Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pse një papë amerikan?

13 May 2025 at 11:35

Për shekuj me radhë, zgjedhjet papnore ishin gjithashtu beteja diplomatike, me qytet-shtetet e mëdha të Italisë (Milano, Firence dhe Napoli) dhe më pas fuqitë e mëdha të Evropës (Spanja, Franca dhe Perandoria e Shenjtë Romake) që luftonin për ndikim dhe synonin të vendosnin një papë të deleguar. Por pompoziteti, sekreti dhe mistika e procesit (të […]

The post Pse një papë amerikan? appeared first on Reporter.al.

Si do të udhëheqë Papa i ri? Ditët e tij të para në detyrë mund të japin të dhëna të rëndësishme

11 May 2025 at 00:00

Jo shumë kohë pasi përshëndeti turmat nga ballkoni me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit të enjten në mbrëmje, Papa Leo XIV u kthye në Pallatin Sant’Uffizio, ku kishte jetuar dy muajt e fundit.

Ai u takua nga një grup i njerëzve, të gjithë të etur për t’i shtrënguar dorën dhe për ta uruar.

Një vajzë e re i dha atij një Bibël për ta bekuar dhe nënshkruar.

“Sigurisht, edhe pse duhet të provoj nënshkrimin tim të ri”, tha Papa Leo duke buzëqeshur.

“I vjetri nuk është më i dobishëm.”

Ai kishte pushuar së qeni Robert Francis Prevost vetëm pak orë më parë, kur u zgjodh Papë.

Teksa mori emrin Leo XIV, filloi një jetë e re për kardinalin 69-vjeçar të lindur në Chicago, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Por detajet se si Papa Leo do të kërkojë të drejtojë Kishën Katolike janë ende të pakta, dhe kështu gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme do të shqyrtohet çdo e dhënë e vogël – nga veshja e tij deri tek zgjedhja e tij e akomodimit.

Bëhet e ditur se shqyrtimi filloi sapo ai doli në ballkon, duke i dhënë turmës një paraqitje të shkurtër të veshjeve që ai zgjodhi për paraqitjen e tij të parë.

Kryqi i artë rreth qafës së tij që tërhoqi vëmendje u pa si një shenjë e parë që ai po largohej nga varësja e thjeshtë prej agjendi e paraardhësit të tij.

Më pas, fakti që predikimi që ai u mbajti kardinalëve në Kapelën Sistine të premten në mëngjes ishte i shkruar – në vend të improvizuar – dërgoi gjithashtu një sinjal se “Leo do të jetë më afër traditës sesa Francis”, sipas Austen Ivereigh, një shkrimtare dhe komentuese katolike.

Por disa ngjarje gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme do t’i japin Papa Leos një shans të mëtejshëm për të skicuar prioritetet e pontifikatit të tij.

Të hënën ai do të mbajë një audiencë me mediat dhe më 18 maj do të kremtojë një meshë solemne inauguruese në Sheshin e Shën Pjetrit.

Në kuadër të asaj meshe ai do të mbajë një predikim në prani të krerëve të shumtë të shteteve dhe personaliteteve.

Në predikimin e tij inaugurues të vitit 2013, Papa Françesku kërkoi “të gjithë ata që kanë pozita përgjegjësie në jetën ekonomike, politike dhe shoqërore” të jenë “mbrojtës të krijimit, të planit të Zotit… të njëri-tjetrit dhe të mjedisit”.

Kështu që ai moment mund të japë gjithashtu të dhëna për çështjet më të dashura për zemrën e Papa Leos.

Zgjedhja e akomodimit të Papës së re gjithashtu do të jetë domethënëse.

Françesku bëri zgjedhjen për të jetuar në bujtinë e thjeshtë Casa Santa Marta, e cila u pa si revolucionare, por Leo mund të vendosë të ndjekë hapat e pothuajse të gjithë paraardhësve të tij dhe të banojë në Pallatin e madh Apostolik.

“Ai u zgjodh më pak se një ditë më parë; le t’i japim kohë për të vendosur”, thanë burimet e Vatikanit të cituara nga mediat italiane.

“Këto janë të gjitha zgjedhje të rëndësishme”, tha Ivereigh.

“Gjatë ditëve në vijim do të mësojmë gjithnjë e më shumë për të – java e parë e pontifikatit është një zbulim i vazhdueshëm.”

Ndërkohë, në mungesë të detajeve për të ardhmen e tij si Leo XIV, fragmente të jetës së vjetër të Papës si Robert Prevost po dalin nga e gjithë bota.

Si nga Chicago, vendlindja e tij, ashtu edhe nga Peruja, ku e kaloi një kohë të madhe të jetës.

Një video e regjistruar kur ai u largua nga Peruja për në Romë, në të cilën ai thotë se do t’i mungonte “gëzimi” i Perusë dhe produktet kryesore të kuzhinës lokale, është pritur mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të Amerikës së Jugut.

“Papa është peruan; Zoti e do Perunë”, tha presidentja peruane Dina Boluarte.

Ndryshe, turistët amerikanë që ecnin në sheshin e Shën Pjetrit të nesërmen e zgjedhjeve ishin më të përmbajtur dhe paksa të trullosur nga lajmi se Papa i ri është nga SHBA.

“Unë jam ende i habitur që zgjodhën një amerikan, për të qenë i sinqertë”, tha Chicagoan Kerry, e cila ndodhet në Romë në muajin e saj të mjaltit.

Ajo pranoi se nuk dinte ende shumë për Papën e ri, por ishte e kënaqur nga thashethemet se ai është një tifoz i ekipit të bejsbollit White Sox.

E pyetur se si mendonte se ndihej sot Papa Leo, ajo qeshi: “Ai duhet të jetë me të vërtetë i tronditur; Vë bast se nuk ka fjetur fare”.

Bashkëshorti i saj Jozefi ra dakord: “Kur zgjidhesh Papë, ti vjen këtu si kardinal për konklavën, por më pas gjërat nuk kthehen kurrë sikur ishin”.

Por ai ndihej sikur Papa i ri dukej të ishte “një njeri me besim, lutje dhe përulësi”.

“Unë vetëm lutem që ai t’i tregojë botës se çfarë mund të bëjë të qenit një njeri i Perëndisë.” /Telegrafi/

The post Si do të udhëheqë Papa i ri? Ditët e tij të para në detyrë mund të japin të dhëna të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

Në udhëtimin e tij të parë jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut

10 May 2025 at 20:49

Papa Leon XIV, në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës. Udhëtimi përfshiu një ndalesë simbolike në Shën Mërinë e Mirëbesimit në Genazzano, një vend i shenjtë i lidhur ngushtë me Urdhrin e Shën Augustinit, pjesë e të cilit është edhe vetë Papa. Ai u lut për udhëzim në fillimet e papatit të tij dhe përshëndeti besimtarët që kishin ardhur për ta takuar.

Gjatë audiencës së tij të parë me kardinalët, Papa Leon XIV theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave të nisura nga Papa Françesku, përfshirë dialogun ndërfetar dhe drejtësinë sociale. Një nga theksimet më të forta ishte paralajmërimi për sfidat etike që sjell inteligjenca artificiale, duke e cilësuar atë si një nga provat më të mëdha për njerëzimin në dekadat e ardhshme.

Në kthim, ndaloi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për të nderuar varrin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill. Me një lule të bardhë në dorë dhe një lutje të heshtur, Papa Leon XIV tregoi vazhdimësinë shpirtërore me paraardhësin e tij. Ndërkohë, Princi Edward do të përfaqësojë Mbretin Charles në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Papa Leon XIV, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme në Vatikan.

