Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

By: Ela
5 August 2025 at 13:24

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe. Bashkimi më i fundit i partisë opozitare […]

The post Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte

31 July 2025 at 11:46

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.

Prokuroria thekson se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizon përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post Prokuroria Speciale mirëpret dënimin me 15 vjet për Millosh Pleskoviqin për krime lufte appeared first on Telegrafi.

Gjermania thirrje Serbisë: Thirrjet për shtensionim vlejnë për të gjithë njëlloj

2 July 2025 at 16:12

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i ka kërkuar Serbisë të bëjë më shumë në uljen e tensioneve me Kosovën në vend se vetëm të bëjë thirrje për ndaljen e veprimeve e Prishtinës, duke thënë se thirrjet duhet të vlejnë për të dyja palët njëlloj.

Në një reagim të mërkurën, Ambasada gjermane tha se e mori parasysh letrën e fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi nga Perëndimi t’i ndalë “veprimet përshkallëzuese të Prishtinës” lidhur me ndërtimin e planifikuar të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Petkoviç e akuzoi kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti, se po i përdor urat mbi Ibër – lumin që ndan Mitrovicën me shumicë shqiptare në jug dhe me shumicë serbe në veri – për “fushatë zgjedhore”, pasi zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen këtë vjeshtë.

“Duke njoftuar se urat do të hapen në tetor, para zgjedhjeve lokale, Kurti me vetëdije po e vë çështjen e sigurisë në shërbim të fushatës zgjedhore… BE-ja duhet ta ndalojë Kurtin në planet e tij para se të jetë tepër vonë”, tha Petkoviç.

Ambasada tha se, derisa i ka bërë thirrje vazhdimisht dhe i bën edhe tani Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen, thirrje të tilla vlejnë edhe për Serbinë.

“Nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore ndaj përgjegjësve për sulmin e tmerrshëm në Banjskë”, tha ajo, duke iu referuar sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në shtator 2023 në veri, ku u vra një rreshter policor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania thirrje Serbisë: Thirrjet për shtensionim vlejnë për të gjithë njëlloj appeared first on Euronews Albania.

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 July 2025 at 16:52

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të martën se ka vendosur ta bojkotojë Kuvendin serb në shenjë proteste ndaj, siç i përshkroi ai, krizës politike dhe institucionale në vend, mungesës së vullnetit politik për t’i respektuar të drejtat e njeriut dhe të pakicave, posaçërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një njoftim në Facebook, Kamberi renditi një sërë arsyesh për të cilat tha se ka vendosur që “në këto rrethana, nuk do të marr pjesë në punimet e ardhshme të Parlamentit të Serbisë”.

“Shoqëria e vërtetë proevropiane mund të ndërtohet vetëm duke garantuar kushte të barabarta dhe trajtim dinjitoz për të gjithë – përfshirë shqiptarët”, shkroi ai.

Kamberi shtoi se një shoqëri proevropiane “nuk mund të ndërtohet mbi mitet e së kaluarës, as mbi trillimet historike dhe as mbi ambicien për hegjemonizëm në Ballkanin Perëndimor”.

Njoftimi i Kamberit vjen dy ditë pas një proteste masive antiqeveritare në Serbi, ku morën pjesë mijëra demonstrues dhe ku pati përleshje me policinë.

The post Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë appeared first on Euronews Albania.

“Serbia do të përplasej, por i dhamë fund”, Trump: Kemi punuar me ta dhe me Kosovën

By: Besnik
25 June 2025 at 19:41

Në konferencën e tij pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump përmendi papritur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar edhe në një përpjekje të Serbisë për përplasje.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me ambiciet territoriale të Presidentit rus Vladimir Putin përtej Ukrainës, Trump theksoi se javët e fundit ai dhe administrata e tij janë marrë edhe me situatën në Kosovë dhe Serbi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pyetje: Gjenerali Caine ka thënë se Putin ka ambicie territoriale përtej Ukrainës. E shihni edhe ju në të njëjtën mënyrë?

