Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillit bashkiak të Tiranës Artan Distafa në një deklaratë për mediet ngriti sot shqetësimin e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Sipas tij megjithëse kanë kaluar më shumë se 5 vite nga tërmeti ende banorët e Kombinatit janë në gjendje emergjente.

“Jo për shkak të natyrës, për shkak të mashtrimit të planifikuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës. Qindra familje janë ende pa strehë, të përjashtuar, të braktisur dhe të harruar përballë dramës së tyre”, tha Distafa.

Distafa theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës kërkon që të publikohet lista e plotë të përfituesve të banesave në Kombinat, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

”Ne, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojmë urgjentisht transparencë mbi kriteret dhe procedurat e ndjekura; strehim të menjëhershëm për çdo familje që është ende pa çati”, tha Distafa.

“Do të kërkojmë llogari, derisa çdo banor i Kombinatit dhe të gjithë ata banorë që akoma nuk kanë banesat e premtuara, të marrin atë që i takon me të drejtë. Qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por përgjegjësi dhe drejtësi”, u shpreh Distafa.

/m.q/j.p/

The post Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin

By: Elva
7 July 2025 at 19:08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Apelimi u dorëzua këtë të hënë nga avokatët e Metës dhe pritet të shqyrtohet në Apelin e Posaçëm. Ilir […]

The post GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin appeared first on BoldNews.al.

AGSH dënon gjuhën denigruese ndaj gazetarëve nga zyrtari i lartë të Partisë së Lirisë

4 July 2025 at 16:35

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën Blushi sulmoi gazetarët se ishin ‘mercenarë” dhe të “keqpërdorur” nga SPAK në lidhje me lajmet që ata kishin shkruar për dosjen ndaj Metës, i cili ndodhet në arrest me burg me akuza për tre çështje korrupsioni. “SPAK prej 2 vitesh nëpërmjet gazetarëve mercenarë fabrikonte në media lajme për […]

The post AGSH dënon gjuhën denigruese ndaj gazetarëve nga zyrtari i lartë të Partisë së Lirisë appeared first on Reporter.al.

Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë/ Blushi: Shkak korrupsioni, SPAK hesht!

By: user 4
29 June 2025 at 12:46

Partia e Lirisë ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë dhe për këtë ka bërë përgjegjëse Bashkinë e Vlorës, e drejtuar nga Ermal Dredha.

Në një deklaratë për mediat nga qyteti bregdetar, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi thotë se shkak për mungesën e furnzimit me ujë të pijshëm në banesat e qytetarëve vlonjatë, është korrupsioni në institucionin vendor, ndërsa fajësoi SPAK për heshtjen.

Së bashku me anëtarën e Këshillit Bashkiak, Anxhela Shenaj, Blushi tha se PL kërkon interpelancë urgjente në Këshill me kryebashkiakun Ermal Dredha.

Deklarata

Përshëndetje nga qyteti i Vlorës, ku së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Vlorës, jemi sot këtu për të denoncuar skandalin e mungesës së ujit të pijshëm në kulmin e sezonit turistik, çka dëshmon edhe njëherë dështimin dhe kapitullimin e këtij sektori jetik në këtë qytet, simbol të turizmit shqiptar.

Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është çështje thjesht papërgjegjshmërie, por një çështje abuzimi flagrant me taksat e qytetarëve të Vlorës.

Brenda 2-3 viteve të fundit, në këtë bashki janë shpenzuar rreth 9 milionë euro për projektin e ujësjellësit të Unazës në Lungomare, 12 milionë euro për ujësjellësin e fshatrave të Novoselës, 2 milion euro për ujësjellësin që mbulon zonën e “Kuzum- Baba” dhe lagjes “Partizani”, sot e kthyer ne simbolin e mungesës së ujit të pijshëm dhe rreth 20 milionë euro pritet të hidhen për ujësjellësin e qytetit të Vlorës, në total pra rreth 43 milionë euro të avulluara, sepse sot Vlora nuk ka ujë të pijshëm, madje nuk ka as ujë për tu larë.

Dështimi i thellë i ujësjellësit të bashkisë së Vlorës në fakt është dështim i “Rilindjes”, e cila në këto 3 mandate nuk ka garantuar dot as ujë të pijshëm për vlonjatët e jo më për turistët e shumtë që janë sot në këtë qytet në kulmin e sezonit turistik.

