Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

19 June 2025 at 21:10

Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin në Mbretërinë e Bashkuar të 48-vjeçarit Lorenc Lala, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2023, ku dosja më pas i kaloi SPAK dhe bëhet fjalë për goditjen e grupit të Laert Haxhiut pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Lorenc Lala, […]

The post Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain appeared first on BoldNews.al.

“30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu

11 June 2025 at 23:47

Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu në Gjykatën e Posaçme detaje të disa ngjarjeve kriminale të kryera nga grupi që drejtohej nga Laert Haxhiu.

Para trupit gjykues ai tha se për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin kishte marrë 30 mijë euro dhe këto para ua kishte çuar babai i Lart Haxhiut, Qamili.

“Për vrasjen e Albi Bashaliut unë kam marrë 30 mijë euro. Lekët i ka paguar Lorenc Lala. Laerti na ka thënë që duhet ta bëjmë këtë punë për nder, për Lorenc Lalën. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit. Enriko na dërgoi një video të makinës së viktimës. Laerti na tha që të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima dhe vrasjen ta vënim atje. Armët i siguroj Bledar Berberi. Me vete kishim dy por vetëm njërën përdorëm. Tjetra nuk punoi. Qëlluam 6 herë, me sa kujtoj. Dy herë në gjoks dhe më pas në kurriz. Pas vrasjes u larguam me makinën e viktimës, e jona nuk po ndizej. Pasi mbërritën në vendin ku kishim lënë makinën tjetër, atë të viktimës e dogjëm. Çmontova edhe armën”, tha Tafani, shkruan A2.

Tafani rrëfeu më tej se së bashku me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli e cila më pas nuk shpërtheu. Porosinë thotë ai, e kishte marrë nga Laert Haxhiu, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut: “Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”.

Ndërsa për Kujtim Metën, dëshmitari i mbrojtur rrëfeu se do e vrisnin pasi kohë më parë ai kishte rrahur me grushte babanë e Laert Haxhiut: “Di që babai i Laertit ishte zënë me Kujtim Metën dhe donin që ta vrisnin. Në vëzhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Ai nuk donte që ta vrisnim nga frika mos identifikohej. Doriani e shante Lartin, thoshte “do na kalbë në burg”. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty. Shkova i maskuar me maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Sapo qëllova drejt tij, ai lëviz me vrap nga karrigia. Unë qëlloja por ai ikte nëpër çimento dhe nuk e shënjestroja dot. Më mbaruan 8 fishekët që kisha dhe ika”.

Tafani dëshmoi se makinat e bukura që u pëlqenin i grabisnin në rrugë, duke u hequr si policë: “Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makina që na pëlqenin, ndalonim dhe e merrnim. Një makinë tip “Benz”, që na pëlqeu ishte e parkuar dhe brenda kishte një çift që rrinte mbrapa. I thamë: “Ndal, policia”! I thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia, kurse vajza u tremb. Unë kisha pistoletën në dorë dhe i thashë dil jashtë dhe i dhashë një shpullë. Makinën më pas e parkuam në Astir”.

Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit dhe më pas mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke zbardhur krimet e bandës së Laert Haxhiun, Në këtë dosje janë marrë të pandehur 9 persona.

The post “30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu appeared first on Telegrafi.

Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim

11 June 2025 at 13:23

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, gjatë seancës në GJKKO ka rrëfyer se pas vrasjes së Albi Bashaliut në vitin 2021, nisën të udhëtonin dhe të dilnin për dreka e për darka me Laert Haxhiun kudo në Shqipëri. Ai deklaroi se automjetet i mbanin në emrat e të dashurave. Më pas shpjegoi se si e […]

The post Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim appeared first on BoldNews.al.

“Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit

11 June 2025 at 12:43

Këtë të mërkurë është mbajtur seanca e radhës në GJKKO me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer përfshirjen e tij në një sërë krimesh të rënda, në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Para togave të zeza, Tafani ka rrëfyer edhe mënyrën sesi është organizuar dhe […]

The post “Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia tronditëse e Artan Tafanit për ekzekutimin e Albi Bashaliut/ E kam qëlluar 4 herë, Laert Haxhiu kërkonte…

By: V K
11 June 2025 at 12:33

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, është rikthyer sërish para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, për të rrëfyer detaje të reja mbi vrasjen e Albi Bashaliut.

Në dëshminë e tij, Tafani ka treguar se urdhri për eliminimin e Bashaliut, erdhi nga Laert Haxhiu, i cili kërkonte hakmarrje në emër të Lorenc Lalës.

Sipas Tafanit, babai i viktimës kishte vrarë babanë e Lorencit në burg, ç`ka ndezi zinxhirin e gjakmarrjes.

“Duhej ta bënim për Lorenc Lalën”, është shprehur Tafani në sallën e gjyqit.

