Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm, që degradoi deri në përdorimin e thikës, të regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Blutë e qytetit bregdetar njoftuan ditën e sotme se kishin arrestuar autorin, 32-vjeçarin Indrit Halili, i cili për motive të dobëta, u konfliktua fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia […]
Një përplasje e dhunshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku dy persona përfunduan në spital me plagë të marra nga mjete prerëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, pranë rrethrrotullimit të “Skelës”, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Të plagosurit janë identifikuar si Kristi Kostandini dhe Indrit Halili, të dy 32 vjeç, banues në qytetin bregdetar. […]
Tirana do e zhvillojë fazën përgatitore në Greqi. Në prag është fillimi i kampionatit dhe bardheblutë kanë lënë kompleksin “Skënder Halili” dje. “Skuadra u nis për në Greqi për fazën përgatitore, ku krahas klimës optimale, do zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore”, shkruan Tirana në rrjetet sociale. Ekipi i Vangjel Miles do të qëndrojë në Greqi […]
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se ende nuk ka marrë informacione zyrtare nga autoritetet serbe lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili.
Në një reagim zyrtar, MPJD bëri të ditur se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 23:00. Sipas ministrisë, zyrtari policor kujdestar në atë stacion ka refuzuar të japë detaje mbi rastin.
“Sot, më 23 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe,” thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se ka informuar për këtë zhvillim edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it në Serbi, si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.
MPJD thekson se, sapo të konfirmohet nëse Halili do të përballet me masë paraburgimi dhe do të nisë procedura penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes ku ndodhet ai.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) tha se emri i Lulzim Halilit, që raportohet se u arrestua në Serbi një ditë më parë, nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës e as në listat e disa brigadave të UÇK-së.
Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit.
Ai pretendohet se ka qenë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, si dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.
Radio Televizioni i Serbisë tha se Halilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe më pas ai pritet të dërgohet në prokurorinë përkatëse për t’u përballur me kallëzim penal.
Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.
Arrestimi i fundit vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi më 18 korrik në Kosovë u arrestua Igor Popoviq, ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.
Serbia ka kërkuar lirimin e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”, ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë, pasi ka thënë se ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.
Ndryshe, në Koshare, – në vendin ku Halili akuzohet nga Serbia se ka kryer krime – ishte një post kufitar i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i vendosur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shpatet e Pashtrikut. Më 9 prill 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, aty shpërtheu një betejë e përgjakshme, që zgjati 67 ditë, mes forcave të ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, në betejën e Koshareve u vranë 108 ushtarë të ushtrisë jugosllave, ndërsa sipas zyrtarëve në Kosovë, në këtë betejë janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave kishin deklaruar po ashtu se NATO-ja kishte bombarduar zonën e Koshares në maj të vitit 1999.
Beteja në Koshare përfundoi më 14 qershor 1999, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova, në përputhje me marrëveshjen që i dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme.
Fushata ajrore e NATO-s ndaj Jugosllavisë filloi më 24 mars 1999. Sipas NATO-s, ndërhyrja ushtarake u ndërmor për shkak të shtypjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova nga forcat serbe të sigurisë. Kjo fushatë ajrore zgjati për 78 ditë.
Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin në Mbretërinë e Bashkuar të 48-vjeçarit Lorenc Lala, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2023, ku dosja më pas i kaloi SPAK dhe bëhet fjalë për goditjen e grupit të Laert Haxhiut pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Lorenc Lala, […]
Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 50-vjeçarit Zamir Halili, i cili u vu në pranga nga forcat Operacionale të Policisë së Shtetit më 11 Qershor në Elbasan. Ai rezulton i dënuar me 7 vjet burgim në Itali për krime kundër personit dhe krime seksuale. Mediat italiane raportojnë se Zamir Halili ishte shpallur në […]
Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 47” është vënë në pranga shtetasi Zamir Halili, 50 vjeç, i cili është kapur në Elbasan, pasi rezulton i dënuar me 7 vjet burgim në Itali për krime kundër personit […]
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në zonën e Astirit, Tiranë, ku një vajzë 6-vjeçare është bërë objekt i një tentative rrëmbimi. Vajza është e bija e detektives private Shkënda Lili, dhe incidenti ka ndodhur pranë kompleksit të banimit ku jeton familja.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një grua rreth të 55-ave, e veshur me syze dhe sjellje të dyshimta, ishte parë disa ditë më parë duke vëzhguar vajzën në zonë. Mëngjesin e djeshëm, ajo iu afrua të miturës në hyrje të pallatit dhe tentoi ta joshtë me çokollata e karamele, për ta tërhequr më pas me forcë.
