Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Lajme Shqiperi

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

By: Re Nato
13 July 2025 at 17:49

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.

Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.

Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.

Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.

Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.

Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.

Gaza, 6 fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

By: Re Nato
13 July 2025 at 17:30

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste në radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Banorët nxituan në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit duke përdorur automjete private dhe karroca, shkruan BBC.

Bëhet e ditur se sulmi vjen ndërsa sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës janë përshkallëzuar.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës tha se 19 palestinezë të tjerë ishin vrarë sot, në tre sulme të ndara në ndërtesa banimi në Gazën qendrore dhe në Qytetin e Gazës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se spitali i tij në terren në Rafah kishte pranuar 132 pacientë “që vuanin nga lëndime të lidhura me armë” vetëm të shtunën, 31 prej të cilëve vdiqën./abcnews.al

Shefi i NATO-s, të hënën në Uashington/ Rutte do të takohet me presidentin Trump

By: Re Nato
13 July 2025 at 17:08

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij.

Njoftimi për shtyp që njoftonte vizitën nuk dha një arsye të menjëhershme për udhëtimin, por Trump tha së fundmi se do të ishte i gatshëm të furnizonte me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Presidenti amerikan ka premtuar gjithashtu se do të bëjë një “deklaratë të rëndësishme” në lidhje me Rusinë nesër, të cilën disa besojnë se mund të jetë mbështetja e tij për një projektligj për sanksione kundër Moskës.

Përveç takimit me Trump gjatë udhëtimit dy-ditor, Rutte do të zhvillojë bisedime edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth./abcnews.al

Siguria Detare, nga Ksamili në Koman/ Kontrollohen 254 mjete lundruese, bllokohen 36 prej tyre

By: Re Nato
13 July 2025 at 16:54

Në një aksion të nisur nga Ksamili në jug e deri në Koman në veri, policia ka sekuestruar dhe bllokuar 36 mjete lundruese, ndërsa ka mundur që të shpëtoje nga mbytja, 18 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat janë bllpkuar 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike kanë qënë jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Policia thotë se 13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, pasi askush nuk do të tolerohet./abcnews.al

Problematikat e qytetarëve në Tiranë/ Rama mbledhje të hënën me deputetët dhe drejtorët e bashkisë

By: Re Nato
13 July 2025 at 16:36

Paraditen e së hënës, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbledhje me deputetët e qarkut të Tiranës dhe kandidatët e drejtorët e bashkisë.

ABC News mëson se takimi, që do të mbahet tek Hotel Tirana, do të ketë në fokus evidendimin e problematikave që janë hasur në terren.

Lidhur me këto problematika, deputetët do të raportojnë te kreu i qeverisë, Edi Rama.

Më 4 korrik në një takim që zhvilloi me deputetët e Tiranës Rama u ka kërkuar atyre për dy javë, të evidentojnë problematikat e qytetit përmes kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët./abcnews.al

 

 

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

By: Re Nato
13 July 2025 at 16:22

Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të që mblidhen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe nuk e finalizojnë procesin.

Pavarësisht që deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, ato prapëseprapë nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta që kanë.

Në seancën e 13 korrikut kanë marrë pjesë 82 deputetë.

Edhe pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka mbyllur seancën, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë vazhduar të mbajnë fjalime drejtuar qytetarëve të Kosovës me thirrjet që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – partia që ka fituar më shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit – t’i japë fund kësaj situate.

Sipas tyre, LVV-ja po e “saboton qëllimshëm shtetin”.

Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Vera shton urgjencat/ Brataj: Temperaturat e larta rëndojnë shëndetin tek të moshuarit

By: Re Nato
13 July 2025 at 16:02

Telefonat bien më shpesh se zakonisht.  Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore thirrjet për ndihmë janë shtuar.

Kryesisht  të moshuarve e të sëmurëve kronikë vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin  iu ka rënduar shëndetin.  Nuk kanë munguar as fëmijët që kanë pasur nevojë per ndihmë mjekësore.

