Një studim afatgjatë nga Finlanda ka zbuluar një lidhje befasuese: meshkujt me inteligjencë më të lartë janë më të prirur ndaj abuzimit me alkoolin sesa bashkëmoshatarët e tyre.
Studiuesit sugjerojnë disa arsye, nga kurioziteti i shtuar, përdorimi i alkoolit si mjet për lehtësimin e stresit, deri te mërzia në mjedise që nuk ofrojnë stimul mendor.
Pra, të jesh i zgjuar nuk do të thotë gjithmonë të jesh i mbrojtur nga sjelljet vetëshkatërruese.
Inteligjenca hap dyer, por nuk ndërton gjithmonë mbrojtje.
Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]
Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në […]
PRISHTINË, 7 korrik/ATSH/ Me nismën e Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, në Mitrovicë të Veriut nisi të hënën një peticion kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Gurëthemelet e tyre u vendosën më 1 korrik, me praninë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës ndau rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik – dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.
Kurti tha se qëllim i këtij projekti është lidhja e Mitrovicës së Veriut, me popullsi shumicë serbe, me Mitrovicën e Jugut, ku shumica e popullsisë është shqiptare.
Ai, gjithashtu, tha se Qeveria është e përkushtuar për një “komunikim, qarkullim, bashkëpunim dhe shkëmbim më të madh midis Veriut dhe Jugut”.
Në anën tjetër, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i tha Radio Televizionit të Serbisë përpara fillimit të nënshkrimit të peticionit, se qëllimi është “të tregohet një qëndrim i unifikuar i popullit serb, se ai nuk pranon vendime të njëanshme për projekte në dëm të komunitetit serb”.
Ai tha se peticioni do të jetë i disponueshëm për nënshkrim gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa më pas do t’i përcillet bashkësisë ndërkombëtare.
Nga Bashkimi Evropian i thanë Radios Evropa e Lirë më herët se çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës përgjatë lumit Ibër, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – përkatësisht me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.
Urat, përndryshe, do të ndërtohen pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë urë qëndrojnë vazhdimisht pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, pasi ajo njihet për konflikte etnike në periudhën e pasluftës. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore për mbylljen e saj për qarkullimin e makinave. Aktualisht, ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.
Verën e kaluar, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se ajo mund të hapet për trafik – gjë që i rriti tensionet dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
Kryeministri në detyrë, Kurti, tha se Qeveria e tij nuk do të heqë kurrë dorë nga hapja e urës kryesore.
Pjesëtarë të komunitetit serb nga Mitrovica e Veriut i thanë më herët Radios Evropa e Lirë se hapja e urës kryesore vetëm se do t’i rriste tensionet në terren, ndërsa shqiptarët nga Mitrovica e Jugut deklaruan se një veprim i tillë do të kontribuonte në bashkëjetesë dhe liri të lëvizjes.
Në vitin 2014, Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës kryesore për trafik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
I ashtuquajturi rivitalizim i urës u planifikua me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe funksionalizimin e urës.
Më pas, në vitin 2016, u miratua një plan i ri zbatimi, që synonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi interpretimet e ndryshme të konstatimeve të mëparshme.
Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të bëhej në janar të vitit 2017.
Punimet rreth rivitalizimit të urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018 dhe ura, në të cilën u investuan 1.5 milion euro, nuk u hap kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë.
PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.
Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas një paraqitjeje pozitive, e cila u mbyll në fund me 9 lojtarë nga francezët.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën PSG gjeti avantazhin me Doué. Më pas Pacho u ndëshkua me karton të kuq. Lucas Hernandez u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq, duke lënë parizienët me 9 lojtarë, por kjo nuk u shfrytëzua nga gjermanët.
Në minutën e 6-të të shtesës, Dembélé vulosi fitoren 2-0 ndërsa lajmi i keq është dëmtimi i rëndë i futbollistit të Bayern, Jamal Musialas, i cili me gjasë do të mungojë të paktën 6 muaj në sezonin e ri.
Në mbrëmje ishte radha e Real Madridit të siguronte kalimin më tej, pasi mposhti Dortmundin 3-2. Një ndeshje që u bë emocionuese në minutat e fundit, ku u regjistrua edhe një penallti. Spanjollët shënuan dy herë në pjesën e parë me Fran Garcia dhe Gonzalo Garcia. Në minutën e 93’, verdhezinjtë shënuan me Beier për 2-1, por pas tij ishte Mbappé që realizoi një supergol. Kur u duk se gjithçka mbaroi, Guirassy shndërroi në gol një penallti dhe vulosi rezultatin 3-2.
Në një vit ku shumë emra të njohur të Kombëtares Shqiptare pësuan rënie të ndjeshme në vlerën e tyre të tregut, ka edhe një tjetër tablo, ajo e lojtarëve që jo vetëm kanë ruajtur vlerën, por e kanë rritur ndjeshëm atë. Janë 13 futbollistë kuqezinj që kanë shënuar progres, një sinjal pozitiv për të ardhmen […]
Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike. Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi […]
Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë. Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.
Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë. Gazetari i TCH Muhamed Veliu, mëson se Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktualë të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.
“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama.
Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj. Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe pune në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturat drejtues të Partisë Socialiste në Vlorë. Admir Malaj dhe Vilma Bello nuk do të jenë më bashkëkryetarë të degës, ndërsa në krye të Partisë Socialiste Vlorë është komanduar Klevis Kaso si kryetar, ndërsa bashkëkryetare është emëruar Erjona Ismaili.
Ditën e sotme kryeminstri Edi Rama zhvilloi një mbledhje në qytetin e Vlorës, teksa mësohet se kyeminstri shfaqi hapur pakënaqësitë e tij për performancën e Bashkisë së Vlorës dhe institucioneve lokale.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se thelbi i kritikave të Ramës ka qenë menaxhimi i dobët i sezonit turistik, mungesa e ujit të pijshëm dhe ankesat në rritje të qytetarëve për shërbimet publike.
Kryeministri ka kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në qytet, të cilët, sipas tij, nuk kanë treguar efikasitet dhe nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, si në rastin e largimit të Admir Malajt dhe Vilma Bellos.
Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho. Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt […]
Në një mëngjes të nxehtë në mes të qershorit, qetësia në kodrat e fshatit Kurdari u ndërpre nga zhurma e thatë metalike e një ekskavatori që u shfaq në shtratin e egër të lumit të Lusës, një nga tributarët e Matit. Makineria dhe punëtorët ishin sjellë nga kompania ‘Global Interprise Group‘ për të nisur gërmimin […]
Eksodi te Tirana është me përmasa shqetësuese. Nga 1 janari e deri në 30 qershor 2025, Tiranës i janë larguar 12 futbollistë, duke bërë që skuadra t’i futet sërish një revolucioni të vërtetë, një vit pasi Bledi shkëmbi dhe Agim Ibrahimi ndërtuan ekipin nga themelet. “Panorama Sport” ka vëzhguar të gjitha ikjet dhe rezulton se […]
TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se objektivi kryesor i miratimi i listës së ish-ndërmarrjeve bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore është njohja e periudhave të punës deri në vitin 1992, sipas legjislacionit në fuqi.
Gonxhja tha se “ligji do të lehtësojë njohjen e periudhave të sigurimit, duke zgjidhur problemet me dokumentacionin e vjetër dhe duke shmangur pengesat administrative. Kjo do të ndihmojë shumë qytetarë që nuk kanë arritur të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit për përfitimin e pensionit, duke shmangur proceset gjyqësore të gjata dhe të shtrenjta”.
“Miratimi i kësaj liste është një nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ISSH, për të garantuar të drejtat e punonjësve të dikurshëm dhe për të përmirësuar sistemin e pensioneve në vend”, tha Gonxhja.
Këshilli i Ministrave miratoi sot listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit.
Kjo listë u miratua në mbështetje të ligjit “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Teksa po mbyll kapitullin e tij në Kuvend, ish-deputeti socialist Petro Koçi nuk i ka kursyer kritikat ndaj profilit të disa prej kandidatëve të rinj të Partisë Socialiste, duke shigjetuar drejtpërdrejt Zegjine Çaushin, kandidate në Fier që tërhoqi vëmendje me fushatën e saj në rrjete sociale.
Duke komentuar mënyrën e komunikimit të Çaushit me publikun, Koçi tha se ajo “ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më”, duke shtuar se “nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze.”
Edhe pse ai pranoi rëndësinë e rrjeteve sociale në fushatat elektorale moderne, Koçi vuri theksin se kjo mënyrë prezantimi nuk duhet të bëhet normë brenda Partisë Socialiste. “Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” përfundoi ai.
Në Shqipëri çështjet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët po nxisin gjithnjë e më shumë debate përsa i takon nevojës dhe cilësisë së shërbimeve. Ekspertët ngrenë probleme tejet shqetësuese në këtë drejtim, duke renditur disa faktorë që rëndojnë mbi shendetin mendor të kësaj grupmoshe, mes tyre pasojat e pandemisë Covid 19, varësia nga interneti, bullizmi, dhuna online apo raportet e demtuara me prindërit, shoqërinë apo shkollën. Njohës të fushës janë kritikë dhe nxisin autoritetet të shtojnë shërbimet për shëndetin mendor të fëmijëve, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik i tha Faktoje.al se janë hartuar dhe po zbatohen një sërë strategjish në këtë drejtim.
Në Shqipëri shërbimet mbi shëndetin mendor kanë njohur disa faza zhvillimi në tre dekadat e fundit. Reforma e viteve 2000 në këtë fushë përfshiu shërbimet në komunitet ndërsa me herët, ofroheshin shërbime të specializuara vetëm në qëndra spitalore.