The post Në udhëtimin e tij të parë jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut appeared first on Sot News | Lajme.

Italiani që për pak u bë Papë/ Pietro Parolin u tërhoq dhe i hapi rrugën Leoni XIV

9 May 2025 at 18:48

Katolikët kanë një Papë të ri, por jo shumë pasi Leoni XIV mori fronin e Shën Pjetrit, kanë filluar të zbardhen edhe detajet nga ajo që ndodhi brenda në konklavë.

Gazeta italiane Corriere della Sera ka zbuluar se në raundin e parë të votimit, që u mbajt ditën e mërkurë, kardinali italian Pietro Parolin mori një numër të konsiderueshëm votash.

Megjithatë këto vota nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar një konsensus të fortë që do të adresonte përçarjet brenda Kishës Katolike, shkruan media italiane.

Vetë Parolin, dikur krahu i djathtë i Papa Françeskut bëri një hap pas, duke rezultuar në zhvendosjen e votave te Prevost.

Sipas Corriere della Sera, tërheqja e Parolin, ishte edhe arsyeja e vonesës në tymin e parë nga oxhaku i Kapelës Sikstine të mërkurën.

Nuk ishte rastësi që Papa Leoni XIV, në daljen e parë në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit, kishte në krah pikërisht Parolin, këtë imazh media italiane e interpreton si një tregues se mes tyre nuk do të ketë hatërmbetje, përkundrazi linja e Papa Françeskut do të vazhdojë.

Ajo që është e sigurt thotë Corriere della Sera, është se Prevost përfitoi nga konflikti i fshehtë në Konklavë midis Kardinalëve nga vendet e Amerikës së Veriut dhe Kardinalëve nga vendet e Amerikës së Jugut.

69-vjeçari amerikan u favorizua jo pak nga qëndrimi i tij ndaj Trump pas vendimit të presidentit amerikan për të ulur ndihmën ndërkombëtare nga USAid me 90%, duke e quajtur atë një “zgjedhje kriminale”.

Prevost u mbështet edhe nga kardinalët frëngjishtfolës nga vendet afrikane. Aftësitë e  tij si një negociues i mirë në debate që ndajnë Kishën Katolike mes konservatorëve dhe liberalëve, ndikuan gjithashtu në mbështetjen që amerikani mori, për t’u bërë Papa i ri.

/abcnews.al/

“Leoni i XIV, trashëgimtar i Françeskut/ Frrok Çupi: Dy njerëzit më të fuqishëm të botës, amerikanë!

9 May 2025 at 16:36

Analisti Frrok Çupi në “Faqja 4” në ABC News, foli për zgjedhjen e Papës së Ri, Leoni i XIV, duke u shprehur se e vlerëson si një misionar të paqes.

Për analistin Frrok Çupi, edhe papa i ri do të jetë në gjurmët e Papa Françeskut.

“Është një njeri i thjeshtë me prindër europianë, babai i tij ishte mësues. Emrin Leoni e ka zgjedhur për shkak të dëshirës së tij për mësimdhënie. Ka shumë kuriozitete rreth tij, se cili do të jetë edhe qëndrimi i tij…Padyshim që do të shihet me shumë vëmendje se si do të rakordohen të gjitha gjërat. Ka shumë teori edhe përse e zgjodhi këtë emër. Dhe ky ka zgjedhur Leoni i madh… Po ashtu po spekulohet edhe për raportet politike…pasi kemi edhe dy njerëzit më të fuqishëm të botës amerikanë. Ndërsa Papa Françesku pothuajse vlerësoi të gjithë kardinalët. Ai tani ka nisur të qortohet nga disa fanatikë të Kishës, për idenë përse e hapi aq shumë Kishën….Ky vjen për të vazhduar rrugën përparuese të Papa Françeskut…Sigurisht që do të ketë edhe disa përmbajtje të tij. Nëse Papa Leoni XIV do të ruajë këtë profil dhe do të jetë konsekuent në luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, patjetër që do të kemi edhe një mospërputhje. Donald Trump është president i vendosur, sidomos për emigracionin…Por ka edhe një teori tjetër ku spekulohet se mund të gjesh ndonjë realitet…Trump e ka parashikuar zgjedhjen e Leoni XIV…”, tha ai.

Më tej shtoi se papa i ri ka një shans të madh, pasi është zgjedhur në një moment shumë delikat të botës, por gjithashtu nënvizoi se do të shihet me shumë vëmendje edhe profili që ai do të ruajë.

“Është momenti shumë delikat i botës, dhe tani të gjithë sytë thuajse janë te Papa. Është udhëheqësi shpirtëror i një miliard e gjysmë njerëzve. Trump u gëzua për zgjedhjen e tij, por është edhe një përfitim politik i tij. Europa konsideron që ka në krah një personalitet kaq të madh të botës, që do të thotë se është edhe një fitore për Europën, në atë konflikt shumë të madh që kemi”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

A është Papa Leoni XIV vijues i frymës liberale të Papa Françeskut

By: fra nc
9 May 2025 at 10:51

Papa i ri është zgjedhur.

Në votimin e parë të pasdites në ditën e dytë të konklavës, rreth orës 6 të datës 8 maj, nga oxhaku i Vatikanit doli tym i bardhë i shoqëruar nga një valë brohorimash, duke sinjalizuar se shumica e zgjedhësve kardinalë kishin arritur të zgjidhnin Papën e ri.

Rreth një orë më vonë, Papa i ri iu prezantua botës, ai ishte Kardinali Robert Prevost, i cili kishte zgjedhur emrin papnor Leoni i XIV.

“Paqja qoftë me ju të gjithë”, ishin fjalët e tij të para drejtuar më shumë se 100,000 besimtarëve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Shpresoj që kjo përshëndetje paqeje të hyjë në zemrat tuaja, të arrijë në familjet tuaja, në çdo person, kudo që të jetë”, tha ai.

Ai gjithashtu i bëri homazh paraardhësit të tij, duke kujtuar “zërin e butë, por gjithmonë të guximshëm të Papa Françeskut ndërsa bekonte Romën”.

Papa Françesku vdiq në moshën 88 vjeç më 21 prill.

Papa Leoni XIV reflektoi gjithashtu thellë mbi rrënjët e tij shpirtërore dhe vizionin e tij baritor: “Unë jam bir i Shën Agustinit, një augustinian.”

“Me ju jam i krishterë, për ju jam peshkop. Në këtë frymë, të gjithë mund të ecim së bashku drejt atdheut që Zoti ka përgatitur për ne.”

Çfarë dimë për Papa Leonin e XIV?

Robert Prevost u soll në Vatikan nga Papa Françesku në vitin 2023 për të shërbyer si kreu i i zyrës që shqyrton emërimet e peshkopëve nga e gjithë bota, një nga detyrat më të rëndësishme në Kishën Katolike.

Si rezultat, ai pati një mbështetje të madhe kur hyri në konklavë që pak kardinalë të tjerë e kishin pasur.

Prevost, 69 vjeç, me origjinë nga Çikago, është gjithashtu shtetas peruan pasi ka jetuar në Peru për vite me radhë, fillimisht si misionar dhe më pas si kryepeshkop.

Prevosti u zgjodh gjithashtu dy herë gjeneral, ose udhëheqës i lartë, i urdhrit fetar Agustinian të themeluar nga Shën Agustini në shekullin e 13-të.

