Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Lajme Kosove

Pikat e ushqimit të Izraelit nuk janë thjesht kurthe vdekjeje – ato janë alibi për urinë në Gazë

27 July 2025 at 09:58

Në sistemin e shpërndarjes së ndihmave të Fondacionit Humanitar të Gazës, shohim një përpjekje për të shkatërruar një shoqëri të tërë.

Nga: Alex de Waal / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur uria masive përfshin një komunitet, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik i trupit që tretet. Është gjithashtu grahma e fundit e një shoqërie. Uria është pamja e njerëzve që kërkojnë ushqim në një grumbull plehrash. Është një grua që gatuan fshehurazi, duke fshehur ushqimin nga kushërinjtë e saj të uritur. Është një familje që shet bizhuteritë e gjyshes për një vakt të vetëm, me fytyra bosh dhe pa emocione, me shikim të përhumbur. Ky është degradimi, poshtërimi, turpi – dhe, po, çnjerëzimi – që ndodh kur qeniet njerëzore përplasen si kafshë për ushqim.

Ky është realiteti të cilin asnjë statistikë nuk mund ta mbërthejë. Dhe, metodat për matjen e emergjencave ushqimore dhe për vlerësim – “uria” duke qenë më e rënda – dështojnë kur shoqëria shpërbëhet në këtë mënyrë.

Por, ashtu si një mjek me përvojë që mund të diagnostikojë ethet pa pasur nevojë të dërgojë mostra gjaku në laborator, punonjësit humanitarë që kanë një përvojë, ata të cilët panë thellësitë e vuajtjes njerëzore në Biafra në 1969 ose në Etiopi në 1984, i njohin këto simptoma kur i shohin.

Dhe, ata i shohin sot në Gazë.

Kthehuni te deklaratat e Fondacionit Humanitar të Gazës [FHG] – organizata e mbështetur nga ShBA-ja dhe Izraeli që filloi operimin në maj – dhe hyni në një botë tjetër. FHG-ja paraqet veten si një operacion profesional, plot dhembshuri, i dizajnuar për shekullin XXI. Do të shihni imazhe rendi dhe efikasiteti, dhe një njoftim krenar se ajo shpërndau më shumë se dy milionë vakte dje nga katër “qendra të sigurta të shpërndarjes”.

Dhe, përkrah fotografive të atyre fëmijëve të uritur, të grave që shemben nga uria, ka edhe fotografi të të rinjve të shëndetshëm. Për dallim nga pamjet e filmuara nga gazetarët palestinezë, të përpjekjeve të dëshpëruara për pak ndihma të mbetura përmes OKB-së, FHG-ja ka imazhe të shpërndarjeve të rregullta, të punonjësve të saj që mbajnë për dore fëmijët palestinezë.

Zëdhënësit izraelitë këmbëngulin se Kombet e Bashkuara kanë qindra kamionë me ushqim brenda perimetrit të Gazës që refuzojnë t’i shpërndajnë.

Por, ajo pamje me ngjyra nuk qëndron as përballë një vështrimi më të thjeshtë. Ka katër arsye pse ky është, në rastin më të mirë, një improvizim nga amatorët, dhe në rastin më të keq një mbulesë për krimin e urisë masive që po vazhdon.

Së pari, shifrat thjesht nuk përputhen. Në prill, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së llogariti rezervat ushqimore të mbetura në Gazë pas 18 muajsh rrethimi dhe lufte dhe dy muajsh bllokade totale nga Izraeli. Ajo vlerësoi se qasja në ushqim do të binte në vetëm gjysmën e asaj që nevojitet për të mbajtur gjallë jetën – në një moment mes majit dhe korrikut. Kjo do të thotë që përpjekja për ndihma duhet të mbulojë të gjitha nevojat ushqimore të Gazës. Dy milionë vakte në ditë janë më pak se gjysma e asaj që nevojitet. Racionet e FHG-së mund ta kenë ngadalësuar marshimin drejt urisë, por jo shumë.

Së dyti, nuk mund të lehtësohet uria vetëm me shifra. Sistemi i FHG-së është si të qëndrosh buzë një pellgu të madh dhe të ushqesh peshqit duke hedhur thërrime buke. Kush arrin të hajë nga këto racione?

Uria godet pakicën e pambrojtur. Matësi që përdor OKB-ja për të përcaktuar kur pasiguria e rëndë ushqimore arrin nivelin e urisë është kur 20 për qind e familjeve përballen me mungesë ekstreme ushqimi. Uria godet më të dobëtit, jo më të fortët.

