rezultatin. ©LAPSI.al

The post Cilat janë vendet më të sigurta në një aeroplan në rast të një përplasjeje appeared first on Lapsi.al.

Pasagjeri në sediljen 11A/ Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit në Indi

Vishwas Kumar Ramesh, 39 vjeç, ishte nĂ« bordin e aeroplanit qĂ« u rrĂ«zua nĂ« Ahmedabad tĂ« IndisĂ« tĂ« enjten, por arriti t’i mbijetojĂ« rrĂ«zimit pas ngritjes. MĂ« shumĂ« se 200 persona nĂ« aeroplan kanĂ« vdekur.

Ramesh ishte ulur në sediljen 11A dhe, sipas dëshmisë së tij, ishte ngritur dhe ishte larguar me vrap pas rrëzimit.

Fotografia e Hindustan Times e tregon atë në spital me lëndime të lehta në fytyrë. Ai ka lëndime në gjoks dhe këmbë, por ka qenë në gjendje të komunikojë. Ai është një britanik që ka jetuar në vend për më shumë se 20 vjet dhe kishte udhëtuar në Indi për të parë familjen e tij. Vëllai i tij 45-vjeçar, Ajay, ishte gjithashtu në të njëjtin fluturim, por në një vend tjetër. Vishwas thotë se e ka kërkuar dhe nuk mund ta gjejë.

Duke folur pĂ«r Hindustan Times, ai tha: “TridhjetĂ« sekonda pas ngritjes, pati njĂ« zhurmĂ« tĂ« fortĂ« dhe pastaj aeroplani u rrĂ«zua. E gjitha ndodhi kaq shpejt.”

Ai tha gjithashtu: “Kur u ngrita, kishte trupa pĂ«rreth meje. U frikĂ«sova. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa tĂ« aeroplanit pĂ«rreth meje. Dikush mĂ« kapi, mĂ« futi nĂ« njĂ« ambulancĂ« dhe mĂ« çoi nĂ« spital.”

The post Pasagjeri në sediljen 11A/ Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit në Indi appeared first on iconstyle.al.

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në vlerë 175 miliardë dollarë, nënkupton se SHBA-ja do të vendosë armë në hapësirë për herë të parë.

Duke folur tĂ« martĂ«n nga Zyra Ovale, Trumpi tha se pret qĂ« sistemi “ta nisĂ« punĂ«n plotĂ«sisht para pĂ«rfundimit tĂ« mandatit tim”, i cili mbaron nĂ« vitin 2029, dhe tĂ« ketĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r t’i ndalur raketat “madje edhe nĂ«se ato lĂ«shohen nga hapĂ«sira”. NjĂ« zyrtar amerikan tha se ka mĂ« shumĂ« gjasa qĂ« ky sistem kompleks tĂ« ketĂ« kapacitet fillestar deri atĂ«herĂ«. Trumpi gjithashtu njoftoi se gjenerali Michael Guetlein, i cili aktualisht shĂ«rben si zĂ«vendĂ«sshef i operacioneve hapĂ«sinore, do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r mbikĂ«qyrjen e pĂ«rparimit tĂ« KupolĂ«s sĂ« ArtĂ«.

Kupola e Artë parashikohet të përfshijë kapacitete, nga toka dhe nga hapësira, të cilat janë në gjendje të zbulojnë dhe ndalojnë raketat në katër fazat kryesore të një sulmi të mundshëm: zbulimi dhe shkatërrimi para lëshimit, ndalimi në fazën më të hershme të fluturimit, ndalimi gjatë rrugëtimit të tyre ajër, ose ndalimi në minutat e fundit gjatë rënies së tyre mbi cak.

Si u frymëzua Trump për Kupolën e Artë

Plani i presidentit Trump pĂ«r KupolĂ«n e ArtĂ«, pĂ«r t’i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga raketat me rreze tĂ« gjatĂ«, u frymĂ«zua pak a shumĂ« nga sistemi shumĂ«shtresor i Izraelit. Sistemi kundĂ«rajror i Izraelit, i njohura shpesh si Kupola e Hekurt, ka luajtur rol kyç nĂ« mbrojtjen nga zjarri me raketa dhe raketa balistike nga Irani dhe grupet militante aleate nĂ« konfliktin e nisur nga sulmi i Hamasit mĂ« 7 tetor 2023. Sistemi i sofistikuar, i zhvilluar pĂ«r dekada me mbĂ«shtetje tĂ« konsiderueshme amerikane, Ă«shtĂ« nĂ« gjendje t’i zbulojĂ« raketat dhe tĂ« aktivizohet vetĂ«m nĂ«se raketa Ă«shtĂ« e drejtuar drejt njĂ« qendre popullsie ose infrastrukture tĂ« ndjeshme ushtarake apo civile. UdhĂ«heqĂ«sit izraelitĂ« thonĂ« se sistemi nuk Ă«shtĂ« 100 pĂ«r qind i sigurt, por ia lanĂ« meritat atij pĂ«r parandalimin e dĂ«meve serioze dhe viktimave tĂ« shumta.