Papa Françesku me sa duket e kishte vënë në sy për vite me radhë, duke e zhvendosur nga udhëheqja augustiniane përsëri në Peru në vitin 2014 për të shërbyer si administrator dhe më vonë kryepeshkop i Çikgos.

Ai mbeti në atë pozicion, duke marrë shtetësinë peruane në vitin 2015, derisa Papa Françesku e solli në Romë në vitin 2023 për të marrë presidencën e Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

Në atë funksion, ai mbajti kontakt të rregullts me ​​hierarkinë katolike në atë pjesë të botës që ende numëron më shumë katolikë.

Që kur mbërriti në Romë, Prevost ka mbajtur një profil të ulët publik, larg kamerave.

Në mënyrë domethënëse, ai kryesoi një nga reformat më revolucionare të Papa Françeskut: shtimin e tre grave në bllokun votues që vendos se cilët nominime për peshkopë t’i paraqiten Papës.

Cili është qëndrimi i tij në çështjet kryesore?

Prevost është prifti i parë i lindur në SHBA që mban postin e kreut të Kishës Katolike Romake. Në prag të konklavës, ai nuk konsiderohej si një nga kandidatët kryesorë për t’u zgjedhur papë.

Prevost njihet për qasjen e tij të moderuar dhe pastorale dhe për përputhjen me shumë nga qëndrimet e mbajtura nga paraardhësi i tij, Papa Françesku, por ka dallime.

Përpara zgjedhjes së tij si papë, Prevost nuk kishte një histori të gjatë të të folurit rreth çështjeve LGBTQ+. Megjithatë, Neë York Times raportoi se në vitin 2012, ai kishte qenë kritik ndaj medias që tregonte “simpati për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me ungjillin”, duke përfshirë “stilin e jetesës homoseksuale”.

Këto vërejtje janë në kontrast me qasjen më gjithëpërfshirëse të paraardhësit të tij, Papa Françeskut, ndaj komunitetit LGBTQ+.

Në vitin 2023, Papa i ndjerë kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin si “të padrejta”, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë dhe u bëri thirrje peshkopëve katolikë që mbështesin ligjet të mirëpresin personat LGBTQ+ në kishë.

“Të jesh homoseksual nuk është krim,” tha ai në një intervistë.

Qëndrimi i tij ndaj krizës klimatike është më në përputhje me atë të Papa Françeskut. Ai shpesh ka shprehur shqeësimet për sfidat mjedisore dhe ka theksuar rëndësinë e veprimit për të adresuar çështjet globale.

Kohët e fundit ai ka deklaruar se kisha duhet të kalojë “nga fjalët në vepra” dhe ka paralajmëruar pasojat “e dëmshme” të zhvillimit teknologjik të pakontrolluar.

Megjithëse Papa Leoni XIV konsiderohet si centrist dhe gjerësisht progresiv në disa çështje, ai shihet si konservator në lidhje me doktrinën e kishës.

Ai kundërshton shugurimin e grave si dhjakë dhe vazhdimisht ka folur kundër abortit, duke e quajtur atë “një formë vrasjeje”.

The post A është Papa Leoni XIV vijues i frymës liberale të Papa Françeskut appeared first on Euronews Albania.

Pse Papa i ri zgjodhi emrin Leo/ Historia e panjohur dhe simbolika e fshehur

By: gaze tare
8 May 2025 at 22:44

Ne kemi një Papë! Epo, zyrtarisht, kardinali i parë nga Shtetet e Bashkuara në analet fetare të katolicizmit është Papa i ri.

Kardinali nga Çikago i SHBA-së, deri para pak orësh Robert Prevost , zgjodhi emrin Leo XIV dhe në mesazhin e tij të parë në italisht – spanjisht (meqenëse është me origjinë nga Peruja), por jo në anglisht, foli për paqe dhe përfshirje globale, substanciale.

Emri i primatit të ri të Kishës Katolike Romake, i cili i përket rendit Augustinian, ka një histori të gjatë në Kishën Katolike, dhe disa nga paraardhësit e tij madje e gjetën veten nën shpatën e sundimtarëve dhe iu nënshtruan vullnetit të tyre.

Leo i parë dhe të tjerët

Leo I, i njohur edhe si Leo i Madh, ishte kreu i Kishës Katolike Romake nga viti 440 deri në vitin 461. Ai kishte edhe nofkën “Doktor i Kishës” dhe pati guximin në vitin 452 të takohej personalisht me Atilën për të parandaluar pushtimin e Romës nga hordhitë e këtij të fundit.

Leo II – Ai u bë i njohur si “Pontifi i shkurtër ose i shkurtër” pasi qëndroi në detyrë nga viti 682 deri në vitin 683 dhe është njeriu që ratifikoi rezultatin e Sinodit të Tretë të Kostandinopojës.

Leo III 795–816. Leo III është Papa që i dha Karlit të Madh titullin Perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake me anë të një vule papnore në vitin 800 dhe e transformoi atë nga një ushtar, gjeneral dhe luftëtar në një figurë politike për botën evropiane të kohës. Karli i Madh ia ktheu “favorin” duke i ofruar mbrojtje Leos nga kundërshtarët e tij dhe, nëpërmjet vendimeve të tij, tokat papnore në gadishullin italian u rritën ndjeshëm.

Leo IV 847–855. Vepra e tij e rëndësishme është fortifikimi i qytetit të Romës dhe lufta që ai shpalli kundër piratëve saraçenë.

Leo V 903: Papati i dytë më i shkurtër. Leo V qëndroi në fronin papnor vetëm për një muaj.

Leo VI 928: Pak dihet për Leon VI, i cili gjithashtu pati një qëndrim shumë të shkurtër në krye të kishës katolike.

Leo VII 936–939: Kampion i përulësisë dhe mbështetës i flaktë i jetës monastike. Ai luajti një rol të rëndësishëm në Paqen me Hungarinë.

Leo VIII 963–965: Për disa, ai nuk konsiderohet Papë, por ishte kreu i doktrinës katolike për dy vjet.

Leo IX (Shën Leo IX) 1049–1054: Shenjti i dytë në listën e gjatë të Primatëve të Kishës Katolike që zgjodhën këtë emër të veçantë. Ai ishte një nga reformatorët strukturorë të doktrinës katolike dhe konsiderohet njeriu që nisi proceset që sollën Skizmin midis Kishave Lindore dhe Perëndimore.

Leo X 1513–1521: Papë nga familja Medici; e përjashtoi Martin Luterin; mbikëqyri periudhën e hershme të Reformimit.

Leo XI – Prill 1605 (27 ditë): I njohur si “Papa Vetëtima” për shkak të papatit të tij jashtëzakonisht të shkurtër. Ai qëndroi në fronin papnor më pak se paraardhësi i tij i largët Leo V.

Leo XII – 1823–1829: Papë konservator; kundërshtoi liberalizmin modern.

Leo XIII – 1878–1903: I famshëm për enciklikën Rerum Novarum mbi të drejtat e punëtorëve. Një mbrojtës i flaktë i të dobëtëve dhe punëtorëve. Për shumë njerëz, ai ka mbetur në histori si i vetmi “Papë komunist”.

Rruga e Papës së ri nuk do të përcaktohet nga emri që ai zgjedh., por është e ditur se zgjedhja e emrit nga secili Papë është një referencë specifike për të kaluarën kishtare katolike dhe një “shënim në fund të faqes” për rrugën që ai do të zgjedhë të ndjekë. Në listën e gjatë të “Luanëve”, Papa i ri ka shembuj si brilantë, ashtu edhe jashtëzakonisht “të errët”; Ai mbetet për të vërtetuar qëllimet dhe bindjet e tij përmes udhëtimit të tij.

