Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Transporti detar shënoi rritje edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, si në volumin e mallrave të përpunuara ashtu edhe në numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare të vendit.

Aktualisht, në vend operojnë katër porte për transportin e mallrave: porti i Durrësit, i Vlorës, i Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë.

Ndër to, porti i Durrësit mbetet nyja kryesore e trafikut tregtar detar, duke përpunuar 93,6% të totalit të mallrave të transportuar me det, ose 2063 mijë tonë mallra gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky port ka regjistruar një rritje prej 1,4% në volumin e mallrave.

Sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), grupi i metaleve bazë dhe produkteve metalike të fabrikuara përbën 17% të mallrave të lëvizura përmes rrugëve detare, ndërsa koks dhe produktet e rafinuara të naftës zënë 16,9%. Mallrat me përbërje minerale jometalike përbëjnë 16,2% të totalit, ndërsa qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përfaqësojnë 5% të volumit të përgjithshëm të transportuar.

Në të njëjtën periudhë është regjistruar edhe një rritje në qarkullimin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë janë regjistruar gjithsej 276 anije, prej të cilave 253 ishin të huaja dhe vetëm 23 vendase. Të dhënat flasin për një rritje prej 10% të qarkullimit total të anijeve, ndërsa anijet e huaja janë shtuar me 16,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Edhe transporti i pasagjerëve ka pasur një dinamikë të lartë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për shkak të sezonit turistik. Lëvizja e pasagjerëve është kryer përmes porteve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ndërsa porti i Shëngjinit nuk ka pasur aktivitet pasagjerësh.

Numri total i udhëtarëve të regjistruar është për këtë periudhë arrin 330 630. Porti i Sarandës regjistroi edhe fluksin më të lartë, duke përpunuar 54% të pasagjerëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3% dhe më pas ai i Vlorës me 5,7%.

1 nga 2

/r.e/

The post Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Peqin-Rrogozhinë, dy të plagosurit dërgohen në spital në gjendje kritike

By: Oldi
28 July 2025 at 15:01

Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin Peqin- Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një makinë tjetër. Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë […]

The post Aksident në Peqin-Rrogozhinë, dy të plagosurit dërgohen në spital në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

Rritje e ndjeshme e fluksit në Aeroportin e Rinasit gjatë sezonit turistik

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror 2025.

Vetëm gjatë muajit qershor, autoritetet në vend informuan se janë regjistruar mbi 1,14 milionë pasagjerë, që përfaqëson një rritje prej 8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fluksit lidhet jo vetëm me sezonin turistik, por dhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore.

Në këtë situatë, administrata doganore në Aeroportin e Rinasit thotë se ka marrë masa shtesë për menaxhimin e fluksit, përmes ristrukturimit të orareve të punës, shtimit të personelit në pikat kyçe dhe optimizimit të proceseve të kontrollit.

“Objektivi kryesor është garantimi i një procesi efikas dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët, pa krijuar vonesa të panevojshme”, bën të ditur Dogana.

Për muajin korrik, i cili tradicionalisht shënon pikun e lëvizjes, autoritetet doganore theksojnë se do të vijojnë me të njëjtin nivel gatishmërie dhe monitorimi të vazhdueshëm, për të përballuar flukset në rritje dhe për të siguruar respektimin e procedurave ligjore në kufi.

/r.e/

The post Rritje e ndjeshme e fluksit në Aeroportin e Rinasit gjatë sezonit turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks lëvizjeje në Portin e Durrësit, Dogana shërbim me kapacitete të plota

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Porti i Durrësit është kthyer në një nga nyjet më të rëndësishme të lëvizjes së verës, duke pritur mijëra qytetarë që mbërrijnë çdo ditë përmes linjave të trageteve që lidhin Shqipërinë me brigjet e Italisë.

Këtë fundjavë, pesë tragete kanë përshkuar Adriatikun, duke sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.

