Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Shkëlqejnë shqiptarët e tjerë, Shkëndija dhe Drita afrohen me grupet e Europa dhe Conference League

21 August 2025 at 23:15

Ndryshe nga Dinamo Siti, mbrëmja e plej-of në Kupat e Europës ishte e suksesshme për dy skuadrat e tjera shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit. Formacioni tetovar mundi me përmbysje 2-1 kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës së grupeve në Europa Ligë.

Latifi në pjesën e parë dhe Ibrahimi në të dytën shënuan golat e fitores për Shkëndijën, që i mjafton barazimi në ndeshjen e kthimit për të festuar kualifikimin historik.

I njëjti diskutim vlen për Dritën. Skuadra e Kosovës mundi në Prishtinë 2-1 Diferdanzh nga Luksemburgu dhe afrohet me kualifikimin historik në fazën e grupeve të Konference League.

UEFA Conference League/ Dinamo dorëzohet, Jagiellonia e mposht 3-0 në Poloni

21 August 2025 at 22:25

Dinamo City zhvilloi ndeshjen e parë të play-off-it në UEFA Conference League ndaj Jagiellonia, duke u mundur me rezultatin 3-0 në stadiumin “Stadion Miejski w Białymstoku”.

Trajneri Ilir Daja e nisi takimin me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Loran, Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, Vila, Beqja, B. Berisha, Bregu, Berisha.

Skuadra polake kaloi në avantazh në minutën e 12-të me Jesus Imaz, ndërsa në minutën e 34-të Afimico Pululu shënoi golin e dytë. Në fillim të pjesës së dytë, Norbert Wojtuszek realizoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-0 të Jagiellonia.

Ndeshja e kthimit mes Dinamo City dhe Jagiellonia do të luhet më 28 gusht, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

Mungon vetëm zyrtarizimi, Asllani përfundon vizitat mjekësore te Torino

By: admin
21 August 2025 at 21:32

Kristjan Asllani është praktikisht një lojtar i ri i Torinos. Mesfushori shqiptar, i lindur në vitin 2002, ka përfunduar vizitat mjekësore me klubin “granata”, i cili e ka huazuar nga Interi.

I kapur nga mediat jashtë qendrës stërvitore Filadelfia, vetë Asllani bëri disa komente të shpejta: “Mezi pres, do të flasim për këtë më vonë. Faleminderit shumë dhe fat të mbarë.”

Asllani do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, me një mundësi blerjeje, me një pagë që rritet në afërsisht 2 milionë euro.

Interi do të marrë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milionë euro për detyrimin me kusht. Interi do të marrë gjithashtu një pjesë prej 20% të çdo rishitjeje të mëvonshme nga Torino.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Asllani përfundon vizitat mjekësore te Torino appeared first on Albeu.com.

Silvinjo e do te Kombëtarja, por klubi gjerman e përjashton nga skuadra

By: admin
21 August 2025 at 21:22

Nelson Vaiper po përballet me një periudhë të pakëndshme në karrierën e tij. Pas një sezoni pozitiv me Mainz në Bundesligën gjermane dhe paraqitjeve fantastike në Europianin U-21, Vaiper është nxjerrë jashtë planeve të klubit.

Duket se është një formë hakmarrje nga Mainz, për Vaiper që nuk ka pranuar rinovimin e kontraës deri tani.

“Kur ke një lojtar që ka edhe 10 apo 11 muaj kontratë të mbetur, duhet të kuptosh nëse ai dëshiron të japë 100% për Mainz. Ne e kemi diskutuar vendimin me të gjithë lojtarët. Të gjithë të tjerët kanë nënshkruar kontrata të reja. Të gjithë duhet ta kuptojnë se klubi vjen i pari”, është shprehur trajneri Henriksen duke dërguar mesazh të qartë.
Mainz po luan në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Vaiper nuk është përfshirë në listë për përballjet me Rosenborg.

20-vjeçari po stërvitet me rezervat gjatë kësaj kohe. Talenti shqiptar mbetet i pavendosur po ashtu, nëse do vendoset nën urdhrat e Silvinjos te Kombëtarja shqiptare pasi Gjermania shfaqet si zgjedhja e parë. Emanuel Loci/ Panorama Sport

The post Silvinjo e do te Kombëtarja, por klubi gjerman e përjashton nga skuadra appeared first on Albeu.com.