Gjatë dekadave, programet humanitare kanë gjetur mënyrat më të mira për të ndihmuar më të varfrit, si gratë pa bashkëshort që kujdesen për disa fëmijë dhe ndoshta edhe prindër të moshuar. Është kilometri i fundit i shpërndarjes së ndihmës ai që ka rëndësi.

FHG-ja operon katër pika të shpërndarjes së racioneve. Tri ndodhen në skajin jugor të Gazës, në rrënojat e Rafahut, dhe një në Gazën qendrore. Të gjitha ato ndodhen në zona ushtarake. Ato hapen për periudha të shkurtra dhe me njoftim të shkurtër. Për të marrë këto racione, njerëzit duhet të dalin në rrënoja – gati për të vrapuar drejt portave në momentin e lajmërimit, duke kaluar mes postblloqeve ushtarake të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit [IDF]. Ata e dinë se e vetmja mënyrë që ushtarët e IDF-së kanë për të kontrolluar turmat është arma e zjarrit – edhe kur nuk qëllojnë për të vrarë.

Kur FHG-ja flet për “vendet e sigurta të shpërndarjes”, ajo i referohet mënyrës se si kontrollon paketat e saj deri në momentin e dorëzimit, jo mënyrën se si i dorëzon ato në mënyrë të sigurt për më nevojtarët. Dhjetëra njerëz që kërkojnë ndihmë vriten çdo ditë duke u përpjekur që të arrijnë këto pika.

Si do t’i bashkohet kësaj rrëmuje një nënë e lodhur me fëmijë të uritur, ose persona të moshuar apo me aftësi të kufizuara? Si do të kalojnë jo vetëm postet ushtarake, por edhe banditët që për veten duan të vjedhin ushqimet më të vlefshme ose për t’i shitur në treg? FHG-ja nuk ka asnjë ide se kush po i ha racionet. Ajo nuk ka një formulë për të ushqyer më të varfrit. Është ligji i xhunglës.

Së treti, ndihma duhet të jetë e përshtatur për njerëzit që në të vërtetë kanë nevojë. Në krye të listës janë ushqimet e specializuara për kujdes për fëmijët e kequshqyer të cilët nuk mund të hanë vakte të zakonshme, si Plumpy’Nut, një ushqim terapeutik i gatshëm për përdorim.

Kutia e racioneve e FHG-së zakonisht përmban miell, makarona, tahini, vaj gatimi, oriz dhe qiqra ose thjerrëza. Asnjë ushqim për foshnje. Asnjë Plumpy’Nut. Dhe, nuk ka infermierë apo specialistë të ushqyerjes në komunitet që të ofrojnë kujdes terapeutik për fëmijët e uritur.

Mendoni për një nënë të dëshpëruar që është thjesht në fund të zinxhirit ushqimor: si do t’i gatuajë racionet që merr? Si do të gjejë ujë të pastër? Izraeli e ka reduktuar furnizimin me ujë në një pjesë të vogël të nevojës, dhe po bombardon impiantet e fundit të shkripëzimit. Çfarë mund të përdoret për të bërë zjarr? Pa energji elektrike apo gaz për gatim, ajo mund të djegë mbeturinat për të ngrohur ushqimin.

Dhe, së fundi dhe më domethënësja, një operacion vërtet humanitar mbështet njerëzit e prekur, duke respektuar dinjitetin e atyre në nevojë, duke punuar me komunitetet. FHG-ja, në thelb, bën të kundërtën: ajo poshtëron dhe minon.

Shkatërrimi shoqëror që po shohim, degradimi i qenieve njerëzore, nuk është një efekt anësor i dëmit që po shkakton Izraeli. Ky është elementi qendror i krimit: shkatërrimi i shoqërisë palestineze. Qeveria e Izraelit nuk shfaq asnjë shenjë se i intereson, qoftë edhe pak, nëse palestinezët jetojnë apo vdesin. Ajo thjesht dëshiron të shmangë stigmën e akuzës për urinë dhe gjenocidin, dhe FHG-ja është alibia e saj aktuale. Të mos masht. /Telegrafi/

 

The post Pikat e ushqimit të Izraelit nuk janë thjesht kurthe vdekjeje – ato janë alibi për urinë në Gazë appeared first on Telegrafi.

Lamtumira që i dha kuptim dashurisë: Akti i fundit i Sharon për Ozzy Osbourne

27 July 2025 at 09:50

Legjenda e rock-ut, Ozzy Osbourne, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas jo vetëm një trashëgimi muzikore të jashtëzakonshme, por edhe një histori dashurie po aq të fuqishme.

Bashkëshortja e tij prej dekadash, Sharon Osbourne, ishte pranë tij deri në fund, duke bërë gjithçka të mundur që ai ta përfundonte jetën në skenë, aty ku e nisi dhe e deshi më shumë.

