Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Abc News

Zjarri në Shkopet përfshin sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter

21 July 2025 at 09:39

Zjarri që ka përfshirë Shkopetin është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet në pyje.

Ndërkohë Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit.

Ndërkohë pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.

/abcnews.al/

“Inceneratori”, operacion në Elbasan, kontrolle në dhjetëra banesa

21 July 2025 at 09:34

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

/abcnews.al/

“Thethi nuk është vendi për resorte e hotele të mëdha”/ Rama: Kapitulli i ri i hapësirës publike, fillimi i një punë kolosale

21 July 2025 at 09:18

Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë se në Theth nuk do të ketë zhvillime pas aksionit të zhvilluar më herët për lirimin e hapësirave të zaptuara. Rama nënvizoi se Thethi nuk është vendi për resorte me hotele të mëdha, ndërsa shtoi se “kapitulli i ri i hapësirave publike”, është fillimi i një pune kolosale katër vjeçare.

“Në Theth nuk do të ketë zhvillime pas atij pastrimi përveçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte me hotele të mëdha apo histori që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi. Ky kapitull i i ri i hapësirës publike, nuk është një përsëritje e një kapitulli të vjetër, por fillimi i një punë kolosale katër vjeçare, por do të jenë elementë të tjerë që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës”, tha mes të tjerash Rama.

Po ashtu Rama nënvizoi se turizmi duhet të ketë vëmendje të shtuar për shkak se fokusi duhet të jetë edhe tek cilësua estetike e shërbimeve, duke nënvizuar se është koha që të marrin zgjidhja edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit, apo kontrollit të sigurisë ushqimore.

“Nëse nuk japim cilësi estetike shërbimeve tona, mund të humbasim bastin e madh për turizmin. Dhe ky është momenti që t’i japim më shumë zgjidhje, cilësisë së ujit, kontrollit të sigurisë ushqimore, janë piketa që janë kyçe për mandatin e katërt dhe që lidhin drejtpërdrejt me anëtarësimin në BE”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Dorëheqjet e drejtorëve/ Rama: Domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive

21 July 2025 at 09:06

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh gjatë komunikimit “Sy m’Sy”  se dorëheqjet e drejtorëve ishin një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive të vendit.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat janë një domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tërësisht tjetër bashkive. Për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkie dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhete të mëdha, por më vëmendje të madhe dhe Vlora është rasti tipik.

Nuk është një ndryshim me buxhet shtesë, por një vëmendje të shtuar ku janë  përfshirë të gjithë deputetë bashkë me kryetarin e bashkisë dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që të aplikojnë dhe kandidojnë për të qenë drejtues të rinj në bashkinë e Vlorë.

Asnjëri nga ata që drejtuan për vite nuk ka pse të qëndrojë aty për vite të tjera, ndërkohë që ka të tjerë që ka vite që thonë se nuk do t’u vijë radha, ku duhet ta kenë këtë mundësi në të gjithë bashkitë e mëdha të vendit”, theksoi ai.

Kryeministri tregoi edhe arsyet se pse u angazhua personalisht në aksionin për heqjen e hapësirave publike dhe zaptimet e paligjshme.

“U detyrova të ndërhyj duke parë që disa gjëra kishin nevojë për një shtytje të fortë nga lart, A duhet të ishin bërë pa nevojë e kësaj ndërhyrje, po patjetër, por nuk jemi ende një shoqëri demokratike e konsoliduar, ku secili e di se ku e ka kufirin se këtu fillon gjëja, nuk fillon nga inspektori, por gjëja fillon nga gjithkush që e di se ku e ka kufirin.”, theksoi ai./abcnews.al

Rama: Transformimi i administratës publike, një nga pikat më të forta

21 July 2025 at 09:00

“Një nga pikat më të fortat tonat është transformimi i administratës publike”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në komunikimin e zhvilluar këtë të hënë me ndjekësit e tij në “Facebook”.