Sacchi skanon kampionatin italian: Ja çfarë parashikoj për 3 skuadra

By: el da
21 August 2025 at 21:45

Arrigo Sacchi analizon sezonin e ri të Serie A, që pritet të fillojë këtë fundjavë: “Lazio nuk ka bërë merkato, Sarri duhet të bëjë një mrekulli për të mbetur konkurrues. Më intrigon Roma e re e Gasperinit dhe mbi të gjitha ndikimi i tij në një ambient të nxehtë si ai verdhekuq. A do të dijë t’i sjellë idetë e tij edhe në Romë, pas viteve të mrekullueshme në Bergamo? Është një bast i bukur”.

Për Atalantën: “Pas epokës së Gasperinit kanë zgjedhur Juric, të cilit i duhet kohë të futet në kokën e lojtarëve”.

Për Bologna: “Skuadër e fortë, e vendosur, luan futboll të bukur. Italiano është një trajner i shkëlqyer”.

Për Fiorentinën me Piolin: “Mund të hyjë në grupin e kreut, sidomos nëse Kean vazhdon rritjen”.

Nga kush e pret përmirësimin e madh: “Pres më shumë nga trajnerët sesa nga lojtarët. Idetë vlejnë më shumë se paratë. Dua të shoh ndeshje me ritme të larta. Pse në Premier League vrapojnë dyfish më shpejt se në Serie A? Sepse në Itali, sipas meje, vrapohet pak dhe keq”. m.p.

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

By: Admin
21 August 2025 at 20:35

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa vazhdojnë diskutimet e pafundme për lëvizje lojtarësh. Trajneri i Juventusit e bëri të qartë këndvështrimin e tij në një intervistë për “Sky Sport”.

“Sinqerisht kam parë pak nga gjërat që qarkullojnë, pasi përndryshe çmendesh. Edhe kjo gjëja që fillohet të luhet me merkaton e hapur është diçka që të çon drejt çmendjes, por duhet pranuar. Gjithsesi, çdo trajner çmendet në këtë periudhë, merkatoja nuk pëlqehet se të heq siguritë dhe përqendrimin mbi atë që është thelbësore, punën e përditshme.

Shpresojmë që të ndryshohet të paktën kjo, normale do të ishte të mbyllej merkato një javë para fillimit të kampionatit. Pastaj çfarë të ndodhë, ët ndodhë. Çdo trajner dëshiron të ketë lojtarët më të fortë të mundshëm, ka raste kur mundesh e ka raste jo. Duhet pranuar dhe të përqendrohemi në fushë me atë që kemi”, tha Tudor./ D.C

Vllaznia nuk e fsheh: Duam titullin/ Skuadra shkodrane është gati për sfidën hapëse të Superiores

21 August 2025 at 19:29

Aventura në Kupat e Europës nuk shkoi ashtu siç kishin ëndërruar, me Vllazninë që u eliminua në raundin e dytë Conference League.

Por te skuadra shkodrane, kjo është një histori që I përket së shkuarës. Të gjitha energjitë janë të përqendruara te sezoni i ri i Kategorisë Superiore, që do të marrë jetë mbrëmjen e së premtes.

Topi i parë i kampionatit do të nisë pikërisht në “Loro Boriçi” ku Vllaznia do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Menjëherë një finale, për të besuarit e Edi Martinit, me trajnerin që nuk i fsheh ambiciet e mëdha në këtë sezon.

Në krah të Martinit në konferencën për mediat ishin edhe dy prej lojtarëve më me eksperiencë dhe lider të Vllaznisë si kapiteni Bekim Balaj dhe mbrojtësi Erdenis Gurishta.

Edhe pritshmëritë e tyre për edicionin e ri të futbollit shqiptar ishin në të njëjtën linjë me trajnerin e tyre.

Ndeshja hapëse e edicionit 2025/2026 të Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Egnatias është në program në orën 20:00 të së premtes, ndërsa sfidat e tjera të javës së parë të luhen të shtunën dhe të dielën. Vetëm përballja Teuta-Dinamo City është shtyrë për më 5 shtator për shkak të impenjimit të bluve në play off e Conference League.

Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin

By: M C
21 August 2025 at 19:43

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga ajo e veteranëve në Serinë A. Dhe nëj prej këtyre “ekspertëve” që ka piketuar, mbetet Berat Gjimshiti.

