Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Berisha po mban peng PD-në”, Llabani: Janë formuar fraksione dhe blloqe influence kundër tij brenda partisë

By: Rovena
30 June 2025 at 22:52

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi përçarjen e thellë brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar Sali Berishën si figurën kryesore që po përpiqet të ruajë kontrollin mbi partinë, pavarësisht statusit të tij si “non grata” dhe përballjes me drejtësinë.

Sipas Llabanit, brenda PD-së janë krijuar disa fraksione: grupet pro-Berishës, fraksionet kundër tij që kërkojnë reformim të brendshëm, si dhe grupet pragmatike që synojnë largimin e tij pa dëmtuar më tej strukturën e partisë.

Ajo vuri në dukje se disa nga këto blloqe mbështeten nga lobime ndërkombëtare, përfshirë ato nga SHBA dhe vendet perëndimore.

“Atë që njerëzit nuk kanë arritur akoma që të kuptojnë është se kush janë këto grupime, ose kush janë aktorët kryesorë. I pari është Berisha, i cili edhe pse është ‘non grata’ edhe pse është në një proces gjyqësor kërkon me doemos që të mbajë kontrollin e PD. Ka baza të forta brenda PD, sidomos në strukturat e vjetra.

Mendon se mbajtja e lidershipit do e ruajë PD-në me shpresën se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë forcë e parë ose e dytë. Kemi edhe fraksionet ant-Berishë, për të cilat është folur sidomos kur PD humbi rezultatet. Janë njerëz zyrtarë, janë figura të reja, por edhe të vjetra. Mendoj se këta ish-pjesëtarë, ish-zyrtarë, dhe këta njerëz të rinj dhe të vjetër që kanë qenë brenda PD dhe në krah të Berishës mendojnë se nuk mund të rikuperohet më dhe të vijnë me Berishën në krye.

Por kërkojnë që të krijojnë blloqe influence, duke marrë parasysh edhe me lobingje që vijnë nga Perëndimi dhe nga Amerika. Kemi dhe grupet pragmatike, që janë ata personazhe që nuk janë as pro dhe as kundër Berishës, por që në fund të ditës, kërkojnë që Berisha të largohet, por pa sjellë një rezultat shkatërrimtar për PD-në”, tha gazetarja./abcnews.al

Përplasja Izrael-Iran/ Anduena Llabani: Në Manëz janë shtuar masat e sigurisë

16 June 2025 at 22:56

“Është një nga qendrat që strehohen këta shtetas që kanë ardhur këtu me një marrëveshje të SHBA. Që prej tri ditësh në Manëz ka masa të shtuara të sigurisë”, kështu deklaroi gazetarja Llabani.

Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin “360 Gradë” në ABC News, se në Manëz prej disa ditësh ka masa të shtuara.

Gjatë intervistës në studion e “360 Gradë”, gazetarja Llabani komentoi konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

“Duhet të dimë që një pjesë e mirë e personave që kanë vite që kanë ardhur janë në moshë të thyer, nuk janë në gjendje për të krijuar situata të rrezikshme sa i përket reagimit fizik. Por në fokus ka qenë fakti se nëpërmjet telekomunikacionit kanë qenë në gjendje të ngrenë sisteme…”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Anduena Llabani: Lufta e Berishës me Bardhin, Bashën, Alibeajn dhe ‘de facto’ me Metën kanë dobësuar PD-në

By: Rovena
2 June 2025 at 22:54

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh në emisionin “360 Gradë” në ABC News se Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë, e cila shkon përtej institucioneve dhe prek dimensionin politik dhe moral të partisë. Sipas saj shkaku kryesor për këtë krizë janë luftërat e Berishës dhe aleancat “de facto” që ai krijon.

“Po flasim për një krizë shumë të thellë, ku nuk flitet vetëm për institucione, por flitet edhe për politikë e moral. Fragmentarizmi që i është bërë Partisë Demokratike dhe lufta që Berisha ka me që ka Bardhin, Bashën, Alibeajn edhe aleanca ‘de facto’ që ka me zotin Meta e ka dobësuar PD-në, në një mënyrë të paprecedentë,” u shpreh Llabani.

Sipas saj, situata brenda PD-së është përkeqësuar ndjeshëm nga ndarjet dhe përplasjet e brendshme, duke krijuar jo vetëm paqartësi politike, por edhe tensione që rrezikojnë strukturën e partisë.

