Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Waltz “nuk vë mend”/ Pas signal, zyrtari amerikan përdor një tjetër platformë

By: Re Nato
4 May 2025 at 20:32

Mike Waltz ishte zyrtari I sakrifikuar I Donald Trump për skandalin e mesazheve në Signal, ku u ndanë mesazhe që përmbanin informacione të klasifikuara.

Ai humbi postin si këshilltar I sigurisë kombëtare dhe u nominua nga Trump për postin e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara.

Por skandali I Signal ka vazhdimisht detaje të reja, që tregojnë se edhe pas publikimit të mesazheve zyrtarët e lartë të sigurisë amerikane, nuk I kushtuan rëndësi aplikacioneve që përdorin.

Një foto e publikuar nga Reuters, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, tregon Waltz duke përdorur një version të modifikuar të Signal.

Në ekranin e celularit të tij dukeshin emrat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe drejtoreshës së inteligjences Tulsi Gabbard.

Aplikacioni, I ngjashëm me Signal, quhet TeleMessage, i cili përdor disa nga teknologjitë e enkriptimit të Signal, ndërsa gjithashtu u lejon klientëve të arkivojnë mesazhet.

Imazhi shton shqetësimet e vazhdueshme rreth mënyrës se si Waltz dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump po komunikojnë, dhe veçanërisht se si po diskutojnë informacionin e klasifikuar ose të ndjeshëm.

Edhe pse Signal vlerësohet shumë nga ekspertët e sigurisë kibernetike, qeveria federale ka sisteme dhe protokolle specifike për transmetimin e informacionit dhe mesazheve të ndjeshme.

Zyrtarët duhet të përdorin sisteme intraneti që janë pothuajse tërësisht të mbyllura nga pjesa tjetër e botës dixhitale, për të parandaluar rrjedhjen e mundshme të informacionit.

Waltz “nuk vë mend”/ Pas Signal, zyrtari amerikan përdor një tjetër platformë

By: Rovena
4 May 2025 at 13:33

Mike Waltz ishte zyrtari i sakrifikuar i Donald Trump për skandalin e mesazheve në Signal, ku u ndanë mesazhe që përmbanin informacione të klasifikuara.

Ai humbi postin si këshilltar i sigurisë kombëtare dhe u nominua nga Trump për postin e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara.

Por skandali i Signal ka vazhdimisht detaje të reja, që tregojnë se edhe pas publikimit të mesazheve zyrtarët e lartë të sigurisë amerikane, nuk I kushtuan rëndësi aplikacioneve që përdorin.

Një foto e publikuar nga Reuters, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, tregon Waltz duke përdorur një version të modifikuar të Signal.

Në ekranin e celularit të tij dukeshin emrat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe drejtoreshës së inteligjencës Tulsi Gabbard.

Aplikacioni, i ngjashëm me Signal, quhet TeleMessage, i cili përdor disa nga teknologjitë e enkriptimit të Signal, ndërsa gjithashtu u lejon klientëve të arkivojnë mesazhet.

Imazhi shton shqetësimet e vazhdueshme rreth mënyrës se si Waltz dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump po komunikojnë, dhe veçanërisht se si po diskutojnë informacionin e klasifikuar ose të ndjeshëm.

Edhe pse Signal vlerësohet shumë nga ekspertët e sigurisë kibernetike, qeveria federale ka sisteme dhe protokolle specifike për transmetimin e informacionit dhe mesazheve të ndjeshme.

Zyrtarët duhet të përdorin sisteme intraneti që janë pothuajse tërësisht të mbyllura nga pjesa tjetër e botës dixhitale, për të parandaluar rrjedhjen e mundshme të informacionit./abcweb.al

 

 

Richard Grenell, kandidat për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare të Trump

By: user 6
1 May 2025 at 23:08

Presidenti i SHBA-së Donald Trump shkarkoi këtë të enjte Mike Waltz nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Trump njoftoi se do ta emëronte Waltz si ambasador të tij në Kombet e Bashkuara, megjithëse Trump nuk dha ndonjë afat se kur do të ndodhë lëvizja.

Waltz është largimi i parë i nivelit të lartë në administratën e dytë të Trump. Deri më tani ai i kishte rezistuar presionit për të shkarkuar ndonjë zyrtar të kabinetit apo këshilltarë të tjerë të lartë.

