Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UDHËTIMI I PARË/ Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin

Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin këtë vit, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike në muajin maj.

Lajmi u konfirmua nga Kryepeshkopi Paul Sayah, përfaqësues i lartë i Kishës Katolike në Liban, i cili tha për BBC se data e vizitës së Atit të Shenjtë është ende në shqyrtim.

Kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë për Papën e parë amerikan, i cili e ka theksuar shpesh nevojën për paqe dhe dialog në Lindjen e Mesme.

“Libani është një vend dialogu dhe bashkëjetese ndërfetare, ku myslimanët dhe katolikët bashkëjetojnë me respekt”, tha Peshkopi Sayah, duke nënvizuar se prania e Papës do të dërgojë një mesazh shprese për të gjithë rajonin.

Spekulimet për destinacionin e parë jashtë Italisë kanë qenë të shumta, pasi vizitat papnore shpesh pasqyrojnë prioritetet e një papati. Në dekadat e fundit, ato janë shndërruar në gur themeli të shërbimit papnor, duke bashkuar komunitetet katolike dhe forcuar diplomacinë e paqes.

Libani, vend me mbi dy milionë katolikë dhe një histori të gjatë fetare, ka një rëndësi të veçantë për Selinë e Shenjtë.

Së fundmi, Papa Leoni shprehu solidaritet me popullin libanez në përvjetorin e tragjedisë së portit të Bejrutit, duke e cilësuar Libanin “të dashur dhe të vuajtur” dhe duke e vendosur në qendër të lutjeve të Kishës.

The post UDHËTIMI I PARË/ Papa Leoni XIV po përgatitet të vizitojë Libanin appeared first on Albeu.com.

Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

✇Albeu
By: V K

Policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për dhunuesin e personazhit të njohur në internet Genard Hajdini dhe babain e tij.

Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40-vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25-vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.

 

The post Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte appeared first on Albeu.com.

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

✇Albeu
By: V K

Nga; Boldnews.al

“Unë Ajolën e kam shoqe që nga koha e gjimnazit dhe bashkë na ka lidhur aktiviteti personal e profesional”, ka deklaruar para prokurorëve të SPAK-ut kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”, pasi ka tentuar të manipulojë një dëshmitare në çështjen hetimore për “korrupsion” e “pastrim parash” ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa”.

Bushka është një prej mikeshave të Ajola Xoxes, e cila ka përfituar nga hija e pushtetit të saj, si bashkëshortja e njeriut numër një të Tiranës që prej vitit 2015.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, përmenden edhe disa shoqe të tjera të Ajolës, të cilat kanë marrë poste të rëndësishme në administratën shtetërore, pasi ajo u bë “Zonja e Parë” e kryeqytetit.

 


Në foto: Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa

Krahas Bushkës, në aktet e prokurorisë renditen si “shoqe të Ajolës” edhe Naureda Llagami, e cila mbajti për 5 vjet postin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Laura Deliu, e cila u emërua në vitin 2024 si drejtoreshë e Taksave në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, apo edhe arkitektja private Albana Koçollari, e cila rezulton përfituese fondesh publike në bashkinë e kryeqytetit.

Bushka, kryetare e komisionit të Ligjeve

Klotilda Bushka, është një njohje e hershme e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxes, siç e ka pranuar edhe vetë para prokurorëve të SPAK-ut. Ata të tre kanë qenë pjesë e lëvizjes “Mjaft”, para se organizata të shkrihej me Partinë Socialiste të Edi Ramës.

Bushka ishte ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, kur, në vitin 2017, Edi Rama, e vendosi në listën e kandidatëve fitues për zgjedhjet parlamentare.

Bushka u rizgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2021 dhe menjëherë ajo mori postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve.

Njeriu që duhet të ishte garanti kryesor për zbatimin e ligjeve, tashmë rezulton se ka shkelur legjislacionin penal, duke tentuar të ndërhyjë dhunshëm në hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj miqve të saj, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Aktet e Prokurorisë së Posaçme zbulojnë se Bushka ka tentuar të manipulojë dëshmitaren Ina Goxhaj, kjo e fundit një vartëse e Ajola Xoxes në zyrën ligjore “Partner’s Law”.