“Flitet për një grup armiqësor brenda PD-së, i cili po strukturohet,” shtoi gazetarja./abcnews.al

Gazetarja ‘hedh dritë’, ja kush është personi që Meta thotë se e tradhtoi dhe i dorëzoi listën PS-së

28 May 2025 at 09:43

E ftuar në një emision, gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta, i cili, pasi u mor i pandehur, deklaroi këtë të martë se ka një person që e ka tradhtuar nga brenda Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit. Duke sqaruar këtë reagim të Metës, gazetarja zbuloi, sipas saj, emrin e personit për të cilin Meta aludon se ka kryer tradhtinë. Ajo tha se personi që e tradhtoi Metën gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit është Petrit Sina.

“Duhet thënë se i vetmi njeri që mund të dijë shumë elemente të fushatës elektorale është Tedi Blushi, pasi është i vetmi që, së bashku me djalin e Metës, e takojnë dhe e informojnë atë në burg. Meta foli sot për një tradhëtar brenda partisë, por tradhëtarin e vërtetë e njeh vetëm Monika Kryemadhi. Është një person që quhet Petrit Sina, i cili është shkarkuar nga Meta me një vendim të nisur me letër nga brenda burgut. Me dijeninë time, di që Sina synonte të merrte postin e sekretarit të përgjithshëm. Nga informacionet që kam brenda partisë, Petrit Sina është personi që Meta thotë se e ka tradhtuar në pjesën e fushatës, por ama Monika Kryemadhi e njeh mirë tradhëtarin brenda partisë”, tha ajo.

Gazetarja shpjegoi edhe daljen e avokatit të ri të Ilir Metës këtë të martë, duke treguar se avokati i mëparshëm, Gjokutaj, ka hequr dorë nga mbrojtja e Metës.

“Sot pamë një fakt: një avokat të ri të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, pasi avokati tjetër, Gjokutaj, ka hequr dorë. Gjokutaj mbahet për avokat me betejë, por nuk ka pranuar të japë sqarim në lidhje me largimin e tij nga çështja në fjalë, por ka deklaruar se nuk do të merret më me çështjen e zotit Meta. Ai që do ta përfaqësojë nga sot e tutje këtë çështje do të jetë avokati i ri Cakrani”, tha Llabani.

“Monika tha se ‘do jeni në proces dhe do shihni e dëgjoni shumë’, por unë them se procesi Meta-Kryemadhi do na ofrojë shumë surpriza”, shtoi Llabani.

Kujtojmë që këtë të martë Meta akuzoi për një tradhëtar brenda partisë duke deklaruar:

“I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Ky maskara dorëzoi te patronazhistët listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit”, tha Meta.

The post Gazetarja ‘hedh dritë’, ja kush është personi që Meta thotë se e tradhtoi dhe i dorëzoi listën PS-së appeared first on Sot News | Lajme.

Gazetarja: Kush është personi që Meta thotë se e tradhtoi dhe i dorëzoi listën PS-së

By: Besnik
27 May 2025 at 22:06

E ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta, i cili, pasi u mor i pandehur, deklaroi këtë të martë se ka një person që e ka tradhtuar nga brenda Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit.

Duke sqaruar këtë reagim të Metës, gazetarja zbuloi, sipas saj, emrin e personit për të cilin Meta aludon se ka kryer tradhtinë. Ajo tha se personi që e tradhtoi Metën gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit është Petrit Sina.

“Duhet thënë se i vetmi njeri që mund të dijë shumë elemente të fushatës elektorale është Tedi Blushi, pasi është i vetmi që, së bashku me djalin e Metës, e takojnë dhe e informojnë atë në burg. Meta foli sot për një tradhëtar brenda partisë, por tradhëtarin e vërtetë e njeh vetëm Monika Kryemadhi. Është një person që quhet Petrit Sina, i cili është shkarkuar nga Meta me një vendim të nisur me letër nga brenda burgut. Me dijeninë time, di që Sina synonte të merrte postin e sekretarit të përgjithshëm. Nga informacionet që kam brenda partisë, Petrit Sina është personi që Meta thotë se e ka tradhtuar në pjesën e fushatës, por ama Monika Kryemadhi e njeh mirë tradhëtarin brenda partisë”, tha ajo.

Gazetarja shpjegoi edhe daljen e avokatit të ri të Ilir Metës këtë të martë, duke treguar se avokati i mëparshëm, Gjokutaj, ka hequr dorë nga mbrojtja e Metës.