Vetëm disa javë para vdekjes, Ozzy u ngjit për herë të fundit në skenë në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, për koncertin e lamtumirës “Back to the Beginning”. Ishte një moment i ngarkuar emocionalisht, ku më shumë se 42,000 fansa u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së Black Sabbath, shkruan DailyMail.

Por, ky koncert nuk ishte i lehtë për t’u realizuar. Me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe sëmundjen e Parkinsonit, kompanitë e sigurimeve refuzuan ta mbulonin nëse ai qëndronte në këmbë gjatë performancës.

Ishte Sharon ajo që luftoi pas skenave, duke negociuar me siguruesit dhe duke gjetur një zgjidhje: Ozzy do të performonte i ulur në një fron, një skenë simbolike që i lejoi të përshëndeste fansat e tij të përjetshëm me dinjitet dhe forcë. Ai këndoi pesë këngë solo dhe katër klasike të Black Sabbath, në një paraqitje të fundit që mbeti e paharrueshme.

Fjalët e fundit të Ozzy-t në skenë ishin një falënderim nga zemra për publikun: “Mbështetja juaj na ka mundësuar të jetojmë një mënyrë jetese të mrekullueshme, ju falënderojmë nga thellësia e zemrave tona”. Pas tyre, në ekran u shfaq mesazhi: “Faleminderit për gjithçka. Birmingham përgjithmonë”.

Të nesërmen, një ambulancë ajrore zbriti në rezidencën e tij në Buckinghamshire, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pafrytshme. Sharon, gjithmonë pranë, qëndroi me të deri në frymën e fundit.

Ozzy la pas një jetë plot kontraste, nga dritat e skenës, tek lufta me varësinë, dhe më në fund, një ringjallje artistike nën përkujdesjen e Sharon. Ai ishte më shumë sesa “Princi i Errësirës”, ishte një ikonë, një bashkëshort, një baba dhe një rebel që nuk hoqi dorë kurrë nga dashuria për muzikën… dhe për Sharon. /Telegrafi/

The post Lamtumira që i dha kuptim dashurisë: Akti i fundit i Sharon për Ozzy Osbourne appeared first on Telegrafi.

LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje në Maqedoninë e Veriut

27 July 2025 at 09:46

Trafiku po zhvillohet në rrugë të thata me intensitet të shtuar në rrugët jashtë zonave urbane.

Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Pelincë, ku koha e pritjes është rreth 45 minuta.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

The post LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

27 July 2025 at 09:45

Sipas një raporti nga L’Equipe, Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet për të transferuar portierin Lucas Chevalier nga Lille. 

Gardiani francez ka qenë prej kohësh një objektiv i klubit parizien, që kërkon të përforcojë konkurrencën mes shtyllave për sezonet në vazhdim. 

Interesi i kampionëve francezë për Chevalier nuk është më një sekret, pasi PSG ka ndjekur portierin prej disa muajsh. Megjithatë, tashmë është ndërmarrë edhe një hap konkret. 

Chevalier ka arritur marrëveshje për kushtet personale me PSG-në, dhe nëse arrihet marrëveshje mes klubeve, ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez. 

PSG ende nuk ka nisur negociatat zyrtare me Lille, por është në dijeni të kërkesave të klubit. 

Presidenti i Lille, Olivier Letang, do të kërkojë një shumë në zonën e 40 milionë eurove për ta lënë të lirë Chevalier. 

🚨🔴🔵 Paris Saint-Germain have agreed personal terms with Lucas Chevalier.

Talks ongoing with Lille as request starts from €40m, as L’Équipe reported.

PSG start moving as they still can not agree new deal with Gigio Donnarumma. pic.twitter.com/65ypuRdnpQ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 27, 2025

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas ‘Parc des Princes’ mbetet ende e pasigurt, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026. 

Ndërkohë, Galatasaray ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me portierin italian, duke shtuar edhe më shumë dilema rreth portës së PSG-së për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

The post PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person

27 July 2025 at 09:41

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur i dyshuari mashkull kosovar ka përdorur një armë të tipit AK-47.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

The post Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person appeared first on Telegrafi.

Një largim i madh mund të ndodhë nga Interi gjatë kësaj vere

27 July 2025 at 09:28

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Inter është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mbrojtësin francez Benjamin Pavard gjatë kësaj vere.  

Pavard, i cili u bashkua me Interin nga Bayern Munich në verën e vitit 2023, ka qenë pjesë e skuadrës për dy sezone. 

 Aktualisht nuk ka shenja të qarta se lojtari 29-vjeçar është në prag largimi nga ‘Giuseppe Meazza’, por drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë të pazëvendësueshëm, për shkak të moshës së tij dhe faktit që nuk shihet si një investim afatgjatë. 

