Kilogramët e tepërt shtohen më lehtë me kalimin e viteve, por hiqen gjithnjë më vështirë – ja si të ruani linjat sipas moshës
Është shumë i rëndësishëm indeksi i masës trupore, pra raporti mes gjatësisë dhe peshës sonë, ashtu si edhe ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ajo që nutricionistët veçojnë është fakti se të gjithë jemi të ndryshëm, kemi ndërtim të ndryshëm dhe ajo që për dikë është ideale, për dikë tjetër mund të jetë larg asaj që dëshiron. Megjithatë, kilogramët mund të na tregojnë përafërsisht nëse jemi në formë të mirë apo duhet të kemi më shumë kujdes me ushqimin dhe mënyrën si jetojmë.
Edhe vetë kuptimi i peshës ideale ka ndryshuar me kalimin e kohës, veçanërisht në 20 vitet e fundit, prandaj sot pritet që të gjitha të jemi më të hollë se sa dikur ka qenë e dëshirueshme. Kjo vlen veçanërisht për më të moshuarat – me kalimin e viteve humbet masa muskulore, ndaj duhet të ulet gradualisht pesha dhe marrja ditore e kalorive.
Peshën e saktë mund ta përcaktojë vetëm një specialist, por ne mund të përdorim edhe një truk të vogël në shtëpi. Nëse kyçi i dorës është i hollë, pesha duhet të jetë nën vlerën mesatare, nëse kyçi është mesatar, pesha duhet të jetë në mes, ndërsa nëse kyçi është shumë i gjerë dhe keni trup atletik me shumë masë muskulore, pesha mund të jetë në kufijtë e sipërm të normales, transmeton Telegrafi.

18–25 vjeç: 61 kg
Vajzat në të njëzetat kanë metabolizëm të mirë, por nuk është keq të ushtrojnë rregullisht, tre deri në katër herë në javë. Ideale janë ushtrimet kardio dhe aerobike, çiklizmi, ecja e shpejtë, noti. Pesha ideale, për ato më të holla në këto vite është 55 kg, për ato me trup mesatar 61 kg, ndërsa për ato me trup më të plotë 67 kg. Këtë ideal mund ta ruajnë me më shumë peshk dhe mish, disa produkte qumështi me më shumë yndyrë, drithëra integrale, fruta dhe perime. Herë pas here lejohet edhe çokollata për të ëmbëlsuar veten.
25–40 vjeç: 62,5 kg
Gratë në të tridhjetat ngadalë ndiejnë se metabolizmi u ngadalësohet, kilogramët ngjiten më shpejt, por ende hiqen lehtë. Pesha ideale për gratë më të holla në këto vite është kur peshojnë 56,5 kg, ato me trup mesatar 62,5, ndërsa ato natyrshëm më të plota 68,5. Për ta ruajtur këtë linjë, ushqimi duhet të jetë i larmishëm, por duhet ngrënë më me masë dhe të zvogëlohet marrja e ushqimeve kalorike, produkteve të yndyrshme të qumështit dhe ëmbëlsirave. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm tri herë në javë, si noti dhe ecja e shpejtë, si dhe çiklizmi i lehtë.
40–50 vjeç: 64 kg
Kur hyjnë në të pesëdhjetat, veçanërisht pas të 45-ave, gratë duhet të ulin ndjeshëm marrjen e mishit të yndyrshëm dhe produkteve të qumështit me shumë yndyrë. Kilogramët ngjiten brenda natës dhe shumë më vështirë hiqen se në të tridhjetat. Prandaj duhet të kenë kujdes me ushqimin që nga mosha 40 vjeç, sepse metabolizmi është i ngadalësuar, ndaj ushqimet ideale janë mishi pa yndyrë, peshku, produktet pa yndyrë të qumështit, shumë fruta dhe perime të freskëta, ndërsa sa më pak bukë, makarona, patate dhe oriz. Gratë më të holla duhet të kenë në këto vite 58 kg, ato me trup mesatar 64 kg, ndërsa ato më të plota 70 kg. Për ta arritur dhe ruajtur këtë, do t’u ndihmojë joga dhe noti dy deri në tre herë në javë.
50–60 vjeç: 66 kg
Pas moshës 50 vjeç, shumica e grave janë në menopauzë. Hormonet dhe metabolizmi ngadalësohen dukshëm, ndaj për të ruajtur linjat e dikurshme nevojiten 350 deri në 500 kalori më pak në ditë. Rekomandohen katër deri pesë vakte të vogla çdo ditë, duhet të ulet sasia e mishit dhe peshkut, ndërsa çdo ditë duhet të konsumohen mish pa yndyrë dhe peshk i kaltër. Të preferuara janë produktet e qumështit pa yndyrë, ndërsa buka, makarona, orizi dhe patatet vetëm dy deri tre herë në javë, dhe atë në sasi shumë të vogla. Gjatë ditës patjetër duhet ngrënë sasi të vogla frutash dhe perimesh, më së miri në formë sallate. Ëmbëlsirat dhe çokollata lejohen vetëm për raste të veçanta. Për të ruajtur peshën ideale, gratë më të holla në këtë moshë duhet të kenë 60 kg, ato me trup mesatar 66 kg, ndërsa ato më të plota 72 kg. Për këtë duhet të ecin çdo ditë, të notojnë, të bëjnë joga dhe ushtrime të përshtatura për moshën e tyre.
Me kalimin e viteve humbet masa muskulore, metabolizmi ngadalësohet dhe për këtë arsye duhet të ulet marrja e kalorive.
Sa kilogramë duhet të ketë një grua me gjatësi mesatare?
Gruaja me gjatësi mesatare 170 cm:
nën 53,5 kg – peshë e pamjaftueshme
nga 53,5 deri në 72 kg – peshë normale
nga 72 deri në 86,5 kg – peshë e rritur
mbi 86,5 kg – mbipeshë
/Telegrafi/
The post Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë appeared first on Telegrafi.