Gjithashtu, ai rrëfeu se viktima, që merrej me tregtinë e pulave, u lokalizua në fshatin Gjonçaj. Aty ishte organizuar vrasja, me planifikim dhe logjistikë të mirëpërgatitur: makina e përdorur ishte një Audi i bardhë, ndërsa armët me silenciator u siguruan nga Bledar Berberi.

“Kam qëlluar katër herë, dy herë në gjoks dhe dy në shpatull. Tjetër armë nuk punoi”, tha Tafani, duke shtuar se pas vrasjes u larguan me një Benz me targa greke, i cili më vonë u dërgua në Greqi nga Laerti.

Tafani theksoi se veprimtaria kriminale, ishte e organizuar dhe e mbështetur nga figura kyçe të krimit të strukturuar, përfshirë njerëz të afërt me Saimir Taullain, Ligor Romaçka e Bledar Berberi.

The post Dëshmia tronditëse e Artan Tafanit për ekzekutimin e Albi Bashaliut/ E kam qëlluar 4 herë, Laert Haxhiu kërkonte… appeared first on Albeu.com.

“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit

By: E.K
11 June 2025 at 13:21

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës. Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën. “E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me […]

The post “E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit appeared first on FaxWeb.

I penduari përfshin babain e Laert Haxhiut në organizimin e vrasjeve

By: user 4
11 June 2025 at 11:58

Gjykata e Posaçme zhvilloi seancën e radhës për një nga dosjet më të bujshme kriminale, ku në qendër qëndron banda e drejtuar nga Laert Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia vitin e kaluar dhe i njohur për rivalitetin e tij me Aldo Baren, kreun e “Bandës së Lushnjës”.

I penduar i drejtësisë Artan Tafani vazhdoi dëshminë e tij mbi sagën kriminale të organizatës, duke rrëfyer për urdhrat, viktimat, atentatet, pjesëmarrësit dhe motivet e krimeve.

Një pikë kyçe e dëshmisë së sotme ishte sërish vrasja e Albi Bashaliut. Tafani përshkroi në detaje dinamikën pas atentatit, fshehjen e armës pas çmontimit dhe pagesën prej 30 mijë eurosh, të cilat në Tiranë i solli vetë babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu. Në dëshminë e tij thuhet fjalë për fjalë:

“Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benzin” gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën, kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që sduhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur errdhëm në Tiranë kemi lënë Benzin në Astir dhe për të humbur gjurmë, kemi ecur në këmbë. Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë; unë, Lulzim Arapi dhe Laerti. Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi, me të cilin para ngjarjeve fliste Laerti me të.”

Në dëshminë e mëparshme Tafani kishte rrëfyer edhe për disa krime të tjera. Ai tregoi se gjatë paraburgimit, pasi u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, arma e përdorur u gjet në stanin e Qamil Haxhiut, babait të Laertit.

“Pas ngjarjes erdhi Lulzim Spahiu në paraburgim, më pas edhe Qamil Haxhiu. Me Lulzimin ndenjëm aty bashkë,” dëshmoi Tafani, ndërsa përmendi edhe takimin e parë me Laert Haxhiun pas daljes nga burgu.

Tafani rrëfeu edhe vrasjen e Çajup Selimit, ku pas krimit hodhi armën në lumin Vjosë dhe shkoi të takonte Laertin në Tiranë.

Në dëshminë e tij tronditëse, ai përshkroi edhe vrasjen e Fridman Xhaferrit, kushëririt të Laert Haxhiut në Korçë, si dhe tentativën për vrasjen e avokatit Adriatik Doga, gjithashtu kushëri i Laertit, pasi dyshohej se po ndihmonte kundërshtarët e tij.

The post I penduari përfshin babain e Laert Haxhiut në organizimin e vrasjeve appeared first on Lapsi.al.

Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit

By: fra nc
11 June 2025 at 11:49

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur këtë të mërkurë seanca e dytë e dhënies së dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer përfshirjen e tij në një sërë krimesh të rënda, në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Në vijim të dëshmisë së dhënë një javë më parë, Tafani ka detajuar për gjykatën mënyrën sesi është organizuar dhe realizuar vrasja e Albi Bashaliut.

“Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut. Vrasja do bëhej në Peqin për nder të Lorenc Lalës, si hakmarrje për djemtë e tij”, – deklaroi Tafani para togave të zeza.

Ai tregoi se gjatë kohës që ndodhi vrasja ishte fshehur me Laertin në një banesë me qira në zonën e Astirit. Sipas tij banesa ishte marrë me qira në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit.

Tafani ka treguar me detaje edhe logjistikën e ngjarjes, nga shkuarjet në Peqin me makina me qira për të identifikuar viktimën deri tek ekzekutimi dhe largimi nga vendngjarja.

“Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj. Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, një djalë që e mora në Rrogozhinë. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Këtij djali i kishin vrarë të atin. Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë, domethënë për vrasje”- tha Tafani.

Ai zbulon se armën e krimit e çmontuan dhe e hodhën pjesë pjesë nga makina teksa po ktheheshin me makinë në Tiranë.