Trump tha se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në ndërkohë. Është e paqartë se kush do të marrë përsipër drejtimin e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, një institucion me mjaft ndikim te Presidenti.

Politico shkruan se aktualisht, një emër kryesor që qarkullon është i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili po drejton negociatat me Rusinë, Iranin dhe Hamasin në Gaza. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë shefi i politikave të Trump, Stephen Miller, drejtori i lartë të NSC për kundërterrorizmin, Sebastian Gorka dhe i dërguari i Trump për misione speciale, Richard Grenell.

Edhe zv.këshilltari i sigurisë kombëtare, Alex Wong, pritet gjithashtu të largohet. Largimi i Waltz trondit ekipin e sigurisë kombëtare të goditur nga pas skandalit të bisedës në “Signal”, grup që e kishte krijuar ai duke përfshi9rë gabimisht edhe një gazetar. ©LAPSI.al

The post Richard Grenell, kandidat për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare të Trump appeared first on Lapsi.al.

Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz

1 May 2025 at 22:38

Michel Waltz u shkarkua këtë të enjte nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në Truth Social, duke njoftuar se do ta nominojë Waltz-in për të qenë “ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”.

Marco Rubio u emërua nga Trump si zëvendësues i përkohshëm për Waltz, ndërsa në mediat amerikane po qarkullojnë edhe dy emra të tjerë të cilët janë kandidat të mundshëm për zëvendësimin e tij, ndër të cilët edhe i dërguari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell.

Ric Grenell ka një karrierë më të gjatë diplomatike. Në mandatin e parë të Trump, ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe më vonë si drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare, një rol i profilit të lartë në sigurinë kombëtare. Këtë herë, Trump e ka dërguar atë për të negociuar me Venezuelën mbi kthimin e migrantëve që erdhën në Amerikë dhe kthimin e qytetarëve amerikanë të mbajtur në vend.

Një tjetër emër që po përflitet për zëvendësimin e Waltz është Steve Witkoff, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme dhe aleat i Trump, i cili aktualisht është i Dërguari Special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, si një zëvendësim të mundshëm. Edhe pse më parë nuk kishte përvojë diplomatike, Trump e emëroi atë për të negociuar një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe e dërgoi në Rusi për të shërbyer si i dërguari i tij personal te Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz appeared first on Euronews Albania.

Trump nominon Mike Waltz si ambasador të SHBA-ve në OKB

1 May 2025 at 21:10

Presidenti Trump ka njoftuar se Mike Waltz nuk do të jetë më këshilltari i tij për sigurinë kombëtare dhe do të nominohet për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Deklarata e plotë e Donald Trump:

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltar im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në vend të parë.

E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit.

Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

Mike Waltz, i cili kreu funksionon e këshilltarit të sigurisë në 100 ditët e para të amdinistratës Trump, ishte në pozicion të pasigurt pasi u zbulua se ai kishte shtuar aksidentalisht një gazetar nga revista The Atlantic në një grup mesazhesh në Signal ku diskutoheshin planet për sulme ushtarake ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Waltz mori “përgjegjësinë e plotë” për rrjedhjen e sinjalit. Megjithatë kundërshtarët politik të Trump janë shprehur se do të vijojnë hetimet lidhur me këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump nominon Mike Waltz si ambasador të SHBA-ve në OKB appeared first on Euronews Albania.

Pak orë pas largimit nga posti si këshilltar i sigurisë, Trump emëron Waltz ambasador të SHBA-së në OKB

By: redi
1 May 2025 at 21:48

Pas largimit nga detyra e këshilltarit të sigurisë, Mike Waltz do të jetë ambasador i SHBA-së në OKB. Lajmin e jep vetë presidenti amerikan, teksa njofton se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të jetë këshilltari i përkohshëm i sigurisë kombëtare i Donald Trump. ”Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta emëroj Mike Waltz për të qenë Ambasadori i ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet…

Source

Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare

1 May 2025 at 22:37

Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, dhe në mediat amerikane tashmë janë shfaqur emrat e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë ish-ushtrakun.

Sipas shkrimit të Politico, ndër kandidatët është edhe ish-i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Grenell është padyshim një emër i njohur në Ballkanin Perëndimor. Ai shpesh komenton zhvillimet në Kosovë dhe serbi.

Njihet gjithashtu për mbështetjen ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, por edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe për kritikat e shpeshta ndaj kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti.