Fati i mirë ishte ndërhyrja e disa fqinjëve të cilët, duke parë situatën nga një lokal aty pranë, ngritën zërin dhe alarmuan autoren. Gruaja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.
Pamjet filmike të zonës janë sekuestruar për të identifikuar autoren. Burime konfidenciale nuk përjashtojnë mundësinë që kjo të jetë më shumë se një tentativë rrëmbimi, ekzistojnë dyshime se pas kësaj mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal dhe se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin delikat të Lilit.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare.
—————————————————————————————————-
Ngjarja tronditëse në Astir duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë prindërit.
Jetojmë në një kohë kur as ambientet pranë shtëpisë nuk janë më të sigurta si dikur. Fëmijët janë të pafajshëm dhe të lehtë për t’u manipuluar, sidomos kur përballen me një të panjohur që u ofron diçka tërheqëse si çokollata apo lodra.
Prindër, mos e lini asnjëherë fëmijën të jetë i pavëzhguar, edhe për pak minuta. Edukoni ata që të mos flasin me të panjohur dhe të refuzojnë çdo dhuratë që nuk vjen nga familja. Rrënjosini idenë që “mirësia” nuk vjen gjithmonë me qëllime të mira.
Sepse edhe një moment i vogël pakujdesie… mund të sjellë pasoja të mëdha.
Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licencimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamuflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike” lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Sheshimi i hapësirës, […]
Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, qarku i Kukësit u ngjyros sërish blu në këto zgjedhje, duke refuzuar me votë Partinë Socialiste në pushtet. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka dalë fitues në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit, përfshi qytetin e Kukësit dhe dhjetë njësi administrative- mes të cilave edhe vendlindjet e kandidatit […]
Romani “Mali i qumështit” (Onufri, 2025) është një tjetër dritë në krijimtarinë e autores Ervina Halili e cila vazhdimisht ballafaqohet me lexuesin, duke paraqitur mendime dhe skena të cilat vënë pikëpyetje të shumta në kokën e lexuesit. Promovimi i këtij libri u bë dje në ambientin e librarisë Dukagjini në Prishtinë, me ç’rast u diskutua stili, rrëfimi dhe kalimi nga poezia në prozë i autores Halili e cila konsiderohet të ketë shkruar një vepër që lehtësisht zgjon imagjinatën e njeriut, shkruan KultPlus.
“Mali i qumështit” është një rrëfim me kujtime nga ngjarje të vërteta nga jeta jashtëletrare. “Udhëtimi i vetes sonë metafizike nëpër botën që na pret krahapur me dashuri e shërim si një nënë e madhe, ndonëse ngjan fantastik, është po aq i realtë, pavarësisht çfarë pamje merr i reflektuar nga imagjinata jonë”, ka bërë të ditur autorja Halili.
Sipas saj në libër, mali përveç një hapësirë e realtë përjetimesh është poashtu një hapësirë utopike që jeton në zemrën e secilës grua.
Promovimi i cili filloi në orën 18:00 mblodhi rreth vetës artdashës, shkrimtarë e poetë. Në këtë ngjarje në panel të ftuar ishin autorët Ernestina Gjergji Halili, Ag Apolloni dhe autorja e librit, Ervina Halili. Panelin e moderoi Latif Mustafa i cili librin e trajtoi si një temë që flet dukshëm për shoqërinë tonë.
“Ervina është personi i parë e cila shkruan për letërsinë në të cilën nuk e sheh Zotin të shkrirë në gjithçka, por gjithçka e sheh të shkrirë tek Zoti apo sido që dëshironi ta quani atë. Edhe tek ky libër bëhet rezonimi i saj, pra ajo shkrihet në natyrën dhe natyra shkrihet në të. Autorja përpiqet të shkruajë për jetë, për mënyrën se si gjërat lindin. Edhe aktin e ngjizjes e sheh sikur poesis, diçka që vjen nga universi dhe frutizohet në botë”, thotë Mustafa.
Në anën tjetër, autorja Erenestina Gjergji Halili thotë se Ervina dhuron një copë të fantazisë së meditimit ku rrjedha lineare ndërpritet bukur.
