Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 August 2025Main stream

Kolo Muani refuzon dy klubet angleze, vazhdon të presë Juventusin

10 August 2025 at 08:33

E ardhmja e Randal Kolo Muanit duket gjithnjë e më larg Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga kampioni i Francës, pasi nuk është i kënaqur me rolin e tij aktual dhe dëshiron një sfidë të re.

26-vjeçari e ka të qartë destinacionin e tij të preferuar dhe ai është Juventusi. Ai ka kaluar një periudhë të suksesshme te “Zonja e Vjetër” dhe është i gatshëm të rikthehet në Torino. Palët tashmë kanë arritur marrëveshje personale për një kontratë që do ta mbajë në klub deri në vitin 2030.

Gjatë kësaj vere, Kolo Muani ka refuzuar oferta të majme nga Arabia Saudite, si dhe nga dy klubet angleze si Tottenham Hottspur dhe Newcastle United.

Në gjashtë muaj huazim te Juventusi sezonin e kaluar, ai zhvilloi 22 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 3 asistime.

Problemi kryesor në këtë moment mbetet çmimi i lojtarit. PSG kërkon të përfitojë rreth 45 milionë euro nga shitja e tij, një shumë që Juventusi ende nuk ka arritur të ofrojë. Negociatat vazhdojnë, por palët janë ende larg një marrëveshjeje përfundimtare.

Megjithatë, Kolo Muani po pret që dy klubet të gjejnë një marrëveshje, pasi ai i ka bërë të qartë edhe PSG-së se do të largohet vetëm për Juventusin. /Telegrafi/ 

The post Kolo Muani refuzon dy klubet angleze, vazhdon të presë Juventusin appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Juventusi ka objektiv t’i fitojë 100 milionë brenda 20 ditësh – katër largime për të zhbllokuar përforcimet

5 August 2025 at 11:29

Të shesësh për të blerë. Por, edhe të shesësh pa nxitim dhe sipas kushteve të tua – kushte që i vendos Juventusi pa u kapluar nga ethet e një merkatoje largimesh që, sidoqoftë, bëhet vendimtare për operacionet hyrëse. Sidomos kur koha fillon të shtrëngohet.

Kanë mbetur njëzet ditë deri në fillimin e kampionatit – më 24 gusht, debutimi i Juves në ‘Allianz Stadium’ ndaj Parmës dhe ndonëse Comolli nuk është tipi që ndikohet nga ankthi i një kalendari që përpin ditët, mbetet fakt që koha nuk do të luajë edhe për shumë gjatë në favor të Zonjës së Vjetër.

Sigurisht, afati kalimtar përfundon më 1 shtator (gongu bie në orën 20:00), por në mënyrë ideale përforcimet që i nevojiten Igor Tudorit do të duhej të mbërrinin në Continassa përpara ndeshjes së parë të sezonit. Të paktën ata që janë menduar si titullarë; për rastet e minutës së fundit, ka gjithmonë kohë.

 

⚪⚫ pic.twitter.com/UZ8xBNMVaG

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 5, 2025

Njëzet ditë, pra, për të arritur kuotën 100 milionë euro gjithsej, një milion më shumë a më pak, dhe natyrisht jo të gjitha menjëherë dhe, mbi të gjitha, për të nisur lëvizjen vendimtare për ambiciet e Juventusit.

100 milionë euro në këtë periudhë është një objektiv i arritshëm për Zonjën e Vjetër, nëse do të arrinte të realizonte të gjitha këto shitje me çmimet që kërkon: Timothy Weah për 18 milionë euro (është gati, mungon vetëm zyrtarizimi i kalimit te Marseille), Fabio Miretti për 15 milionë euro (Napoli është në pritje), Duas Vlahovic për 25 milionë dhe Douglas Luiz për 40 milionë euro.

Llogaritja bëhet lehtë. Dhe kjo shumë pritet të rritet nëse ndodhin edhe largime të tjera, si ajo e Arthur Melo, apo lojtarë me kontrata që përfundojnë në vitin 2026, si Daniele Rugani, Tiago Djalo, Filip Kostic dhe Weston McKennie.

Për momentin, lista e largimeve ku përmenden vetëm Alberto Costa dhe Samuel Mbangula nuk ka qenë e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat hyrëse.

Zgjerimi i kësaj liste do të thotë rritje e numrit të përforcimeve: Randal Kolo Muani për të përmbyllur çështjen e sulmit, Mortel Hjulmand, Matt O’Riley apo ndonjë ‘mister X’ tjetër me cilësi për mesfushën (pavarësisht kthimit të mundshëm të Teun Koopmeiners në qendër), si dhe një zgjidhje shtesë apo mundësi për mbrojtjen. /Telegrafi/

The post Juventusi ka objektiv t’i fitojë 100 milionë brenda 20 ditësh – katër largime për të zhbllokuar përforcimet appeared first on Telegrafi.

Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit

20 July 2025 at 15:35

Randal Kolo Muani ka arritur të rigjejë formën e tij te Juventusi, pas një periudhe të vështirë te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në janar, në formë huazimi dhe paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira.

Te PSG, ai kishte humbur vendin në formacion dhe besimin e klubit derisa kalimi te Juventusi i ka dhënë atij një mundësi të re për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes.