“Sot pamë një fakt: një avokat të ri të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, pasi avokati tjetër, Gjokutaj, ka hequr dorë. Gjokutaj mbahet për avokat me betejë, por nuk ka pranuar të japë sqarim në lidhje me largimin e tij nga çështja në fjalë, por ka deklaruar se nuk do të merret më me çështjen e zotit Meta. Ai që do ta përfaqësojë nga sot e tutje këtë çështje do të jetë avokati i ri Cakrani”, tha Llabani.

“Monika tha se ‘do jeni në proces dhe do shihni e dëgjoni shumë’, por unë them se procesi Meta-Kryemadhi do na ofrojë shumë surpriza”, shtoi Llabani.

Kujtojmë që këtë të martë Meta akuzoi për një tradhëtar brenda partisë duke deklaruar:

“I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Ky maskara dorëzoi te patronazhistët listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja: Kush është personi që Meta thotë se e tradhtoi dhe i dorëzoi listën PS-së appeared first on Euronews Albania.

“Emëronte drejtorët”, gazetarja: Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës, vendosin për votën atje

7 May 2025 at 13:58

Gazetarja Anduena Llabani thotë se de fakto Suel Çela është pronari i burgut të Peqinit dhe për denoncimin e bërë ndaj tij prokuroria po heton dhe ka nisur procedimi penal për shpërdorimin e autoritetit hetimor. Nga studio ajo deklaroi se pas kallëzimit të bërë nga Flamur Noka, janë sekuestruar dhe aparatet celularë të këtyre personazheve të denoncuar. Sipas saj, burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës dhe ata vendosin për votën atje.

“Ka pasur dhe më parë shumë informacione në rrugë zyrtare se Suel Çela skeda e të cilit flet për një personazh shumë të njohur mbas vitit 2017, ku dhe pamjet filmike tregonin se si Suel Çela mbyllte portën e policisë, një procedim penal që në vitin 2019 e nxori Suel Çelën të pafajshëm.

Por ka dhe një sërë ngjarjesh ku ky personazh është i lidhur me institucionet në Elbasan, duke marrë drejtimin e prokurorisë dhe burgjeve, duket i paprekshëm në qytetin e Elbasanit. Mos harrojmë se Suel Çela është individi që emëronte drejtorët e burgjeve në Elbasan. Rizgjimi i këtyre grupeve ndodh në rast zgjedhjesh, në rastin konkret informacionet për të nxjerrë në pah se çfarë ndodh me disa të dënuar.

Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës dhe ata vendosin për votën atje. Për sa kohë që drejtori i burgut emërohet nga këto grupe kriminale, edhe e drejta e votës do të orientohet sipas interesit të këtyre grupeve. Fakti që prokuroria Elbasan ka regjistruar një procedim, do të hetohet në Elbasan dhe jo nga SPAK për shkak të juridiksionit.

Mbledhja e provave dhe pyetja e personazheve besoj se do të ketë një konkluzion, nëse Suel Çela orienton votën, emëron drejtorët e burgjeve, apo e bën çdo gjë me pagesë. Meqenëse janë dhënë të dhëna, prokurorët e kanë të pamundur të injorojnë informacionet. Janë sekuestruar pamje filmike dhe aparate celularë.

Prokuroria ka nisur një verifikim të të dhënave që janë bërë publike. Është e vështirë të provosh inkriminimin e personazheve siç janë policët brenda burgjeve dhe rolin që ata kanë në orientimin e votës, por nuk është e pamundur të vërtetosh nëse këta persona kanë lidhje me personazhe të botës së krimit. Diçka në këtë histori do të zbardhet. Asnjëherë denoncime në raste të tilla nuk janë të vonuara. Është rasti i parë kur një politikan si Flamur Noka flet me emra konkret dhe thotë se procesi zgjedhor në qarkun e Elbasanit, tregon se historia përsëritet”, tha Llabani.

Sa i takon krimeve zgjedhore dhe 115 rasteve të referuara në SPAK, Llabani tha se janë vetë partitë politike që denoncojnë.

“Pjesën më të madhe të hetimit të krimit zgjedhor do e luajnë prokuroritë e rretheve se aty zhvillohet ngjarja. Nëse Prokuroria Elbasan provon se Sara Mile paguhet nga Suel Çela, i del përgjegjësia SPAK që të ndjekë çështjen”, u shpreh gazetarja.

The post “Emëronte drejtorët”, gazetarja: Burgu i Peqinit drejtohet nga grupet kriminale të Suel Çelës, vendosin për votën atje appeared first on Sot News | Lajme.