Përballë këtij intensiteti lëvizjeje, strukturat portuale po funksionojnë me kapacitet të plotë për të garantuar një proces të shpejtë dhe efikas.

Administrata Doganore në Portin e Durrësit thotë se është e angazhuar maksimalisht për të ofruar shërbime të standardit të lartë, mikpritje dhe profesionalizëm ndaj çdo pasagjeri që zbarkon në vendin tonë.

Prej më shumë se një jave, linjat Durrës–Bari dhe Bari–Durrës po operojnë me dy lundrime në ditë për të përballuar kërkesën e lartë të sezonit turistik, ndërsa linja Durrës–Ankona vijon të ofrohet me frekuencë ditore që nga fillimi i muajit korrik.

Porti i Durrësit mbetet porta kryesore hyrëse e vendit dhe një nga arteriet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi gjatë sezonit veror.

/a.gj/r.e/

The post Fluks lëvizjeje në Portin e Durrësit, Dogana shërbim me kapacitete të plota appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Wizz Air-it i mbarojnë motorët e avionëve/ Nis shkurtimi i rrugëve, preket edhe Shqipëria

By: Ardit
12 July 2025 at 15:41

Wizz Air Abu Dhabi mbylli papritur disa nga rrugët e saj më të ngarkuara në Bullgari, Serbi, Shqipëri, Gjeorgji dhe zona të tjera strategjike në një riorganizim të menjëhershëm operativ mes krizës teknike në rritje me avionët e ulur në tokë. Kompania ajrore, e cila përballet me mungesa të përsëritura të furnizimit me motorë që […]

The post Wizz Air-it i mbarojnë motorët e avionëve/ Nis shkurtimi i rrugëve, preket edhe Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

PARIS – Gjysmë milion pasagjerë preken nga greva e kontrollorë francezë të trafikut ajror

PARIS, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Një grevë e kontrollorëve të trafikut ajror në Francë preku më shumë se 500 000 udhëtarë në fillim të pushimeve verore, tha sot ministri i Transportit, Philippe Tabarot.

’’Nga 1 000 kontrollorë të trafikut ajror të planifikuar të jenë në detyrë, 272 morën pjesë në grevë’’, tha ministri për transmetuesin CNews.

“Duhet të kuptohet se dje dhe sot, 272 persona në vendin tonë do të ndikojnë në mirëqenien e më shumë se 500 000 njerëzve’’, tha Tabarot.

“Kjo është e papranueshme”, theksoi ai.

Përveç fluturimeve për në dhe nga Franca, edhe lidhjet që fluturojnë vetëm mbi Francë preken.

Organizata evropiane e lobimit Airlines for Europe (A4E) e dënoi grevën.

“Kjo grevë është e papranueshme”, tha drejtoresha ekzekutive e A4E, Ourania Georgoutsakou.

“Kontrolli francez i trafikut ajror tashmë ka një nga rekordet më të këqija të vonesave në Evropë, dhe tani greva nga një pakicë e kontrollorëve francezë të trafikut ajror do të prishë pa nevojë planet e pushimeve të mijëra njerëzve në Francë dhe në të gjithë Evropën”, shtoi ajo./ /os/

The post PARIS – Gjysmë milion pasagjerë preken nga greva e kontrollorë francezë të trafikut ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TIA: Gati 1 milion pasagjerë vetëm në qershor

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor 2025.

Fluturimet janë kryer drejt 84 destinacioneve ndërkombëtare në 24 shtete, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit ajror të aeroportit.

Muaji qershor ka shënuar gjithashtu rikthimin e disa linjave të kërkuara, duke zgjeruar më tej mundësitë e udhëtimit për pasagjerët vendas dhe të huaj.

Sipas të dhënave të përpunuara, destinacionet më të frekuentuara për këtë muaj kanë qenë: Milano, Londra, Roma, Bolonja, Venecia.