Edhe pse pa opsion blerjeje në marrëveshje, forma e mirë e 26-vjeçarit ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane. PSG ndërkohë nuk e sheh më si pjesë të planeve afatgjata.

Sipas raportimeve të Fussball Transfers, dy klube të Ligës Premier, Manchester United dhe Newcastle United po e ndjekin me vëmendje situatën e tij.

Manchester United e sheh Kolo Muanin si alternativë pas tërheqjes nga Hugo Ekitike, ndërsa Newcastle po e konsideron si zëvendësues të mundshëm për Alexander Isak, në rast se ky i fundit largohet këtë verë.

Juventusi, nga ana tjetër, është i interesuar ta huazojë përsëri sulmuesin për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe kërkojnë vazhdimësi.

Kolo Muani ka kontratë me PSG deri në vitin 2028 dhe ishte transferuar për 95 milionë euro. Megjithatë, kampionët francezë vështirë se do të arrijnë të rikuperojnë të gjithë shumën në një shitje të mundshme.

Gjatë huazimit te Juventus, Kolo Muani zhvilloi 22 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/ 

The post Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit appeared first on Telegrafi.

PSG i dërgon te ekipi U21 disa nga yjet e skuadrës – dy prej tyre ishin në Kupën e Botës për Klube

17 July 2025 at 18:29

Me përfundimin e sezonit, në Paris ka nisur faza përgatitore dhe disa prej lojtarëve që nuk janë më në planet e klubit janë rikthyer në stërvitje këtë javë në Kampusin e Poissy (Yvelines).

Pas testeve mjekësore të zakonshme, lojtarët si Milan Skriniar, Marco Asensio, Nordi Mukiele, Carlos Soler, Ilyes Housni dhe Lucas Lavallée janë bashkuar me skuadrën U21 të PSG-së, më 16 korrik.

Renato Sanches dhe Randal Kolo Muani pritet t’u bashkohen më 23 korrik, pasi përfaqësuan Benficën dhe Juventusin në Kupën e Botës për Klube dhe përfituan disa ditë shtesë pushimi, shkruan Le Parissien.

Por pranisë së tyre në stërvitje nuk i mungon një notë e qartë: asnjëri prej tyre nuk pritet të qëndrojë në klub për sezonin e ardhshëm. PSG po kërkon mënyra për t’i larguar përfundimisht, me prioritet për të realizuar shitje të qëndrueshme financiarisht, e jo vetëm huazime.

Në veçanti, Kolo Muani, i cili ka kontratë me PSG deri në vitin 2028, është pranë largimit pas një huazimi të suksesshëm te Juventusi, ku realizoi 10 gola dhe 2 asiste në gjashtë muaj.

Francezi ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Torino dhe Juve ka bërë disa oferta huazimi me blerje të detyrueshme. Megjithatë, PSG kërkon që pagesa të realizohet menjëherë, jo në vitin e ardhshëm.

Përveç Juventusit, disa klube angleze janë duke monitoruar situatën, duke pritur që tregu i sulmuesve të nisë të lëvizë.

Një nga prurjet që mund të hapë “valën e parë” është transferimi i Hugo Ekitike, që ndodhet në bisedime të avancuara me Liverpoolin. /Telegrafi/ 

 

The post PSG i dërgon te ekipi U21 disa nga yjet e skuadrës – dy prej tyre ishin në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Gjiganti anglez po përgatitë ofertë për Kolo Muanin

22 June 2025 at 13:44

Chelsea e ka të qartë se ka nevojë për një qendërsulmues të fortë nëse dëshiron të rivalizojë me klubet më të mira të Ligës Premier.

Klubi londinez e ka identifikuar Randal Kolo Muanin si njeriun ideal për të udhëhequr repartin ofensivë.

Që nga ardhja e Todd Boehly, projekti i Chelseat është fokusuar në nënshkrimin e lojtarëve të rinj premtues, të cilët mund të rrisin vlerën e tyre dhe të sjellin përfitime afatgjata për klubin.

Megjithatë, për të qenë realisht konkurrues, Chelsea e di se ka nevojë për përforcime të klasit botëror në disa pozicione kyçe, si portieri dhe qendërsulmuesi, role që kërkojnë më shumë përvojë dhe siguri sesa thjesht potencial për zhvillim.

Për portën, klubi tentoi të nënshkruajë me Mike Maignan, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit, duke lënë të hapur dyshimet mbi Robert Sanchez dhe Filip Jorgensen si zgjidhje afatgjata.

Sa i përket sulmit, edhe pse Chelsea ka nënshkruar së fundmi me Liam Delap nga Ipswich për rreth 40 milionë euro, klubi mendon se një sulmues më i afirmuar si Kolo Muani do të ishte zgjidhja e duhur për projektin e Enzo Marescas.

Francezi shihet si lojtari që mund të konkretizojë rastet e krijuara nga Palmer dhe të tjerët.

Sipas L’Equipe, Chelsea është futur fuqishëm në garë për Kolo Muanin, i cili deri tani dukej se do të vazhdonte karrierën te Juventusi, pas disa paraqitjeve mbresëlënëse në Serie A.

Aktualisht, kartoni i tij është në pronësi të Paris Saint-Germain, që duhet të vendosë gjatë javëve në vijim për të ardhmen e sulmuesit, për të cilin dikur pagoi mbi 80 milionë euro. /Telegrafi/ 

The post Gjiganti anglez po përgatitë ofertë për Kolo Muanin appeared first on Telegrafi.