“Thirrjet janë 200 – 300 në ditë, më shumë se muaji kaluar,  rreth 15 – 20 misione më shumë  sa I përket numrit të vizitave në banesë nga personeli.

Rreth  15% është vetëm  presioni arterial, shumë I përhapur, ka herë pas here kriza hipertensive.

15%  virozat dhe gastrointeritet që shfaqen me temperaturë, me të vjella, me dhimbje koke, gjendje febrile, dehidratime dhe  rreth 9.5% janë pickimet dhe alergjitë.”

Por ndryshe nga muajt e mëparshëm urgjencat më së shumti  janë zhvendosur nga Tirana  në bregdet.  Numri I vizitave  që kryhen  në  disa prej  qendrave shëndetësore verore  sipas   Drejtorit të Urgjencës Kombëtare është I ngjashëm me atë të një spitali.

“Në Tiranë jemi pak më pak se kemi një spostim te popullsisë, por sidomos zonat bregdetare që kanë më shumë thirrje dhe misione.

“Kemi qendra shëndetësore që funksionojnë si spitale realisht, Velipoja që është në vend të parë me 1 mijë 770  vizita në qershor qe I bie rreth  50 në ditë, Shëngjini me 1500 -1600, plazhi I Durrësit,  Drimadha,  Ksamili, kanë më shumë rolin e spitaleve sesa të ashtuquajtura  qendra shëndetësore.

Mbi 16 mije vizita  4386 janë turistë të huaj,   26% të huaj 74% shqiptarë.

Ka pas referime per spitale, 3.15%  e atyre qe kanë shkuar kanë pas nevojë për vlerësim më të detajuar.”

Përballë  temperaturave të larta  drejtori I Ugjencës Kombëtare iu këshillon qytetarëve.

“Nëse ka ekspozim të gjatë në diell veç të vjellave, lodhje, këputje dhe konfuzion sigurisht që  duhet të marrë në telefon 127 për të dhënë jo vetëm një rekomandim, por dhe për të shkuar në vendngjarje se këto persona janë në vështirësi të eleminojnë  lagështinë që prodhon organizmi.”/abcnews.al

Ish-sulmuesi portugez Diogo Jota që humbi jetën tragjikisht në një aksident, nderohet në ndeshjen e parë të Liverpoolit

By: berti
13 July 2025 at 16:38

Nderim prekës për Diogo Jotën – Tifozët e Liverpoolit dhe Prestonit këndojnë në kor këngën e sulmuesit të ndjerë Në një atmosferë mbresëlënëse, e ngarkuar me emocion dhe respekt të thellë, tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit janë bashkuar në një zë të vetëm për të nderuar kujtimin e ish-sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili humbi tragjikisht jetën më 3 korrik në një aksident…

Source

Interesi i Trump për sanksionet ndaj Rusisë rrit shpresat e aleatëve të Ukrainës

By: berti
13 July 2025 at 16:34

Një projektligj dypartiak amerikan – i cili do të vendoste sanksione të ashpra ndaj Rusisë – në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën për të arritur paqen në Ukrainë – pritet të miratohet këtë javë në Kongres, sipas “Reuters”. Tani, mbështetësit e Ukrainës në Uashington dhe Kiev, të cilët për muaj të tërë kanë shpresuar që presidenti Donald Trump të mbështesë projektligjin – po presin…

Source

“CBS News”: Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

By: berti
13 July 2025 at 16:33

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën për herë të parë që nga marrja e detyrës në janar, raportoi “CBS News”, duke cituar burime diplomatike. Këtë javë, Trump la të kuptohej se donte t’i dërgonte Ukrainës armë shtesë mbrojtëse. Disa ditë më parë, administrata e tij pezulloi disa dërgesa armësh, një veprim që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë…