“Mundet. Dua të them që edhe mundet. Por di diçka: ai do që kjo punë të marrë fund sepse është një katastrofë për të. Putini më telefonoi para disa ditësh dhe më pyeti: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ Unë i thashë, ‘Jo! Mund të më ndihmosh me Rusinë.’ Në javët e fundit kemi punuar me Indinë, Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Po ashtu, të premten do të na vizitojnë përfaqësues të Kongos dhe Ruandës, ku ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump.

Ai nuk dha detaje të tjera, por në një moment të dytë, kur u pyet për vështirësinë e mbylljes së konflikteve nga ana e tij, Trump përmendi sërish Serbinë, e cila sipas tij do të niste një përplasje, por pa përmendur konkretisht nëse kishte lidhje me Kosovën.

“Shiko, ne sapo i dhamë fund një lufte në 12 ditë e cila po ziente prej 30 vitesh. I dhamë fund konfliktit me Ruandën dhe Kongon, të cilët do të vijnë të firmosin një dokument në Shtëpinë e Bardhë të premten. I dhamë fund edhe Serbisë, e cila do të niste një përplasje,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Serbia do të përplasej, por i dhamë fund”, Trump: Kemi punuar me ta dhe me Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

10 June 2025 at 13:46

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zoran Vukotiqit i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile- përkatësisht për akuzën për vrasjen e 13-vjeçarit B.M., duke e dënuar me 15 vite burgim.

Aktgjykimi ndaj Vukotiq u shpall të martën nga gjykatësi Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Vukotiq akuzohej për katër aktakuza për krime lufte në Kosovë për të cilat ishte bërë bashkimi i çështjes, por për pikat tjera të aktakuzës, gjykatësi Beqiri tha se Gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti është fajtor për krime lufte, andaj e ka liruar nga akuza.

Dënimi me burgim, të akuzuarit do t’i ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në konstest të rregullt juridiko-civil.

I akuzuari Vukotiq urdhërohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale dhe atë: në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro, kurse në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpallje.

Prokuroria Speciale, kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999, ndaj të akuzuarit Vukotiq, por me propozim të e mbrojtësit të të akuzuarit Vukotiq, avokati Nebojsha Vllajiq, u bë bashkimi i çështjes, më 22 gusht 2024.

The post Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Trajneri serb u kthehet gazetarëve: Në Tiranë fantastike edhe pse nuk dëgjova himnin

By: user 6
10 June 2025 at 00:05

Trajneri i Serbisë Dragan Stojković është pyetur nga gazetarët në Beograd mbi deklaratat e tij se atmosfera në ndeshjen e 7 qershorit në Tiranë ishte “fantastike”. Ai ka sqaruar se ka folur vetëm në aspektin sportiv dhe se do të donte që e njëjta atmosferë të krijohej edhe në ndeshjen e kthimit në Beograd.

“Është mirë që më pyetët këtë, meqenëse nuk kam ndjekur median për 4 ditë dhe nuk e di kush po shkruan çfarë. Unë po përqendrohem në punën time, t’i përgatis këta djem sa më mirë që të mundem.

Thashë fantastike për atë mjedis futbolli, ekskluzivisht për futbollin dhe po flas me fjalorin e futbollit. Ajo që ndodhi në fushë është, me gjithë respektin e duhur, një rivalitet i madh, skuadrat janë të njëjta, dy stola, tonët dhe të tyret.

Sigurisht që gjithmonë do t’i dënoj gjërat jo-futbollistike pasi askush nuk i pëlqen ndërprerjet e ndeshjes, por ne nuk mund t’i ndikojmë ato gjëra. Ka institucione që merren me këto gjëra, ne nuk mund t’i ndëshkojmë, dikush tjetër do t’i ndëshkojë.

Ju nuk ishit atje, ju e patët në televizor. Disa nga kolegët tuaj, të gjithë do të donin të kishin këtë lloj atmosfere. Ndodhi për herë të parë që isha në këtë rol për herë të 51-të, që nuk e dëgjova himnin kombëtar. Imagjinoni çfarë shpërthimi fishkëllimash dhe zhurme që ishte.