Dorëheqja e Florenc Dokës, komandohet drejtori i ri i burgut të Peqinit

24 April 2025 at 16:43

Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri. Vendimi vjen pas dorëheqjes së papritur të ditës së sotme, të drejtorit Florenc Doka, teksa arsyet që e çuan drejt dorëheqjes ende nuk dihen. Vendimi për komandimin e Edmond Llabanit në drejtimin e […]

The post Dorëheqja e Florenc Dokës, komandohet drejtori i ri i burgut të Peqinit appeared first on BoldNews.al.

Fredi Beleri i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë, Goxhaj dhe Llabani tregojnë me prova rolin e tij

By: Rovena
10 April 2025 at 22:22

Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë.

Dritan Goxhaj dhe gazetarja Anduela Llabani treguan në emisionin “360 Gradë” provat dhe dëshmitë që provojën se Fredi Beleri ishte i përfshirë në masakër.

“Në vitin 2010 një gazetar investigativ grek, ai është me origjinë çame boton një libër. Dhe në këtë libër thuhet që ai ka takuar një organizator të Malit dhe ky anëtar të malit i cikli i është prezantuar me ermin Fani. Fani i thotë që kanë kryer dy aksione në Peshkëpi dhe në Longos. Më pas i shpjegon se si janë bërë aksionet. Gjatë intervistës thotë se është ndaluar në vitin 1995, kur na ndaluan thotë në Delvinë ishim me dy makina. Unë ndodhesha thotë në makinën e bardhë kur na ndaloi policia thotë, unë e mora kallashin dhe e mbusha. Pra vërteton që ishte pjesë. Po të vijmë tek dëshmia i vitit 1997 atje kemi dëshminë e policave që e ndaluan dhe kemi dëshminë e vetë këtyre të ndaluarave. Dua të lidh faktin që Fani është Fredi Beleri, në dëshminë që jepet thuhet se kishin ndaluar tre persona. Shoferi ishte grek dhe na tha që mbrapa kam edhe dy persona të tjerë, njëri i ulur në sendilen para dhe një në sendilen mbrapa. Kur pyetet Beleri thotë që unë hipa në makinë se kisha ftohtë dhe isha në sendilja mbrapa”, tregoi Dritan Goxhaj.

Gazetarja Anduela Llabani tregon dëshminë e një prej ushtarëve, i cili provon se Fredi Beleri ishte i përfshirë në atë që konsiderohet masakra e parë në Shqipëri.

“Ka edhe një fakt interesant ë një nga këta ushtarët e ndaluar që sot jeton në Delvinë , kur ka thënë dëshminë në Prokurori që e folura në greqisht kur ata janë vrarë dhe janë kapur në pabesi ka qenë zëri i Fredi Belerit. Është2 dëshmitar i një prej masakrave të para që ka ndodhur në Shqipëri, është thirrur disa herë në Prokurorinë e Posaçme dhe asnjëherë dëshmia e tij nuk ka qenë bazë ose provë. Kjo është një çështje që autorët nuk janë ndëshkuar sepse ka një prapavijë politike”, tha Llabani./abcnews.al

Veliaj të martën në Apel/ Llabani: Seanca pritet të zgjasë

10 March 2025 at 21:58

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetarja Anduena Llabani foli për seancën e nesërme që do të zhvillohet ndaj Erion Velajt.

Gjatë intervistës në studio, gazetarja u shpreh se pritet që seanca e nesërme të jetë një seancë që do të zgjasë, duke shtuar se mbrojtja e tij tashmë ka edhe një “studio amerikane”

“Nesër do të ketë një seancë do të zgjasë, vetë Veliaj do të jetë prezent. Ai ka dhënë deklaratën që do kthehet në punë. Do të shohim që mbrojtja e tij nuk do jetë thjesht një studio e tërë, me njerëz të afirmuar, por edhe një studio amerikane. Strategjia duket shumë e fortë dhe atë çfarë ka mbledhur pritet edhe të ketë surpriza…”, u shpreh Llabani.

Ndërsa avokatja Enida Bozheku u shpreh: “Prokurori ka të drejtë të shohë të gjithë elementët që kanë të bëjnë me figurën e këtij person. Veliaj ka edhe hiperbolizim sepse edhe do të krijojë një impakt.”