“Një nga pikat tona më të forta është transformimi i administratës publike. Akoma sot në 2025 ku turistët të ndërtojnë pa leje këtë duhet ta mendojnë vetë ngelen apo jo pa një të ardhur unë dhe ne jemi këtu për të menduar për 99 % të shqiptarëve që jo vetëm nuk ndërtojnë pa leje, por edhe i kanë zët. Sa për rastin në fjalë, duhet ta dini të gjithë që nuk kemi dhënë asnjë dëmshpërblim për atë rast. Kur të vijë në pushtet Luli le të ja bëjë vetes, por sa të jem unë këtu kjo nuk do të ndodhë sepse ka plot të tjerë përpara që meritojnë të dëmshpërblehen përpara Lulit”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Veliaj në burg/ Rama: Tirana në një situatë jo të zakonshme, i mungon drejtimi, por jemi riorganizuar

21 July 2025 at 08:56

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në bashkëbisedimin me ndjekësit në “Facebook” duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të ndryshme.

I ndalur tek aksioni për zaptimin e hapësirave publike, Rama tha se ishte e domosdoshme dhe se ishte kërkesë e vazhdueshme e komunitetit. Megjithatë nuk la pa theksuar se Tirana është në një situatë jo të zakonshme pasi prej kohësh i mungon drejtimi. Megjithatë siç nënvizoi ai fokusi aktualisht është te punët për qytetarët

“Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre. Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike”, tha Rama.

/abcnews.al/

“Zaptimet s’do lejohen”, Rama: Do krijojmë harmoni mes interesit të qytetarëve dhe shërbimeve

21 July 2025 at 08:54

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama,u ndal te aksionet për çlirimin e hapësirave publike.

Ai theksoi se aksioni do të vijojë, ndërsa synohet të krijohet një harmoni mes interesit të qytetarëve dhe atyre që ofrojnë shërbime apo bëjnë biznes në këto hapësira të vogla.

“Ky nuk është një proces, që synon dhe nuk merr parasysh këto, por duhet të krijojmë bashkëjetesë në harmoni të plotë mes interesit të qytetareve, ata që kanë të drejtë për hapësirat e tyre, për të ecur në këmbë, për të qëndruar në hapësirat komunitare dhe atyre që ofrojnë shërbime apo biznes të vogël në këto hapësira”, tha ai.

Ai pohoi se zaptimet e patolerueshme dhe që shkojnë kundër interesit të vendit nuk do lejohen.

“70% parimisht e trotuarit të jetë e lirë dhe 30% duhet të jetë për shërbimet. Ne jemi vend mesdhetar dhe është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Nga ana tjetër që është e shëmtuar dhe e patolerueshme është që këto të kthehen në zaptime dhe në presion ndaj komunitetit për të pasur jetën normale”, theksoi ai./abcnews.al

Rama me ndjekësit: Jemi në proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit

21 July 2025 at 08:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, u shpreh se janë bërë studimet dhe po përgatitet një proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit.

Ky tregues thotë ai do shtrihet në gjithë vendin dhe survejimi do të bëhet përmes dronëve.

“Kemi nisur punën për monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi pjesë të këtij plani është monitorimin e shkollave, jemi në një proces për të nisur monitorimin teknologjik të territorit, ku mund të ndjekim çfarë ndodh përmes dronëve. Puna e inspektorëve dhe e syve në terren të ballafaqohen me syrin e teknologjisë në terren”, theksoi ai.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama në “Sy më Sy”: Kërkesë e komunitetit sepse ishte baza e shqetësimeve

21 July 2025 at 08:44

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish diskutimet në “Sy më SY” në Facebook ku është ndalur gjerësisht në aksioni për lirimin e hapësirave publike.