“Pasi e kryem atentatin, makina nuk ndezi. Mora një tjetër mjet tip Benz gri me targa greke. Në kthim, kaluam nga Kavaja dhearmën e çmontuam dhe e hodhëm pjesë pjesë gjatë rrugës. Në Tiranë e lamë makinën dhe u larguam në këmbë”,- vijoi Tafani.

Pas vrasjes, sipas dëshmisë, grupi është shpërblyer me 30 mijë euro, shumë që u soll nga Qamil Haxhiu, babai i Laertit, dhe që u nda në tri pjesë midis Laert Haxhisë, Lulzim Arapit dhe vetë Tafanit.

Ai pohoi se pagesa ishte rënë dakord paraprakisht me një person të identifikuar si “Limi”, me të cilin komunikonte drejtpërdrejt Laerti para ngjarjes.

 

The post Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit appeared first on Euronews Albania.

Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut: Kur do iknim s’na u ndez makina. Vrasja u bë për nder të…

By: redi
4 June 2025 at 19:04

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut. Tafani deklaroi se vrasja e Bashaliut do bëhej për nder për Lorenc Lalën, me qëllim për të marrë hak për djemtë e tij. Ai tregoi më tej se Albi Bashaliu lëvizte me një makinë që shiste zogj dhe pula, teksa shtoi se pas vrasjes së tij, makina audi me të…

Source

Rrëfimi i Tafanit: Vrasja e ‘Kinezit’, plagosja aksidentale dhe ndihma nga policia

By: user 8
4 June 2025 at 18:34

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë dëshminë e tij të detajuar para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), duke hedhur dritë mbi vrasjen makabre të Elton Mermalit, i njohur ndryshe si “Kinezi”.

Tafani rrëfeu se vrasja u krye me urdhër dhe udhëzime të drejtpërdrejta nga Laert Haxhiu.

Sipas dëshmisë së Tafanit, Haxhiu kishte bindjen se Mermali ishte përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij, çka e çoi në marrjen e vendimit për eliminimin e tij fizik. Tafani tregoi se kishte marrë 300 euro nga Haxhiu për të udhëtuar drejt Lushnjes, ku do të përgjonte dhe godiste viktimën.

“Na tha Laerti: nisuni për Lushnje, do më sillni Elton Mermalin. Ai donte ta vriste se e konsideronte të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij”, tha Tafani. Ai shtoi se së bashku me Lulzim Arapin dhe një tjetër person, ndoqën Mermalin deri në banesën e tij dhe më pas organizuan vrasjen në një zonë të pyllëzuar.

Sipas dëshmisë, arma e krimit ishte me silenciator dhe iu dorëzua nga Arapi. “E gjuajta me një plumb. Lulzimi i gjuajti dy të tjerë”, tha Tafani. Pas atentatit, ata tentuan të zhdukin gjurmët: armën, silenciatorin dhe fishekët i shpërndanë në vende të ndryshme.

Gjatë largimit, ai tregoi se Arapi u plagos aksidentalisht me armën e zjarrit ndërsa po e çmontonte në makinë. “U panikosëm. E çova te shtëpia ime dhe u përpoqa ta mjekoja vetë. Flisja me Laertin në telefon gjatë gjithë kohës”, vijoi Tafani.

Në vazhdim të dëshmisë, ai përmendi edhe takime të mëvonshme me Laert Haxhiun dhe persona të tjerë, përfshirë dy individë që sipas tij ishin pjesëtarë të policisë dhe kishin dijeni për lëvizjet e grupit.

“Na pritën te një restorant në Ndroq. Ishte dhe Bledari me Laertin, me dy djem që ishin policë, njëri inspektor në Elbasan. Hanin drekë. Më sugjeruan ku të çoja makinën dhe më morën me Range Rover”, tregoi Tafani.

Ai përmbylli dëshminë me përshkrime për gjendjen mendore të viktimës, të cilin e kishte njohur gjatë një periudhe paraburgimi në Rrogozhinë. “Mermali nuk ishte mirë, rrinte vetëm dhe mbante kokën nga qielli”, tha Tafani.

The post Rrëfimi i Tafanit: Vrasja e ‘Kinezit’, plagosja aksidentale dhe ndihma nga policia appeared first on Lapsi.al.

“Laert Haxhiu ishte në vilë me të dashurën”/ I penduari flet: Pse u vra Çajup Selimi

By: user 8
4 June 2025 at 18:18

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e grupit të Laert Haxhiut, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke treguar detaje për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në vitin 2018 në Tepelenë.

I pyetur nga prokurori Behar Dibra për arsyen e vrasjes së Selimit, ai tha se u vra pasi kishte pasur konflikte me Erisiano Abedinin, dhe sipas tij, i kishte ngacmuar nënën.

Pjesë nga dëshmia në GJKKO:

Tafani: Mora vesh nga Laerti se u vra  pasi Erisiano kishte pas probleme dhe konflikte me të. Kishin pas sherr sepse Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos.

Duke qenë se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg, Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua.

Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin, në një vilë ku ishin me të dashurat.

The post “Laert Haxhiu ishte në vilë me të dashurën”/ I penduari flet: Pse u vra Çajup Selimi appeared first on Lapsi.al.

“E qëllova në gjoks e kurriz”/ Rrëfimi i Tafanit për ekzekutimin e Albi Bashaliut

By: user 8
4 June 2025 at 18:11

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vazhduar dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), duke zbardhur detaje të reja mbi ekzekutimin e Albi Bashaliut.

Ai ka treguar sesi u organizua dhe u krye kjo vrasje. Sipas tij, vrasja u bë edhe si “nder” për Lorenc Lalën, me pëlqimin e Laert Haxhiut dhe për hakmarrje ndaj rivalëve.

Dëshmia e Artan Tafanit:

“Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm një shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut,” rrëfeu Tafani.

Ai vazhdoi: “Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder të Lorenc Lalës. Ne ishim dakord që nëse ai ishte dakord, atëherë do bëhej (tha Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin dhe kishte si qëllim të merrte hak për djemtë e tij.”

Tafani sqaroi edhe detaje të ‘operacionit’: “Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj. Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, një djalë që e mora në Rrogozhinë. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Këtij djali i kishin vrarë të atin.”

“Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë – domethënë për vrasje.”

“Së bashku morëm atë Audi dhe një ‘Benz’ me targa greke, dhe u nisëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, ndërsa Audin e kishim planifikuar ta digjnim pas ngjarjes.”

“Shkuam me Lulzimin në lokal, me armë me vete. Një pistoletë TT e kishim blerë nga Bledar Berberi për 1 milion lekë. Shkuam herët, rreth orës 04:30 të mëngjesit. Viktima, Albi Bashaliu, erdhi rreth orës 08:00. E kishim lënë më parë si do vepronim. E qëllova me dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz.”

“Pas vrasjes, Audi nuk na ndezi. U detyruam ta digjnim në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë. Aty e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.”

The post “E qëllova në gjoks e kurriz”/ Rrëfimi i Tafanit për ekzekutimin e Albi Bashaliut appeared first on Lapsi.al.

“Laerti po na priste duke drekuar me dy policë”, Tafani: Si e vramë “Kinezin” e bandës së Aldo Bares

4 June 2025 at 16:25

Në dëshminë e parë në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka rrëfyer para togave të zeza edhe zanafillën dhe dinamikën e vrasjes së Elton Mermalit, i njohur ndryshe si “Kinezi”, i cili ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares. Sipas Tafanit, Elton Mermali është ekzekutuar me porosi dhe udhëzime të […]

The post “Laerti po na priste duke drekuar me dy policë”, Tafani: Si e vramë “Kinezin” e bandës së Aldo Bares appeared first on BoldNews.al.

Tafani: Laert Haxhiu më urdhëroi të ekzekutoja kushëririn tim, avokatin Adriatik Guri

4 June 2025 at 15:58

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani po dëshmon për herë të parë në Gjykatën e Posaçme, ku ai ka rrëfyer 17 krime të bandës së Laert Haxhiut. Më konkretisht bëhet fjalë për vrasjet e: Lulzim Qorrit, 12 Dhjetor 2018 në Athinë Fridmand Xhaferrajt, 13 Maj 2021 në Korçë Çajup Selimit, 1 Qershor 2021 në Tepelenë […]

The post Tafani: Laert Haxhiu më urdhëroi të ekzekutoja kushëririn tim, avokatin Adriatik Guri appeared first on BoldNews.al.

Nga Astiri në Peqin për atentat, Artan Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut

By: Besnik
4 June 2025 at 16:50

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar këtë të mërkurë për herë të parë në lidhje me krimet e dyshuara të grupit të Laert Haxhiut.

Pasi ka dëshmuar për disa ngjarje dhe vrasje, në fund ai ka rrëfyer edhe për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin ngjarje e ndodhur në fshatin Gjoçaj më 27 dhjetor të vitit 2021.

Sipas të penduarit të drejtësisë për vrasjen e Albi Bashaliut, porosinë e dha Laert Haxhiu, që do ta bënte për nder të një mikut të tij.

Tafani:

“Pas vrasjes së Elton Mermalit kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut. Kjo vrasje, sipas tyre, do bëhej për nder të Lorenc Lalës. Ne ishim dakord, se po të ishte ai dakord, çfarë të thoshte ai (Laerti) do bëhej. Vrasja do bëhej në Peqin, për të marrë hak çunat e tij. Viktima ishte me një makinë që shiste pula, zogj.”

“Mora një makinë me qira te Rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit – këtë djalin e mora në Rrogozhinë, do të më tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafen. Këtij djali i kishin vrarë të atin.”

Tafani:

“Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin një herë në fshatin Gjoçaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira. I merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, te E. A, ku mbanim një Audi për punë – për vrasje, dmth. E morëm atë, morëm edhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do ta digjnim pas vrasjes.”

“Shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ia blemë Bledar Berberit për 1 milion lekë. Shkuam te lokali ku ishte ky (viktima), ishte herët – ora 4:30 e mëngjesit. Viktima erdhi rreth orës 8. E kishim lënë si do vepronim. E qëllova me dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz. Audin tonë nuk arritëm ta ndezim dhe u detyruam ta digjnim në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë, ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.”

Tafani:

“Pistoletën TT e çmontuam rrugës dhe çdo pjesë e hidhnim duke ecur. Makinën e viktimës e braktisëm në Rrogozhinë.”

“Për vrasjen e Albi Bashaliut, porosinë e dha Laert Haxhiu, që do ta bënte për nder për një mikun e tij,” përfundoi Tafani.

Pas më shumë se 5 orësh, dëshmia e Tafanit u ndërpre për të vijuar më 11 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga Astiri në Peqin për atentat, Artan Tafani rrëfen vrasjen e Albi Bashaliut appeared first on Euronews Albania.

“Na udhëzonte Laerti”, Tafani rrëfen ekzekutimin e ish-anëtarit të bandës së Bares

By: Besnik
4 June 2025 at 15:54

Këtë të mërkurë po dëshmon për herë të parë në GJKKO i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbardh disa ngjarje kriminale të dyshuara si të urdhëruara nga Laert Haxhiu, i njohur si kreu i një prej grupeve kriminale në Lushnjë.

Tafani tregon me detaje për vrasjen e Elton Mermalit, i njohur ndryshe si Alban Semaku, 38-vjeçarit i cili u ekzekutua natën e 6 tetorit 2021, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm të nesërmen e zhdukjes, në anë të lumit Shkumbin, shumë larg qytetit të banimit, apo me gjasë edhe vendit të ekzekutimit.

Tafani tregon me detaje organizimin e vrasjes dhe gjithçka që ndodhi, si dhe arsyet që sipas tij kishte Laert Haxhiu për të vrarë Mermalin, ish-anëtarin e grupit të Aldo Bares.

Dëshmia e Artan Tafanit për vrasjen e Elton Mermalit (Alban Semakut):

“Laerti na tha që: “Do më sillni Elton Mermalin. Ka qenë i bandës së Aldo Bares. Donte ta vriste.” Gjatë kohës që ishte në Greqi, thoshte për Mermalin se ai sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte përdorues. Nuk ishte mirë ai, bridhte rrugëve. Unë e njihja sepse e kam pasur në paraburgim atë çunin. Na tha Laerti: “Nisuni për Lushnjë, do presësh Elton Mermalin.” Na dha 300 euro, kanë qenë prerje 100-she, na i dha për rrugë”.

“Mora Lulëzimin, u nisëm për Lushnjë. Kaluam për Peqin dhe do gjenim vend për ta vrarë, poshtë urave e gjithandej. Për çdo gjë flisnim me Laertin, na thoshte ai çfarë të bënim. Lulëzimin e shkretë e mori që fëmijë, e la pa shkollë, pa familje, pa gjë. Ai foli me Lulëzimin në chat/email dhe i tha të niseshim natën të gjenim Mermalin. Na e impononte gjënë ai”.

“E kërkova unë Mermalin vërdallë, s’e gjej. Si përfundim parkoj makinën dhe e gjej përpara shtëpisë së tij. “Hajde,” i them unë këtij, “më ndiq nga mbrapa.” Marr makinën unë dhe kthehem, më ndjek ky mua. Më hipën në makinë dhe ikëm te shtëpia ime. Lulëzimi ishte te shtëpia ime, më priste. I them këtij: “Marrim Lulëzimin dhe një shokun tim dhe ikim, marrim mallin që të kam premtuar.”

“Lulëzimi u nis përpara, ne mbrapa. I thashë e kemi fshehur te ferrat. Sa mbërritëm aty, i gjuajta unë atij një plumb sapo vajtëm dhe ika me vrap. Armën ma dha Lulzim Arapi, ishte me silenciator. I gjuajti me dy plumba të tjerë dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra afër kur i gjuajti Lulëzimi. Hipëm në makinë dhe ikëm, unë isha në timon. “Merre armën,” i them unë, “dhe çmontoje.” Sa dolëm në rrugën kryesore Peqin-Elbasan, ky po i hiqte fishekët, se çfarë bëri një gabim dhe shkrepi armën, plagosi veten në këmbë te gishti. I hyri plumbi tej për tej në mish. U panikuam, u çorientuam dhe pastaj i them Laertit unë. Aty te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët që ngelën dhe ika, se kisha këtë të plagosur në makinë. Po flisja me Laertin gjatë kësaj kohe dhe më tha: “Merr këto ilaçet për ta mjekuar.” E marr, e çoj te shtëpia dhe e mjekoj atje”.