GjatĂ« muajve tĂ« fundit, planifikuesit e Pentagonit kanĂ« zhvilluar opsione – tĂ« cilat zyrtari amerikan i pĂ«rshkroi si tĂ« mesme, tĂ« larta dhe “jashtĂ«zakonisht tĂ« larta” bazuar nĂ« kostot e tyre – qĂ« pĂ«rfshijnĂ« raketa kundĂ«rajrore nĂ« hapĂ«sirĂ«. Zyrtari foli nĂ« kushte anonimiteti, pasi kĂ«to plane nuk janĂ« bĂ«rĂ« ende publike. Dallimi mes tri versioneve qĂ«ndron kryesisht nĂ« numrin e satelitĂ«ve dhe sensorĂ«ve – dhe pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, raketave kundĂ«rajrore nga hapĂ«sira – qĂ« do tĂ« bliheshin.

Zyra e Buxhetit tĂ« Kongresit vlerĂ«soi kĂ«tĂ« muaj se vetĂ«m komponentĂ«t e KupolĂ«s sĂ« ArtĂ«, tĂ« vendosur nĂ« hapĂ«sirĂ«, mund tĂ« kushtojnĂ« deri nĂ« 542 miliardĂ« dollarĂ« gjatĂ« 20 vjetĂ«ve tĂ« ardhshme. Trump ka kĂ«rkuar njĂ« financim fillestar prej 25 miliardĂ« dollarĂ«sh pĂ«r programin nĂ« projektligjin e tij pĂ«r uljen e taksave, i cili Ă«shtĂ« duke kaluar nĂ«pĂ«r Kongres. Pentagoni ka paralajmĂ«ruar prej vitesh se raketat mĂ« tĂ« reja tĂ« zhvilluara nga Kina dhe Rusia janĂ« aq tĂ« avancuara saqĂ« nevojiten masa tĂ« pĂ«rditĂ«suara mbrojtjeje. SatelitĂ«t dhe raketat shtesĂ« kundĂ«rajrore tĂ« KupolĂ«s sĂ« ArtĂ« – qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« kostos sĂ« programit – do tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« ndalimin e raketave tĂ« avancuara nĂ« fazat e hershme apo gjatĂ« fluturimit.

ArmĂ«t hapĂ«sinore tĂ« parashikuara pĂ«r KupolĂ«n e ArtĂ« “pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« kĂ«rkesa tĂ« reja dhe nĂ« zhvillim pĂ«r misione qĂ« nuk janĂ« realizuar kurrĂ« mĂ« parĂ« nga organizatat ushtarake hapĂ«sinore”, tha gjenerali Chance Saltzman, shefi i ForcĂ«s HapĂ«sinore tĂ« SHBA-sĂ«, para ligjvĂ«nĂ«sve nĂ« njĂ« seancĂ« dĂ«gjimore tĂ« martĂ«n. Kina dhe Rusia kanĂ« vendosur armĂ« sulmuese nĂ« hapĂ«sirĂ«, si satelitĂ« me aftĂ«si pĂ«r t’i çaktivizuar satelitĂ« e rĂ«ndĂ«sishĂ«m amerikanĂ«, duke e bĂ«rĂ« SHBA-nĂ« tĂ« cenueshme ndaj sulmeve. Vitin e kaluar, SHBA-ja tha se Rusia po zhvillonte njĂ« armĂ« bĂ«rthamore nĂ« hapĂ«sirĂ«, e cila mund tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« orbitĂ« pĂ«r kohĂ« tĂ« gjatĂ« dhe pastaj tĂ« lĂ«shojĂ« njĂ« shpĂ«rthim qĂ« do t’i shkatĂ«rronte satelitĂ«t pĂ«rreth saj.