Çështjet e shëndetit mendor gjithnjë kanë nxitur debate përsa i takon ofrimit të shërbimeve. Por një nga problemet më shqetësuese sot lidhet me shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Profesonistë në fushën e shëndetit mendor i thanë Faktoje.al se së fundi pandemia e Covid 19, i shtoi edhe më tej problemet e shëndetit mendor tek kjo grupmoshë si dhe nevojat për të marrë shërbime. Çrregullimet e ankthit, humori i ulët, mungesa e vetëbesimit, ndryshimet në sjellje, janë grupi më i lartë i shqetësimeve, por mjekja psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë, Valbona Alikaj thotë se ajo dhe kolegë të saj po ballafaqohen me disa të reja që kanë nevojë për t’u marrë në analizë.
Po shohim që kemi dhe ndryshime në simptomatika. Shpesh na duken gjërat si të paqarta. Disa gjëra janë sikur nuk kanë qenë para dhjetë vitesh. Dhe besoj se këto duhen riparë”– thotë për Faktoje.al Prof.asc. Valbona Alikaj, mjeke psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë.
Autoritetet zyrtare të shëndetit publik thanë për Faktoje.al se po i kushtojnë vëmendje shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe se në Planin Kombëtar të Veprimit të Shëndetit Mendor 2023-2026 është përfshirë një kapitull i veçantë për këtë qëllim. Specialistja e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik Andia Meksi thotë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar të përfshijë psikologë dhe punonjës social në qëndrat shëndetësore të kujdesit parësor, ndërsa janë ngritur qëndra të shërbimeve komunitare për shëndetin mendor në qytetet kryesore të vendit, 3 vetëm në Tiranë. Edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit përgjatë viteve të fundit, ka ndërmarrë një sërë strategjish për të forcuar rolin psiko-social në shkolla.
Ky institucion i tha Faktoje.al se është përmirësuar kuadri ligjor lidhur me organizimin dhe funksionimin e njësive të shërbimit psiko-social duke shtuar se numri i punonjësve të shërbimit psiko-social është rritur vit pas viti. Me tej Ministria e Arsimit sqaroi se sot janë mbi 850 punonjës që ofrojnë shërbime në institucioner arsimore parauniversitare duke theksuar se në varësi të numrit të nxënësve shkollat mund të kenë dhe dy punonjës psiko-socialë.
Por aktivistë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri mendojnë se shërbimet për të rinjtë janë të pamjaftueshme.
“Mungesa e shërbimeve është një ndër ndër hallkat, por flasim për mungesën në tërësi të një qasje që i vendos të rinjtë në qendër. Nuk jemi ende aty ku duhet, që vërtet t’u japim të rinjve shërbimet e duhura”– shprehet për Faktoje.al Altin Hazizaj, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.
Nga ana tjetër specialist të shëndetit mendor tërheqin vëmendjen specialistët është bashkëvperimi mes institucioneve.
“Nevojitet një bashkëpunim më i fortë institucional që do të thotë se ato institucione që merren më shërbime shëndetësore, me edukimin, me shërbimet sociale duhet të jenë më të unifikuara dhe më të shpejta përsa i përket përgjigjes për nevojat që kanë sot adoleshentët dhe të rinjtë”– argumenton për Faktoje.al, Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë.
Psikologët në shkolla po ndeshen sot me një sërë ankesash të fëmijëve dhe adoleshentëve, që nga ato në lidhje me pamjen e jashtme, ankthin, probleme me humorin dhe deri me sjelljen. Grupmosha me nivelin më të lartë të këtyre shqetësimeve është ajo 15-19 vjeç, ndërsa vajzat kanë një tendencë më të lartë për të kërkuar ndihmë, edhe pse mund të mos jenë ato që kanë më së shumti nevojë.
Ekspertët mendojnë se është e vështirë të maten dhe veçanërisht të trajtohen shqetësimet e shëndetit mendor te fëmijët dhe adoleshentët pa kuptuar kontekstet që krijojnë shqetësim. Studimet në këtë rrafsh veçojnë ndërthurjet e gjenetikës, faktorëve mjedisorë që në fëmijërinë e hershme, duke përfshirë prindërimin, shkollimin, ekspozimin ndaj dhunës ose abuzimit, diskriminimin, varfërinë, krizat humanitare dhe emergjencat shëndetësore të cilat mund të ndikojnë në shëndetin mendor të tyre.
Njohës të fushës argumentojnë se një nga problematikat më të thella që ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve është përdorimi për një kohë të gjatë dhe pa kontroll i internetit.