“Si pjesë e skuadrës së Tiranës kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe kam kaluar në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje, nga njëra anë transformimet e mëdha pozitive dhe nga ana tjetër edhe negative, për një zgjerim të kufijve të veprimtarisë të njësive të shërbimit. Kjo ishte si të thuash baza e një shqetësimi. Më pas nëse  keni vënë re, ne nuk kemi ndenjur rehat, por pak ditë, pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat që ishte i jashtëzakonshëm, por që vjen edhe me një përgjegjësi kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territore dhe të shohim shqetësimet që ka komuniteti. Pra deputetët e PS kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, në Vlorë kam ndjekur vetë. Në kushtet kur kemi pasur në Tiranë edhe një situatë jo të zakonshme, Tiranës praktikisht i mungon drejtimi dhe kjo është histori tjetër. Kemi riorganizuar veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues. Ka qenë absolutisht nga të katër anët e qartë kërkesa numri një e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Tani ka lloj-lloj qasjesh dhe duhet ta prekja një pikë që e shoh të rishfaqur shpesh. Ka një problematikë dhe ne na duhet të rikthehemi herës pas here sepse ka ende punë që duhet bërë, por jo sepse gjërat janë në situatën që ishin më parë. Kjo nuk është çështje vetëm inspektorësh, por e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë dhe jemi shumë afër në këtë aspekt”, tha ndër të tjera ai.

Humbi zgjedhjet, por kryeministri i Japonisë zotohet të qëndrojë në detyrë

21 July 2025 at 08:05

Koalicioni qeverisës i Japonisë ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka thënë se nuk ka plane të japë dorëheqjen.

Qytetarët votuan të dielën. Pasi qendrat e votimit u mbyllën të dielën, kryeministri japonez tha se ai pranon “solemnisht” “rezultatin e ashpër”, por nënvizoi se fokusi i tij ishte te negociatat tregtare.

Duke humbur tashmë shumicën në dhomën e ulët më të fuqishme të Japonisë vitin e kaluar, humbja do të minojë ndikimin e koalicionit.

/abcnews.al/

“Një shkollë moderne për mbi 650 nxënës”, Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan

21 July 2025 at 07:50

ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamjet e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, i cili siç thotë ai ka rilindur dhe do t’u shërbejë rreth 650 nxënësve.

 

Kjo shkollë thekson Rama është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Mirëmëngjesi dhe nga gjimnazi i rilindur “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasani, një shkollë moderne për mbi 650 nxënës, me 14 klasa të reja, laboratorë, palestër e fusha sportive që i shërbejnë jo vetëm arsimit por edhe gjithë komunitetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

Sulm masiv kibernetik kundër “Microsoft”/ Mijëra servera në të gjithë botën në rrezik

21 July 2025 at 07:37

Softueri i serverëve të “Microsoft Corp” është sulmuar masivisht nga hakerat. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë për shkelje të përhapura të sigurisë në të gjithë botën.

Kompania e softuerëve me seli në Redmond, Uashington, tha se ka publikuar një përditësim të ri sigurie që klientët e saj mund ta instalojnë në serverët e tyre SharePoint “për të shmangur sulmet aktive që synojnë serverët lokalë”.

Gjithashtu, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) tha se ishte në dijeni të cenueshmërisë, e cila mund t’u lejojë hakerave të fitojnë akses në skedarë dhe cilësime të brendshme të sistemit, si dhe të ekzekutojnë kod në rrjet dhe po punon për këtë çështje.

Firmat e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se një numër i madh organizatash në të gjithë botën mund të preken nga shkelja.

/abcnews.al/

Aksident tragjik në Ekuador, të paktën 9 viktima, mes tyre edhe 2 fëmijë

21 July 2025 at 07:26

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Ekuador.

Mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 11 vjeç.

Aksidentet rrugore në Ekuador janë shqetësuese dhe një ndër shkaqet e numrit të lartë të vdekshmërisë.

Nga janari deri në muaji maj u regjistruar mbi 4 700 aksidente me mbi 656 viktima.