Ne kënduam himnin tonë me krenari dhe kjo ishte një motiv shtesë për ne, që të mos i nënshtroheshim atij presioni dhe djemtë u sollën shkëlqyeshëm në fushë. Kjo është një fitore e madhe. A e mendonte vërtet dikush se do na prisnin me duartrokitje?

Sjellja e tyre është e tyre. Unë nuk jam politikan, nuk përdor fjalimin e një politikani, jam jashtëzakonisht i kujdesshëm se çfarë them, komentova atmosferën në stadium dhe sjelljen… dikujt i intereson kjo.

Që të mos më duhet t’ia vërtetoj askujt serbishten time, nuk mbështes askënd. Dua vetëm Serbinë. Dua t’i bëj heronj, për sa kohë që marr frymë. Sa për gjëra të tjera, gjithçka ishte fenomenale për sa i përket organizimit.

Besoj se do t’ua kthejmë në këtë mënyrë. Le ta konfirmojnë kolegët se si ishte në Tiranë. Shikoni ndeshje Boca-River dhe do ta kuptoni për çfarë po flas. Nuk kishim frikë, e treguam në fushë” – tha trajneri serb. ©LAPSI.al

The post Trajneri serb u kthehet gazetarëve: Në Tiranë fantastike edhe pse nuk dëgjova himnin appeared first on Lapsi.al.

E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd

9 June 2025 at 14:25

Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare pas barazimit me Shqipërinë në Tiranë (0-0). Në të është përfshirë edhe një deklaratë e përzgjedhësit Dragan Stojkovic – Piksi, i cili ka ndryshuar fjalët e tij pas ndeshjes.

Piksi theksoi se gjatë ndeshjes kishte fokus të plotë vetëm te loja dhe aspekti sportiv. Megjithatë, pranoi se nuk kishte vërejtur të gjitha “parullat fyese që më vonë u publikuan në media”.

“Si trajner i ekipit kombëtar të Serbisë, gjatë ndeshjes kam qenë i përqendruar vetëm në fushë, te lojtarët, taktika dhe rezultati. Atmosferën në stadium e kam përshkruar si sportive, për shkak të tribunave plot dhe mbështetjes së ekipit, që gjithmonë është e mirëpritur për futbollin”.

“Por, është normale që në ato momente nuk kam mundur të regjistroj të gjitha mesazhet skandaloze dhe fyese që vinin nga tribunat dhe që më vonë u komentuan në media. Dua të jem i qartë: dënoj çdo formë të fyerjeve që ofendojnë popullin serb dhe ekipin tonë kombëtar, ose cilindo tjetër. Këto dukuri nuk kanë vend në stadiumet e futbollit”.

“Është absurde që dikush të më akuzojë se ‘mbështes ekstremizmin’ apo ‘lavdëroj urrejtjen ndaj popullit tonë’. Gjatë gjithë karrierës sime, si lojtar ashtu edhe si trajner, kam treguar patriotizmin tim dhe përkatësinë time ndaj popullit tim”, deklaroi Piksi për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Piksi pati një qasje tjetër, duke vlerësuar atmosferën dhe lojën e zhvilluar nga të dy ekipet.

“Ne erdhëm këtu për të fituar. Formacioni që kemi zgjedhur tregoi qartë se donim të shënonim. Djemtë treguan profesionalizëm të madh dhe nuk u dorëzuan përballë presionit. Ishte një atmosferë fantastike për të luajtur dhe nuk është e lehtë të luash këtu. Shqipëria është një skuadër e mirë, por me lojën që pamë, barazimi është ndoshta rezultati më i drejtë. Dhe kjo pikë na shkon më shumë neve sesa atyre”, kishte deklaruar Stojkovic. /Telegrafi/ 

 

The post E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd appeared first on Telegrafi.

Nacionalisti serb Djokovic përgëzon lojtarët e Shqipërisë për sjelljen ndaj atyre të Serbisë

8 June 2025 at 15:53

Aq mirë është pritur Kombëtarja e Serbisë në Tiranë, sa që kanë marrë edhe përgëzime nga një ultra nacionalist serb si Novak Djokovic.