Source

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

By: berti
13 July 2025 at 16:03

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për…

Source

“SpaceX”, kompania amerikane e teknologjisë hapësinore, investon 2 miliardë dollarë në startup-in “xAI” të Elon Musk

By: berti
13 July 2025 at 16:01

“SpaceX” – kompania amerikane e teknologjisë hapësinore me qendër ne Teksas – ka financuar 2 miliardë dollarë për “xAI” – si pjesë e një raundi investimesh prej 5 miliardë dollarësh, duke thelluar lidhjet midis sipërmarrjeve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk, ndërsa startup-i i tij i inteligjencës artificiale garon për të konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.

Source

Kjo shenjë e zodiakut është më e stresuar se të gjitha të tjerat

By: gaze tare
13 July 2025 at 17:08

Stresi është pjesë e jetës dhe kur është krijues, ndikimi i tij është pozitiv. Megjithatë, kur na mposht, atëherë sigurisht që nuk na bën mirë. Mënyra se si e menaxhojmë varet nga mendësia dhe karakteri ynë. Ndërsa disa njerëz i kapërcejnë situatat stresuese lehtësisht, të tjerët i mbajnë ato brenda dhe e kanë të vështirë të ecin përpara. Grafiku ynë astrologjik dhe, për të qenë të saktë, vendi ku ndodhet Hëna jonë mund të luajnë gjithashtu një rol në mënyrën se si reagojmë ndaj stresit.

Në astrologji, pozicioni i Hënës zbulon se si reagojmë emocionalisht ndaj stimujve stresues. Dhe ndërsa të gjitha shenjat kanë “hijet e tyre të ankthit”, njëra në veçanti dallohet për luftën e thellë dhe të brendshme që përjeton pothuajse çdo ditë. Kush tjetër është në listën e shenjave më të shqetësuara (ndoshta kanë një Hënë në shenjat e mëposhtme)?

Virgjëresha
Natyra perfeksioniste dhe praktike e Virgjëreshës e bën atë të prekshme ndaj stresit: ajo ka nevojë për organizim dhe stabilitet, por edhe parregullsitë e vogla e mbajnë sistemin e saj nervor vazhdimisht në gatishmëri.

Peshorja
Edhe pse të dashura dhe diplomatike, Peshorja stresohet kur nuk ndihet në harmoni me atmosferën pozitive. Çekuilibri dhe konflikti i shqetësojnë thellësisht.

Gaforrja
Gaforrja është jashtëzakonisht emocionale. Ai thith gjithçka që ndodh përreth tij dhe e kthen atë nga brenda. Ankthi i tij është intensiv, sepse ka vështirësi ta eksternalizojë atë – nevoja e tij për siguri është e vazhdueshme.

Binjakët
Me një aktivitet të jashtëzakonshëm mendor, Binjakët kanë vështirësi të mbizotërojnë mbi qindra mendime dhe mbistimulim. Prirja e tyre për të analizuar gjithçka çon në ankth dhe paaftësi për t’u përqendruar.

Bricjapi
Bricjapi, pavarësisht këmbënguljes dhe punës së tij të palodhur, shpesh lodhet sepse nuk pushon. Ai mbart me vete barrë nga e kaluara, të cilat ia rindezin ankthin dhe çojnë në lodhje.

Kush është në krye? Akrepi dhe ata me Hënë në Akrep.

Akrepët ndiejnë gjithçka me intensitet dhe thellësi të madhe. Ndjenjat e tyre zbulohen vetëm kur ngarkesa emocionale është shumë e fortë. Ata gjithashtu kanë një nevojë të fortë për kontroll – gjë që krijon ankth më të madh, pasi kanë vështirësi të lëshojnë pe. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje ose kanë Hënën në këtë shenjë janë thellësisht të ndjeshëm, por nuk e tregojnë lehtë. Ata ndiejnë nevojën për të pasur kontroll mbi gjithçka – si mbi veten ashtu edhe mbi situatat përreth tyre. Dhe kur ky kontroll kërcënohet, lind ankthi.