Analisti Ilir Demalia theksoi: “SPAK është organi që nuk po e kontrollon askush në këtë moment. Kush e auditon SPAK-un? Por duket që ka një përplasje…Këtu ka njerëz shumë që janë të shërbimeve të huaja, në Shqipëri…”

 /abcnews.al/

A janë larguar agjentët amerikanë nga SPAK? Gazetarja në “360 Gradë”: Kam pyetur autoritetet dhe rezulton se…

27 February 2025 at 21:25

TIRANË- Gazetarja Anduela Llabani, e pranishme në emisionin “360 Gradë” tha se Forcat Operacionale amerikane nuk janë larguar nga Shqipëria.

“Amerikanët nuk kanë ikur ndonjëherë nga Shqipëria. Kam pyetur autoritete që janë bashkëvepruese me amerikanët, që janë forcat operacionale. Ata nuk kanë ikur kurrë nga Shqipëria”, tha ai.

Sipas saj ka ende agjentë të FBI-së, që kanë zyrat në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

“Një pjesë e agjentëve të FBI dhe rajon për të hetuar se çfarë është bërë me fondet amerikane në rajon. Për SPAK ka akoma agjentë të FBI që kanë zyrat, të DEA-s brenda SPAK po edhe të FBI që janë brenda tij.

Projekte që kanë qenë të parashikuar apo kanë qenë zëra brenda ambasadës amerikane janë pezulluar, por amerikanë që janë në grupe operacionale për hetim me grupe të përbashkëta me SPAK nuk janë larguar kurrë nga Shqipëria”, tha ajo./abcnews.al

“Prej muajsh, në përgjim”/ Arrestimi i Safet Bajrit, Llabani: Goditja e SPAK, për të shkëputur një zinxhir që ekziston mes krimit dhe politikës

By: Re Nato
24 February 2025 at 22:41

Gazetarja Anduena Llabani thotë se prej muajsh, Safet Bajri ka qenë në përgjim nga SPAK.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se goditja e SPAK ndaj Bajrit dhe njerëzve të tij, vjen për të shkëputur një zinxhir që ekziston mes krimit dhe politikës.

“Ai nuk ka qenë i bindur që do të arrestohej, ndryshe nuk besoj se një njeri i kalibrit të tij do dilte në një intervistë dhe të fliste sikur asgjë nuk ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur me Safet Bajrin? Safet Bajri mund të ketë ditur një gjë, që do t’i vinte dita për të dhënë llogari, për shkak të reformatimit të tij, si një njeri me shumë influencë në Shkodër, për të garantuar zgjedhjet e përgjithshme, për kahun për të cilin do të punonte. Safet Bajri ishte në përgjim prej disa ditësh, le të themi muajsh, nga SPAK. Ka qenë në përgjim. Këta janë njerëz që i kanë të gjitha mjetet e duhura për të qenë edhe të papërgjueshëm. E rëndësishme është që goditja e SPAK vjen për të shkëputur një zinxhir që ekziston mes krimit dhe politikës. Ajo që ka bërë SPAK, nuk lidhet thjesht me ngjarjet që ka bërë në 2018, por, izolimi i tij do i shërbejë një pricesi të rregullt ligjor”, theksoi ajo./abcnews.al

Gjobiti mikun e kryebashkiakut të Rrogozhinës, kryeinspektori “fluturon” nga puna

13 February 2025 at 21:16

Gëzim Sina, kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, denoncon në emisionin “Stop” se e humbi vendin e punës pasi gjobiti dhe pezulloi ndërtimin pa leje të mikut të kryebashkiakut Edison Memolla. Menjëherë pas gjobës, në një mbledhje urgjente u tha se do të hapeshin konkurse për pozicionet e drejtorëve në bashki. Por në […]

The post Gjobiti mikun e kryebashkiakut të Rrogozhinës, kryeinspektori “fluturon” nga puna appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

7 January 2025 at 21:18

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta. Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja.

The post Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së appeared first on Sot News | Lajme.

“Mediton dhe bën joga”, Llabani zbulon detaje nga brenda qelisë së Metës te 313

7 January 2025 at 21:12

Gazetarja Anduena Llabani ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta. Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mediton dhe bën joga”, Llabani zbulon detaje nga brenda qelisë së Metës te 313 appeared first on Euronews Albania.

Kanë shqiptarët prirje natyrale drejt krimit? Llabani: Maja e kriminalitetit në fillim të vitit, sepse…

2 January 2025 at 21:17

“Në 4 vitet e fundit në Shqipëri krimet e kryera në fillim të vitit kanë qenë në rritje”. Këtë ka deklaruar gazetarja Anduena Llabani, në emisionin “360 Gradë” dhe ka sqaruar se maja e kriminalitetit arrin në ditët e para të vit. Më herët, sipas saj, policët janë gjetur të papërgatitur, por tashmë ka një plan masash.