 


Në foto: Deputetja Klotilda Bushka në ambjentet e SPAK

Bushka, në bashkëpunim me Ajolën, i kanë ndryshuar telefonin dëshmitares Goxhaj, me qëllim që SPAK-u të mos siguronte informacione të vlefshme, në rast se do t’i sekuestronte telefonin.

Ina Goxhaj ka pranuar vetë para grupit hetimor se është gjendur nën presion e Bushkës dhe Ajolës që të mos tregonte para prokurorëve për detajet e aktivitetit finaciar që zhvillohej në zyrën ligjore dhe rrjetin e organizatave joqeveritare të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Bushka i ka mohuar këto pretendime, megjithatë ajo është marrë e pandehur për “pengim të drejtësisë”.

Llagami, nga KLGJ, kandidate për Kushtetuese

Naureda Llagami, kryetarja e mandatit të parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në periudhën 2018-2023, rezulton gjithashtu një lidhje e ngushtë shoqërore e Ajola Xoxes.

Adela Kondakçiu, financierja e kompanive të Ajola Xoxes, e cila ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë në çështjen e SPAK-ut kundër ish-shefes së saj dhe Erion Veliajt, kujton ditët e para të punës në zyrën ligjore “Partner’s law”.

Unë kam pranuar të punoj për Ajola Xoxen në vitin 2017. Mu tha që do të mbaja bilancet finaciare të katër subjekteve private: Qendra ‘Harabel’, ‘Benussi’, ‘Ajola Xoxa-Person Fizik’ dhe ‘Eris Consulting’”, ka deklaruar Kondakçiu para prokurorëve.

Por, ajo kuptoi shumë shpejt që detyra e saj ishte të mbante bilancet edhe të disa subjekteve të tjera tregtare të lidhura me Ajolën.

Mes tyre, ajo deklaron se, si pjesë e punës në vartësi të Ajola Xoxas, ajo ka pasur detyrë për të mbajtur bilancet “edhe për subjektin tregtar ‘Naureda Llagami’, që ishte avokate pranë zyrës, por që nuk e mbaj mend saktësisht se kur e ka mbyllur NIPT-in”.

Ky detaj është një dëshmi e pastër se, në vitin 2017, Ajola Xoxe dhe Naureda Llagami ishin aq të lidhura ngushtësisht, sa bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ngarkonte financieren e saj që të mbante bilancet e Nauredës.

Historia më pas është e njohur. Naureda Llagami u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vijim të një procedure përzgjedhëse të kryer nga Parlamenti, i kontrolluar në shumicë nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës është edhe Erion Veliaj.

Disa komunikime telefonike të publikuara rreth një vit më parë, tregonin bisedat mes Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës, ku kryetarja e KLGJ-së shprehte dëshirën që të emërohej në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit në krye të “qeverisë së gjyqtarëve”.

Llagami i mohoi publikisht ato komunikime në një deklaratë publike në fillim të vitit 2024. Por, ajo aktualisht është kandidate për një pozicion vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë, një institucion që drejtohet nga Sokol Sadushi, i njohur gjerësisht si anëtar i klanit “Fatmir Xhafaj-Erion Veliaj”.

 


Në foto: Naureda Llagami, ish-drejtuese e KLGJ dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Llagami ishte pjesë e listës prej 10 kandidatësh për plotësimin e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Në mes të Qershorit 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar po nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Llagamit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një verifikimi tejet sipërfaqësor të integritetit personal dhe aftësive profesionale, duke përjashtuar tërësisht kontrollin e pasurisë.

Laura Deliu, e prerë për drejtore Bashkie

Në listën e “shoqeve të Ajolës”, që duket se kanë përfituar nga pushteti i bashkëshortit të saj, është edhe Laura Deliu.