“Është një ngjarje artistike dhe kulturore pasi që autorja ka arritur të sumblimojë një dhimbje e cila është e rrallë në jetën e njeriut. Mund të them se Ervina e ka tejkaluar veten si individ dhe ka sjellë rrëfimin e një autoreje që ka shfaq guxim dhe kjo ka një shijeje postmoderniste. Ajo na ka sjellë një hap përpara në gjininë e prozës. Jam nga ata personat që e kam lexuar dy herë librin e saj, për të kuptuar se çfarë ndodh me një autore që kalon në rrëfimin e gjatë dhe për të kuptuar procesin e saj. Jam e mahnitur me qenien grua jo vetëm të Ervinës por të të gjitha grave. Përgjatë rrëfimit mund të shohësh se ajo çfarë Evrina thotë është një copëz e fantazisë sonë, e meditimit tonë. Elementi i parë që më ka tërhequr është fragmentariteti dhe ndërprerja e rrjedhës lineare, ky është element postmodern. Kemi tre kategori, kemi meditim, përjetim emocional të natyrës, narrativë reale të përditshme, jeta në fshatin malor etj. Kemi rrugëtime filozofike dhe biologjike. Kjo është risi e jashtëzakonshme dhe një element i cili më tërhoqi gjithë qenien time brenda librit. Kemi një çrregullim kohor në narrativë dhe kjo është teknikë postmoderne dhe vë në pikëpyetje stabilitetin e realitetit tonë”, thotë ajo.
Sipas saj, elementi që ka vënë re është zhveshja e subjektit dhe autoritetit të një qendre. Pra, subjekti nuk është hero klasik por një vetëdije që endet, i ndarë mes meditimit, kujtesës, frikës dhe fantastikes apo magjikes.
“Personazhi kryesor përjeton një krizë ekzistenciale në kufi mes trupores dhe shpirtërores, reales dhe metafizikes, individuales dhe mitologjikes. Këtu kemi një autoritet qendror, një shkrike perceptimesh. Janë disa elemente që shohim se janë mbështetur nga realizmi magjik në romanin e autores. Kemi një ndjeshmëri të theksuar ndaj frazës poetike, një ndjeshmëri ndaj stilit dhe ndërtekstualitetit i cili është shumë figurativ, poetik, ka stil të lartë estetizmi të përditshmërisë që shndërron gjithçka në metaforë. Libri është një protestë ndaj mjedisit social e kulturor. I gjithë libri e ka protestën njerëzore brenda. Ervinës nuk i intereson as vetja, as nëna por njeriu i cili mund të jetë vetja, nëna, pasardhësi/ja, dhe në këtë ambiguitet e shikoj unë letërsinë e autores që ka një dëshirë për të kuptuar botën. Kështu krijohen kryeveprat shpirtërore”, përfundon Gjergji Halili.
Gjithashtu, shkrimtari Ag Apolloni ka thënë se brenda librit ‘Mali i qumështit’, autorja Halili ka krijuar një paralele, një orkestër ku zemrat femërore japin kontributin e tyre.
“Është shumë mirë që ju shoh kaq shumë në promovimin e këtij libri. E vlerësoj shumë poezinë dhe letërsinë e Ervinës dhe me qejf jam këtu. Është një nga autorët më të talentuara që kemi tani dhe e lexova me kënaqësi librin e saj. Letërsia shqipe ka qenë një letërsi në diskurs androcentrik dhe shumë rrallë i është bashkuar këtij kori ndonjë zë femëror. Tani ka nisë të krijohet një paralele, një orkestër ku zemrat femërore japin kontributin e tyre. Duke lexu librin shohim se ka një perspektivë gjinocentrik dhe duhet të jesh femër për ta shkruar një libër të tillë. Është e domosdoshme perspektiva e librit sepse pasuron letërsinë shqipe pasi që jemi duke folur për një krijim që flet për krijimin e një fëmije dhe nuk është thjeshtë një shtatzëni por një varg idesh ku krijohen relacione të çuditshme mes brezave. Personi që rrëfen përshkruan subjektivisht dhe tregon paralele të realitetit të sotëm dhe asaj të një kohe kur Kosova ishte nën regjimin serb. Janë paralele mes dy linjave të dy lindjeve dhe bartja nga personalja tek socio-politikja është një prurje e veçantë e kësaj proze që më shumë anon kah ana poetike duke mos u përqendruar tek narracioni. Është një meditacion mbi temën e librit”, thotë Apolloni.
Sipas tij, është një libër i veçantë sepse autorja ka ndërruar zhanrin dhe ka krijuar një roman që është anti-postmodern.
Ndërkaq, autorja e vetë librit, Ervina Halili ka treguar se libri është një prozë poetike në vete dhe ka lindur si pasojë e dëshirës për të ia dedikuar një tekst më të gjatë poezisë së saj ‘Nana’ që u publikua në librin ‘Nuk janë sytë e mi’.