Damien Comolli nis punën te Juventusi: Mer vendimin për Igor Tudor, fillon puna edhe për transferimet

4 June 2025 at 18:23

Dita e parë e Damien Comollit te Juventusi filloi mëngjesin e së mërkurës, ku rreth orës 11:00, ai mbërriti në Continassa, ku iu bashkua Giorgio Chiellinit, i cili kishte qenë në klub disa orë më parë. Ai e nisi takimin e parë me ata që punojnë në klub, duke përfshirë edhe trajnerin Igor Tudor.

Comolli, i emëruar të dielën si Drejtor i Përgjithshëm i Zonjës së Vjetër, ka filluar zyrtarisht punën. Ndërkohë, Chiellini u promovua në rolin e Drejtorit të Strategjisë së Futbollit.

Siç raportojnë “La Gazzetta dello Sport” dhe media të tjera italiane, Comolli zhvilloi një takim të rëndësishëm me trajnerin Igor Tudor, i cili do të udhëheqë ekipin në SHBA për Kupën e Botës për Klube.

Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar drejtimin që duan të marrin dhe për të vendosur bazat e bashkëpunimit. Sipas mediave, takimi mes Comollit dhe Tudorit ishte shumë pozitiv dhe ka rritur shanset që trajneri kroat të mbetet në krye edhe për sezonin e ardhshëm.

Kjo do të varet gjithashtu nga rezultatet e skuadrës në Kupën e Botës për Klube dhe marrëdhënia që Tudor do të ndërtojë me Comollin. Në këtë moment, mundësia e qëndrimit të Tudor është gjithnjë e më konkrete, për aq kohë sa nuk gjenden profile të tjera që mund të kënaqin drejtuesit.

Përveç diskutimeve për të ardhmen e Tudor, Comolli po planifikon së bashku me Chiellinin strategjitë e transferimeve.

Prioritet i tyre mbeten lojtarët që janë të huazuar dhe që Zonja e Vjetër dëshiron t’i mbajë për Kupën e Botës për Klube. Negociatat janë duke vazhduar me PSG-në për Randal Kolo Muanin dhe me Chelsean për Renato Veigën, ndërsa Francisco Conceiçao pritet të qëndrojë, duke zgjatur huazimin e tij nga Porto.

Juventusi mbetet i interesuar për Jonathan Davidin dhe i ka ofruar atij një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit plus 2 milionë euro bonuse deri në vitin 2030.

Po ashtu, Comolli dhe Chiellini duhet të identifikojnë një drejtor të ri sportiv. Kandidatët kryesorë për këtë rol janë Frederic Massara, Hasan Salihamidzic, Diego Lopez dhe Javier Ribalta, ndërsa Matteo Tognozzi mund të kthehet si drejtues i skuatingut. /Telegrafi/ 

The post Damien Comolli nis punën te Juventusi: Mer vendimin për Igor Tudor, fillon puna edhe për transferimet appeared first on Telegrafi.

E transferuan si huazim nga PSG-ja, Juventusi merr vendim për Kolo Muanin

9 February 2025 at 11:35

Disa mediume të ndryshme në Itali po raportojnë se Juventusi tashmë ka marrë vendimin që të përpiqen për ta blerë kartonin e Randal Kolo Muanit nga Paris Saint-Germaini.

Kolo Muani iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ si huazim gjatë afatit kalimtar të janarit, që do të thotë se ai do të rikthehet në Paris pa marrë parasysh se çfarë ndodhë në muajt e ardhshëm në Serie A.

Reprezentuesi francez ka shënuar pesë gola në tri ndeshjet e tij të para për Juventusin, duke u bërë kështu lojtari i parë që nga koha e Roberto Baggios në vitin 1990, që shënon në tri paraqitjet e para për ‘Bianconerët’.

Tani, Juventusi ka filluar punën për të zgjatur qëndrimin e 26-vjeçarit në Turin përtej verës, sipas Corriere dello Sport dhe Tuttosport.

Juventusi ka besim se PSG-ja nuk e dëshiron rikthimin e Kolo Muanit, veçanërisht pasi Luis Enrique e rinovoi kontratën deri në verën e vitit 2027.

Tekniku spanjoll ishte ai që mori vendimin për ta përjashtuar Kolo Muanin nga ndeshjet që i zhvilluan më herët këtë sezon.

Megjithatë, do të duhet një ofertë e madhe për të siguruar shërbimet e francezit, kjo duke marrë parasysh se PSG shpenzoi 85 milionë euro për transferimin e tij nga Eintracht Frankfurti në vitin 2023.

Para se Juventusi të mendojë për blerje, ata fillimisht duhet të shesin disa lojtarë ku tashmë është bërë e ditur se Andrea Cambiaso dhe Dusan Vlahovic kanë gjasa të mëdha të largohen në verë./Telegrafi/

The post E transferuan si huazim nga PSG-ja, Juventusi merr vendim për Kolo Muanin appeared first on Telegrafi.

Një “bomber” si Kolo Muani/ Sulmuesi i Francës, i jashtëzakonshëm për Juven

By: xhir jeta
8 February 2025 at 15:44

Kristiano Ronaldo nuk e pati aspak startin e tij. Kolo Muani është kthyer në yllin kryesor të Juventusit, e ndoshta për momentin edhe të Serisë A, ndërsa ndikimi I tij po rritet gol pas goli.