The post Pse Papa i ri zgjodhi emrin Leo/ Historia e panjohur dhe simbolika e fshehur appeared first on iconstyle.al.

Françesku për kafshët

7 May 2025 at 10:50

Kur Kardinali Jorge Mario Bergoglio u zgjodh Papë në vitin 2013, shumë liberalë kishin pritshmëri të larta. A do të lejoheshin priftërinjtë të martoheshin? Apo, edhe më radikale akoma, ndoshta ai do të hapte një rrugë që gratë që të shuguroheshin? Madje, pati disa aludime se ai mund të njihte bashkimet e të njëjtit seks. […]

The post Françesku për kafshët appeared first on Reporter.al.

Siguri e lartë dhe masa të rrepta/ Vatikani është gati për konklavën që do të zgjedhë Papën e ri

6 May 2025 at 22:25

Kapela Sistine është kthyer në një nga vendet më të ruajtura në botë, teksa në 7 maj fillon konklava për zgjedhjen e pasuesit të Papa Françeskut.

133 kardinalë nën moshën 80 vjeç nga e gjithë bota, janë në Vatikan për të zgjedhur kreun e ri të kishës katolike romake.

Për të siguruar sekretin maksimal të konklavës, Vatikani ka vendosur një kombinim të teknologjive të sigurisë së lartë dhe masave të rrepta fizike.

Masat e sigurisë përfshijnë filma specialë për dritare për të parandaluar regjistrimin nga dronët, si dhe sisteme bllokimi të sinjalit për telefonat celularë, të cilët gjithsesi janë të ndaluar gjatë konklavës.

Në ditën e parë të Konklavës mbahet vetëm një raund votimi, por nëse nuk zgjidhet një Papë i ri, Konklava mund të arrijë deri në katër vota në ditë. Votat do të digjen në oxhakun e instaluar së fundmi në çatinë e Kapelës Sistine: tym i zi për zgjedhjet e dështuara, tym i bardhë për një Papë të ri.

Kreu i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, tha sot se tymi i parë pritet të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine, rreth orës 19:00. Konklava fillon në orën 16:30 sipas orës lokale.

Kardinalët qëndrojnë në shtëpinë e mysafirëve Santa Marta, e cila u evakuua ditët e fundit për t’u kontrolluar plotësisht nga forcat e sigurisë.

Kardinalët do të shoqërohen nga policia e Vatikanit dhe Garda Zvicerane kudo që lëvizin. Po ashtu si masë sigurie është edhe një kordon mbrojtës rreth kardinalëve në çdo kohë. Edhe nëse duan të bëjnë një shëtitje ose të pinë duhan në kopsht, askush nuk do të jetë në gjendje t’u afrohet.

Asistentët, përfshirë priftërinjtë, kuzhinierët, shoferët, pastruesit dhe ndihmësit, kanë bërë tashmë një betim për sekret absolut dhe të përjetshëm. Shkelja e betimit sjell përjashtim automatik nga Kisha.

Makina e Paqes: Dhurata e fundit e Papa Françeskut për Gazën

By: gaze tare
5 May 2025 at 19:10

Papa Françesku kërkon që papamobili i tij të shndërrohet në një klinikë shëndetësore për fëmijët e Gazës!

Trashëgimia e paqes e Papa Françeskut vazhdon të shkëlqejë në botën tonë të mbushur me konflikte. Afërsia që ai tregoi me më të prekshmit gjatë misionit të tij tokësor po rrezaton edhe pas vdekjes së tij, dhe kjo surprizë e fundit nuk bën përjashtim: Papamobile e tij, pikërisht automjeti nga i cili ai përshëndeti dhe ishte pranë miliona besimtarëve në të gjithë botën, po transformohet në një njësi shëndetësore mobile për fëmijët e Gazës.

Ishte dëshira e tij e fundit për njerëzit ndaj të cilëve kishte treguar një solidaritet të tillë gjatë gjithë papatit të tij, veçanërisht në vitet e fundit. Dhe në muajt e tij të fundit, Papa ia besoi iniciativën Caritas Jerusalem, duke kërkuar t’i përgjigjej krizës së tmerrshme humanitare në Gaza, ku gati një milion fëmijë janë zhvendosur. Mes luftës së tmerrshme, infrastrukturës së shembur, një sistemi të kujdesit shëndetësor të gjymtuar dhe mungesës së arsimit, fëmijët janë të parët që paguajnë çmimin, me urinë, infeksionet dhe gjendje të tjera të parandalueshme që vënë jetën e tyre në rrezik.

Papa Françesku shpesh thoshte se “Fëmijët nuk janë numra. Ata janë fytyra. Emra. Histori. Dhe secili prej tyre është i shenjtë”, dhe me këtë dhuratë të fundit, fjalët e tij janë bërë vepra.

Papamobili i ripërdorur po pajiset me pajisje për diagnostikim, ekzaminim dhe trajtim, duke përfshirë teste të shpejta për infeksione, instrumente diagnostikuese, vaksina, komplete qepjeje dhe furnizime të tjera shpëtimtare. Do të ketë personel nga mjekë dhe punonjës mjekësorë, duke arritur fëmijët në cepat më të izoluar të Gazës sapo të rikthehet qasja humanitare në Rrip.

The post Makina e Paqes: Dhurata e fundit e Papa Françeskut për Gazën appeared first on iconstyle.al.

Klinikë lëvizëse për Gazën/ Amaneti i fundit i Papës merr jetë në Betlehem, shpresë për shëndetin e fëmijëve

5 May 2025 at 18:15

Një nga automjetet e Papa Françeskut, të cilin ai e përdori gjatë vizitës në Betlehem në vitin 2014, po shndërrohet në një klinikë shëndetësore lëvizëse për të ndihmuar fëmijët e Gazës. Projekti po realizohet nga organizata bamirëse Caritas, e cila ka njoftuar se automjeti do të pajiset me mjete mjekësore të nevojshme për ndërhyrje të shpejta dhe trajtime.

Klinika do të ketë teste të shpejta, komplete për qepje, shiringa, furnizime me oksigjen, vaksina dhe një frigorifer të vogël për ruajtjen e medikamenteve.

Vatikani ka bërë të ditur se kjo ishte “dëshira e fundit e Papës për fëmijët e Gazës” përpara se ai të ndërronte jetë muajin e kaluar. Automjeti ndodhet aktualisht në Betlehem, ku po përshtatet për misionin e tij të ri humanitar.

The post Klinikë lëvizëse për Gazën/ Amaneti i fundit i Papës merr jetë në Betlehem, shpresë për shëndetin e fëmijëve appeared first on Sot News | Lajme.

Kush është Kardinali Prevost, pasuesi i mundshëm i Papa Françeskut – misionari që e pëlqejnë dy Amerikat?

By: M C
5 May 2025 at 16:15

Midis emrave që qarkullojnë në konfidencialitet para Konklavës në Vatikan, si pasues i mundshëm i Papa Françeskut, është edhe një figurë që spikat në një mënyrë të papritur, por gjithnjë e më të fortë: ajo e kardinalit amerikan Robert Francis Prevost.

Po sikur pasaporta amerikane, zakonisht një pengesë në garën për fronin papnor, të mos përfaqësonte një pengesë këtë herë? Prevost, i njohur nga të gjithë si “Ati Bob”, mund të mishëronte pikërisht atë linjë vazhdimësie me Papa Françeskun që shumë kardinalë po kërkojnë.