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, në deklarimet para prokurorëve, ka përmendur ndër të tjera edhe për mënyrën e punësimit të juristes Greta Domi. Kjo e fundit, në dokumentat e SPAK-ut, rezulton herë pas here si “presta nome” për aktivitetet, të cilat gjeneronin të ardhura për Ajola Xoxen.

“Greta Domi ka përfaqësuar qendrën ‘Harabel’ të Ajola Xoxes që prej vitit 2020. Në dijeninë time, Greta është emëruar në zyrë përmes një shoqeje të përbashkët me Ajolën, që quhet Laura Deliu”, citohet të jetë shprehur Adela Kondakçiu para grupit hetimor.

 


Në foto: Laura Deliu, drejtore në Bashkinë e Tiranës

Laura Deliu, e cila në vitin 2020 njihej si “mikeshë e Ajolës”, është një personazh që duket se ka lindur për “drejtore bashkie”. Ajo ka mbajtur për disa vite postin e drejtoreshës juridike në Bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj. Në vitin 2024, ajo emërohet Drejtoreshë e Drejtorisë së Taksave në Bashkinë e Tiranës.

Deliu zuri vendin e ish-drejtorit jetëgjatë të kësaj Drejtorie, Arli Naska, i cili u përfshi në valën e ‘spastrimeve’ që ndërmori Veliaj, në tentativë për të zbutur sadopak efektet e skandalit korruptiv “5D”, në të cilin ishin të përfshirë disa prej vartësve të tij më të rëndësishëm në Bashkinë e kryeqytetit.

Tenderat për arkitekten Albana Koçollari

Arkitektja Albana Koçollari, drejtuese e zyrës projektuese “ANK Architecture” dhe motra e Drejtoreshës së Promovimit në Bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, rezulton gjithashtu një “mikeshë e ngushtë” e Ajola Xoxes.

Koçollari shfaqet në episode të ndryshme, përfshirë komunikimet për pagesat që do të kryenin në formë “sponsorizimesh” në favor të Ajolës kompanitë e ndërtimit që merrnin leje ndërtimi tek Bashkia e Tiranës së Erion Veliaj.

 


Në foto: Arkitektja Albana Koçollari

Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Adela Kondakçiu, deklaron ndër të tjera në rrëfimet e saj para prokurorëve të SPAK-ut mbi përfitimet e arkitektes Koçollari nga fondet e Bashkisë së Tiranës.

“Kompania ANK e Albana Koçollarit ka marrë fonde nga Bashkia për projekte si rindërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’, rivlerësime për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, projektim rruge dhe, së fundmi, projektin e një pjese të kampusit të Qytetit Studenti”, deklaron Kondakçiu.

Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” në portalin “spending.data Albania” tregojnë se “ANK Architecture” e Albana Koçollarit ka përfituar prej vitit 2020 rreth 200 mijë euro pagesa për shërbime të kryera në favor të Bashkisë së Tiranës.

 


Godina e “Palushi shpk”, projektuar nga “ANK Architecture”

Gjithashtu, studioja e Albana Koçollarit rezulton si projektuese e të paktën një godine 10-katëshe që po ndërtohet nga kompania “Palushi” shpk në zonën e Unazës, pranë Maternitetit të Ri.

Shoqëria ndërtuese “Palushi” shpk e Meriman Palushit rezulton se ka dhënë 50 mijë euro ‘sponsorizime” për rrjetin e OJQ-ve të Ajola Xoxas, pasi bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, i miratoi lejen e ndërtimit.

The post Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës, Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat appeared first on Albeu.com.

Kontrabandistët shqiptarë promovojnë “paketa udhëtimi” me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme në rrjetet sociale

✇Albeu
By: V K

Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të përballet me deri në pesë vite burg, sipas një propozimi të ri të qeverisë britanike.

Hulumtimet tregojnë se rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone kanë përdorur platforma online gjatë udhëtimit të tyre, përfshirë edhe për të kontaktuar agjentë të lidhur me rrjete të kontrabandës së njerëzve.