“Varësia nga interneti është një nga problematikat kryesore. Sigurisht që në internet mund të gjenden materiale të pakontrolluara, materiale pornografike, me të cilat adoleshenti dhe fëmija mund të jetë në kontakt. Prandaj është shumë e rëndësishme që prindi dhe të afërm të tyre të vendosin kontroll dhe limite për kohën që fëmija kalon rrjete sociale dhe në përdorimin e teknologjisë”- thotë Elisa Bano, psikologe në shkollën 9 vjeçare Naim Frashëri në Tiranë.
Mjekja psikiatre Valbona Alikaj, ndau me Faktoje.al një shembull nga përvoja e saj profesionale në lidhje me rrezikun që i kanoset sot fëmijëve dhe adoleshentëve nga përdorimi pa kriter i internetit.
“ Unë kam në terapi prej disa kohësh një vajzë të mbyllur, jo shumë të shkathët, nxënëse shumë e mirë, e cila ishte futur në këto programet e internetit ku ti dërgon foto dhe fotot kthehen si alienë apo diçka e tillë. Papritur ajo kuptoi që ky ishte një program takimesh virtuale me njerëz të panjohur. Në fillim tha se e kishte nisur si lojë, duke u tallur, dhe duke thënë se ishte pak më e madhe, dhe papritur bie në kontakt me një person i cili i ofron dashuri, siguri dhe dhunë verbale. Rastësisht nëna e saj kontrollon celularin dhe gjen një komunikim i cili nuk ishte fshirë, dhe këtu fillon i gjithë kalvari i ndërprerjes së komunikimeve me këtë person dhe patjetër kanë shkuar dhe në Autoritetin e sigurisë kibernetike që e kanë referuar. Po punojmë shumë me simptomatikën e ankthit tek ajo”- tregon Znj. Alikaj.
Edhe pse përdorimi në masë i teknologjisë nga fëmijët shihet nga mjaft specialistë si burim problemesh në lidhje me shëndetin mendor, disa prej tyre janë më të tërhequr për të dhënë konkluzione.
“Nuk do nxitohesha sepse brezat dhe e fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë lindur dhe janë rritur me praninë e përditshme të teknologjisë, kanë akoma kohë për të dhënë produktin e tyre, qoftë nga ana intelektuale, psikologjike apo kontributin në shoqëri”-shprehet për Faktoje.al Neli Demi, mjek psikiatër.
Një prej momenteve ku specialistët e shëndetit mendor ndalen është ai që lidhet me aktet vetëdëmtuese.
Që prej vitit 2019 të dhënat e policisë tregojnë se 36 fëmijë janë vetëvrarë, dy mbi 14 vjeç gjatë këtij viti, ndërsa kanë tentuar të vrasin veten gati dy herë më shumë. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktet vetëvrasëse janë ulur ndjeshëm nga 12 në vitin 2019 në 1 në vitin 2024, por sërish ekspertët janë vigjilentë kur bëhet fjalë për jetën.
“Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Është shumë e rëndësishme përgjigja në kohë. Studimet tregojnë që vetëvrasjet parandalohen dhe ka mënyra që mund të vlerësohet nëse ekziston një rrezik i menjëhershëm tek një adoleshent, edhe pse është shumë e vështirë, sepse adoleshentët e kanë shumë të vështirë ndryshe nga një i rritur të flasin për problemet e tyre, por nuk është e pamundur” – thotë Znj. Meksi specialiste e shëndetit mendor në ISHP.
“Vihet re një lloj stigme përsa i përket problemeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët. Mund të ketë persona që e vuajnë diçka por kanë shumë turp që problemet t’i ndajnë me dikë tjetër, sepse mendojnë se do duken të dobët në sytë e bashkëmoshatarëve, do të gjykohen, nuk do ndihmohen dhe situata do përkeqësohet edhe më tej”- argumenton Elisa Bano, psikologe në shkollën 9 vjeçare Naim Frashëri në Tiranë.
Ministria e Arsimit në fund të vitit 2024 njoftoi se është miratuar Plani Kombëtar i Veprimit për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe rritjen e sigurisë në shkolla, si dhe krijimin e shkollave të hapura për të përfshirë prindrit dhe komunitetin.
E megjithatë aktivistë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri dhe disa mjekë të shëndetit mendor kanë një qasje tjetër për ndërveprimin mes adoleshentëve prindërve dhe komunitetit kur bëhet fjalë për problemet e shëndetit mendor.
“ Edhe kur ulesh të bisedosh me ta një ndër çështjet kryesore për të cilat ankohen adoleshentët dhe fëmijët është mungesa e komunikimit me dhe fakti se atyre u duket sikur nuk kuptohen nga të rriturit. Për ta ky është një problem shumë i madh. Në fakt ata kanë kohë që flasin por nuk jemi ne të gatshëm t’i dëgjojmë”- vijon Z. Hazizaj.
