Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

27 July 2025 at 19:13

Një incident i frikshëm ka ndodhur në një fluturim të kompanisë easyJet nga Luton drejt Glasgow-t, mëngjesin e së dielës, kur një pasagjer 41-vjeçar u ngrit në këmbë dhe nisi të bërtasë se kishte një bombë në bord. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa avioni ishte plot me pasagjerë. Pamjet e publikuara në rrjet […]

The post “Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit/ VIDEO

By: Oldi
19 July 2025 at 08:46

Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e shumë qytetarëve dhe të ftuarit special, këngëtarit Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje […]

The post Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

By: Ardit
18 July 2025 at 17:27

Një aeroplan i cili fluturonte nga Omaha për në Detroit, u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN. Mario Nikprelaj, […]

The post Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Pamjet nga zjarri i madh në Ksamil, pranë resortit “Arameras”

27 June 2025 at 07:54

Një zjarr masiv ka rënë pasditen e të enjtes në periferi të Ksamilit. Flakët kanë përfshirë kodrën pranë resortit turistik “Arameras”, duke rrezikuar edhe zonat e banuara. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, zjarrfikësit dhe banorë të zonës janë duke “luftuar” me flakët për t’i vënë ato nën kontroll, por duket thuajse e pamundur […]

The post VIDEO/ Pamjet nga zjarri i madh në Ksamil, pranë resortit “Arameras” appeared first on BoldNews.al.

Panik në ajër! Merr flakë avioni, detyrohet të bëjë ulje emergjente

By: gaze tare
26 June 2025 at 14:10

Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas, për shkak të tymit dhe flakëve që u panë duke dalë nga njëri prej motorëve të tij.

Fluturimi AA1665 ishte nisur drejt Charlotte, Karolina e Veriut, në orën 08:11 të mëngjesit me orën lokale, por u kthye menjëherë në aeroport pasi u raportua tym në motorin e majtë, raportoi CBS.

Në bord ndodheshin 153 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, të cilët zbritën në mënyrë të sigurt pas uljes. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym që dilnin nga motori.

The post Panik në ajër! Merr flakë avioni, detyrohet të bëjë ulje emergjente appeared first on iconstyle.al.

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

By: Mirgen
5 June 2025 at 22:57

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte një ulje emergjente në aeroportin Memmingen, në jug të Gjermanisë, për shkak të turbulencave të forta të shkaktuara nga moti i keq. Sipas policisë bavareze, tre nga pasagjerët e lënduar u […]

The post Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë appeared first on BoldNews.al.

Panik në Këln/ Evakuohen mbi 20 mijë banorë, Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të…

4 June 2025 at 14:16

Pasi u zbuluan tre bomba të pashpërthyera të epokës së Luftës së Dytë Botërore që pritet të çaktivizohen gjatë ditës, mbi 20 mijë qytetarë u evakuuan nga qendra e Këlnit, në Gjermaninë perëndimore.

Tre bombat e prodhuara në Amerikë, të zbuluara gjatë operacioneve të hënën, dy me peshë 1,000 kilogramë dhe e treta 500 kilogramë, mbajnë një detonator që aktivizohet në momentin e impaktit. Kryebashkiaku i qytetit tha se ishte “operacioni më i rëndësishëm” i këtij lloji në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Shërbimi i asgjësimit të bombave në Düsseldorf është ngarkuar me çaktivizimin e bombave.

Përveç banorëve, urdhri i evakuimit përfshin edhe një spital, dy azile pleqsh, një stacion treni, disa biznese dhe shumë restorante e hotele, si dhe nëntë shkolla dhe kopshte, tha bashkia e Këlnit në një deklaratë.

Një hartë e zonës së Këlnit që po evakuohet për të çaktivizuar tre bombat:

Lufta e Dytë Botërore mund të ketë mbaruar 80 vjet më parë, por toka në qytetet gjermane mbetet e mbushur me bomba të pashpërthyera, të cilat shpesh zbulohen gjatë punimeve të ndërtimit.

Në vitin 2017, zbulimi në Frankfurt i një bombe masive prej 1.4 tonësh çoi në evakuimin e 65,000 njerëzve. Në dhjetor 2021, një bombë shpërtheu në një kantier ndërtimi pranë stacionit të Mynihut, duke plagosur katër persona dhe duke ndërprerë trafikun e trenave.

The post Panik në Këln/ Evakuohen mbi 20 mijë banorë, Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të… appeared first on Sot News | Lajme.

Panik në ajër/ Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

By: V K
23 May 2025 at 08:58

Më 20 maj, një incident i rrezikshëm ndodhi me kompaninë ajrore Norwegian Air, kur fluturimi DY1935 nga Tirana drejt Oslos, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Splitit në Kroaci, për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës së pilotit dhe një rënieje të papritur të presionit të ajrit në kabinë.

Një dëgjues në frekuencë raportoi: “DY1935 po devijon në Split për shkak të dritares së çarë dhe humbjes së presionit”.