/a.gj//a.f//r.e/

The post TIA: Gati 1 milion pasagjerë vetëm në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PAMJET/ Avionët shmangin Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë – Tel Aviv

By: user 6
13 June 2025 at 20:29

Mijëra udhëtarë në mbarë botën po përballen me anulime të shumta të fluturimeve këtë të premte, pasi Izraeli nisi sulmin ndaj Iranit. Hapësira ajrore përgjatë Iranit, Irakut, Izraelit dhe Jordanisë u zhyt në kaos pasi Izraeli nisi një valë raketash ndaj Iranit gjatë natës. Kjo shkaktoi devijim të dhjetëra fluturimeve duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar.

Aeroporti “Ben Gurion” i Tel Avivit është i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm dhe kompanitë kryesore ajrore, përfshirë Emirates, Lufthansa, Air France, United dhe Delta, kanë anuluar fluturimet drejt rajonit.

Edhe fluturimet mes Tiranës dhe Tel Avivit janë anuluar këtë të premte. Pas sulmit, Irani, Iraku, Jordania dhe Siria mbyllën gjithashtu hapësirën e tyre ajrore. Autoritetet e aviacionit në Iran kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit deri në njoftim të mëtejshëm, sipas raporteve të medias shtetërore.

9-second video of the clearing of Iranian and Iraqi airspace. pic.twitter.com/VZLWbmk9sC

— Flightradar24 (@flightradar24) June 13, 2025


Kufiri lindor i vendit me Iranin është një nga korridoret më të ngarkuara të trafikut ajror në botë, ku kalojnë shumë fluturime nga Evropa në Azi. Eurocontrol vlerëson se të paktën 1 800 fluturime janë prekur deri më tani vetëm për në Evropë dhe anasjelltas.

Trafiku ajror po devijohet ose në jug, nëpërmjet Egjiptit dhe Arabisë Saudite, ose në veri, nëpërmjet Turqisë, Azerbajxhanit dhe Turkmenistanit. 29 fluturime me 2427 pasagjerë u devijuan për në Qipro. 20 fluturime nga Evropa dhe SHBA-të zbarkuan në Larnaka dhe 9 në Pafos.

Pasagjerëve iu ofruan dhoma hoteli, thanë mediat lokale. Nëse keni një fluturim të rezervuar për në vendet e prekura, përfshirë Libanin, Jordaninë dhe Azerbajxhanin, ju këshillohet të monitoroni nga afër faqet e internetit të linjave ajrore dhe aeroporteve për përditësime. /LAPSI.al

The post PAMJET/ Avionët shmangin Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë – Tel Aviv appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi ajrore/ Ishte nisur nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 pasagjerë

By: V K
12 June 2025 at 11:29

Një aeroplan i “Air India” me 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet në qiell.

Ka raportime se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, saktësisht në Gatwick të Londrës.

Sipas “Air India”, po studiohen detajet dhe do të jepen përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Ahmedabadi me 242 persona në bord, përbërë nga 2 pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.

The post Tragjedi ajrore/ Ishte nisur nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 pasagjerë appeared first on Albeu.com.

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

By: Ardit
6 June 2025 at 17:15

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata të fluturimeve para se t’iu duhet t’i kompensojnë pasagjerët. Aktualisht, pasagjerët në Evropë kanë të drejtë të fitojnë kompensim mes 250 deri në 500 euro, varësisht prej distancës së fluturimit, për vonesat prej tri orësh […]

The post BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve appeared first on BoldNews.al.

Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para…

10 May 2025 at 16:55

Një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje, këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa. Fillimisht është vënë re tymi që dilte nga pjesa e pasme e mjetit, gjë që ka shkaktuar panik mes udhëtarëve.

Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë. Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.

 

 

The post Panik tek pasagjerët/ Autobusi merr flakë gjatë lëvizjes, ja detajet e para… appeared first on Sot News | Lajme.

Aeroporti i Tiranës, lider në rajon/ Mbi 2 milionë pasagjerë në tre mujorin e parë të 2025

By: xhir jeta
30 April 2025 at 15:52

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës është kthyer tashmë në një qendër të rëndësishme të fluturimeve në rajon. Fluksi i lartë i pasagjerëve, ka ndikuar në ngjitjen e vazhdueshme të aeroportit ndrëkombëtar të Rinasit mbi konkurrencën rajonale.