“Nga adoleshentët që unë shoh, kuptoj që ka plot prindër të cilët nuk janë gjithë ditën në shtëpi, mungojnë dhe nuk e dinë se çfarë bën fëmija i tij. Dhe jo vetëm kaq, por as nuk e njohin fëmijën e tyre. Prindër që i mbushin fëmijët me lekë, por nuk e njohin fëmijën”- vijon mjekja psikiatre Valbona Alikaj. .
Elementë të këtij realiteti kanë gjetur vend dhe në studimet e ISHP.
“ Shumica e prindërve, gati 90% e prindërve refuzojnë të japin lejen me konsensus, pra me firmë, që fëmijët e tyre të marrin shërbime për probleme të shëndetit mendor. Kjo tregon stigmën e lartë që ekziston. Pra duhet punuar shumë, por gjëja më e mirë është po flitet dhe media luan një rol të rëdësishëm në këtë drejtim”- vijon Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor në ISHP.
Përtej stigmatizimit që ndeshet sot rëndom në lidhje më problemet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët, në fakt disa barriera janë thyer. Sot flitet më shumë se më parë për to, ndërsa sfida është që në të ardhmen të flitet më shumë se sot. Nga ana tjetër të gjithë aktorët bien dakort se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim duke nënvizuar se nuk mund të ketë shëndet pa shëndet mendor.
Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert”në Tiranë
Salla e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë nuk do të mirëpresë evente sportive për afro 1 muaj, pasi që nga dita e martë e në vijim do të vihet në shërbim të grupeve të numërimit të ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit. […]
TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me një grup mjekësh specialistë, që sipas Koçiut kanë dhënë kontributin e tyre në spitalet publike, përmes kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas Koçiut, “shumë prej tyre zgjedhin të qëndrojnë edhe pas përfundimit të kontratës, duke forcuar shërbimet në qytete si Kukës, Vlorë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, Kurbin e Kuçovë”.
Ministrja Koçiu u shpreh se “545 mjekë të angazhuar me këtë model që nga 2019, duke rikthyer shërbime aty ku mungonin”.
“Vazhdojmë të investojmë në specializime për mjekësinë familjare dhe urgjencën, me mbështetje dhe mundësi punësimi pranë vendbanimit”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
Këto programe specializimi, ofrojnë mundësi për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor. Më herët, ministrja Koçiu është shprehur se qëllimi i MSHMS mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit, duke përgatitur profesionistë të aftë dhe të specializuar në këto fusha të rëndësishme”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me një grup...
Çdo 12 qershor është ditë gëzimi për ata që ende shohin tek Partia Socialiste një bashkësi njerëzish, të lidhur nga vlerat, historia apo bindjet politike. Në këtë ditë përvjetori të ndryshimit të emrit të partisë, anëtarët e saj, aktivistë, deputetë dhe të tjerë ish-drejtues marrin ftesë që të mblidhen në oborrin përballë selisë në qendër të Tiranës për një gotë vere të kuqe apo të bardhë, sipas rastit.
Aty gjejnë rastin të konfirmojnë përkatësinë politike përmes thirrjeve “o shokë” dhe “o shoqe”, rikthejnë me nostalgji histori të shkuara, trokasin gotat dhe presin t’i urojë nga afër edhe kryetari. Ndonjëri madje, që konsiderohet me fat edhe shkëmben edhe ndonjë batutë me Ramën, ndonjë arrin të bjerë në sy kur merr ndonjë rrahje shpatullash apo një përqafim atëror.
Kuptohet se këtë vit, 12 qershori ishte dy herë festë. Edhe përvjetori i partisë, po edhe mandati i katërt.
Pushteti sjell me vete mirëqënien, tenderat, vendet e punës për familjarët, rrogat, dietat, tollonat e naftës dhe lloj lloj privilegjesh që ua bëjnë jetën më të mirë.
Në këtë dolli kolektive, Ramën e prisnin krahëhapur tryezë më tryezë, teksa ai kryen ritualin e përvitshëm; hedh romuze për njërin, dhuron buzëqeshje për tjetrin dhe krijohet ajo atmosferë shlodhjeje dhe pajtimi, që ta imponon t’i lësh mënjanë hatërmbetjet e vjetra e t’i kthehesh me dëshirë një solidariteti që vetëm familja e madhe politike ta dhuron sipas motos “i joti mishin ta ha, po kockën ta ruan”.
Vetëm se prej disa ditësh, qarkulloi një pëshpërimë se festa do të anulohej. Ftesat u vonuan. Dhe paraditen e 12 qershorit konfimimi erdhi; festa është shtyrë për të enjten tjetër. Kryetari ka ikur në SHBA. Gëzimin e familjes së madhe socialiste e ka lënë për një sebep tjetër, të një familjeje tjetër akoma më të madhe; familjen sorosiste.