FCInterNews shkruan se Interi kërkon një shumë të përafërt me atë që shpenzoi për ta marrë, pra rreth 30-35 milionë euro. 

Nga ana e tij, Pavard nuk po shtyn për një largim. Ai është i kënaqur te Inter dhe nuk ka shprehur dëshirë për të ndryshuar skuadër. 

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, Manchester United ka pyetur më parë për situatën e francezit. 

Benjamin #Pavard is transferable for #Inter if arrives an important bid. He earns (€5M/year + bonuses) and his contract expires in 2028. #transfers

— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 26, 2025

Si zëvendësues potencial për Pavardin, Interi ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Genoas, Koni De Winter. 

 Belgu gjithashtu shihet si alternativë në rast se Yann Bisseck largohet nga klubi gjatë verës./Telegrafi/

The post Një largim i madh mund të ndodhë nga Interi gjatë kësaj vere appeared first on Telegrafi.

Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari

27 July 2025 at 09:19

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Novobërdë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur është raportuar për një incident familjar.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara,” thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si dhunë në familje./Telegrafi/

The post Sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Zjarret kërcënojnë qytetin e katërt më të madh të Turqisë

27 July 2025 at 09:18

Zjarret që kanë përfshirë Turqinë për javë të tëra kërcënuan qytetin e katërt më të madh të vendit herët të dielën, duke bërë që qindra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Zjarret gjatë natës në malet e pyllëzuara përreth Bursës në Turqinë veriperëndimore u përhapën me shpejtësi, duke sjellë “një shkëlqim të kuq” në qiellin e natës mbi periferitë lindore të qytetit.

Zyra e guvernatorit të Bursës tha në një deklaratë të dielën se 1,765 persona ishin evakuuar në mënyrë të sigurt nga fshatrat në verilindje, ndërsa më shumë se 1,100 zjarrfikës luftuan me flakët.

Bursa yanıyor sesimizi duyun artik #bursayanıyor
pic.twitter.com/lA0IjwKG7i

— lexai (@loveofgods_) July 26, 2025

Autostrada që lidh Bursën me kryeqytetin Ankara u mbyll ndërsa pyjet përreth u përfshinë nga flakët.

Bursa'daki orman yangınından geriye kalanlar… pic.twitter.com/p2XTQ5XFVj

— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) July 27, 2025

Orhan Saribal, një parlamentar i opozitës për provincën, e përshkroi skenën si një apokalips.

yangın kontrol altına alınamadı, Bursa cayır cayır yanıyor. ciğerlerimiz yanıyor. #bursayanıyor

pic.twitter.com/tvPDbKjyox

— Celdomore (@moreceldo) July 27, 2025

Në mëngjes, dobësimi i erërave solli njëfarë lehtësimi për zjarrfikësit që vazhduan përpjekjet për të shuar flakët.

Bursa'da alevler yerleşim yerlerini sarmaya başladı…
Bursa'ya ses olalım lütfen.#BursaYanıyorpic.twitter.com/XylcG6ynIh

— mühendisyen (@muhendisyenn) July 26, 2025

Megjithatë, pamjet televizive zbuluan një peizazh të zbehtë ku më parë ishin fermat dhe pyjet me pisha.

Turqia është goditur nga dhjetëra zjarre çdo ditë që nga fundi i qershorit.

Ministri i Pylltarisë Ibrahim Yamukli tha se ekipet e zjarrfikësve në të gjithë vendin u përballën me 76 zjarre të ndara të shtunën. Zjarret po nxiten nga temperaturat e larta të pazakonta për stinën, kushtet e thata dhe erërat e forta. /Telegrafi/

The post Zjarret kërcënojnë qytetin e katërt më të madh të Turqisë appeared first on Telegrafi.

Kreshnik Gjergji feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri emocionon me urimin: Ma ndryshove jetën

27 July 2025 at 09:15

Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, feston sot ditëlindjen, dhe urimi më emocionues ka ardhur pikërisht nga partnerja e tij e jetës.

Artistja ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë: një fotografi nga salla e lindjes, vetëm pak ditë pasi çifti u bënë prindër për herë të parë.

Në përshkrimin e fotografisë, Dafina ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e thellë për Kreshnikun, duke e quajtur “njeriun që ia ndryshoi jetën përgjithmonë”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe baba i djalit tonë. Të dua pafund”, ka shkruar ajo me emocion.

Çifti u bekua së fundmi me ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë, të cilin e kanë quajtur Daskani, një emër i veçantë që përfaqëson një fillim të ri dhe një kapitull të paharrueshëm në jetën e tyre.