Pavarësisht afrimeve të fundit në prapavijën e kuqezinjve, mediat pranë klubit insistojnë se Gjimshiti mbetet në listën e dëshirave të drejtuesit sportiv të Milanit që e njeh shumë mirë dhe nuk e ka të vështirë të gjejë gjuhën e përbashkët me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Formula e transferimit ndërkohë mund të jetë pak më e komplikuar. Tare synon që të përfshijë Gjimshitin në negociatat që po bën me Atalantën për transferimin e Junus Musah te bergamaskët. Amerikani nuk është një titullar për Alegrin dhe kjo ka shtyrë Taren që të nisë bisedën me Atalantën, e cila ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e tij.

Milani kërkon 30 për lojtarin të cilin e bleu pak më shumë se 21 milionë euro dy vite më parë. Ndërkohë, Tare shpreson që të përfshijë në paketën e transferimit edhe kartonin e Gjimshitit, si një element me eksperiencë që mund të bëjë punë në prapavijën e skuadrës kuqezi, e cila ka padyshim nevojë për një lojtar që di të gjitha hilet e zanatit, në këto momente kur po ribëhet nga e para.

The post Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin appeared first on Albeu.com.

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

By: el da
21 August 2025 at 19:21

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e cilësuar atë si një nga sulmuesit më të mirë aktualisht në kampionatin vendas.

Ish-ylli i Arsenalit dhe përfaqësueses ruse, në një prononcim për “Match TV”, theksoi rëndësinë që Daku ka për ekipin e Rubin Kazanit, duke e quajtur atë një lojtar kyç për suksesin e skuadrës.

“Rubin Kazan është një ekip i guximshëm. Varet shumë nga Daku. Mendoj se tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus”, u shpreh Arshavin.

Forma e lartë e Dakut këtë sezon ka qenë vendimtare për ecurinë e skuadrës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, duke ndihmuar Rubin Kazanin të ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 10 pikë.

Sulmuesi kuqezi madje është përfolur se ka përfunduar në radarët e klubit italian të Fiorentinës. m.p.

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

By: el da
21 August 2025 at 18:16

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi.

“Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi X çfarë roli ka? Po personi tjetër? Po tjetri? Nuk kuptohet asgjë. Kjo është krizë strukturale. Bayern ka nevojë për një lidership të qartë”, ka deklaruar Magath.

“Kam një këshillë për mikun tim Uli Hoeness. Duhet të largohet përfundimisht nga Bayern. Nuk ka rrugë tjetër”. m.p.

E kryer! Merkato në Itali mban emrin e Igli Tares, afron te Milani edhe sulmuesin kampion të Bundesligës

By: Fax Web
21 August 2025 at 17:30

Igli Tare vijon të konfirmojë emrin e tij si një prej arkitektëve më të aftë të merkatos dhe këtë gjë po e tregon me Milanin.

Sipas mediave italiane sulmuesi nigerian Victor Boniface është në prag të kalimit te kuqezinjtë, një tjetër lëvizje që mban vulën e Tares.

Sipas “Fabrizio Romano”, palët kanë arritur një marrëveshje verbale: 5 milionë euro tarifë huazimi, 24 milionë euro opsion blerjeje (jo i detyrueshëm) dhe kontratë deri në vitin 2030.

Hapi i radhës pritet të jenë vizitat mjekësore, përpara se të hidhen firmat në kontratë.

Boniface, i cili spikati dy sezonet e fundit si një nga sulmuesit më të frikshëm në Bundesligë, duke fituar dhe një titull me Leverkusenin në sezonin 2023/24, shihet si përforcimi ideal për repartin ofensiv të kuqezinjve.

Ky transferim i shtohet listës së gjatë të yjeve që Tare ka afruar në karrierën e tij.

 

Asllani vishet “Granada”, mesfushori i kombëtares largohet nga Inter pas tre sezonesh

21 August 2025 at 16:27

Tani është zyrtare. Kristjan Asllani largohet nga Inter pas tre sezonesh, duke zgjedhur Torinon për të vazhduar karrierën e tij sërish në Serinë A.

Mesfushori kuqezi kishte arritur më parë marrëveshjen me klubin “granada”, që më pas gjeti akordin edhe me Inter për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit.

Torino i plotësoi Kristjan Asllanit kërkesat financiare, që bllokuan transferimin e tij te Bolonja, që më parë kishte arritur dakordësinë me klubin zikaltër.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e këtij transferimi. Futbollisti kalon te skuadra torineze me formulë huazimi të paguar 1.5 milion euro, ndërsa në fund të sezonit do të paguhen edhe 12 milion euro të tjera për blerjen përfundimtare të kartonit.