Dasma e Aleksit me Huma Abedin
Janë të rrallë ato shokë e shoqe socialiste që kanë dëgjuar për Huma Abedin, një amerikane e njohur si njeriu në hije pas Hillari Klinton, ndihmësja e saj më e besuar dhe më e heshtur. Huma, 49 vjeçe ka qenë e martuar me ish-kongresmenin Anthony Ëiener, që u përfshi në një skandal seksual me një të mitur 15-vjeçare, ngacmim që e çoi në burg, i dogji karrierën politike dhe i shkatërroi martesën.
E mbetur fillikat pas zhgënjimit nga ish-bashkëshorti, Huma gjeti shërim në krahët e Aleks Soros, të birin e bilionerit me origjinë hungareze Xhorxh Soros. Lidhja mes tyre u konsolidua shpejt dhe ata vendosën ta kurorëzojnë dashurinë me një dasëm në datën 14 qershor të këtij viti.
Aty ku “bilionerët e vjetër” takojnë “fuqinë politike”, është përshkrimi që mediat amerikane i japin në faqet e tyre kurorëzimit të çiftit që përbën sensacion për të dyja motivet. Detajet e dasmës kanë bërë kureshtarë mediat gossip, por jo vetëm.
Festë në pronat e miliarderit Soros
Screenshot
Është nga ato ngjarje që bën zhurmë edhe para se të ndodhë: dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin të enjten, më 14 qershor në pronat e familjes Soros në Hamptons, po konsiderohet që tani qendra e një spektakli politik, social dhe mediatik që nuk ndodh çdo vit.
Huma Abedin, e cila e përshkruan marrëdhënien me Alex si “pak surrealiste”, ka thënë për Neë York Magazine: “Nuk kisha imagjinuar ndonjëherë se do të takoja dikë që i përshtatet kaq mirë me jetën time. Nuk kam nevojë t’i shpjegoj asgjë – dhe as ai mua.”
Ndërsa Soros ka reflektuar për periudhën e tij të beqarisë, kohën kur ka eksperimentuar dhe jep një deklaratë që e shpjegon afeksionin për bashkëshorten e ardhshme: “Nuk kisha qenë në një lidhje për një kohë të gjatë, thuajse 10 vjet apo diçka e tillë që nuk kisha një lidhje më shumë se 3-mujore. Dhe është hera e parë që kuptoj se kisha ngatërruar epshin me dashurinë”.
Prona e tyre, Hamptons është një megavillë 30,000+ metra katrorë në rrugën Old Toën. Siç përshkruan Galavante, ambienti është “çdo grimë aq luksoz sa tingëllon, me kopshte të rregulluara, pishinë, fushë tenisi, biblioteka private dhe një bodrum vere që do i bënte zili çdo somelieri”.
Vlera e pronës është rreth 14.5 milionë dollarë dhe ndodhet në Southampton. Ka dymbëdhjetë dhoma, një bibliotekë private, pishinë olimpike dhe një bodrum vere me standarde Michelin, çdo lëvizje është simbol i një tjetër niveli shoqëror.
“Me gjithë pemët e gjata dhe energjinë e qetë, kjo nuk është thjesht një shtëpi – është një deklaratë” shkruan portali. Ceremonia do të jetë private, por aspak modeste. Page Six shkruan se disa të ftuar do të vijnë me helikopterë privatë nga Manhattan, për të shmangur trafikun e lodhshëm për në Hamptons.
Lista e të ftuarve është e pakonfirmuar, por raportohet se do të ketë mbi 200 emra, përfshirë ambasadorë, senatorë, drejtorë fondacionesh globale dhe një numër të përzgjedhur personazhesh të famshëm.
Një burim për Daily Mail tha se shumë të ftuar do të qëndrojnë në hotele private dhe resort-e të rezervuara enkas, ndërsa një pjesë tjetër do të udhëtojë menjëherë pas ceremonisë drejt Europës për të vijuar festën në brigjet italiane të Positanos dhe Gjenevës.
Nga lista e të ftuarve është e konfirmuar që vjen Hillary, Bill dhe Chelsea Clinton me bashkëshortin e saj Marc Mezvinsky.
Nuk do të mungojë as Anna Wintour, drejtoresha legjendare e Vogue, që – sipas burimeve të Pagesix – ka ndihmuar personalisht Huma-n të zgjedhë fustanin e saj të dasmës.
Një mik i çiftit ka pohuar për Vogue se “është më shumë se një dasmë – është një moment politik”.
Dhe meqë përmendet Vogue, revista prestigjioze do të mbulojë në mënyrë ekskluzive të gjithë ceremoninë, nga ambientet e zbukuruara me lule sezonale te rruga e Abedinit drejt altarit. Do të jenë edhe Nicky Hilton dhe James Rothschild, që konsiderohen si “mblesët”, ata që kanë prezantuar çiftin Soros–Abedin në një festë në 2023.