43 milionë euro janë më pak se sa ryshfeti i paguar për tunelin e Llogarasë, që mund të zgjidhte njëherë e përgjithmonë çështjen e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës ose 43 milionë euro të shpenzuara dhe të avulluara deri tani janë të barabarta me fundin total që “Rilindja” ka përcaktuar për vitin 2025 për gjithë sektorin e bujqësisë.

Në fakt mungesa e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës lidhet vetëm me korrupsionin dhe me faktin se Institucioni, ujësjellësi i kësaj bashkie nuk është gjë tjetër veçse një strofull patronazhistësh që vetëm shpenzon në mënyrë barbare taksat e qytetarëve të Vlorës, të cilët sot vuajnë dhe për ujë të pijshëm.

Ku përfunduan miliona euro është pyetja të cilën ne sot ngrejmë nga ky qytet dhe për të cilën ftojmë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të përgjigjet.

Ky nuk është një krim “intelektual”, ky është një krim kundër njerëzimit, sepse ti mohosh Vlorës një nga elementët më bazike si ujin e pijshëm është vërtet një dramë e madhe.

Gjithashtu dua t’ju informoj se grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Vlorës, shumë shpejt do të depozitojnë në Këshill kërkesën për një interpelancë të menjëhershme me kryetarin e papërgjegjshëm të kësaj bashkie, i cili jo vetëm është përgjegjës për mungesën e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës, por sigurisht edhe përgjegjës për ndotjen alarmante të kësaj bashkie, landfilli i së cilës është një bombë ekologjike që ende vijon të ndoti këtë qytet.

Gjithashtu dua t’ju informoj me konkluzionet më të fundit të bëra publike nga Agjensia Europiane e Mjedisit, që ka renditur së fundmi Shqipërinë në një tjetër rekord të zi, sipas të cilës vetëm 16% e ujrave të notueshme në të gjithë vendin mund të jenë të përdorshme, ndërkohë 84% e deteve, lumenjve dhe liqeneve të mrekullueshme të këtij vendi kanë sot higjienën personale të Edi Ramës ose kundërmojnë erë njësoj siç kundërmon kjo qeverisje e korruptuar dhe e inkriminuar.

Tani ja kaloj fjalën Kryetares së grupit të këshilltarëve tanë në Bashkinë e Vlorës për të dhënë qëndrimin e saj.

Anxhela Shenaj: Unë së bashku me grupin e këshilltarëve të Partisë së Lirisë, shumë shpejt do ti drejtojmë një kërkesë kryetarit të bashkisë ku do ti kërkojmë sqarim në lidhje me situatën e shkaktuar për mungesën e ujit, rrugët e shkatërruara, për plehrat që digjen pa kriter gjë e cila përsëritet çdo vit dhe ndërkohë kalohet në buxhetin e bashkisë po çdo vit një buxhet, i cili kalohet për landfillin e Sheristës dhe nuk ka funksionuar as edhe një ditë.

The post Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë/ Blushi: Shkak korrupsioni, SPAK hesht! appeared first on Lapsi.al.

“Viktima të presionit”/ Partia e Lirisë: Rritja e punësimeve para zgjedhjeve, krim i shëmtuar elektoral

27 June 2025 at 15:54

Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin për rritjen e punësimeve në administratën publike.

Në një deklaratë për media, zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se punësimet janë bërë për të blerë votën përmes vendeve të punës, në vend që të shërbejnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

‘Rritja e punësimeve në administratë publike tre muaj para zgjedhjeve është një krim i shëmtuar elektoral që vetëm SPAK nuk e sheh. Ky krim elektoral i konsumuar në funksion të blerjes së votave më 11 maj, siç denoncoi edhe kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Z.Gahler është jo vetëm një abuzim barbar i taksave të qytetarëve por edhe dëshmi e qartë për keqpërdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale.

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me një rënie dramatike të popullsisë, me mijëra të rinj që largohen çdo vit për mungesë të mundësive të barabarta dhe perspektivës për të ardhmen, qeveria zgjodhi të mbushë zyrat e shtetit me militantë e klientë politikë, jo për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit, por për të blerë votën me vendin e punës. Përdorimi kriminal i administratës publike në fushatë dhe zgjedhje është fytyra me e qartë e kapjes së shtetit’, tha ajo.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, Haxhiu thekson se në tremujorin e parë të vitit 2025, punësimi në sektorin publik është rritur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me vitin 2019, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror është rritur me 7.3%.