Vetë Asllani do firmosë një kontratë 3 vjeçare, nga e cila do të fitojë rreth 2 milion euro në sezon bashkë me bonuset për arritjet sportive personale dhe të ekipit.

Në këtë mënyrë ka marrë fund telenovela e gjatë e merkatos për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare.

Transferimi te Torino mund të rezultojë një lëvizje e duhur në karrierën e Kristian Asllanit.

Pas miqësoreve të fundit në vigjilje të sezonit të ri të Serie A, futbollisti kishte kuptuar se nuk do të gjente hapësira me Inter, ndërsa te skuadra e drejtuar nga Baronio, ai do ketë mundësi të luajë me vazhdimësi.

Te Torino, Kristjan Asllani do të gjejë futbollistin tjetër të kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, që gjithashtu u transferua nga Empoli në këtë sesion të merkatos së verës.

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

By: el da
21 August 2025 at 16:57

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin 22-vjeçar të Lens, për të forcuar repartin në ditët e fundit të merkatos.

Diouf, i ndjekur edhe nga Napoli, vlerësohet rreth 25 milionë euro nga klubi francez. Napoli kishte ofruar 20 milionë, por oferta u refuzua. Interi, që ka punuar në heshtje, është i gatshëm të arrijë shifrën e kërkuar me anë të bonusave. Drejtori sportiv Ausilio është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lojtarit dhe po punon për të mbyllur marrëveshjen për pagën.

I ardhur te Lens në vitin 2023, Diouf ka grumbulluar 68 paraqitje në dy sezone, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asist. Ai njihet për shpërthimet e tij dhe lojën një kundër një, duke garantuar fizik dhe dinamikë në mesfushë.

Nëse marrëveshja mbyllet me sukses, Diouf pritet të mbërrijë në Milano brenda së premtes, duke u bërë përforcimi i ri i mesfushës së Interit pas largimit të Asllanit. m.p.

Asllani lë Interin, gati huazimi tek Torino

21 August 2025 at 14:22

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka përzgjedhur skuadrën e Torinos si klubin e tij të ardhshëm.

Asllani lë kështu zikaltërit e Interit, duke kaluar në një huazim 1,5 milionë euro, me të drejtë blerje për 12 milionë euro tek Torino.

Mesfushori shqiptar zgjodhi të ardhmen e tij, duke realizuar kushtin kryesor, atë të qëndrimit në Serie A italiane. Vullneti i lojtarit u plotësua nga Torino, me 23-vjeçarin që i ka thënë “Po” klubit torinez dhe marrëveshja është praktikisht e mbyllur.

Interi do të provojë të mbyllë sa më shpejt negociatat me klubin “granata”, për të evituar të papritura.

Më parë zikaltërit kishin arritur marrëveshjen me Betisin për shitjen e Asllanit, por mesfushori shqiptar nuk dëshironte të largohej nga Italia. Më pas ishte mesfushori ai që refuzoi transferimin te Bologna për 10 milionë euro, plus 40 përqind të vlerës në rast të rishitjes.

Problem në atë rast ishte rroga, me 300 mijë euro diferencë mes kërkesës dhe ofertës. Nga situata e krijuar përfitoi Torino, që do ta huazojë kuqeziun për 1,5 milionë euro dhe ka të drejtën e blerjes përfundimtare për 12 milionë euro.

Asllani zgjodhi projektin e Torinos, aty ku luan edhe Ardian Ismajli dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

/gj.m//a.f/

The post Asllani lë Interin, gati huazimi tek Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Azerbajxhani, partner i rëndësishëm për KOKSH dhe sportin shqiptar

21 August 2025 at 14:16

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Azerbajxhani do të jetë një partner i rëndësishëm për Komitetin Olimpik Kombëtar dhe për sportin shqiptar.

Gjatë vizitës së tij në Baku të Azerbajxhanit, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i shoqëruar nga presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani dhe anëtari i Bordit të KOKSH dhe presidenti i Federatës së Gjimnastikës, Leonard Lulaj, pati në sërë takimesh të rëndësishme me drejtuesit e federatave të Azerbajxhanit.

Ylli u prit në takime të veçanta nga sekretarja e përgjithshme e Federatës së Gjimnastikës, Fatima Shafizada, nga sekretari i përgjithshëm i Mundjes, Nasimi Musayev, si edhe nga zv/presidenti i Federatës së Xhudos, Rashad Rasullu.