Steve Witkoff dhe Donald Trump

Përveç Grenellit, kandidat për pozitën e Waltzit është edhe Steve Witkoff, të cilin Trump fillimisht e emëroi si të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme, e më pas për zgjidhjen e konfliktit ruso-ukrainas.

Witkoff njihet për qëndrimet pro-ruse, si dhe për idenë që lufta të përfundojë duke përmbushur të gjitha kushtet që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka vënë Ukrainës dhe SHBA-së.

Ndër kandidatët e tjerë dallohen zëvendësshefi i kabinetit të Trumpit, Stephen Miller, i njohur për qëndrimet mjaft radikale të djathta që shpesh i shpreh në rrjetet sociale, si dhe Sebastian Gorka, ekspert për sigurinë kombëtare.

Kujtojmë se Waltz është shkarkuar për shkak të një sërë skandalesh dhe gafash, dhe i pari ndër to ishte një bisedë në grup në aplikacionin Signal, ku ai gabimisht kishte shtuar gazetarin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Fillimisht Trump e kishte mbështetur Waltzin, por duket se përmasat e këtij skandali ia kushtuan atij vendin në administratë. /Telegrafi/

The post Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare appeared first on Telegrafi.

UASHINGTON – Trump nominon Mike Waltz si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara

UASHINGTON, 1 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se do të emëronte këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, si pjesë e riorganizimit të parë të qeverisë që nga marrja e detyrës në janar.

Deklarata e Trump vjen pas raportimeve në media që sugjeronin se Waltz do të shkarkohej nga posti i tij – pasi ai ishte i përfshirë në publikimin e informacionit konfidencial mbi sulmet e planifikuara ushtarake amerikane në Jemen – në një bisedë në grup në aplikacionin “Signal’.

“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të shërbejë si këshilltar i sigurisë kombëtare “përkohësisht”, tha Trump. //a.i/

The post UASHINGTON – Trump nominon Mike Waltz si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandali “Signalgate”/ Trump largon Mike Waltz si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare

By: user 6
1 May 2025 at 20:47

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, do të lërë postin e tij dhe do të nominohet për të shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara. Lajmin e dhanë fillimisht mediat amerikane dhe më pas e konfirmoi edhe Presidenti Donald Trump.

Waltz ishte ai që krijoi grupin e në aplikacionin “Signal”, në të cilin u fut gabimisht edhe një gazetar i cili ishte i pranishëm aty ku zyrtarët më të lartë të administratës amerikane planifikonin sulmet ushtarake në Jemen.

Përfaqësuesit e Trump minimizuan më herët ngjarjen duke u shprehur se nuk kishte pasur kërcënim të sigurisë duke nënvizuar se nuk u shpërnda asnjë material i klasifikuar në atë bisedë. Shtëpia e Bardhë, duket se priti që zhurma e atij që i konsiderua si “Signalgate” të qetësohej para se të ndërmerrte veprime.

LEXO EDHE: Skandali i SMS-ve/ Njerëzit e Trump: E urrej të shpëtojmë përsëri Europën. Parazitë!

Ky veprim vjen në të njëjtën javë që Trump feston 100 ditët e tij të para në detyrë. Në njoftimin e tij Presidenti Trump shkroi se Mike Waltz nuk do të jetë më këshilltari i tij i sigurisë kombëtare.

“Jam i kënaqur të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltari im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në radhë të parë.

LEXO EDHE: Del biseda e plotë/ Ç’thanë zyrtarët e SHBA për sulmin në Jemen dhe talljet për BE

E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTË. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” – shkroi Trump. ©LAPSI.al

The post Skandali “Signalgate”/ Trump largon Mike Waltz si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare appeared first on Lapsi.al.

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, largohet nga posti

1 May 2025 at 17:26

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz ka lënë postin e tij, sipas CBS News. Ai është anëtari i parë i ekipit të lartë udhëheqës të Trump që largohet në mandatin e dytë të presidentit.

Pozicioni i Waltz ishte bërë i pasigurt pasi u zbulua se ai kishte shtuar aksidentalisht një gazetar nga revista The Atlantic në një grup mesazhesh ku diskutoheshin planet për sulme ushtarake ndaj rebelëve Houthi në Jemen.