Të dhënat më të fundit për trafikun e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë një rritje të qëndrueshme – me 2,083,050 pasagjerë vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025. Kjo ka sjellë një rritje prej 9%, duke konfirmuar edhe një herë titullin e aeroportit me rritjen më të madh në Europë, marrë një vit më parë.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë rritje të aereoporrit Nënë Tereza është Wizz Air. Kompania po zgjerohet me ritme të shpejta në rajon dhe në Tiranë përforcon kapacitetet e saj këtë verë.

“Shqipëria ka qenë një treg shumë i suksesshëm për Wizz Air. Kemi investuar shumë në këtë vend dhe mendoj se na e ka shpërblyer shumë mirë. Ne jemi kompania ajrore lider në Shqipëri me mbi 50% të tregut, që do të thotë se 1 në 2 persona që udhëtojnë drejt dhe nga Shqipëria, fluturon me Wizz Air. Këtë verë do të vijë edhe një avion i ri, pra avioni i 13-ëë do të mbërrijë pas disa muajsh në bazën e Tiranës. Kjo tashmë është kthyer në rutinë për ne, po investojmë në mënyrë të vazhdueshme, po sjellim avionë të rinj, destinacione të reja dhe po krijojmë mundësi të reja pune për njerëzit që duan t’i bashkohen ekipit të Wizz Air”

Të dhënat e krahasuara tregojnë, asnjë aeroport tjetër ne rajon nuk po e ndjek këtë ritëm. Tërheqja në rritje e aeroportit ndihet edhe përtej kufijve të Shqipërisë, me shumë udhëtarë nga Kosova dhe Mali i Zi që zgjedhin të fluturojnë nga Rinasi për shkak të çmimeve më të përballueshme.

Për tremujorin e pare të 2025, udhetuan permes Rinasit 134 000 pasagjere nga keto vende, nje rritje rreth 20% krahasuar me nje vit me pare ne te njejten periudhe.

“Sa i përket performancës krahasuar me kompanitë e tjera ajrore në Shqipëri, dihet që vitet e fundit kanë qenë sfiduese në Evropë, jo domosdoshmërisht për shkak të vetë linjave ajrore, por për shkak të problemeve që prekin operacionet ajrore si kontrolli i trafikut ajror, funksionimi i aeroporteve, shërbimet në tokë etj. Ne kemi përmirësuar shumë. Kishim disa probleme vitin e kaluar dhe një vit më parë, por vetë kemi investuar shumë resurse, para dhe staf për t’i zgjidhur ato.”

Teksa kompania zgjerohet ne Tirane, sfidë për Wizz Air edhe këtë verë mbetet përvoja e pasagjerëve që i besojnë linjës ajrore udhëtimin e tyre. Por si pritet të menaxhohet çështja e vonesave nga Wizz Air?

“Besojmë se Wizz Air operon një rrjet shumë më të qëndrueshëm dhe të besueshëm se më parë. Si në Shqipëri, ashtu edhe në të gjithë Evropën, është kompania ajrore me performancën më të mirë për sa i përket realizimit të fluturimeve sipas planit. Gjithashtu, renditemi ndër më të mirët për përpikmëri në oraret e nisjes, megjithëse ndonjë ndërprerje e papritur mund të ndodhë gjithsesi. Nëse kontrolli i trafikut ajror nuk funksionon si duhet, vonesat mund të shtohen shumë shpejt, sidomos kur ka kushte të pafavorshme apo probleme teknike”

Ekspertët e industrisë paralajmërojnë se 2025 nuk do të jetë një vit i lehtë për aviacionin global, por Tirana duket e vendosur të ruajë apo edhe të tejkalojë suksesin e vitit të kaluar./abcnews.al

Aksident në aksin Fier – Levan, përmbyset një furgon pasagjerësh

By: user 5
26 April 2025 at 11:33

Një furgon pasagjerësh është përmbysur në aksin Fier- Levan. Sipas informacioneve në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Gjithashtu bëhet me dije se ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.