Llabani thekson se policia ka nisur të punojnë për parandalimin e ngjarjeve kriminale, pasi listat e zonave me rreth të kuq janë evidentuar. Nga këndvështrimi i gazetares lufta mes grupe kriminale është pa kode!

Për nivelin e kriminalitetit në fund dhe fillim të vitit ka folur dhe gazetari, Trashëgim Sokolaj, që bën me dije se kriminaliteti në këto periudha, por dhe në verë rritet.

Sipas tij një prej shkaqeve është mungesa e besimit tek policia dhe ende shqiptarët bëjnë vetëgjyqësi. Veç atentateve për larje hesapesh mes grupeve kriminale, Sokolaj sqaroi se kanë ndodhur plot dhe për motive banale. Ai kujtoi dhe vrasjes e pak muajve më parë në Durrës për një vendparkimi.

/abcnews.al/

Dosjet e ‘nxehta’ të SPAK, analistja Llabani: Procese të tjera për Veliajn, Agolli dyshohet se përfitoi para publike

18 December 2024 at 12:08

Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, foli mbi dosjet e nxehta që janë në SPAK, për të cilat pritet një konkludim i hetimeve. Llabani theksoi se “tavën” e SPAK-ut ka edhe njerëz të tjerë me influencë të akuzuar për afera korruptive.

Ajo shtoi se ka procese të tjera në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj. Po ashtu Llabani vuri në dukje se Dritan Agolli, kreu i FSHZH dyshohet se ka përfituar para publike përmes kompanisë që ai drejton.

“Amalgama e gjithë çështje që ka sot SPAK-u lidhet jo vetëm me krimin e organizuar dhe grupeve kriminale, që janë rishfaqur nga platformat Sky Enkro, por kemi edhe korrupsionin në nivele të larta të administratës. SPAK-u ka shkelur deri diku pandëshkueshmërinë. Ka shkuar te peshqit e vegjël, te peshqit e mëdhenj. Në tavën e SPAK-ut janë edhe njerëz të tjerë me influencë të akuzuar për afera korruptive, duke shpërdoruar jo vetëm fondet e shtetit, por edhe të BE.

Për Frida Krifcën SPAK-u i ka arritur të gjitha afatet për të konkluduar nëse kemi të bëjmë me një korrupsion. Vazhdon hetimi. Di të them që në ditët e para kur BE dhe prokurorë belg sollën një kërkesë në SPAK kërkuan që gjithë fondet që i janë dhënë këtij institucioni të kthehen mbrapsht dhe autoriteti të shkojë para drejtësisë. Ish-ministrja është emëruar në një postë shumë të ulët pranë kryeministrit dhe askush nuk flet më çfarë po ndodh me këtë personazh. Përfituan oligarkët, njerëz pranë pushtetit, biznesmenë. Në dijeninë time ka shumë politikanë. U janë dhënë para biznesmenëve afër pushtetit, njerëzve që kanë media, për të ndërtuar edhe rezorte.  Ka të tjera procese në hetim në lidhje me veprimtarinë e Veliajt gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës. Për më shumë se dy muaj oficerë të BKH janë zhvendosur në zyrat e bashkisë, duke mbledhur informacion për procedurat e kryera nga kryetari i bashkisë.

Në 12 dhjetor Dritan Agolli u paraqit në SPAK, u mor në pyetje. Ne arritëm të kuptojmë që ndaj Agollit ka një çështje nën hetim, por specifikisht s’na është thënë për kë bëhet fjalë. Kompania e tij rezulton që ka marrë para publike. Ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompanine që u ka dhënë tendera publik. FSHZH ka një buxhet të konsiderueshëm, për shkak të emrit që mbart dhe paratë që vijnë nga institucione të huaja. Kemi një dokumentacion ku nga një subjekt me mbiemrin Fusha, Agolli ka marrë një tokë fare pranë televizionit tonë, ku ndërtohen rezorte me vila. U interesova pranë SPAK, dhe përgjigjja zyrtare ishte që ndaj këtij personazhi ka një hetim paraprak. Dokumentacionet nuk lëvizin vetëm në rang gazetarësh, por janë pjesë e një dosje hetimore të SPAK. Besoj që SPAK do shkojë te hetimi i pasurisë, personat që kanë përfituar tendera gjatë kohës që ai ka drejtuar”.