Ndërkohë që ndihma për emigracionin e paligjshëm është tashmë vepër penale, qeveria synon që me krijimin e një vepre të re penale të fuqizojë policinë me më shumë kompetenca dhe të godasë modelin financiar të grupeve kriminale.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, ka paralajmëruar gjithashtu një skemë të përshpejtuar për përpunimin e kërkesave për azil, që synon të marrë vendime brenda pak javësh, për të zgjidhur vonesat në sistem.

Këto masa vijnë ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 25,000 persona kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone vetëm gjatë vitit 2025, një rekord për këtë periudhë të vitit.

“Këta kriminelë nuk ngurrojnë të çojnë emigrantët në situata që rrezikojnë jetën, duke përdorur metoda në rrjete sociale. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’i ndaluar, kudo që veprojnë”, tha Cooper.

Vepra e re penale që ndalon promovimin online të kalimeve ilegale përmes Kanalit do të përfshihet në projektligjin për Sigurinë Kufitare, Azilin dhe Emigracionin, i cili aktualisht po shqyrtohet në Parlament.

Ndërkohë, grupe kontrabandistësh nga Shqipëria kanë promovuar “paketa udhëtimi” me çmim 12,000 paund, duke premtuar strehim dhe punë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News.

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Krimeve, tashmë bashkëpunon me kompani teknologjike për të fshirë postimet e tilla, më shumë se 8,000 postime u hoqën gjatë vitit të kaluar.

Opozita konservatore, i ka cilësuar këto masa si “të vonuara dhe të pamjaftueshme”, duke theksuar se dëbimet automatike janë mënyra e vetme për të ndalur fluksin e kalimeve ilegale me gomone.

The post Kontrabandistët shqiptarë promovojnë “paketa udhëtimi” me çmim 12 mijë paund, qeveria britanike forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet e paligjshme në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

Një operacion i koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë me miliona euro. Hetimet kanë zbuluar një grup të strukturuar kriminal mshtronin persona që kishin humbur investimet në platformat Forex. Në një deklaratë për mediat, prokurori i […]

The post “Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës dhe i prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë. Në draftin e publikuar, ndër dispozitat e reja është përfshirë edhe një nen që sanksionon penalisht deklaratat që mund të dëmtojnë […]

The post Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar. Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal. “Fondet e IPARD […]

The post “Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me…

✇Albeu
By: V K

Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri pak ditë më parë.

Burime për News24, bëjnë me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake, Renis Dobra, kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg.

Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Zbardhen dy pistat kryesore të hetimit, dyshohet se viktima ishte përfshirë me… appeared first on Albeu.com.

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit në Mat

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku dyshohet se është mbytur, pasi kishte shenja mavijosje në qafë, teksa dhe plagë në trup, ndërsa automjeti sipas Policisë, dyshohet se ka rënë në liqen.

Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se një makinë dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 23-vjeçarit në fshatin Zenisht dhe e kanë marrë të riun, duke shkuar rreth 30 kilometër më larg.

Aty dyshohet se e kanë dhunuar dhe kanë kërkuar informacione nga ai, por më pas e kanë vrarë.

Të riun e kanë hedhur bashkë me makinën tip “Benz” në liqenin e Shkopetit, por gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi ka dalë nga makina pak metra pa rënë në ujë.

Për grupin hetimor, ka disa pista ku janë përqendruar hetimet.

Sipas burimeve, viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike në Gjermani, kur ishte në moshën 20-vjeç.

Po vlerësohet si pistë, por hetimet janë përqendruar tek ndonjë parcelë kanabisi ose sherri për ndonjë vajzë.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit, ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Policia deklaroi në një komunikatë për mediat, se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e 23-vjeçarit në Mat appeared first on Albeu.com.

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit. Ai dyshohet se është mbytur, pasi kishte shenja mavijosje në qafë, teksa dhe plagë në trup, ndërsa automjeti sipas Policisë, dyshohet se ka rënë […]

The post Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat appeared first on BoldNews.al.