The post Aksident në aksin Fier – Levan, përmbyset një furgon pasagjerësh appeared first on Lapsi.al.

Probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë në aeroport-shqetësim për pasagjerët

By: gaze tare
21 March 2025 at 13:18

Pezullimi i funksionimit të Aeroportit Heathrow për gjithë ditën, për shkak të zjarrit në një nënstacion në rrjetin elektrik, ka shkaktuar probleme të mëdha për dhjetëra mijëra udhëtarë në mbarë botën, duke lënë pa energji qindra shtëpi dhe aeroportin më të madh të vendit.

Sipas mediave britanike, zjarri tashmë është vënë nën kontroll, megjithatë kaosi me anulimet dhe devijimet e fluturimeve ka gjasa të prekë udhëtarët prej ditësh.

Të gjitha linjat ajrore janë përfshirë në një garë orët e fundit , duke kërkuar alternativa për fluturimet e tyre drejt Londrës, madje edhe me fluturime drejt aeroporteve të tjera. Kjo është një detyrë shumë e vështirë pasi Heathrow është një aeroport ndërkombëtar me një vëllim të madh pasagjerësh të shërbyer. Pezullimi i operacioneve të Heathrow do të ketë një “ndikim të rëndësishëm” në British Airways , tha linja ajrore britanike më herët sot në një deklaratë. “Është e qartë se kjo situatë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në operacionet tona dhe klientët tanë”, tha linja ajrore më e madhe që operon në aeroport, duke shtuar se po punon sa më shpejt që të jetë e mundur për të informuar udhëtarët për “opsionet e tyre të udhëtimit për 24 orët e ardhshme dhe më tej”.

The post Probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë në aeroport-shqetësim për pasagjerët appeared first on iconstyle.al.

Panik në ajër: Motori i avionit merr flakë pas uljes

By: gaze tare
14 March 2025 at 10:35

Një incident i frikshëm ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, ku një avion i American Airlines pësoi zjarr në njërin nga motorët pas uljes. Fluturimi 1006, një Boeing 737-800 me 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, po udhëtonte nga Kolorado Springs drejt Dallas-Fort Worth, kur u detyrua të devijohej për në Denver rreth orës 17:15 me kohën lokale, për shkak të problemeve me motorin.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, zjarri shpërtheu gjatë taksimit drejt portës pas uljes. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dhjetëra pasagjerë të evakuuar, të cilët qëndronin mbi krahun e avionit ndërsa tymi mbushte ajrin. Piloti kishte raportuar më herët dridhje të larta në motor, por nuk e kishte konsideruar si emergjencë. Situata u përshkallëzua shpejt pas uljes, kur në radio u dëgjua thirrja alarmante: “Zjarr në motor!”

Avioni mbërriti në portën C38 dhe zjarri u shua pa shkaktuar lëndime. Ky incident ndodh vetëm tre javë pas një tjetër rasti shqetësues, ku një avion i Delta Air Lines u përfshi nga flakët në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

The post Panik në ajër: Motori i avionit merr flakë pas uljes appeared first on iconstyle.al.

Eurostat: Shqipëria, vendi me dendësi më të ulët të hekurudhave në Europë

7 February 2025 at 08:56

E gjithë Europa i ka dhënë përparësi ndërtimit të hekurudhave si një mjet më eficient për transportin e pasagjerëve e mallrave dhe me një ndikim shumë më të ulët në mjedis. Edhe Bashkimi Europian në projektet e infrastrukturës i ka dhënë rëndësi ndërtimit të hekurudhave. Në kontrast, Shqipëria në 30 vitet e tranzicionit nuk e […]

The post Eurostat: Shqipëria, vendi me dendësi më të ulët të hekurudhave në Europë appeared first on BoldNews.al.