Sulmuesi I Francës realizoi dy herë në fitoren tepër të rëndësishme 2-1 në fushën e Komos, dhe ndihmoi trajnerin Mota dhe lojtarët e tij që të fshihnin sado pak paraqitjen aspak bindëse.

Në total, ylli 26-vjeçar I huazuar nga Paris SG, ka 5 rrjeta në vetëm tri ndeshje, e padyshim që ky është një fillim I jashtëzakonshëm që nuk e kanë pasur tek “Zonja e Vjetër” as Platini, Bonjek, Viali, Robi Baxho apo Del Piero.

“Kolo Mania, – titullon “La Gazeta delo Sport” për sulmuesin e Francës, – dygolësh edhe në Komo, Juvja e katërta!” “Vetëm Kolo, – bën një lojë fjalësh në italisht “Il Korriere delo Sport”, – Muani firmos suksesin ndaj Komos të një Juventusi gri! Pesë gola në 3 ndeshje!”

Futbollisti I lindur në Republikën Demokratike të Kongos, sikur dëshiron t’u tregojë sheikëve të PSG-së se vlen të jetë titullar te kampionia e Francës, dhe se ata e trajneri Luis Enrike gabuan që nuk I besuan.

Ndryshe nga kontributi I tij në kombëtaren franceze, Kolo Muani pati rol episodik tek parizienët, edhe pse për kartonin e tij u paguan 95 milionë euro te klubi gjerman, Ajntraht I Frankfurtit.

Falë golave të sulmuesit, Juventusi është tashmë në zonën Champions në Serinë A, në vendin e katërt me 43 pikë, ndonëse mund të kalohen sërish nga Lacio e Fiorentina që kanë një ndeshje më pak./abcnews.al

Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi

4 February 2025 at 23:19

Mediat në Itali kanë sugjeruar që Thiago Motta duhet të përpiqet të ndryshojë taktikat e tij të Juventusit në mënyrë që të akomodojë dy sulmuesit, Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani në formacionin e tij fillestar.  

Bianconerët përforcuan repartin e tyre sulmues me Kolo Muanin në një marrëveshje huazimi direkt nga PSG për pjesën e mbetur të sezonit 2024/25, dhe ndërsa ai ka pasur një fillim të suksesshëm të jetës në Torino, ku Vlahovic ka filluar nga stoli në tri ndeshjet e fundit të ekipit në Serie A.  

Ndërkohë, Kolo Muani ka shënuar tre gola në dy paraqitjet e tij të para në Serie A.  

Megjithëse Kolo Muani ka qenë në formë të mirë para portës në fillim të karrierës së tij në Juventus, La Gazzetta dello Sport ka publikuar një artikull duke sugjeruar që përfshirja e tij nuk duhet të bëhet në kurriz të Vlahovic. 

Gazeta sugjeron se i takon trajnerit, Thiago Motta, të gjejë një mënyrë për t’i përshtatur të dy lojtarët në formacionin e tij më të fortë fillestar.  

Ka sugjerime se një partneritet sulmues i Kolo Muanit dhe Vlahovicit mund të rivalizojë edhe kombinimin e suksesshëm të Interit të Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.  

Thiago Motta zakonisht preferon një sistem 4-2-3-1, dhe megjithëse nuk ka gjasa që ai të riparojë plotësisht strukturën e tij taktike në mes të sezonit, ka ende një mundësi që të dy Kolo Muani dhe Vlahovic të luajnë së bashku në të njëjtën kohë.  

Për shembull, Kolo Muani potencialisht mund të operojë më tej gjerësisht, ose alternativisht nga krahu i shokut të tij të skuadrës. /Telegrafi/  

The post Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Empoli nuk reziston, Kolo Muani rikthen Juventusin te fitorja! Ismajli lë fushën i dëmtuar

By: armand
2 February 2025 at 14:31

Juventus është rikthyer te fitorja pasi ka mundur në shtëpi 4-1 Empoli-n. Bardhezinjtë e filluan shumë keq ndeshjen, ku u gjendën në avantazh pas 4 minutash lojë. Ishte pikërisht ish-lojtari i Juventusit, tani i huazuar tek Empoli, Mattia De Sciglio, që dërgoi topin me kokë në rrjetë në minutën e katërt pas goditjes nga këndi. […]

The post Empoli nuk reziston, Kolo Muani rikthen Juventusin te fitorja! Ismajli lë fushën i dëmtuar appeared first on BoldNews.al.

Juventus-Empoli/ Blerja e re, Kolo Muani përmbys shifrat në favor të bardhezinjve (Video)

By: armand
2 February 2025 at 14:01

Juventus ka përmbysur rezultatin në sfidën ndaj Empoli-t që po luhet në këto momentë në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Blerja e re, Kolo Muani ka shënuar 2 gola për 3 minuta, duke bërë përmbysjen e madhe për bardhezinjtë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 62′, ku […]

The post Juventus-Empoli/ Blerja e re, Kolo Muani përmbys shifrat në favor të bardhezinjve (Video) appeared first on BoldNews.al.