Urimi i Dafinës është komentuar gjerësisht në rrjet, duke prekur zemrat e fansave dhe duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë dhe dashurinë e sinqertë mes tyre. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Kreshnik Gjergji feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri emocionon me urimin: Ma ndryshove jetën appeared first on Telegrafi.

Mascherano kritikon vendimin për dënimin e Messit: Askush nuk ankohet kur ai i mbushë stadiumet

27 July 2025 at 09:09

Si Lionel Messi ashtu edhe Jordi Alba janë pezulluar me nga një ndeshje për shkak të mungesës së tyre në ndeshjen All-Star të MLS. 

Pas barazimit 0-0 të Inter Miamit ndaj Cincinnati, trajneri Javier Mascherano kritikoi MLS-në për pezullimin e Lionel Messit dhe Jordi Albas si ndëshkim për mungesën në All-Star Game. 

Trajneri argjentinas vuri në pikëpyetje mënyrën se si liga e menaxhoi situatën, veçanërisht pasi komisioneri Don Garber kishte lavdëruar publikisht ndikimin pozitiv të Messit në MLS ditën e mërkurë dhe kishte përmendur ngarkesën e madhe të dy lojtarëve si faktor. 

Megjithatë, pezullimet u konfirmuan të premten pasdite. 

“Me siguri më keni dëgjuar ta them shpesh. Është shembulli që u jap lojtarëve të mi, përqendrohuni te gjërat që mund të kontrolloni. Duhet të shfrytëzoj në maksimum burimet që kam në dispozicion”. 

“Nuk kam ardhur këtu për të kritikuar MLS-në apo rregullat e saj. Nuk jam aspak dakord me këtë vendim, por jemi përshtatur. E meritonim të fitonim, dhe tani shohim përpara”. 

Mascherano gjithashtu beson fort se pezullimi nuk do të ishte marrë nëse Inter Miami do të luante në transfertë dhe jo në shtëpi. 

 

“Nuk më pëlqen të flas për vendimet e të tjerëve, por është e çuditshme kur thuhet një gjë një ditë dhe ndodh e kundërta të nesërmen”. 

“Messi ka luajtur një numër të jashtëzakonshëm ndeshjesh. Kur bëhet fjalë për të shitur bileta apo për të mbushur stadiume, askush nuk ankohet”. 

“Por tani që kishim një ndeshje në shtëpi, ai pezullohet? Do të vepronin njësoj nëse do të luanim jashtë? Është zhgënjyese”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Mascherano kritikon vendimin për dënimin e Messit: Askush nuk ankohet kur ai i mbushë stadiumet appeared first on Telegrafi.

Moti sot, temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius

27 July 2025 at 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK njofton se vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 -20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s. /Telegrafi/

The post Moti sot, temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Apple teston versionin e ri iOS 26 – çfarë ka të re te iPhone

27 July 2025 at 07:50

Versioni më i fundit i softuerit iOS 26 po testohet nga inxhinierët e Apple dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për përdoruesit.

Kompania Apple ka publikuar versionin e katërt për zhvilluesit të sistemit të saj të ri operativ iOS 26, i cili sjell ndryshime në dizajn si dhe njoftime të përmbledhura për lajme, të ndihmuara nga inteligjenca artificiale.

Sipas portalit Tech Crunch, versioni i ri do të jetë së shpejti i disponueshëm për testim publik beta, i cili është paralajmëruar për ditët në vijim.

Sistemi operativ iOS 26 beta prezanton një ekran të ri mirëseardhjeje dhe paraqitje hyrëse për funksione kryesore, si opsionet e përmirësuara të Sirit dhe kamerës.

Apple vazhdon të përpunojë dizajnin e quajtur “Liquid Glass”, duke shtuar më shumë transparencë në disa aplikacione, si dhe një sfond të ri dinamik që ndryshon ngjyrat.

Gjithashtu, së bashku me iOS 26, janë publikuar edhe versionet beta për iPadOS, macOS, watchOS, tvOS, visionOS dhe Xcode. /Telegrafi/

The post Apple teston versionin e ri iOS 26 – çfarë ka të re te iPhone appeared first on Telegrafi.

Camila Cabello pranon publikisht dashurinë me miliarderin Henry Junior Chalhoub gjatë pushimeve në Ibiza

26 July 2025 at 23:55

Camila Cabello dhe i dashuri i saj prej shtatë muajsh, biznesmeni libanez Henry Junior Chalhoub, kanë bërë debutimin e tyre zyrtar në Instagram duke ndarë një fotografi romantike nga pushimet në Ibiza.

Këngëtarja 28-vjeçare nga Kuba postoi një imazh ku shfaqen duke mbajtur duart, ndërsa në mbishkrimin e saj zbuloi se po “binte në dashuri”.