/abcnews.al/

Çfarë i shkaktoi përmbytjet në të gjithë SHBA? Shkencëtarët kanë një shpjegim për këtë fenomen

21 July 2025 at 07:20

Së pari dhe më kryesorja, ndodhi përmbytja shkatërruese në Teksas që mbyti më shumë se 130 njerëz natën e 4 korrikut, shkruan CNN.

Por ngjarjet e përmbytjeve të menjëhershme janë përqendruar edhe diku tjetër.

Tre persona humbën jetën në një përmbytje të menjëhershme që lidhej me shirat e rrëmbyeshëm që ranë mbi një ‘plagë’ djegieje nga zjarret në Ruidoso, New Mexico, më 8 korrik.

Disa rrugë kryesore në Çikago u vunë papritmas nën ujë kur një ngjarje reshjesh 1,000-vjeçare goditi në fillim të korrikut.

Në pjesë të Karolinës së Veriut, mbetjet e stuhisë tropikale Chantal çuan në shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje vdekjeprurëse në të njëjtën fundjavë me tragjedinë e Texas

Në New York, uji vërshoi në tunelet e metrosë kur qyteti pa reshjet e dyta më të dendura në një orë më 14 korrik, me përmbytje të menjëhershme të përhapura që zgjatën deri më 15.

Dhe javën e kaluar, ishte radha e Kansas City për të përmbytur më 17 korrik.

Disa nga këto përmbytje rezultuan nga reshjet që kanë një frekuencë kthimi prej rreth 1,000 vjetësh, që do të thotë se kanë vetëm një shans 0.1% të ndodhin në çdo vit të caktuar.

Por ndryshimi i klimës po i ngarkon zaret në favor të reshjeve ekstreme.

“Kur flasim për shembull për ngjarje ‘1000-vjeçare’, po flasim për gjasat e këtyre ngjarjeve në mungesë të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu (domethënë sa shpesh do t’i prisnim ato vetëm nga ndryshueshmëria natyrore)”, tha shkencëtari i klimës Michael Mann i Universitetit të Pensilvanisë.

“Këto ngjarje janë sigurisht shumë më të shpeshta për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu”, tha ai në një email.

Por hulumtimi i tij ka identifikuar faktorë të tjerë, siç janë modelet e vazhdueshme të motit në shkallë të gjerë të njohura si “rezonancë atmosferike”, që mund ta bëjnë motin ekstrem, përfshirë përmbytjet, edhe më të mundshëm.

Ashtu si valët e zërit ose valët e oqeanit mund të rezonojnë dhe të përforcojnë njëra-tjetrën, rezonanca atmosferike mund të ndodhë me modelet e valëzuara të rrjedhave të ajrit në atmosferën e sipërme, duke rezultuar në sisteme moti që qëndrojnë në vend për javë të tëra.

Një studim i kohëve të fundit mbi të cilin punoi Mann, zbuloi se modele të tilla moti janë trefishuar në incidencë që nga mesi i shekullit të 20-të gjatë muajve të verës.

Problemi është se këto modele “nuk janë domosdoshmërisht të kapura mirë në modelet e klimës”, tha ai.

Kjo rrit pasigurinë në lidhje me parashikimet e ardhshme për tendencat ekstreme të motit.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në reshjet e dendura të shiut është më i dukshëm kur bëhet fjalë për ngjarje ekstreme afatshkurtra, si ajo që ka ndodhur vazhdimisht këtë verë, sipas Swain.

“Nuk janë reshjet mesatare ato që preken më shumë nga ndryshimet klimatike,” tha Swain.

“Është vërtet matematikisht e saktë që sa më ekstreme të jetë ngjarja e shiut, aq më e qartë është lidhja me ndryshimet klimatike”, shtoi ai.

Fizika se si ngrohja globale ndikon në ngjarjet e reshjeve të dendura të shiut është e njohur mirë, sipas shkencëtares së klimës Kate Marvel.

“Ky është pothuajse një shembull shkollor i ndikimeve të ndryshimeve klimatike”, i tha ajo CNN.