Neymar, Antony, Philippe Coutinho dhe shumë blerje të mëdha që dështuan pavarësisht parave të mëdha që u paguan

28 January 2025 at 23:53

Pas mbylljes të kontratës së yllit brazilian, Neymar me kampionët sauditë të Al Hilal, mediumi i njohur Goal ka bwrw renditjen e lëvizjeve më të gabuara në historinë e futbollit…

Paratë e bëjnë botën e futbollit të rrotullohet, por shpenzimi i madh nuk garanton gjithmonë suksesin.

Në epokën moderne, klubet janë më të gatshme se kurrë të shpenzojnë para për të arritur te trofetë.

Megjithatë, herë pas here, lojtarë të cilësisë së lartë nuk kanë arritur të përmbushin tarifat e tyre të larta të transferimit.

Nuk është gjithmonë faji i tyre, sigurisht. Ndonjëherë, është thjesht një çështje se janë transferuar në klubin e gabuar, me trajnerin e gabuar në momentin e gabuar.

Çfarëdo që të jenë arsyet, shumë nga transferimet më të mëdha të të gjitha kohërave kanë rezultuar gabime tepër të mëdha, ku më poshtë janë të renditura.

19. James Rodríguez: Monaco – Real Madrid (2014)

Real Madrid pagoi 80 milionë euro për James Rodríguez pas një performance të shkëlqyer në Kupën e Botës 2014. Pas një sezoni të mirë, karriera e tij në Madrid ra dhe ai u dërgua në huazim tek Bayern Munich, përfundimisht duke u larguar pa asnjë fitim për klubin.

18. Zlatan Ibrahimović: Inter – Barcelona (2009)

Barcelona shpenzoi 69.5 milionë euro dhe Samuel Eto’o për të sjellë Zlatan Ibrahimović. Marrëdhënia e tij me trajnerin Pep Guardiola ishte e tensionuar, dhe ai doli pas një sezoni të shkurtër dhe problematik.

17. Neymar: Barcelona – Paris Saint-Germain (2017)

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në histori kur PSG pagoi 222 milionë euro për të. Pavarësisht disa paraqitjeve të shkëlqyera, ai nuk e arriti asnjëherë suksesin e pritur dhe u largua për në Arabinë Saudite në vitin 2023 pas shumë dëmtimeve dhe një periudhe të vështirë.

16. Kepa Arrizabalaga: Athletic Bilbao- Chelsea (2018)

Kepa, portieri më i shtrenjtë në botë, u transferua për 80 milionë euro, por nuk arriti të justifikonte shumat e paguara.

Pas disa sezoneve të dobëta, ai tani është në huazim në Bournemouth.

15. Harry Maguire: Leicester City – Man Utd (2019)

Manchester United pagoi 80 milionë euro për Maguire, por ai nuk e justifikoi këtë investim, duke bërë gabime të shumta dhe duke u kritikuar vazhdimisht nga tifozët.

14. Romelu Lukaku: Everton – Man Utd (2017)

Lukaku u transferua për 75 milionë euro, por edhe pse filloi mirë, ai pati vështirësi gjatë sezonit të dytë dhe u largua pas një periudhe problematike te Manchester United.

13. Alvaro Morata: Real Madrid – Chelsea (2017)

Chelsea pagoi 60 milionë euro për Moratën, por ai pati vetëm disa periudha të shkëlqyera, duke pasur një rendiment të dobët përgjatë kohës së tij në Londër.

12. Antoine Griezmann: Atletico Madrid – Barcelona (2019)

Barcelona pagoi 120 milionë euro për Griezmann, por ai pati një periudhë të shkurtër dhe të pasuksesshme te katalanasit, dhe më pas u kthye në Atletico Madrid.

11. Jack Grealish: Aston Villa – Manchester City (2021)

Grealish u transferua për 100 milionë euro, por nuk arriti të shpërthente siç pritej, duke kontribuar më pak se sa pritej gjatë sezonit të tij të parë.

10. Randal Kolo Muani: Eintracht Frankfurt – PSG (2023)

PSG pagoi 80 milionë euro për Kolo Muani, por ai ka pasur një periudhë të dobët te klubi, duke arritur vetëm 6 gola në Ligue 1.

9. Nicolas Pépé: Lille – Arsenal (2019)

Arsenal pagoi 79 milionë euro për Pépé, por ai pati një periudhë të shkurtër të suksesshme dhe u dërgua në huazim, duke përfunduar në një transferim falas te Trabzonspor.

8. Joao Félix: Benfica – Atletico Madrid (2019)

Atletico Madrid pagoi 126 milionë euro për Félix, por ai nuk justifikoi këtë shumë dhe pas disa huazimesh, ai kaloi te Chelsea dhe Barcelona.

7. Paul Pogba: Juventus – Man Utd (2016)

Pogba u transferua për 105 milionë euro, por pas një periudhe të pasuksesshme dhe shumë luhatjeve, ai u kthye në Juventus në vitin 2022.

6. Romelu Lukaku: Inter – Chelsea (2021)

Chelsea pagoi 119 milionë euro për Lukaku, por ai pati një sezon të dobët dhe përfundimisht u huazua në Inter dhe Roma.

5. Antony: Ajax – Manchester United (2022)

Manchester United shpenzoi 82 milionë euro për Antony, por ai nuk arriti të tregojë performancën që pritej, duke u bërë një shembull i investimeve të dështuara.