I lindur në Çikago në vitin 1955 në një familje katolike me origjinë evropiane, Prevost është shumë më tepër sesa një klerik i Amerikës së Veriut. Përvoja e tij e gjatë misionare në Amerikën Latine, veçanërisht në Peru, e ka transformuar atë në një figurë që i zbeh kufijtë gjeografikë dhe ideologjikë midis Veriut dhe Jugut të botës. Për këtë arsye, ka nga ata që e konsiderojnë atë pothuajse një zë të të ashtuquajturit Jug Global, atij Jugu global që Papa Bergoglio e ka rikthyer në qendër të agjendës kishtare.

Gjatë qëndrimit të tij në Peru, në krye të një prej dioqezave më të varfra dhe më problematike në vend, Prevost ndau jetën e përditshme të komuniteteve lokale, duke mësuar ta lexojë botën dhe Kishën nga një perspektivë “e përmbysur”. Ishte ky vendi ku ai zhvilloi një ndjeshmëri të veçantë ndaj dinamikës së margjinalizimit, migrimit dhe pabarazive, duke intuituar potencialin profetik të një Kishe më afër më pak fatlumëve.

I konsideruar si një nga kandidatët më autoritarë në zonën bergogliane, Prevost gëzon mbështetjen e kardinalëve të Amerikës Latine dhe të Amerikës së Veriut.

Por afërsia e tij me Françeskun e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve nga fronti konservator. Uebsajti spanjoll Infovaticana.com ka rilançuar një dosje ku e akuzon atë për mbulimin e rasteve të abuzimit seksual nga priftërinjtë me të cilët ai bashkëpunoi në të kaluarën, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Peru.

Në veçanti, përmenden dy priftërinj augustinianë nga Çikago, të dënuar për abuzim me fëmijë midis viteve 1980 dhe 1990, por që mbetën aktivë për vite me radhë pa sanksione të brendshme brenda urdhrit. Njëri nga të dy jetoi pranë Prevostit për një kohë të gjatë. Dioqeza e Çikagos më vonë pranoi përgjegjësinë, duke ofruar një falje zyrtare dhe një zgjidhje prej një milion dollarësh. Në fund të vitit 2023, dy avokatë të specializuar paraqitën padi zyrtare kundër Prevost dhe Kardinal Cupich për mbulim të dyshuar të krimeve. Kardinali i hedh poshtë me vendosmëri të gjitha akuzat.

Në gjurmët e Bergoglios

Si murg augustinian me një karakter të rezervuar, ai u thirr në Romë nga Papa Françesku për të marrë përsipër një rol strategjik: prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë. Në këtë pozicion kyç, ai menaxhoi qindra emërime ipeshkvore, duke ndihmuar në trajnimin e një brezi të ri pastorësh që ishin më të hapur, më pak gjykues dhe më afër plagëve të njerëzve.

Një “farkë reformash” në përputhje me programin bergoglian, i cili gjeti te Prevosti një ekzekutor besnik dhe të vëmendshëm.

Nuk është rastësi që në vitin 2023 ai ishte protagonist i një ndërmjetësimi delikat midis Vatikanit dhe Kishës Gjermane gjatë procesit sinodal të diskutueshëm gjerman, kur doli në pah projekti i krijimit të një komiteti sinodal autonom, i konsideruar tepër radikal nga Roma. Prevost, së bashku me Kardinal Parolin, ia doli të menaxhonte një situatë potencialisht shpërthyese me maturi dhe vendosmëri, duke demonstruar aftësi politike dhe vizion kishtar.

Sot, emri i tij del si një “kartë rezervë” e mundshme nëse kandidatët më të akredituar nuk arrijnë të gjejnë shumicën. Por pikërisht në këtë pozicion anësor mund të fshihet forca e saj: ajo e përfaqësimit të një sinteze të paparë midis Veriut të pasur dhe Jugut të margjinalizuar, midis Kishës institucionale dhe asaj misionare, midis vazhdimësisë dhe ndryshimit.

Nëse Konklava e ardhshme do të kërkonte një urë lidhëse, në vend të një pasardhësi të qartë, Robert Prevost mund të ishte njeriu i duhur. Një urë e heshtur, por shumë e fortë.

The post Kush është Kardinali Prevost, pasuesi i mundshëm i Papa Françeskut – misionari që e pëlqejnë dy Amerikat? appeared first on Albeu.com.

Macron zhvilloi takime me kardinalët në Vatikan – a po përpiqet të ndikojë në zgjedhjen e Papës?

3 May 2025 at 08:22

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përveçse se mori pjesë në funeralin e Papa Françeskut, shfrytëzoi vizitën në Vatikan për të zhvilluar disa takime me kardinalët që më 7 maj do të nisin konklavën, pra procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Kishës Katolike.

Sipas euronews, takimet e presidentit francez me kardinalë të rangut të lartë dhe zyrtarë të lartë të Kishës Katolike, të zhvilluara në margjinat e funeralit të Papës Françesku të shtunën e kaluar në Vatikan, kanë shkaktuar shumë polemika në Itali, me spekulime të shumta se ndoshta po përpiqet të ndikojë në zgjedhjen e papës së ardhshëm.

Shtypi italian e ka quajtur këtë një formë “ndërhyrjeje të Mbretit Diell modern”, pasi lideri francez zhvilloi një takim në ambasadën franceze në Romë me katër bashkëkombës që do të marrin pjesë në konklavë: kryepeshkopin e Marseille, Jean-Marc Aveline, ipeshkvin e Ajaccio-s, François Bustillo, apostolin në SHBA, Christophe Pierre dhe kryepeshkopin emeritus të Lyonit, Philippe Barbarin.

Të katërt janë kardinalë me të drejta të plota, ndërsa dy prej tyre — Aveline dhe Bustillo — konsiderohen si kandidatë potencialë për të qenë Papa i ardhshëm.

Para takimit në ambasadë, Macron thuhet se ka darkuar në një restorant të njohur në Romë me Andrea Riccardin, themeluesin e komunitetit Sant’Egidio, organizatë me ndikim të madh në Kishë, e njohur për punën humanitare dhe misionet e paqes jashtë vendit.

Kjo ishte e mjaftueshme që mediat vendase të besonin se lideri francez po organizon një “parakonklavë” të tijën, me qëllimin për të “shtyrë përpara” kandidatin e tij të preferuar — dhe nëse është e mundur, një francez.

Megjithatë, Riccardi – i cili besohet të ketë besimin e shumë kardinalëve, konsiderohet si një nga personat më të lidhur brenda Kishës, dhe gjithashtu ka një simpati për Francën, ku ka studiuar – i hodhi poshtë këto thashetheme, duke deklaruar për gazetën italiane Il Foglio se teoria për një “komplot Macron–Sant’Egidio” është “idiotizëm”.

Franca nuk ka pasur Papë që nga shekulli i XIV-të. Papa i fundit francez ishte Gregori XI, i cili vdiq në vitin 1378. /Telegrafi/

The post Macron zhvilloi takime me kardinalët në Vatikan – a po përpiqet të ndikojë në zgjedhjen e Papës? appeared first on Telegrafi.

Historia e orës 60 dollarëshe e Papës që preku botën

By: D Marku
2 May 2025 at 14:36

Një orë e thjeshtë që u shit për mijëra dollarë!