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama në një avion të ndryshëm privat nga ai qeveritar në udhëtimin drejt samitit të NATO-s, zyra e tij e shtypit pretendon se fluturimi mbulohet nga e njëjta marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania. Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një avion […]

The post 36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania” appeared first on BoldNews.al.

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, foli edhe për raportimin në media se Edi Rama udhëtoi pak ditë më parë drejt aeroportit të Schiphol-it në Hagë me një avion charter të tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”, që kushton minimalisht 35 mijë euro vetëm vajtje. Berisha tha se e dënon këtë akt, që […]

The post 36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me administratën e tij, po shqyrton zbatimin e kufizimeve të udhëtimit në 36 vende të tjera , përfshirë disa partnerë kryesorë të SHBA-së si Egjipti dhe Xhibuti. Një memorandum që parashikon të gjithë këtë, është nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i […]

The post Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet appeared first on BoldNews.al.

A është Arbjan Mazniku ministri që po hetohet nga SPAK?

Në media është zbuluar emri i ministrit që aktualisht po hetohet nga SPAK, fakt të cilin prokuroria e posaçme e zbuloi në regjistrin e transparencës së institucionit për muajin prill, ku për herë të parë u njoftua publikisht se një ministër i kabinetit Rama është subjekt i hetimit penal.

Sipas gazetarit Elton Qyno bëhet fjalë për ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, shtëpia e të cilit madje është kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Fillimisht, hetimet ndaj Maznikut ishin përqendruar në dyshimet për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Për këto çështje ai u mor në pyetje nga oficerët e BKH, në kohën kur denoncimet e opozitës u përqëndruan në aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Por tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme.

Nuk dihen ende detajet konkrete të provave që janë sekuestruar, por hetimet për Maznikun raportohet se janë në dy drejtime. Një pjesë lidhet me një procedurë tenderuese të dyshuar si fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mbi këtë çështje, ai është marrë tashmë në pyetje.

Detajet/ Mazniku u mor 4 orë në pyetje, pse çështja mund ti kalojë SPAK-ut

Por më e rëndësishmja është se hetimet janë shtrirë edhe tek marrëdhëniet kontraktore mes Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti ka përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderëve të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC” ka raportuar gazetari Qyno.

Berisha: Skandal i ri, Bashkia e Tiranës financoi restorantin e grave të Fugës dhe Maznikut

Në thelb të hetimeve qëndrojnë disa skema të dyshuara të shpërdorimit të detyrës, të mbështetura nga një lidhje familjare, një klishe që përsëritet tashmë në rrethet e qeveritarëve në Tiranë, kur pushtetari që ka në dorë fondet i kanalizon ato tek NIPT-i i familjarëve të tij.

“The Home” i ka përfituar fondet gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e kryetarit të Këshillit Administrativ të kësaj të fundit. Dyshimet e prokurorisë janë tek konflikti i interesit, sipas një skeme të ngjashme si ajo e “Gzonës” së Ilir Beqajt.

Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 dhe sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aktualisht subjekti “The Home” është vendosur nën masë sigurimi për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara, që kapin vlerën e 27 milion lekëve të vjetra. Masa është vendosur më 9 shtator 2024 dhe njoftimi është përcjellë zyrtarisht tek administratori i biznesit, shtetasi Ledion Çollaku.

Interesante është se goditja e Maznikut i shkon për shtat edhe zhvillimeve në Partinë Socialiste, pasi ai njihet si njeriu me lidhje të ngushta miqësore dhe profesionale me Erion Veliaj.

Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Arbjan Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të Lali Erit në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste, në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi si një kontakt i besuar i Erjon Veliajt që kërkonte vazhdimisht “Arbin e madh” për t’i kaluar mesazhet tek Edi Rama.

Rasti “Veliaj”/ Mazniku nuk guxon t’i dalë në mbrojtje mikut të tij

Ndaj rrethimi i Maznikut me agjentë të BKH dhe prokurorë të SPAK nuk mund të jetë një rastësi, kur kjo duket në vazhdën e eleminimit të besnikëve të Erjon Veliajt, të cilët tashmë nuk i gjen më as në grupin parlamëntar dhe as në Bashkinë e Tiranës./Lapsi.al

The post A është Arbjan Mazniku ministri që po hetohet nga SPAK? appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi sot me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve nga ana e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një deklaratë për medie, Berisha tha se “ky është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta”.

“Dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute ndaj opozitës dhe opozitarizmit. Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas tij, “Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal”.

Zgjatja me 6 muaj e hetimeve nga ana e SPAK, sipas tij, “përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg”, tha Berisha, duke shprehur solidaritetin e plotë me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

/m.m/a.f/

The post Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK zgjat afatet e hetimit për Metën, Blushi: Masën e arrestit e ankimojmë në Strasburg

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu sot afatet e hetimit ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në burg prej tetorit 2024 nën akuzat për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Sipas raportimeve në medie që i referohen burimeve në SPAK, afatet e hetimit janë shtyrë me 3 muaj, ndërsa avokati i Metës në një deklaratë pas seancës, tha se afatet e hetimit janë shtyrë për 6 muaj. Avokati Kujtim Cakrani duke folur për vendimin u shpreh se  “SPAK ka tejkaluar të gjitha afatet”.

“Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që Meta qëndron në paraburgim. Metës i është komunikuar akuza, afati mbaron nesër, teksa SPAK e ka shtyrë. Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike“, tha avokati.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi ndaj zgjatjes të afatit të hetimeve ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi atij i kanë komunikuar akuzën.

“Zgjatja e afatit të hetimeve dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta. Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta”, tha Blushi.

Blushi theksoi se zgjatja e afatit të hetimeve dhe vijimi i mbajtjes në izolim ekstrem pa prova dhe fakte penale, është vijim i terrorit politik.

“Javën e ardhshme, siç e bëri me dije edhe avokati Kujtim Cakrani, do të kundërshtohet masa e arrestit në Gjykatën Kushtetuese. Ky ankimim në Gjykatën Kushtetuese është një hap përfundimtar për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vetë Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që është edhe një vendi anëtar i NATO-s”, tha Blushi.

/m.m/j.p/

The post SPAK zgjat afatet e hetimit për Metën, Blushi: Masën e arrestit e ankimojmë në Strasburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Voltan Xhani, njëri nga personat e arrestua nga policia në Durrës, si i përfshirë në vrasjen e Elis Rroshkodolit, do përballet me një hetim të SPAK, pasi prej disa kohësh dosja e ekzekutimit në 30 Gusht 2024 të Rroshkodolit, i ka kaluar për verifikime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme. Vendimi për transferimin e dosjes hetimore […]

The post U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump vendos ndalim udhëtimi për 12 vende

UASHINGTON, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi dje një ndalim udhëtimi për 12 vende, duke përmendur rreziqet e sigurisë.

“Si president, unë duhet të veproj për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj”, tha Trump në një deklaratë.

“Ne do ta rivendosim ndalimin e udhëtimit, disa njerëz e quajnë ndalimin e udhëtimit të Trump, dhe do t’i mbajmë terroristët radikalë islamikë jashtë vendit tonë, i cili u mbështet nga Gjykata Supreme”, shtoi ai.

Ndalimi kufizon plotësisht hyrjen e shtetasve nga 12 vende: Afganistani, Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

“Shtetasit nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela do të kufizohen pjesërisht”, tha Trump.

“Disa nga vendet e përmendura kanë procese të pamjaftueshme shqyrtimi dhe verifikimi, duke penguar aftësinë e Amerikës për të identifikuar kërcënimet e mundshme të sigurisë para hyrjes”, thuhet në një dokument të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Vende të tjera shfaqin norma të larta të tejkalimit të vizave, ose nuk kanë bashkëpunuar në ndarjen e informacionit mbi identitetin dhe kërcënimet”, thuhet ne deklarate.

Trump vendosi kufizime udhëtimi për një grup vendesh kryesisht myslimane si një nga aktet e tij të para presidenciale – pasi mori detyrën për herë të parë në vitin 2017.