4. Neymar: PSG – Al Hilal (2023)

PSG shiti Neymar për 90 milionë euro, duke e konsideruar një dështim të madh pas një periudhe të gjatë dëmtimesh dhe problemeve të tjera.

3. Philippe Coutinho: Liverpool – Barcelona (2018)

Barcelona pagoi 120 milionë euro për Coutinho, por ai nuk arriti të tregonte vlerën e tij, duke u huazuar dhe më pas u largua për 20 milionë euro.

2. Eden Hazard: Chelsea – Real Madrid (2019)

Hazard u transferua për 100 milionë euro, por ai pati një periudhë të gjatë dëmtimesh dhe nuk arriti të përshtatej me stilin e Real Madrid.

1. Ousmane Dembélé: Borussia Dortmund – Barcelona (2017)

Barcelona shpenzoi 105 milionë euro për Dembélé pas humbjes së Neymar, por ai pati shumë probleme fizike dhe nuk arriti të justifikonte investimin, duke kaluar në PSG.

/Telegrafi/ 

The post Neymar, Antony, Philippe Coutinho dhe shumë blerje të mëdha që dështuan pavarësisht parave të mëdha që u paguan appeared first on Telegrafi.

Napoli-Juventus 0-1/ Gafë e pabesueshme nga Yildiz, Kolo Muani e nis me gol (Video)

By: armand
25 January 2025 at 19:10

Napoli-Juventus është ndeshja e madhe e javës së 29-të të Serisë A. Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Maradona” mund të ishte zhbllokuar pas vetëm gjashtë minutash. Ka qenë Yildiz, në fakt, që ka pasur një rast të pastër për të kaluar në avantazh bardhezinjtë, por goditja e tij është ndalur nga një pritje e […]

The post Napoli-Juventus 0-1/ Gafë e pabesueshme nga Yildiz, Kolo Muani e nis me gol (Video) appeared first on BoldNews.al.

Formacioni se si pritet të luajë Juventusi me Kolo Muanin, Costan dhe Veigan në skuadër

24 January 2025 at 21:22

Juventusi është në prag të kompletimit të marrëveshjes së tretë të afatit kalimtar të janarit, pasi mbrojtësi i krahut të Chelseat, Renato Veiga, pritet të fluturojë për në Itali deri të shtunën për të përfunduar transferimin e tij te Bianconerët.

Zonja e Vjetër është dashur të jetë strategjike në afatin kalimtar të janarit. Klubi shpenzoi shumë gjatë verës për lojtarë si Teun Koopmeiners, Douglas Luiz dhe Nico Gonzalez, të cilët lanë pak hapësirë ​​në buxhet për të shpenzuar gjatë periudhës së janarit.

Megjithatë, pasi mbrojtësit Bremer dhe Juan Cabal të dy pësuan lëndime të ligamentit kryq (ACL) në fillim të sezonit, dhe me vetëm një qendërsulmues të përshtatshëm dhe të disponueshëm në skuadër si Dusan Vlahovic, shpejt u bë e qartë se kërkoheshin përforcime.

Si rezultat, Juventusi ka bërë kryesisht huazime. Kolo Muani është bashkuar me një marrëveshje të drejtpërdrejtë huazimi deri në fund të sezonit 2024-25, ndërsa Renato Veiga do të bashkohet në formë huazimi me një kosto prej 5 milionë euro. Alberto Costa është bashkuar me një marrëveshje të përhershme me vlerë 12 milionë euro, të cilën Juventus do ta paguajë mbi katër këste.

Thiago Motta pritet të vazhdojë me formacionin e tij të preferuar 4-2-3-1 për pjesën e mbetur të sezonit 2024-25 të Serie A.

Pozicioni i mbrojtësit të krahut është forcuar masivisht, dhe tani përfshin Alberto Costan, Nicolo Savonan, Andrea Cambiason dhe me gjasë Renato Veigan.

Më në fund ka edhe konkurrencë për hapësirat përpara me Kolo Muanin dhe Vlahovicin, megjithëse francezi ka lënë të kuptohet se ai është gjithashtu i aftë të mbulojë edhe krahët nëse kërkohet.

Formacioni i mundshëm i Juventusit (4-2-3-1): Di Gregorio; Savona/Alberto Costa, Gatti, Kalulu, Veiga/Cambiaso; Locatelli, Thuram; Conceicao, Koopmeiners, Yildiz; Kolo Muani/Vlahovic. /Telegrafi/

The post Formacioni se si pritet të luajë Juventusi me Kolo Muanin, Costan dhe Veigan në skuadër appeared first on Telegrafi.

Gafa e pabesueshme e PSG, tronditet Juventus : Kolo Muani nuk luan dot kundër Milan

By: user 2
18 January 2025 at 11:29

Randal Kolo Muani është një futbollist i Juventus, të paktën formalisht. Sulmuesi francez është transferuar nga Paris Saint Germain, por për momentin nuk është i regjistrueshëm. Në prag të ndeshjes me Milan, Thiago Motta deklaroi se për shkak të problemeve burokratike, prania e tij ishte në dyshim. Më pas, u zbulua se procedura është komplikuar, vetëm për çështje kohe, pasi PSG-ja nuk mund të huazojë më asnjë lojtar tjetër. Gabimi i klubit francez është i rëndë dhe e privon Juventus nga sulmuesi për sfidën kundër Milan. Marrëveshja do të mbyllet së shpejti, por ndërkohë procedurat po vonohen.