Dyndje për festat, linjat ajrore amerikane në kolaps, mijëra fluturime të bllokuara

25 December 2024 at 13:21

Pikërisht në periudhën më të ngarkuar të vitit, kompania amerikane e fluturimeve “American Airlines” ndërpreu fluturimet për shkak të një problemi teknik, që komplikoi planet e udhëtimit të shumë amerikanëve.

Edhe pse situata nuk zgjati përveçse përkohësisht, platformat që përcjellin fluturimet njoftuan se vonesat të martën kishin prekur 1,447 fluturime në Shtetet e Bashkuara dhe drejt këtij vendi.

Kompania e njohur ajtore u detyrua të lërë në tokë të gjithë avionët, duke prekur 3320 fluturime brenda Shteteve të dhe 581 fluturime ndërkombëtare. Nga sa pohuan autoritetet, problem teknik kishte ndikuar në të gjithë sistemin e saj elektronik.

Miliona amerikanë pritet të udhëtojnë brenda 10 ditëve të ardhshme. Sipas agjencisë amerikane për transportin, ky numër pritet të kapë shifrën prej 40 milionë pasagjerësh deri më 2 janar, ndërkohë që ditët më të ngarkuara pritet të jenë e enjtja, e premtja dhe e diela.

Krahas vonesave, priten reshje shiu dhe bore në pjesën veriperëndimore të Paqësorit dhe stuhi në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Këto janë festat e para në Shtetet e Bashkuara që kur Departamenti i Transportit mori vendimin që i detyron linjat ajrore që të kompensojnë pasagjerët për vonesa apo anulime të fluturimeve.

Ndërkohë, sipas organizatës ‘AAA’ që vëzhgon komunikacionin gjatë festave gjatë këtij sezoni rreth 90 për qind e amerikanëve udhëtojnë me makina.

The post Dyndje për festat, linjat ajrore amerikane në kolaps, mijëra fluturime të bllokuara appeared first on Sot News | Lajme.

Rinasi bën xheloz vendet e rajonit/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut nis subvencionet për linjat ajrore me 12 euro për pasagjer

By: xhir jeta
17 December 2024 at 12:10

Gara për dominimin e qiellit në Ballkan është ashpërsuar më tej. Me aeroportin e Rinasit që tashmë është shndërruar nyja qëndrore në rajon, vendet e tjera po kërkojnë rrugë për të thyer dominimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur një program subvencionesh direkte për kompanitë ajrore që fluturojnë nga dy aeroportet më të rëndësishme të saj, atë të Shkupit dhe aeroportin e Ohrit.

Në fillim të shtatorit 2024, Ministria e Transportit shpalli një thirrje të hapur për kompani ajrore, duke ofruar një subvencion prej 9 euro për pasagjer në Aeroportin e Shkupit dhe 12 euro për pasagjer në Aeroportin e Ohrit.

Këto subvencione synojnë të inkurajojnë kompanitë ajrore të shtojnë linja të reja, të rrisin frekuencat e fluturimeve dhe në fund të rrisin trafikun e pasagjerëve në aeroportet e vendit.

Qeveria ka ndarë gjithsej 6,3 milionë euro për programin e subvencioneve për periudhën 2025-2027, me qëllim që të rritet numri vjetor i pasagjerëve me 200 mijë në të dy aeroportet.

Ministri i Transporteve,Aleksandar Nikoloski zbuloi gjithashtu se ministria po përgatitet të lëshojë një thirrje të dytë të hapur për subvencionet e linjave ajrore në javët e ardhshme, duke sinjalizuar përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë për të përmirësuar lidhjen ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Kjo nismë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut vjen në një kohë kur gjithmonë e më shumë pasagjerë nga ky vend po fluturojnë përmes aeroportit të Rinasit, jo vetëm për shkak të çmimeve më të ulëta, por edhe konektivitetit më të madh që ofron aeroportin ndërkombëtar i Tiranës. Me sa duket ky fenomen ka filluar të shqetësojë qeveritë e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk duan të shohin biznesin e madh të fluturimeve, që të përqëndrohet në Tiranë.