Teksa njerëzit priren të shpenzojnë mijëra euro për një orë të artë, të stolisur me diamante, një orë e thjeshtë Sëatch u bë simboli më i fuqishëm shpirtit njerëzor.

Kjo pasi ajo qëndori oër vite me radhë në kyçin e dorës së një njeriu të veçantë: të ndjerit Papa Françesku.

Në fund të 2022, Vatikani konfirmoi një lajm që u përhap me shpejtësi në mbarë botën: Papa nxorri në ankand orën e tij personale, një Sëatch i thjeshtë me rrip plastik të zi dhe fushë të bardhë, të cilin e kishte vendosur qindra herë gjatë viteve të tij në detyrë.

Një orë elegante Sëatch që shitej për më pak se 60 euro, por që në ankand arriti plot 56,250 dollarë, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për një orë Sëatch .

Thekbi I historisë nuk ishte rekordi që theu ora me çmimin e shitur, por mesazhi që u përcoll

Një letër që ndryshoi gjithçka

Historia që bëri bujë nisi me një letër të thjeshtë. Prifti David Ricken, nga qyteti Green Bay në Ëisconsin, i shkroi Papa Françeskut historinë e Brian LaViolette, një 15-vjeçar që humbi jetën në një aksident noti.

Pas ngjarjes tragjike, familja e Brian krijoi një fondacion në emrin e tij; një organizatë që iu erdhi në ndihmë studentëve të talentuar të cilët nuk kishin mundësi ekonomike, për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike.

Letra përfundonte me një kërkesë të përulur: “Shenjtëria Juaj, nëse mund të dhuroni një orë, jo të shtrenjtë, por të përdorur nga Ju, do të ishte një ndihmë e madhe për kauzën tonë.”

Kështu Papa Françesku, si gjithmonë i ndjeshëm ndaj thirrjeve njerëzore, nuk ngurroi të ndërmerrte hapi që bëri bujë në mbarë botën. Ai dërgoi orën e tij personale, një Sëatch Once Again. Një orë pa flori që nuk kishte mekanizma të ndërlikuar por thjesht historinë e një Pape që kishte zgjedhur të jetonte me thjeshtësi ekstreme .

Nëse Papa Gjon Pali II mbante një Rolex prej ari dhe Benedikti XVI një Junghans elegant, Papa Françesku preferoi një Sëatch cilësor dhe të thjeshtë. Kjo zgjedhje ishte në përputhje me gjithçka që Papa përfaqësonte: përulësi, solidaritet, thjeshtësi dhe dashuri për më të pambrojturit.

Ai nuk jetonte në Pallatin Apostolik por në një apartament të vogël në Shtëpinë e Shën Martës. Ai udhëtonte me Fiat dhe kishte refuzuar shumë herë simbolet e luksit që e kanë ndjekur papatin me shekuj.

Çdo cent i grumbulluar nga kjo nismë, mbi 144,000 dollarë në total, shkuan për të financuar bursa universitare për të rinj që nuk do të kishin mundësi të studionin ndryshe. Me këtë veprim, Papa Françesku nuk dhuroi thjesht një orë. Ai dhuroi kohë. Kohë për të rinj që do të ndërtojnë të ardhmen. Kohë për të shpresuar.

Një orë që mat më shumë se sekondat, mat vlerat!

The post Historia e orës 60 dollarëshe e Papës që preku botën appeared first on Albeu.com.

Pa gazeta, telefon dhe TV/ Flasin kardinalët: Konklava nuk është aq keq sa duket

By: user 6
1 May 2025 at 21:19

“Gjithmonë thuhet se Konklava do të jetë një sprint, shumë e shkurtër, çështje disa ditësh, por unë nuk e besoja, kështu që vura 7 bluza në valixhen time…” – rrëfeu dikur gardinali italian Mauro Piacenza.

7 këmishët e famshme të kardinalit gjenovez, sot 80 vjeç janë bërë të famshme. Ai nuk është më mes atyre që do të zgjedhin Papën që do të pasojë Franceskun pasi e ka kaluar moshën. Ai hyri në Kapelën Sistine në vitin 2013 dhe në fakt qëndroi shumë pak, vetëm 1 ditë e gjysmë, nga mëngjesi i 12 marsit deri në mbrëmjen e 13 marsit. Ishte mbrëmja e Papa Françeskut.

“Ajo që ndodh në një Konklavë është krejtësisht e kundërta e asaj që shihni në filma, për shembull në atë të fundit të Edward Berger” – thotë tani kardinali. E pashë dhe kishte plot gënjeshtra. “Në Santa Marta, kur grindemi, në rastin më të mirë mund të themi: “Shikojeni këtë”, por pastaj gjithmonë e përshëndesim njëri-tjetrin me mirësjellje: “Lavdi Jezu Krishtit!” Dhe secili në dhomën e vet” – thotë ai.

Santa Marta, këto ditë, është një kantier i madh ndërtimi. “Shoh punëtorë në punë, pastruese që përgatisin dhomat për kolegët e mi zgjedhës që po mbërrijnë”, – rrëfen një kardinal tjetër, Angelo Acerbi, i vetmi jo-zgjedhës që do të autorizohet të qëndrojë në rezidencën e rezervuar për konklavistët.

Ai jeton në katin e katërt të ndërtesës dhe për arsye moshe, 99 vjeç, pavarësisht sëmundjeve të tij, nuk do të vuajë fatin e të gjithë mysafirëve të tjerë, të cilët tashmë janë zhvendosur në strehim të përkohshëm në shtëpitë e klerit, jashtë zonës së ndaluar – Santa Marta dhe Kapela Sistine – ku çdo rrjedhje informacioni mund të kushtojë edhe me shkishërim, sipas rregulloreve të Kishës së Shenjtë Romake.

Por Kardinali Acerbi, më i vjetri në histori në kohën e emërimit të tij, siguron: “Gjithmonë kam qenë një person i rezervuar, kështu që nuk do t’u kërkoj informacion kolegëve të mi zgjedhës kur t’i takoj se si po shkon votimi. Për hir të Zotit. As nuk do t’ju tregoj juve gazetarëve se sa më kushton dhoma në Santa Marta dhe për kë do të votoja, më 7 maj, nëse do të mundja. Shpresoj vetëm që në fund të jetë një Konklavë e bukur sepse për mua do të jetë edhe e vetmja, duke pasur parasysh që Papa Françesku më nominoi më 7 dhjetor”.

Thuhet se gjatë Konklavës gjithçka u ndalohet zgjedhësve kardinalë. Mjerë ai që komunikon me botën e jashtme, mjerë ai që lexon gazetat ose shikon televizor. “Në fakt, pashë televizor në Santa Marta, natën para zgjedhjes së Françeskut, por askush nuk më përjashtoi nga kisha”, – zbuloi Kardinali Domenico Calcagno, 82 vjeç, nga Parodi Ligure, Alessandria.

“Është gjithashtu e ndaluar vetëm të hapen dritaret dhe qepenat, sepse dikush nga jashtë mund të përgjonte bisedat. Megjithatë, njëri prej nesh e shkeli këtë rregull në vitin 2013. Bënte shumë vapë ndaj mos më pyetni se kush ishte. Megjithatë, situata u përmirësua pasi Gjon Pali II kërkoi ndërtimin e Santa Martës. Kardinali Giuseppe Siri më tha se kur vdiqën Pali VI dhe Papa Luciani, në vitin 1978, ishte verë dhe kardinalët flinin jashtë Kapelës Sistine, përgjatë korridoreve, në zyra, në shtretër kampingu të improvizuar. Ishte nxehtësi e tmerrshme, e neveritshme…” – thotë ai.