“Shkenca që qëndron pas kësaj është aq bazike sa mund ta shihni në jetën e përditshme. Uji i ngrohtë nxit më shumë avullim – banjoja bëhet shumë më e avullueshme pas një banje të nxehtë sesa pas një banje të ftohtë”, tha ajo.

 

“Ajri i ngrohtë përmban më shumë avuj uji – një birrë e ftohtë laget nga jashtë në një ditë të nxehtë, sepse kur ajri bie në kontakt me sipërfaqen më të ftohtë, duhet të kondensojë avujt e tij të ujit”, tha Marvel.

“Toka e ngrohtë e bën më të lehtë që ajri i lagësht të ngrihet lart – kjo është arsyeja pse ndodhin stuhi në pasditet e nxehta të verës. Nëse i bashkoni të gjitha këto, do të keni kushtet perfekte për shira të rrëmbyeshëm”, tha Marvel, autore e librit të ri për klimën “Natyra Njerëzore”

“Nëse një shi i rrëmbyeshëm shndërrohet në një përmbytje katastrofike varet nga shumë gjëra: sa poroz është toka, topografia e zonës, njerëzit dhe gjërat në rrezik. Por nuk ka absolutisht asnjë dyshim se ndryshimi i klimës, i shkaktuar nga emetimet njerëzore të gazrave serrë, po i bën reshjet ekstreme të shiut edhe më ekstreme”, shtoi ai.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 July 2025 at 07:12

Moti për territorin shqiptar këtë të hënë do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe qiell i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me temperatura relativisht të freskëta në mëngjes, duke zbritur deri në 19–20°C në zonat malore dhe periferike, por më pas termometri do të njohë një rritje të ndjeshme. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 37°C në zonat qendrore dhe jugore të vendit.

Në të gjithë territorin, nuk parashikohen reshje. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, me diell të fortë dhe pa prezencë vranësirash. Kjo valë të nxehti kërkon kujdes të shtuar për qytetarët, sidomos gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 17:00, kur rrezatimi diellor është më intensiv.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje, të vishen lehtë dhe të mbrojnë sidomos të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Edhe mbrëmja do të mbetet e nxehtë, me temperatura që nuk pritet të zbresin poshtë 24–25°C në qytetet e mëdha. Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e këtij moti përvëlues edhe në ditët në vijim.

Zjarri masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës. Ekipet zjarrfikëse nga Korça, Maliqi e Pusteci në gatishmëri

21 July 2025 at 07:09

Devoll- Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

Edhe pse zjarri duket se ka marrë përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e fortë.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë.

/abcnews.al/

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

21 July 2025 at 07:00

DASHI

Dita fillon me tension të fortë emocional, i cili megjithatë mund të transformohet në karburant pozitiv nëse arrini ta kanalizoni atë me vendosmëri. Ndjeni nevojën për të pohuar veten dhe për të shprehur qartë atë që dëshironi pa ndërmjetësim të panevojshëm, por kini kujdes të mos jeni shumë të drejtpërdrejtë ose të papritur. Ata përreth jush mund ta keqkuptojnë sinqeritetin tuaj dhe të mbyllen në vetvete. Këshilla e yjeve është të qëndroni të përqendruar dhe të vazhdoni me guxim.

DEMI

Mund të ndjeni sikur gjërat nuk po ecin aq shpejt sa do të dëshironit, por në realitet, çdo hap që hidhni është më i fortë nga sa duket. Qielli ju kërkon durim dhe besim në zgjedhjet tuaja. Edhe nëse e gjeni veten duke u përballur me disa vështirësi praktike në marrëdhëniet personale, shfaqet nevoja për qartësi dhe konkretësi, dhe ndoshta duhet të sqaroni disa pritje që kanë qenë pezull për njëfarë kohe.