Ekipi i Trump më parë minimizoi rreziqet e sigurisë dhe tha se asnjë material i klasifikuar nuk u nda në bisedë.

Largimi i tij nga posti vjen në të njëjtën javë që Trump festoi 100 ditët e tij të para në detyrë. Zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij, thonë raportet.

Kush ishte Michael Waltz?

Waltz ishte këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump. Ai ishte ndër emërimet e para të Trump pas zgjedhjes së tij.

Përpara rolit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte kongresmen nga distrikti i gjashtë kongresional i Floridës nga viti 2019 deri sa dha dorëheqjen në janar për të marrë përsipër detyrën e re me Trump.

Në Kongres, ai shërbeu në komitetet e Inteligjencës, Shërbimeve të Armatosura dhe Punëve të Jashtme.

Ai më parë ishte oficer në Ushtrinë dhe Gardën Kombëtare të SHBA-së, duke u pensionuar pas 27 vitesh me gradën kolonel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, largohet nga posti appeared first on Euronews Albania.

Bisedat sekrete, këshilltari i Trump largohet nga posti

By: redi
1 May 2025 at 17:54

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz jep dorëheqjen nga roli i tij. Mediat raportojnë se zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij. Kjo vjen disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në grup, në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në Jemen, në shoqërinë e një gazetari, i cili ishte shtuar pa dashje. Ky është anëtari i…

Source

SHBA – Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz do të largohet nga posti

UASHINGTON, 1 maj /ATSH-DPA/- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Mike Waltz, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, njoftoi sot media amerikane.

“Waltz, i cili ishte i përfshirë në publikimin e informacionit konfidencial përmes një bisede në grup në “Signal”, ku përfshihej edhe një gazetar, pritet të largohet së shpejti nga posti i tij”, raportuan transmetuesit CBS, “Fox News” dhe CNN.

Shtëpia e Bardhë nuk i konfirmoi menjëherë detajet rreth largimit të Waltz dhe një pasardhësi të mundshëm.

Në mars, mesazhet u shkëmbyen gjatë një bisede në aplikacionin “Signal” midis zyrtarëve të lartë amerikanë në lidhje me sulmet ushtarake amerikane ndaj objekteve Houthi në Jemen. Waltz me sa duket e ftoi aksidentalisht Jeffrey Goldberg, kryeredaktorin e revistës “The Atlantic”, në bisedën në grup.

Goldberg tha se ishte në gjendje të lexonte planet drejtpërdrejt në lidhje me veprimet e ardhshme ushtarake amerikane kundër milicisë Houthi të mbështetur nga Irani, në Jemen në bisedë, ku përfshihej edhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe anëtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Shkëmbimi i informacionit të klasifikuar në “Signal” nga anëtarë të lartë të qeverisë shkaktoi zemërim.

Administrata e Trump ka qenë në detyrë që nga 20 janari. Largimi i Waltz do ta bënte atë anëtarin e parë të lartë të qeverisë që largohet nga Shtëpia e Bardhë. //a.i/

The post SHBA – Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz do të largohet nga posti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Signal”, zgjerohet skandali/ Këshilltari Waltz komunikonte në 20 grupe me stafin për sigurinë

By: xhir jeta
3 April 2025 at 15:35

Thellohet skandali i rrjedhjes së informacioneve të kasifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dhe ekipi i tij raportohet se kanë krijuar të paktën 20 grupe komunikimi në platformën e mesazheve “Signal”  për të kordinuar punët e tyre mbi çështje sensitive të sigurisë Kombëtare.

E përditshmja Politico e cila citon 4 burime me njohuri të shumta brenda Shtëpisë së Bardhë shkruan se Mike Waltz dhe ekipet e tij kanë diskutuar në këto grupe një sere çërshtjesh duke përshrirë Luftën në Ukrainë, spiunazhin Kinez, Luftën në Gaza, politikat e Lindjes së Mesme, zhvillimet në Afrikë dhe gjithashtu ato në Europë. Ky zbulim I Politico vjen vetëm disa ditë pas raportimeve nga revista “The Atlantic” që zbuloi skandalin e madh të administratës Trump, pasi kryeredaktori I kësaj reviste u shtua gabimisht në grupin ky zyrtarët amerikanë diskutuan sulmet ndaj rebelëve Houthi.