Ende nuk është bërë publik dizenjuesi i fustanit të Huma-s, por thuhet se ai është “personalizuar me ndihmën direkte të Anna Wintour” dhe kushton mbi 250,000 dollarë.
Sipas burimeve për People, pas dasmës, çifti do të udhëtojë për një “muaj mjalti të dyfishtë” në Portofino dhe në Positano, ndërsa një festë e dytë më e përqendruar tek rrethi diplomatik dhe investitorë të fondacionit Open Society do të organizohet në Gjenevë.
Në rrjetet sociale, kritikët e familjes Soros e kanë cilësuar ceremoninë si “hipokrizi me fustan Oscar de la Renta”, ndërsa vetë Alex Soros është vënë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij për Izraelin, të cilat kanë ngjallur reagime të kundërta mes mbështetësve dhe kritikëve.
Përtej shkëlqimit të luksit, dasma është edhe një moment i shumëpritur për figurat kryesore të Partisë Demokrate, të cilët do të jenë të pranishëm jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar prapaskenat e një partie që po kërkon të kapë ritmin përballë presidencës Trump.
“Abedin, Clinton dhe Clooney janë kthyer në një triumvirat të ri të Partisë Demokrate,” raportoi Neë York Post, duke përmendur një takim të fundit të tyre në The Polo Bar në Manhattan, që është konsideruar një mini-samit strategjik me verë të bardhë.
Kuptohet se dasma shkon përtej ceremonisë martesore. Të ftuarit përbëjnë në vetvete janë një shfaqje force e të majtës amerikane, ndaj kush dëshiron t’i ruajë këto lidhje nuk do të guxonte të mungonte, as Edi Rama që me Sorosin ka një histori të gjatë bashkëpunimi në rrugën e pushtetit.
Konteksti politik për Edi Ramën
Rama mund të jetë nga të rrallët në dasmën e Aleks Soros që ka qenë edhe në dasmën e babait, Xhorxh Soros. Prania e tij në vitin 2013, në ceremoninë e bilionerit 83-vjeçar bëri bujë dhe koha tregoi se Soros ishte një mentor i konsolidimit të pushtetit të Ramës në vendin tonë.
Një rol shumë të rëndësishëm, bilioneri hungarez e luajti gjatë hartimit të reformës në drejtësi. Fondacionet e financuara prej tij u imponuan me një nuancë “amerikane” teksa hartoheshin ligjet e reja, duke e detyruar opozitën ta votojë në bllok në parlament.
Në një intervistë të vitit 2017, Rama i hodhi poshtë akuzat se pas dorës së zgjatur të bilionerit Xhorxh Soros tek reforma në drejtësi, ishte në fakt dora e tij që synonte kontrollin e drejtësisë së re.
“Në dijeni time Fondacioni Soros ka kontribuar me një mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtesi. Kjo padyshim ka qenë diçka pozitive sepse ka lehtësuar disa shpenzime jo të vogla për ekspertizë. Ndërsa sa për “dorën e Sorosit” ndjej neveri kur shoh se si e kafshojne ata që deri dje e kane puthur jo një herë atë dore, Saliu in primis!” deklaronte Rama.
Megjithatë nga marrëdhënia me Soros, Rama nuk pati vetëm përfitime. Në vitin 2016, ai bëri një hap fals dhe u ofrua si kamikaz duke sulmuar publikisht në mes të fushatës kandidatin republikan Donald Trump në një intervistë në CNN.
Gafa, në të cilën Rama e quajti Trump “turp i civilizimit” i dedikohej kryesisht lidhjeve politike në radhët e Partisë Demokratike në SHBA dhe marrëdhënies me Xhorxh Soros, një armik i shpallur i Trump në fushatë.
Screenshot
Pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë, demokratët u rikthyen në Shtëpinë e Bardhe me Joe Biden, që i dhuroi një mbështetje të pakursyer pushtetit të Ramës, kryesisht përmes sulmeve të Yuri Kim ndaj opozitës, përmes shpalljes non grata të Sali Berishës apo me vlerësimet që mori publikisht nga ish-sekretari i shtetit, Entoni Blinken, i cili e quajti Edi Ramën një “udhëheqës të shquar” pas skandalit McGonigal.
Gjithsesi, gabimet e së shkuarës e mësuan të mbajë një pozicion të baraslarguar nga lufta politike në SHBA.
Në rrugën e Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Rama jo vetëm nuk u ofrua më si kamikaz, por bëri një përpjekje për të ndërtuar një marrëdhënie biznesi me Jared Kushner, dhëndrin e Trump dhe vajzën e tij, Ivanka për ndërtimin e një resorti luksi në ishullin e Sazanit.