Trump tha tĂ« martĂ«n se ende nuk ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, pĂ«r programin e KupolĂ«s e ArtĂ«, “por nĂ« kohĂ«n e duhur, do ta bĂ«jmĂ«â€, u tha ai gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«. NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« muaj, Kina dhe Rusia e quajtĂ«n idenĂ« e KupolĂ«s sĂ« ArtĂ« “thellĂ«sisht destabilizuese nga natyra”, duke paralajmĂ«ruar se do ta shndĂ«rronte “hapĂ«sirĂ«n e jashtme nĂ« njĂ« mjedis pĂ«r vendosjen e armĂ«ve dhe njĂ« arenĂ« pĂ«r konfrontim tĂ« armatosur”. Ende nuk ka tĂ« holla pĂ«r projektin dhe Kupola e ArtĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si Ă«shtĂ« “ende nĂ« fazĂ«n konceptuale”, tha sekretari i ri i Forcave Ajrore, Troy Meink, gjatĂ« njĂ« seance dĂ«gjimore nĂ« Senat tĂ« martĂ«n.

Derisa presidenti zgjodhi konceptin qĂ« dĂ«shironte, Pentagoni Ă«shtĂ« ende duke zhvilluar kushtet qĂ« Kupola e ArtĂ« do tĂ« duhet t’i pĂ«rmbushĂ« – qĂ« nĂ«nkupton se kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ«nyra e zakonshme se si zhvillohen sistemet e reja. Pentagoni dhe Komanda Veriore e SHBA-sĂ« janĂ« ende duke hartuar atĂ« qĂ« njihet si dokumenti fillestar i kapaciteteve, tha zyrtari amerikan. Kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra se si Komanda Veriore, e cila Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mbrojtjen e atdheut, identifikon çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jĂ« sistemi.

SHBA-ja tashmĂ« ka shumĂ« kapacitete pĂ«r mbrojtje nga raketat, si bateritĂ« raketore, Patriot, qĂ« SHBA-ja i ka dhĂ«nĂ« UkrainĂ«s pĂ«r t’u mbrojtur nga raketat, si dhe njĂ« sĂ«rĂ« satelitĂ«sh nĂ« orbitĂ« pĂ«r tĂ« zbuluar lĂ«shimet e raketave. Disa nga ato sisteme ekzistuese do tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« KupolĂ«n e ArtĂ«. Trump i dha urdhĂ«r Pentagonit tĂ« zhvillojĂ« raketa kundĂ«rajrore pĂ«r hapĂ«sirĂ« me njĂ« urdhĂ«r ekzekutiv gjatĂ« javĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« presidencĂ«s sĂ« tij./REL

The post Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror appeared first on Sot News | Lajme.

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

Ministri i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sot pezullimin e trafikut ajror midis atij vendi dhe Kolumbisë, duke përmendur rrezikun e një komploti të mundshëm përpara zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të planifikuara për 25 maj.

Ai shtoi në konferencën për shtyp se ky vendim u mor për shkak të ekzistencës së informacionit që tregon se disa udhëtarë mund të hynin në Venezuelë, duke u paraqitur si turistë, me qëllim kryerjen e sulmeve në atë vend, raportoi portali Eluniversal.

“Ne po pezullojmĂ« menjĂ«herĂ« tĂ« gjithĂ« trafikun ajror midis KolumbisĂ« dhe VenezuelĂ«s pĂ«r shkak tĂ« njĂ« informacioni tĂ« tillĂ«. Ne kemi arrestuar tashmĂ« 38 persona pĂ«r ekzistencĂ«n e njĂ« komploti”, tha Cabello.

Ai shtoi se qëllimi i këtyre veprimeve është të pengohet zhvillimi i zgjedhjeve dhe se qeveria ka marrë masa për të siguruar qetësinë gjatë ditës së zgjedhjeve.

Sipas ministrit, komploti është i lidhur me rrjetet e tregtarëve të drogës në Kolumbi. Cabello pretendon se figura të tilla si ish-presidentët kolumbianë Alvaro Uribe dhe Ivan Duque janë të lidhura me këto organizata.

“Ata duan dhunĂ« nĂ« vendin tonĂ«, por ne nuk do ta lejojmĂ«. Ata do tĂ« hasin njĂ« pĂ«rgjigje vendimtare dhe tĂ« fortĂ«â€, tha Cabello.

Ai shtoi se një grup individësh me eksplozivë, qëllimi i të cilëve ishte të sulmonin ambasadat, spitalet dhe zyrtarët qeveritarë, ishte arrestuar tashmë.

The post Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë appeared first on Euronews Albania.

❌