The post Kjo shenjë e zodiakut është më e stresuar se të gjitha të tjerat appeared first on iconstyle.al.

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

By: gaze tare
13 July 2025 at 17:06

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore. Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste në radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Banorët nxituan në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit me automjete private dhe karroca, shkruan BBC.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës tha se 19 palestinezë të tjerë ishin vrarë sot, në tre sulme të ndara, në ndërtesa banimi në Gazën qendrore dhe në Qytetin e Gazës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se spitali i tij në terren në Rafah kishte pranuar 132 pacientë “që vuanin nga lëndime të lidhura me armë” vetëm të shtunën, 31 prej të cilëve vdiqën.

The post E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë appeared first on iconstyle.al.

“Më është dukur si serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë

By: M C
13 July 2025 at 17:55

Të ulur këmbëkryq para Kishës të Thethit, Kuvendi i Burrave u mblodh këtë të diel ashtu si dhe dikur, për t’i kërkuar shtetit që të ndalojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Një zëri ata kanë kërkuar një rrugëzgjidhje dhe që qeveria t’u japë mundësinë për legalizimin e bizneseve të tyre, si pjesë e paketës për zhvillimin e turizmi malor. Ata kërkojnë më shumë informacion dhe mundësi për të marrë pjesë në këtë iniciativë.

Zef Valadaj, një banor i Dukagjinit, i bëri thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojë më me shembjen. Për mediat ai tha se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë, ndërkohë që paralajmëroi se nëse qeveria nuk ndalon aksionin atëhere të do të thërrasë diasporën në protesta.

“Unë nuk kam kërkuar për t’u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.

Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t’i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.

Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin”, tha ai.

The post “Më është dukur si serbia në Kosovë!” Paralajmëron dukagjinsi: Do thërras diasporën në protesta, janë gati të vijnë appeared first on Albeu.com.

Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët

By: M C
13 July 2025 at 17:41

Një aksident rrugor ka ndodhu pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin.

Blutë bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe të plagosur kanë ngelur dy drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu mësohet se ata janë dërguar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

The post Automjetet përplasen “kokë më kokë” në urën e Gjoricës, plagosen shoferët appeared first on Albeu.com.

“Gabimi teknik” i izraelitëve u merr jetën qytetarëve të pafajshëm/ Vriten 6 fëmijë palestinezë teksa po prisnin të mbushin ujë

By: M C
13 July 2025 at 17:15

Këtë të diel gjashtë fëmijë dhe katër të persona të rritur kanë persona kanë humbur jetën nga një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin kontejnerët e ujit në Gazën qendrore.

Bëhet me dije se trupat e tyre janë dërguar në Spitalin al-Awda të Nuseirat, aty ku dhe më herët u trajtuan edhe 16 persona të plagosur, mes tyre edhe 7 fëmijë.

Mediat e huaja raportojnë se një dron qëlloi drejt një turme që mbante radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Ushtria izraelite tha se kishte pasur një “gabim teknik” me një sulm që synonte një “terrorist” të Xhihadit Islamik, por fatkeqësisht droni qëlloi vendin ku dhe qytetarët e pafajshëm ishin duke pritur në radhë për të mbushur ujë.

Një nga zëdhënësit e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës theksoi se 19 palestinez të tjerë kishin ndërruar jetë ditën e sotme nga tre sulme të tjera ku banesat e tyre në zonën e Gazës u bombarduan.

Ditën e premte zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut u shpreh se deri më tani ishin regjistrua 789 vrasje të lidhura me ndihmë humanitare.

The post “Gabimi teknik” i izraelitëve u merr jetën qytetarëve të pafajshëm/ Vriten 6 fëmijë palestinezë teksa po prisnin të mbushin ujë appeared first on Albeu.com.