The post Dosjet e ‘nxehta’ të SPAK, analistja Llabani: Procese të tjera për Veliajn, Agolli dyshohet se përfitoi para publike appeared first on Sot News | Lajme.

‘Fëmija e çiftit vizatoi një ujk në vend të babait’/ Llabani: Hetimet për Liridonën vazhdojnë, në dosje mungojnë celularët e Naimit

12 December 2024 at 22:36

Në studion e ‘360 gradë’, u risoll në fokus vrasja e Liridona Murselit e urdhëruar nga bashkëshorti i saj, ngjarje që tronditi Kosovën dhe jo vetëm.

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se hetimet ende vazhdojnë. Sipas gazetares, prokurorja e caktuar për çështjen është serbe dhe në dosje mungojnë dy celularët e Naim Murselit me të cilët ka komunikuar.

“ Sot kanë kaluar një vit dhe hetimet vazhdojnë. Autorët qëndrojnë në masën arrest me burg. Është caktuar një prokurore serb për shkak të impaktit dhe ndikimit që mund të kishte çështja dhe hetimi i çështjes. Kur pyeta prokurorinë e Prishtinës se çfarë po ndodh pas një viti, përgjigja ishte negative, ende nuk kanë zbardhur detaje për të ngritur aktakuzën. Autori Naim Murseli ka bërë një trik, ka dhënë një dëshmi pak orë pas arrestimit. Naim Murseli dhe dy autorët janë arrestuar disa orë pas varrimit, por i ka tradhëtuar diçka. Në dosje mungojën dy celularë të Naim Murselit për të pasur prova që ai realisht kishte folur me dy autorët. Fëmijët janë dërguar në Suedi aty ku ata jetoni pak më parë. Në këtë rast kemi ‘heqje qafe’ të bashkëshortes, nuk kemi krim pasioni sepse ata jetonin të ndarë. Kanë qenë në dijeni të dy prindërit.”

Gazetarja Llabani rrëfeu detajin tronditës ku një prej fëmijëve në praninë e psikologut ka vizatuar një ujk me të cilin personalizoi ‘babain’.

” Dyshimet deri më tani sipas dosjes në prokurori, vrasja është kryer nga Granit Plava sepse Naim Murseli kishte premtuar 30 000 euro cash. I dyshuar është dhe nipi i Murselit si pjesëtar i Fsk-s. Ka qenë shumë e paramenduar, është qëlluar me një plumb në qafë. Për të krijuar idenë e një vrasje në kushte të grabitjes. Një prej fëmijëve ,në praninë e psikologëve, i është dhënë një laps dhe një letër dhe iu kërkua të përshkruante babain. Nuk ka pikturuar babain, por pikturoi një ujk.” / abcnews.al

 

Zbërthimi i “Matrix” do zbulojë fatin e Ervis Martinajt? Llabani: Ja e dhëna që u gjet në platformë, kjo na çon drejt…

5 December 2024 at 21:38

TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani, u shpreh se zbërthimi i “Matrix” mund të çojë në zbardhjen e fatit të Vis Martinaj, i konsideruar si “mbreti” i lojërave të fatit në Shqipëri.

Ai prej vitesh rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij.

“Platformat matrtix shfaqi një tjetër element, që dua të shkoj të ato vrasjet e famshme dhe tek personazhi që kemi pas krahëve (Vis Martinaj). Në këtë platformë, sipas policisë Holandeze, është shfaqur dhe një aplikacion për lojërat e fatit. Pra, ne, jo më kot kemi dyshime që vrasja apo zhdukja, apo çfarë ka ndodhur, e vërteta për Vis Martinaj mund të zbardhet nga ky aplikacion. Jo vetëm se përkon më kohën, por dhe ka pikërisht në këtë platformë janë shfaqur të dhëna, që personat nëpërmjet një kriptomonedhe, nëpërmjet një monedhe të vet për pagesë për t’u futur dhe për t’u bërë pjesë e platformës ka dhënë inflamacione se në këtë platformë, është përdorur edhe për lojërat e fatit, çka të çon direk tek mbreti (shënim redaksional: tregon me gisht Vis Martinajn)”, theksoi Llabani./abcnews.al

SPAK dërgon për gjykim Plarent Ndrecën, analistja: I habitshëm hetimi në gjendje të lirë

28 November 2024 at 13:42

Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, foli lidhur me dërgimin nga SPAK për gjykim të deputetit të PS Plarent Ndreca. Llabani thotë se është e habitshme që SPAK ka vendosur një standard të tillë të hetimit dhe gjykimit në gjendje të lirë të Ndrecës.