Tenisti serb i cili gjithmonë poston gjëra kundër Kosovës, ka përgëzuar dy ekipet Kombëtare pas barazimit pa gola 0-0 në Air Albania.

Djokovic ka bërë bashkë disa foto ku shihen futbollistët e Shqipërisë duke treguar sjellje korrekte me ata serb.

Sigurisht këto sjellje shihen nga një popull i qytetëruar siç janë shqiptarët, pasi në Serbi nëntë vite më parë ka munguar respekti nga nikoqiri dhe ka pasur vetëm sjellje shtazore.

“Respekti dhe loja e ndershme janë gjithmonë të mundshme! Bravo të dyja ekipeve për sjelljen e tyre”, ka shkruar Djokovic.

Nacionalisti serb po lavdëron sjelljet nga ndeshja e mbrëmshme, por tjera fjalë ai ka pasur nëntë vite më parë, ku ka përkrahur dhunën dhe agresionin e tifozëve dhe policisë serbe në Beograd ndaj futbollistëve shqiptarë.

Gjithsesi nacionalisti serb ka kohë për të shkruar dhe shikuar futboll, pasi në profesionin e tij më tenis u eliminua nga gjysmëfinalja e French Open nga tenisti italian Sinner. /Telegrafi/ 

 

The post Nacionalisti serb Djokovic përgëzon lojtarët e Shqipërisë për sjelljen ndaj atyre të Serbisë appeared first on Telegrafi.

“Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë

7 June 2025 at 23:55

Pas ndeshjes pa gola ndaj Serbisë, përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, doli përpara për të ndarë përshtypjet e tij.

Ai foli për zgjedhjet e formacionit, përgjegjësinë e tij në rastet e humbura dhe vlerësoi paraqitjen e lojtarëve, duke i bërë thirrje që të marrin më të mirën nga kjo sfidë.

“Jam i lumtur me mënyrën si u prezantuam, me lojën që bëmë, por jo me rezultatin. Bëmë lojë serioze dhe jam krenar me të gjithë lojtarët, por për fat të keq ky është futbolli. Jam i zhgënjyer me rezultatin”.

“Penalltia është gjithmonë diçka e vështirë. Në stërvitje provuam me Manajn, Bajramin, Asllanin e Uzunin. Manaj ishte zgjedhja ime. Nëse ai gabon, kam gabuar dhe unë. Shqipëria e Sylvinhos? Jo, kjo është Shqipëria e Shqiptarëve”.

“Formacioni? Ndryshe nga kualifikueset e Europianit nuk kemi një formacion fiks. Kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe i përzgjedhim për veçoritë e tyre. Skuadra ishte ofensive. Zëvendësimet u bënë sepse lojtarët ishin të lodhur”.

“Sa ndeshje ka Broja që nuk luan 90 minuta? Hoxha bëri super lojë, por edhe ai ishte i lodhur. E njëjta gjë edhe për Manajn. Ai ishte zgjedhje pak e vështirë për ne, pasi humbi dy ditë nga stërvitja me ekipin, por ai ka eksperiencë me Kombëtaren”, deklaroi Sylvinho. /Telegrafi/ 

The post “Jam krenar për lojtarët, por i zhgënjyer me rezultatin” – Sylvinho flet pas ndeshjes me Serbinë appeared first on Telegrafi.

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye” – përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit

7 June 2025 at 23:50

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka folur pas ndshjes e cila u mbyll 0-0 në “Air Albania”. 

Jo shumë kohë pasi gjyqtari italian Davide Massa sinjalizoi fundin e ndeshjes, përzgjedhësi serb bëri deklaratën e tij të parë pas ndeshjes kundër rivalit të tij të madh. 

“Një ndeshje shumë e vështirë për disa arsye. Fundi i sezonit dhe ndeshja jonë e parë kualifikuese”.  