Çifti u pa më parë në momente të ëmbla gjatë një zhytjeje në Detin Balearik, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet shkruan DailyMail.

Henry Junior vjen nga familja e njohur e pasur Chalhoub, e cila zotëron një kompani të madhe të modës luksoze me seli në Dubai.

Përpara pushimeve në Ibiza, ata u panë së bashku në garat e Formula 1 në Monako dhe kanë shfaqur ndjenjat e tyre në evente të ndryshme të modës në mbarë botën, duke nisur që nga një festë në Arabinë Saudite deri në sfilatat në Paris dhe Londër.

Ky postim i fundit në Instagram tregon se marrëdhënia e tyre po merr një kthesë më të hapur dhe të dashur, teksa Camila dhe Henry po shijojnë çdo moment së bashku. /Telegrafi/

The post Camila Cabello pranon publikisht dashurinë me miliarderin Henry Junior Chalhoub gjatë pushimeve në Ibiza appeared first on Telegrafi.

Stadiumi i Real Madridit po transformohet në një projekt inxhinierik të paprecedentë

26 July 2025 at 23:52

Stadiumi Santiago Bernabeu i Real Madridit është shndërruar në vitet e fundit në një projekt inxhinierik të paprecedentë, ku arkitektura moderne, teknologjia e avancuar dhe elementët vizualë spektakolarë ndërthuren në mënyrë mbresëlënëse.

Punimet në pjesën e brendshme të stadiumit janë kryesisht të përfunduara, ndërsa tani vëmendja është zhvendosur te fasada e jashtme – shkruan Marca, në artikullin e titulluar “Transformimi i Bernabeut”.

Fasada do të vishet me një guaskë alumini që përfshin 10,000 drita LED RGB, të cilat do të lejojnë stadiumin të ndriçohet me ngjyra të ndryshme, të krijojë efekte lëvizëse dhe të gjallërojë ambientin përreth në çdo ngjarje.

Disa prej këtyre dritave tashmë janë instaluar në kullat Castellana dhe Concha Espina, dhe testimet e para vizuale mund të shihen që tani edhe nga jashtë stadiumit.

Ky ndriçim i jashtëm do të ndihmojë gjithashtu në kontrollin e shpërndarjes së dritës së brendshme gjatë ndeshjeve që zhvillohen natën.

Paralelisht, po kryhet mirëmbajtja e strukturës së çatisë së lëvizshme, ku ndodhen të instaluara disa prej këtyre sistemeve ndriçuese.

Brenda stadiumit, ndërmjet unazës së dytë dhe të tretë të tribunave, do të instalohet një unazë e re LED, e cila pritet të jetë një komponent kyç në krijimin e një përvoje të unifikuar vizuale në Bernabéu.

Kjo unazë do të shërbejë për grafikë dinamike, efekte ndriçimi dhe mesazhe reklamuese, duke e ngritur përjetimin e spektatorëve në një nivel të ri. /Telegrafi/

The post Stadiumi i Real Madridit po transformohet në një projekt inxhinierik të paprecedentë appeared first on Telegrafi.

Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës

26 July 2025 at 23:52

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, ndërkaq nga e diela, më 27 korrik ndalohet çdo vendim i deputetëve, pasi hyn në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ishte edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim tjetër.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa është vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kësaj date mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

Pas dështimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është mbajtur asnjë seancë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Ai fajësoi partitë tjera për këtë bllokadë, duke theksuar se VV-ja ka propozuar që të arrihet një dakordim mes kryetares dhe nënkryetares së Kuvendit, por sipas tij, kjo është refuzuar nga opozita.

Murati theksoi se po tentohet të ndryshohet rezultati zgjedhor përmes manovrave.

”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të krijohen institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

Ndërkaq, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Krasniqi tha se nuk bëhen pjesë e shkeljeve të Kushtetutës.

“Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës. Ne do ta mbrojmë qytetarin, për Kosovën është derdhur gjak”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund. /Telegrafi/

The post Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës appeared first on Telegrafi.

Harry Kane i habit të gjithë pasi iu kërkua të emëronte shokun e skuadrës me prekjen më të keqe të topit

26 July 2025 at 23:43

Harry Kane mund të jetë në pushim, por instinkti i tij prej golashënuesi mbetet në formë të shkëlqyer — si në mes të sezonit.

Sulmuesi i Bayern Munich, i cili po përgatitet për sezonin 2025/26, u bë viral pas një momenti të papritur gjatë një sesioni të qetë pyetje-përgjigjesh me tifozët, teksa promovonte këpucët e tij të reja.