Ajo ngre pyetjen se mos ndoshta Prokuroria e Posaçme po tregohet hileqare në hetimin e Ndrecës.

Më bëri përshtypje që e çoi në ndjekje të lirë në gjyq. Shkelja e barazisë në tendera është një akuzë më e lehtë nga ajo që kemi parë për zyrtarët e lartë. Bëhet fjalë për një raport të KLSH për paratë e shpenzuara nga MB për rikonstruksionin e 4 komisariateve. Rikonstruksioni mori një shumë të konsiderueshme parash dhe pati disa denoncime në KLSH. KLSH ka argumentuar në raportin e saj që ka pasur një rritje të paargumentuar të vlerës së kostove për ndërtimin dhe procedurën e prokurorimit. Është e habitshme që SPAK ka vendosur një standard të tillë të hetimit dhe gjykimit në gjendje të lirë të Ndrecës. Bëhet fjalë për 34 milionë lekë që janë përfituar nga prokurimi dhe z.Ndreca ka firmosur për këtë. Mos ndoshta SPAK-u po tregohet hileqar në mënyrën si heton dhe ndjek gjahun e tij. Unë besoj që SPAK ka edhe gjëra të tjera për Plarentin dhe persona të tjerë, që mund të jetë i lidhur me fashikuj të tjerë”.

Llabani aludoi se SPAK mund “ta ketë lënë gjahun e lirë” për të mos shkuar te emra më të rëndësishëm të politikës.

Lidhur me lënien të lirë të Berishës, Llabani tha:

Duket sikur është një taktikë e SPAK-ut, për të mbajtur larg burgut jo vetëm zyrtarët….Unë kuptova që deri tani për SPAK-un Berisha s’është i korruptuar. Korrupsioni përmban edhe një përgjegjësi fizike. Ne kemi parë që shumë zyrtarë ndodhen prapa hekurave, duke përfshirë liderin e PL Ilir Meta.  Por a duhet të gëzohen vërtet opozitarët për lirimin e Berishës? A mos ka një as nën mëngë SPAK-u ndaj Berishës? Ne e dimë që SPAK-u ka edhe një hetim ndaj djalit të Berishës”.

The post SPAK dërgon për gjykim Plarent Ndrecën, analistja: I habitshëm hetimi në gjendje të lirë appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni kundër lojërave të fatit, gazetarja: Janë goditur ‘peshqit e vegjël’, aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri

25 November 2024 at 12:52

Gazetarja Anduena Llabani, për operacionin kundër lojërave të fatit thotë se janë raste sporadike dhe janë goditur “peshqit e vegjël”.

E ftuar në një studio televizive, ajo deklaroi se harta ku vijon aktualisht aktiviteti kryesisht ka qenë Fieri, Lushnja, Shkodra, Vlora, Elbasani, madje në Elbasan.

Llabani tha se para një viti në Cërrik u gjetën dhe pajisjet me të cilat luanin, jo vetëm online por dhe me xhetona gjë që tregon se vazhdonte aktiviteti dhe me materiale, edhe pse ligji kishte kohë që i ndalonte këto lojëra fati.

“Pa lejen e policisë askush nuk e vazhdon aktivitetin, diku ata paguajnë që vijojnë. Mos vënia në zbatim e ligjit për lojërat e fatit, kam përshtypjen se ka si synim vazhdimin e këtij aktivitetit.

Nuk e shoh pa vend zëvendësimin e drejtuesve të lartë të komisariateve në rrethe, ka filluar që këtu pastrimi, se me largimin e shefave të komisariateve, duket se do të kemi pastrim, pasi aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri.

Me ndryshimin e drejtuesve të policisë mendoj se do kemi pastrim të aktivitetit të lojërave të fatit, i cili është kthyer në burim të parave.

Sektori i pastrimit të parave është pothuajse inekzistent. Kur kemi kërkuar informacione, kemi marrë si përgjigje se janë informacione sekrete dhe nuk mund të nxirren.

Në momentin që lojërat e fatit janë një nga aktivitetet që xhirojnë miliarda para.

Këtë gjë e kanë kontrolluar shefat e komisariateve, drejtoria e policisë në qarqe dhe drejtoria e Krimit Ekonomik.”

The post Operacioni kundër lojërave të fatit, gazetarja: Janë goditur ‘peshqit e vegjël’, aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