‘Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2025, punësimi në sektorin publik është rritur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por ajo që është edhe më alarmante është fakti se krahasuar me vitin 2019, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror është rritur nga 172.900 në 185.400, një rritje prej 7.3% – në një kohë kur shumë shërbime ofrohen online dhe kur popullsia e vendit ka rënë ndjeshëm .

Kujt po i shërben kjo rritje? Popullit që ikën, apo partisë që kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht? Një administratë që rritet ndërsa popullsia bie është një paradoks tragjik. Kjo nuk është më qeverisje, por pushtet i bazuar mbi klientelizëm, jo meritokraci. Të punësuarit në administratë nuk janë votues të lirë, por viktima të presionit,kërcënimit dhe shantazhit. Ata detyrohen të marrin pjesë në takime elektorale, të sjellin vota apo të raportojnë mbështetës për partinë në pushtet. Kjo është një shkelje e të drejtës së votës dhe e parimeve të demokracisë funksionale’, tha ajo.

The post “Viktima të presionit”/ Partia e Lirisë: Rritja e punësimeve para zgjedhjeve, krim i shëmtuar elektoral appeared first on Sot News | Lajme.

“Manipulimi masiv dhe vrasja e votës”/ Reagon Partia e Lirisë: S’ka BE për Shqipërinë, nëse nuk garantohet vota e lirë

23 June 2025 at 14:46

Sipas Haxhiut, “manipulimi masiv dhe vrasja e votës pa hyrë ende në kuti, keqpërdorimi barbar i shtetit si makineri zgjedhore kriminale, blerja e votës dhe deformimi i rezultatit janë të papranueshme për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”. Haxhiu shtoi se integrimi evropian nuk mund të ndërtohet mbi votën e vjedhur.

Me procesin zgjedhor të 11 majit, që sipas Partisë së Lirisë u votua nën terror, vendi nuk e meriton integrimin në BE, sipas zv.sekretares së përgjithshme të kësaj partie, Brunilda Haxhiu.

Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu.

Terrori elektoral i 11 Majit ishte një provë e qartë e dështimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Manipulimi masiv dhe vrasja e votës pa hyrë ende në kuti, keqpërdorimi barbar i shtetit si makineri zgjedhore kriminale, blerja e votës dhe deformimi i rezultatit janë të papranueshme për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Integrimi europian nuk është vetëm një kalendar politik, por një angazhim për vlera dhe standarde. E mes këtyre standardeve, zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të barabarta janë themeli i çdo demokracie europiane.

Sot, Shqipëria është shumë larg këtyre parimeve.Sot, Shqipëria prodhon farsë zgjedhore dhe jo demokraci funksionale. Në Shqipëri, ku fletët e pavlefshme mbushin kutitë dhe ku fletët e votimit janë më shumë se vetë votuesit, institucionet heshtin. Ky standard i dyfishtë është turp për një shtet që synon BE-në, por funksionon me modelet e autokracive ballkanike.

Partia e Lirisë dhe opozita ka denoncuar fakte dhe prova krimin elektoral, që nisi me rrëmbimin terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe u vulos me terrorin elektoral të 11 Majit, nëpërmjet përdorimit të “trenit bullgar”, votimit të parregullt dhe tjetërsimit masiv të votës nëpërmjet patronazhimin dhe kërcënimeve për bukën e gojës.

Në 11 maj standardet e zgjedhjeve u shkatërruan haptazi, përpara kamerave ku institucionet shteterore vepruan si nje grup mafioz i organizuar, si në rastin e Bashkisë së Vorës ku qendrat e votimit u morën peng nga banditë elektoralë dhe ku Task Forca imagjinare e SPAK, e ngritur vetëm për të goditur dhe shantazhuar opozitën, ende sot e kësaj dite nuk ka regjistruar një procedim penal.

Në raportin paraprak të OSBE- ODIHR përmenden përdorimi I burimeve shtetërore, presioni ndaj administratës, shitblerja e votës, kapja e mediave etj.
Partia e Lirisë është e qartë dhe e bindur në qëndrimin e saj se nuk ka integrim të Shqipërisë në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës. Integrimi Europian nuk mund të ndërtohet mbi votën e vjedhur! Nuk mund të ketë integrim europian pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia e Lirisë ka qenë dhe mbetet mbështetëse e palëkundur e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por Integrimi nuk është dekor, as fasadë politike. Është votë e lirë, demokraci funksionale, shtet i së drejtës. Terrori elektoral i 11 Majit kurrë nuk do të pranohet nga Partia e Lirisë.
Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!