Gjatë intervistës, Kane u pyet se cili prej shokëve të skuadrës ka “prekjen e parë më të keqe”. Ai qeshi, hezitoi dhe nisi të përgjigjej: “Oof, prekja më e keqe… ndoshta ka disa që mund t’i përmend…”.

Por para se të vazhdonte, një top erdhi papritur nga prapa. Pa e parë fare, Kane e ndali me një prekje të parë perfekte — një kontroll elegant, instinktiv dhe i ftohtë — duke lënë të gjithë të habitur. Gjestin e bëri sikur ishte diçka e zakonshme.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe tifozët e lavdëruan për aftësinë dhe natyrshmërinë e tij, madje duke bërë shaka se kishte ndikim më të madh aty sesa disa lojtarë gjatë një ndeshjeje të plotë.

Kane nuk e zbuloi asnjëherë emrin e lojtarit me “prekjen më të keqe” – ndoshta kontrolli i topit ia kurseu atij momentin e sikletshëm.

Bayern pritet të riorganizohet zyrtarisht në Mynih javën e ardhshme pas eliminimit nga PSG në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Trajneri i ri Vincent Kompany do të drejtojë skuadrën në miqësoren hapëse kundër Lyon më 2 gusht në Allianz Arena.

Nëse Kane është apo jo në fushë, një gjë është e qartë: ai është tashmë në modin “gati për sezonin”. /Telegrafi/

The post Harry Kane i habit të gjithë pasi iu kërkua të emëronte shokun e skuadrës me prekjen më të keqe të topit appeared first on Telegrafi.

Anketa e UBO Counsalting, përqindje e madhe e fëmijëve pa të gjithë librat në javën e parë të shkollës

26 July 2025 at 23:41

Një anketë e UBO Counsalting ka paraqitur të dhëna shqetësuese, ku përqindja e nxënëseve që nuk i kanë pasur të gjitha tekstet shkollore në javën e parë të mësimit është  36.1%. 

Hulumtimi që ka të bëjë me tekstet shkollore për fëmijë është porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ndërsa është realizuar nga UBO Counsalting.

Në pyetjen: “A i kanë pasur fëmijët tuaj të gjithë librat në javën e parë të shkollës vitin e kaluar (viti shkollor 2024/2025)?”, 36.1% e prindërve kanë deklaruar se fëmijët e tyre nuk i kanë pas të gjitha librat, ndërsa 5.9% të fëmijëve nuk ju kujtohet, nëse fëmijët e tyre i kanë pas të gjitha librat.

Kjo shifër tregon për një problem shumë serioze që prek përgatitjen bazë të nxënësve në fillim të vitit akademik dhe që vë në pikëpyetje funksionalitetin e skemës së subvencionimit të librave.

Mungesa e librave në kohë jo vetëm që pengon procesin mësimor, por edhe rrit pabarazinë mes nxënësve, duke ndikuar negativisht në mundësinë për një fillim të barabartë të vitit shkollor.

Për më tepër, shumica e prindërve (66.9%) raportojnë se pagesën e subvencionit për blerjen e librave e kanë pranuar vetëm në muajin shtator, pra pas fillimit të vitit shkollor, ndërsa të tjerë (14.3%) në muajt që pasuan, duke reflektuar një proces të vonuar dhe jo gjithmonë të përputhur me nevojat reale të familjeve.

Këto gjetje rrisin shqetësimet për mënyrën se si organizohet dhe menaxhohet fillimi i vitit shkollor dhe theksojnë nevojën për përmirësime sistematike, përfshirë një planifikim më të hershëm dhe mekanizma efektivë monitorimi nga MASHTI dhe komunat.

Këtë hulumtim për qendrën Kosovare për Studime Gjinore e ka kryer UBO Counsalting, janë përfshirë 400 prindër të nxënësve të klasave 1–9 nga e gjithë Kosova, të cilët kanë patur fëmijë në shkollë gjatë të dy skemave. Janë intervistuar 50 mësimdhënës dhe është punuar në fokus grupe me drejtues të drejtorive të arsimit nëpër komuna.

 

The post Anketa e UBO Counsalting, përqindje e madhe e fëmijëve pa të gjithë librat në javën e parë të shkollës appeared first on Telegrafi.

NASA do të humbasë rreth 20 përqind të fuqisë punëtore

26 July 2025 at 23:41

Rreth 20% e stafit në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës të SHBA-së, e njohur si NASA, pritet të largohet nga agjencia hapësinore.

Sipas raporteve, afërsisht 14,000 njerëz do të mbeten në NASA pas largimit të rreth 3,870 personave, megjithëse raportet thanë se kjo mund të ndryshojë në ditët dhe javët në vijim.

