Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Mbrëmje e veçantë mbi sigurinë rrugore në Durrës


TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Edukimi i fëmijëve me rregullat bazë të sjelljes qytetare e sigurisë në rrugë është në fokus të punës së autoriteteve përgjegjëse për sigurinë rrugore.

Në këtë drejtim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor organizoi kinemanë verore në Durrës, ku fëmijët mësuan edhe rregulla të rëndësishme të qarkullimit rrugor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky organizim pranë Sfinksit, në Durrës.

“Një mbrëmje e veçantë në Durrës mbi sigurinë rrugore”, shkruan Rama, ndërkohë që ky  aktivitet u kthye në një përvojë edukative dhe argëtuese për fëmijët.

Fëmijë dhe të rritur u mblodhën për të shijuar kinemanë verore në Durrës. Përveç argëtimit dhe buzëqeshjeve, fëmijët mësuan edhe rregulla të rëndësishme të qarkullimit rrugor, duke e kthyer këtë aktivitet në argëtim dhe mësim njëkohësisht.

Në kuadër të edukimit mbi sigurinë rrugore, DPSHTRR organizon një sërë veprimtarish me në fokus njohjen e manualeve edukative, ndërgjegjësimin mbi rreziqet në rrugë, praktikat e sjelljeve të përgjegjshme, zgjedhjet e sigurta në situata të improvizuara rrugore për veten e të tjerët, njohjen e tabelave sinjalizuese etj.

/m.m/j.p/

The post Rama: Mbrëmje e veçantë mbi sigurinë rrugore në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festivali Ndërkombëtar i Arteve në Durrës mbledh valltarë nga vende europiane

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Konkursi dhe Festivali Ndërkombëtar i Arteve “Yjet e Verës së Durrësit” solli edhe këtë gusht në qytetin bregdetar magjinë e vallëzimit dhe artit shumëkulturor.

Valltarë të talentuar nga Shqipëria, Bullgaria, Polonia dhe Ukraina u bashkuan në skenën e hapur në Shëtitoren e Plazhit të Durrësit, për një event mbresëlënës, mbështetur nga bashkia e Durrësit.

Në këtë shfaqje, e cila u ndoq me mjaft interes nga qytetarët e Durrësit dhe turistët e shumtë, valltarët durrsakë të QKF si dhe të studiove private të vallëzimit ishin ambasadorë të shkëlqyer kulturorë të folklorit shqiptar me një nivel shumë profesional të koreografisë popullore.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako e cilësoi këtë aktivitet, një festë të artit, miqësisë dhe kulturave nga bota me qëllimin për të zbuluar talente të reja dhe për të prezantuar përpara publikut vlerat kulturore e folklorike të vendeve të ndryshme.

/m.m/j.p/

The post Festivali Ndërkombëtar i Arteve në Durrës mbledh valltarë nga vende europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Dy vatra zjarri ende aktive, dy në monitorim

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive dhe 2 vatra janë në monitorim.

Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit.

MM informon se në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.

Aktualisht aktive mbetet vatrat në Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë, ku zjarri po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.

Aktive është po ashtu vatra në Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë, ku është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku u shua një tjetër vatër një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia Leskovik po vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

Po ashtu në fshatin Dërmish, njësia Finiq, Vlorë po vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesat.

/m.m/

The post MM: Dy vatra zjarri ende aktive, dy në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sula: Trashëgimia e dhunës duhet përkujtuar që të shërohet