Kompanitë reagojnë
Kompanitë ajrore i janë përgjigjur pozitivisht programit të subvencioneve. Trë kompani të mëdha njoftuan se nga marsi i vitit të ardhshëm do të nisin rrugë të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Flydubai, Turkish Airlines dhe Wizz Air do të sjellin secili linja të reja fluturimi në Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar lidhjet e vendit me Evropën dhe Lindjen e Mesme.

Flydubai do të fillojë fluturimet direkte midis Shkupit, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, dhe Dubait, një qendër kyçe e biznesit dhe turizmit në Lindjen e Mesme. Këto fluturime direkte do të nisin më 30 mars 2025.

Turkish Airlines do të prezantojë një linjë të re që lidh Ohrin me Stambollin, duke ofruar një lidhje tjetër thelbësore midis Maqedonisë së Veriut dhe qytetit më të madh të Turqisë.

Wizz Air, tashmë një lojtar i madh në tregun e fluturimeve të Maqedonisë së Veriut, do të zgjerojë praninë e tij duke nisur fluturime të reja nga Shkupi në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart. Për më tepër, ëizz Air do të fillojë fluturimet nga Ohri në Basel-Mulhouse, një qendër e rëndësishme evropiane e vendosur në kufijtë e Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë.

Shtimi i këtyre linjave të reja ajrore pritet të nxisë ndjeshëm udhëtimin e biznesit dhe të kohës së lirë në Maqedoninë e Veriut, duke inkurajuar më shumë vizitorë të eksplorojnë bukuritë natyrore të vendit, vendet historike dhe skenën e gjallë kulturore.

Rritja e numrit të pasagjerëve
Aeroportet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe Ohër kanë përjetuar tashmë rritje të konsiderueshme vitet e fundit. Në vitin 2023, të dy aeroportet së bashku trajtuan 3.1 milionë pasagjerë, që përfaqëson një rritje prej 32.8% krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje tregon tërheqjen në rritje të Maqedonisë së Veriut si një destinacion udhëtimi, veçanërisht në vazhdën e rritjes së lidhjes ndërkombëtare dhe përpjekjeve për të promovuar sektorin e turizmit të vendit.

Me futjen e linjave të reja të fluturimeve nga Flydubai, Turkish Airlines dhe Wizz Air, numri i pasagjerëve pritet të rritet më tej, duke tërhequr turistët dhe udhëtarët e biznesit. Linjat nga Shkupi drejt qyteteve të njohura evropiane si Barcelona, ​​Lioni dhe Shtutgarti do të ofrojnë akses më të madh për udhëtarët nga Evropa Perëndimore, ndërsa lidhja e re midis Ohrit dhe Stambollit do të hapë mundësi për rritjen e tregtisë dhe turizmit midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

10 mln pasagjerë/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, shifër rekord pa u mbyllur 2024

By: user 6
9 December 2024 at 22:07

9 dhjetor 2024 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) tejkaloi sot shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019.

Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, pasagjeri i 10 miliontë, i cili mbërriti në Shqipëri përmes linjës ajrore holandeze Transavia, u prit me një ceremoni të posaçme së bashku me pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.

Matin Van Der Meij, pasagjeri i 10 miliontë, u shpreh se kjo nuk ishte vizita e tij e pare në Shqipëri, por ishte më surprizuesja sepse prej pritjes kaq të veçantë. Ai tha se me Shqipërinë e lidhte puna por së shpejti planifikon të vijë edhe me familjen për pushime.
Në aktivitetin e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës morën pjesë, zëvëndës kryeministrja Belinda Balluku, anëtarë të kabinetit qeveritar, perfaqësues të trupit diplomatik, medias, përfaqësues të kompanive ajrore, drejtues nga Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Drejtori operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, ndau me të ftuarit këtë arritje, duke theksuar punën e palodhur që ka sjellë realizimin e këtij objektivi. “Për të arritur këtu, -u shpreh z,Farabbi, – kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi ndërtuar strategji inovative, për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Grupi Kastrati sapo mori menaxhimin e aeroportit investoi për transformimin, rritjen e kapacitetve dhe përmirësimin e cilësisë. Me rreth 100 milion euro të investuara në vetëm 3 vitet e para, hapësira e terminalit është trefishuar dhe pritet të shkoje në 100 mije m2, në përfundim të projektit.