Tafani:

“Elton Mermalin donte ta vriste Laerti, sepse thoshte: “Ka marrë pjesë te vrasja e çunit të xhaxhait tim.” Ma ka shpjeguar përpara se të vritej. I pranishëm ka qenë Lulzim Arapi kur na e ka thënë këtë muhabet. Ka qenë prezent ai kur i kanë qëlluar çunit të xhaxhait. Mermali nuk ishte mirë ai, ishte si me probleme. E kam njohur në Rrogozhinë në burg, aty ishte mirë, pastaj pinte”.

“Armën e hodha në Lushnjë, karikatorin e hodha veç, silenciatorin veç, armën veç. Nuk e gjetën armën për vrasjen e Elton Mermalit. E mora Lulëzimin e çova në Tiranë pastaj dhe u ktheva në Lushnjë. Fola me Lulëzimin pastaj, më tha: “Është gjetur trupi i viktimës.” Nisa për në Durrës nga rruga që ikën për Tiranë, nga Ndroqi. Në një restorant atje ishte Bledari me Laertin, po prisnin aty, bashkë me dy çuna të tjerë. Ishin policë ata, njëri ishte inspektor në Elbasan, po hanin drekë aty. Më sugjeruan një parkim për të çuar makinën time. Erdhi Laerti me Bledarin, ishin me Range Rover Sport, tipi i fundit, dhe më morën te një qendër tregtare në Tiranë, më pas tek një lokal.

Rrinte vetëm, mbante kokën nga qielli, nuk përmendej. Mamaja e tij kishte një kafene të vogël. Elton Mermali njihej si “Kinezi”. Edhe në burg kështu njihej. Njihej dhe si Alban Semaku”.

Tafani:

“Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit kemi bërë dhe vrasjen e Albi Bashaliut”, përfundon dëshmia e Tafanit mbi vrasjen e Elton Mermalit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Na udhëzonte Laerti”, Tafani rrëfen ekzekutimin e ish-anëtarit të bandës së Bares appeared first on Euronews Albania.

“E shpëtoi Zoti, sa do ta qëllonim”- Tafani: Laert Haxhiu e donte të vdekur avokatin

By: fra nc
4 June 2025 at 15:44

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë në procesin ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse në Gjykatën e Posaçme, duke rrëfyer planet për vrasjen e avokatit Adriatik Guri dhe përgatitjet për eliminimin e Elton Mermalit.

Sipas Tafanit, ai kishte marrë me qira një banesë në Lushnjë me urdhër të Laert Haxhiut, me qëllim përgatitjen e atentatit ndaj avokatit Guri.

“Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin, ndërkohë unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, se sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta kishin kodin e kamerave të policisë, më ruanin edhe mua,”-dëshmoi Tafani.

Ai tregon se armët për vrasjen ishin siguruar nga Lulzim Arapi, i cili kishte sjellë një armë tip CZ me dy silenciatorë në banesën ku qëndronte Tafani.

“Lulzimi Arapi erdhi tek shtëpia, solli një pistoletë tip CZ me dy silenciatorë. Vazhduam ruanim avokatin. I rrija aty te lokali ku vinte avokati, por unë i thashë se nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi,”- vijoi ai.

Sipas dëshmisë, atentati dështoi në momentet e fundit për shkak të ndërhyrjes së një banori të zonës, i cili vuri re sjelljen e dyshimtë të Arapit.

“Një natë na iku ai. Unë i përshëndeta nga frika, jo për lek. Tha ai: ‘Do bëhet’, e kishte fjalën Laerti. Lulzimi ishte gati ta gjuante, ishim tek hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment e dalloi një komshi aty, i tha: ‘Ç’a bën?’… fati i avokatit, e shpëtoi Zoti,”- tregoi Tafani.

Pas këtij dështimi, Laerti Haxhiu anuloi urdhrin për atentatin ndaj avokatit dhe vazhdoi të japë udhëzime nga Greqia, ku sipas Tafanit, kalonte me ndihmën e një personi nga Saranda.

“Pastaj Lulzimi më tha: Do ikim në Sarandë. Kuptova që do vinte Laerti. Një sarandiot e ndihmonte të kalonte nëpër dogana nga kufiri tokësor. E pritëm Laertin dhe shkuam në Tiranë, prapë tek hoteli në Astir.”

Në vijim të dëshmisë, Tafani tha se pas Tiranës, udhëtuan drejt Pogradecit, ku qëndruan në vilën e Mariglen Topuzit. Aty, Laerti kishte shpallur një tjetër objektiv për eliminim: Elton Mermalin.

“Pastaj ikëm në Pogradec, kemi fjetur tek vila e Mariglen Topuzit, hëngrëm krudo. Por një natë para, Laerti kishte thënë: ‘Më sillni Elton Mermalin se do e vras’.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “E shpëtoi Zoti, sa do ta qëllonim”- Tafani: Laert Haxhiu e donte të vdekur avokatin appeared first on Euronews Albania.

“Morëm suitë në Dajt me Laert Haxhiun”/ Dëshmon i penduari Artan Tafani

By: user 4
4 June 2025 at 15:14

Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Ai pranoi të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale. Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit.

Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023, pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. Tafani para GJKKO i përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, ku ka rrëfyer sesi u njoh me Haxhiun dhe sesi planifikonin ngjarjet kriminale.

“Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë, atje kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje, kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje.

Kam qenë dhe përdorues droge. Në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunare dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia, punova me xhaxhain punë ndërtimi dhe lyerje. Lashë edhe drogën, por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015, vodha një pikë këmbimi valutor, aty më dërgonin lek njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova 6 vite burg.

Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty. Pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu që do takoj Lulzimin, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek një lokal me Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius.

Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV, nëpër lajme. U nisëm për në Dajt, u ulem tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha: “Hajde flasim pak jashtë.” Atë natë ndenjëm atje në Dajt, morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt, se thashë pse më morën mua këta, kur pashë Laert Haxhiun. Më tha: “Do bëjmë ndonjë punë, do të ndihmoj unë me ndonjë mall.” Por punë kështu transporti, punë të jashtëligjshme. Ai mesa duket e dinte që isha keq me lekët. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnje. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, 500 të tjera mi dhanë pas nja 2-3 ditësh.

Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnje, pasi i kishin dhënë mall njeriut dhe ky s’i kishte dhënë lekët. Donin t’ja bënin në formë presioni. I thashë dakord, ca të thoja, që nga dita parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua, s’dija si t’ua shpjegoja. Rrugës, kur zbritëm, Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit. Nisëm për Lushnje me vendos tritolin, kisha bërë edhe planin.

Vendosa 100 gram tritol. Mu duk sikur kjo ishte prova që këto do shikonin nëse bëja punë unë apo jo. E ndeza fitilin dhe ika. E vendosa në derën e banesës, ishte në katin e parë të një pallati. Isha në këmbë, kalova nga shinat e trenit. Planin e kisha bërë me Laertin”-ka treguar Artan Tafani.

The post “Morëm suitë në Dajt me Laert Haxhiun”/ Dëshmon i penduari Artan Tafani appeared first on Lapsi.al.

Prokurori dhe gjyqtari të angazhuar në procesin, ku po dëshmon Artan Tafani/ Ja vendimi

4 June 2025 at 14:41

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese dhe e prokurorit të çështjes, të cilët janë të angazhuar paralelisht në një tjetër proces gjyqësor.

Ata po ndjekin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbërthen aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut. Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është shtyrë për në datën 12 qershor.

Dëshmia e Tafanit po konsiderohet me rëndësi të lartë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në vend dhe ka marrë përparësi në axhendën gjyqësore.

The post Prokurori dhe gjyqtari të angazhuar në procesin, ku po dëshmon Artan Tafani/ Ja vendimi appeared first on Sot News | Lajme.

Tafani rrëfen vrasjen e Çajupit: Ngatërrova rrugën, rashë në ferra kur erdhi policia

By: fra nc
4 June 2025 at 14:19

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, në një rrëfim të gjatë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka treguar me hollësi se si kreu vrasjen me pagesë të Selim Çajupit në qytetin e Tepelenës.

Sipas Tafanit, krimi u organizua nga grupi i Laert Haxhiut, për llogari të një personi në Greqi.

Ai rrëfeu se ndodhej në Vlorë me familjen, kur Lulzim Arapi e kontaktoi urgjentisht duke i kërkuar të nisej menjëherë drejt Lushnjës.

“Me thanë të nxitoja se po na kërkonte ‘shoku’ për Laertin, por asnjeri nuk e përmendte me emër. Hodha naftë në emër të Lulzimit tek karburanti i Taullahut dhe u nisa për Elbasan,” tha Tafani.

Ai tregon se më pas, së bashku me Laertin dhe të tjerët, kanë shkuar në Sarandë, ku Laerti ishte shoqëruar nga disa vajza. Në bisedat e atyshme rifilloi diskutimi për “punën në Tepelenë”, që sipas Tafanit, ishte një atentat ndaj një personi që kishte një dyqan në qytet dhe që do kryhej për nder të një miku të Laertit në Greqi.

Dita e nesërme Tafani bashkë me Ligorin udhëtuan drejt Tepelenës përmes Qafë-Muzinës.

“I ramë nga Qafa. Kur mbërritëm, pamë viktimën tek dyqani. Më tha Ligori: ‘Ky është’. Më pas më tregoi shtëpinë e tij dhe rrugën nga mund të binte në këmbë,” tha Tafani.

Pas kqyrjes së vendit ku do të kryenin atentatin në Tepelenë, u kthyen sërish në Sarandë për të finalizuar detajet e planit. Sipas dëshmisë, makinat që do të përdornin për të shkuar në Tepelenë u morën nga vajzat që kishin ardhur me Laertin, për të shmangur gjurmët.

Në ditën e atentatit, Tafani dhe Ligori qëndruan në lagjen e shënjestrës. Ai shpjegon se komunikimi u bë përmes aplikacionit të enkriptuar “Signal”, duke përdorur telefona të blerë posaçërisht.