The post “Manipulimi masiv dhe vrasja e votës”/ Reagon Partia e Lirisë: S’ka BE për Shqipërinë, nëse nuk garantohet vota e lirë appeared first on Sot News | Lajme.

PL: Të ulet TVSH për ushqimet bazë


TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli deklaroi sot se në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare të EUROSTAT, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

“Edhe pse Shqipëria ka pagat më të ulëta në Europë, qytetarët shqiptarë paguajnë 50% më shtrenjtë për ushqimet se sa qytetarët europianë”, u shpreh ajo.

Duke iu referuar EUROSTAT, Memelli theksoi se “shqiptarët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave mujore vetëm për ushqime”.

“Ndërkohë që vendet e rajonit ndihmojnë prodhuesit, në Shqipëri fermeri lë tokën bosh dhe ikën nga vendi. Partia e Lirisë ka një qëndrim të qartë dhe të panegociueshëm: ulje urgjente të TVSH-së për ushqimet bazë; subvencione direkte dhe reale për bujqësinë dhe prodhimin vendas; kontroll dhe transparencë mbi çmimet në tregun ushqimor dhe konkurrencë e ndershme”, theksoi ajo.

/m.m/j.p/

The post PL: Të ulet TVSH për ushqimet bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni, simptoma të sistemit jofunksional

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrimin në Partinë e Lirisë Myrvete Asqeri tha sot se popullsia e re po zhduket nga Shqipëria.

Në një deklaratë për mediet, Asqeri theksoi se largimi i të rinjve po vjen si pasojë e keqqeverisjes.

Asqeri shtoi se rënia e lindshmërisë ka arritur nivele kritike dhe se Shqipëria po hyn zyrtarisht në epokën e tkurrjes demografike.

“Të rinjtë nuk ndërtojnë më familje në Shqipëri sepse nuk shohin të ardhme. Në anën tjetër, emigracioni vazhdon me përmasa të frikshme. Rinia shqiptare po largohet në mënyrë masive drejt vendeve të BE-së dhe më tej. Pasojat e kësaj keqqeverisje, që po detyron rininë të marri rrugët e emigrimit, po ndihen që sot, kemi më pak nxënës në shkolla, më pak punëtorë në tregun e punës, më shumë barrë mbi një popullsi gjithnjë e më të plakur”, tha Asqeri.

Asqeri theksoi se “rënia e lindshmërisë dhe emigracioni nuk janë procese natyrore, janë simptoma të një sistemi që nuk funksionon”.

“Nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe afatgjata, ndryshimet që do të imponojë realiteti demografik do të jenë shumë më të kushtueshme sesa çdo investim që mund të bëhet sot”, u shpreh Asqeri.

Sipas Asqerit ky është një alarm kombëtar, jo një debat politik.

“Politikat për nxitjen e lindshmërisë, për mbështetjen e familjes, për rininë dhe ndalimin e emigracionit nuk janë luks, janë domosdoshmëri dhe Partia e Lirisë këto politika i ka konkretizuar në programin e saj, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, ku fokusi kryesor është ndalimi i shpopullimit dhe fuqizimi i familjes duke i dhënë kështu fund dramës së madhe të shpopullimit që është kthyer tashmë në një plagë të hapur për Shqipërinë”, tha Asqeri. /j.p/

The post PL: Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni, simptoma të sistemit jofunksional appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Iu zgjatën hetimet me 6 muaj, Ilir Meta reagon nga burgu: Do dal më i fortë

10 June 2025 at 11:59

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 nën akuzat për korrupsion, ka reaguar këtë të martë me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se sot duhet të mbylleshin hetimet zyrtare ndaj tij, por ato janë shtyrë për të dytën herë.

Meta shprehet se afati i përfundimit të hetimeve u shty fillimisht me 6 muaj ndërsa ditën e djeshme i është komunikuar një tjetër shtyrje për të mbledhur prova. Sipas ish-presidentit nuk ka asnjë provë kundër tij gjatë 32 viteve aktivitet politik.

Status i plotë i Ilir Metës:

Sot duhet të mbylleshin hetimet zyrtare ndaj meje, që ishin shtyrë njëherë me 6 muaj pas rrëmbimit tim kriminal dhe banditesk pa akuzë, siç e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe e gjithë bota.