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, në prezantimin e dokumentarit “Valias, nga kamp në përkujtim”, theksoi se “trashëgimia e dhunës duhet përkujtuar që të shërohet”.
Në vigjilje të 23 gushtit, Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare, Sula nderoi ata që vuajtën padrejtësisht në kampet e internimit dhe punës që u çelën në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore.
“Dokumentet e hershme tregojnë që Kampi i Valiasit ishte ngritur që në vitin 1945 si pjesë e kampeve ku ishin të vendosur robërit gjermanë të luftës. Kjo një histori më vete. Në këtë kamp vuanin dënimin robër lufte, gjermanë por po ato u kthyen në hapësira ndëshkimi edhe per ‘armikun e brendshëm’, familjarë të të arratisurve apo të dënuarve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin gra dhe fëmijë”, theksoi Sula.
Sula theksoi se “në vitin 1950, ky kamp arriti kulmin me 820 të internuar, prej të cilëve 1 në 2 ishin fëmijë, foshnja e të mitur që nuk shkuan kurrë në shkollë, që u rritën mes urisë, sëmundjeve dhe frikës. Gra ishin një në 3, kurse burra një në 5”, tha ajo.
Nga të dhënat arkivore, rezulton se ky kamp është mbyllur në vitin 1952 dhe vuajtësit e këtij kampi u transferuan për të vuajtur dënimin e tyre në kampe të tjera.
“Kampi ishte pjesë e një sistemi më të gjerë internimesh: të internuarit shpeshherë transferoheshin nga Valiasi në Kamëz, më pas në Tepelenë apo Porto Palermo. Kudo shkonte familja, shkonte edhe stigma. Këto fakte e dëshmojnë fytyrën e vërtetë të regjimit: një pushtet që nuk ndëshkonte vetëm individin, por gjithë familjen, duke goditur edhe gratë dhe fëmijet”, tha Sula.
Sula prezantoi një dokumentar të prodhuar nga stafi i Autoritetit “Valias, nga kamp në përkujtim”, i cili sipas saj, përcjell ndjeshmëri e vërtetësi.
Ky dokumentar sjell dëshmi rrëqethëse të të mbijetuarve si Avni Bazellari, Et’hem Fezollari, Vasil Kokali, Fatime Nurçe e Lude Bazelli, të cilët ishin të mitur teksa u internuar me nënat e tyre, 80 vjet më pare. Rrëfimet e tyre shkojnë bashkë dhe me dokumente arkivore nga AIDSSH, CIA dhe Departamenti i Shtetit.
Sula theksoi se plagët e Valiasit, të Kodër Kamzës, të Tepelenës, Porto Palermos, Savrës, Grabianit, Spaçit e Burrelit, nuk janë vetëm plagë individuale.
“Ato janë plagë të shoqërisë sonë, plagë që janë trashëguar brez pas brezi. Studiuesit e psikologët na kujtojnë se trauma nuk shërohet duke u mbuluar, por duke u njohur. Prandaj edhe ne, përmes këtij aktiviteti, zgjedhim të kujtojmë, të ndajmë dhe të njohim të vërtetën. Përkujtojmë që të shërojmë”, tha ajo.
Sula theksoi se prej vitit 2017, Autoriteti ka punuar për evidentimin e këtyre hapësirave të kujtesës, nga Tepelena e Porto Palermo, deri tek Spaçi e Maliqi duke mbledhur dokumente, dëshmi dhe duke i kthyer ato në itinerare të kujtesës për brezat e rinj.
/m.m/j.p/

The post Sula: Trashëgimia e dhunës duhet përkujtuar që të shërohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit/ FOTO

Reperi Marin, baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram lajmin më të dhimbshëm, humbjen e djalit të tij të vogël. Në një postim të ndjerë, ai tregoi se lajmi që duhej të ishte një gëzim i madh, ardhja në jetë e fëmijës, u kthye në një dhimbje të pafund. Marin […]

The post E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Kryekuq të Divjakës/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 25-vjeçarin

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Lushnjë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xheison Toromenin, 25 vjeç, i akuzuar për vrasjen me thikë të 32-vjeçarit Besmir Kumria, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në fshatin Kryekuq, Bashkia Divjakë. Sipas hetimeve paraprake, autori dhe viktima ishin banues në të njëjtin fshat dhe […]

The post Vrasja në Kryekuq të Divjakës/ Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për 25-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet. Ai këtë ftesë e bëri publike përmes një videoje në Instagram. Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit iu përgjigjën thirrjes së Vuçiqit, duke thënë se me presidentin e Serbisë […]

The post Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë appeared first on BoldNews.al.

Bumit turistik të Ramës i del boja, numri i të huajve në vend numëro

Shqipëria është zyrtarisht në stanjacion turistik. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në Korrik, muajin që përbën dhe kulmin e sezonit turistik, numri i turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me vetëm 0.4 për qind. Ndërsa duke përfshirë dhe shqiptarët, numri i vizitorëve gjithsej u rrit muajin e kaluar me […]

The post Bumit turistik të Ramës i del boja, numri i të huajve në vend numëro appeared first on BoldNews.al.

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në fshatin Pulaj-Plazh, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre. Sipas policisë, 21-vjeçari V. L., dyshohet se, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta shtetasin P. L., 64 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit […]

The post Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Skafi përfshihet nga flakët në Potam/ VIDEO

Një skaf është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në zonën e Potamit, duke shkaktuar panik mes pushuesve në zonë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë publikun të ruajë distancën nga vendngjarja deri në fikjen e plotë të zjarrit.