Corriere i ka pyetur edhe për kontrollet shumë të rrepta mbi ushqimin? “Epo, më duket e drejtë” – pranon Calcagno – këtu përreth në Shën Pietër, duke ngrënë në restorante, ka ndodhur disa herë që disa prej nesh të kenë dhimbje stomaku pas drekës. Imagjino si do të ishte të kishe dhimbje stomaku gjatë Konklavës…».

Megjithatë, sipas Kardinalit Mauro Piacenza, ata i besojmë, madje mbështeten plotësisht te gatimet e murgeshave të Santa Martës. “Më kujtohet supa me perime dhe pastaj skalopina për darkë. Megjithatë, unë di të gatuaj mirë, kështu që edhe tani kur murgeshat meksikane që më ndihmojnë janë të zëna, unë thjesht i marr dhe i hedh makaronat” – shton Piacenza.

Kardinali Piacenza, përveç 7 bluzave mori me vete edhe dy libra. “Ato ishin “Imitimi i Krishtit” nga Thomas à Kempis dhe “Meditimi mbi Kishën” nga Henri-Marie de Lubac”, por i lexova shumë pak sepse e kalonim pjesën më të madhe të kohës duke folur me njëri-tjetrin, në mëngjes gjatë mëngjesit, para meshës. Gjatë Konklavës ndihet një përgjegjësi e madhe mbi supet e dikujt, por Zoti u jep të gjithëve forcën e duhur” – thotë ai.

Kardinali amerikan Robert Francis Prevost, 69 vjeç, i cili është zgjedhës dhe po hyn në shtëpinë e Kardinalit Burke për një samit tepër sekret iu shmang pyetjeve. “Nuk kam menduar ende se çfarë do të marr me vete, por më falni, na thanë të mos flasim…” – thotë ai.

Me një zë të butë, Kardinali francez Paul Poupard, 94 vjeç dha një intervistë në telefon për Corriere. “Ka një gjë që nuk më ka munguar kurrë në Konklavat e mia, është breviari, sepse ato janë orë shumë të rëndësishme për fatin e Kishës dhe për këtë arsye duhet të lutemi”.

Në fund është spanjolli Santos Abril y Castelló, 89 vjeç, i emëruar nga Benedikti XVI që bën shaka: “Do të doja të merrja me vete një raketë tenisi në Konklavën e vitit 2013, sepse jam një tifoz i madh i këtij sporti. Por për fat të keq në Sistine nuk ka kohë pushimi.” ©LAPSI.al

The post Pa gazeta, telefon dhe TV/ Flasin kardinalët: Konklava nuk është aq keq sa duket appeared first on Lapsi.al.

Një dokumentar i Scorseses risjell ëndrrën e fundit të papa Françeskut

By: Kult Plus
1 May 2025 at 20:30

 Regjisori i njohur amerikan, Martin Scorsese do të risjellë në jetë ëndrrën e fundit të papa Françeskut.

Filmi  ”Aldeas – A new story” do të thellohet në lëvizjen arsimore Scholas Occurrentes, e themeluar nga Françesku në vitin 2013 si një organizatë për nxënësit e shkollave për të realizuar projekte.

Kompania e prodhimit ”Aldeas Scholas Films”, pjesë e Scholas Occurrentes, e quajti filmin një ëndërr të fundit të papa Françeskut dhe një dokumentar të ri të fuqishëm.

Ajo shtoi se do të paraqiste biseda midis regjisorit fitues të çmimit Oscar, Scorsese, dhe papës së ndjerë.

Prodhimi është në bashkëpunim me kompaninë e Scorsese-s, ”Sikelia Productions” dhe ”Massive Owl Productions”, të bashkëthemeluara nga Victoria Brooks, e cila ka punuar në ”Downton Abbey” dhe ”Peaky Blinders”.

Scorsese, 82 vjeç, tha se ”tani, më shumë se kurrë, duhet të flasim me njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin në mënyrë ndërkulturore. Një nga mënyrat më të mira për ta arritur këtë është duke ndarë historitë se kush jemi, të reflektuara nga jeta dhe përvojat tona personale. Na ndihmon të kuptojmë dhe vlerësojmë se si secili prej nesh e sheh botën. Ishte e rëndësishme për papa Françeskun që njerëzit në të gjithë globin të shkëmbenin ide me respekt, duke ruajtur gjithashtu identitetin e tyre kulturor, dhe kinemaja është mediumi më i mirë për ta bërë këtë”.

Scorsese, i cili drejtoi filmat “Goodfellas”, “Taxi Driver” dhe “The Wolf Of Wall Street”, u takua më parë me Françeskun në shtator 2023 në një audiencë me figura publike dhe në vitin 2016 pas shfaqjes së filmit të tij ”Silence”, rreth priftërinjve jezuitë që përpiqeshin të përhapnin krishterimin në Japoninë e shekullit XVII.

Regjisori është gjithashtu pas dokumentarëve muzikorë “George Harrison: Living In The Material World”, “Rolling Thunder Revue: A Bob Dylan Story”, “Beatles ’64” dhe “The Last Waltz”.

Françesku nuk ishte nga ata që i shmangej vëmendjes duke u shfaqur në serialin e Netflix “Stories Of A Generation”, dokumentarin e Leonardo DiCaprio-s për ndryshimet klimatike “Before The Flood” dhe filmin e vitit 2018 “Pope Francis: A Man Of His Word”./KultPlus.com

Ora Swatch e Papa Françeskut preku botën: Simbol shprese dhe përulësie

By: Iconstyle
1 May 2025 at 16:13

Një orë Swatch. Një çmim rekord. Një mesazh që tingëllon më fort se çdo predikim!

Kur njerëzit shpenzojnë mijëra euro për orë të arta, të stolisura me diamante, një orë e thjeshtë Swatch u bë simboli më i fuqishëm i përulësisë, bamirësisë dhe shpirtit njerëzor. Kjo sepse qëndroi në kyçin e dorës së një njeriu të veçantë: të ndjerit Papa Françesku.

Në fund të vitit 2022, Vatikani konfirmoi një lajm që u përhap me shpejtësi në mbarë globin: Papa kishte vendosur të nxirrte në ankand orën e tij personale, një Swatch i thjeshtë me rrip plastik të zi dhe fushë të bardhë, të cilin e kishte vendosur qindra herë gjatë viteve të tij në detyrë. Një orë elegante Swatch që shitej për më pak se 60 euro, por që në ankand arriti plot 56,250 dollarë, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për një orë Swatch .

Por vëmendja e kësaj historie nuk ishte rekordi… ishte mesazhi që përcolli!

Nga Green Bay në Vatikan: Një letër që ndryshoi gjithçka

Gjithçka nisi me një letër të thjeshtë. Prifti David Ricken, nga qyteti Green Bay në Wisconsin, i shkroi Papa Françeskut për të rrëfyer historinë e Brian LaViolette, një 15-vjeçar që humbi jetën në një aksident noti. Familja e Brian krijoi një fondacion në emrin e tij; një organizatë që ndihmon studentë të talentuar, por pa mundësi ekonomike, për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike.

Letra përfundonte me një kërkesë të përulur: “Shenjtëria Juaj, nëse mund të dhuroni një orë, jo të shtrenjtë, por të përdorur nga Ju, do të ishte një ndihmë e madhe për kauzën tonë.”