Edhe pse më 27 maj 2025 më ishte komunikuar një akuzë tërësisht politike, që është formuluar në Asamblenë e Partisë Socialiste të datës 7 maj 2022  “çuditërisht” dje m’u komunikua një shtyrje tjetër e afatit të hetimeve për të mbledhur gjoja prova të mjaftueshme, ndërkohë që hetimet ndaj meje kanë nisur që në dhjetor 2019 nën kujdesin e veçantë të Charles McGonigal, kryezbuluesit të FBI të korruptuar nga Edi Rama.

Nuk ka mbetur kontinent, shtet, ishull dhe bankë në botë pa çuar letër-porosi për mua.

Përfundimi dihet, zero fakte, zero prova, zero qindarkë të paligjshme, zero cent të paligjshëm, zero pasuri të paligjshme të Ilir Metës të zbuluar në të gjithë veprimtarinë hetimore 6-vjeçare të SPAK për aktivitetin tim publik 32-vjeçar.

Për të justifikuar mbajtjen time të paligjshme në burg presin letër-porosi për persona të cilët gëzojnë liri të plotë dhe që uroj të gëzojnë liri dhe shëndet gjithmonë.

Ndërsa unë, Presidenti i Partisë së Lirisë, duhet të vazhdoj të qëndroj në paraburgim vetëm për të penguar aktivitetin tim politik dhe publik si lider opozitar i pashantazhueshëm nga narkoregjimi dhe veglat e tij.

Për mua le të çojnë letër-porosi edhe në planete të tjera se inceneratori përsëri nuk ekziston dhe shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 90 mijë euro/ditë që një pjesë e këtyre parave të shkojnë edhe për mediat e regjimit, për gazetarët dhe analistët në shërbim të “Rilindjes” dhe të SPAK-ut.

Partia e Lirisë nga kjo përballje me Narkoregjimin do të dalë shumë herë më e fortë sepse kauzat tona janë të pathyeshme dhe Ilir Meta do të jetë gjithmonë besnik i 2 Marsit deri në rikthimin e plotë të sovranitetit të popullit shqiptar, që u përdhos aq rëndë edhe me farsën e 11 Majit, për të cilën jo pak ndihmë dha edhe Task-Force imagjinare e SPAK-ut.

Brenda javës ezaurojmë Gjykatën Kushtetuese dhe ecim me shpejtësi drejt Strasburgut.

Fundi i drejtësisë me regji do të jetë i turpshëm dhe i “falenderoj” që kurrë nuk më kanë zhgënjyer sepse me veprimet e tyre tërësisht sorosiste, arbitrare dhe kriminale vetëm kanë provuar atë që kam thënë prej shumë kohësh, që kjo është një drejtësi me regji, garante e pandëshkueshmërisë të Edi Ramës, e arkitektit dhe vendimmarrësit absolut për aferën e shekullit të inceneratorëve, i vetmi kryeministër në botë që shpall fituesit pa lindur akoma, emri i të cilit është të paktën 14 herë në dosjen e mikut të tij McGonigal.

Pluralizmi politik në Shqipëri do të rivendoset dhe do të jetë plotësisht funksional dhe bashkë me të edhe LLOGARIDHËNIA për Kryemercenarin e Shqipërisë dhe të gjithë mercenarët e tij që shkelin ligjin dhe Kushtetutën.

The post Iu zgjatën hetimet me 6 muaj, Ilir Meta reagon nga burgu: Do dal më i fortë appeared first on Euronews Albania.

Kriset marrëdhënia Berisha-Meta? Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale

3 June 2025 at 16:21

Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta do të garojë më vete në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat pritet të mbahen në vitin 2027. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë një intervistë për News24, ku tha se kanë filluar me analizën e rezultatit të zgjedhjeve […]

The post Kriset marrëdhënia Berisha-Meta? Partia e Lirisë do të garojë më vete në zgjedhjet lokale appeared first on BoldNews.al.

Partia e Lirisë kërkesë KQZ për rinumërimin e fletëve të votimit në Kavajë

2 June 2025 at 18:52

Partia e Lirisë, e cila u fut në zgjedhje nën logon e PD-ASHM ka depozituar në KQZ një kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë.

Në shkresën e dërguar Partia e Lirisë, e kryesuar nga Ilir Meta pretendon se ka dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimi.