Kolo Muani humbet Juve-Milan për probleme burokratike

Kolo Muani është një goditje e madhe në merkato. Sulmuesi 26-vjeçar është një lojtar i nivelit të lartë, ka luajtur në finalen e Kupës së Botës me Francën, por me PSG-në nuk arriti të shkëlqejë. Lojtari ka mbërritur prej disa ditësh në Torino, ka kryer vizitat mjekësore, i ka kaluar ato dhe ka zgjedhur numrin 20. Por kundër Milan nuk do të jetë i pranishëm. Thiago Motta kishte planifikuar ta përdorte, por nuk mundet sepse regjistrimi i tij nuk është formalizuar. Nuk ka grumbullim për shkak se Paris Saint Germain nuk mund ta huazojë.

Rregullorja e FIFA-s dhe lojtarët e huazuar nga PSG

Një situatë absurde duke marrë parasysh nivelin shumë të lartë të ekipit në fjalë. Rregullorja e FIFA-s përcakton që klubet e futbollit nuk mund të huazojnë sa lojtarë të duan. FIFA njoftoi tre vite më parë kufizimin e të ashtuquajturve transferime të përkohshme. Që nga ky sezon, çdo klub mund të bëjë maksimumi gjashtë huazime, përveç lojtarëve nën moshën 21 vjeç.

PSG-ja ka huazuar tre lojtarë nën 21 vjeç (Housni, Lavallée dhe Xavi Simons) dhe gjashtë lojtarë të tjerë: Nordi Mukiele (Bayer Leverkusen), Juan Bernat (Villarreal), Carlos Soler (West Ham), Renato Sanches (Benfica), Cher Ndour (Besiktas) dhe Gabriel Moscardo (Reims). Ndour duket se është lojtari më i mundshëm për të zgjidhur këtë situatë. Mesfushori i ri italian mund të rikthehet në bazë.

Kur do të debutojë te Juventus Kolo Muani?

Pra, PSG-ja nuk mund të huazojë edhe Kolo Muani, pasi shtatë huazime nuk lejohen. Natyrisht, për çdo situatë ka një zgjidhje. Për të zgjidhur këtë problem, PSG-ja ka dy opsione: ose të rikthejë një nga gjashtë lojtarët e huazuar, ose ta shesë përfundimisht njërin prej tyre. Zgjidhja nuk është larg, por është e qartë që nuk mund të mbyllet një marrëveshje brenda pak orësh. Për këtë arsye, durimi është thelbësor, si për lojtarin francez ashtu edhe për Juventus. Kolo Muani nuk do të debutojë kundër Milan dhe as në Champions ndaj Bruges, por mund të luajë kundër Napolit javën e ardhshme, nëse PSG-ja arrin të gjejë një zgjidhje.

The post Gafa e pabesueshme e PSG, tronditet Juventus : Kolo Muani nuk luan dot kundër Milan appeared first on Lapsi.al.

E kryer, Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshje për Kolo Muanin

14 January 2025 at 20:44

Juventusi dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për sulmuesin francez Randal Kolo Muani, ku ai do të kalojë në huazim pa opsion blerje.

Sipas La Gazzetta dello Sport, PSG ka rënë dakord të dërgojë Kolo Muanin në huazim te Juventusi për pjesën e mbetur të sezonit 2024-25.

Juventusi ka kërkuar një sulmues për të konkurruar me Dusan Vlahovic, i vetmi qendërsulmues në skuadrën e Thiago Mottas.

Biancnerët ranë dakord me PSG-në, ndërsa edhe lojtari më pas pranoi kushtet e klubit italian.

Kolo Muani do të udhëtojë në Torino këtë javë për të kompletuar testet mjekësore, shkruan Fabrizio Romano.

 

🚨⚪⚫ Randal Kolo Muani to Juventus, here we go! Deal in place on loan until June from PSG and NO buy option clause.

Kolo Muani has accepted the proposal and will fly to Turin this week for medical tests.

Agreement sealed. 🇫🇷 pic.twitter.com/8lnxDC1k5d

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 14, 2025

Juventusi po ashtu e do një qendërmbrojtës në ditët në vijim, ku ka disa emra në listë, me Ronald Araujon në krye. /Telegrafi/

The post E kryer, Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshje për Kolo Muanin appeared first on Telegrafi.

Tri opsione për sulmin – por njëri prej tyre është më lehtë të arrihet nga Juventusi

8 January 2025 at 23:58

Francezi Randal Kolo Muani është tani objektivi i parë i transferimit të Juventusit për repartin e tyre sulmues në afatin e janarit, pasi një marrëveshje me Paris Saint-Germain duket më e lehtë për t’u arritur sesa për opsionet e tjera.

Juventusi po ashtu ka qenë i lidhur me dy sulmues të Ligës Premier, Joshua Zirkzee (Man Utd) dhe Niclas Fullkrug (West Ham).

Prej disa muajsh, raportohet se Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të ri në janar për të forcuar opsionet e Thiago Mottas.

Siç qëndrojnë gjërat, Dusan Vlahovic mbetet i vetmi qendërsulmues i gatshëm dhe i disponueshëm në skuadrën e parë.

Ndërsa Zirkzee ka qenë një objektiv për Bianconerët për disa javë, një marrëveshje me Manchester United po rezulton e vështirë për t’u negociuar, kryesisht për shkak të tarifës së transferimit prej 42.5 milionë euro që Djajtë e Kuq shpenzuan për të në verë.