Në këtë grup Sekretari Amerikan I Mbrojtjes Pete Hegseth ndante detaje mbi sulmet dhe vendosjen e luftëanijeve Amerikane dhe trupave Ushtarak në Lindjen e Mesme.  Administrata Trump ka mbrojtur përdorimin e Signal, duke argumentuar se aplikacioni nuk është i ndaluar në pajisjet qeveritare dhe është një nga mënyrat e miratuara të komunikimit, ndonëse dicka e tille nuk eshte e verte.,  Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Brian Hughes, deklaroi për Politico se asnjë informacion i klasifikuar nuk është ndarë në këto biseda dhe se pretendimet e kunderta janë “100% të pavërteta”. Donald Trump ka mbrojtur keshilltarine  tij te Sigurise Kombetare duke thene se Mike Waltz beri nje gabim per te cilin ka marre mesimin e tij.

Perdorimi i nje aplikacioni Komercal ne komunikime qe permbajne informacione te sigurise kombetere eshte nje shkelje ligji ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Signal nuk është një aplikacion I miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive.Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve./abcnews.al

Administrata Trump nga skandali në skandal: Mike Waltz përdori emailin privat për korrespondencën zyrtare

2 April 2025 at 16:00

Washington Post” ka zbuluar se këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, ka përdorur emailin personal për të kryer detyrat zyrtare.

Sipas raportimeve të gazetës amerikane, Waltz dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë përdorur Gmail për të dërguar dokumente pune jo të klasifikuara si dhe për të planifikuar kalendarin me detyrat e punës.

“Këto materiale nuk janë aq të ndjeshme sa planet e sulmeve që janë publikuar në aplikacionin Signal. Megjithatë, ekspertët mendojnë se edhe një komunikim i tillë duhet të zhvillohet në një mjedis më të sigurt sesa emaili privat”, shkruan mediumi.

Një tjetër ndihmës i lartë për sigurinë kombëtare ka përdorur Gmail për biseda teknike me kolegë në agjenci të tjera qeveritare, duke përfshirë informacione për pozicionet e ndjeshme ushtarake dhe sistemet e fuqishme të armëve të lidhura me konfliktet.

Zëdhënësi i këshilltarit për sigurinë kombëtare, Brian Hughes, ka reaguar ndaj raportimeve të “Washington Post” duke thënë se ato synojnë të largojnë vëmendjen nga sukseset e administratës Trump.

“Kjo është përpjekja më e fundit për të shpërqendruar popullin amerikan nga programi i suksesshëm i sigurisë kombëtare i presidentit Trump, i cili mbron kombin tonë”, tha Hughes.

Ndryshe, përmes aplikacionit Signal kanë rrjedhur edhe planet amerikane për ta sulmuar grupin Houthi të Jemenit. /Telegrafi/

 

The post Administrata Trump nga skandali në skandal: Mike Waltz përdori emailin privat për korrespondencën zyrtare appeared first on Telegrafi.

Mike Waltz në qendër të kritikave, lë hapur llogarinë e tij Venmo

27 March 2025 at 16:48

Mike Waltz, këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, i cili është në qendër të kritikave për ndarjen e informacioneve të ndjeshme ushtarake me një gazetar, është përfshirë në një tjetër incident sigurie. Një raport i ri tregon se ai e kishte llogarinë e tij Venmo të hapur për publikun, duke ekspozuar rrjetin e tij të kontakteve.

Sipas Wired, një llogari me emrin “Michael Waltz”, e cila mbante një foto të tij, ishte publike deri të mërkurën pasdite. Lista e miqve të Waltz përfshinte 328 persona, mes të cilëve edhe figura të rëndësishme si Walker Barrett, punonjës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, dhe Susie Wiles, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë, llogaria e së cilës ishte gjithashtu publike.

Ky zbulim vjen disa ditë pasi u raportua se Waltz kishte shtuar kryeredaktorin e Atlantikut në një bisedë Signal, ku u diskutua një plan operacional për një sulm të SHBA-së ndaj Houthis në Jemen. Kjo ka shkaktuar tronditje në Washington, me demokratët që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të sekretarit të mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili kishte ndarë detaje të sulmeve ajrore të ardhshme.

Në një deklaratë këtë javë, Waltz tha se merr “përgjegjësinë e plotë” për incidentin, duke kundërshtuar pretendimin e Trump se faji ishte i një punonjësi të “nivelit më të ulët”.