Letra e drejtuar KQZ:

Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe në funksion të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor, ju drejtohemi me këtë kërkesë për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e fletëve të votimit për të gjitha njësitë administrative që përbëjnë zonën zgjedhore të Bashkisë Kavajë, konkretisht:

  • Njësia Administrative Kavajë
  • Njësia Administrative Golem
  • Njësia Administrative Synej
  • Njësia Administrative Helmas
  • Njësia Administrative Luz i Vogël

Kërkesa jonë mbështetet në dyshime të arsyeshme mbi parregullsi gjatë procesit të numërimit dhe synon garantimin e transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar.

Në pritje të shqyrtimit dhe miratimit të kësaj kërkese, ju falënderojmë për vëmendjen dhe bashkëpunimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Partia e Lirisë kërkesë KQZ për rinumërimin e fletëve të votimit në Kavajë appeared first on Euronews Albania.

Fitoi mandatin e deputetit, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

By: Besnik
2 June 2025 at 12:43

Pasi siguroi mandatin e deputetit në listën e mbyllur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë ka dhënë dorëheqjen nga mandati i këshilltarit në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Dorëheqja mban datën 30 maj dhe i është adresuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa është dërguar për dijeni edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në shkresën zyrtare, Blushi shkruan:

“Të nderuar këshilltarë,

Në vijim të procesit zgjedhor të datës 11 maj 2025, në të cilin kandidova për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas kualifikimit në listën fituese të Qarkut Tiranë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.”

Blushi ishte një nga emrat e Partisë së Lirisë të përfshirë në listën e mbyllur të koalicionit, i cili siguroi mandate në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fitoi mandatin e deputetit, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja: Kush është personi që Meta thotë se e tradhtoi dhe i dorëzoi listën PS-së

By: Besnik
27 May 2025 at 22:06

E ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta, i cili, pasi u mor i pandehur, deklaroi këtë të martë se ka një person që e ka tradhtuar nga brenda Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit.

Duke sqaruar këtë reagim të Metës, gazetarja zbuloi, sipas saj, emrin e personit për të cilin Meta aludon se ka kryer tradhtinë. Ajo tha se personi që e tradhtoi Metën gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit është Petrit Sina.

“Duhet thënë se i vetmi njeri që mund të dijë shumë elemente të fushatës elektorale është Tedi Blushi, pasi është i vetmi që, së bashku me djalin e Metës, e takojnë dhe e informojnë atë në burg. Meta foli sot për një tradhëtar brenda partisë, por tradhëtarin e vërtetë e njeh vetëm Monika Kryemadhi. Është një person që quhet Petrit Sina, i cili është shkarkuar nga Meta me një vendim të nisur me letër nga brenda burgut. Me dijeninë time, di që Sina synonte të merrte postin e sekretarit të përgjithshëm. Nga informacionet që kam brenda partisë, Petrit Sina është personi që Meta thotë se e ka tradhtuar në pjesën e fushatës, por ama Monika Kryemadhi e njeh mirë tradhëtarin brenda partisë”, tha ajo.

Gazetarja shpjegoi edhe daljen e avokatit të ri të Ilir Metës këtë të martë, duke treguar se avokati i mëparshëm, Gjokutaj, ka hequr dorë nga mbrojtja e Metës.

“Sot pamë një fakt: një avokat të ri të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, pasi avokati tjetër, Gjokutaj, ka hequr dorë. Gjokutaj mbahet për avokat me betejë, por nuk ka pranuar të japë sqarim në lidhje me largimin e tij nga çështja në fjalë, por ka deklaruar se nuk do të merret më me çështjen e zotit Meta. Ai që do ta përfaqësojë nga sot e tutje këtë çështje do të jetë avokati i ri Cakrani”, tha Llabani.

“Monika tha se ‘do jeni në proces dhe do shihni e dëgjoni shumë’, por unë them se procesi Meta-Kryemadhi do na ofrojë shumë surpriza”, shtoi Llabani.

Kujtojmë që këtë të martë Meta akuzoi për një tradhëtar brenda partisë duke deklaruar:

“I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Ky maskara dorëzoi te patronazhistët listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja: Kush është personi që Meta thotë se e tradhtoi dhe i dorëzoi listën PS-së appeared first on Euronews Albania.