Dhe Papa Françesku, si gjithmonë i ndjeshëm ndaj thirrjeve njerëzore, nuk ngurroi. Ai dërgoi orën e tij personale, një Swatch Once Again. Nuk kishte flori. Nuk kishte mekanizma të ndërlikuar. Por kishte historinë e një Pape që kishte zgjedhur të jetonte me thjeshtësi ekstreme .

Një mesazh universal: Më pak është më shumë

Përballë botës që idealizon markat luksoze dhe pasuritë materiale, ora e Papës ishte një mesazh: “Vlera nuk qëndron te çmimi, por te kuptimi.”

Nëse Papa Gjon Pali II mbante një Rolex prej ari dhe Benedikti XVI një Junghans elegant, Papa Françesku preferoi një Swatch cilësor dhe të thjeshtë. Kjo zgjedhje ishte në përputhje me gjithçka që Papa përfaqësonte: përulësi, solidaritet, thjeshtësi dhe dashuri për më të pambrojturit.

Ai nuk jetonte në Pallatin Apostolik por në një apartament të vogël në Shtëpinë e Shën Martës. Ai udhëtonte me Fiat dhe kishte refuzuar shumë herë simbolet e luksit që e kanë ndjekur papatin me shekuj.

Ora Swatch e Papës nuk ishte e vetmja që u shit në ankand. Të famshëm si Condoleezza Rice, Randall Park, Mike Krzyzewski, Betty White, Tony Shalhoub dhe të tjerë dhuruan gjithashtu orët e tyre për këtë nismë të veçantë. Por ora e Papës ishte më e veçanta nga të gjitha: u shit 1.022 herë më shtrenjtë se çmimi i saj origjinal .

Çdo cent i grumbulluar nga kjo nismë, mbi 144,000 dollarë në total, shkuan për të financuar bursa universitare për të rinj që nuk do të kishin mundësi të studionin ndryshe. Me këtë veprim, Papa Françesku nuk dhuroi thjesht një orë. Ai dhuroi kohë. Kohë për të rinj që do të ndërtojnë të ardhmen. Kohë për të shpresuar.

Një orë që mat më shumë se sekondat: mat vlerat

Swatch-i i Papës është një simbol. Një kujtesë se thjeshtësia nuk është mungesë, por pasuri. Se ndihma nuk matet me vlerën monetare, por me qëllimin. Se çdo njeri mund të bëjë diçka që të ndryshojë jetën e dikujt tjetër.
Në fund të ditës, ora nuk mat vetëm kohën. Ajo mat historinë që mbart. Ora Swatch e Papa Françeskut do të mbetet një orë që mat dritën e përulësisë, fuqinë e dashamirësisë dhe madhështinë e një gjesti të vogël që preku botën.

Papa Françesku na mësoi se ora më e vlefshme është ajo që i shërben të tjerëve.

Swatch- gjithmonë aty për të na dhuruar cilësi, thjeshtësi dhe për të na kujtuar se çdo tik-tak vlen shumë! Për të gjithë kuriozët që dëshirojnë t’u hedhin një sy modeleve apo të përfitojnë nga ofertat, Swatch e gjeni në platformën e blerjeve online www.bybest.shop apo fizikisht në Qendrën Metropol, Rruga Sami Frashëri, Tiranë.

The post Ora Swatch e Papa Françeskut preku botën: Simbol shprese dhe përulësie appeared first on iconstyle.al.

Masat të larta sigurie gjatë konklavës, të ngjashme me ato të funeralit të Papës

By: Mirgen
30 April 2025 at 22:39

Masat e sigurisë gjatë konklavës për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut do të jenë të ngjashme me ato në funeralin e udhëheqësit të ndjerë katolik romak, tha sot prefekti i Romës Lamberto Giannini. Giannini tha se ishte e vështirë të parashikohej se kur do të zgjidhej një Papë i ri dhe se dhjetëra mijëra […]

The post Masat të larta sigurie gjatë konklavës, të ngjashme me ato të funeralit të Papës appeared first on BoldNews.al.

Papa Francesku nuk refuzoi takimin me JD Vance

30 April 2025 at 15:53

Pretendimi: Papë Francesku refuzoi takimin me JD Vance duke e deleguar takimin tek sekretari i shtetit të Vatikanit

Verdikti: E pavërtetë

——————————————

Ndërsa lajmi për vdekjen e Papa Françeskut më 21 prill 2025 u përhap në të gjithë botën, një ditë më parë qarkulluan pretendime se pak para vdekjes së Papës, ai nuk mori pjesë në një takim me zëvendëspresidentin e ShBA, JD Vance.

Megjithatë, nuk ka prova që Papa refuzoi një takim me Vance gjatë fundjavës së Pashkëve 2025, një pretendim që duket se buron nga një artikull i përditësuar që atëherë nga The Daily Beast. 

Përkundrazi, Vance dhe Papa u takuan shkurtimisht të Dielën e Pashkëve, më 20 prill, në një takim të dokumentuar nga të dyja palët.

Zëvendës-presidenti amerikan JD Vance dhe Papë Francesku në Casa Santa Maria, më 20 prill 2025

Planet e udhëtimit të publikuara para Pashkëve tregojne se, si pjesë e një udhëtimi në Itali dhe Indi, Vance duhej të takohej me Kardinalin Pietro Parolin, sekretarin e shtetit të Vatikanit. Ky takim ndodhi më 19 prill, sipas Vatican News, një shërbim lajmesh i ofruar nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Komunikim, dhe u zhvillua përveç, jo në vend të, takimit të 20 prillit me Papë Françeskun. 

Sipas Vatican News, Papa dhe Vance patën një takim “të shkurtër” më 20 prill që zgjati “disa minuta”. Në të, dyshja thuhet se shkëmbyen urime për Pashkët dhe rinovuan një “angazhim të përbashkët për të mbrojtur të drejtën e lirisë fetare dhe lirinë e ndërgjegjes”.

Papa dhe Vance shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi “situatën ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me vendet e prekura nga lufta, tensionet politike dhe situatat e vështira humanitare, me vëmendje të veçantë të përqendruar te migrantët, refugjatët dhe ata në burg.”

Papë Francesku vdiq më 21 prill 2025 në moshën 88 vjeç, pasi një goditje në tru e futi në koma dhe i shkaktoi pamjaftueshmëri kardiake. Ai vuante gjithashtu nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe kohët e fundit ishte shtruar në spital për 38 ditë për shkak të problemeve me frymëmarrjen që çuan në pneumoni të dyfishtë.

Fakti që JD Vance ishte një nga udhëheqësit e fundit që u takua me Papa Françeskun përpara vdekjes së tij u vu në lojë në mënyrë humoristke nga media dhe rrjetet sociale, ku u parashtruan teori se Vance kishte vrarë Papën, se takimi me Vance ishte aq i padurueshëm sa Papa kishte zgjedhur të vdiste menjëherë pas tij apo se Vance është Antikrishti.

The post Papa Francesku nuk refuzoi takimin me JD Vance appeared first on Faktoje.al.

Papët e paqes

30 April 2025 at 11:01

Një papë ndërron jetë në një moment kritik të historisë globale dhe, për një moment, bota mendon për diçka tjetër përveç gjeopolitikës. Është dimri i viteve 1938-1939. Lufta në Evropë po afrohet dhe forcat japoneze kanë sulmuar tashmë Urën Marco Polo jashtë Pekinit. Papa Piu XI dëshiron të vazhdojë politikën e “paqes” të paraardhësit të […]

The post Papët e paqes appeared first on Reporter.al.

❌
❌