Në këto takime të zhvilluara në qendrat sportive kombëtare, është diskutuar për një bashkëpunim më të ngushtë mes federatave respektive, në kualifikimin e trajnerëve, shkëmbime eksperiencash, si edhe mundësinë e kampeve stërvitore për ekipet dhe sportistët shqiptarë në Azerbajxhan.

Brenda këtij viti një delegacion i kryesuar nga ministri i Rinisë dhe Sporteve, Farid Gayibov, zv.presidenti i Komitetit Olimpik, Çingiz Huseynzade, si edhe edhe drejtuesit e federatave të mundjes, peshëngritjes, qitjes, gjimnastikës, boksit, taekwondo-së do të zhvillojnë një vizitë pune në Tiranë, ku do të firmoset edhe memorandumi i bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Azerbajxhani, partner i rëndësishëm për KOKSH dhe sportin shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

By: el da
21 August 2025 at 15:37

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund projektit të nisur nga ish-presidenti Ednaldo Rodrigues.

Ideja e fanellës së kuqe kishte shkaktuar polemika që prej prillit, për shkak të lidhjeve politike që ngjyrat mbartin në Brazil. E kuqja lidhet tradicionalisht me Partinë e Punëtorëve të presidentit Lula da Silva, ndërsa e verdha historike e “Seleçaos” u përdor shpesh nga mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro.

Xaud u shpreh qartë: “Isha kundër fanellës së kuqe, por jo për arsye politike. Thjesht, ngjyrat e flamurit tonë janë blu, verdhë, jeshile dhe e bardhë, ato duhet të mbeten”.

Projekti i fanellës së kuqe me logon “Air Jordan” (në vend të “Nike”) është anuluar. Brazili do t’i rikthehet traditës. Fanella e dytë do të jetë blu, ashtu siç ka ndodhur për dekada.

Ky vendim u finalizua në një mbledhje urgjente me “Nike”, sponsor i “Seleçaos” që nga viti 1996.

Në Botërorin 2026 (Meksikë, Kanada, SHBA), Brazili do të zbresë në fushë me kombinimin klasik verdhë-blu-jeshile, që e ka shoqëruar në historinë e tij të lavdishme. Si ju duket kjo zgjedhje: kthim te tradita apo humbje e mundësisë për një risi të guximshme? m.p.

“Vajzë Fest” rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Për të tretin vit radhazi, fshati Vajzë në Vlorë kthehet në një qendër të gjallë arti dhe kulture me “Vajzë Fest”, që zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht 2025.

Festivali sjell bashkë artistë, kineastë, muzikantë, poetë dhe figura publike në një mozaik aktivitetesh që përfshijnë film, teatër, këngë polifonike, valle popullore, muzikë bashkëkohore dhe ekspozita.

Risia e këtij edicioni është “Dita Olimpike” në Parkun Arkeologjik të Amantias, organizuar në bashkëpunim me KOKSH, si një rikthim simbolik i shpirtit të garave të lashta. Për të rinjtë dhe dashamirësit e natyrës do të ketë hiking, kampingje nën yje, net me zjarre dhe eksplorime në shpellat dhe ujëvarat e zonës.

Përvoja pasurohet me kuzhinën tradicionale të Labërisë – gatime shtëpie, bulmet të freskët, mish të pjekur, raki dhe verë, të shërbyera në ambientin natyror të Shpellës së Bletës.

Eventi organizohet nga Shoqata e fshatit Vajzë, në bashkëpunim me bashkinë Selenicë dhe komunitetin vendas, duke e kthyer Vajzën në një destinacion unik për artin, natyrën dhe trashëgiminë shqiptare.

/r.e//a.f/

The post “Vajzë Fest” rikthehet në Vlorë: Tri ditë art, film, trashëgimi dhe mikpritje në zemër të Labërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur futbolli kthehet në “luftë”/ Dhunë ekstreme e tifozëve, ndërpritet sfida në Kupën e Amerikës

21 August 2025 at 13:32

Dhuna vijon të jetë një problem i madh në futbollin amerikano jugor.  Ndeshja mes argjentinasve të Indipendente dhe Universidad de Chile në raundin e 1/8 të Kupës së Amerikës u ndërpre për shkak të përplasjes së dhunshme të tifozëve në tribuna.

Më shqetësues është bilanci i luftës që la pas kjo ngjarje e rëndë.

Sipas autoriteteve argjentinase, 10 persona janë plagosur, ndërsa janë në gjendje të rëndë në spitalin e Avellaneda.