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, por ne treguam pjekuri dhe arsyen pse erdhëm këtu”.  

“E pashë që Mitrovic gjuajti në portë, kjo është një ndeshje ku fiton nëse shënon golin e parë. Një pikë e rëndësishme dhe një rezultat i mirë për ne. Këto janë kualifikime ku çdo pikë ka rëndësi”, deklaroi ai. /Telegrafi/ 

The post “Atmosferë vërtet e mirë futbolli, ndeshje e vështirë për disa arsye” – përzgjedhësi serb jep përshtypjet pas barazimit appeared first on Telegrafi.

Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari

7 June 2025 at 23:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në një prononcim për mediat, Broja theksoi se Shqipëria ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se rezultati nuk reflektonte atë që ndodhi gjatë 90 minutave.

“Serbia është një ekip i vështirë, por mendoj se ne luajtëm më mirë. Patëm disa raste për të shënuar dhe normalisht je i mërzitur kur nuk arrin të konkretizosh. Nuk besoj se ata bënë diçka më shumë se ne”, deklaroi Broja.

Ai foli edhe për atmosferën brenda grupit dhe për lojën e zhvilluar nga kuqezinjtë.

“I gjithë ekipi është i mërzitur sepse e ndjejmë se meritonim më shumë. Na mungoi vetëm goli. Kemi një grup super, me çuna super, lojtarë shumë të mirë. Jemi bërë edhe më shumë bashkë si ekip”, shtoi sulmuesi.

Broja u ndal edhe te penalltia e humbur nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, duke dhënë një mesazh mbështetës për shokun e skuadrës.

“Penalltia e humbur i ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari. Kështu është futbolli”, përfundoi ylli i Chelseat.

Shqipëria pas këtij barazimi renditet e dyta në Grupin K me katër pikë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Broja për penalltinë e humbur nga Manaj: I ndodh kujtdo – Messit, Cristianos, çdo lojtari appeared first on Telegrafi.

Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para

7 June 2025 at 23:35

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk fshehu krenarinë për ekipin pas ndeshjes së vështirë ndaj Serbisë, që u mbyll me rezultat të bardhë 0-0 në stadiumin “Air Albania”.

Në një përballje të mbushur me ndjesi, kujtime historike dhe një ngarkesë të madhe psikologjike, Gjimshiti vlerësoi karakterin dhe angazhimin e shokëve të skuadrës.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, e marrim këtë pikë dhe ecim para”, u shpreh ai pas përfundimit të sfidës.

“Mund të rrezikoje pak më shumë në sulm, por në ndeshje si këto, ku presioni dhe emocionet janë të mëdha, nuk dëshiron të gabosh”.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe balancës në fushë, duke shtuar: “Jam shumë i lumtur për ekipin dhe për mënyrën si luajtëm sot”.

Përballja e së shtunës nuk solli golat që shqiptarët prisnin, por solli një paraqitje solide, me një Shqipëri të disiplinuar, të angazhuar dhe të vendosur për të mos u lëkundur ndaj një kundërshtari historikisht të tensionuar. /Telegrafi/

The post Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para appeared first on Telegrafi.

“Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit

7 June 2025 at 23:27

Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë në barazimin pa gola ndaj Serbisë, ku ai pas ndeshjes ka ndarë përshtypjet e tij dhe ndjesitë.

Në barazimin pa gola ndaj Serbisë, Hysaj tregoi qetësi dhe siguri në mbrojtje, duke e udhëhequr Shqipërinë me eksperiencën e tij, duke fituar edhe penallti në këtë sfidë, por që u humb nga Rey Manaj.

Pas sfidës, ai foli për ecurinë e ndeshjes dhe çfarë mendon për ecurinë e Kombëtares në këto eliminatore.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara. Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot”.

“Trajneri më tha që të rrija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.

“Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë goditje këndi, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, ka thënë Hysaj. /Telegrafi/ 

The post “Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ata prisnin goditje këndi” – Hysaj flet pas barazimit appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku thotë se Shqipëria e meritoi fitoren: Gjithçka është ende e hapur

7 June 2025 at 23:21

Mirlind Daku është deklaruar pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Serbisë në “Air Albania”.