Sipas raportimeve të së mërkurës, Kolo Muani tani është kandidati kryesor për t’iu bashkuar Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio vëren se një marrëveshje me PSG-në duket ‘më e lehtë’ për t’u arritur në krahasim me bisedimet me Man United ose West Ham për Zirkzee dhe Niclas Füllkrug, i cili gjithashtu është përmendur si një objektiv i mundshëm për Bianconerët këtë javë.

PSG i ka dhënë leje Kolo Muanit për t’u larguar nga klubi këtë muaj, potencialisht në një marrëveshje huazimi me një opsion blerje, gjë që do t’i përshtatej Juventusit duke pasur parasysh mungesën e fondeve të disponueshme për transferime. /Telegrafi/

The post Tri opsione për sulmin – por njëri prej tyre është më lehtë të arrihet nga Juventusi appeared first on Telegrafi.

“Zonja” kërkon sulmues/ Zirkzee, Kolo Muani dhe Fullkrug, në listën e Juventus

By: xhir jeta
7 January 2025 at 12:45

Që gjërat nuk po shkonin si duhet, kjo ishte kuptuar që në javët e para të sezonit, por humbja me Milan në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë hoqi çdo dyshim.

Juventusit I duhet një tjetër sulmues për të zvëndësuar Dushan Vllahovic, që vazhdon të zhgënjejë pritshmëritë me paraqitjet dhe golat e munguar.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, në listën e “Zonjës së Vjetër” janë tre emra.

I pari është një njohje e vjetër dhe zbulim I trajnerit Thiago Motta. Joshua Zirkzee, të cilin tekniku e ka strëvitur në kohën e Bolonjës, përpara se ai të transferohej te Manchester United.

Vetë holandezi është zhgënjyer nga aventura në Premier Ligë dhe kërkon të kthehet në Serinë A, por problem për momentin janë pretendimet financiare të klubit anglez.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm është sulmuesi i kombëtares së Francës, Randal Kolo Muani.

Hapësirat e tij te Paris Sent Zhërmen janë zvogëluar shumë në këtë sezon dhe për këtë kërkon të ndryshojë ambjent.

Juventus e ndjek prej kohësh, por edhe në këtë rast, ndasitë janë të mëdha mes ofertës së Juventus dhe kërkesës së klubit parizien.

Emri I tretë I shtuar së fundmi në listën e blerjeve të “Zonjës” është ai I Niklas Fyllkryg.

Gjermani gjithashtu është zhgënjyer nga eksperienca në Premier Ligë me Uest Ham, ndërsa nga ana financiare është I përballueshëm.

Ai vlerësohet rreth 25 milion euro, shifër kjo që shkon përshtat për shpenzimet e Juventus./abcnews.al

Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zirkzees

28 December 2024 at 16:56

Juventusi po vazhdon të mbetet i interesuar për të arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e Joshua Zirkzee në janar, por nëse nuk arrihet kjo, ‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka një plan B. 

Sipas raportimeve të fundit, ‘Bianconerët’ kanë vënë në shënjestër sulmuesin francez Randal Kolo Muani, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura tek Paris Saint-Germain. 

Drejtuesit e klubit italian po shpresojnë që ta shtojnë një tjetër sulmues në radhët e tyre për t’i bërë konkurrencë Dusan Vlahovic, por pasi shpenzuan shumë gjatë verës, klubi me gjasë do synojë transferime në formë huazimi, ose lojtarë të lirë. 

Kjo është arsyeja pse Kolo Muani ka tërhequr interesimin e tyre, pasi sipas Corriere dello Sport, PSG-ja është e gatshme t’i konsiderojë ofertat për huazim me mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

 

Ani pse ai u transferua tek kampioni francez për shumën e 80 milionë eurove plus shtesave në 2023, Kolo-Muani nuk është më në planet e trajnerit Luis Enrique dhe për këtë arsye do të synojë largimin nga ‘Parc des Princes’ gjatë javëve në vazhdim. 

Siç shton tutje raporti, Juventus tashmë ka biseduar me agjentin e Kolo Muanit teksa kanë përfshirë edhe ndërmjetës për t’i lehtësuar negociatat me PSG-në. 

Sidoqoftë, ata nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e tij, pasi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe klube si Manchester United, Liverpool dhe Tottenham./Telegrafi/

The post Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zirkzees appeared first on Telegrafi.

Kërkohet një tjetër sulmues, “Djajtë e Kuq” gati 70 milionë për “yllin” e PSG

25 December 2024 at 23:24

Mesa duket 213 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e verës nuk kanë mjaftuar.

Pavarësisht se afruan një sulmues tejet cilësor si Joshua Zirkzee për shifrën e 42.5 milionë eurove, “Djajtë e Kuq” janë gati të derdhin sërish para në janar, për një tjetër sulmues.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, “gjigantët” e Premier League janë vënë pas sulmuesit francez Randal Kolo Muani, me klubin që beson se transferimi i francezit, mund t’i japë fund kësaj krize që ka kapluar Manchester United këtë sezon.

Më tej në raportimeve e tabloideve britanike shkruhej se “Djajtë” kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare, që deri më tani thuhet të kapë shifrën e 70 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

❌
❌