The post Skafi përfshihet nga flakët në Potam/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë, Policia: Iu gjetën 4 pistoleta, dron dhe 600 fishekë luftarakë

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e të rrezikshmit Ramadan Zoto sot në Korçë. Gjatë arrestimit, Zotos iu gjetën dhe sekuestruan 4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë […]

The post Arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë, Policia: Iu gjetën 4 pistoleta, dron dhe 600 fishekë luftarakë appeared first on BoldNews.al.

Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët

Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në krahasim me vitin e mëparshëm. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024.

Ngec turizmi, hyrjet e shtetasve të huaj rriten 0.4% në korrik; “arratisen” shqiptarët

Nëse e shohim gjeografinë sipas shteteve, faktori kryesor që po e ndikon ngadalësimin e turizmit është Kosova. Në 7 mujorin 2025 hynë gjithsej 2.3 milionë shtetas nga Kosova, me rënie 5%, ose 121 mijë shtetas më pak. Për shkak të peshës së lartë që zë turizmi nga shteti fqinjë, me 35% të totalit për 7 mujorin, efekti është i dukshëm. Edhe në korrik hyrjet nga Kosova ranë me 6%.
Zbehja e turizmit patriotik lidhet me tre arsye. Së pari, që nga janari 2024 Kosova lëviz pa viza në shtete e BE-së, duke bërë që një pjesë e pushuesve me aftësi të lartë paguese të shkojnë në vende të tjera. Së dyti, shtrenjtimi i çmimeve në Shqipëri i ka larguar shumë të tjerë. Së treti, rënia e euros e bën të paleverdishëm monedhën e përbashkët që përdor Kosova, në krahasim me shtetet që e përdorin të njëjtën valutë, si psh Greqia.
Edhe italianët, grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit po largohen gradualisht për shkak të rritjes së çmimeve. Për 7 mujorin, hyjnë 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%.
Maqedonia e Veriut vijon të mbetet besnike ndaj plazheve shqiptare, me rritje përkatësisht 11.3% për 7 mujorin, por me ngadalësim prej 1.3% në korrik. Në rënie të fortë në korrik ishte dhe Mali i Zi (-25%), ndërsa për 7 mujorin tkurrja është gati 2%.
Greqia vijon me rritje, 12% për 7 mujorin dhe 7.4% për korrikun.
Në rënie janë vizitat nga Turqia, që në korrik ranë me 33% dhe për 7 mujorin me 8.3%.
Në rënie janë dhe polakët, që u tkurrën 12% në korrik dhe po aq për 7 mujorin, e spanjollët me tkurrje 5.3% për 7 mujorin. Operatorët turistikë pohojnë se tkurrja ka ardhur kryessht nga largimi i turistëve individualë.
Janë rikthyer serbët, me 16% më shumë hyrje për 7 mujorin, ose 77 mijë. Në korrik rritja është më e fortë, me 28%, teksa ata po preferojnë kryesisht jugun.
Në rritje të fortë ishin hyrjet nga Franca e Gjermania, përkatësisht me 47% dhe 27% për 7 mujorin.

 

The post Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut

Tregu i sigurimeve e përmirësoi lehtë rritjen gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 7-mujorin tregu raportoi prime të shkruara bruto në vlerën e 15.5 miliardë lekëve, në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është zgjeruar nga niveli prej afërsisht 8% i 6-mujorit, por megjithatë në masën dërrmuese ajo vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie.

Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta u rritën me 13.1% në 7-mujorin e parë të viti. Normat më të larta të rritjes u regjistruan në produktin e sigurimit të brendshëm TPL, me 13.5% dhe Kartonit Jeshil, me 13.3%. Pjesërisht, rritja e sigurimit TPL i detyrohet shtrenjtimit mesatar të çmimeve, pas fillimit të aplikimit të rregullores që parashikon diferencimin e primeve mbi bazën e disa elementeve të rrezikut.

Tashmë, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike në sigurimin e Jo-Jetës ka arritur në 66%, nga 63.3% që kishte qenë më parë.

Shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie. Rritje me ritme të kënaqshme këtë vit po shënojnë vetëm sigurimi Kasko dhe sigurimi i përgjegjësive civile.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, është në rënie me 2.5% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt sjell vetëm 11% të primeve në tregun e Jo-Jetës, nga 12.3% një vit më parë.