Tafani rrëfen se ndërsa Laerti dhe Erisiano u kthyen në Tiranë, ai dhe Ligori mbetën për të ndjekur shënjestrën.

“Ne u nisëm me Lan (Ligori) në një rrugë që del mu te lagja atij. Ligori shkoi ta ruante shënjestrën, unë ndenja në lagje. Për këtë rast folëm në Signal, kishim blerë cel të ri.”

“Po flisja që të dija kur do nisej ai, kur do mbyllte dyqanin. Si përfundim më thotë: ‘Iku ai, e mbylli dyqanin’. Si duket Ligorit i kishte shpëtuar, dhe më tha: ‘Po vij lart’. Unë u afrova afër pallatit.”

Ekzekutimi ndodhi pak çaste më vonë:

“Pasi shkova te pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë si Benz-i që kishte ai. Isha ballë për ballë me të, kisha maskë kovidi edhe një kapele. Po më shikonte dhe pati si dyshim. U fut në hyrje të pallatit, ai u ngjit kat i parë, kat i dytë. Unë isha nga mbrapa tij.”

“Ishte qeros dhe unë dija dhe rrobat që kishte veshur atë ditë – të kuqe. Aty e qëllova nga mbrapa. Tri herë e shkrepa, e qëllova. Një herë në shpatull dhe dy herë të tjera, por s’e di ku e kapi.”

Më pas Tafani ka rrëfyer dhe planin e arratisjes i cili u komplikua pasi ngatërroi rrugicën të dilte nga Tepelana.

“Ika me vrap për nga burgu i Bënçës. Rashë në ca ferra aty, si jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, Zastava, ose Beretta e vogël, me silenciator. S’po gjeja rrugicën që të dilja. Sipas planit duhej të dilja te lumi Vjosë, ku do vinte Ligori.”

Artan Tafani rrëfen se për disa orë kishte qëndruar i fshehur poshtë një shkëmbi ndërsa partneri i tij në vrasje, Ligori, ishte zhdukur dhe kishte fikur telefonin.

“Ligorin e takova mas 1–2 orësh te shtëpia e xhaxhait të Erisianit. Sipas planit që kishim bërë me Laertin, do na priste xhaxhai i Erisianit. Ligori fiku celin. Unë u fsheha në një shkëmb, kisha frikë. Makinat e policisë vinin vërdallë. Unë e kisha për herë të parë,”- deklaroi Tafani në sallën e GJKKO-së.

Ai shtoi se më pas mundi ntë shkonte te shtëpia e xhaxhait të Erisianit, ku Ligori u shfaq i çjerrë nga duart.

“Te shtëpia erdhi dhe Ligori më pas, i çjerrë nga duart, si duket kishte rënë dhe ai në ferra.”

Laert Haxhiu, sipas dëshmisë, u zemërua me mënyrën se si u menaxhua faza pas vrasjes, duke akuzuar Ligorin se kishte lënë Tafanin në rrezik.

“Laerti u acarua me Ligorin. Më tha mua: ‘Si të la ai vetëm? Ty do ja tregoj unë atij’.”

Më pas Tafani tha se u krye eliminimi i çdo prove që mund t’i implikonte në ngjarje. Sipas tij, e gjithë skema ishte udhëzuar paraprakisht nga Laert Haxhiu, i konsideruar si kreu i grupit kriminal.

“Laerti na kishte thënë si të vepronim me armët, rrobat, telefonat. Arma përfundoi në Vjosë, rrobat i dogjëm në një fuçi”, tha ai.

Pas shkatërrimit të provave, grupi ka ndjekur një rrugë malore nga Memaliaj, duke zbritur më pas në një urë ku hipën në një furgon të rastësishëm për t’u larguar pa rënë në sy.

Rrugës për në Tiranë, Laerti urdhëroi që Ligori të shkëputej nga grupi dhe të shkonte drejt Korçës. Ndarja ndodhi në klubin e shoferëve në periferi të Tiranës, ku Tafani rrëfen:

“Unë ika me Laertin në një hotel në Astir. Aty ishte dhe Lulzim Arapi.”

Në hotel, ndonëse vrasja ishte kryer, komunikimi i Tafanit me një të afërm përmes thirrjes telefonike u konsiderua si shkelje e rëndë nga Laerti:

“Më bërtiti pse mora atë xhaxhain në celular dhe jo në ËhatsApp. Më shau, më ofendoi. Me të nuk bëhej asnjë gabim, se e lëshonte gojën menjëherë.”

Sipas dëshmisë së Tafanit, pagesa për vrasjen ishte 25 mijë euro për secilin. Por vetëm ai mori pjesën e tij një javë më vonë. Ligori, siç deklaron Tafani, nuk mori asgjë:“Laerti nuk ia dha. Nuk i fali asgjë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tafani rrëfen vrasjen e Çajupit: Ngatërrova rrugën, rashë në ferra kur erdhi policia appeared first on Euronews Albania.

❌
❌