Po ashtu, policia ka arrestuar 90 tifozë, ku shumica e tyre janë nga Kili.

Gjithçka nisi në pjesën e dytë, kur rezultati I ndeshjes ishte në barazim 1-1.

Sipas mediave lokale, më shumë se 3 mijë tifozë të Universidad de Chile nisën të vandalizojnë tribunën ku ishin vendosur, ndërsa më pas erdhi përgjigja e dhunshme e tifozëve vendas.

Për të qetësuar situatën dhe për të shmangur tragjeditë u desh ndërhyrja e forcave speciale.

Ndeshja u ndërpre përfundimisht, ndërsa Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut do të vendosë, nëse sfida do të riluhet, apo rezulotati do të vendoset në tavolinë.

Dinamo City luan për historinë/ Në orën 20:15, sfida e parë në play off e Conference League

21 August 2025 at 13:29

Deri tani ka qenë një sukses, por historia mbetet ende për t’u shkruajtur. Dinamo City nis sot në mbrëmje misionin për një vend në grupet e Conference League. Në 180 minuta, ndoshta pak më shumë duke llogaritur shtesat e mundëshme, skuadra e Ilir Dajës do të luajë dy sfidat e play off kundër polakëve të Jagiellonia, duke nisur nga ajo në transfertën e sotme në orën 20:15.

Kjo përmballje mund të jetë deçizive në prag të asaj të kthimit që blutë do të luajnë javën e ardhshme si pritës në stadiumin “Air Albania”.

Dinamovitët vijnë në play off e Conference League pasi hodhën poshtë parashikimet në fazën e tretë kualifikuese të turneut, ku eliminuan Hajdukun e Splitit. Pas humbjes 2-1 në Kroaci, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përmbysi rezultatin në ndeshjen e dytë të fituar 3-1 në Tiranë.

Ky sukses ka rritur ndjeshëm kuotat e bluve dhe I ka dhënë një dozë të rëndësishme besimit të tyre.

Por tani, niveli i vështirësisë është ngritur në një tjetër nivel.

Polakët shihen si favoritë edhe për faktin se në edicionin e shkuar të Conferencë League u eliminuan vetëm në çerekfinale.

Por ashtu si me Hajduk Split, te Dinamo City kanë kuptuar se parashikimet mund të përmbysen.

Për këtë nevojitet një rezultat pozitiv në sfidën e mbrëmjes së sotme, ku për herë të parë blutë duhet të bëjnë pa lojtarin e tyre më të rëndësishëm si Baton Zabërgja të larguar pas kualifikimit të fundit. Për të zëvendësuar sulmuesin e Kosovës, Dinamo City transferoi Bernard Berishën, që pritet të debutojë me skuadrën e Ilir Dajës në sfidën e parë të play off të Conference League.  / abcnews.al /

Shaqiri “kthehet” në Champions/ Sulmuesi shënon në “play off”, Basel barazon me Copenhagen

21 August 2025 at 13:29

Xherdan Shaqiri kthehet të shënojë në futbollin europian, duke ndihmuar Basel në barazimin 1-1 kundër Copenhagen në sfidën e vajtjes për play off e Champions League.

Sulmuesi me origjinë shqiptare kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të, duke goditur saktë nga pika e penalltisë. Por në shtesën e pjesës së parë, kampionët danezë barazuan shifrat me Gabriel Pereira.

Basel mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Axhetej, por arriti të ruajë rezultatin që mban të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit.

Biletën për në grupet e Champions e ka siguruar përpara kohe Bodo Glimt, me kampionët e Norvegjisë që mundën 5-0 Sturm Graz.

Gjithçka e lehtë për të zotët e shtëpisë, që vranë garën me tre gola që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vulosën kualifikimin e parakohshëm në finalet e turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Gjithçka e hapur mbetet pas dy sfidave të tjera të vajtjes në play off e Champions League. Nuk kishte fitues së sfidën e madhe mes Fenerbahce dhe Benfika, që u ndanë në barazim pa gola.

Skuadra e Mourinho nuk arriti të shfrytëzojë faktorin e fushë, megjithëse për më shumë se 20 minuta në pjesën e dytë luajti me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të Florentino.

Më zhgënjyes ishte barazimi tjetër pa gola i mbrëmjes, ku Celtic u ndal në shtëpinë e tij nga kampionët e Kazakistanit, Kairat Almaty.

Edhe për këtë çift, kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

 

❌
❌