Shehaj: Ajo që po ndodh në Theth si “pika e vogël” e Kumbaros në jug

By: M C
13 July 2025 at 17:06

Agron Shehaj, deputet dhe kryetar i partisë “Mundësia”, reagoi për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, duke u shprehur se ajo që ndodhi atje ishte e njëjtë me atë “pikën e vogël” që ministrja e Turizmit Kumbaro tregonte për një investim në bregdetin e Jugut. Sipas Shehajt Rama ka një plan për Thethin që nuk ka lidhje me banorët, por me miqtë e ngushtë të kryeministrit.

Reagimi

Ajo që po ndodh në Theth nuk ndryshon shumë nga ajo që ka ndodhur në jug të Shqipërisë në vitet e fundit. Thethi po ndjek të njëjtin model si “pika e vogël” e Mirela Kumbaros. E kujtoni “pikën e vogël”? Aty ndërtuan me letra disa metra katrorë, dhe çdo metër katror u shumëfishua me 4 apo 5 mijë euro. Sot, ajo “pikë e vogël” vlen mbi 100 milionë euro.

Thethi, i tëri, mund të vlejë 200, 500 apo edhe mbi 1 miliard euro. Por problemi i madh është se pronarët e tokave në Theth, banorët e zonës, janë në thelb pronarët e ligjshëm, por nuk kanë dokumentet. Edhe sikur t’i kishin, s’mund të ndërtojnë dot, sepse kanë nevojë për leje, dhe leja jepet vetëm nga Edi Rama.

Një pronë merr vlerë vetëm kur ka leje ndërtimi. Nëse Edi Rama nuk e jep lejen, atëherë pronarët nuk mund ta gëzojnë pronën e tyre.

E vërteta është që Edi Rama ka një plan për Thethin, ashtu siç kishte për jugun. Por problemi i vërtetë është se në atë plan nuk ka vend për pronarët e tokës në Theth.

Kjo është arsyeja pse sot ai po i shemb ndërtimet e tyre, po i zhvesh nga prona dhe po i përjashton nga çdo zhvillim. Sepse Rama ka një plan. Dhe atë plan do ta zbatojë për veten dhe për miqtë e vet, siç e bëri me “pikat e vogla” të bregdetit shqiptar, që sot nuk i gëzojnë më pronarët e tokës, por miqtë e ngushtë të Edi Ramës.

The post Shehaj: Ajo që po ndodh në Theth si “pika e vogël” e Kumbaros në jug appeared first on Albeu.com.

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plag*s nga bombardimet

By: M C
13 July 2025 at 16:57

Presidenti iranian Masoud Pesekian i shpëtoi vdekjes në “fije të perit” gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Fars.

‘Fars’ raportoi të shtunën se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan kompleksin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit më 16 qershor, tre ditë pasi filloi lufta.

Gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e ndërtesës, një praktikë e ngjashme me atë të përdorur gjatë operacionit izraelit për të vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah.

Sulmi shkatërroi rrjetin e energjisë elektrike, sipas raportit të Fars. Pjesëmarrësit në një takim të mbajtur brenda ndërtesës në atë kohë arritën të gjenin strehim të sigurt, por disa prej tyre, përfshirë Pezheskian, u plagosën në këmbë.

Në një intervistë me prezantuesin televiziv amerikan Tucker Carlson rreth një javë më parë, Pezheskian kishte përmendur tashmë atentatin ndaj tij, duke sugjeruar një rrjedhje të mundshme informacioni nga agjencitë e inteligjencës për shkak të saktësisë së sulmit.

“Ka pasur spekulime se një agjent ishte i përfshirë”, raportoi Fars, e cila kritikoi mediat perëndimore për injorimin e një “akti flagrant të terrorizmit shtetëror”, ndërsa dënoi vendimet fetare të udhëheqësve iranianë kundër figurave të tilla si Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

The post Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plag*s nga bombardimet appeared first on Albeu.com.

❌
❌