Në Aeroportin e Splitit, situata kaloi në gjendje alarmi, ku të gjitha shërbimet e emergjencës – zjarrfikësit, ambulancat, infermierët dhe forcat e policisë – u vendosën në gatishmëri në pistë.

Për fat të mirë, pilotët arritën ta ulin avionin në mënyrë të sigurt dhe nuk pati asnjë të lënduar në bord.

Nga burime të pakonfirmuara, mësohet se ky ishte incidenti i dytë brenda të njëjtës ditë për të njëjtin avion.

Më herët, gjatë mëngjesit, avioni që operonte fluturimin DY1934 Oslo–Tiranë, ishte detyruar të devijonte në Berlin, për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe për të shqyrtuar procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë, që ka ndodhur brenda disa orësh.

Fakte për incidentin:

Data e incidentit: 20 maj 2025

Linja ajrore: Norwegian Air Shuttle

Numri i fluturimit: DY1935

Itinerari: Nisja nga Tirana, Shqipëri – Destinacioni: Oslo, Norvegji

Regjistrimi i avionit: LN-NIP

Lloji i avionit: Boeing 737-800 /EURONEWS

The post Panik në ajër/ Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Panik në ajër, avioni goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave

By: Oldi
22 May 2025 at 11:50

Pasagjerët e një fluturimi nga Nju Delhi për në qytetin e Srinagarit në Indi përjetuan momente tmerri. Fillimisht gjatë udhëtimit pati turbulenca, më pas mbi aeroplan nisi breshëri dhe në fund maja e tij pësoi dëme serioze nga një përplasje me një zog. Videot nga brenda aeroplanit tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa aeroplani ndriçohet nga […]

The post VIDEO/ Panik në ajër, avioni goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave appeared first on BoldNews.al.

Tërmet në Greqi/ Ja sa ishte magnituda që ‘shkundi’ ishullin e Gretës…

14 May 2025 at 09:02

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, raportoi se një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi ishullin e Kretës mëngjesin e sotëm. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 64.4 km, rreth 19 km në jug të ishullit Kasos.

Shërbimet e emergjencës së Greqisë lëshuan një paralajmërim paraprak për cunami nëpërmjet sistemit të alarmit 112, duke i këshilluar banorët të largohen nga zonat bregdetare.
Lëkundjet u ndjenë deri në Izrael, Turqinë jugperëndimore dhe pjesë të Egjiptit.

Greqia shtrihet në disa vija sizmike dhe përjeton tërmete të shpeshta.

The post Tërmet në Greqi/ Ja sa ishte magnituda që ‘shkundi’ ishullin e Gretës… appeared first on Sot News | Lajme.

Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…

10 May 2025 at 16:55

Një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje, këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa. Fillimisht është vënë re tymi që dilte nga pjesa e pasme e mjetit, gjë që ka shkaktuar panik mes udhëtarëve.

Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë. Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.

 

 

The post Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para… appeared first on Sot News | Lajme.

Një tërmet trondit Iranin me epiqendër qytetin, Zeman Abad/ Ja sa ishte magnituda…

8 May 2025 at 11:47

Sipas një deklarate nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte qyteti Zeman Abad në provincën Semnan, u regjistrua në orën 08:53 sipas orës lokale.

Banorët e panikosur kanë ‘lënë’ shtëpitë e tyre, deri në një momet qetësimi të situatës.

The post Një tërmet trondit Iranin me epiqendër qytetin, Zeman Abad/ Ja sa ishte magnituda… appeared first on Sot News | Lajme.

Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! Shqiptari tenton të hapë derën e avionit

By: Ela
3 May 2025 at 16:49

Një person raportohet se ka tentuar të hapë derën e aeroplanit në fluturimin Gjenevë- Prishtinë. Siç shihet edhe në foto, pasagjerët kanë reaguar menjëherë, duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. Gjithashtu disa persona e kanë rrethur të riun, ndërsa dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë. Nuk është […]

The post Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! Shqiptari tenton të hapë derën e avionit appeared first on BoldNews.al.

Momente paniku në Sarandë, autoveturës i mbetet gazi i takuar! Re tymi në qytet

By: M C
26 April 2025 at 19:48

Një ngjarje dramatike ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, po për fat të mirë pa të lënduar apo viktima. Një automjeti tip “Benz” të parkuar anash rrugës i ka mbetur “gazi takuar”, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Sarandës, zona e quajtur “Ekonomiku”.

Policia dhe zjarrfikësit po përpiqen të zbardhin shkaqet e ngjarjes dhe të minimizojnë dëmet.

The post Momente paniku në Sarandë, autoveturës i mbetet gazi i takuar! Re tymi në qytet appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Astir/ Policia del me njoftim zyrtar: Flakët shpërthyen në kabinën e transformatorit

4 April 2025 at 15:15

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ka rënë në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet.