Ndërkohë, Wired raportoi se shumë nga kontaktet e Waltz në Venmo ishin politikanë dhe gazetarë të njohur, përfshirë Dan Crenshaw, kongresmen republikan nga Teksasi, si dhe Bret Baier dhe Brian Kilmeade nga Fox News.

Pas interesimit të mediave, llogaritë e Waltz dhe Wiles u bënë private, por incidenti ka shtuar shqetësimet për sigurinë e informacioneve brenda administratës Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mike Waltz në qendër të kritikave, lë hapur llogarinë e tij Venmo appeared first on Euronews Albania.

Rrjedhja e bisedave sekrete/ Trump i del në krah këshilltarit Waltz: Gabimi i vetëm në 2 muaj, nuk ishte serioz

26 March 2025 at 14:24

Presidenti Donald Trump të martën minimizoi daljen e mesazheve të ndjeshme lidhur me një sulm ushtarak kundër Huthëve të Jemenit këtë muaj. Bisedat dolën në një bisedë grupore që përfshinte një gazetar.

Trump tha se kjo ishte “gabimi i vetëm në dy muaj” të administratës së tij, pasi ligjvënësit demokratë kritikuan administratën për trajtimin e pakujdesshëm të informacionit të ndjeshëm. Trump i tha NBC News se gabimi “doli të mos ishte serioz” dhe shprehu mbështetjen e tij të vazhdueshme për këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz.

Waltz, sipas një artikulli të postuar në internet të hënën nga The Atlantic, duket se gabimisht ka shtuar kryeredaktorin e revistës, Jeffrey Goldberg, në një bisedë që përfshinte 18 zyrtarë të lartë të administratës që diskutonin për planifikimin e grevës.

The post Rrjedhja e bisedave sekrete/ Trump i del në krah këshilltarit Waltz: Gabimi i vetëm në 2 muaj, nuk ishte serioz appeared first on Sot News | Lajme.

Kryeredaktori i Atlantic shpërndan më shumë mesazhe lidhur me grupin e krijuar nga zyrtarë të lartë të administratës Trump

26 March 2025 at 14:27

Kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, ka shpërndarë më shumë mesazhe nga grupi i bisedës Signal për zyrtarë të lartë të administratës Trump, tek të cilat ai u shtua aksidentalisht, në të cilat u zhvilluan diskutime rreth një sulmi të ardhshëm ndaj Houthi.

Mesazhet e reja tregojnë më shumë detaje rreth informacionit të ndarë në grup nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili përfshinte mesazhe në lidhje me oraret specifike të një sulmi të SHBA-së që do të ndodhë kundër objektivave Houthi në Jemen.

“Nëse ky tekst do të ishte pranuar nga dikush armiqësor ndaj interesave amerikane – ose dikush thjesht i padiskutueshëm dhe me qasje në mediat sociale – Houthit do të kishin kohë të përgatiteshin për atë që ishte menduar të ishte një sulm i befasishëm ndaj bastioneve të tyre”, shkroi Goldberg në një artikull të ri të botuar të mërkurën në mëngjes.

Pasojat për pilotët amerikanë mund të kenë qenë katastrofike. Goldberg, të cilin Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump, Mike Waltz e kishte shtuar pa dashje në bisedën në grup, po kundërshton pretendimet e zyrtarëve të Trump se asnjë material i klasifikuar nuk ishte shpërndarë në mesazhet me tekst.

Hegseth ishte mes zyrtarëve që kundërshtuan këtë histori dje, duke thënë se në bisedë nuk u diskutua asnjë plan lufte dhe as nuk u shpërnda ndonjë material i klasifikuar. Të njëjtën gjë tha edhe Shtëpia e Bardhë.

“Ekziston një interes i qartë publik në zbulimin e llojit të informacionit që këshilltarët e Trump përfshinin në kanalet e komunikimit jo të sigurta, veçanërisht sepse figura të larta të administratës po përpiqen të minimizojnë rëndësinë e mesazheve që u shpërndanë”, shkroi Goldberg. /Telegrafi/

 

The post Kryeredaktori i Atlantic shpërndan më shumë mesazhe lidhur me grupin e krijuar nga zyrtarë të lartë të administratës Trump appeared first on Telegrafi.