Sulmuesi shqiptar ka thënë se e meritonin fitoren, duke u bazuar nga loja që kanë bërë.

“Lëndimin që kam pas më herët nuk e kam ndjerë, nga dëshira e madhe për të luajtur në këtë ndeshje”, deklaroi Daku pas ndeshjes.

“Të them të drejtën nga shanset që kemi krijuar dhe nga ajo çfarë bëri kundërshtari, duhet ta fitonim këtë ndeshje”.

“Po të ishim më sy hapur do të arrinim të shënonim dhe të fitonim. Dhamë atomin e fundit për këtë ndeshje”.

“Tifozët ishin fantastik, pasi e dinë se e jap atomin e fundit dhe më bënë jashtëzakonisht mirë”.

“Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të gëzojmë këtë popull sepse e meriton”.

“Gjithçka është e hapur, pasi pas tri ditësh kemi ndeshjen me Letoninë dhe do të tentojmë të realizojmë objektivin tonë, pasi për të gjithë është ëndërr që të shkojmë në Botëror”, përfundoi Daku. /Telegrafi/

The post Mirlind Daku thotë se Shqipëria e meritoi fitoren: Gjithçka është ende e hapur appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë – Manaj i pafat

7 June 2025 at 21:34

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë të përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi shumë mirë për tanët, që lëviznin topin rrjedhshëm dhe sigurt.

Në minutën e 12-të, Mario Mitaj lëshoi një goditje të fuqishme nga 35 metra, me Serbinë që ishte shumë me fat, pasi ishte qendrore.

Lojtarët e Shqipërisë vazhduan të sulmonin portën kundërshtare, nëpërmjet Arbër Hoxhës, ndërsa sa herë që pranonte topin – dyfishohej nga lojtarët serbë.

Në minutën e 40-të, Hoxha lëshoi një goditje të fuqishme, por që u bllokua.

Rey Manaj (45+1′) pati mundësinë e artë ta kalonte Shqipërinë në epërsi nga penalltia e fituar prej Elseid Hysajt, por dështoi.

Shqipëria vazhdoi me dominim deri në fund të minutat e pjesës së parë, por që mbrojta serbe ishte shumë e ngjeshur.

Në pjesën e dytë me gjasë Sylvinho do të inkuadrojë Mirlind Dakun, për t’i dhënë edhe më shumë shpirt fazës së sulmit. /Telegrafi/

The post Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë – Manaj i pafat appeared first on Telegrafi.

Shqipëri – Serbi/ Broja e nis nga minuta e parë, UEFA publikon formacionet zyrtare

By: Besnik
7 June 2025 at 19:24

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar formacionet për ndeshjen Shqipëri–Serbi.

Siç shihet edhe në foto, trajneri Sylvinho do ta nisë këtë sfidë me Strakoshën në portë.

Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë pritet të luajnë Shehu, Laçi, Asllani dhe Hoxha, ndërsa në sulm do të jenë Broja dhe Manaj.

Futbollistët Adrian Bajrami, Adrion Pajaziti, Medon Berisha dhe Mario Dajsinani do ta ndjekin sfidën nga tribunat.

Nga ana tjetër, trajneri serb do të startojë me Petrovic në portë.

Mbrojtja do të përbëhet nga Pavlović, Milenković dhe Eraković. Në mesfushë do të jenë Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç dhe Samardziç, ndërsa në sulm do të luajnë Vlahoviç dhe Mitroviç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëri – Serbi/ Broja e nis nga minuta e parë, UEFA publikon formacionet zyrtare appeared first on Euronews Albania.

Shqipëri – Serbi: Sylvinho lë në stol yjet nga Kosova- taktizim për t’i ikur emocioneve të lojtarëve, apo…

7 June 2025 at 19:57

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka habitur shumë me zgjedhjet e tij për formacionin që do të përballet me Serbinë sonte nga ora 20:45.