Një zjarr ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”, rreth orës 14:10 të datës 4 prill 2025.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën evakuimin e banorëve, ndërsa forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që banorët janë rikthyer në banesat e tyre pasi situata u vu nën kontroll.

The post Zjarri në Astir/ Policia del me njoftim zyrtar: Flakët shpërthyen në kabinën e transformatorit appeared first on Sot News | Lajme.

Panik në Tiranë/ Zjarri në pallat bllokon banorët në dalje nga shtëpitë e tyre

4 April 2025 at 14:52

Një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik në banorët e tij.

Sipas informacioneve fillestare, zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike që ka ndjerë problem. Banorët, për shkak të tymit të dendur, kanë hasur vështirësi për të dalë nga banesat e tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar.

The post Panik në Tiranë/ Zjarri në pallat bllokon banorët në dalje nga shtëpitë e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Panik në ajër: Motori i avionit merr flakë pas uljes

By: gaze tare
14 March 2025 at 10:35

Një incident i frikshëm ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, ku një avion i American Airlines pësoi zjarr në njërin nga motorët pas uljes. Fluturimi 1006, një Boeing 737-800 me 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, po udhëtonte nga Kolorado Springs drejt Dallas-Fort Worth, kur u detyrua të devijohej për në Denver rreth orës 17:15 me kohën lokale, për shkak të problemeve me motorin.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, zjarri shpërtheu gjatë taksimit drejt portës pas uljes. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dhjetëra pasagjerë të evakuuar, të cilët qëndronin mbi krahun e avionit ndërsa tymi mbushte ajrin. Piloti kishte raportuar më herët dridhje të larta në motor, por nuk e kishte konsideruar si emergjencë. Situata u përshkallëzua shpejt pas uljes, kur në radio u dëgjua thirrja alarmante: “Zjarr në motor!”

Avioni mbërriti në portën C38 dhe zjarri u shua pa shkaktuar lëndime. Ky incident ndodh vetëm tre javë pas një tjetër rasti shqetësues, ku një avion i Delta Air Lines u përfshi nga flakët në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

The post Panik në ajër: Motori i avionit merr flakë pas uljes appeared first on iconstyle.al.

Ndryshimi drastik i këngëtares Ariana Grande trondit fansat: Ajo po vdes… (FOTO)

By: V K
22 February 2025 at 12:31

Këngëtarja Ariana Grande, është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat për çmim “Oscar”.

Një foto e publikuar në rrjet, e cila tregon kantautoren duke nënshkruar një autograf në ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve BAFTA në Londër, ka alarmuar fansat e saj.

Një ndryshim drastik ka ndodhur në pamjen e Arianes, e cila ka humbur shumë peshë, gjë që ka shqetësuar jashtë mase shumë fansat e saj.

Ata dyshojnë se ndoshta këngëtarja vuan nga ndonjë formë kanceri, gjë të cilën ajo ndoshta preferon ta mbajë të fshehtë, njësoj si aktori i njohur Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta në vitin 2020, pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë, të cilën nuk e bëri kurrë publike.

“Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon këtë”; “Nuk po e bullizojmë për peshën, thjesht jemi të shqetësuar për shëndetin e saj”; “Ajo mund të sëmuret ose të vdesë, mos e trajtoni atë thjesht si një vajzë të dobët”, ishin disa nga komentet që spikatën për të në “X”.

 

 

The post Ndryshimi drastik i këngëtares Ariana Grande trondit fansat: Ajo po vdes… (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Panik në Bruksel, një person me thikë arrestohet jashtë zyrës së kryeministrit belg

By: Oldi
6 January 2025 at 18:47

Një burrë i armatosur me thikë u arrestua nga policia në Belgjikë të hënën në mëngjes jashtë zyrës së kryeministrit, Alexandre de Croix, në Bruksel. “Një burrë me thikë u neutralizua nga policia ushtarake”, tha një zëdhënës i kryeministrit. “I arrestuari u dërgua në komisariat. Nga ngjarja nuk janë lënduar oficerët e policisë ushtarake”, shtoi […]

The post Panik në Bruksel, një person me thikë arrestohet jashtë zyrës së kryeministrit belg appeared first on BoldNews.al.

Rreziku nga lia e majmunit, mjeku Shapo: Ka gjithmonë një rast të parë, nuk ka panik

By: Mirgen
3 January 2025 at 19:10

Shqipëria nuk ka ende asnjë rast me linë e majmunit, por ai mund të regjistrohet nga në moment në tjetrin. Doktor Leidon Shapo, ekspert i Shëndetit Publik në Londër, thotë se nuk ka nevojë për panik, ndërsa shtoi se është kohë të mësojmë nga Kosova që e ka tashmë rastin e parë. “Duhet të kemi […]

The post Rreziku nga lia e majmunit, mjeku Shapo: Ka gjithmonë një rast të parë, nuk ka panik appeared first on BoldNews.al.

❌
❌