Në fushatën e 11 Majit Partia Demokratike i bëri jehonë lidhjeve të Ramës me Soros dhe fijet që tërhoqi në administratën amerikane për të kapur drejtësinë në Shqipëri. Efektet e kësaj u ndjenë në marrëdhëniet me Aleks Soros, me të cilin u duk sikur pati një krisje, një distancim që mund të shpjegohej vetëm me erërat e reja që po fryjnë në SHBA.
Shembulli më flagrant i këtij ngërçi ishte fakti se Edi Rama fshiu nga rrjetet sociale fotot me Aleks Soros, njeriun që deri dje e quante “vëllaçko”. Burgosja e Erion Veliajt shënoi një tjetër prapakthehu, por dëmet nuk paskan qenë të pariparueshme.
Ftesa për në dasëm ka mbërritur në Tiranë dhe Rama nuk e ka menduar dy herë për të shtyrë festimet e Partisë Socialiste.
Në një kontekst tjetër socialistët e përdhosur dhe të braktisur mund të ishin ndjerë të fyer, të irrituar, të revoltuar nga kjo ikje e kryetarit në dasëm.
Por pas 12 vitesh në pushtet, vlerat dhe bindjet politike të asaj që dikur ishte një parti me aspirata të majta janë kalbur. Historia, simbolikat, traditat ruhen ende si fasadë, por për të maskuar një organizate tjetër, që funksionon sipas një kodi apolitik. Kjo organizatë fshihet pas petkut të PS dhe nuk mbahet me bindje ideologjike, por vetëm me veprime pragmatike, për të arritur pushtetin, mirëqënien, tenderat, vendet e punës, rrogat etj./Lapsi.al
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpërblyer 22 sportistë me mirënjohje kombëtare dhe pensione të përjetshme prej rreth 1000 eurosh, për sukseset e tyre në futboll, basketboll dhe hendboll, të arritura në Ligën e Kampionëve dhe Euroligën me klubet vendore apo ndërkombëtare.
Por ajo që bie në sy është mungesa e sportistëve shqiptarë në këtë listë ndërsa Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se në këtë kategori nuk ka pasur asnjë përfaqësues shqiptar.
Në mesin e të dekoruarve janë emra të njohur si:
Goran Pandev (futboll)
Darko Pançev (futboll)
Ilija Najdoski (futboll)
Pero Antiq (basketboll)
Kirill Llazarovski (basketboll)
I pyetur nga gazetarët nëse nuk kishte asnjë shqiptar të denjë për këtë vlerësim, kryeministri Mickoski u shpreh:
“Këta janë sportistë që kanë arritur rezultate kulmore në klubet e tyre, në garat e klubeve, duke garuar në Evropë. Edhe ekskluzivisht flasim për Ligën e Kampioneve ose Euroligën në basketboll… Përveç këtyre që i patë sot, nuk ka emra të tjerë që kanë fituar Ligë të Kampionëve ose Euroligë.”
Në ceremoni ishte i pranishëm ministri i Sportit, Borçe Ristovski, ndërsa mungoi zëvendësja e tij nga koalicioni qeveritar VLEN, Safije Sadiki Shaini.
Për përjashtimin e sportistëve shqiptarë ka reaguar edhe opozita shqiptare BDI, e cila e ka cilësuar përzgjedhjen si të padrejtë dhe diskriminuese.
Një pyetje e thjeshtë, por që kërkon reflektim: nëse do t’ju kërkonin të përmendnit tre stilistë me mendje të parë, kush ju vjen në mendje? Dhe nëse do të ishte e njëjta pyetje për stiliste gra?
Kjo pyetje e dytë zakonisht merr më shumë kohë për t’u përgjigjur dhe kjo nuk është rastësi. Sektori i modës përballet me një mungesë sistematike të grave në pozitat kyçe, veçanërisht në rolin e drejtorëve kreativë.
Dy largime që rikthyen debatet
Ky diskutim u ringjall pas largimeve të dy emrave të njohur nga skena ndërkombëtare:
• Donatella Versace, e cila drejtoi shtëpinë Versace pas vdekjes së vëllait, do të zëvendësohet nga Dario Vitale.
• Maria Grazia Chiuri, pas 9 vitesh në Dior, gjithashtu u largua nga pozita e saj.
Pozitat drejtuese? Të gjitha në duar burrash
Sot, shumica e drejtorëve kreativë të shtëpive më të mëdha të modës janë burra. Në grupin OTB (që përfshin Diesel, Marni dhe Maison Margiela), asnjë grua nuk drejton markat kryesore.
Tek grupi Kering, vetëm Louise Trotter (Bottega Veneta) përfaqëson një përjashtim si e vetmja grua drejtuese kreative mes brandeve si Gucci, Saint Laurent, Alexander McQueen apo Balenciaga – i cili së fundmi emëroi Pierpaolo Piccioli si drejtor kreativ.
Ndërkohë, brenda LVMH, një tjetër përjashtim është Sarah Burton, që ka marrë drejtimin e Givenchy pas periudhës në Alexander McQueen.