“Nga poezia kanë lindur shumë shkenca dhe vetë filozofia, sipas meje. Por, metafizika të cilën e shfrytëzoj për të shpjeguar shumë koncepte, është vetë poezia. Poezia është shumë intime, e brendshme. Poezitë janë protestë emocionale dhe poezia është njëfarë thani i qetësisë dhe jo protestë. Ndonjëherë nuk mjafton për të komunikuar në rrafshe të tjera. Libri është një prozë poetike në vete. Ka qenë një proces jo i lehtë i tekstit të prozës së librit ‘Mali i qumështit’, për shkak të vetëbesimit për të shkruar prozë. Proza kërkon njëfarë teknike të daljes nga ajo që vjen automatikisht. Dua të them se gjinia tejkalohet ngaqë ideja ka qenë fillimisht që përmes procesit të një gruaje, të përjetohet principi femëror universal. Kur personazhi është grua atëherë krijohet një ngarkesë tjetër sociale dhe politike. Kam pasur dëshirë që eko-feminizmi që është aktiv në botë, të flasë jo për gjininë por për botën, tokën, natyrën, Zotin si princip femëror. Ekziston një poemë e imja, ‘Nana’ tek libri ‘Nuk janë sytë e mi’, ndaj së cilës doja ta krijoja një tekst të zgjeruar, dhe libri është pikërisht dedikim ndaj asaj poezie. Unë kam pasur një proces luftarak me këtë tekst sepse sa herë që lëshohesha në shpjegime, ndalesha dy-tri ditë dhe doja që teksti të jetë i përmbytur dhe jo i hapur”, thotë Halili.
Ajo ka thënë tutje se libri trajton dy botë që janë kundërshtare me njëra-tjetrën por që janë opozitare në mënyrën se si shoqëria e percepton.
“Mali shkon karshi egos së njeriut dhe kur njeriu i hyp malit me shumë ego, mali nuk e duron. Njeriu krejt sferën e ka ndërtuar me egon e tij por është diçka esenciale që ka njeriu. Mbiegoja është më e rrezikshme sesa egërsia natyrore e vetë malit. Do të vijë një kohë kur njeriu do ta harrojë prejardhjen e tij, burimin e tij, gjithçka. Ashtu e imagjinoj unë. Njeriu do të harroj se zemra e tij është e lidhur me diçka shumë më esenciale sesa truri. Ndoshta libra të tillë do të ia rikujtojë kësaj gjenerate, burimin e njeriut”, thotë ajo.
Në fund, të pranishmit patën mundësinë të flasin gjerësisht me autoren e cila i ftoi ata në një koktej rasti./ KultPlus.com
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë.
Kallëzimi u tha se po dorëzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve”.
Në Prokurorinë Speciale për të dorëzuar kallëzimin penal kanë hyrë deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xheleli.
Pas dorëzimit të kallëzimit penal, dy zyrtaret e LDK-së do t’i adresohen mediave. /Telegrafi/
Tirana ia doli të shmangte më të keqen në këtë sezon, me bardheblutë që siguruan me shumë vuajtjesh qëndrimin në Superiore. Pas fitores me Pogradecin, e cila vulosi edhe fatet e kryeqytetasve për sezonin e ri, skuadra po bën disa ditë pushime. Saktësisht ditën e nesërme pritet të rikthehen sërish në grumbullim, pasi drejtuesit prej […]
Natasha Xhelili promovon librin e ri me tregime “PERDJA E MBRËMJES” në një aktivitet të veçantë kulturor Në një takim të mbushur me emocion dhe pasion për letërsinë, shkrimtarja e njohur Natasha Xhelili promovoi librin e saj më të fundit me tregime, të titulluar “PERDJA E MBRËMJES”. Aktiviteti u zhvillua në Sarandë dhe u […]
Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukësit e Gjirokastrës dhe pritet të mandatojë 5 deputetë më 11 maj. Dibra është gjithashtu qarku që gjatë dy dekadave të fundit, ka njohur disa nga ndryshimet më trullosëse politike, ndryshime të cilat, larg të qenit pasojë e ndonjë temperamenti lokal për […]
Doarsa Kica-Xhelili nga LDK ka thënë se ky është një rast i paprecedent, pasi kryesuesi i seancës nuk ka të drejtë të ftojë akterët e partive në një takim konsultues në këtë fazë.
Ajo para mediave tha se ajo çka duhet të bëhet në këtë fazë është ta vendos raportin në rivotim.
“Kjo që sapo bëri kryesuesi është rast i paprecedent…kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë akterët në këtë rast. Ajo çka mund të bëj është që ta qes në rivotim raportin. Përfaqësuesit e LDK-së shkuan për ta diskutuar këtë çështje. Nuk ka nevojë që të ftojë partitë politike në këtë fazë”, ka thënë ajo.
Tutje ajo se qëndrimi ynë nuk ndryshon dhe se e vetmja mënyrë e paprecedent është se si këta sillen më rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, Hykmete Bajrami nga kjo parti tha se nuk diskutuan asgjë në këtë takim konsultues.
“Pasi Dehari nuk ka të drejtë të thërras për konsultim anëtarët e partive politike”, tha ajo. /Telegrafi/