Disa gjykata federale u përpoqën ta bllokonin ndalimin, përpara se Gjykata Supreme të vendoste në vitin 2018 se ishte thjesht brenda fushëveprimit të autoritetit presidencial.

Vendimi për ndalimin e udhëtimit për 12 vende do të hyjë në fuqi nga e hëna. //a./

The post SHBA – Trump vendos ndalim udhëtimi për 12 vende appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U h*lmuan 70 fëmijë në Gramsh, cila është kompania “Nelsa SHPK” që u çoi ushqimin, pronari përfundoi në burg prej tenderave

Fëmijët e një kopështi shtetëror në qytetin e Gramshit janë paraqitur në spital me të vjella dhe temperaturë të lartë.

Simptomat e helmimit mjaft të dukshme tek rreth 70 fëmijë ngritën dyshimet për helmim nga ushqimi i kontaminuar.

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena, konfirmoi prezencën e salmonelës. Hetimet për rastin në fjalë vijojnë ndërsa mësohet se janë marrë monstra nga ushqimi për tu analizuar.

Prindërit e fëmijëve paralajmëruan protesta. Por kush është kompania e cila ka furnizuar kopështin me ushqime?

Hetimet janë përqendruar kryesisht tek furnizuesi i ushqimit me katering e cila është kompania “Nelsa shpk”, e cila ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga viti 2023.

Kjo kontratë është e vlefshme për 24 muaj dhe parashikon furnizimin me produkte ushqimore të standardit të lartë.

Kjo kompani ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderat publikë jo vetëm në Gramsh por edhe në institucione të tjera shtetërore. “Nelsa shpk” furnizon me ushqim spitalet dhe burgjet.

Shumica e tenderave janë të shënuara me flamur të kuq në prokurimet publike, pra një shenjë paralajmëruese për mungesë transparence ose dyshime për parregullsi të tjera.

“Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla), por themelues është babai i saj, Nexhmi Balla.

Kush është Nexhmi Balla dhe skandali i vitit 2016

Ky i fundit është mjaft i njohur për autoritetet në vendin tonë pasi në vitin 2016 u arrestua me disa biznesmenë të tjerë dhe zyrtarë burgjesh për një skandal të madh korrupsioni që përfshinte manipulimin e tenderëve për ushqimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Pas këtij skandali ku ishte i përfshirë, pronësia e kompanisë i kaloi vajzës së tij, Elsës

The post U h*lmuan 70 fëmijë në Gramsh, cila është kompania “Nelsa SHPK” që u çoi ushqimin, pronari përfundoi në burg prej tenderave appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Autorët e mbajtën nën vëzhgim, i zunë pritë dhe…, ja pista ku po heton policia

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në orët e para të së martës në qytetin e Durrësit, ku 29-vjeçari Ermir Dedja humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Burime policore bëjnë me dije se viktima ishte i njohur për autoritetet dhe ishte i skeduar për përfshirje në trafik droge dhe vepra të tjera penale.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Haxhiaj, i riu kishte pasur konflikte me persona të tjerë dhe dyshohet se autorët i kanë zënë pritë në orët e para të mëngjesit të së martës. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën dhe kanë ditur saktësisht orën kur ai do të dilte nga banesa. Sulmi ka ndodhur pranë një qendre shëndetësore, e cila është dëmtuar nga plumbat.

Zona ku ndodhi ngjarja është e mbuluar me kamera sigurie, për shkak të pranisë së disa qendrave mjekësore private dhe laboratorëve, çka e bën të mundur mbikëqyrjen thuajse të plotë të rrugës. Ekspertët janë duke sekuestruar pamjet filmike me shpresën se ngjarja është regjistruar. Të shtënat kanë shkaktuar panik tek banorët e lagjes, të cilët kanë qenë edhe të parët që kanë njoftuar policinë.

The post Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Autorët e mbajtën nën vëzhgim, i zunë pritë dhe…, ja pista ku po heton policia appeared first on Sot News | Lajme.

❌