BINJAKËT

Energjitë ju favorizojnë veçanërisht nëse mund të përqendroheni në atë që ju pëlqen pa i shpërndarë energjitë tuaja në shumë drejtime. Ndjeni nevojën për të ndarë ide, mendime dhe projekte, por gjithashtu keni nevojë që ata përreth jush t’ju japin hapësirën që ju nevojitet për të marrë frymë. Në dashuri, mund të lindin lidhje të papritura ose mirëkuptime të vjetra mund të ringjallen nëse jeni të gatshëm ta lini veten të përfshiheni.

GAFORRJA

Dita të fton të ngadalësosh dhe të shikosh brenda vetes me ndershmëri pa gjykim. Bota jote e brendshme është e pasur dhe sot mund të të ofrojë përgjigje që i ke kërkuar prej kohësh. Edhe nëse nga jashtë gjërat nuk duket se po ndryshojnë në një mënyrë të dukshme, do të vëresh se diçka brenda teje po piqet në një mënyrë të thellë e të heshtur. Marrëdhëniet janë të ngjyrosura me nuanca të ëmbla, por edhe intensive prandaj edhe nevojiten zgjedhje të vetëdijshme.

LUANI

Vendosni veten në qendër të vëmendjes, por jo nga kotësia, përkundrazi, për të shprehur veten tuaj më autentike. Ajo që thoni dhe bëni sot ka një ndikim më të fortë se zakonisht, kështu që është e rëndësishme të zgjidhni fjalët dhe veprimet tuaja me kujdes. Dëshira për ta lënë zemrën tuaj t’ju udhëheqë mund të çojë në momente të veçanta si në punë ashtu edhe në jetën tuaj dashurore, ku ngrohtësia juaj do të bëjë diferencën.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha, yjet ju ofrojnë një mundësi për të riorganizuar atë që nuk funksionon më si dikur dhe për të vënë në rregull mendimet tuaja. Është një ditë e mirë për të sqaruar marrëdhëniet, për të zgjidhur nyjet e brendshme dhe për të rizbuluar një qetësi që ju ka munguar në punë për njëfarë kohe. Preciziteti juaj vlerësohet dhe mund të hapë perspektiva të reja për ju, por mos harroni se ndonjëherë të qenit fleksibël vlen më shumë sesa të kesh gjithçka nën kontroll.

PESHORJA

Ndjeni fort nevojën për të rizbuluar harmoninë brenda vetes dhe përreth jush. Edhe nëse disa situata duket se ju shtyjnë drejt konfliktit, shpirti juaj kërkon ekuilibër dhe bukuri në gjithçka, dhe ju mund të gjeni zgjidhje të reja falë aftësisë suaj për të ndërmjetësuar në dashuri. Kjo është koha e duhur për t’u përfshirë në një dialog të sinqertë që mund të sjellë dritë aty ku ka lindur konfuzioni.

AKREPI

Një ditë që ju shtyn të përballeni me të vërteta që ndoshta po i shmangnit jo për mungesë guximi, por për të mbrojtur brishtësi të caktuara. Qielli ju ndihmon të çliroheni nga ajo që nuk ju përket më dhe të ndërtoni një mënyrë të re të të qenit në marrëdhënie që është më autentike dhe më pak mbrojtëse. Në punë, mund të merrni një konfirmim ose një telefonatë që rigjallëron motivimin tuaj.

SHIGJETARI

Yjet ju ftojnë të shikoni përpara me entuziazëm dhe të mos lejoni veten të pengoheni nga ngjarje të vogla të papritura që janë pjesë e udhëtimit. Sot ka një dritë të re në shikimin tuaj dhe dëshira për të eksploruar zgjidhje alternative ju bën krijues dhe proaktivë në marrëdhëniet me të tjerët. Një mirëkuptim që dukej i humbur mund të kthehet ose diçka e re mund të lindë nëse jeni të gatshëm ta hapni vërtet zemrën tuaj.

BRICJAPI

Dita zhvillohet ngadalë dhe ju ofron mundësinë për të reflektuar mbi atë që po ndërtoni në planin afatgjatë. Mund të ndiheni më të prekshëm se zakonisht, por kjo nuk është shenjë dobësie, por më tepër vetëdije emocionale. Duhet të gjeni një ekuilibër midis detyrës dhe nevojës personale, dhe ndoshta sot mund t’i jepni vetes pak hapësirë për të dëgjuar më thellë. Në dashuri, keni nevojë për siguri, por edhe butësi.