U mor i pandehur, Meta reagon sërish: Procesi do shkrihet si akullorja në vapë

By: Besnik
27 May 2025 at 21:11

Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasditen e kësaj të marte pasi iu komunikua se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se marrja si i pandehur nga SPAK sipas tij është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama dhe “se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale”.

Meta shkruan se sipas tij ky proces do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës dhe thotë se Partia e Lirisë do të dalë shumë herë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.

Reagimi i plotë i Metës:

“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Sot, siç e keni ndjekur nga mediat, por edhe nga sqarimi publik i avokatit tim të mirënjohur Kujtim Cakrani, fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës, marrja si i pandehur.

Është e qartë se më shumë se 7 muaj pas rrëmbimit tim terrorist, si prelud i vetë terrorizmit elektoral të zhvilluar në publik dhe akoma më shumë në nëntokë, do të ndodhte pikërisht kjo që ndodhi sot.

Dua t’ju sqaroj se nuk ka asnjë episod të ri përveç fletërrufesë pa asnjë fakt apo provë penale, që u firmos me urdhër të Edi Ramës, jo thjesht për rrëmbimin tim politik dhe terrorizimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe për rrëmbimin e vetë Partisë së Lirisë dhe të siglës së saj.

Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj pres me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Jam i bindur se ky proces i Ramaformës, i fabrikuar për vite të tëra, hetimi i së cilës ka nisur në dhjetor 2019, do të shkrihet si akullorja në kulmin e vapës.

Partia e Lirisë do të dalë shumë herë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar”, shkruan Ilir Meta në rrjete sociale.

Çfarë ndodhi me ish-çiftin Meta-Kryemadhi në SPAK! Gazetari Eni Ferhati tregon detajet pic.twitter.com/aWJop7mShq

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 27, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post U mor i pandehur, Meta reagon sërish: Procesi do shkrihet si akullorja në vapë appeared first on Euronews Albania.

U mor i pandehur nga SPAK, Meta: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja

By: Oldi
27 May 2025 at 19:23

Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasditen e kësaj të marte pasi iu komunikua se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK nën akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, sëbashku me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Në postimin e tij në Facebook, Meta ka theksuar se ‘fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua […]

The post U mor i pandehur nga SPAK, Meta: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja appeared first on BoldNews.al.

Partia e Lirisë nuk surprizon: 11 maji, farsë elektorale

By: user 8
25 May 2025 at 15:00

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike, të orkestruar nga qeveria.

Sipas saj, janë raportuar raste të shumta presioni ndaj administratës, blerje dhe intimidim të votuesve, ndonëse nuk publikon prova.

“Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin , duke minuar kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave më themelorë të një sistemi demokratik”, thotë ajo.

Akuzon më tej edhe KQZ se nuk ka vepruar me shpejtësi dhe transparencë. Kjo sipas saj, përforcon pandëshkueshmërinë. Më pas ripërsërit retorikën e PD, duke kërkuar hetim të thelluar dhe ndëshkim të zyrtarëve, që sipas saj, kanë keqpërdorur detyrën për përfitime politike.

“Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për çdo rast të dokumentuar të shkeljes së ligjit. Kërkojmë ndëshkimin e çdo zyrtari që ka keqpërdorur detyrën për përfitime politike. Dhe kërkojmë një reformë zgjedhore të thellë, reale, dhe të garantuar nga aktorë të pavarur ndërkombëtarë.”, u shpreh ajo.

The post Partia e Lirisë nuk surprizon: 11 maji, farsë elektorale appeared first on Lapsi.al.

“Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit”/ Partia e Lirisë: 11 maji, farsë politike

25 May 2025 at 13:51

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike, të orkestruar nga qeveria.

Sipas saj, janë raportuar raste të shumta presioni ndaj administratës, blerje dhe intimidim të votuesve, ndonëse nuk publikon prova.

“Raportimet e shumta për presionin mbi administratën publike, përdorimin masiv të burimeve shtetërore për qëllime elektorale, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve hedhin një hije të rëndë mbi rezultatin final dhe mbi gjithë procesin , duke minuar kështu besueshmërinë dhe integritetin e një prej mekanizmave më themelorë të një sistemi demokratik”, thotë ajo.

Akuzon më tej edhe KQZ se nuk ka vepruar me shpejtësi dhe transparencë. Kjo sipas saj, përforcon pandëshkueshmërinë. Më pas ripërsërit retorikën e PD, duke kërkuar hetim të thelluar dhe ndëshkim të zyrtarëve, që sipas saj, kanë keqpërdorur detyrën për përfitime politike.

“Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe të thelluar për çdo rast të dokumentuar të shkeljes së ligjit. Kërkojmë ndëshkimin e çdo zyrtari që ka keqpërdorur detyrën për përfitime politike. Dhe kërkojmë një reformë zgjedhore të thellë, reale, dhe të garantuar nga aktorë të pavarur ndërkombëtarë.”, u shpreh ajo.

The post “Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit”/ Partia e Lirisë: 11 maji, farsë politike appeared first on Sot News | Lajme.

Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë

By: Oldi
23 May 2025 at 11:55

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka denoncuar ashpër procesin zgjedhor, duke e cilësuar si një masakër të organizuar nga ajo që ai e quan “Narkoregjimi”. Meta akuzon pushtetin aktual për përdorimin sistematik të bandave kriminale, shit-blerjes së votës, presioneve mbi qytetarët, si dhe […]

The post Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë appeared first on BoldNews.al.

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22 May 2025 at 22:59

Sali Berisha, gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, u pyet për koalicioni parazgjedhir që bëri me aleatët duke u dhënë 8 mandate të sigurta, ndërkohë që në 11 Maj, rezultuan me shume pak vota. Lideri demokrat tha se mandatet ata i morën mbi bazën e rezultateve të mëpasrshme elektorale. Në lidhje me partitë e reja, […]

The post Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit appeared first on BoldNews.al.

“Ne do mbrojmë votën e lirë”/ Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi

20 May 2025 at 15:55

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot me një deklaratë për mediat në lidhje me mesazhin e dërguar nga kryesocialisti Edi Rama tek kandidatët për deputetë që kërkuan filmimet e numërimit të votave nga KQZ pas pretendimeve që ngritën.

Ndërsa në mungesë të kryetarit të partisë që ndodhet i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 Blushi drejtoi fushatën e PL ku mori një rezultat shumë të dobët, duke mos siguruar asnjë mandat nga listat e hapjura, madje as të kryetarit Ilir Meta, sot ai është përpjekur të krijojë diversion brenda socialistëve, duke denoncuar kreun e mazhorancës.

“Partia e Lirisë shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës kërcënuese të Kryeministrit Edi Rama, drejtuar kandidatëve për deputetë të “Rilindjes” që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën legjitime për të verifikuar pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në Qarkun e Tiranës”, u shpreh Blushi mes të tjerash.

Ai e cilëson këtë si një frikë dhe panik të Ramës, edhe pse mazhoranca ka siguruar një shumicë të cilësuar me 83 mandate. Sipas Blushit, mesazhi është dëshmi e narkoregjimit dhe autoritarizmit

“Ky kërcënim nuk është një akt i izoluar, por një dëshmi e autoritarizimit të një Narkokryeministri që prej kohësh ka braktisur dhe që shkelmon çdo ditë normat e demokracisë dhe sundimin e ligjit”, tha Blushi.

Partia e Lirisë sipas tij, do vijojë luftën për mbrojtjen e votës së litë, me qëllim transparencën.

“Partia e Lirisë thekson me forcë se transparenca është shtylla kryesore e legjitimitetit në çdo proces zgjedhor. Mungesa e transparencës nuk është thjesht një çështje teknike, por një sulm direkt ndaj demokracisë. Partia e Lirisë rithekson vendosmërinë për të vijuar betejën politike, institucionale dhe qytetare për mbrojtjen e votës së lirë. Ne jemi dhe do të mbetemi në krah të çdo qytetari që kërkon drejtësi, barazi dhe mundësinë për të vendosur vetë për të ardhmen e tij, përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm”, vijon ai.

Ndërsa në fund shpreh këmbënguljen e PL për të vijuar evidentimin e shkeljeve dhe abuzimit me votat.

“Ne nuk do të ndalemi përballë asnjë shantazhi, presioni apo manipulimi. Do të evidentojmë dhe denoncojmë çdo shkelje, çdo abuzim, çdo tentativë për të kthyer zgjedhjet në formalitet dhe në falsitet. Mbrojtja e votës së lirë nuk është thjesht një qëllim politik, por një mision kombëtar për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë së vërtetë funksionale, të shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit për të gjithë”.

The post “Ne do mbrojmë votën e lirë”/ Blushi akuza kryesocialistit: Mesazhi i Ramës, shenjë autoritarizmi appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