Në pjesën më të madhe, kontratat e sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me sigurimin e kolateraleve, për kreditë bankare, duke bërë që edhe ky produkt faktikisht të jetë më shumë i detyrueshëm sesa vullnetar.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në tregun e sigurimit të jetës. Primet e shkruara bruto u rritën me 13.2% për 7-mujorin e parë të vitit, por edhe në këtë rast rritja është përcaktuar në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit, me më shumë se 81% të primeve të shkruara bruto. Edhe ky është një produkt i kërkuar në shumicën e rasteve në mënyrë të detyrueshme nga bankat dhe institucionet financiare ndaj huamarrësve.

Nga ana tjetër, vlera e dëmeve të paguara për 7-mujorin është në rritje shumë të lehtë me 0.9% krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme.

Dëmet janë rritur me ritme më të larta në segmentin e sigurimit të Jetës, me 14%, ndërsa në tregun e Jo-Jetës rritja është më e vogël, me 2.5%. Por, dëmet e paguara me objekt Fondin e Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë 7-mujorit, duke bërë që rritja e dëmeve bruto për totalin e tregut të jetë e vogël.

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut appeared first on Revista Monitor.

U la në burg/ GJKKO zbardh vendimin: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga Meta

GJKKO ka publikuar vendimin e arsyetuar për moszëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Gjykata vlerësoi se rreziku i ndikimit të Metës në prova dhe dëshmitarët mbetet ende i lartë. Në vendim theksohet […]

The post U la në burg/ GJKKO zbardh vendimin: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga Meta appeared first on BoldNews.al.

U arrestua në Korçë, kush është i rrezikshmi i shumëkërkuar, Ramadan Zoto

Policia e Korçës ka arrestuar sot shtetasin në kërkim Ramadan Zoto, 43 vjeç, i cili ishte në arrati që prej muajit korrik, kur dyshohet se plagosi me armë zjarri dy të rinj në Sarandë, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Arrestimi u krye gjatë një operacioni policor, ku u angazhuan forca të shumta, ndërsa gjatë kontrollit […]

The post U arrestua në Korçë, kush është i rrezikshmi i shumëkërkuar, Ramadan Zoto appeared first on BoldNews.al.

“K*kainën e kisha për përdorim personal”, zbardhet dëshmia e Marina Farës pasi u kap nga policia

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara u kap ditën e sotme me një sasi kokaine. 39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol. Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal. […]

The post “K*kainën e kisha për përdorim personal”, zbardhet dëshmia e Marina Farës pasi u kap nga policia appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Kombinat, policia: U qëllua në drejtim të një mjeti

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar paraditen e sotme në zonën e Kombinatit, në rrugën “Petraq Leka”. Sipas bluve të kryeqytetit, është qëlluar me armë në drejtim të një mjeti në lëvizje, në të cilin ndodhej shtetasi me iniciale E. K., 37 vjeç. Të shtënat […]

The post Të shtënat me armë zjarri në Kombinat, policia: U qëllua në drejtim të një mjeti appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë rrugës për në spital e moshuara që u përplas në Pogradec. Ndodhej me pushime

Një aksident tragjik ka përfunduar me humbje jete këtë mëngjes në aksin rrugor Pogradec – Lin. Viktima është shtetasja M. Gjoka, një e moshuar nga Durrësi, e cila kishte ardhur për pushime në Pogradec. Ajo u përplas nga një makinë së bashku me një vajzë të mitur, 11 vjeçe, e cila ndodhet në spital. Burime […]

The post Ndërron jetë rrugës për në spital e moshuara që u përplas në Pogradec. Ndodhej me pushime appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme, 22 gusht, në zonën e Kombinatit në Tiranë Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Burime nga policia bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe efektivët po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Kombinat appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet vajza e Eli Farës, Marina Fara kapet me koka*në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Fara pasi është kapur me disa gramë kokainë. Mësohet se Marina Fara, 39 vjeçe e cila njihet edhe me emrin Roxhensa Kapurani u kap në Vorë. Raportohet se gjatë kontrollit Marina u kap me disa gramë lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Gjatë kontrollit, konstatuan […]

The post Arrestohet vajza e Eli Farës, Marina Fara kapet me koka*në appeared first on BoldNews.al.

❌