Punonjësit e NASA-s që zgjodhën të largoheshin pranuan opsionin e “dorëheqjes së shtyrë” (DRP) të administratës Trump, sipas shefes së lajmeve të agjencisë hapësinore Cheryl Warner, shkruan euronews.

Sipas Warner, rreth 870 personel aplikuan për t’u larguar në raundin e parë, dhe 3,000 të tjerë e bënë këtë në raundin e dytë.

Bëhet e ditur se 500 punonjësit që u pushuan nga puna si rezultat i largimeve të rregullta, u përfshinë gjithashtu në shifër.

“Siguria mbetet një përparësi kryesore për agjencinë tonë, ndërsa ne balancojmë nevojën për t’u bërë një organizatë më efikase, për të punuar e për t’u siguruar që të mbetemi plotësisht të aftë për të ndjekur një Epokë të Artë eksplorimi dhe inovacioni, duke përfshirë Hënën dhe Marsin”, thuhet në një deklaratë.

Duke u bazuar në shifra, stafi i NASA-s pritet të tkurret në rreth 14,000 deri në janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

The post NASA do të humbasë rreth 20 përqind të fuqisë punëtore appeared first on Telegrafi.

Gyokeres flet për herë të parë si lojtar i Arsenalit – zbulon pse e refuzoi Man Utd

26 July 2025 at 23:33

Pas javësh të tëra spekulimesh, të shtunën në mbrëmje u konfirmua zyrtarisht se Viktor Gyokeres është larguar nga Sporting Lisbona për t’u bashkuar me Arsenalin. 

Gjatë gjithë verës, sulmuesi suedez ishte lidhur me klube të mëdha si Manchester United, Juventus, Chelsea dhe Liverpool, por në fund vendosi t’i bashkohej Arsenalit. 

27-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 14, numër historik që dikur e mbante legjenda e klubit, Thierry Henry. 

Sipas deklaratës zyrtare të klubit, Gyokeres do t’i bashkohet skuadrës së Mikel Artetës në turneun përgatitor të verës në Azi. 

Në intervistën e tij të parë si lojtar i Arsenalit, ai shpjegoi pse ky ishte hapi i duhur për karrierën e tij. 

“Thjesht ndjeva se ishte klubi i duhur për mua. Ajo që dëgjova nga Mikel dhe Andrea gjatë bisedave me ta, dhe gjithashtu ajo që kam parë gjatë viteve të fundit, mënyra si luajnë futboll, më bëri të bindem”.

“Kur luajta kundër Arsenalit sezonin e kaluar, e ndjeva qartë që ishte një skuadër shumë e fortë dhe shumë e vështirë për t’u përballur”, ka thënë Gyokeres fillimisht. 

“Kjo ndikoi në vendimin tim për të zgjedhur Arsenalin, pa harruar historinë e madhe që ka ky klub dhe bazën e madhe të tifozëve”. 

“Ka qenë e mrekullueshme të shoh gjithë atë mbështetje që më është dhënë, edhe para se të mbërrija. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Mezi pres t’i shoh ata në stadium”. 

“Unë gjithmonë dua të shënoj. Të jem pjesë e këtij klubi, të shënoj me këtë fanellë dhe këtë emblemë përpara tifozëve, mezi e pres. Do të jetë një ndjenjë e jashtëzakonshme”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Gyokeres flet për herë të parë si lojtar i Arsenalit – zbulon pse e refuzoi Man Utd appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarret, presidentja Osmani: FSK-ja është në gjendje gatishmërie

26 July 2025 at 23:32

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se komuna të shumta të vendit tonë po përballen me vatra të shumta zjarri që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale dhe mjedisore.

Ajo theksoi se situata është sfiduese dhe kërkon reagim të koordinuar dhe të menjëhershëm nga të gjitha nivelet.

“Në këto momente, shpreh solidaritetin tim të plotë me të gjithë qytetarët e prekur, me fermerët që po humbin frytet e mundit dhe djersës së tyre, si dhe me ekipet emergjente që po punojnë pa u ndalur për t’i vënë nën kontroll këto zjarre. Mirënjohje të thellë për zjarrfikësit tanë, për punonjësit e emergjencës dhe për të gjithë vullnetarët që me guxim dhe përkushtim janë në vijën e parë të përballjes me flakët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

E para e shtetit theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“FSK-ja është në gjendje gatishmërie të plotë dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore për emergjencat civile. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse. Vetëm me përgjegjësi kolektive mund ta parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Mbështetja dhe bashkëpunimi i secilit prej nesh është thelbësor për ta përballuar këtë situatë”, thekson presidentja. /Telegrafi/

The post Situata me zjarret, presidentja Osmani: FSK-ja është në gjendje gatishmërie appeared first on Telegrafi.

❌
❌