UJORI

Ndjeni nevojën për një ndryshim peizazhi ose të paktën një ndryshim perspektive, dhe yjet po ju nxisin të dilni nga rutina juaj, edhe nëse vetëm me gjeste të vogla që ju ripërtërijnë shpirtin.

Jeni shumë të hapur ndaj ideve dhe njerëzve të rinj, por është gjithashtu e rëndësishme të mos humbisni kontaktin me ata që ju kanë dashur për një kohë të gjatë. Liria është një vlerë e shenjtë për ju, por sot mund të zbuloni se edhe angazhimi ka bukurinë e vet.

PESHQIT

Kjo ditë i flet zemrës dhe emocioneve tuaja më të thella. Ndiheni të frymëzuar dhe të hapur, sikur çdo gjë që ju ndodh ka një kuptim të fshehur që vetëm ju mund ta kuptoni. Në punë, intuita është një udhërrëfyes i çmuar dhe mund t’ju ndihmojë të merrni vendime me të cilat të tjerët nuk guxojnë të përballen. Në dashuri, keni nevojë për delikatesë dhe të vërtetë, dhe sot yjet ju ofrojnë të dyja nëse dini të dëgjoni.

Yesterday — 20 July 2025Abc News

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, shkon në 17 numri i viktimave

20 July 2025 at 22:59

Numri i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Korenë e Jugut në ditët e fundit ka shkuar në 17, ndërkohë që 12 të tjerë janë ende të zhdukur.

Ministria e Brendshme e vendit tha se gati 4 mijë persona mbeten ende të evakuuar nga shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut që vazhdon, edhe pse shiu ndaloi në pjesën më të madhe të Koresë së Jugut të dielën dhe alarmet janë hequr.

Një person u vra të dielën pasi shtëpia e tij u shemb gjatë shirave të rrëmbyeshëm dhe një person tjetër u gjet i vdekur pasi u përfshi nga një përrua.

Ministria e vendit tha se tetë persona u gjetën të vdekur dhe gjashtë të tjerë u raportuan të zhdukur në qytetin jugor të Sancheong (Sançeong) gjatë ditës së shtunë, pasi shirat e shkaktuan rrëshqitje toke, shembje shtëpish dhe përmbytje të menjëhershme.

Më herët javën e kaluar, tre persona u gjetën të vdekur në një makinë të zhytur në ujë, dhe një person u vra kur makina e tij u mbulua nga dheu dhe betoni pasi një mur mbajtës i një mbikalimi u shemb.

Vdes 102-vjeçari i njohur si “Papa Jake”, ylli veteran i “TikTok”

20 July 2025 at 22:27

SHBA- Ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare Jake Larson, i njohur si “Papa Jake”, një veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe më tej edhe një “yll” i “TikTok”.

“Papa Jake”, i lindur në Minesota, ndihmoi në planifikimin e zbarkimit në Normandi dhe stuhisë në plazhin Omaha në Normandi.

Ai fillimisht u rekrutua në Gardën Kombëtare në vitin 1938, por njësia e tij u transferua në shërbim federal pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1941.

Janarin pasardhës, ai u vendos në Irlandën e Veriut. Ai u ngrit në gradën e rreshterit të operacioneve dhe mori pjesë në planifikimin e pushtimit të Normandisë, duke marrë pjesë përfundimisht në zbarkim. Më pas ai luftoi në Betejën e Bulge.

Vitet e fundit, ai ishte rikthyer në Normandi për përvjetorët e Ditës-D. Në vitin 2021, ai shkroi një autobiografi të titulluar “Njeriu më me fat që është gjallë”; Histori nga jeta e Papa Jake”.

/abcnews.al/

❌
❌