Këshilltari i Trump për sigurinë zbulon planet ushtarake

By: redi
24 March 2025 at 21:48

Ish-zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-ve reaguan të tronditur ndaj zbulimeve në The Atlantic se anëtarët e lartë të kabinetit të Presidentit Donald Trump dërguan plane të detajuara operacionale dhe informacione të tjera të mundshme shumë të klasifikuara në lidhje me sulmet ushtarake amerikane në Jemen, në një grup në një aplikacion mesazhesh, të cilit i ishte shtuar aksidentalisht një reporter.

Source

Territori autonom danez synohet nga Trump, zemërim në Groenlandë për vizitën e Usha Vance dhe Mike Waltz! Kryeministri: Provokim! Qëllimi, të na tregohet demonstrim fuqie

By: E.K
24 March 2025 at 10:44

Usha Vance, gruaja e zv.presidentit amerikan JD Vance, do të udhëtojë në Groenlandë këtë javë, ndërsa Presidenti Donald Trump i përmbahet idesë së një aneksimi nga SHBA të territorit strategjik, gjysmë autonom danez. Vance do të vizitojë Groenlandën të enjten me një delegacion amerikan për të vizituar vendet historike, për të mësuar rreth trashëgimisë së […]

The post Territori autonom danez synohet nga Trump, zemërim në Groenlandë për vizitën e Usha Vance dhe Mike Waltz! Kryeministri: Provokim! Qëllimi, të na tregohet demonstrim fuqie appeared first on FaxWeb.

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t’ia dorëzojë Rusisë

15 March 2025 at 12:43

Mike Waltz sugjeron se Ukraina mund të detyrohet të dorëzojë Donbasin në kuadër të marrëveshjes paqeje me Rusinë.

Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga pjesëmarrësit në negociatat për armëpushimin në Ukrainë, sugjeroi në një intervistë për Fox News se Ukraina mund të detyrohet të dorëzojë rusëve rajonin e Donbasit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët, Waltz tha se “nëse do të imagjinoja se si do të zhvillohej ky marrëveshje, mendoj se do të ishte një marrëveshje që lidhet me mineralet e rralla të tokës, si një komponent që do të ruante angazhimin dhe praninë amerikane në Ukrainë. Ndoshta mund të jenë edhe forcat evropiane në Ukrainë”.

Ai shtoi se “mendoj se nuk do të ketë asgjë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe gjithashtu do të thosha se disa pjesë – ndoshta veçanërisht Donbasi ose zona me një popullsi të madhe ruse – mund t’i takojnë Putinit në çdo marrëveshje negociuese. A jam gabim?”.

Trump’s National Security Advisor Mike Waltz tells Fox News that Putin will get the Donbas region of eastern Ukraine as part of a peace deal.

Outrageous
pic.twitter.com/gPuw6tssyk

— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) March 14, 2025

Waltz i përgjigjej se “nuk je gabim në asnjë pjesë. Dhe ajo që është e rëndësishme është që ne po diskutojmë për të gjitha këto gjëra me të dyja palët. Po zhvillojmë këto biseda me kolegët tanë rusë. Po zhvillojmë këto biseda me kolegët tanë ukrainas dhe po i shtyjmë të dyja palët drejt një marrëveshjeje, së bashku me presidentin Trump, negociatorin kryesor, i cili është i vendosur të përfundojë këtë luftë”.

Rusia deri tani kërkon disa kushte për armëpushimin, duke përfshirë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe njohjen e katër rajoneve të aneksuara. Krimi dhe pjesërisht Donbasi janë rajone që Rusia ka mbajtur nën kontroll që nga viti 2014 pas rebelimit të separatisteve rusë, dhe pas fillimit të agresionit në vitin 2022, ata shtuan pothuajse të gjithë Donbasin dhe pjesë të rajoneve të Kherson dhe Zaporizhzhia.

Sipas deklaratave të Waltz, është e mundur që Krimi dhe Donbasi, si “pjesë me shumicë popullsi ruse”, mund t’i duhet t’i dorëzohen Kievit, ndërsa dy rajonet e tjera do të jenë objekt i bisedimeve. Donbasi ose Bazeni Donets është një rajon që përfshin provincat e Donetsk dhe Luhansk. Para luftës, në këtë rajon jetonin mbi 55 për qind ukrainas dhe rreth 40 për qind rusë. Mbi 70 për qind e njerëzve flisnin rusisht. /Telegrafi/

The post Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t’ia dorëzojë Rusisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