Në një sfidë me peshë të jashtëzakonshme, ai ka vendosur të lërë në stol emra të rëndësishëm të ekipit, si Ardian Ismajli, Mirlind Daku dhe Ylber Ramadani, duke i besuar një formacion që po ngjall shumë diskutime.

Formacioni i publikuar për këtë ndeshje ka këtë pamje: Strakosha – Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj – Shehu, Asllani – Broja, Laci, Hoxha – Manaj.

Në letër, kjo skuadër duket e balancuar, por vendimi për të lënë jashtë lojtarë që kanë shkëlqyer në fushë dhe që kanë qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të fundit të Shqipërisë, ka krijuar pakënaqësi të mëdha mes tifozëve dhe analistëve.

Dyshja e sulmit nuk kanë lojë në periudhën e fundit, me Rey Manajn që nuk ka luajtur fare me Sivassportin në dy përballjet e fundit të kampionatit, pas problmeve me klubin.

Në anë tjetër, edhe përkundër talentit, Armando Broja nuk është paraqitur me Evertonin në pesë ndeshjet e fundit. Për ta gjetur një gol të Brojës duhet të kthehemi tash e një vit më parë, kur shënoi me Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit.

Lënia në stol e Mirlind Dakut, golashënuesit më të mirë të Shqipërisë, i cili vetëm në katër ndeshjet e fundit k katër gola shihet si një vendim i diskutueshëm.

Dakun e kemi parë gjithmonë me grintë dhe dëshirë për të shënuar, veçanërisht në ndeshje të tilla ku kërkohet shpirt lufte.

Po ashtu, Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani janë lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare dhe një forcë e madhe fizike, të cilën do t’i nevojiteshin Shqipërisë kundër një kundërshtari si Serbia. Të dy kanë qenë startues në Serie A në kohën e fundit, por duket se nuk i kanë mbushur syrin Sylvinhos.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Sylvinho theksoi se “e di që për disa lojtarë të tij kjo ndeshje është më emocionuese”, por duket se Arbër Hoxha dhe Arlind Ajeti, si natyra më të qeta kanë fituar formacionin, krahasuar me treshen e lartpërmendur – Daku, Ismajli dhe Ramadani – të cilët njihen për lojën e tyre të zjarrtë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse formacioni i zgjedhur do të mund t’i përgjigjet presionit të Serbisë, apo do të detyrojë trajnerin që të kthejë shpejt në fushë lojtarët që ka lënë jashtë. /Telegrafi/

The post Shqipëri – Serbi: Sylvinho lë në stol yjet nga Kosova- taktizim për t’i ikur emocioneve të lojtarëve, apo… appeared first on Telegrafi.

Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë – formacionet zyrtare

7 June 2025 at 19:24

Shqipëria është nikoqire e Serbisë për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026.

Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”

Shqipëria është favorite në letër për këtë ndeshje dhe do të shpresojë që t’i marrë pikët e plota.

Për këtë ndeshje, Sylvinho ka vendosur që në sulm të startojë me: Rey Manajn dhe Armando Brojën.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Hoxha, Laçi.

Serbia: Petrovic, Erakovic, Milenkovic, Pavlovic, Maksimovic, Lukic, Zivkovic, Terzi, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic. /Telegrafi/

The post Shqipëria hyn me të gjitha forcat ndaj Serbisë – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June 2025 at 19:06

Tifozët kuqezinj kanë nisur festimet në rrugët kryesore të qytetit pak çaste përpara futjes në stadium.

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 20:45, ndërkohë që tifozët kuqezinj kanë zbarkuar nëpër pikat kyçe të qytetit me simbolet tona kombëtare.

Në zonën e Piramidës, tifozt kanë shpalosur një banderolë të madhe me tekst ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’.

Për ndeshjen, policia ka mobilizuar mbi 2000 forca policore për mbarëvajtjen e eventit futbollistik, nisur edhe nga sfida e fundit mes dy ekipeve në tetor të 2014-ës në Beograd. /abcnews.al

The post ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe appeared first on Telegrafi.

❌
❌