Fokusi ynë mbetet drejt zhvillimit të qendrueshëm; ndriçimi në të gjitha hapësirat e aeroportit është LED, jemi duke shtuar mjetet elektrike për operacionet në pistë, si edhe kemi në plan të instalojmë panele voltaike që do të prodhojnë 49 MWat energji. Kemi shtuar 15 mijë metra katrorë në zonën e mbërritjeve, 6 stenda të reja për parkimin e avionëve duke shkuar kështu në 29 në total. Shumë shpejt do mundësojmë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA. Me mbi 129 destinacione direkte, jemi i vetmi aeroport në rajon me një mbulim të gjerë, frekuencë të lartë dhe çmime të përballueshme. Risitë teknologjike në eGates, skanera të gjeneratës së tretë dhe kioskat e vetëshërbimit, konkurojnë me aeroportet më të zhvilluara në botë.”

Zëvëndës Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vlerësoi zhvillimin e vazhdueshëm të aeroportit dhe ndikimin e tij në ekonominë e vendit. Ajo shtoi se ky rezultat nuk është vetëm një arritje e aeroportit por edhe e Shqipërisë që arrin të mirëpresë 10 milionë pasagjerë pa mbaruar ende viti. “Në rast se nuk investohet ndjeshëm nuk mund të kemi arritjet që patëm. Ndaj duhet njohur e gjithë puna që është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për sa i përket shtimit të kapaciteteve të terminalit, vendqëndrimeve dhe mbi të gjitha teknologjisë së re.11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë deri në 30 nëntor dhe të gjithë këta, imagjinoni 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi. Kështu që 90% e prezantimit të Shqipërisë në momentin e parë të hyrjes bëhet nga kjo portë. Në vitin 2025 kemi marrë një angazhim për të pasur ne këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë.”

Në një video mesazh, Drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, z.Olivier Jankovec, përshëndeti të pranishmit në ceremoni, në këtë ditë të rëndësishme për aeroportin e Tiranës. “Kjo arritje e bën aeroportin e Tiranës një nga aereoportet më te spikatur për sa i përket rritjes dhe zgjerimit të trafikut në Evropë. Përgëzime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për ndikimin që kjo rritje shënon në ekonominë e vendit dhe zhvillimin e turizmit”

Gjithashtu, TIA së bashku me WizzAir organizuan një lojë shpërblyese, ku pasagjerët e pranishëm në terminal patën mundësinë të fitonin dhjetra bileta për fluturime falas në destinacione të ndryshme në Europë. Festa vijoi përgjatë ditës edhe me shfaqje të ndryshme dhe programe argëtuese, duke e transformuar terminalin në një ambjent festiv për të gjithë pasagjerët. /Shkrim promocional

The post 10 mln pasagjerë/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, shifër rekord pa u mbyllur 2024 appeared first on Lapsi.al.

Belinda Balluku si PR-iste e Aeroportit të Rinasit

9 December 2024 at 12:33

Pavarësisht se pjesa më e madhe e plazheve këtë vit në vendin tonë ishin bosh, Qeveria vazhdon të pretendojë se në Shqipëri kanë hyrë 10 milion pasagjerë në aeroportin e Rinasit. A është kjo një shifër prej turizmit, apo prej emigrimit masiv, kjo ha debat, por ajo që vlen për t’u theksuar është se numrin […]

The post Belinda Balluku si PR-iste e Aeroportit të Rinasit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